• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

McCain në Bosnje: I shqetësuar për influencën ruse. Nesër në Kosovë

April 12, 2017 by dgreca

 

US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)
US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit e cila dha fund luftës në Bosnje më 1995.

“Jam i shqetësuar për situatën këtu, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Mesazhi im është në emër të presidentit dhe të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Ne mbështesim Bosnje dhe Hercegovinën. Duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha”

Të njëjtin shqetësim ish kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shprehu edhe në Serbi, gjatë takimit me kryeministrin Vuçiç, edhe pse Serbia njihet si një nga aleatet më të afërta të Rusisë. Ai kërkoi që zgjidhja e problemeve ballkanike të bëhet përmes afrimit mes palëve.

Të enjten, pra nesër, Mccain ndalon në Kosovë, në një vizitë e cila parashikon edhe një fjalim në parlament në orën 14.30 minuta.

Senatori amerikan ka shmangur Maqedoninë nga turi i tij ballkanik dhe shkak mendohet se është injorimi që i bën politika thirrjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. Ndërkohë të premten Kryetari i komisionit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura, Xhon Mccein viziton Shqipërinë.

Burime të Ora News bëjnë të situr se Mccein do të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen ne një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të Opozitës. Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri Xhon Mccein tu drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

/Oranews.tv/

Filed Under: Politike Tagged With: Bosnie, John McCain:, ndwkimi rus

Gjithë pushteti sovjetëve…Rama ka futë në krizë shumicën

April 12, 2017 by dgreca

q Ben LlallaNga Arben Llalla/

Me këtë parrullë erdhën në pushtet komunistët pas Revolucionit të Tetorit në Rusi. Kjo qasje ndaj pushtetit u zhvillua më vonë në të gjitha diktaturat kuqe të Lindjes, ndërsa u kthye në karakteristikë e regjimeve autoritare pas rënies së Murit të Berlinit.

Në Shqipëri në këtë çerek shekulli qeveritë kanë rënë, kur kanë menduar se kanë qenë në kulmin e fuqisë së përqendrimit të pushtetit në duart e tyre. Kjo bëri vaki me Sali Berishën pas zgjedhjeve të majit të vitit 1996, me Fatos Nanon në vitin 2005 dhe me po ndodh sërish me Edi Ramën.

Ngjarja e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë rrëfeu ditës për diell se Edi Rama dhe partia që ai udhëheq nuk dëshiron, jo vetëm të ndajë pushtet me askënd, por kërkon të kontrollojë në mënyrë absolute ushtrimin e pushtetit. Pjesëmarrja në Komisionin Ad hoctë vetting-ut të shumicës u vendos në një marrëveshje paraprake, ku secila parti parlamentare të kishte nga një anëtar. Kjo është arsyeja pse PDIU dorëzoi sipas të gjitha rregullave dhe ftesës së kryetarit të Kuvendit kandidaturën e Shpëtim Idrizit, LSI atë të Luan Ramës, kurse PS duhet të dorëzonte veç një emër. Arroganca e pushtetit kësaj here u shpalos në formë ndëshkimi. Përpjekjet e PDIU-së për të zgjidhur krizën politike kanë nervozuar së tepërmi kryetarin e qeverisë, i cili vendos përjashtimin e Shpëtim Idrizit duke depozituar pabesisht dy emra. Edi Rama në këtë rast ka futur me ndërgjegje në krizë shumicën që vetë udhëheq, ndërsa po synon që të emërojë opozitën për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai dhe shumë zëdhënës të tij kanë më shumë se një muaj që kërkojnë nga PDIU të luajë opozitën në farsën që po gatuan, ku përjashton Partinë Demokratike. Me këtë teatër ai dëshiron të shkojë në zgjedhje, nga të cilat kërkon të marrë pushtetin me një shumicë dërrmuese të votave, ndërsa për opozitë synon të emërojë partnerë të koalicionit të sotëm. Emërimi në opozitë i Ben Blushit, Gjergj Bojaxhiut e së fundmi i Bamir Topit nuk është i mjaftueshëm për ta bërë farsën të besueshme, ndaj gjithë lëvizjet e fundit të Edi Ramës të çojnë në këtë sjellje çmendurake ndaj PDIU-së. Një fantazi dhe projekt të këtillë politik me siguri do ia kishte për zili edhe Manduro i Venezuelës.

PDIU është përfshirë në kolicionin qeverisës me ftesë të dy drejtuesëve të saj Edi Rama dhe Ilir Meta. Ajo mori pjesë në aleancë për reformën administrative dhe më pas për reformën në drejtësi. Është e vetmja forcë politike që nuk e kushtëzoi votën e saj për këtë reformë për asnjë përfitim politik apo kushte. Votë e pastër pro reformës. Duket kjo sjellje e ndershme nuk shihet me sy të mirë në ambjentin e molepsur të politikës shqiptare. PDIU ka një marrëveshje politike, të cilën e respekton, edhe pse ajo është zbatuar vetëm 1 për qind. Është pikërisht kjo marrëveshje që nuk mund ta çojë një forcë politike sa në një krah në tjetrin, veç në rastin kur partitë janë fuga të shefit të shumicës. Por, një forcë politike që respekton sovranitetin e saj në skenën politike qëndron në qeveri apo opozitë, kur e vendosin forumet e saj, jo kur dëshiron humori makiavelist i kreut të qeverisë, qoftë ky Edi Rama.

Dje, u vendos një marrëdhënie e re brenda shumicës në pushtet; hakmarrja. Dje, u ndëshkua ai që nuk dëshiron të rreshtohet, por që është në këtë skenë për të prodhuar politikë, zgjidhje, paqe sociale. Po kështu dje, u mësua që Partia Socialiste kërkon të kontrollojë dhe manipulojë reformën në drejtësi duke shtuar artificialisht anëtarët në Komisionin Ad hoc të vetting-ut, i cili kalon në sitë kandidaturat për drejtuesit e ardhshëm të sistemit të ri të drejtësisë, prandaj Lenini lëshoi dikur parrullën: “Gjithë pushteti sovjetëve!”.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, geite pushtet, Rama krise

Rudy W. Giuliani: Defending an Iranian Sanctions Evader

April 12, 2017 by dgreca

By David L. Phillips/

Rudy W. Giuliani was recently hired to join the legal team of Reza Zarrab, the dual Turkish-Iranian national facing money laundering charges for violating US sanctions on Iran. Giuliani will not defend Zarrab in court. Rather, he was retained to explore a potential dispensation to the criminal charges. Going over the head of prosecutors undermines the administration of justice. Giuliani also undermined US interests by defending an Iran sanctions evader who smuggled gold to help Iran pay for its nuclear program.

A curious confluence of stakeholders is engaged in the Zarrab case.

Notably, Turkey’s President Tayyip Erdogan has taken a special interest. Erdogan raised the case with Vice President Joe Biden when they met at the UN last September. A top Turkish official also met then-Attorney General Loretta Lynch in late 2016 to seek Zarrab’s release from US custody.

Efforts to petition the US government are ongoing. Giuliani and former Attorney General Michael B. Mukasey recently travelled to Turkey where they met Erdogan to discuss getting the charges dropped. They informed US Attorney General Jeff Sessions of their Ankara trip beforehand.

Colluding with Erdogan reflects poorly on Giuliani.

Erdogan is trying to jam through a constitutional referendum on April 16, replacing Turkey’s parliamentary system with an executive presidency that would give Erdogan near dictatorial powers.

Erdogan has become an outlier in Europe. When German and Dutch officials refused to allow Turkish ministers to campaign in their countries, Erdogan accused German Chancellor Angela Merkel of “Nazi measures” and called the Dutch government “Nazi remnants and fascists.”

Erdogan’s Foreign Minister Mevlut Cavusoglu warned of “holy wars” and the Interior Minister threatened to cancel the EU-Turkey deal on migrants, flooding Europe with refugees.

Erdogan has allegedly committed war crimes against the Kurds. In March, the UN High Commissioner for Human Rights released a report indicating that 2,000 people had been killed in Turkey’s Southeast where Kurds predominate.

The European Parliament (EP) voted in November to suspend negotiations with Turkey on its EU candidacy, citing violations of international humanitarian law. The EP also expressed grave concern over the arrest and dismissal of 140,000 people by Erdogan after the failed coup of July 15, 2016.

There is history of Erdogan’s ties to Zarrab. In December 2013, Zarrab was arrested in Istanbul and charged with bribing cabinet ministers. Taped conversations implicated Erdogan and his family members in the corruption scandal.

Erdogan shielded Zarrab, vouching for his character, and calling him a “philanthropist” whose work had “contributed to the country” (including a foundation run by Erdogan’s wife, Emine). The charges against Zarrab were dropped. Police and prosecutors involved in the case were dismissed.

Zarrab must have thought he was untouchable, until his arrest at Miami International Airport on March 19, 2016. The US Attorney in the Southern District charged Zarrab with money laundering, defrauding the United States, and violating the International Emergency Economic Powers Act, which regulates Iran sanctions. If convicted, Zarrab will spend many years in jail.

The US Attorney is investigating other persons of interest. When Iran was denied access to the SWIFT international money transfer system as a result of US sanctions, the Iranian government developed a strategy for by-passing SWIFT using Turkey’s Halkbank. Mehmet Hakan Atilla, Halkbank’s vice president, was arrested in New York on March 27, accused of “a years-long scheme to violate American sanctions laws by helping Reza Zarrab to use U.S. financial institutions to engage in prohibited financial transactions that illegally funneled millions of dollars to Iran.”

Giuliani should never have joined Zarrab’s team. Giuliani discredited himself and his employer, the law firm of Greenberg Traurig, by agreeing to represent an Iranian sanctions evader.

The US Attorney should continue to prosecute with appropriate zeal the case of Reza Zarrab. The trial is now set for August. The trial must proceed apace.

It would be a huge miscarriage of justice if the Justice Department succumbed to political pressure. Justice may be for sale in Turkey, where politicians intervene to protect their cronies. The administration of justice is not subject to political influence in the United States.

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert at the US Department of State under Presidents Clinton, Bush, and Obama. His recent book is titled An Uncertain Ally: Turkey Under Erdogan’s Dictatorship.

Click here to access the article at Huffington Post.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L.Philips/Rudy W. Giuliani:, Defending an Iranian, Sanctions Evader

At GJERGJ FISHTA& DOM NDRE MJEDA: GJUHA SHQYPE

April 12, 2017 by dgreca

Nga At Gjergj FISHTA O.F.M/1-gjergj-fishta-276x300-250x272GJUHA  SHQYPE / 

Kjo kangë, nji nder ma të bukrat poezi lirike të At Fishtës, kje botue në rasen e pesëdhjetëvjetorit të themelimit të shkollës françeskane (1911), e kje vu si parathanje melodramit “Shqyptari i Qytetnuem”. Kundra asaj propagande së huej e rrymave shkollore, qi poshtnonte Gjuhen Shqipe si nji gjuhë e mangët, të padhenun e barbare. Fishta këndon bukurinë, fuqinë e saj, tue shque sidomos nder të rij dashtninë per té.

Asht pa ndryshime nga botimi i parë në vitin 1911 prej vetë Autorit.                                                                                                

  1. Porsi kanga e zogut t’ verës,

Qi vallzon n’ blerim të Prillit;

Porsi i ambli flladi i erës,

Qi lmon gjit’ e drandofillit:

Porsi vala e bregut t’ detit,

Porsi gjama e rrfés zgjetare,

Porsi ushtima e njij termetit,

Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.

  1. Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë,

Porsi gjumi m’ nji kerthi,

Porsi drita plot uzdajë,

Porsi gazi i pa mashtri;

Edhe ndihet tue kumbue,

Porsi fleta e Kerubinit,

Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue

N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit.

  1. Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

Qi ketë gjuhë të Perendis,

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’ i a len ai fmis;

Edhe atij iu thaftë, po, goja,

Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;

Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,

Flet e t’ veten len mbas dore.

  1. Në gjuhë shqype nanat t’ona

Shi prej djepit na kanë thanun,

Se asht nji Zot, qi do t’a dona:

Njatë, qi jeten na ka dhanun;

Edhe shqyp na thanë se Zoti

Per Shqyptarë Shqypnin e fali,

Se sa t’ enden stina e moti,

Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali.

  1. Shqyp na vetë, po pik’ ma para,

N’ agim t’ jetës kur kemi shkue

Tue ndjekë flutra neper ara,

Shqyp ma s’ pari kemi kndue:

Kemi kndue, po armët besnike,

Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqyptarvet,

Kah kanë dekë per besë jetike,

Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet.

  1. Në ketë gjuhë edhe njai Leka,

Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni,

Qi kah bijtè ai, shkelte deka,

Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni;

Në ketë gjuhë edhe Kastriota

U pat folë njatyne ushtrive,

Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota,

Kanë me kenë ndera e trimnive.

  1. Pra, Shqyptarë, çdo fés qi t’ jini,

Gegë e Toskë, malci e qyteta,

Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini,

Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta,

Por per té gjithmonë punoni;

Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej,

Fisi i juej, vendi e zakoni

Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej.

  1. N’per gjuhë shqype bota mbarë

Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini,

Ka me u njohtë ju per Shqyptarë:

Trima n’ za sikurse jini.

Prandej, pra, n’ e doni fisin,

Mali, bregu edhe Malcija

Prej njaj goje sot t’ brohrisin: 

Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqypnija!

1-MjedaNga Don Ndre MJEDJA:

GJUHA  SHQYPE 

            Autori këte vjerrshë ia kushtoi albanologut Gustav Meyer-it (1850 – 1900).

Vjerrsha asht shkrue në Krakov, në Poloni, në Dhjetor 1892. Edhe kjo asht pa ndryshime.

 

Përmbi za qi lshon bylbyli,
Gjuha shqype m’ shungullon,
Përmbi erë qi nep zymyli,
Pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’ tjerë, nder dhena tjera,
Ku e shkoj jetën tash sa mot,
Veç për ty m’rreh zemra e mjera,
E prej mallit derdhi lot.

Njikto gjuhë qi jam tue ndie,
Janë të bukra me themel,
Por prap këjo, si diell pa hije,
Për mue t’ tanave iu del.

Edhe zogu kerkon lisin

Mbi shpi t’ artë ku rri me mbret;

E shtegtari dishron fisin

Permbi vend qi s’asht i vet.

 

O Shqypni e mjerë Shqypnija,

Plot me burra e trima plot

Ti ‘j dit’  ishe;  por lumnija

Që ke pasun nuk a sot.

 

Nen njat tokë qi ta shklet kamba

Zan’ e t’ moçmeve veshtro:

Per bij t’ tashem, porsi e ama

E  t’ koritunve, gjimo.  

Nam e za, qi kishe, t’ treti,

E veç turpi e marrja t’ mëloj;

Per lumni veç kore t’ mbeti

Qysh se fara e mirë mbaroj.

Por gazmo nder gjith’ kto t’ vshtira

Perse ende s’ sharrove krejt;

Diçka t’ mbet nder ato t’ mira

Mbas dy mij’ e ma shum vjet.

T’ ka mbet’ gjuha qi po ndihet

N’ fush’ e n’ mal që ti zotnon;

Gjith’ ku hija e jote shtrihet,

Ku Shqyptari zan’ e lëshon.

 

Prej Tivarit e n’ Preveze

Nji a gjuha e kombi nji,

Ku lëshon dielli njato rreze

Qi veç toka e jote i di.

 

Ku n’ breg t’ Cemit rritet trimi

Me zbardhë, Shqype, zanin tand,

E ku i Drinit a burimi

Qi shperndahet kand e kand.

 

Geg’ e Toskë, Malci, jallia,
Jan’ nji komb, m’u da s’duron,
Fund e maje nji â Shqypnija,
E nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime,
Nder kta vllazën shoq me shoq:
Kush e dan me flak’ e shkrime
Çka natyra vetë përpoq.

 

Por me gjuhë kaq t’ moçme e mjera

Si ‘i bij kje që pa prind mbet;

Per t’ huej t’ mbajshin dhenat tjera,

S’ t’ kishte kush per motrë t’ vet.

 

Kur nji burrë u çue n’ Austri

E me sy gjithkund t’ kerkoj:

Gustav Meyer-i asht emni i tij,

Emni i burrit qi t’ madhnoj.

 

Porsi dielli tui flakue

Shperndan terrin qi na mbëlon,

Njashtu Meyer-i tue kerkue

Ka ke dalë po ta difton.

 

T’ difton motrat, t’ difton fisin

Neper shekuj fluturim,

T’ çon njatje ku luftnat krisin,

Ku a kap’ Roma e Iliri shqim.

 

Njikto t’ thot’ (e ti s’ e dishe)

Janë t’ bijt t’ tu qi pate mot;

Këta janë burrat qi ‘j ditë kishe,

Emnit tand me i dalun zot.

 

Nen qytet qi ma vonë çili

Kombi i yt luftar ma pak,

Ku ish mbret at – botë Bardili,

Shum anmiku derdhi gjak.

 

E njat tokë qi je tue gëzue

E ke xanë tesh sa mij’ vjet.

Shqyptarija qi mbet mbëlue

Sot nen dhe, edhe shqyp flet.

 

Flet me rrasa, flet me sende

Ku lumnin e vet e shkroj;

Por kerkush s’i di këto vende,

E harrimi t’ tana i mbëloj.

 

Por gjithnji nen kambë po ndihen

Burrat t’u qi toka i mbëlon.

E nen dhe kocijt perzihen

Si ‘j arë grun’ kur era lëshon.

 

Don’ m’u çue e gjith’ per s’ mbarit

Me u pri nipave mb’ nji cak:

Don’ me t’ ba si ke kenë s’ parit

T’ nderës me kapë t’ lumnueshmin prak.

                                            =============================

Shenim nga Fritz RADOVANI: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, Qi ket gjuhë të Perendis, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s’ i a len ai fmis; Edhe atij iu thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; … Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime, Nder kta vllazën shoq me shoq: Kush e danë me flak’ e shkrime… Dit’ e natë me grushta kresë, “profesora e akademikë”, të gjithë sa jeni… Me kongrese e faqe të zezë…

  Melbourne, Prill 2017.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: At Gjergj Fishta, Dom Ndre mJeda, gjuha shqipe

Njeriu i Beogradit akuzon opozitën për “lidhje me Moskën”!

April 11, 2017 by dgreca

Nga Enver Bytyçi /Zoti Rama sot paska thënë se ata që nuk duan votime më 18 qershor janë gati të bashkohen me Rusinë. Nëse ai nuk ka probleme mendore, atëherë duhet të besojmë se vetë Rama po sillet si ai hajduti , i cili pasi kishte vjedhur thërriste me të madhe në rrugë “Kapeni, kapeni hajdutin”. E lidh këtë krahasim me faktin se para pak më shumë se gjashtë muajve kryeministri i vendit tim u shpreh publikisht i gatshëm të vizitonte Moskën me delirin e shënimit të një risie në historinë politike të Shqipërisë. Vizita e tij në Beograd u pompua me një propagandë të një hapi “historik”, sepse për herë të parë pas 68 vitesh po vizitonte Beogradin një kryeministër shqiptar. Zoti Rama ishte në pritje të pompozitetit të dytë, kur do të thuhej se “për herë të parë pas 56 vitesh një kryeministër i Shqipërisë po vizitonte Kremlinin”. Por kjo nuk ndodhi. Dhe e din ipse? Vladimir Putin nuk ia dha shansin kryeministrit tonë të vetëmburrej për “kthesën e madhe në marrëdhëniet politike midis Moskës dhe Tiranës”. Ai i kërkoi zotit Rama që gjatë vizitës në Moskë ky të ulej në tavolinën ovale e të nënshkruante disa marrëveshje bashkëpunimi midis të dy vendeve. Putin nuk u mjaftua si Aleksandër Vuçiç me një vizitë premtimesh e marrëveshjesh verbale, të cilat presidenti i tashëm i Serbisë ka filluar t’i bëjë publike, siç bëri në Sarajevë muajin e kaluar. Zoti Rama refuzoi të nënshkruajë marrëveshjet që ia kërkoi zoti Putin, sepse ato marrëveshje binin ndesh me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Dhe bëri mirë. Por ama verbalisht ishte i gatshëm t’i premtonte Vladimir Putin për një qëndrim permanent të tij pro politikave ruse në Ballkan. Nga ana tjetër ai pati frikë të hedhë një hap të tillë. Kur kryeministri ynë mori përgjigjen negative të një vizite në Rusi, ngarkoi mikun e tij Vuçiç, që t’i lutej presidentit rus për ta mundësuar këtë vizitë sa më shpejt të ishte e mundur, por jo në kohë fushate elektorale, sepse këtë do ta shfrytëzonte opozita në favor të saj. Tani i është vështirësuar shumë mundësia për këtë vizitë, e kështu nuk do t’i plotësohet ëndërra që të pasojë i pari pas diktatorit Hoxha për të qenë në krye të një delegacioni qeveritar shqiptar në Moskë. Por në fakt dy ministra të tij ai i dërgoi vitin e kaluar në Moskë dhe Petërburg. Edhe kjo ndodhi për herë të parë pas gati 60 vitesh. Vështirësia e dytë për këtë vizitë ka të bëjë edhe me faktin se Donald Trump u shfaq i vendosur në ndëshkimin e Bashar Al Assad të Sirisë. Zoti Rama kishte besuar në propagandën serbe për “miqësinë e zotit Trump me zotin Putin” dhe besoi para pak muajsh se vizita e tij në Moskë do të pëlqehej në Uashingtonin e administratës Trump. Rasti i Sirisë e bindi se nuk është kjo e vërteta. Tani ky që përdor Beogradin për t’u lidhur me Moskën, ky që vdes për pak protagionizëm në dëm të interesave strategjike të Shqipërisë, ky kryeministri ynë që trupin e ka në Shqipëri dhe kokën në Serbi bën dy mashtrime të mëdha: E para, flet si dashnor i madh i Europës, por në fakt është dashnor i përjetshëm i pjese europiane që vdes për marrëdhënie të mira me Rusinë. Nuk duhen argumente të tjerë për këtë veç medaljes më të lartë që iu dha në Francë si Kalorës i Legjionit të Nderit, kur një nga emblemat e luftës çlirimtare të Kosovës, zoti Haradinaj, mbahet peng politik në këtë vend. E dyta, akuzon opozitën shqiptare për “lidhje me Rusinë”, dhe e bën këtë për të mbuluar pikërisht dashurinë e tij për këtë vend dhe presidentin e saj, Vladimitr Putin, sepse as vetë Putin, as këshilltari i proserb i Ramës, Baton Haxhiu, nuk besojnë në formula si kjo. Ndoshta është rasti i vetëm kur nuk mund të bëhet ndonjë paralelizëm midis zotit Rama dhe zotit Basha se kush prej tyre është më shumë osë më pak prorus. Zoti Basha i përket në çdo pikëpamje vokacionit perendimor. Ai ishte një ndër aktorët kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe i procesit të liberalizimit të vizave me Europën e Perendimit dhe jo me Europën e Lindjes. Prandaj deklaratat e tij e sotme për akuza të tilla i ngjanjnë propagandës tipike të diktaturës komuniste, madje të kohës së vitit 1949 e 1961.

Filed Under: Politike Tagged With: “lidhje me Moskën”!, Enver Bytyci, Njeriu i Beogradit akuzon opozitën për

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2078
  • 2079
  • 2080
  • 2081
  • 2082
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT