• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANGELA MERKEL : E MBIVLERËSUAR GJATË, SOT NË RËNIE

July 3, 2021 by dgreca

EP plenary session – Debate with German Chancellor Angela MERKEL, on the Future of Europe

Nga WOLFGANG MÜNCHAU-Perktheu: EUGJEN MERLIKA/

Angela Merkel është një kafshë politike e një kalibri tepër të lartë, por nuk ka qënë kurrë një aktor strategjik, veçse në rrethin e pozitës së saj. Për këtë arsye aq më absurde duket  njohja e udhëheqësisë së botës perëndimore që i është veshur javën e shkuar. Angela Merkel nuk u zbulua as në lartësinë e udhëheqëses së Bashkimit evropian, kur dështoi mjerisht në përpjekjen për të bindur të tjerët kryetarë shtetesh për të rifilluar nismat diplomatike të nivelit të lartë me Vladimir Putinin. 

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron nuk e fshehën zemërimin e tyre përpara Biden-it, që i ka kapërcyer në rifillimin e bashkëbisedimit me Putinin. Si djemka në parkun e lodrave, nuk donin të mbeteshin mënjanë. Nuk menduan as për një çast se çfarë ndikimi do të kishte ky veprim mbi shtetet e Balltikut, në veçanti.

Toomas Hendrik Ilves, ish president i Estonisë, e ka paditur Angela Merkelin se i trajtonte bashkëqytetarët e tij si “popujt e ulët të vendeve të lindjes”. Gustav Gressel, i Këshillit evropian për politikën e jashtëme, shkruan se Angela Merkel, në vetëm 24 orë, arriti të fshijë të gjithë trashëgminë e saj politike. Simbas mendimit tim vetiak, është shumë më keq. Ajo që ndodhi ka ndihmuar për të zbuluar të metat e një politikaneje jo strategjike. Nuk bëhet fjalë megjithatë për një prishje me të kaluarën, vetëm se në këtë rast dukuria është bërë e njohur nga më të shumtit.

Vështirësitë në të cilat përpëlitet politika e jashtëme gjermane e këtyre ditëve janë pasoja të drejtpërdrejta të vendimeve të marra nga Angela Merkel shumë kohë më parë. Në 2011, kundërveproi ndaj aksidentit bërthamor të Fukushimës duke i hequr spinën energjisë bërthamore gjermane. Ai vendim fatal përfundoi rrënues në shumë vështrime. Gjermania përfundoi në vartësi mbizotëruese nga gazi e nafta ruse dhe nga Nord Stream 2. Kjo gjë, nga ana tjetër, në shtetet e Balltikut, në Poloni e n’Ukrainë, ka lindur ndiesinë se janë tradhëtuar. Duke vazhduar në këtë drejtim, Angela Merkel arriti të plasaritë edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të cilave i u gjet një shërim vetëm në ditët e fundit. 

Në kohën e krizës financiare të përgjithëshme, më 2008, Angela Merkel ka këmbëngulur që secili antar i Bashkimit evropian duhej të merrej vetëm me bankat e tij. Më 2012 është shprehur krejtësisht kundër eurobondëve. Atë vit, euro qe në prag të fundosjes së tij, sikur mos t’ishte ndërhyrja e Mario Draghit. Me shpërthimin e pandemisë, ajo qe e shtrënguar të pranonte Recovery fund – një ndërhyrje që jashtë kufijve gjermanë shpesh gabimisht ndërpretohet si hapi i parë drejt bashkimit tatimor.

Personalisht, nuk kam shumë simpati për Gerhard Schröder, para-ardhësin e saj, dhe as për bllokun e tij të reformave, që i kisha kritikuar atëherë si të dëmshme për bashkëjetesën e zonës euro. Por duhet të pranojmë që Schröder-i ka bërë atë që e ka quajtur të drejtë. E dinte shumë mirë se ato reforma do të shkaktonin rënien e tij e kështu ndodhi.

Angela Merkel nuk ka bërë kurrë një gjë të tillë. Vendimi i saj për t’i hapur kufijtë refugjatëve nuk ka qënë një zgjedhje strategjike, por thjesht një kundërveprim i thjeshtë i rrëmbyeshëm. Nuk u këshillua as me bashkëpuntorët e koalicionit, as me shtetet e tjera antare të Bashkimit evropian. Gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të kaluara si kancelare, nuk ka kërkuar kurrë një ballafaqim strategjik as është përpjekur kurrë të gjejë shumica aty ku nuk kishte. Synimi i vetëm i Angela Merkel-it ka qënë vetëm Angela Merkel.

Ajo që do të mbetet prej saj në Bashkimin evropian do të jetë vetëdija se autonomia strategjike është kërkuar, por pa sukses. As Merkel dhe as Macron nuk kanë qënë në gjëndje të japin një drejtim strategjik. Nëse shohim në grupin e mundshëm të pasuesve të tyre, nuk shoh ndryshime në horizont. Suksesi i ardhshëm i Bashkimit do të varet kryesisht ngase Evropa do të dijë të lirohet nga iluzioni i një drejtimi franko – gjerman. Çfarëdo bashkëbisedimi mbi autonominë strategjike duhet të zerë fill nga formulimi i një strategjie, dhe jo nga se kush është ulur në kolltuk apo në divan, siç ndodh sot.

Java e shkuar u mbyll me zhgënjimin evropian për të satën herë në lidhje me idenë e një vote të shumicës në politikën e jashtëme. Po të kishim patur një votë të shumicës, shumica e 20 shteteve do të kishte fituar mbi 7 vënde, për më tepër të përmasave të vogla, që kishin ngritur problemin. Vëndet baltike do të mbten të kapur tek vetoja sepse e dijnë mirë se çfarë ndodh përndryshe.

Epoka e Angela Merkel-it ka përkuar me periudhën industriale të vonë, tashmë në perëndim. Kur të jetë përfunduar, gjindja do të bëjë mjaft pyetje të padëshirueshme që asnjëri nuk ka menduar t’i drejtojë gjatë atyre viteve: përse një vend i pasur si Gjermania nuk ka investuar masivisht në teknologjitë e reja? Përse kancelaria nguroi shumë për të hedhur themele të shëndosha për zonën euro? Përse ka hyrë në allishverishe me Putinin duke i nënështruar Vendin e saj burimeve natyrore të Rusisë? Përse ka nënëshkruar obiektivat për pakësimin e emisioneve të dëmshme nëse më vonë nuk ka treguar asnjë synim t’i sendërtojë?

Prej mjaft kohësh kam arritur në përfundimin se Angela Merkel është drejtuesja politike më e mbivlerësuar e kohëve tona. Javën e shkuar do të kenë qënë shumë që e kanë kuptuar.

“Corriere della Sera”, 29 qershor 2021    Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Angela Merkel, Eugjen Merlika, Renia

LETËRSIA SHQIPE DHE TRANZICIONI

July 3, 2021 by dgreca

Departamenti i letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon në datat 5, 8, 9 dhe 12 korrik 2021 aktivitetin: “Letërsia shqipe dhe tranzicioni. Diskurs kulturor” në bashkëpunim me Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës; Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Biblioteka “Marin Barleti”, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”. Aktiviteti ka në fokus nxitjen e një diskutimi kulturor dhe shkencor përmbi letërsinë shqipe dhe artet tjera gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri. Takimi i parë mbahet ditën e hënë, më 5 korrik, ora 11.00 në Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, në Shkodër dhe moderohet nga prof.as.dr. Valbona Karakaçi, anëtare e departamentit të letërsisë. Në këtë takim paraqesin tezat e tyre për tranzicionin në letërsi dhe në antropologji, studiuesit: Arben Prendi, përmes studimit “Fatos Kongoli” dhe Albert P.Nikolla përmes studimit “Njeriu i ri shqiptar”. Në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe studentët: Elsaida Zhejani, Deada Smajlaj, Klevisa Bardeli, Laura Kasteri në vitin e dytë të programit të studimit Bachelor në Gjuhë-Letërsi. Takimi i dytë mbahet ditën e enjte, më 8 korrik, në orën 11.00 tek Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë takim, përmes veprës eseistike të shkrimtarit Ridvan Dibra “Për romanin dhe romanet” do të diskutohen edhe disa çështje që kanë të bëjnë me letërsinë dhe pozitën e shkrimtarit në kulturën e tranzicionit. Në takimin e tretë, që mbahet ditën e premte, më 9 korrik, ora 11.00 në bibliotekën “Marin Barleti” organizohet një diskutim për rolin e botuesve dhe pozitën e tyre në periudhën e tranzicionit, sfidat dhe realitetet me të cilat përballen ata për të sjellë te publiku botime cilësore jo vetëm nga paraqitja fizike por edhe nga nveli estetik e kulturor. Pjesë e diskutimit do të jenë prof.as.dr Ag Apolloni botues i Bard Books, Prishtinë dhe Frano Kulli “Gjergji Fishta” Lezhë. Takimi i katërt mbahet ditën e hënë, më 12 korrik, ora 11.00 në bashkëpunim me Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe ka në qendër veprën studimore “arti bashkëkohor shqiptar” -kundrime estetike 1991-2011 të studiuesit Stefan Çapaliku. Përmes diskutimeve nga autori i veprës dhe moderatori i takimit, do të sillen disa analiza dhe interpretime interesante mbi teatrin, muzikën, kinemanë, pikturën dhe arkitekturën shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.(S P)

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fatos Kongoli, Letersia e Tranzicionit

Djajtë e Kuq, ëndra shuhet në Mynih, Itali Brilante…

July 3, 2021 by dgreca

Përgatiti Albano Kolonjari/

Italia rezervoi nj vend në gjysmëfinalet e Euro 2020 me një fitore madhështore 2-1 ndaj Belgjikës në një përballje të kalibrit të lartë në Mynih. “Djemtë” e  Roberto Mancini tani do të takojnë Spanjën në Wembley, të martën në mbrëmje. Italianët realizuan  fitore 13-të radhazi.  Gjithashtu ata janë të pamposhtur në 32 ndeshje. Italianët shënuan në fillim të ndeshjes, po goli u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Azurrët gjatë gjysëm  ores së parë rrëmbyen mesfushën dhe iniciativa e tyre u shpërblye me golin e bukur të realizuar nga Nicolo Barella. 0-1 për Italinë.  Italia dyfishoi epërsinë e saj në 44 minutë kur Lorenzo Insigne dërgoi një goditje mjaft të mrekullueshme, dhe sfera e rrumbullakët ishte e pa arritshme nga portieri Thibaut Courtois. 

Belgjika dukej se ishte në “vdekje klinike”, por iu dha një litar shpëtimi në fundin e pjesën e pjesës së parë, kur Giovanni Di Lorenzo bëri faull ndaj Jeremy Doku. Gjyqtari jep penallti.  Romelu Lukaku realizoi dhe shënoi golin e tij të katërt në turne. 1-2

Kevin de Bruyne, i cili kishte qenë një dyshim për shkak të një  dëmtimi para ndeshjes, u përpoq të frymëzonte skuadrën së bashku me Doku që luajti shkëlqyeshëm, por Djajtë e Kuq nuk mundën të zhbllokonin italianët. 

 Kjo ishte humbjen e tyre të dytë në 28 ndeshjet e fundit.

Brezi i artë i Roberto Martinez tani do të duhet të kthehen në shtëpi.  Ndërsa italianët vazhdojnë të bëjnë përshtypje me paraqitjen e tyre mreselenese.  

Ylli i Ndeshjes: Lorenzo Insigne (Itali)

“Ai shënoi golin vendimtar, luajti me pasime brilante dhe tregoi inteligjencë dhe teknikë të nivelit të lartë.”

Willi Ruttensteiner, Vëzhgues Teknik i UEFA-s.

Alyssa Saliou, reporteri i  Belgjikës

Belgjika tregoi karakter dhe forcë, por Italia provoi se puna e palodhur në ekip mund të bëjnë që cilësinë individuale të mos duken në fushën e lojës. Djajtë e Kuq mund të jenë krenarë për mënyrën se si kanë luajtur në këtë turne. Aventura belge përfundon këtu, por për Italinë u desh një përpjekje heroike për t’i xjerrë ata jashtë turneut.

Paolo Menicucci, reporteri i Italisë.

Ata kishin nevojë të dilnin përtej kufijve të tyre për të mposhtur një ekip si Belgjika, dhe Azzurri bëri pikërisht këtë. Ishte një performancë e shkëlqyeshme kolektive: nga portieri Donnarumma te qendërmbrojtësit veteran Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini dhe nga dirigjenti i orkestrës Jorginho te golashënuesit Barella dhe Insigne. Dhe mbi të gjitha zgjuarsia e Mancinit, për të marrë nga skuadra e tij, mbi 100% të mundësive përballë një skuadre me shumë yje. 

Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Unë nuk mendoj se kemi vuajtur shumë në çdo moment të lojës. Për të mposhtur një ekip si Belgjika, na duhej një paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë lojtaret  dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi sot.”

Lorenzo Insigne, sulmues i Italisë: “Unë mendoj se ekipi ynë luajti një lojë të jashtëzakonshme sonte. Unë gjithmonë e provoj atë goditje, në ndeshje dhe në stërvitje. Jam i lumtur që hyri brenda. Ishte një gol i shkëlqyeshëm, por e përsëris, ne të gjithë fituam së bashku sonte.

Kevin De Bruyne, mesfushor i Belgjikës: “Unë mendoj se kemi provuar gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ata shënuan një gol fantastik. Goli  i parë i italianëve u shënua pas një gabim nga ana jonë. Ata e kishin topin më shumë në zotërim dhe kjo gjë që është turp për një skuadër si e jona. Të eleminohesh është gjithmonë një zhgënjim “.

Statistikat kryesore

*-Italia ka vendosur një rekord të ri për fitoret në Kampionatin Evropian UEFA, përfshirë edhe kualifikimet.  Kjo ishte fitorja e tyre e 15-të radhazi duke i kaluar kundërshtarët e mëparshëm Belgjikën (14, 21/03/19 – 27/06/21) dhe Gjermaninë (14, 03 / 09/10 – 22/06/12).

*-Nicolò Barella shënoi golin e tij të gjashtë me Kombëtaren e Italisë. Italia ka fituar të gjashtë ndeshjet në të cilat ai ka shënuar.

*-Tre nga pesë disfatat e fundit të Belgjikës në turnet finale të EURO-s  kanë ardhur nga Italia.

*-Italia ka fituar 13 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (F36 A2) dhe është e pamposhtur në 32 ndërkombëtaret e fundit (W27 D5); disfata e tyre e fundit ishte në shtator 2018 (vs Portugalia).

*-Seria e fitoreve të Italisë për pesë ndeshje në EURO 2020 është sekuenca e tyre më e mirë e fitoreve radhazi në finale dhe është e barabartë me rekordin e vendosur nga Franca (1984), Hollanda (1988 në 1992) dhe Republika Çeke (2000 në 2004).

*-Italia ka shënuar 11 gola deri më tani në EURO 2020 – Kjo është hera e parë që ata kanë arritur shifra të dyfishta në një EURO të vetme.

*-Lukaku shënoi golin e tij të gjashtë në EURO; asnjë lojtar tjetër i Belgjikës nuk ka shënuar më shumë se dy.

*-Belgjika ka pësuar dy ose më shumë gola në nëntë ndeshje të turneut përfundimtar të EURO-s, dhe përfundoi duke humbur të gjitha ato lojëra.

*-Belgjika ka humbur vetëm dy nga 28 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (W23 D3 L2). Ata ishin të pamposhtur në 13 ndeshjet e tyre më të fundit ndërkombëtarë (W11 D2) duke shkuar në këtë lojë.

*-Italia tani ka fituar katër dhe ka barazuar një nga pesë ndeshjet e mëparshme kundër Belgjikës në turne të mëdha ndërkombëtare finale.

*-Italia ka shënuar golin e parë në secilën nga pesë ndeshjet e fundit ndërkombëtare kundër Belgjikës; 

*-Italia nuk ka pësuar më shumë se një gol në asnjë nga 35 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Rreshtimet:

Belgjikë: Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier (Chadli 69, Praet 73), Witsel, Tielemans (Mertens 69), T. Hazard; De Bruyne, Lukaku, Doku

Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola (Emerson 79); Barella, Jorginho, Verratti (Cristante 74); Chiesa (Tolói 90 + 1), Immobile (Belotti 74), Insigne (Berardi 79)…

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Italia brillante, Italia-brilante

Zvicra ne lot goli i Shaqirit nuk mjafton

July 3, 2021 by dgreca

Zvicer- Spain 1-1 (1-3 p)/

Zvicra në lot. Goli i Shaqirit nuk mjafton/

Pergatiti Albano Kolonjari /

Ishte disi ironike që në një fushë të mbushur me yje dhe sulmues të talentuar, lojtari më i mirë i ndeshjes është një portier.  Spanja kishte demonstruar një ekip sulmues duke shënuar 10 gola kundër Sllovakisë dhe Kroacisë. Ata treguan një performancë të mirë në dy ndeshjet e hapjes kundër Suedisë dhe Polonisë duke vendosur kandidaturën për fitimin e  trofeut. U desh një portier si Unai Simon që të shpëtonte synimet e tyre, ndërsa sulmuesit spanjollë nuk arritën të dërgonin topin në rrjetën e Yann Sommer, gjatë 120 minuta lojë. Alvaro Morata mbajti barrën e kritikave pas kësaj ndeshje.  Por në fakt këtë herë, ai nuk ishte i vetmi për të fajësuar. Gerard Moreno i cili ka një vlerë të Golave ​​të Pritshëm (xG) prej 3.3, nuk ka shenuar. Në të vërtetë, Unai Simon ishte fituesi i vërtë i ndeshjes për La Roja pasi ndaloi dy penallti.  Dani Olmo, Pablo Sarabia, Mikel Oyarzabal kishin shanse për të shënuar, madje Cesar Azpilicueta, e megjithatë Spanja thjesht nuk mundi të gjente rrjetën. Edhe kur Zvicra “u zvogëlua” në 10-të lojtarë për 77 minuta, me Remo Freuler që mori  një karton të kuq të dyshimtë, fituesit e Euro 2008 dhe 2012 nuk arritën të bëjnë diferencimin dhe dominimit të tyre territorial në fushën e lojës. Por shpërdorimi i rasteve  nuk ishte e mjaftueshme për të eleminuar Spanjën, i cili e kishte Simon “asin” nën mëngë. Por  në se spanollët do të  luajnë sërisht kështu atëherë kjo do t’u kushtojë atyre në një mënyrë ose në një tjetër dhe do të jenë jashtë Euro 2020. Mungesa e një qendre sulmuesi të klasit botëror, të tilla si një Harry Kane, Romelu Lukaku , Robert Lewandowski apo edhe, në një nivel pa dyshim më të ulët se treshja e mëparshme, një Ciro Immobile, do të jetë gjëja që do ti  ndalojë  spanjollët të fitojnë  trofeun.

Sigurisht, Spanja ka fituar turne ndërkombëtarë më parë, madje pa patur asnjë sulmues të njohur. Në Euro 2012, ata fituan Italinë 4-0 në finale duke patur një vijë frontale me Cesc Fabregas, Andres Iniesta dhe David Silva. 

Të katër golat në atë finale kundër Italisë u shënuan nga katër lojtarë të ndryshëm – Jordi Alba, Juan Mata, Silva dhe Torres. Sistemi i tyre ishte krijuar për të futur sa më shumë lojtarë ne linjen e pare, duke luajtur me tre sulmues pavarësisht nga pozicioni i tyre fillestar.

Por kjo Spanjë nuk është aspak e tillë. Në fakt, Luis Enrique duket se synon të ketë në posedim sa më shumë lojtarë prapa topit. Marcos Llorente është një lojtar në skuadrën e Spanjës që mund të bëjë vrapime prapa nga thellësia, por ai luajti në mbrojtje të djathtë për dy ndeshjet e para, duke ardhur nga stoli. 

Enrique nuk duket se e di se çfarë dëshiron nga skuadra e tij e Spanjës. Ai filloi me Morata si sulmues qendror, por solli Moreno për ta ndihmuar atë pas kësaj. Pablo Sarabia ishte një figurë e skajshme derisa ishte fillestar. Nga ana tjetër, Olmo, filloi si një njeri kryesor, por ra përsëri në hije pas disa performancave pozitive.

Shpesh, duket se Enrique përfundon ndeshjen me një ekip më të mirë në fushë sesa 11 lojtaret e fillimit. Kjo sigurisht duket se ishte rasti kundër Zvicrës, kur Moreno përfundoi si sulmuesi qendror me Morata të tërhequr. Kjo është ajo që shumë tifozë spanjollë kanë kërkuar gjatë gjithë turneut.

Zakonisht, shanset e humbura nuk do të shqetësonin shumë një menaxher. Nëse shanset po vijnë, qëllimet zakonisht do të pasojnë. Por Spanja tani është pesë ndeshje në Euro 2020 dhe modeli i performancave të tyre nuk mund të injorohet. Skuadra e Enrique mund të jetë në gjysmë finale, por ata tashme kane nje kundershtar te frikshem Italine. 

Vieri Capretta, reporter në Zvicër

Zvicra realizoi një natë historike kundër Francës, por  në këtë ndeshje  realizoi një moment trishtimi.  Fati i keq ishte ndryshimi midis dy palëve në këtë ndeshje. Zvicra bëri atë që duhej të bënte, duke mos i dhënë Spanjës asnjë shans dhe duke u përpjekur të krijonte raste të rrezikshme në përpara. Kalimi i lojës në gjuajtjen e penalltive ishte një mrekulli më vete. Ndjenja ishte  se ata mund të kishin përparuar dhe zgjatur endren e tryre magjike.

Graham Hunter, reporter i Spanjës

Ylli i Ndeshjes ishte Unai Simón. 

Askush nuk pretendojë se Spanja është perfekte. Kjo ishte një pasdite që vërtetoi se ku qëndrojnë problemet e tyre. Ata mund të janë në avantazh në fushën e lojës,  por nuk e shfrytëzojnë atë fizikisht ose mendërisht, atëherë futbolli i tyre i egër, është si një shishe me gaz që mund të shkojë pak flat kur e lë hapur. Trajnerit dhe lojtarëve nuk u pëlqen të flasin për këtë temë. Pau Torres dhe Aymeric Laporte si dy mbrojtës qendrorë dhe që të dy me këmbë të majta thjesht nuk duken aq mirë së bashku.  Asgjë e gabuar me përpjekjen, dhe as me konceptetin themelor të ndeshjes. Sinqerisht, ata mund  të mësojnë nga qëndrimi i guximshëm  i kundërshtarëve të tyre. Pastaj përsëri, Spanja thjesht i pëlqen gjuajtjet e penalltive. 

Luis Enrique, trajner i Spanjës: “Ne jemi krenarë për kualifikimin tonë. Do të ishte qesharake të mendonim se ne, do të eleminoheshim prej një prej gjysmëfinalistëve.  Të gjithë ne duam të shkojmë në finale dhe të fitojmë “

Gerard Moreno, Spanjë: “Ne do të zgjidhim gabimet tona të ndryshme  që u shfaqën në këtë ndeshje duke punuar në terrenin e trajnimit. Tani për tani, unë ndiej një” çlirim që kemi fituar”.  . 

Unai Simón, portier i Spanjës: “Ne duhet të shkojmë në gjysmëfinale të freskët, të sigurt dhe me kokën lart. Ne duhet të fitojmë EURO 2020. 

Xherdan Shaqiri, sulmues i Zvicrës: “Unë jam me të vërtetë krenar për ekipin. Penalltite janë 50-50. Unë kam qenë nervoz duke parë gjuajtjen. Mendoj se na ka munguar pak fati sot. 

Spanja tani ka shënuar 12 gola në EURO 2020, duke barazuar totalin e tyre më të lartë ndonjëherë në një finale të EURO, të vendosur në 2008 dhe 2012. Ata fituan të dy ato turne pas gjashtë ndeshjeve; kjo ishte e pesta e tyre në EURO 2020.

Spanja ka humbur vetëm një nga 23 ndeshjet e mëparshme ndërkombëtare kundër Zvicrës (W16 D6 L1).

Spanja është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (W6 D7).

Spanja ka humbur vetëm dy nga ndeshjet e fundit të turneut në 21 EURO (përjashton gjuajtjet e penalltive).

Spanja nuk ka pësuar më shumë se një gol në asnjë nga 15 ndeshjet e fundit ndërkombëtare kundër Zvicrës.

Tre nga pesë ndeshjet e fundit të çerekfinales së EURO të Spanjës kanë kërkuar një gjuajtje penalltish për të vendosur rezultatin (L vs Anglia 1996, W vs Italia 2008, W vs Zvicra EURO 2020).

Xherdan Shaqiri tani ka shënuar katër gola në turnet finale të EURO-s, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë nivel.

Zvicra ka humbur secilën prej katër çerekfinaleve të tyre kryesore të turneut të fundit (1934, 1938, 1954 Kupat e Botës FIFA dhe EURO 2020).

Zvicra nuk ka arritur të shënojë vetëm në një nga 13 ndeshjet e fundit ndërkombëtare (pa llogaritur fitoren e tyre të dhënë 3-0 ndaj Ukrainës).

Zvicra nuk ka arritur të shënojë vetëm në dy nga 11 ndeshjet e fundit të turneut në EURO.

Line-ups

Switzerland: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer (Mbabu 100), Freuler, Zakaria (Schär 101), Zuber (Fassnacht 90+2); Shaqiri (Sow 81), Embolo (Vargas 23); Seferović (Gavranović 82)

Spain: Unai Simón; Azpilicueta, Pau Torres (Thiago Alcántara 113), Laporte, Alba; Koke (Llorente 90+1), Busquets, Pedri (Rodri 119); Sarabia (Olmo 46), Morata (Gerard Moreno 54), Ferran Torres (Oyarzabal 91)

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Zvicra ne Lot

SHKOLLA SHQIPE “KONGRESI I MANASTIRIT” DHE SHQIPTARËT NË ÇIKAGO

July 2, 2021 by dgreca

Qendresa Brahimi drejtoreshë e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago – USA, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Çikago, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Qendresa Brahimin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLES “KONGRESI I MANASTIRIT” 

Shkolla shqipe në Çikago – USA “Kongresi i Manastirit” u themelua që në fillim të viteve 70-të por kryesisht u forcua në vitin 1990. Vizioni dhe qëllimi i së cilës është që të ndihmojë gjeneratat e reja shqiptare që rriten larg atdheut e sidomos të atyre brezave të lindur në Çikago në kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës, historisë, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” funksionon në kuadër të objektit të xhamisë (Albanian American Islamic Center) së komunitetit tonë në Çikago e cila nuk kursen asgjë në përkrahjen e zhvillimit të mësimit shqip qoftë financiare, logjistike, spirituale. Në çdo formë dhe mënyrë tjetër me punën e mësuesve dhe bashkëpunimin prindër-nxënës, ne nuk kursehemi në asgjë me qëllim që të mundemi të arrijmë jo vetëm mbarëvajtjen por edhe përmbushjen me sukses të detyrave pranë shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago.  

ORGANIZIMI I MËSIMDHËNIES DHE PERSONELI MËSIMOR 

Shkolla shqipe në Çikago – USA “Kongresi i Manastirit” është model për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe funskionimin e saj. Duke e pasur parasysh jeten dinamike dhe obligimet e përditshme të bashkatdhetarëve tanë dhe duke pasur parasysh që kemi një komunitet i cili gjeografikisht jeton dhe vepron në vendndodhje të ndryshme në shtetin Ilinois, jam shumë krenare që shumica e tyre gjejnë kohën për mësimin shqip. U shpreh mirënjohje dhe falenderim për sakrificat dhe përkushtimin e prindërve e komunitetit për të mësuar shqip, dhe për të përqafuar kulturën, traditat dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj që lindin e rriten jashtë atdheut. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” numëron mbi 100 nxënës prej të të gjitha viseve shqiptare si nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Personeli administrativ, akademik dhe mësimor është i përbërë nga një numër simbolik prej meje si drejtoreshë dhe 4 mësuese dhe disa asistentë akademik, shumica e të cilëve punojnë duke përfshirë edhe mua, mbi baza vullnetare. Organigrama e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” është e ndërtuar në këtë mënyrë: Drejtoresha: Qëndresa Brahimi, ndihmëset: Shega Bekteshi, Laura Toska dhe Benka Rizmani. Te Parashkollorët mësuese është Ganimete Sedolli. Te Grupi i parë i nxënësve është mësuese Arta Zeko. Te Grupi i dytë është mësuese Mirela Cicaj, te grupi i tretë dhe i katërt është mësuesja Eligerta Cuka. Gjithçka e bëjmë për atdheun dhe dashurinë e fëmijëve për të mësuar shqip e komunitetit shqiptar për të ruajtur kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar në Ilinois. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” operon me një orar akademik çdo do të Dielë nga ora 10:30 e mëngjesit deri në 2:30 pasdite. Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të pjesëmarrësve, nxenësit i kemi të ndarë në bazë të grupmoshave në disa nivele: niveli i parë në të cilin marrin pjesë moshat prej 4-7 vjeçar, niveli i dytë në të cilin marrin pjesë moshat prej 7-10 vjeçar, niveli i tretë në të cilin marrin pjesë moshat prej 10-12 vjeçar dhe niveli i katërt në të cilin marrin pjesë moshat prej 12-15vjeçar. Lëndët të cilat ligjërohen në kuader të planprogramit tonë përfshijnë: gjuhë dhe letersi shqipe, gjeografi, histori si dhe aktivitete të ndryshme për moshat më të reja parashkollore. 

ORGANIZIMET DHE AKTIVITET E SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”

Në shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” kemi disa organizime në të cilët studentët tanë marrin pjesë, disa nga këto organizime burojnë nga vetë shkolla, disa iniciativa organizohen nga shoqatat tona aktive brenda komunitetit tonë këtu. Organizimet si Dita e Alfabetit, festa e 28 Nentorit – Pavarësisë së Shqipërisë, Dita a Pavarësisë së Kosovës dhe mbrëmje të tjera që në vete përmbajnë programe kulturore dhe recitale në të cilat nxënësit e shkollës përbëjnë një pjesë të përmbushjes së programit përmes recitaleve, këndimit, shfaqjeve etj. Sa i përket aktiviteteve të shkollës për shkak të kohës së kufizuar, aktivtetet që ja vlen të theksohen janë të pakta përveç me grupmoshat më të reja kemi aktivitete më të shpeshta. Një prej aktiviteteve që nxënësit e Kongresit të Manastirit marrin pjesë është “Kampi Uskana”, kamp 3 ditor për të gjitha grupmoshat, i organizuar nga Shoqata “Uskana” e udhëhequr nga Dr. Luan Elezi. Në këto organizime fëmijët do të munden të forcojnë raportet ndërmjet tyre përmes sportit, ushtrimeve grupore etj. 

BASHKËPUNIMET MES SHKOLLAVE SHQIPE

Bashkëpunimi i shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” me shkollat simotra në shtetet e tjera në SHBA do të jetë në proces rritje në të ardhmen. Përveç kontakteve, nuk kemi bashkpunim të gjërë me shkollat në shtetet e tjera në SHBA, përveç me një shkollë në një shtet afër nesh, ne shtetin Wisconsin, me të cilët kemi komunikime të shpeshta sidomos në nivele strategjike dhe buxhetore. Ndoshta kjo është edhe një mundësi në të cilën qeveria jonë së bashku me konsujt që kanë në ato shtete ku veprojnë, të përcaktojnë disa ura komunikimi në mënyrë që të kemi bashkëpunime në të ardhmen. 

NEVOJA E MBËSHTETJES SË SHKOLLËS ME TEKSTE NGA SHQIPËRIA E KOSOVA

Raporti dhe kontaktet me shkollat e Kosovës personalisht prej që kam marrë detyrën pranë shkollës, kam pasur bashkëpunim me një shkollë të quajtur Andon Zako Qajupi nga Vushtrria, me një prej mësimdhënësve Luljeta Brahimi, e cila na ka ndihmuar me sigurimin e disa planprogrameve mësimore si dhe përmes ambasadores së Kosovës në NY Teuta Sahatqija kemi arrit të sigurojmë disa tekste shkollore. 

AKTIVITETE NGA GRATË E STAFI I SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”

Nënat dhe motrat e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë organizuar festën e 8 Marsit me një qëllim të caktuar për të ndihmuar të tjerët. Marsi i 2019, kishte kauzë të ndihmoheshin dy Nënat e shkollës që vuanin nga kanceri, të gjitha informatat mund ti gjeni në faqen e facebook te Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit” (këtu do të gjeni foto dhe video të eventit). Marsi 2020 kishte kauzë të ndihmoheshin fëmijët në trojet shqiptare të diagnostikuar me Autizëm dhe Sindromen Down, të gjitha informacionet mund ti gjeni në faqen zyrtare në FB të shkollës “Kongresi i Manastirit”.  

MËSO SHQIP, RUAJE GJUHËN SHQIPE 

Mesazhi im si nënë dhe motër shqiptare është që sa më shumë ti inkuadrojmë fëmijët të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, ngaqë kur njeriu i kupton rrënjet e veta aq më shumë kupton veten dhe të tjeret. Kemi një kulturë të mbushur plot pozitivitet dhe pse jo të mos e mbajmë me krenari. Shkolla shqipe dhe mësimi i kulturës e trashëgimia jonë e pasur kulturore janë pasaporta jonë dhe identiteti ynë kudo në botë.  

 

Filed Under: Featured Tagged With: Cikago, Kongresi i Manastirit, Shkolla shqipe, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT