• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URAT E BALLKANIT- Konferencë Ndërkombëtare Ballkanike në Vlorë

September 11, 2017 by dgreca

*Prof. Dr. Roland Zisi: “Në këtë rajon, ku popujt jetojnë ‘supi i njërit nën sqetull të tjetrit’, bashkëjetojnë tre alfabete: i latinishtes, i greqishtes dhe alfabeti cirilik”/.

1 BANDEROLA

*Prof.Dr. Bardhosh Gaçe: “Studiuesi kroat Milan Shuflaj, qysh në fillim të shek. XX, tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor evropian me botimin e punimeve dhe veprave: “Akte dhe diploma”,  “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, “Historia e Shqipërisë së Veriut”, si dhe “Serbët dhe Shqiptarët”, duke nxjerr në dritë doket e zakonet kulturore të shqiptarëve që kanë dhënë ndikimet e tyre në jetën e popujve të tjerë të Ballkanit”.

1 DISA NGA PJESEMARRESIT E KONFERENCES

Nga Vjollca TYTYNI – BIRAKU/ DIELLI/(per me shume foto-shihni ne facebook- dielli vatra/

Emrat më të spikatur të fushës së shkencës dhe kulturës gjuhësore nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Rusia, Maqedonia, Turqia, Italia, Austria, etj, kanë marrë pjesë për dy ditë me radhë në Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike me temë “Harta e drejtimeve të Ballkanit: peizazhe letrare, kulturore dhe gjuhësore”, (“Mapping Balkan routes: letarary, cultural and linguistic landscapes”), mbajtur në qytetin e Vlorës. Kjo temë kishte një rëndësi të veçantë, për faktin e prurjeve shkencore rreth studimit të gjuhëve të Ballkanit, kontakteve, konfliktit midis gjuhëve, (siç është shqipja, serbishtja, serbokroatishtja…), ndikimeve, marrëdhënieve, huazimeve sllave, zhvillimeve leksiko-semantike, frazeologjizmave etj, e poashtu edhe të studimit rreth tipareve në fushën e semantikës të secilës gjuhë, duke u thelluar edhe më tej në theksimin e modelit të gramatikës universale dhe asaj gjenerative.

Rektori i Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, në hapje të konferencës, potencoi rëndësinë dhe vlerat që ka organizimi i kësaj konference, e cila veç tjerash, synon të hedhë dritë mbi gjuhën, kulturën, marrëdhëniet, bashkëjetesën dhe fqinjësinë historike të popujve ndërballkanas.

Në fjalimin e tij, akademik Shaban Sinani, paraqiti studime të hollësishme të marrëdhënieve gjuhësore të shqipes dhe serbishtes. Në studimin me temë: “Disa vrojtime antropogjuhsore për ndërveprimin e shqipes me gjuhët në kontakt: rasti i serbishtes”, ai theksoi traditën e gjatë të studimeve në këtë fushë, ndonëse, ndjehet mangësi në aspektin sasior roli dhënës dhe marrës i dy gjuhëve në kontakt”. “Në anën tjetër, apo në të kundërt të kësaj, -theksoi akademik Sh. Sinani, -vrojtimet antropogjuhësore, kanë mundësuar të vërehet prania e frymës së njërës gjuhë tek tjetra, siç janë urimet, mallkimet, vajtimet e deri te “kopjimi i gabimit” të gjuhës tjetër”. Këto kërkime prej kapërcimit nga etnogjuhësia në antropogjuhësi nga ana metodologjike, akademik Shaban Sinani i konsideroi ‘emancipuese’.

Një pasqyrim të gjendjes së mësimdhënies së gjuhës shqipe jo vetëm në Serbi por edhe në disa vende të Ballkanit, përmes temës shkencore “Mësimdhënia e gjuhës shqipe si gjuhë e pakicës kombëtare” e solli prof. Danica Avramoviç, nga Universiteti i Beogradit, e cila potencoi gjendjen aktuale të mësimdhënies si dhe elementet pozitive dhe negative në përfshirjen e mësimdhënies në rrjedha bashkëkohore.  Ajo tha se: “Për këtë punim kemi bërë një anketë modeste në Katedrën e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Beogradit, ku studentët janë pyetur për cilësinë e mësimdhënëies në këtë katedër. Sipas të dhënave të marra nga anketimi, mbizotëron paknaqësi, por edhe ide për përmirësimin e mësimdhënies”.

Në studimin e tij “Disa konkordanca ndërballkanike në trashëgiminë shpirtërore”, prof.dr. Roland Zisi ka vënë në fokus trajtimin e ndjeshëm dhe aktual që paraqet përfytyrimin  e shtrembër se “në Ballkan nuk mund të ketë përbashkësi kulturore”. Këtij kundërfakti, prof.dr. R. Zisi i vë argumentin se: “Në këtë rajon, ku popujt jetojnë ‘supi i njërjit nën sqetull të tjetrit’, bashkëjetojnë edhe sot tre alfabete: i latinishtes, i greqishtes dhe alfabeti cirilik”. Këtë argument ai e përforcon edhe me tej me faktin se: “Konkordancat ndërballkanike në trashëgiminë shpirtërore prekin jo vetëm atë që quhet “lidhje gjuhësore ballkanike”, por edhe korpuset kryesore të traditës gojore, eposin heroik dhe atë historik, ritet,…, historinë politike dhe atë shoqërore, letërsinë dhe artet”.

Një studim të thellë rreth marrëdhënieve shqiptaro-serbe paraqiti prof.dr. Bardhosh Gaçe. Në studimin e tij me temë “Milan Shuflaj dhe vepra e tij ‘Serbët dhe Shqiptarët’”, prof. dr. B. Gaçe, u bazua në studimin e veprës shkencore të dijetarit dhe studiuesit kroat Milan Shuflaj, i cili nxorri në dritë jo vetëm marrëdhëniet e përbashkëta të popujve të Ballkanit, por edhe historinë dhe kuturën mesjetare. “Studiuesi kroat Milan Shuflaj, -tha në kumtesën e tij prof.dr. Bardhosh Gaçe, -i ka bërë një shërbim të veçantë kulturës shqiptare. Qysh në fillim të shek. XX, ai tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor evropian me botimin e veprës “Akte dhe diploma”, dhe më pas një varg artikujsh  dhe studimesh mbi botën kulturore, ilirike dhe arbërore. Në këtë hulli janë edhe veprat dhe punimet e tij “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, “Historia e Shqipërisë së Veriut”, si dhe “Serbët dhe Shqiptarët”, në të cilat M. Shuflaj nxjerr në dritë mjaft doke e zakone, të cilat kanë një shtresë kulturore të veçantë të shqiptarëve që kanë dhënë ndikimet e tyre në jetën e popujve të tjerë të Ballkanit”. Në përfundimin të referëncës së tij shkencore prof.dr. B. Gaçe theksoi se “Në tërësi, vepra shkencore e dijetarit Milan Shuflaj nxjerr në dritë etnitetin etnokultutror dhe rrënjët e lashta autoktone të shqiptarëve në rrjedhat e shekujve duke përcaktuar mjaft elemente që kanë ndikuar në jetën e popujve të Ballkanit”.

Prof. dr. Nexhip Merkuri dhe Elira Xhakollari dhanë ndihmesën e tyre përmes temës shkencore: “Tiparet e interpretueshme të sintagmës emërore (SN) tek fjalët e urta të Ballkanit”. Ndërlidhur me këtë, prof.dr. N. Merkuri tha se: “Ndërtimi i mesazheve nga breza të ndryshëm në ndarjen gjeografike në gjuhët e Ballkanit këndvështrohet për tiparet interpretuese të sintagmës emërore (SN). Krahasimi realizohet në gjuhët: rumanisht, bullgarisht, maqedonisht, serbokroatisht, si ndërtime shumë shekullore, duke zgjedhur një kampion për të gjitha gjuhët, saktësisht, mbi 40 fjalë të urta të madhësive: fjali e thjeshtë, periudhë”. Ndërlidhur me këtë studim, prof.dr. N. Merkuri potencoi se: “Tiparet semantike të secilës gjuhë të marrë në karahasim janë universale, ndërsa leksemat e ndryshme si ndërtuese të sintagmës emërore ndryshojnë nga njëra gjuhë tek tjetra, duke shfaqur kështu risitë, prirjet gjuhësore të kultivuara në bazë të rrethanave të ndryshme historike. Ndërsa, afërsia gjeografike ka sjellë edhe afri, huazim dhe risi të dallueshme për kokën e sintagmës emërore dhe përcaktuesit e saj apo komplimentit”.

Një studim të thuktë rreth huazimeve sllave në gjuhën shqipe paraqiti prof.dr. Evis Hudhera e cila i dha një shpjegim shqyrtimit tërësor të sllavizmave në shqipen standarde, të pasqyruara në fjalorët shpjegues të shqipes, kryesisht në fjalorin e 1980-ës dhe 2006-ës. Vëzhgimin krahasues mbi zhvillimet leksikore e fjalëfomuese të sllavizmave dhe përdorimin e tyre edhe në ditët e sotme si pjesë e gjuhës standarde, prof.dr. E.Hudhera i përcaktoi në dy grupe: huazime sllave nga serbokroatishtja dhe huazimet sllave nga bullgarishtja, si: baltë, gardh, gatuaj, etj; zhvillmet leksiko-semantike të fjalëve: bisedë, zakon. etj; zhvillimet fjalëformuese: kockë-kockor etj.

Në këtë konferencë shkencore, kontribut me punimet e tyre shkencore dhanë edhe studiuesit e njohur Francesco Altimari nga Universitetit i Kalabrisë në Itali, Matteo Mandala nga Universiteti i Palermos në Itali, studiues nga Universiteti i Beogradit: Mirjana Marinkoviq, Julijana Vuço, Jovanka Lazarevska – Stancevska, etj., Serpil Murtezaoglu, Panajotis Asimopulos, prof. dr. Ermir Xhindi, prof.dr. Vilma Bello, prof.dr. Migena Balla, prof.dr. Mariglena Meminaj, prof.dr. Etjona Hoxhaj, prof.dr. Artan Xhaferaj, prof. dr. Edlira Çerkezi e studiues të tjerë.

Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike “Harta e drejtimeve (urave) të Ballkanit: peizazhe letrare, kulturore dhe gjuhësore”, (“Mapping Balkan routes: letarary, cultural and linguistic landscapes”) e cila u mbajt për dy ditë në qytetin e Vlorës, është organizuar nga Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës dhe Fakulteti Filologjik i Universitetit të Beogradit.

Filed Under: Opinion Tagged With: - Konferencë Ndërkombëtare Ballkanike, Dyditore në Vlorë, URAT E BALLKANIT, Vjollca Tytyni Biraku

Trump Remembers September 11th Attack Victims

September 11, 2017 by dgreca

 

President Donald Trump and first lady Melania Trump stand for a moment of silence to mark the anniversary of the Sept. 11 terrorist attacks, on the South Lawn of the White House, Monday, Sept. 11, 2017, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Donald Trump is, for the first time as president, leading the nation in remembering the September 11 attacks on New York and Washington in 2001.

Trump marked the 16th anniversary of the worst act of terrorism on U.S. soil in a ceremony at the White House, with a moment of silence at 8:40 a.m., the time when a first airliner hijacked by al-Qaida terrorists crashed into the World Trade Center in New York. A second jet hit the second WTC tower 23 minutes later, and the huge skyscrapers collapsed in flames and smoke soon afterwards.

Trump will also attend a remembrance ceremony later Monday morning at the Pentagon, which was hit and badly damaged by another of the four commercial jets seized on that fateful day. Early Monday, an American flag was unfurled down the side of the building.

Vice President Mike Pence will travel to Shanksville, Pennsylvania, where another hijacked plane crashed into a field. It is believed passengers tried to regain control of the aircraft once they realized their knife-wielding captors intended to steer it toward Washington for another attack, aiming for either the Capitol or the White House, and that the hijackers crashed the plane rather than surrender.

Everyone aboard all four hijacked aircraft died on September 11, 2001. Including mass casualties in New York City and a heavy loss of life at the Pentagon, the attacks killed a total of about 3,000 people.

The Islamist militant named by U.S. investigators as “the principal architect” of the 2001 attacks,” Khalid Sheikh Mohammed, was captured in Pakistan early in 2003 and is held at the U.S. military prison in Guantanamo Bay, Cuba. The September 11 plot had been approved in advance by al-Qaida leader Osama bin Laden, who was shot to death by U.S. commandos in May 2011, during a raid on a walled compound in Pakistan where he was hiding

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Attack Victims, Trump Remembers September 11th

Amerika kujton 11 shtatorin

September 11, 2017 by dgreca

11 shtatori
Donald Trump, për herë të parë si president do të udhëheqë vendin sot në ceremonitë përkujtime me rastin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Presidenti Trump do të shënojë 16 vjetorin e aktit në të rëndë terrorist në tokën amerikane me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me një minutë heshtje në orën 8:40, kohën kur avioni i parë i rëmbyer nga terroristët e al-Kaidës u përplas në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork. Avioni i dytë goditi kullën e dytë 23 minuta më pas dhe rrokaqiejt e mëdhenj u shembën në flakë dhe tym pak më vonë.

Presidenti Trump do të marr pjesë gjithashtu në një ceremoni përkujtimore sot më vonë në Pentagon, që u godit dhe u dëmtua rëndë nga një avion tjetër komercial i rrëmbyer në atë ditë famëkeqe. Herët në mëngjes, një flamur amerikan u shpalos në anë të ndërtesës.

Nënpresidenti Mike Pence do të udhëtojë në Shanksville të Pensilvanisë, ku një tjetër avion i rrëmbyer u përplas në një fushë. Besohet se pasagjerët u përpoqën të rimerrnin kontrollin e avionit kur e kuptuan se rrëmbyesit e tij të armatosur me thika kërkonin ta drejtonin avionin drejt Uashingtonit për një tjetër sulm, duke synuar Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë dhe se rrëmbyesit e rrëzuan aeroplanin në vend që të dorëzoheshin.

Të gjithë pasagjerët në bordin e katër avionëve të rrëmbyer humbën jetën më 11 shtator, 2001. Përfshi viktimat massive në Nju Jork dhe humbjet e jetëve në Pentagon, sulmet e 11 shtatorit vranë gati 3,000 njerëz.

Militanti islamik i quajtur nga hetuesit amerikan si “arkitekti kryesor” i sulmeve të vitit 2001, “Khalid Sheikh Mohammed”, u kap në Pakistan në fillim të vitit 2003 dhe mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë. Sulmet ishin miratuar paraprakisht nga udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, i cili u qëllua për vdekje nga komandot amerikane në maj të vitit 2011, gjatë një bastisjeje në një kompleks të rrethuar me mur në Pakistan, ku ai fshihej.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: amerika, kujton 11 shtatorin

KRYETARI I VATRËS, I INTERESUAR PËR FAMILJET VATRANE NË FLORIDA

September 10, 2017 by dgreca

-Z. Dritan Mishto, Kryetar i Vatrës, gjatë të gjithë këtyre ditëve ka mbajtur kontakte me kryetarët e degëve në Florida për të mësuar vatranët dhe familjet e tyre gjatë kalimit të Uraganit “IRMA”/

1 dritaniKryetari i Vatrës z. Dritan Mishto gjatë të gjithë këtyre ditëve të situatës së krijuar nga Uragani”IRMA” në Shtetin e Floridës, ka qenë në kontakt me kryetarët e degëve të Vatrës atje si dhe me shumë vatranë. Në bisedat telefonike që ai ka zhvilluar me nënkryetarin e Dederatës Vatra, z. Adriatik Spahiu, Tasim Ruko, Kolec Ndoja, Florisiana Ahmetaj Metollari, si dhe me vatranë në Fort Lauderdale,Tampa-Clearwater,Jacksonvielle,Orlando. Z.Mishto është interesuar për gjendjen e familjeve vatrane dhe masat e marra për të t’iu shmangur pasojave nga uragani IRMA. Interesimi i Kryetarit Mishto ka vazhduar edhe diten e Hene, 11 shtator, per te mesuar pasojat dhe gjendjen e familjeve vatrane dhe te mbaré komunitetit shqiptar atje.

1 irma2

Uragani Irma e ka goditur të dielën pjesën e ulët të vendit Florida Keys në Shtetet e Bashkuara dhe më pas ka lëvizë rrugës përgjatë Gjirit të Floridës, për në bregun e Meksikës, afër qendrave të banuara, siç janë Tampa dhe St. Petersburg.Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara, tha se fuqia e stuhisë fillimisht ishte intensifikuar, e klasifikuar në kategorinë 4, pak kohë pasi pjesa e stuhisë me erërat më të fuqishme, i sulmoi ishujt në Florida Keys, afro 25 kilometra në juglindje të lokalitetit, Key West.Shpejtësia e erërave në castin e goditjes ishte edhe mbi 210 kilometra në orë, por me vonë u ulën deri në 130 klm/orë.Zyrtarët kanë raportuar dëme të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province. Më shumë se 35 milionë njerëz u paralajmëruan nga autoritetet për rrezikun e uraganit. Pas largimit nga Key West, uragani lëvizi drejt brigjeve perëndimore të Floridës, duke prekur zonat më të populluara në Naples, Fort Myers dhe drejt qytetit Tampa. Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”. Ai u tha të shtunën në mbrëmje banorëve se i gjithë shteti është në gjendjen e emergjencës, duke u bërë atyre thirrje të largohen drejt zonave të evakuimit. Më tepër se 75 mijë njerëz e dëgjuan këshillën e guvernatorit dhe shkuan në rreth 400 qendra strehimi. Mbi 1 milion banesa dhe biznese u njoftuar se nuk kanë energji elektrike.

Meteorologët presin që uragani të kalojë përgjatë bregdetit perëndimor të Floridas për në veri. Atje autoritetet janë në gjendje të posaçme alarmi. Më parë ato qenë përgatitur vetëm për pasoja të mundshme të Irmas, tani mund të preken direkt. Veçanërisht i madh është shqetësimi për dallgët e mëdha të baticave. Bob Buckholm, kryetari i bashkisë së Tampas në Bregdetin Perëndimor thotë se nuk ishin goditur drejtpërdrejt nga një uragan prej më shumë se 90 vjet.

USA Hurrikan Irma in Florida (Reuters/C. Barria)

“Ne jemi të vonuar. Çdo vit stërvitemi sikur do të na godasë uragani. Jemi të shqetësuar për dallgët e mëdha të baticave, duam që njerëzit të largohet nga zonat e dallgëve të mëdha. Do të kemi një natë të gjatë, të vështirë”.

Megjithë kursin e pritur të uraganit përgjatë Bregdetit Perëndimor – për bregdetin lindor dhe qytete të mëdha si Miami nuk ka sinjal se rreziku kaloi: meteorologët thonë se Irma është kaq i madh, sa edhe ata do të preken nga uragani.

Për më shumë se një milion familje është ndërprerë energjia elektrike. Në Florida janë ngritur më shumë se 500 strehime emergjence. Guvernatori Rick Scott pati paralajmëruar me forcë se stuhia është vdekjeprurëse.

“Shteti ynë nuk ka parë kurrë diçka të tillë. Miliona banorë do të ndiejnë pasoja të ndieshme, me dallgë vdekjeprurëse baticash dhe erëra kërcënuese për jetën”.

Guvernatori u dha urdhrin e angazhimit të 7.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridas. Nga Gardat e tjera Nacionale janë në gatishmëri rreth 30.000 vetë për të dhënë ndihmën e tyre në Florida.

Filed Under: Featured Tagged With: dritan Mishto, Kryetari i Vatres, Uragani „Irma“

GRIDA DUMA: Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati

September 9, 2017 by dgreca

Grida Duma:Për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet./

1 ok GRIDA

Ja komentet qe beri sot ne fb deputetja démokrate, njekohesisht zedhensja demokrate, Grida Duma pas konfirmimit te Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit, me 80 vota, ku 2 vota spins medias kane rrjedhe nga PD:  Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet.

Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!
Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë.

Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.
Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votes se lirë!-perfundon komentin e saj Duma.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gramoz Ruci, Grida Duma, manipulim i rezultatit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1799
  • 1800
  • 1801
  • 1802
  • 1803
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT