• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUR FLASIN TË “VDEKURIT”

February 6, 2021 by dgreca

Nga Sokol PAJA – DIELLI/

Zakonisht për të vdekurin nuk flitet keq. Por kur i “vdekuri” ringjallet si profet biblik apo kuranor, ai e meriton një “uratë” apo “sure”. Vetëm rilindja e socialistëve arrin ti ringjallë njerëzit që vetë i “vret”. Për interesa të rëndomta politike partia-shtet ringjall “heronj” të cilët pasi i ndërsen në situata të caktuara politike kryesisht zgjedhore, pasi i përdor sipas oreksit politik të çastit i tret në harresë. Zakonisht të ikurit, të larguarit, të humburit, të zhdukurit, të vdekurit nuk janë atje ku i mendojmë, por aty ku flitet për ta dhe aty ku ata shfaqen si hije, si imazhe apo mesazhe. Me qëllim largimin e vëmëndjes publike nga menaxhimi katastrofik i pandemisë globale, me synimin që të shmangë vëmëndjen nga hetimet për lidhjet kriminale të eksponentëve të qeverisë me organizatën kriminale famëkeqe Ndragheta për pastrim parash e kulla mafjoze në Tiranë, partia-shtet ngjalli një hero qimelyer, Fatos Nanon. Një mishërim spektakolar i vesit, korrupsionit, krimit, abuzimit dhe degradimit shtetëror dhe njerëzor kur rilindasit udhëhiqeshin nga filozofi majtist i katarsisit. Për nevoja të partisë apo për fitoren e revolucionit si vëlla komunist, rilindasit e sotëm sjellin nga lartësitë e qiejve edhe ata që vetë i “varrosën” dikur. Të gjitha partitë që burojnë nga filozofia marksiste, heroin komunist e kanë njeriun ideal, njeriun e ri, për manipulim spektakolar të opinionit publik. Komunistët edhe kur nuk e kanë një hero ata e sajojnë, e shpikin, e fabrikojnë dhe e shpërndajnë këtë model për ndjekje masive. Duke nxjerrë Nanon në Tv, Rama tregoi se është vetëm, se nuk e mbështet më askush, se ndër të gjallët s’ka më përkrahje, i duhet forca e një të “vdekuri” për ta mbajtur gjallë. Ky shërbim mediatik dhe politik që ish kryeministri liberal i bëri liderit arrogant e diktatorial ishte një neveri përtej kufijve të arsyes nëse i referohemi konsideratave dhe vlerësimeve në të kaluarën që këto dy dordolecë karnivalesh kanë pasur për njëri-tjetrin. Në spektaklin 3D të qeverisjes shkatërruese të kryerilindasit Rama ndaj qytetarëve shqiptarë, dordoleci i karnivales nuk kishte sesi ti mungonte shfaqjes dhe spektaklit të çmendurisë që qeveris shqiptarët tash 8 vjet. Të mbrosh të keqen je më i keq se vetë e keqja. Nano me daljen e tij publike në televizionin kombëtar Klan i shtoi vetes një njollë turpi duke mbrojtur e promovuar atë që deri dje e përbuzte me neveritje. Hajduti i ikonave të vjedhura dhe thonjëpapreri, papritur si me shkop magjik na del politikani i maturuar dhe modeli i politikanit produktiv i dekadës së fundit. Nano është refuzuar nga shqiptarët 16 vite më pare. Me Nanon në ekran, Rama ua shpifi dhe ua neveriti edhe më shumë shqiptarëve. Edi Rama është kryeministri më i keq në historinë moderne të shtetit shqiptar. Ky huligan, ky dinosaur politik që shpartallon e pushton gjithçka e çdo gjë që i del përpara, prodhoi një qeverisje të tmerrshme për Shqipërinë: shqiptarët gjenden pa shtëpi, shqiptarë që detyrohen të braktisin atdheun, shqiptarë që u vritet shpresa, që u shkatërrohet e ardhmja, që u hiqet mundësia, shqiptarë që mjerohen, shqiptarë që varfërohen, shqiptarë që diskutojnë kafshatën, shqiptarë të harruar, shqiptarë të diskredituar, fshatra që braktisen, qytete që vriten. Pasi zaptoi të gjitha institucionet dhe pushtetet, Rama prodhoi një Shqipëri të varfër dhe të mjerë që zhytet përditë e më keq nën kthetrat e sektit të rilindjes që i pi dhe pikat e fundit të gjakut përpara se të thyejnë qafën një herë e përgjithmonë. Ndryshimi i sistemit qeverisës dhe largimi sa më shpejt i këtij sekti grabitqarësh rilindas neokomunistë, është një frymëmarrje e thellë për Shqipërinë, është një çlirim  i madh nga kthetrat e shpopullimit, lidhjes së politikës me mafjen kombëtare e ndërkombëtare, degradimit të shtetit, thellimit të pabarazive shkatërruese, konfliktit social dhe varfërisë. 

Filed Under: Politike Tagged With: Nano TV, Rama, Sokol Paja

Lamtumirë prof.Branislav Sinadinovski…

February 6, 2021 by dgreca

-dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit-

Nga keze Kozeta Zylo/

Me trishtim e morëm lajmin e ndarjes nga kjo botë të shqiptarit ortodoks në Maqedoni Prof.Dr.Bradislav Sinadinovski.  Prof.Dr.Sinadinovski është nje figure e ndritur e shqiptarëve nëMaqedoni.  Ai guxoi të deklarojë publikisht se është nga Reka e Epërme dhe ortodoks shqiptar tëmohuar deri tani nga qeveritë e mbrapshta të Jugosllavisë si dhe në Maqedoni.  

Unë kam patur fatin ta takojë në promovimin e librave “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni” me autor Prof.Dr.Branislav Sinadinovski dhe libri tjetër “Rilindësit shqiptarë” me autore znj.Gordana Sinadinovski.  

Promovimi u organizua në prill të vitit 2015-të nga shoqata “Dibra” me kryetar z.Musa Paçuku në restorantin Orion Palace në Brooklyn.  

Çdo libër i vërtetë dhe me vlera që i shërben Kombit dhe njerëzimit e mirëpres me kënaqësi të veçantë, për rrjedhojë kur dëgjova se do të vinte direkt autori i librit “Ortodoksit shqiptarë në Maqedoni” Prof.Dr.Sinadinovski pata një padurim për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të dëgjoja zërin e autorit që në deje i vlon gjak shqiptari.  Pata një padurim të dëgjoja deklarimin e 70 mijë ortodoksëve në Maqedoni që për herë të parë dëshmuan se janë me gjak shqiptari.  Pikërisht gjashtë vite më parë miliona shqiptarëve në gjithë rruzullin tokësor që mjerisht akoma nuk dihet me statistika të sakta numri i tyre, ngase qeveritë s’janë marrë asnjëherë seriozisht me regjistrimin e të ikurve nga Mëmëdheu si pasojë e politikave të mbrapshta, iu bashkangjitën dhe 70 mijë shqiptarë.  

Biri i Ilirides Prof.Dr.Branislav Sinadinovski zbuloi rrënjët e tij dhe deklaroi publikisht se është shqiptar çka të kujton shkrimtarin amerikan Ralph Ellison në “Invisible Man” i cili shprehet: “When I discover who I am, I’ll be free.”, që përkthehet: “Kur unë të zbuloj kush jam, unë do të jem i lire”. Këtë pashë dhe dëgjova nga afër se autori i librit Prof.Dr.Sinadinovski ndihej krenar që ishte shqiptar, ndihej krenar që deklaroi publikisht dhe pas këtij zbulimi ai ishte i LIRË!

Ka qene emocionuese kur kantauturi i mirënjohur dibran z.Haxhi Maqellara lexoi përshëndetjen ardhur enkas për këtë ditë nga z.Naser Pajaziti i cili shkruante: “Për herë të parë me profesor Sinadinovskin u ballafaqova duke e ndjekur në një televizion në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë me argumente dhe gjuhën diplomatike mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar misionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni”.  

Dihet se pas luftës së dytë botërore qeveria maqedonase hartoi plane sekrete ogurzeza për veprimtari çkombtarizuese te shqiptareve që të rrisin qëllimisht numrin e vetë statistikor dhe të dominojnë në qeveri”.  

Ne i shprehim ngushellimet tona familjes dhe bashkeshortes se tij fisnike znj.Gordana Sinadiinovski autore e librit “Rilindësit shqiptarë”.  Fjala e saj në promovim u mirëprit me duartrokitje kur tha se: Unë u rrita në shtëpinë e bashkëshortit tim me këtë frymë shqiptare dhe për këtë shkruajta për Rilindësit shqiptarë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit shqiptar, për gjuhën dhe kulturën shqiptare.    Prof.Sinadinovski ishte një misionar i vërtetë i çëshjtes ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, ku duan të na asimilojnë, zhdukin rrënjët e të parëve tanë. 

Autori tha se librin e parë të tij e ka botuar rreth Josif Bagerit nga Reka e Epërme e Dibrës.  Unë gjeta frymëzimin tek ky Rilindas i shquar kombëtar, shkrimtar, poet, gazetar publicist dhe mbi të gjitha një burrë i rrallë i dijes dhe kulturës shqiptare.

Prof.Dr.Sinadinovski është një shkrimtar hero I ditëve tona, është burim frymëzimi për brezat.  Ai tërë jetën e tij ka pasur kërcënime te ndryshme deri me marrjen e jetës nga qarqet shoviniste maqedonase si dhe nga kisha maqedonase, por ai tha se kurrë nuk do të ndalej për çështjen e shqiptarëve, identifikimin e tyre si shqiptar, ngase në gjakun tim kam qenë, jam dhe do të mbetem shqiptar.

Lamtumire Prof.Dr.Sinadinovski, dishepulli I Rilindasit tëmadh Josif Bagerit!

Drite paçi në Parajsë atje ku e ka vendin ky soj shqiptarësh!

5 shkurt, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: nderroi jete, prof.Branislav Sinadinovski

NY State to Expand Vaccine Eligibility

February 6, 2021 by dgreca

Vaccine mega-site for Bronx residents opened at Yankee Stadium. In Friday’s Press meeting, Governor Cuomo announced that hospitals have one more week to try to finish front line health worker vaccinations. Starting on Feb. 15, he said he will reallocate doses to local governments to focus on inoculating people with comorbidities. He also appeared open to possibly moving up the date for indoor dining to resume in NYC so that restaurants could benefit from the Valentine’s Day weekend. Mr. Cuomo unleashed a flurry of coronavirus-related news on the vaccination and reopening fronts Friday, indicating he’ll expand eligibility to people with comorbidities in less than two weeks. Underlying health conditions pose an increased risk for severe COVID or death. The list is subject to change:

Cancer (current or in remission, including 9/11-related cancers) Chronic kidney disease Pulmonary Disease, including but not limited to, COPD (chronic obstructive pulmonary disease), asthma (moderate-to-severe), pulmonary fibrosis, cystic fibrosis, and 9/11 related pulmonary diseases, Intellectual and Developmental Disabilities including Down Syndrome, Heart conditions, Cardiomyopathy, or hypertension (high blood pressure), Immunocompromised state, immune deficiencies, HIV, Severe Obesity, Pregnancy, Sickle cell disease or Thalassemia, Type 1 or 2 diabetes mellitus , Cerebrovascular disease, Neurologic conditions including but not limited to Alzheimer’s Disease or dementia, Liver disease.
New York City opened its first vaccine mega-site targeted to residents of one borough — the Bronx — at Yankee Stadium on Friday, the latest in a series of community-based site launches but the first that is limited to residents of a single borough. Appointments are required. About 15,000 are expected to be available over the course of the week, with capacity expected to grow over the course of the month. The Bronx consistently has the highest positivity rate of the five boroughs.Governor Cuomo has set Valentine’s Day for the return of indoor dining in the city. Dine-in can resume across the five boroughs at that time at 25 percent capacity. New York City restaurants can reopen indoor dining at 25 percent capacity on Valentine’s Day, provided current downward trends in positivity and hospitalization rates continue, announced Mr. Cuomo on Friday.
President Joe Biden has pledged to move forward with his $1.9 trillion COVID relief bill — one that includes $350 billion in relief for state and local governments. He commended the House and Senate on Friday for approving his coronavirus relief package, which includes additional stimulus funds, an extension of unemployment and health care support, and resources for ongoing vaccination efforts.

To date, New York state has administered more than 1.5 million first doses. A 20 percent boost in federal weekly allocation over each of the next few weeks is expected to accelerate administration efforts further, as states seek to inoculate as many, particularly the most vulnerable residents, as they can at this time.
With precious first doses still so limited, the demand has far outpaced supply in both New York and New Jersey. That Johnson & Johnson single-dose shot, though, has proved less effective in countries where highly transmissible strains dominate, particularly in South Africa. The South Africa variant, which has additional mutations on top of the ones identified in the more contagious U.K. strain, has raised concerns about the efficacy of current vaccines against it. To address the issue, Moderna is working on a booster shot. Neither the South African variant nor the highly transmissible Brazilian strain has been identified locally yet. The CDC confirmed the first U.S. cases of those strains only in the last week. It believes community spread of those strains, which emerged in their respective countries months ago, has already happened. More than 600 cases of the three main variants of concern have been detected in 33 states so far in the US. The vast majority of those cases are the U.K. strain, according to the CDC. The CDC has warned that the U.K. variant could become the predominant strain in the U.S. by March, which could potentially lead to a spike in cases in the spring. Existing vaccines are expected to work on the new strains to varying degrees, at least, but further study is needed.

Source: Governor’s Office Presser, CDC

Filed Under: Analiza Tagged With: NY State, to Expand, Vaccine Eligibility

NDËRROI JETË NË BOSTON LIRI (LILI) GJINISHI(KRAJA)

February 6, 2021 by dgreca

Me dhimbje njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA dhe në atdhe se të Premten me 5 shkurt 2021, ndërroi jetë në moshën 70 vjecare në Boston, Massachusetts, Liri(Lili) Gjinush(Kraja).

Familja ka njoftuar komunitetin se pret ngushëllime të Martën me datë 9 Shkurt 2021, në orën 4-7 pasdite në Shtëpinë Mortore -Buonfiglio Funeral Home.

Ceremonia e varrimit, bëhet ditën e Mërkurë me 10 Shkurt 2021në orën 10.00 paradite në varrezat që ndodhen në Winthrop, Boston MA. Për shkak të koronavirusit ceremonia do të jetë private.

Liri (Kraja) Gjinishi u lind me 23 gusht 1950. Bashkë me familjen emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendosën në Winthrop, Massachusetts.

      Lili la në pikëllim bashkëshortin Sami Gjinishi,fëmijët; Edlirin, Eltona (Gjinishi) Musaku, dhe Anisa Gjinishi, la nipërit dhe mbesën e saj të dashur Uajda Musaku, Brandon Musaku, Erin Gjinishi; si dhe vëllezërit e saj të dashur me familjet e tyre Skënder dhe Përparim Kraja dhe motrën Natasha Sinani me familje.

Lajmi ka pikëllërua jo vetëm familjen por të gjithë komunitetin, vecanërisht komunitetin lushnjar. Lili ishte një zonjë fisnike e dashur dhe shumë e sjellshme. 

U përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, bashkëshortit Sami Gjinishi, vajzave dhe djalit, nipërve e mbesës. Ngushëllime u përcjellim edhe vëllezërve Skënder e Petrit Kraja, motrës Natasha Sinani me familjet e tyre.

Pushoftë në Paqë shpirti i Lilit!(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Liri(Lili) Gjinishi(Kraja), nderroi jete

Sfidat e kohabitacionit,test për demokracinë pluraliste

February 5, 2021 by dgreca

Pas tridhjetë viteve të pushtetit nga një parti, në Mal të Zi, në sajë të zgjedhjeve parlamentare(30 gusht 2020), në praktikë na u paraqitet dukuria e kohabitacionit e panjohur deri më tash, që paraqet test për demokracinë pluraliste në këtë mjedis, sepse presidenti i shtetit nuk është nga shumica parlamentare e cila udhëheq me qeverinë, duke qenë  çështje interesante  për një qeverisje të qendrueshme, pa turbulenca politike, por në favor të qytetarëve dhe të demokracisë pluraliste

Shkruan: Nail  Draga/

Nga miratimi i pluralizmit, në Mal të Zi një parti politike (DPS) për tridhjetë vite ka udhëhequr pushtetin, ku përveç me qeverinë kanë udhëhequr  edhe institucionin e presidentit, nga del se kemi pasur perseri  monizëm, ndonëse me kostumin  pluralist. Ndërsa pas zgjedhjeve parlamentare  (30 gusht 2020), me rastin e ndryshimit të pushtetit, ne këtë mjedis kemi të bëjmë me procesin e kohabitacionit, nga del se kemi të bëjmë subjekte të ndryshme politike dhe ideologjike, që duhet të bashkëqeverisin dukuri e panjohur deri më tash në këtë mjedis.

Kemi të bëjmë pikërisht me moment të ri, ku presidenti nuk do të ketë mundësi të kontrollojë qeverinë,  sepse nuk janë nga taborret e njëjta politike, nga del se do të kemi obstruksione dhe tensione në mes tyre. Dukuria e kohabitacionit nuk është e panjohur në vendet demokratike, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autokratike, ku si të tilla në shumë aspekte janë edhe në pluralizëm. Nëse për shumë vende kjo dukuri është risi, nga vendet e regjionit shëmbull mund të shërbëjë Kroacia, ku kohabitacioni ka ndodhur shumë herë.

Presidenti në pozitë të dyfishtë

Në Mal të Zi, kryetari i partisë njëkohësisht është edhe kryetari i shtetit, nga del se kemi personin me pozitë të dyfishtë, që na kujton kohën e monizmit. Në rastin konkret ka qenë e udhës që  kryetari i partisë në momentin e zgjedhjes në pozitën e kryetarit të shtetit,  të lëshojë postin e partisë, sepse në sajë të pozitës së dyfishtë  iriton qytetarët nga del se kemi kryetarin partiak, e jo të gjithë qytetarëve. Madje, qytetarët të cilët nuk e kanë votuar kanë të drejtë të deklarohen se kemi të bëjmë me kryetarin e partisë që e ka kandiduar,  e jo i qytetarëve të vendit.

Kujtojmë me këtë rast  si shëmbull pozitiv Kroacinë ku presidenti  nuk mund të mbulojë të dyja pozitat, sepse duhet të veprojë si mbipartiak, duke qenë figurë unifikuese e të gjithë qytetarëve, andaj terhiqet nga pozita partiake.

Risi në skenën politike

Pasi në zgjedhjet e regullta parlamentare të 30 gushtit 2020, ish shumica parlamentare i humbi zgjedhjet presidenti i Malit të Zi M.Gjukanoviqi, duhet të pajtohet me realittein se  i ka humbur zgjedhjet dhe nuk e ka shumicën në parlament, andaj t’i përshtatet rrethanave shoqërore.

Në Mal të Zi  një muaj pas formimit të Qeverisë se re, kohabitacioni filloi të luhatet me rastin e refuzimit të presidentit të vendit për të nënshkruar një mori ligjesh të cilat i ka miratuar Kuvendi, pa opozitën, tre ditë para Vitit të Ri, ku me i rëndësishmi është ndryshimi i ligjit të lirive fetare.

Po ashtu presidenti ka refuzuar të nënshkruaj dekretin për tërheqien e shtatë ambasadorëve dhe nga Ministria e punëve të jashtme, duke  kërkuar sqarim në konstatimin e se ata kanë punuar kundër interesit të shtetit.  Po ashtu Gjukanoviqi nuk ka mbeshtetur as ndërrimet në gjeneralshtabin e Armatës së Malit të Zi.

Kemi të bëjmë me rastët e para të mospërputhjeve të pikëpamjeve të funksionimit të institucionëve të qeverisë, ku dukuria e kohabitacionit është ma së e domosdoshme.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me një situatë të re në Mal të Zi e panjohur deri më tash, sepse si kryetari i shtetit por dhe kryeministri kanë qenë nga e njëjta  parti,  ndërsa  në rrethana të reja të kohabitacionit, kemi të bëjmë me një praktikë të re, që duhet të jetë shkollë për demokracinë parlamentare, tash dhe në të ardhmën.

Pikërisht, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me kohabitacionin si dukuri të re në skenën politike në Mal të Zi, ditë më parë janë mbajtur takime nga kryeministri dhe zyrtarë të lartë qeveritarë me presidentin e vendit z.Gjukanoviq, për të gjetur një modus vivendi, për të tejkaluar situatat e diskutueshme. Nga ai takim(presidenti-kryeministri-kryetari i parlamentit) opinioni është informuar se janë shqyrtuar çështje të cilat janë në favor të funksionimit të shtetit, institucioneve dhe zhvillimit të tyre, pa të cilin nuk ka përparim demokratik dhe ekonomik të vendit. Po ashtu është treguar gadishmëri se kemi të bëjmë me interesin e përbashkët kombëtar duke avancuar përgjegjësinë e përbashkët për nevojën e zhvillimit të metutjeshëm të Malit të Zi si shoqëri evropiane, standardit cilësor jetësor dhe lirinë e individit.

Ndërsa  ditë më pas nga ai takim presidenti Gjukanoviq, ka reflektuar duke nënshkruar ligjet e refuzuara, sepse ata janë votuar përseri në parlament me 20  janar,  nga del se një veprim të tillë e ka realizuar duke respektuar kushtetutën, sepse në të kundërtën ka rrezikuar që shumica parlamentare të inicojë procedurën  e shkarkimit të tij.

Presidenti me ingerenca të kufizuara

Andaj, mbetet të shohim në muajt në vazhdim se si do të jenë raportët Qeveri-Presidenti, a do të ketë mospajtime, tensione, obstruksione e fërkime politike si  rezultat i pa përvojës në rrethana të reja politike e shoqërore.

Përfundimisht presidenti duhet ta kuptoj pozitën e tij, se ka ingerenca të kufizuara, andaj si i tillë   nuk mund të jetë qeveri e dytë, e jo si më parë  qe ka pasur kontrollë absolute mbi qeverinë si dhe në terë Malin e Zi. Pikërisht në sajë të rrethanave  të reja  ai  duhet të eliminojë iluzionet e tilla autokratike, por duhet të jetë garant i kushtetutës, interesave të qytetarëve   në favor të demokracisë parlamentare.

Kohabitacioni lokal në Ulqin

Në lidhje me këtë çështje në  nivelin lokal duhet cekur se kohabitacioni  ka ndodhur në Ulqin, me rastin e zgjedhjeve lokale të mbajtura me 10 shtator 2006. Kemi të bëjmë me rastin e parë dhe të fundit, sepse kryetari i komunës është zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe  nuk ishte i shumicës parlamentare lokale.

Në sajë të raportëve shoqërore dhe politike në një situate të tillë shumica parlamentare, (Forca, LDMZ, PPD dhe BDSH) ka rrezikuar pozitën e kryetarit e ate pikërisht kur ka qenë në pyetje miratimi i buxhetit të komunës për vitin 2007. Ishte ky një kompromis i realizuar në momentin e fundit, por edhe paralajmërim se kjo gjendje nuk kishte perspektivë, sepse në mungesë të mbeshtetjës nga ana e shumicës në parlamentin lokal, në të ardhmën rrezikohej pozita e kryetarit, në sajë të mos funksionimit të kohabitacionit.

Pikërisht, duke parë situatën si mjaft turbulente dhe me pasoja në të ardhmën, opozita lokale (DPS-UDSH) arriti  të dekompozojnë skenën politike duke ia rrembyer shumicës parlamentare lokale tre këshilltarë nga PPD(maj 2007) duke i joshur me pozita udhëheqëse, duke u bërë shumicë parlamentare  deri në vitin 2010. Ishte ky rasti i parë dhe i fundit, sepse më pas u ndryshu ligji për qeverisje lokale,  duke rikthyer zgjedhjen e kryetarit, si më parë përmes votës së këshilltarëve nga  zgjedhjet lokale.

(Shkurt  2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Demokraci, Nail Draga, sfida, test

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 206
  • 207
  • 208
  • 209
  • 210
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT