• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Yee paralajmëron për “ndikim malinj” të Rusisë në Ballkan

May 18, 2017 by dgreca

1 Hoy Brian YeeZëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee./ Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.„Tensionet etnike në Ballkan sërish janë rritur. Dhuna e e fundit në Maqedoni shpërfaqë seriozitetin e problemeve të tyre politike. Meqë përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, stabiliteti në Ballkan është luhatur pa reforma strukturore të domosdoshme. Bosnjë e Hercegovina është në rrezik që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Gjithandej rajonit nacionalizmi po rritet kurse retorika e politikanëve po krijon ndasi. Nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës deri tek sfidimi i Republikës Serbe me autoritetet në Gjykatën Kushtetuese të BeH, politikanët nacionalistë hapur po testojnë normat dhe institucionet demokratike”, tha Yee.

Duke folur para nën komitetit për politikë të jashtme, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha se “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe grupet e tjera të dhunshme kanë pasur sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe përkrahësve në Ballkan.

“Përfundimisht, Rusia po punon intensivisht në rrënimin e përparimit në Ballkan. Nga përpjekja e hapur që të rrënojë Qeverinë në Podgoricë, deri tek mbështetja më suptile e retorikës secesioniste në Bosnjë, Rusia po provon që të ndal përparimin drejt BE-së dhe NATO-s, kurdo që të mundet”, tha Yee.

„Në Bosnjë, posaçërisht në Republikën Serbe ekziston një interes i fortë dhe përpjekjet e Rusisë që të forcojë ndikimin përmes Qeverisë së RS edhe përmës rrugëve financiare por edhe përmes mjeteve politike. Ku e shohim ndikimin malinj të Rusisë është posaçërisht përmes trimërimit nga ana e Federatës Ruse publikisht dhe mund ta mendojmë se si bëhet fshehtas, të planeve secesioniste dhe hapave të politikanëve të caktuar që të ndahen nga Bosnjë e Hercegovina, që do të ishte shkelje e marrëveshjes së Deytonit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të ishte tmerrësisht destabilizuese dhe do të kthente prapa përpjekjet shumëvjeçare në stabilizimin e BeH dhe rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s”,tha Yee.

Në pyetjen se cilat sipas mendimit të tij janë qëllimet e Kremlinit në rajon, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha:

„Do të ishte shumë e vështirë që të parashikohet ose t’i lexohen mendimet Vladimir Putinit, por mund të them se nab ëhet sikur në bazë të përpjekjeve muajve të fundit në rajon, kanë tentuar që të rrisin ndikimin, kanë provuar që të kthejnë prapa nga orientimi drejt institucioneve perëndimore, BE-së dhe NATO-s, dhe sa më shumë të krijojnë varësi të këtyre shteteve nga Rusia”.

“Sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për një strategji të madhe, por më parë për një qasje oportuniste, sit ë dobësohen qeveri të caktuara që kanë synime perëndimore me qëllim që shteti të bëhet sa më shumë i varur dhe sa më miqësor me Rusinë. Këtu është edhe interesi komercial, për shembull në fushën e energjetikës, që të rritet varësia në Evropë dhe në Ballkan nga burimet ruse”, tha Yee

Hoyt Yee tha se shumë vende në Ballkan, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë synime të integrimeve më të thella në institucinet perëndimore, siç janë Bashkimi Evropian dhe NATO, dhe Washingtoni vazhdon t’i përkrah në këto synime. Duke qëndruar e angazhuar në Ballkan, SHBA-ja siguron qëndrueshmërinë e BE-së dhe të SHBA-së.

Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, Yee tha se SHBA-ja në vendete rajonit ka partner të fuqishëm por atyre iu duhet ndihma.

„Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën ka parandaluar sulmin e planifikuar terrorist në periudhën e ndeshjes futbollistike të Shqipërisë me Izraelin, në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar. Këto shtete në Ballkan mund të na ndihmojnë vetëm nëse kanë stabilitet politik dhe nëse në rajon ka paqe. Vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim por duhet bërë më shumë”, tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Filed Under: Analiza Tagged With: ndikim malinj, Ndim sek Hoyt Brian Yee, Rusia ne Ballkan

Kosovë-Promovim barazisë gjinore

May 18, 2017 by dgreca

-Tryezë e OSBE: Oficerët burra të Policisë së Kosovës, avokues për barazinë gjinore/

1 barazia gjinore

PRIZREN, 18 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Oficerët burra të Policisë së Kosovës të bëhen avokues për barazinë gjinore, konkluduan pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët të OSBE-së.Tryeza e rrumbullakët, e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, mbi rolin e zyrtarëve të lartë policorë burra në promovimin e barazisë gjinore, përfundoi punimet dyditore në Prevallë, afër Prizrenit.Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë drejtorë rajonalë të policisë dhe komandantë të stacioneve policore, përfaqësues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, si dhe Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve. Tryeza është pjesë e përpjekjeve të Misionit për të shtuar angazhimin e burrave në promovimin e barazisë gjinore në institucionet e sigurisë publike.“Jam krenar që Policia e Kosovës ka pranuar të jetë pjesë e këtij procesi pionier. Angazhimi i burrave në avokim për barazi gjinore paraqet shembull të mirë për institucionet e tjera në atë se si të punohet drejt barazisë gjinore”, tha Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, në adresimin e tij para pjesëmarrësve.

Në tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit rivlerësuan rolet aktuale gjinore në Kosovë, diskutuan për stereotipat e normat gjinore, si dhe çfarë mund të bëjnë burrat e gratë për ta tejkaluar pabarazinë. Ata erdhën në përfundimin që për avancim të mëtejmë të Policisë së Kosovës në një forcë policore me shumëllojshmëri gjinore, zyrtarët burra duhet të bëhen avokues të barazisë gjinore. Drejtorët e tetë drejtorive rajonale policore u zotuan të ndërmarrin hapa të vegjël, por konkretë, drejt arritjes së shumëllojshmërisë, duke përfshirë miratimin e rregulloreve të brendshme që kanë parasysh elementin gjinor për sa i përket balancës mes punës e jetës, trajnime të specializuara, dhe procese rekrutuese e mjedise pune me ndjeshmëri gjinore.

Shaban Shala, Drejtor i drejtoratit rajonal të Policisë së Kosovës në Pejë, theksoi se “gratë duhet të jenë në pozita vendimmarrëse dhe shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta diskutojmë këtë çështje edhe shumë gjatë”.Misioni i OSBE-së ka mandat të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni kryen monitorime të rregullta dhe avokon për pjesëmarrje të baraspeshuar gjinore në institucione publike, si dhe avancime institucionale që kontribuojnë në barazi gjinore./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: barazia gjinore, Behlul Jashari, Kosovë-Promovim

Festivali i Cannes, Kosova bashkë me Shqipërinë

May 18, 2017 by dgreca

-Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë pavijonin e përbashkët/1 Cane shqip KosCANNES, 18 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën me pavijon në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.

1shqip Cane KosDje ka filluar edicioni i 70-të i festivalit të Cannes dhe këtë vit Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 26 maj 2017.Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Këto ditë do të mbahen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj.Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: bashkë me Shqipërinë, Festivali i Cannes, kosova

Mitropoliti i Konicës Andreas shpalosi hartën për copëtimin e Shqipërisë

May 18, 2017 by dgreca

Mitropoliti i Konicës Andreas shpalosi hartën për copëtimin e Shqipërisë. Tirana ia merr me gjumë/1 1 Ok mitropMitropoliti Andreas: Shikojmë se Shqipëria kërkon të zgjasë dorën e saj me idenë e Shqipërisë së Madhe në Maqedoni e deri në Artë dhe Prevezë./

1 Mitrop Konices

Nga Arben Llalla/Të dielën në fshatin Delvinaq, i cili ndodhet pranë kufirit të Greqisë me Shqipërinë Mitropoliti i Konicës Andreas mbajti i fjalim me rastin e 103 vjetorit të aneksimit të Jugut të Shqipërisë, kur ushtria e Greqisë më 1914 kreu masakra.

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi shtetëror dhe fetar i Greqisë, Mitropoliti Andreas ndër të tjera deklaroi: “Shikojmë se Shqipëria kërkon të zgjasë dorën e saj me idenë e Shqipërisë së Madhe në Maqedoni e deri në Artë dhe Prevezë. Ne kërkojmë nga qeveria e Shqipërisë të ndalojë abuzimet me pasuritë e banorëve të Himarës duke përdorur “dekrete” sulltanësh të fallsifikuar. Të anullohet ligji i votimit, i cili parashikon humbjen e të drejtës së votës atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këto ligje të qëllimshme skandaloze kanë për qëllim të përjashtojnë grekët nga procesi zgjedhor për të reduktuar numrin e minoritarëve në jugun e Shqipërisë. Të ndryshohet metoda joefikase e deritanishme të Autonomisë për t’u bashkuar pjesa veriore e Veriut të Epirit me Greqinë.”

Këto deklarata për nxitje të një lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë bien ndesh me vlerat e fqinjësisë së mirë, por edhe ligjet e anëtarësimit të dy vendeve në NATO. Mitropoliti Andreas nuk është një njeri i thjeshtë, por një përfaqësues shtetëror dhe fetar, sepse në Greqi feja dhe shteti janë të pandara, pra i njëjti etnitet.

Gjatë fjalës së Mitropolitit të Konicës Anderas u shpalos edhe harta e Greqisë së Madhe, ku jugu i Shqipërisë ishte brenda Greqisë me parrullën: “Fund Autonomia, tani duam pavarësinë e Vorio Epirit!”.

Zbulimi i hartës së Greqisë së Madhe me aneksimin e jugut të Shqipërisë, me një parrullë subversive është një provokim i rëndës, sepse këtë veprim e ka bërë një funksionar i lartë zyrtar i Republikës së Greqisë. Këto veprime të Mitropolitit Andreas nxisin urrejtjen etnike dhe fetare midis dy popujve, dy fqinjëve që më shumë i bashkojnë gjërat historike se sa i ndajnë.

Nga Tirana zyrtare nuk ka kurrfarë reagimi. Me sa duket politika e mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë për qeverinë e Tiranës bëhet me fushata dhe vetëm me qëllime të pastra elektorale.

Filed Under: Editorial Tagged With: arben llalla, harta e copetimit, Mitropoli i Konices, Shqiperise

Shtrëngimi i duarve ose rruga e vështirë e shqiptarëve

May 18, 2017 by dgreca

1 Rama BashaNGA ILIR LEVONJA/Për ne shqiptarët shtrëngimi i duarve është një rrugë e vështirë. Por, pse ta mohojmë, emocionante.
Ndofta nga që ne e kemi të pamundur, të duam sinqerisht.Ndofta nga që e kemi dënuar vetëm me faktin se, çfarë do thojë bota. Kutadish se çdreqin është. ?! Por ne e kemi gati të pamundur. Na mbysin gulçet. E kurrë se shikojmë njëri-tjetrin drejt e në sy. E kurrë nuk e njohim qetësinë e argumentin.
Veç ama të bërtiturat, pështymat, rrahjet e gjoksit, po. I kemi mjete vitale të së përditshmes.
Unë nuk dua të ndalem se cila palë fitoi dhe cila humbi. Kjo është një politikë e nostalgjikëve. Atyre që bëjnë kurban edhe jetë njerëzish. Si e si tu shkojë e tyrja.
Të bësh kurban idetë apo fjalët është më normale. Dhe më pa kosto gjë në botë. Po kujt shqiptari ia thua këtë.
Padyshim që refreni i sotshëm i tyre, është pranimi i PD-së të bëhet pjesë e kësaj qeverie droge. Dhe jo pjesëmarrëse e zgjedhjeve të lira, të mbikqyrura nga një qeveri teknike etj. Pasi pranimi i pushtetit në tavolinë, i posteve, nuk qe çështja demokrate. Megjithëse akoma priten zhvillime. Shkurt PD iu largua çështjes. Ndofta sfidës më të madhe në këto kohë të reja. Por vështruam aty edhe ngritjen e një lideri, i cili e ktheu çadrën nga një vend hajengu i ditëve të para, në një çështje të madhe. Madje u tregoi kokave të nxehta se protestat bëhen edhe pa gurë, plumba e të vrarë. Bëhen pa thyer e djegur. Pa ndenjur në fund të turmës, por në krye dhe i qartë.
Dhe kaq normalitet e kish të domosdoshëm Shqipëria.
Nuk humbi as Edi Rama nga krahu tjetër.
Një turrë e tërë që pëllasin të shkumosur dhe identifikojnë gjithçka me faktin e një lëshimi të tepruar. Sikur t’i ketë dhënë botën një opozite që nuk ekziston.
Një turrë e tërë që me atë mendësinë provinciale tonën, që për inat të sime vjerre, po shkoj të fle me mullixhiun. Dhe këta, për inat të Saliut janë gati të murosin, jo vetëm mëkatet e tyre, por edhe një popull të tërë. Madje nuk e kanë aspak për gjë të quhen vet popull, pozitë dhe opozitë. Nuk kanë për asgjë të murosin edhe abc-në e demokracisë.
Në fakt e gjithë kjo mëndësi ka qënë vraja jonë kombëtare.
Shpërbërja jonë e pashmangshme.
Shkurt e pa stërhollime, nuk humbi askush.
Veç vendi fitoi një qetësi të domosdoshme. Një normalitet.
Dhe dhëntë zoti e pafshim sa më shumë shtrëngime duarsh të tilla. Edhe orëve të vona, pasi nuk ka se si bëhet më bukur të jetosh mes ëndrrës dhe realitetit. Nuk ka gjë më emocionuese, se sa kur sheh dy lidera shqiptarë, të kthyer në truallin normal të demokracive në botë.
Nuk janë më të aftë se ne këta, këtej.
Po ndryshe nga ne nuk kanë nerva me shumicë. Ama më të aftë nuk janë.
Paçim sa më shumë marrëveshje. Takime e ritakime…, sepse si do që të jenë. Janë më efikase se ngërçi kolektiv dhe inatet për të gjetur të drejtën. Kujt i takon e kujt nuk i takon ajo. Kush ka të drejtë dhe kush nuk ka. Kjo për një arsye të thjesht, rifreskimi, lëvizja.
Eshtë njësoj sikur hapni dritaren e ajri i përtërirë iu freskon tëmthat.
Dhe ndofta kjo lëvizje përpara sjell e ysht përfundimisht edhe atë edukatën në demokracitë e konsoliduara. Ku individi vjen, ngrihet për të drejtuar një force politike. Për të fituar që të drejtoj edhe vendin. Vjen drejton dhe largohet. Dhe jo, të ngulet për tu punësuar aty, si në parti, ashtu edhe në pushtet.

Filed Under: Opinion Tagged With: duaresh, Ilir Levonja, Rruga e vështirë, shterngim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1998
  • 1999
  • 2000
  • 2001
  • 2002
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT