• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Meta – “Berati është qyteti i vlerave, traditave, është një zhevair i çmuar”

September 30, 2017 by dgreca

4 Nga berati
Presidenti Meta nga Berati “Duke forcuar trashëgiminë kulturore do të integrohemi edhe  më me dinjitet në Bashkimin Europian”/1 presidenti1
Kumbaro – Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk janë për tu soditur, por për t’u jetuar”/1 Meta1

Nga Berati-Sulo GOZHINA/BERAT- Aktivitetet e ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë sjell sot në qytetin e Beratit, presidentin Ilir Meta, i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala” . Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm trashëgiminë kulturore Meta u shpreh në fjalën e tij se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit.  “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është  një zhevair i çmuar, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një pupull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione, tha Presidenti Meta.
Sot po hapim dyert e monumenteve historike, siteve kulturore për të evokuar bukuritë e këtij qyteti. Sot është një ditë shumë e rëndësishme  për të shprehur vleresim për ata që nuk i shohim, restauruesit e Shqipërisë, të cilët kanë rinzgjuar thesaret e çmuara të monumenteve të kulturës.  Duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore ne do të intregrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian,” përfundoi Meta.

Ndërsa, Ministria Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për tu soditur dhe nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë kulturore. “Nën moton “trshëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm, tha ajo. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam. Ne krijuar rrjetin “miqtë e monumentit” sepse trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, duke edukuar të vegjlit dhe të rinjtë me vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike”, tha ministria Kumbaro.

Filed Under: Politike Tagged With: Berat, Ilir Meta, Sulo Gozhina, Vizita e presidentit

Fjona Parllaku, fituese në universitetin “Massachusetts Institute of Technology”

September 28, 2017 by dgreca

Maturantja më mirë e vitit 2016, Fjona Parllaku, fituese në universitetin “Massachusetts Institute of  Technology1 Fjona

Një vit më parë, ajo rezultoi fituese në të dhjeta preferencat e saj për të vazhduar studimet e larta. Për një vit ajo zgjodhi të studionte në një universitet privat në Tiranë në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital, edhe këtu me bursë të plotë. Ndërkohë, dëshira e saj ishte të studionte jashtë vendit, mundësisht në një universitet prestigjioz. Fjona zgjodhi të aplikonte në universitetin më të mirë në botë, “Massachusetts Institute of Technology” të cilin e ëndërrojnë miliona student të rinj amerikanë dhe nga i gjithë globi. Në përfundim të vitit shkollor, në fillimet muajit Maj të këtij viti, 19-vjeçares i vjen lajmi që do e bënte më krah në ato momente. Parllaku ishte pranuar në një nga universitetet më të mira në botë-MIT. Vajza që kishte fituar me dhjetëra olimpiada matematike, brenda dhe jashtë vendit, u shpërblye me këtë mundësi, që e konsideron të rëndësishme për të ardhmen e saj. Gjatë viteve të shkollës në Shqipëri ka marr vetëm dhjeta. Nuk e dimë se çfarë rezultatesh do të ketë në Massachusetts, por kështu si e ka nisur, zor të zbres nga froni! Ajo këtë vit është një ndër 24 studentet që janë pranuar me bursë të plotë në MIT nga e gjithë bota. Në datën 6 shtator Fjona ka filluar zyrtarisht shkollën dhe në këto ditë të parë është shumë e zënë. Për të sjell shembullin e një studenteje të talentuar dhe me vullnet, ne folëm me 19 vjeçaren, e cila në këtë bisedë për Dita-n na ka treguar për ditët e para në SHBA dhe për ambiciet që ka në rrugën e dijes. Është vajza e një inxhinieri dhe e një pedagogeje gjuhësie. Prindërit kanë shërbyer si motivim në rrugën drejt dijes. “U jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t’u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual”-tregon studentja e MIT.

Massachusetts Institute of Technology

Fjona nuk i ka lënë punët për në momentin e fundit. Gjatë viteve të shkollës ajo ka gërmuar në heshtje duke zbuluar universitetet më të mira në botë. Duke qenë më e mira nuk kishte pse t’i privonte vetes një mundësi për të bërë pjesë në një nga institucionet më të rëndësishme të dijes. “Pjesëmarrja në olimpiada të përvitshme kombëtare e sidomos ndërkombëtare më ka mundësuar njohjen me më të mirët nga vende të ndryshme të botës. Në ditët pas kompeticioneve, gjatë aktiviteteve e shëtitjeve që bënim në grup, diskutonim shpesh edhe për mundësitë për ndjekjen e studimeve jashtë vendit. Dhe, për disa vjet rresht që u bëra pjesë e këtyre diskutimeve, dëgjoja që MIT ishte universiteti më i lakuar e më i lakmuar nga të gjithë ata që, si unë, adhuronin shkencat e natyrës. Këto diskutime shërbyen si nxitje dhe më shtuan dëshirën të provoja fatin tim për të qenë mes më të mirëve në këtë universitet”- shprehet 19 vjeçarja. Pavarësisht se kishte filluar vitin e parë për Inxhinieri Elektronik ajo, po në heshtje, pa shumë bujë, aplikon në universitetin ku gjendet sot. “Aplikimin e fillova ndërkohë që vijoja studimet e larta në universitetin Epoka në Shqipëri, në degën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital. Të them të drejtën u ndjeva e përkëdhelur nga fati, kur, një ditë të bukur të fillimit të Majit (ndërkohë që isha në prag të provimeve përfundimtare tek universiteti ku studioja) mora lajmin më të bukur e më të shumëpritur që çdo moshatar i imi ëndërron të marrë, që isha pranuar pikërisht në universitetin më të mirë në botë – MIT”. Parllaku ka shkuar në SHBA në 19 gusht, ndërsa shkolla ka filluar në 6 shtator. Gjatë këtyre ditëve, gjendet ende nën ethet dhe emocionet që të jepi gjithmonë një vend i ri, njerëz të rinj dhe sfida të reja. Pavarësisht kohës së shkurtër ajo ka kuptuar se ndodhet në një vend mundësish, të cilat premton se do i shfrytëzoj sa të mundet.

“Tani që jam pjesë e këtij universiteti, arrij t’u jap të drejtë të gjithë atyre që aspirojnë të jenë studentë këtu. Dhe kjo, jo vetëm për mundësitë e panumërta që ofron në lidhje me angazhimin në veprimtari të ndryshme argëtuese jashtë orëve të mësimit, por sidomos për metodat bashkëkohore të mësimdhënies, për lirshmërinë dhe motivimin që ke duke ndjekur leksionet, por edhe për mënyrën sistematike të kontrollit të njohurive që të lehtësojnë përgatitjen për provimet përfundimtare dhe për vlerësimin motivues që të nxit të jesh gjithnjë i përgatitur. Sigurisht, përshtatja me këtë lloj ngarkese kërkon pak më tepër kohë, pak më shumë vullnet për të mos u dorëzuar si edhe një mënyrë të veçantë të organizimit të kohës.

Ajo nuk ka humbur asgjë nga 1 vite studime në Shqipëri.

“Duke m’u dhënë mundësia të transferoj kreditet e fituara në universitetin që ndiqja në Shqipëri nga dega për të cilën studioja, tani jam studente në degën Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, që është edhe më e gjerë dhe ofron mundësi më të shumta, jo vetëm për studime të mëtejshme dhe kualifikime më të larta, por edhe shërben si një investim i mirë për punësim në të ardhmen”.

Pse një inxhiniere?

Që e vogël kam qenë e apasionuar pas teknologjisë dhe lojërave elektronike. Me kalimin e viteve kurioziteti për të kuptuar më me hollësi si funksionojnë pajisje të ndryshme elektronike apo shpikje nga më të fundit rritej çdo ditë e më shumë. Unë jam rritur me matematikën dhe fizikën, ato janë pasioni im. Lidhja ime shkencat ekzakte ndoshta më lidhi me Elektronikën më shumë sesa me fusha të tjera. Elektronika është e sotmja dhe e ardhmja. Tregu premtues që ofron profesioni i inxhinierit elektronik, që në këtë degë është i ndërthurur edhe me mundësinë e aplikimit të teknologjive moderne, komunikimit dhe sisteme të tjera teknike që transferojnë informacione, ishin faktorë të tjerë që më shtynë të bëja këtë zgjedhje. Krahas talentit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur rezultate sa më të larta përgjatë gjithë viteve të studimit, ka qenë puna e vazhdueshme dhe sistematike ajo që e ka kurorëzuar me sukses çdonjërin prej viteve, që nga shkolla 9-vjeçare e deri në vitin e fundit të gjimnazit. Në Shqipëri ka me qindra maturantë dhe studentë të shkëlqyer, që bëjnë sakrifica maksimale për të arritur më të mirën, për të patur një formim sa më cilësor, secili prej tyre mund të ishte në vendin tim.

-Një gjë të tillë e ke të trashëguar nga familja. Sa kanë ndikuar ata në motivimin tënd dhe në dëshirën për ta dashur shkollën?

Në të vërtetë u jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t’u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual.

Por, për sa i përket zgjedhjes së degës, ata thjesht më kanë dhënë këshilla me shumë vlerë, duke u përpjekur të mos më imponojnë në asnjë formë mendimin e tyre.

-A e konsideron veten një gjeni? Duke marrë parasysh që në 13 vite shkollë keni marrë vetëm notën 10-të…

Nuk do ta quaja. Synimet e mia për të qenë sa më e suksesshme kanë qenë të qarta që në moshë të vogël. Gjithmonë jam përpjekur të mësoj shumë për të marrë maksimumin në një lëndë, në një provim apo në një projekt apo të arrija një nga vendet e para në një konkurs. Megjithatë, nuk mendoj që këto janë të mjaftueshme për ta quajtur veten gjeni. Që kur kam qenë e vogël kam patur dëshirë për të qenë një hap përpara programeve mësimore, sidomos në lëndën e matematikës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse, me kalimin e kohës u bëra edhe pjesëmarrëse e olimpiadave në lëndë të ndryshme si matematikë, fizikë etj. Mendoj se është puna sistematike burimi i të gjitha dhjetave gjatë këtyre viteve. Duhet ta theksoj, gjithashtu, që asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me aq sa arrijmë. Është e rëndësishme që mos të rreshtim së kërkuari nga vetja, duke dalë ndonjëherë edhe përtej kufijve që mendojmë se jemi të aftë të arrijmë. {Entela Resuli – DITA}.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ë universitetin “Massachusetts Institute of Technology”, Fiona Perllaku, fituse ne

DELEGACIONI I UNIVERSITETIT TE PRISHTINES NE ARIZONA

September 28, 2017 by dgreca

TAKIM I DELEGACIONIT TE UNIVERSITETIT TE PRISHTINES ME REKTORATIN E ASU DHE KOMUNITETIN SHQIPTAR TE ARIZONES/

6-lulzim-mulliqi-250x283

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Ne saje te nje bashkepunimi akademik dhe universitar qe ekziston ne mes te Universitetit te Prishtines dhe Universitetit Shteteror te Arizones (ASU),keto dite per nje vizite pune ne Feniks(Phoenix), qendroi rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”,Marjan Dema i shoqeruar edhe nga dy prorektoret e UP-se,Naser Sahiti dhe Faton Berisha.Nikoqir i ketij takimi ishte Rektorati i Universitetit Shteteror te Arizones (Arizona State University),ku eshte biseduar rreth thellimit te bashkepunimit te metutjeshem nder-universitar dhe shkembimeve te stafit te ri akademik dhe arsimor te dy universiteteve respektive.Me kete rast delegacioni i Universitetit te Prishtines ka nenshkruar dhe realizuar edhe marreveshjen e metejme te bashkepunimit me Universitetin Shteteror te Arizones (ASU),duke ofruar keshtu nje asistence te fuqishme te krijimit te nje rrjeti universitar te internetit,qe do te ndihmoje ne avancimin dhe cilesine e metodave te reja te ligjerimit dhe te leksioneve tjera ne UP dhe te institucioneve te tjera arsimore dhe shkencore.Gjate ketyre takimeve sipas koordinatorit te hartimit te projekteve te perbashketa te bashkepunimeve universitare,prof.dr.Stiven Batalden eshte shprehur se per afro 15 vitesh kemi  filluar bashkepunimin tone me UP-ne,duke nisur nje varg trajnimesh te profesoreve nga te dy universitetet tona respektive ne sferen e biznesit me menaxhim dhe te administrates publike.Me zgjerimin e bashkepunimit,te dy universitetet zotohen qe ne  kete zgjerim  bashkepunimi,te perfshihet personeli i gjere akademik dhe ai administrativ.Edhe rektori i Universitetit te Prishtines,Marjan Dema ka folur per nevojen e krijimit te modeleve te reja te perbashketa te dijes dhe te performances ne sistemin e ri arsimor dhe shkencor .Kjo metode e re do te ofroje kushte dhe mundesi te reja per te punuar ne projekte tona te perbashketa dhe per ta zgjeruar bashkepunimin universitar ne mes te dy univeriteteve tona edhe ne te ardhmen” u shpreh ai.Ne fund te te gjitha ketyre takimeve delegacioni i nivelit te larte nga Universitetit te Prishtines vizitoi edhe komunitetin shqiptar te Arizones.Ky takim u mbajt nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” dhe me mbeshtetjen e pronarit dhe bashkeatdhetarit tone te restorantit “Nick’s Dinner”.Ne kete takim moren pjese bashkeatdhetaret tane nga treva te ndryshme etnike shqiptare, e qe jetojne dhe punojne ne Arizona,ne kete shtet te larget te Amerikes.Gjithashtu ne kete takim merrnin pjese edhe prof.dr.Stiven Batalden nga Universiteti Shteteror i Arizones (ASU) si dhe prof.dr.Shahin Berisha i cili jeton ne Arizona dhe punon ne disa kolegje amerikane,duke qene hartues i nje varg nismash,projektesh dhe mareveshjeve te bashkepunimit te Universiteteve amerikane me Universitetin e Prishtines.Gjate ketij takimi me bashkeatdhetaret tane ne shtetin e Arizones,rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”z.Marjan Dema i njoftoi te pranishmit mbi gjendjen e Arsimit te Larte ne Republiken e Kosoves si dhe me projektet e reja te bashkepunimit te Universitetit te Prishtines me Universitetin Shteteror te Arizones dhe universitetet e tjera amerikane ne pergjithesi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Mulliqi, Ne Arizona, Universiteti i Prishtines

Presidenti Thaiç fton Atin e Shenjtë të vizitojë Kosovën

September 28, 2017 by dgreca

-Papa Françesku priti në audiencë private presidentin Thaçi/

1 Papa Thaci

-Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.

-Jemi të lumtur që në fillim të muajit është shuguruar Katedralja e Nënë Terezës në Kosovë/

-Presidenti Thaçi ia përcolli Atit të Shenjtë edhe një herë ftesën e përzemërt, në emër të të gjithë qytetarëve, që të vizitojë Kosovën/

VATIKAN, 28 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur sot nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Presidenti ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri – dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin.“Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nenën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera”, ka shtuar ai.Presidenti Thaçi është shprehur i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë.“Por, do të dëshironim që këto të ngritën në nivelin e njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”, ka theksuar ai. Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme. “Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, ka shtuar ai.Presidenti ka falënderuar Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë Kosovës në kultivimin e paqes dhe demokracisë.

“Jemi të lumtur që në fillim të muajit është shuguruar Katedralja e Nënë Terezës në Kosovë. Ju faleminderit që keni dërguar të çmuarin Kardinalin Ernest Simonin”, ka shtuar ai.Ai ka informuar Papën për organizimin e konferencës së përvjetshme, “Inter-Faith Kosova”,  në të cilën liderë fetarë, akademikë, politikanë, shkencëtarë, ndër ta shumë ish-liderë shtetesh dhe laureatë të çmimit Nobel për Paqe, takohen dhe diskutojnë për thellimin e dialogut ndërmjet feve në tërë botën.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e informoi Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, edhe për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim. “Synimi është që të mbyllim kapitullin e konfliktit dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit”, ka pohuar i pari i vendit.Ai më tej ka thënë se po zhvillojmë dialogun me Serbinë,  në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke.“Pra, po punojmë që të promovojmë, në Kosovë, në rajon dhe në botë, vlerat, si paqja, dialogu, bashkëpunimi, toleranca, bashkëjetesa. Kjo është Kosova e sotme, edhe pse shumë ende e kanë në mendje Kosovën e kaluar – atë të luftës dhe shkatërrimit”, ka thënë ai.

Në fund, presidenti Thaçi ia përcolli Atit të Shenjtë edhe një herë ftesën e përzemërt, në emër të të gjithë qytetarëve, që të vizitojë Kosovën./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: fton Papa Franceskun, Presidenti Thaçi, te vizitoje kosoven

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE FESTOJNE DITEN E FLAMURIT

September 28, 2017 by dgreca

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTOJNË DITËN E PAVARËSISË KOMBËTARE ME 26 NENTOR/

1 Flamuri-qe-u-ngrit-ne-vlore-1912

Të dashur bashkatdhetarë, në vijim të traditës 105 vjecare, Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” dhe Bashkësia Shqiptare, do ta festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, 105 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, të Dielën me 26 NËNTOR 2017. Rezervimi është bërë në Restorantin e njohur East WoodManor. Festa nis në Orën 6 të mbrëmjes e deri në mesnatë. Për argëtimin tuaj ka menduar artisti i mirënjohur, Gëzim Nika së bashku me grupin e tij.

Për rezervime lidhuni me z. Marjan Cubi:Tel:914-316-0045

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, festojne em 26 Nentor, Vatra dhe Komuniteti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1770
  • 1771
  • 1772
  • 1773
  • 1774
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT