• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETËVENDOSJA NË SELINË E VATRËS NË NJU JORK:JA PLATFORMA JONË QEVERISËSE

July 11, 2017 by dgreca

KRYETARI I VETËVENDOSJES, Z. VISAR YMERI U PRIT NË VATËR NGA KRYETARI DRITAN MISHTO DHE KRYESIA/

1 Grup2 Bisedime1 Kryetaret1 Kryesia2 Nazo grup

Foto nga takimi me Kryetarin e Vetëvendosjes z. Visar Ymeri. Për më shumë fotografi shkoni ne facebook(Dielli,Vatra)/

Të Hënën në mbrëmje, me 10 Korrik 2017, në Selinë e Vatrës në Nju Jork ishte mysafir Kryetari i VETËVDOSJES, z. Visar Ymeri. Takimi u kërkua nga Vetëvendosja dhe Vatra e mirëpriti.Mysafirit ia uroi mirëseardhjen Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i cili pasi prezantoi bashkëpunëtorët e tij pjesmarrës në këtë takim, i tha z. Ymeri se për Vatrën është kënaqësi që të presë vizitorë nga Kosova, aq më shumë kryetarin e  formacionit politik që qytetarët e  Kosovës i dhanë më së shumti mbështetje me votat e tyre.Urimet tona për suksesin që arritët!

– Le të jetë ky një bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, ku së pari ne dëshirojmë të informohemi për gjendjen paszgjedhore në Kosovë dhe platformën e këndvështrimet e projektet Qeverisjes së Vetëvendosjes, nëse ajo do të arrijë të marrë mandatin qeverisës.

Kryetari i Vetëvendosjes, z. Visar Ymeri shoqërohej nga kordinatorja për marrdhënie me jashtë.

Kreu i Vetëvendosjes, shprehu konsideratat më të larta për Vatrën dhe falenderoi Kryetarin Mishto për mikpritjen.

Në optikën e kreut të Vetëvendosjes, në Kosovë është krijuar një realitet i ri pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, e nxorën Vetëvendosjen, forcë të parë politike, nga vendi i tretë që ajo mbante në zgjedhjet e mëparshme. Ky rezultat i kësaj force politike, ndryshe nga koalicionet e  tjera, që patën edhe forcën dhe paratë e pushtetit në këto zgjedhje,për Vetëvendosjen ishte veçse rritje e besimit të qytetarëve në programin e saj dhe transparencën e komunikimit me qytetarët, tha Ymeri. Në të vërtetë, kjo është fitorja e popullit të Kosovës, i cili ndëshkoi me votë koalicionin qeverisës, kreu i Vetëvendosjes.

Duke analizuar realitetin paszgjedhor dhe mundësitë qeverisëse, ai shprehu mendimin se koalicioni, që ka  kandidat për Kryeministër z.Ramush Haradinaj, i ka të pakta mundësitë e krijimit të Qeverisë, edhe nëse do të mundëte, përfshi edhe Listën Serbe, ajo do të ishte një qeveri e paralizuar që në lindje dhe e ndërvarur nga Beogradi.

Gjatë bashkëbisedimit z. Visar Ymeraj iu përgjigj Pyetjeve, që u bënë nga : Asllan Bushati, Agim Rexhaj, Marjan Cubi,Nazo Veliu, Bashkim Musabelliu, Zef Balaj, Besim Malota, Pashko Camaj, Idriz Lamaj, Dritan Haxhia e të tjerë.

Pyetjet kërkonin të informoheshin për qëndrimet e Vetëvendosjes në kushtetet e reja, kryesisht: Për formulën qeverisëse, për demarkoacionin, për Ushtrinë e Kosovës, për marrdhëniet me Asosiacionet me shumicë serbe, dialogu në këndvështrim e Vetëvendosjes, Kushtetuta dhe Kufizimet që rëndojnë mbi shtetin e  ri të Kosovës, nëse vijnë në qeverisje çfarë do të bëjnë me Platformën për Bashkimin Kombëtar, çfarë mendon Vetëvendosja për ndikim rus në Kosovë dhe në Ballkan, cili është rreziku në këndvështrimin e Vetëvendosjes për tendencën e turqizimit të  Kosovës etj.

Herë-herë bashkëbisedimi nuk u mjaftua vetëm në pyetje-përgjigjet, por edhe në debate të hapura. Kreu i Vetvendosjes në përgjigjet e tij ishte i hapur, i sinqertë dhe i mirëkuptuar.Përsa i përket “Demarkacionit”, Ymeri tha se Mustafës i ka mbetë”Patatja e nxehtë” në dorë, që ishte “dhurata” e Thaçit, që ia la atij në dorë, ndërsa Ushtria e Kosovës, me nismën e Thaçit, e futi më shumë në udhëkryq procesin, dhe duket se ka mbetë”peng” i Listës serbe, e cila e kundërshton me forcë.

-Na duhet që të bindim serbët e Kosovës se Ushtria e Kosovës është domosdoshmëri, tha Ymeri.  Kryetari i Vetëvendosjes tha se praktika e deritanishme apo nisma e Thaçit të çojnë tek modeli Boshnjak i Ushtrisë, ndërsa ne si Vetëvendosje do të synojmë modelin kroat të Ushtrisë së Kosovës. Kushtetuta, me paketën Ahtisaari, fatkeqsisht është e pa amendamentushme, ky është realiteti, që duhet njohur për të sjellë një realitet të ri, sqaroi ai.

Dialogu me Beogradin, për Vetëvendosjen nuk ka patur transparencë, nuk dihet se çfarë është arritur nëse është arritur diçka. Edhe këtu duhet ta kemi parasysh realitetin, tha z. Ymeri, sepse në aparencë, duket se ne si Kosovë ‘bëjmë” sikur jemi Shtet i pavarur dhe Serbia bën sikur e ka ende Kosovën në adminsitrimin e  vet, përderisa e ka ende në Kushtetutën e saj. Deri kur kështu? Ne, tha ai, do të risjellim në një format të ri për dialogun.

Përsa i përket Bashkimit Kombëtar, z. Visar Ymeri, tha se Bashkimi Kombëtar, mbetet synimi ynë, por ndërsa SHBA dhe Europa, mund të na ndalojnë bashkimin e kufijve ndërshqiptarë, por, nuk mund të na ndalojë të unifikojmë bashkëpunimin në ekonomi, veçanërisht në Energjitikë.Siç dihet, dy shtetet tona kalojnë kriza energjitike, dhe që të dy shtetet tona në kohë krize, blejnë energji nga Serbia, nëse do të harmonizionim rezervat hidrike të Shqipërisë dhe termo në Kosovë, ne, jo vetëm do të kapërcenim krizën, por edhe do të eksportonim energji….Ai tha se bashkëpunimi  duhet të shtrihet edhe në fushën kulturor, në sporte etj, ç’ka do të na afronte më shumë shpirtërisht.

Në fund të takimit Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, falenderoi Kryetarin e Vetëvendosjes për vlerësimin që i bëri Vatrës, për kohën që vuri në dispozicion, për informacionet që ndau me kryesinë e Vatrës. Z. Mishto uroi që klasa politike e Kosovës të ngrihet në nivelin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 Qershorit 2017. Z. Mishto tha se Vatra mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët në Kosovë dhe do të kryej detyrat e veta  këtu në SHBA ndaj Kosovës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dritan Mishto, Vetevendosja en Vater, Visar Ymeri

U MBLODH KRYESIA E VATRËS

July 11, 2017 by dgreca

2 KryesiaNën drejtimin e Kryetarit Dritan Mishto, të Hënën me 10 Korrik 2017, u mblodh në selinë e Vatrës, kryesia dhe diskutoi rreth problemeve sipas rendit të ditës. Në mbledhje u morën Vendime për mbarvajtjen e punëve. Kryesia miratoi plotësimin e Komisionit të Garancive të Kanunores me këta persona:

1- Bashkim Musabelliu-Kryetar

2- Ylli Cakani, Anëtar

3- Kujtim Porja, anëtar

Vendim i vecantë u mor për udhëzimin për komunikimin shkresor dhe elektronik të Federatës Panshqiptare ët Amerikës”VATRA”. Udhëzuesi iu dërgua me postë elektronike kryetarëve të degëve.

Nisur nga detyrimet që lidhen me marrjen në dorëzim të detyrës, Kryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA vendosi Auditimin e përgjithshëm të Federatës si vijon:

A-Auditimin e llogarive bankare të shpenzimeve të Federatës VATRA për periudhën 2012-2017;

B- Auditimin e Vatra Foundation Inc për Periudhën 2012-2017

C- Auditimin e Vatra Educational Fund për periudhën 2012-2017

Po ashtu u vendos që të inventarizohen materialet e Federatës si dhe të iventarizohet e kartelizohet Biblioteka e Vatrës.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, kryesia e Vatres, U mblodh

NOTI BASHKON TROJET SHQIPTARE

July 11, 2017 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Gazeta Telegraf e Tiranës njofton se gjatë këtyre ditëve po zhvillohet në Durrës një veprimtari e parë sportive në historinë e notit shqiptar. Me këtë nismë, Federata Shqiptare e Notit bëri histori duke organizuar në pishinën e Durrësit, Kampionatin Mbarëkombëtar në këtë sport, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar. Kësaj ngjarjeje mbarëkombëtare i parapriu Kampionati Kombëtar i muajit të kaluar për moshat deri në 14 vjeç, tha për gazetën Telegraf, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Agim Çiraku.
Në një intervistë për gazetën Telegraf, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Çiraku, me të drejtë e cilësoi Kampiontaion Mbarëkombëtar të notit si, “Një veprimari të madhe të notit në vendin tonë… ku marrin pjesë notarë nga të gjitha trevat shqiptare, çka e bën më të rëndësishëm dhe më interesant këtë event”, theksoi ai në intervistën për gazetën Telegraf. Kjo nuk ishte një ndërmarrje e vogël dhe do si do, por kërkonte seriozitet dhe aftësi organizimi. Z. Çiraku shtoi se në Kampionat po marrin pjesë rrethë 300-notarë të zgjedhur nga federatat e trojeve shqiptare. Ai theksoi se përgatitjet e mëdha, për pjesëmarrjen e qindra notarëve në garat e Durrësit, kanë përfshirë, ndër të tjera, organizimin dhe përzgjedhjen e skuadrave dhe të gjyqtarëve, si dhe detaje për akomodimin e gjithë këtyre pjesmarrësve që vërshuan në Durrës, nga të gjitha trevat shqiptare.
Z. Çiraku duhet të ndihet krenar për këtë ndërmarrje, jo vetëm nga pikëpamja dhe natyra mbarëkombëtare e garës, por edhe për faktin që po i sjellë notit shqiptar, ose më mirë të themi këtij sporti tashti i konsideruar si mbarë shqiptar, vendin që i takon në rajon dhe në botë. Por edhe për faktin se siç nënvijoi edhe ai vet, ky organizim sportiv, shënon, “Rikthimin e traditës së mirë që Durrësi ka patur me sportin e notit”, ndërsa Shqipëria nuk kishte organizuar kurrë më parë, në këtë nivel mbarëkombëtar, një garë të tillë në not.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Z. Agim Çiraku njoftoi lexuesit e gazetës Telegraf se në garat e Durrësit do të merrnin pjesë 150-notarë nga 15-16 ekipe
nga mbarë Shqipëria, ndërsa nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi ishin regjistruar një numër i njëjtë pjesëmarrsish në këtë garë, përfaqsues të federatave të tyre respektive të notit. Z. Çiraku u shpreh optimist se notarët shqiptarë nga Shqipëria dhe nga viset e tjera shqiptare do të shënojnë rekorde të reja gjatë këtij Kampionati Mbarëkombëtar në Durrës.
Sa bukur tingëllon kjo, “Kampionati Mbarëkombëtar i Notit”, sidomos sot në këtë moment të historisë së shqiptarëve kur aq shumë gjëra mund të organizoheshin në nivel kombëtar, jo vetëm në sport, por pothuaj në të gjitha fushat e aktiviteteve kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike, por që nuk kanë ndodhur deri më tani, aq sa do të duhej të ndodhnin. Ndoshta duhej që sporti, pikërisht një organizim si Kampionati Mbarëkombëtar i Notit që, më në fund, të hapë rrugën drejtë një bashkpunimi dhe bashkrendimi të mirëfilltë mbarëkombëtar edhe në aktivitete të tjera të fushave të ndryshme.
Urime Federatës Shqiptare të Notit dhe Presidentit të saj Z. Agim Çiraku për këtë ndërmarrje kaq të madhe e kaq domethënse sportive shqiptare, jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për faktin se kjo garë po mbahet në shkallë kombëtare. Në një kohë, kur politikanët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, bëjnë deklarata bombastike që i merr era për bashkim kombëtar, kryesisht për qëllime politike, para zgjedhjeve – ndërkohë që nuk mund të zgjidhin problemin e tarifës për disa thasë potatesh në kufirin shqiptaro-shqiptar – ja një organizatë jo-qeveritare, siç është Federata Shqiptare e Notit, u tregon udhën politikanëve se si duhen bërë gjërat, duke bashkuar shqiptarët në një eveniment mbarëkombëtar garash në not.
Ashtu, pa bujë, pa rrahje gjoksi — dhe pa deklarata bombastike boshe të politikanëve shqiptarë për bashkim kombëtar, të cilat sikur bëhen me qëllim dhe në kohë të caktuara, për të zemëruar miqtë dhe armiqtë e kombit — Federata Shqiptare e Notit organizon këto ditë — për herë të parë në histori, në Durrësin bregdetar shqiptar, gara në not – në shenjë të përparimit dhe bashkimit kombëtar, me pjesëmarrrës nga të gjitha trojet. Duke venë në dukje vlerat më të çmueshme sportive po se po, por edhe vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare, më të çmueshme të shqiptarëve. Ndërkohë që gjatë 100-viteve të fundit – për arsye historike që dihen — të ndarë e të përçarë gjeografikisht dhe ideologjikisht nga njëri tjetri, familja me familje, në një kohë kur shqiptari nuk u suall mirë me shqiptarin — sot shqiptarët nga të gjitha trojet së bashku, në paqë dhe pa frikë nga askush, garojnë në not, aty në qytetin e vjetër të Durrësit.
Dihet se gjatë historisë, sporti ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm për bashkim dhe për mirëkuptim, madje edhe në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë. Historia ka shënuar efektin e “diplomacisë ping pong” në marrëdhëniet amerikano-kineze, kur lojtarët amerikanë të ping pongut kishin shkuar për herë të parë në Kinë, në fillim të 1970-ave, ngarje kjo që përgatiti rrugën për vizitën e famshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Riçard Nixon në Kinë, duke zbutur kështu atmosferën politike midis dy vendeve kundërshtare dhe duke sjellur një ulje tenisonesh në marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës. “Asnjëherë në histori nuk është përdorur sporti si një mjet më efikas në diplomacinë ndërkombëtare”, ishte shprehur udhëheqsi i atëhershëm komunist kinez, Çu En Lai, duke iu referuar qëndrimit prej një jave të sportistëve amerikanë në Kinë.
Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbe valvitet sot i lirë mbi tokën shqiptare dhe në mjedisin e garave të notit në Durrës, si një simbol shprese për një të ardhme më të mirë, për të gjithë shqiptarët kudo dhe së bashku. Garat mbarë-kombëtare të notit të organizuara nga Federata Shqiptare e Notit në pishinën e Durrësit më 10, 11, dhe 12 korrik – përveçse se janë siç e cilësoi Presidenti I saj, Z. Agim Çiraku, një, “veprimtari e madhe e notit në vendin tonë”, mund të konsiderohen gjithashtu edhe si një simbol lirie, barazie dhe vëllazërie midis shqiptarëve të të gjitha trojeve – një miniaturë e bashkimit të trojeve shqiptare, në të vërtetë! Kampionati i notit në Durrës, shënon gjithashtu edhe besimin në vet-vete se garat sportive mbarëkombëtare janë, njëherazi, një shprehje e zotësisë dhe aftësive, si dhe e fuqisë krijuese të sportistëve shqiptarë për të garuar me njëri tjetrin dhe me të tjerët, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në paqë, barazi e vëllazërim. Por, në këtë mjedis zhgënjimesh politike dhe ekonomike në jetën e përditshme të shqiptarëve, Kampionati mbarë kombëtar i notit në Durrës, mund të shikohet, ndoshta si një çfaqje e vogël, si një hap I parë por domethënës i realizimit shpresës në arritje, eventualisht, të synimeve kombëtare për një të ardhëme më të ndritur për brezat, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, NOTI BASHKON, trojet shqiptare

WASHINGTON, NDERIM VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT

July 11, 2017 by dgreca

1 viktimat

Vizite dhe takim  ne Uashington DC per te perkujtuar viktimat e komunizmit/

1 Cezar merita Viktim Komuniz

Me ftese te fondacionit perkujtimor per Viktimat e Komunizmit  me qender ne Ushington DC. SHBA dhe shoqeruar nga shqiptaro-amerikani I mirenjohur ne komunitet, Z.Cezar Ndreu, Z. Beniamin Bakalli , kryetar i deges se Partise  Levizja e Legalitetit  per degen e  Tiranes u takua me Z. Marion Smith , drejtori egzekutiv I Fondacionit  dhe me Dr. Murray Besset  nga departamenti i edukimit  te fondacionit.

Ne takim, I cili zgjati per me shume se  nentedhjete minuta,  Z. Smith shprehu simpatine e tij per Shqiperine, per vuajtjet e kombit nga komunizmi,  tregoi per punen qe bejne si fondacion dhe ftoi miqte te ndanin eksperiencat dhe njohurite e tyre nga jeta nen komunizem ne Shqiperi.

Z.Bakalli  pasi falenderoi zoterinjte mikprites per takimin dhe per punen e tyre shume domethenese , foli ne vecanti per historine e familjes se tij gjate periudhes se komunizmit, tregoi se familjaret e tij mbajne mbi supe 120 vite burgim ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit e Spacit  per aktivitetin dhe perpjekjet e tij per zbardhjen e se vertetes  kombetare shqiptare dhe ndau me zoterinjte amerikane disa nga punet e tij permes faqeve te tij informuese Gjenocidi Shqiptar dhe Krimet e Komunizmit si dhe epr leksionet qe ai ben ne institucionet edukuese ne Shqiperi ne menyre qe brezi i ri te mesoje te verteten.

  1. Ndreu gjithashtu perzemersisht falenderoi mikpritesit dhe i pergezoi ata per punen e madhe edukative dhe fruthdhenese lidhur me te vertetat e komunizmit dhe frutet famekeqe te kesaj ideologjie dhe pastaj   ndau disa episode nga  historia e familjes se tij  por edhe beri nje pasqyre te  pergjithshme te historise se kombit shqiptar  gjate periudhes se eger te komunizmit.
  2. Smith , tregoi interest e vecante per rrefimet ngjethese qe u paraqiten dhe ftoi gjithe ata persona, permes ketyrve vizitoreve, qe kane deshmi personale ti ndajne me kete organizate.  Z. Smith theksoi se punet e fondacionit jane te fokusuara ne edukimin e brezit te ri, tregimin e se vertetes lidhur me ideologjine skllaveruese e shkaterruese sic eshte komunizmi qe ehste perjetuar ne vendet e lindjes dhe sidomos ne Shqiperi  dhe premtoi se do vazhdoje komunikimin me shqiptaret dhe shprehu mirenjohje e falenderime per viziten.

Ne takim merrte pjese edhe Merita B. McCormack , autore dhe aktiviste shqiptaro –amerikane  ne  zonen e Uashingtonit si dhe Mariza Smajlaj asistante egzekutive e Fondacionit. Keto dy zonja kane mundesuar koordinimin per takimin.

Cezar Ndreu dhe Merita McCormack, qe te dy Vatrane te vjeter dhe anetare te keshillit Drejtues te Vatres e ftuan z. Smith  dhe  te tjeret prezente te njihen me federaten dhe te bashkepunojne ne te ardhmen ,pasi eshte jo vetem organizata me e vjeter ne Amerike por edhe me eksperience ne qendresen kunder komunizmit dhe ne ndihmen e i ka dhene shtetit amerikane nder vite per te ndihmuar Shqiperine e kombin shqiptar

Korrespondenti i Diellit

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bakalli, ÇEZAR NDREU!, Merita B McCormack, viktimat e Komunizmit, Washington

Fotaq Andrea me “Fletore koniciane”

July 11, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Disa thonë se është pozita gjeografike që i mban shqiptarët jashtë Bashkimit Evropian, të tjerë thonë se është feja myslimane, pastaj ka edhe nga ata që fajin ia ngarkojnë vetë shqiptarëve. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Këto e fjalë e të tjera prej profeti, qëmtohen e përmblidhen në librin “Faik Konica – Përlindësi Modern” të ciklit Fletore koniciane, nga studiuesi i njohur Fotaq Andrea.

Edhe ato që shqiptarët kanë arritur, jane falë trashëgimisë së tyre të lashtë, dhe shume pak nga puna e tyre sot, shkruante Konica kur ishte ende 21 vjec.

Fotaq Andrea, me zhdërvjelltësine e penës së ngjyer në “bojën” e errët e jo rrallë të harruar të historisë koniciane, sjell në këtë libër rezultatet e hetimit të imtësishëm të punës dhe veprimtarisë së këtij filozofi, e cila para 25 vjetësh ishte krejt e panjohur ose plotësisht e denigruar nga vetë shqiptarët që kishin më shumë nevojë ta lexonin të parët.

Disa thonë, shkruan Konica, se intrigat e armiqve që kemi përreth na pengojnë të bëjmë gjë të mbarë për ne. Nuk është e vërtetë, nuk…Ne nuk duam, ne po flemë gjumin e vdekjes dhe vetë e kemi fajin, thotë ky dijetar, ndarja për 50 vjet nga mendimi i të cilit, solli atë boshllët ideor që ndjehet sot.

Aq e hollësishme është ‘fletorja koniciane’, sa i ngjan nje raporti mësimesh që Faiku ka lënë për brezat pas tij. Meraku i Konicës, thotë Fotaq Andrea, ishte si e si të zbutej e spastrohej zemra shqiptare nga mllefet, zemëratat, kapadaillëku, cmira, meskiniteti, partitizmi, bajraktarizmi, pa lëne mënjëanë shpifjet, dëshmitë e rreme, pusitë dhe vrasjet, që kanë qenë si “buka e përditëshme” e krimit në Shqipëri.

Po ashtu, Andrea ndalet tek lloji i tipit “modern” a “i moderuar, por thjesht primitiv i zyrtarit, që shfrytëzon postin për premtime punësimi “për pak seks”. Konica këtë akt e quan krim, thotë Andrea, tek sheh të përdoret kërcënimi dhe presioni psikologjik, abuzimi me pushtetin e xhandarit, që kërkon të shfrytëzojë mjedisin e izoluar e të egër malor për ta shtyrë viktimën femër drejt një krimi të padëgjuar, për të rënë në dorën e tij me përdhunë, ose për t’u hedhur në humnerë. Konica e kupton se në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me krim, dhunim me anë të kërcënimit, dhunim me presion psikologjik, abuzim me pushtetin “në emër të ligjit”, që sot quhet “krim seksual”, thotë Andrea. Krimi është fat tragjik, vrasja  është kafshërore, asgjë nuk e përligj. Meriton vec ndëshkim – ky është një mësim i madh konician për Jetën dhe në emër të Jetës, shkruan Fotaq Andrea ne “fletoren e tij koniciane” Faik Konica – Përlindësi Modern, Zenit Editions 2016.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Astrit Lulushi, Fletoret Koniciane, Fotaq Andrea

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1916
  • 1917
  • 1918
  • 1919
  • 1920
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT