• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Kuvendi pa kuorum për seancën konstituive

August 14, 2017 by dgreca

-Ndonëse në mungesë kuorumi kryesuesi i seancës lejoi deklarime, nëpërmjet të cilave deputetët e pranishëm shfaqën pikëpamjet e tyre/

1 Kuvendi korum

PRISHTINË, 14 Gusht  2017-Gazeta DIELLI/ Në mungesë kuorumi, edhe sot ka dështuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.“Për vazhdimin sot të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk ka kuorum”, konstatoi kryesuesi Adem Mikullovci në fillim dhe dha pushim për të pritur ardhjen eventuale të deputetëve tjerë, ndërkohë që koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-AAK-Nisma kishte paralajmëruar mospjesëmarrje. “Janë 55 deputetë, nuk ka kuorum, mungojnë deputetët e PAN dhe të komuniteteve pakicë, propozoj 15 minuta pushim, të shohim cka do bëjmë mëtutje”, tha ai.

Edhe më tej në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh ishin më pak se gjysma e deputetëve, megjithatë u bënë deklarime në foltore, ku përfaqësuesi i LVV propozoi që në seancë të zhvillohet debat politik për situatën, ndërsa përfaqësuesi i koalicionit të LDK përshendeti deklaratën e djeshme të Quint-it.Shtetet e Quint-it në një deklaratë dërguar dje nga Ambasada Amerikane në Prishtinë shpreheshin të brengosura me situatën politike në Kosovë dhe theksonin se, “një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së tij”.

Kryesuesi Mikullovci paralajmëroi edhe një takim të mërkurën me koalicionin PDK-AAK-Nisma, që “t’i pyes kur në seancë do dalin me propozimin për kryetar Kuvendi”. Seanca pa kuorum vazhdoi me deklarata deputetësh në foltore.Ndonëse në mungesë kuorumi kryesuesi i seancës lejoi deklarime, nëpërmjet të cilave deputetët e pranishëm shfaqën pikëpamjet e tyre.Kryesuesi i seancës, duke pasur parasyshë kërkesën e koalicionit PDK-AAK-Nisma, propozoi që ditën e mërkurë, në orën 10:00, të realizojë një takim konsultativ me të gjitha grupet parlamentare.

Pritet që pas këtij takimi të caktohet data e vazhdimit të seancës. /b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Kuvendi pa kuorum, për seancën konstituive

Marrëveshja e Ohrit, 16 vjet pas

August 14, 2017 by dgreca

1 Shkup

Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë, konsiderohet një rezultat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit./

1 Marrveshja e OhritNga Zërijeta Hajro Jajaga/

Hazbi Lika, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, për dikasterin e sistemit politik, që në fokus ka zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë për Radion Evropa e Lirë se dokumenti kornizë, nëpërmjet së cilit iu dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001, në masë të madhe ka avancuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë. Megjithatë, Lika konsideron se ka ende punë për t’u bërë.

“Me një marrëveshje nuk mund të mbyllen kërkesat për realizimin e të drejtave të një kombi, populli. Ata duhet në vazhdimësi të kërkohen, jetësohen, derisa ky shtet (Maqedonia) të jetë i barbarët për të gjithë. Kështu, hap pas hapi, politika duhet të fokusohet në prioritete. Ne kemi prioritete, për momentin jemi të fokusuar në ligjin e gjuhëve”.

“Çështja e gjuhës nuk është diçka luksoze përmes së cilës kërkesë partitë politike synojnë të reklamojnë veten, por është një gjë më se e nevojshme, sepse veçanërisht të rinjtë gjithnjë e më pak e mësojnë gjuhën shqipe dhe për ta është shumë e nevojshme që administrata shtetërore t’u ofrojë shërbime edhe në gjuhën shqipe. Njëkohësisht, edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, është çështje me prioritet për ne”, thotë Lika, ish-komandant i UÇK-së gjatë konflikt të armatosur në vitin 2001.

Lika thekson se një nga pikat kryesore të planit të qeverisë të njohur si Plani 3-6-9- për nxitjen e procesit euro-integrues të Maqedonisë është edhe jetësimi i Marrëveshjes së Ohrit. Pjesa që ka të bëjë me Marrëveshjen e Ohrit përmban aspektin legjislativ përkatësisht Ligjin e gjuhëve, i cili tashmë është miratuar në qeveri dhe pritet të kalojë edhe në Parlament që të mund të gjejë zbatim edhe në praktikë.

Lika thotë se Ligji për gjuhët, qytetarëve shqiptarë u mundëson të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet e pushtetit vendor dhe atij qendror.

“Me ligjin e gjuhëve, të propozuar nga Qeveria, nuk mund të them se mbyllet tërësisht kjo kaptinë e marrëveshjes së Ohrit, por mendoj se qytetarëve shqiptarë me këtë ligj u ofrohet një mundësi e mirë që në administratë të shërbehen edhe në gjuhën shqipe”.

“Kështu që gjuha shqipe gjen zbatim në aspektin vertikal nga mbledhjet e Qeverisë ku gjuha shqipe gjen zbatim në të folur dhe dokumentet e shkruara deri në institucionet më të ulëta. Përderisa në aspektin horizontal, në të gjitha komunat ku shqiptarët përbëjnë 20 për qind (të popullsisë) gjuha shqipe gjen zbatim në të gjitha institucionet”, shprehet Lika.

Por, njohësit e çështjeve politike thonë se Marrëveshja e Ohrit ka shërbyer për sigurimin e pikëve politike për partitë politike shqiptare në pushtet.

“Marrëveshja e Ohrit në shumë raste përgjatë këtyre viteve, që nga viti 2001, është keqpërdorur për përfitimin e pikëve politike në më shumë raste kur politikanët nuk arrijnë të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat e qytetarëve”, thekson Mirjana Najçevska, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Najçeska thotë se dokumenti kornizë në fokus ka elementin qytetar dhe jo atë kolektiv, mbi bazë të së cilit partitë politike mbajnë peng elektoratin duke u bërë pronar i të drejtave të caktuara .

“Marrëveshja e Ohrit duhej të ndërpresë së ekzistuari, përkatësisht të jetë burim i të drejtave të caktuara në momentin që u bënë ndryshimet kushtetuese. Që në atë moment, ndryshimet kushtetuese duhej të ishin ato (përmes ndryshimit të ligjeve dhe akteve nënligjore) përmes së cilave qytetarët do të realizojnë të drejtat e tyre përderisa Marrëveshja e Ohrit duhej t’i takojë historisë si dokument, përmes së cilit iu dha fund në një moment konfliktit të armatosur në vitin 2001”, thotë Najçevska.

Ndryshe, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, më 13 gusht të 2001, iu dha fund konfliktit të armatosur atëkohë në Maqedoni, dokument ky që u arrit me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, lideri Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ai Partisë për Prosperitet Demokratik, Imer Imeri, dhe ai i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferri.

Përmes këtij dokumenti kornizë, synohej avancimi i statusit juridik, politik ekonomik dhe kulturor i shqiptarëve të Maqedonisë.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit ndërtohen mbi pesë shtylla kryesore: Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike; Garantimi i sovraniteti dhe integriteti territorial të Maqedonisë; Konfirmimi i karakterit multi-etnik të shoqërisë maqedonase; Ndërtimi i shtetit demokratik; Zhvillimi i pushtetit vendor.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se Marrëveshja e Ohrit mbetet e parealizuar edhe 16 vjet pas, pavarësisht se në segmente të caktuara janë avancuar të drejtat e shqiptarëve përmes ndryshimeve ligjore, por zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve, lë shumë për të dëshiruar. Analistët theksojnë si problem dhe faktin seky dokument nuk arriti të ndryshojë statusin kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.

Filed Under: Politike Tagged With: 16 vjet pas, Marrëveshja Ohrit

Kosovë, Kriza vazhdon, PAN Bllokon

August 14, 2017 by dgreca

1 KosoveNdërpritet seanca, Mikullovci thërret takim konsultativ/

Kuvendi i Kosovës sërish nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Në seancën e sotme, sërish nuk morën pjesë deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas, i njohur si koalicioni PAN. Po ashtu të pranishëm nuk ishin as deputetët e komuniteteve pakicë.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, që në fillim ka thënë se në mungesë të deputetëve do të shkohet në një pushim prej 15 minutash.

Pas pauzës, sërish Kuvendi nuk kishte kuorum për të vazhduar punimet. Megjithatë, në Kuvend kanë vazhduar disa fjalime të deputetëve, ku kanë kritikuar koalicionin PAN për mosprezencën e tyre në seancë. Po ashtu, debati është zhvilluar edhe për atë se a duhet të ketë takime konsultative.

Kryesuesi Mikullovci ka thirrur përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ, të mërkurën në orën 10:00.

“Takimi i të mërkurës do të jetë vetëm një pikë të rendit të ditës, kur janë të gatshëm të vinë në seancat e Kuvendit dhe të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Vazhdimisht zhagitje e punës. Kjo është hera e fundit“, tha Mikullovci.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se koalicioni PAN me çdo kusht po dëshiron të qëndrojë në pushtet. Ai ka ftuar përfaqësuesit e PAN-it që të gjejnë forcë dhe të dalin me propozimin e tyre për të kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“PAN-i deri tash është udhëhequr nga një logjikë totalitare dhe monopolizuese. Ata thanë kështu ‘ose duhet të jemi ne në pushtet ose nuk themelohen fare institucionet e Republikës’. Kjo i bije që ata veten e vendosin në rend të parë, ose ne ose hiq, ose ne ose do të kolapsojë shteti i Kosovës“, tha Konjufca.

Konjufca, tha para deputetëve, se populli është kureshtar të shoh një qeverisje ndryshe në Kosovë.

“Mendoj se një qeverisje e ardhshme e cila nuk do ta kishte PDK-në si faktor vendimtar edhe si faktor i vendimmarrjes në Kosovë, është shumë pozitive për Kosovën. Sepse ne të tjerët mendoj se do t’i qitshim në shesh të gjitha keqpërdorimet që kanë ndodhur deri tash“, tha Konjufca.

Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka propozuar që çështja e bllokadës së votimit të kryeparlamentarit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Ai ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të marrin pjesë në debate dhe takime konsultative që do të organizohen në ditët në vazhdim.

“Ne si koalicion jemi duke shqyrtuar modalitete [veprimet] kushtetuese për të themeluar institucionet e vendit. Unë në emër të grupit tonë parlamentar, do të ftoj në një tryezë dhe do të ketë ftesa zyrtare për të gjitha subjektet politike për t’u ulur dhe draftuar pyetjet për Gjykatën Kushtetuese“, ka thënë Hoti duke shtuar se po shqyrtojnë hapat kushtetues për sqarimin e bazës juridike.

Pas ndërprerjes se seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media ku ka kritikuar kryesuesin e seancës, për siç është thënë keqpërdorim të foltores.

Besim Beqaj, anëtar i kryesisë se PDK-së tha se në seancën konstituive nuk mund të procedohet pa prezencën e koalicionit fitues të zgjedhjeve dhe pa prezencën e numrit të duhur të deputetëve.

Ai tha se “PDK-ja konsideron se është një abuzim i paprecedentë i foltores dhe shkelje e normave kushtetuese, sepse dihen rregullat e qarta se si mbahen seancat e Kuvendit”.

“Koalicioni PAN nuk është bllokues, mandatari ka nevojë për konsulta shtesë, ne do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë. Dhe të gjithë ata që po performojnë një jo-kushtetueshmëri, po performojnë një abuzim dhe po krijojnë veprime pa precedent”, tha Beqaj.

Në asnjë normë kushtetuese, shtoi Beqaj,nuk do të lejohen veprime të tilla. Ai ka konfirmuar se në takim konsultativ të thirrur për të mërkurën, përfaqësuesit e PAN-it do të jenë të pranishëm.

Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk do të mund të vazhdohet me asnjë procedurë tjetër rreth formimit të institucioneve.

Përfaqësuesit e Ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se janë të shqetësuara me gjendjen e krijuar në Kosovë, si pasojë e moszgjidhjes së institucioneve të reja. Ata kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën politike që po vazhdon në Kosovë.

Në deklaratën e pesë Ambasadave të vendeve Perëndimore në Prishtinë, theksohet se “është përgjegjësi e liderëve të Kosovës formimi i këtyre institucioneve, por edhe për të bërë reforma të domosdoshme për parandalimin e bllokadës së këtillë në të ardhmen”.

“Kosova ballafaqohet me shumë sfida, në periudhë të mesme dhe afatgjatë, përfshirë programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por, po ashtu, edhe nevojën për zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe raportet e Kosovës me Serbinë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë që ai ta fillojë punën e vet”.

Në rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.(Kortezi- Arton Konushevci-RFL)

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, Kris vazhdon, PAN Bllokon

Kosova me 3 anëtarë të rinj në Akademinë e Filmit Evropian

August 14, 2017 by dgreca

-Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë së Filmit Evropian/
Anëtarët e ri në EFA

PRISHTINË, 14 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Tre artistët kosovarë, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Trim Musliu janë anëtarët më të ri të Akademisë prestigjioze të Filmit Evropian EFA duke numëruar kështu 17 anëtarë nga Kosova të cilët janë pjesë e Akademisë.
 
Në bazë të sukseseve të arritura Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi si aktorë të filmit ‘Babai’ dhe Trim Musliu si producent i filmit ‘Home Sweet Home’, janë ftuar të anëtarësohen nga Akademia e Filmit Evropian me propozim nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku.
 
Akademia e Filmit Evropian është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.
 
Së fundmi edhe regjisori Visar Morina i është bashkangjitur Akademisë së Filmit Evropian, beri te ditur Qendra Kinematografike e Kosovës ne njoftimin e derguar./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, e Filmit Evropian, Kosova me 3 anëtarë të rinj, në Akademinë

Ngjarjet ne Virxhinia, hetime për dhunën në Sharlotsville

August 14, 2017 by dgreca

departamenti i drejtesiseDepartamenti i Drejtësisë, hetime për dhunën në Sharlotsville/

1 Charlottesville

Nga Shefqet Kërcelli*/

Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim federal për të drejtat civile, lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste kundër një demostrate të nacionalistëve të bardhë, në Sharlotsville të Virxhinias.

Të shtunën, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions tha se, “Dhuna dhe vdekjet në Sharlotsville janë një goditje e rëndë për ligjin dhe drejtësinë amerikane. Kur veprime të tilla burojnë nga fanatizmi dhe urrejtja, ato përbëjnë një tradhëti ndaj vlerave tona thelbësore dhe nuk mund të tolerohen”. Për këtë  “Kam biseduar me drejtorin e FBI-së, Chris Wray, agjentët e FBI-së në vendngjarje dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit për shtetin e Virxhinias”. FBI ka mbështetur autoritetet shtetërore dhe lokale gjatë gjithë ditës. “Prokurori amerikan Rick Mountcastle ka filluar një hetim federal dhe do të ketë mbështetjen e plotë të Departamentit të Drejtësisë. Drejtësia do të mbizotërojë”, deklaroi zoti Sessions. Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Perëndimor të Virxhinias dhe ajo e Richmond Field Office të FBI, gjithashtu lëshoi një deklaratë që konfirmonte hetimin. “Zyra Richmond e FBI-së, Divizioni për të Drejtat Civile dhe Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Perëndimor të Virxhinias, kanë hapur një hetim të të drejtave civile rreth rrethanave të incidentit vdekjeprurës të makinës që kaloi përmes turmës, të shtunën në mëngjes. Ne kemi dëshmi dhe ky është një hetim që do vazhdojë, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej tani”, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm, Sessions.

Ndërkohë Guvernatori i Virxhinias, Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme në Sharlotsville, pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja dhe antiprotestuesve, që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.
Gjithashtu, një zyrtar i Spitalit Universitar të Virxhinias tha se, 20 persona u sollën në spital pasditen e së shtunës, pasi një makinë u lëshua mbi një grup protestuesish antifashistë pranë një shëtitore popullore për këmbësorë në qytetin e kolegjit. Një person vdiq dhe pjesa tjetër u vlerësuan dhe u trajtuan për lëndime. Videoja e postuar në mediat sociale tregon një makinë përmes turmës, ndërsa në fotot dhe videot e tjera të postuara në internet të shtunën, njerëzit mund të shihen duke u trajtuar për lëndime.

*Sipas Zyrës së Shtypit të Departamentit të Drejtësisë

 

Filed Under: Komente Tagged With: hetime për dhunën, në Sharlotsville, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1852
  • 1853
  • 1854
  • 1855
  • 1856
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT