• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MULLIRI, LEGJENDA DHE EMIGRANTI NE SHBA

March 17, 2017 by dgreca

NGA AHMET ZANI/

17357310_10208458823608716_1103884930_oNë fshatin Gallatë të malësisë së Kurbinit, ekziston një mulli i vjetër për të cilin ekziston legjenda se aty ka bluar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dora vetë, në rrethanat e betejave me osmanët. Është një mulli gjendur mes malesh dhe quhet “mullini Fall”, që banorët e përkthejnë si “mullini falë-falas”. Dhe legjenda tjetër që e shoqëron këtë mulli, është ajo se kur Skënderbeu largohet, e bekon atë me fjalët: “Sa qofsh, blofsh! Edhe me një lot ujë, t’i gur u rrotullofsh!” Por realiteti tregon se bekimi skënderbejan nuk ka qëlluar në shenjë. Mulliri nuk funksionon prej dekadash. Për herë të fundit është restauruar në vitin 1974. Thuhet se ka një moshë shekullore, derisa daton pra që nga kohë e Skënderbeut. Ky mulli është ndërtuar pranë përroit të fshatit duke shfrytëzuar rrjedhjen e ujit në funksion të lëvizjes së gurit për bluarje, siç ndodh me çdo mulli. Për banorët, është mirë që shteti të vërë dorë në atë mulli, për ta shfrytëzuar si atraksion turistik, për vetë moshën që ka dhe legjendat që qarkullojnë mbi të, derisa lidhet dhe me emrin e heroit kombëtar, Skënderbeut. Përballë këtij realiteti Fitimtar Lala, teksa është njohur me gjendjen e mjerueshme të mullirit historik, ka vendosur të tregojë sërish zemërgjërësinë e tij, me qëllim rikonstruksionin e saj. Fitimtari ka menduar të hedh disa para, atë që institucionet po heshtin përballë faktit të rrënimit të kësaj vepre të lashtë. Po e vizitoj pas 30 vitesh mullirin fall- ka thënë Fitimtari dhe jam befasuar teksa shoh vetëm rrënoja, por unë do ta rindërtoj, do e kthej në identitet pasi e meriton këtë investim mulliri e disa fshatrave të malësisë në Kurbin. Menjëherë Fitimtari ka përgjdheur disa punonjës dhe kanë nisur nga puna, duke ruajtur vlerat e mëparshme. Në rindërtimin e saj do të përdoren gurë dekorativ të gdhëndur, ndërsa lëndët drusore do të përpunohen nga mjashtrat e drugdhëndjes. Fitmitari ka menduar dhe për gurët e mullirit, sipas përmasve, që shërbejnë në prpunimin e drithrave. Pritet në një afat kohor të shkurtë përfundimi i rikontruksionit të mullirit të Skënderbeut pranë fshatit Vinjoll në malësinë e Kurbinit. nga donacionet e fitimeve nga puna e Fitimtarit në emigracion. Sakaq banorët e fshatrave të malësisë të Kurbinit do të falenderonin djalin e tyre nga investimet që ai po kryen në këtë zonë të varfër e cila gradualisht po ndjen dorën e shëndërrimeve infrastrukturore, jo nga institucionet, por privatisht nga një banor vendas emigrant në SHBA.

17349111_10208458823648717_2092782474_o17357501_10208458823728719_1156543044_o

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, emigranti ne SHBA, legjenda, Mulliri, Skenderbeu

Fabrikë e re e Ujit të pijshëm afër Prishtinës

March 17, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Po zgjidhim problemet vitale të qytetarëve, ujin, energjinë, ngrohjen/

1 Uji2 Mustafa Uj3 Uje4 Uje5 Uje

PRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në inaugurimin e Fabrikës së re të Ujit të pijshëm në Shkabaj të Prishtinës, nga funksionalizimi i të cilës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë banorët e Komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ndërkaq do të përfitojnë edhe komunat e Podujevës, Graçanicës, Drenasit, Lipjanit dhe Shtimes.Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa u shpreh i kënaqur që po merr pjesë në promovimin e një prej investimeve më të mëdha në Kosovë që ka të bëjë me ujin, në këtë rast të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, problemin e ujit, problemin e energjisë, atë të ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën më të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por kanë ngarkuar edhe komunat e tjera”, tha kryeministri.Më tej, kryeministri theksoi se me këtë nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës, por edhe të gjashtë komunave që janë të ndërlidhura me këtë ujësjellës rajonal, të cilat do të kenë ujë më shumë, për arsye të furnizimit më të madh.“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta në shumë prej pesë milionë eurove, programi IPA i Bashkimit Evropian, poashtu Banka Zhvillimore Gjermane prej 20 milionëve dhe kështu, kemi arritur që të realizohen dhe të kryhet përafërsisht në afatin e paraparë. Sot, po shfrytëzoj rastin që t’ju uroj juve, qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Prishtinës dhe veçmas të falënderoj shtetin gjerman, Bankën Gjermane, Komisionin Evropian për një investim shumë të rëndësishëm, sepse nuk ka gjë më të mirë se sa qytetarëve t’iu sigurohet uji dhe nevojat elementare te tyre”, tha kryeministri Mustafa.Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, zëvendës shefja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Cristina Gehlsen, drejtori gjeneral i KfË-së, Roland Siller, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe udhëheqësi i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.Abdullahu, në fjalën tij e ka quajtur objekt me rëndësi të veçantë dhe nga më të mirët në regjionin e Ballkanit objektin e Fabrikës së Re në Shkabaj, duke i falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë bërë që ky projekt të arrijë në fazën finale.Ai, po ashtu, bëri të ditur se projekti i cili u përurua sot është vazhdimësi e projektit të fazës Prishtina – faza e parë, e dytë dhe e tretë.“Me lëshimin e punës me kapacitet të plotë të këtij impianti do të arrihet një furnizim i qëndrueshëm me ujë për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe indirekt do të përfitojnë Komuna e Podujevës dhe ajo e Graçanicës, por do të përfitojnë gjithashtu edhe komunat, të cilat ne i menaxhojmë, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Para nesh janë edhe sfida tjera, si impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, në mënyrë që të kemi një Kosovë shumë më të pastër”, tha Abdullahu.Qeveria e Kosovës ka dhënë 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Fabrike.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: afër Prishtinës, Behlul Jashari, Fabrikë e re e Ujit të pijshëm

Ushtria e Kosovës do bëhet

March 17, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Ushtria do të bëhet, s’ka kthim prapa/

2 Thaci Usht-Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme/

1 Thaci UshtPRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT dhe ka bashkëbiseduar me ta për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë.Në ligjëratën e tij në UBT, presidenti Thaçi ka thënë se si shtet po kalojmë nëntë vjet të themelimit dhe gradualisht kemi arritur që të konsolidohemi dhe forcohemi.“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim  njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA, FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka thënë se synimi dhe qëllimi, por edhe vizioni ynë, është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e NATO-s.

3 Thaci ushtAi është ndalur me theks të veçantë edhe tek krijimi i ushtrisë së Kosovës, si dhe tek Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë.“Duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi, të drejtën e një vendi të pavarur dhe sovran, unë kam iniciuar këto ditë projektligjin në përputhje të plotë me procedurat, rregulloren e punës së Kuvendit, pra projektligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovës apo transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga misioni civil në atë ushtarak”, ka thënë presidenti Thaçi.Ky propozim e ka edhe parahistorinë e vet, sipas presidentit Thaçi, sepse FSK-ja është një forcë që e kemi krijuar nga zero, në kuadër të transformimeve apo shpërbërjes së TMK-së dhe pastaj fillimit të ndërtimit të FSK-së, në pjesën e dytë të vitit 2008 dhe fillimit të vitit 2009.“Ka qenë një proces krejt i mbikëqyrur, i trajnuar prej faktorit ndërkombëtar, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me të drejtë të plotë në vitin 2014 kemi marrë vendim dhe kemi pasur mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe NATO-s, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. S’ka më kthim, ushtria do të bëhet”, ka thënë ai.Për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, presidenti Thaçi ka thënë se asokohe spektri politik ka hezituar që të votojë në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura.“Në atë kohë kemi humbur një shans, të cilin jemi munduar ta përmirësojmë gjatë tërë këtyre tri vjetëve, mirëpo pas zgjedhjeve 2014, ngërçit politik që ka ndodhur dhe ardhjes së Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është krijuar një realitet krejt tjetër”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Lista Serbe e ka dhënë përgjigjen e saj për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe serbët e Kosovës po shfrytëzohen vetëm si karta për nacionalizmin e autoriteteve në Beograd.“Pas kësaj përgjigje shumë të qartë, për fat të keq u krijua një realitet që në vend që të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të lëvizim me ligj, gjë që lejon edhe Kushtetuta edhe e drejta jonë ligjore si shtet sovran”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se nuk mund të anëtarësohemi as në NATO dhe në asnjë mekanizëm tjetër, madje as të fillojmë procesin e partneritetit për paqe, pa e themeluar ushtrinë.“Do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë faktorin relevant politik. Do të vazhdojmë të punojmë me shoqërinë civile. Do të vazhdojmë të punojmë me mediat, me të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ky proces të ketë sukses të plotë”, ka thënë presidenti Thaçi.“Kemi pasur 109 nënshkrime për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Besoj se do t’i kemi 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës që do ta mbështesin plotësisht themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka shtuar ai.Kurse, për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë, presidenti Thaçi ka thënë se ai komision do të jetë i pavarur, i paanshëm dhe do të udhëhiqet prej përfaqësuesve të dy komuniteteve, shqiptare dhe serbe.“Jam shumë i vetëdijshëm se këto projekte nuk fitojnë ndonjë duartrokitje apo nuk paraqesin ndonjë entuziazëm në kuptimin populist, por edhe jam shumë i bindur se janë projekte dhe qëndrime të drejta për vendin tonë dhe të ardhmen euroatlantike”, ka thënë presidenti Thaçi.Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dialogun, presidenti ka konfirmuar se do të respektohet plotësisht ajo rezolutë.Në bashkëbisedë me studentët e Kolegjit UBT, presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: do bëhet, Thaci, Ushtria e Kosoves

Kosovë-Hoxhaj me axhendë lobimi në New York

March 17, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm takon përfaqësuesit e vendeve jo-njohëse të Pavarësisë së Kosovës/

1 enver H2 enver NY3 enver H NY-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës vizitë edhe në Washington/

NEW YORK, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar axhendën e tij të lobimit për njohje të reja për Kosovën.Në kuadër të axhendës lobuese, në ditën e parë të qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian dhe ambasadorët e akredituar në OKB, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.Duke i informuar për arritjet e Kosovës në shtet ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.Njoftimi i dërguar sonte nga New York thekson se, kryediplomati kosovar përveç kërkesave për njohje ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këto vende në fushat e interesit të përbashkët.“Në ditën e parë të vizitës sime në New York, në takimet që zhvillova, kam kërkuar nga përfaqësuesit e shumë vendeve jo-njohëse ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe u kam shprehur interesimin për bashkëpunim jo vetëm në rrafshin bilateral por edhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët. Qëllimi ynë është që ta rrisim numrin e njohjeve për Kosovën, gjë e cila do të na e lehtësojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare në rast të aplikimit”, deklaroi Hoxhaj.Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e vendeve mike, të Francës dhe Italisë si dhe udhëheqësit e Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Hoxhaj pas takimeve të tjera në New York do të ketë vizitë edhe në Washington./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: axhende, Enver Hoxhaj, ne Nju Jork

PER IDENE E NDALIMIT TE SHFAQJES SE FILMAVE TE KOHES SE DIKTATURES

March 17, 2017 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/ Westchester/Boston/
Mendimi për të ndaluar shfaqjen e filmave të krijuar gjatë periudhës së diktaturës së komunizmit, më duket i nxituar. Më duket i nxituar për faktin se midis tyre ka shumë vepra me vlera të spikatura artistike që nuk ka pse të ndalohen. Eshtë e vërtetë se shfaqja e gjithë filmave të krijuar në atë kohë pa asnjë bisedë paraprirëse në TV me vlerësime specialistësh, ashtu si është bërë deri sot, ka ndihmuar për mbajtjen gjallë tek shumë persona të nostalgjisë për atë kohë. Shumica e atyre filmave e kanë pasqyruar realitetin e kohës në përputhje me normat e realizmit socialist, pra sipas kërkesave të partisë shtet për ta zbukuruar realitetin. Kjo është ana e dëmshme e tyre.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, partitë politike, sidomos drejtimet e tyre, ishin të mbushura me ish anëtarë të PPSH-së dhe elementë të ish Sigurimit, prandaj ato edhe kur ishin në pozitë edhe kur ishin në opozitë nuk ishin të interesuara të organizonin analiza kritike shkencore për gjithë trashëgiminë letrare artistike e shkencore të periudhës 47-vjeçare të diktaturëstë. Nuk u ushqye mendimi kritik shkencor, por urrejtja e grupazheve dhe partive e simpatizantëve të tyre.
Nga ana tjetër shumica e krijuesve të asaj kohe nuk përqafuan një qëndrim qytetar të moralshëm sipas të cilit do të kishin dalë publikisht në shtyp e në TV me autokritika serioze për të treguar se e dënonin këtë e atë aspekt të veprës së vet të krijuar nën presionin e partisë shtet.
Veprat artistike populli i gjykon jo thjesht për përmbajtjen ideore por edhe për realizimin artistik. Ajo vepër që e tërheq nga përmbajtja ideore dhe artistike, populli dëshiron ta shohë ose ta dëgjojë përsëri (film ose këngë), kurse veprat artistike që nuk e tërheqin për përmbajtjen ideore dhe artistike ai nuk ka dëshirë t’i shohë a t’i lexojë sërisht. Mirëpo ka dhe vepra artistike që ndonëse nuk e kanë përmbajtjen ideore të pëlqyeshme, përsëri ato mund të pëlqehen në rast se e kanë realizimin artistik në nivel të lartë. Kështu ka ndodhur dhe ndodh me veprat e artit fetar. Ikonat e piktorëve Onufri, Shpataraku, Katro, Zografi, Kodheli, etj u pëlqejnë sot jo vetëm besimtarëve që admirojnë në to përmbajtjen fetare dhe artin, por edhe ateistëve, madje dhe besimtarëve myslimanë, budistë, hindu, etj, sepse në to ata pëlqejnë realizimin e kombinimit të ngjyrave. Po kështu sot vijojnë të na pëlqejnë veprat dramatike te Korneit, Rasinit, Molierit, etj krijues të periudhës së Klasicizmit. Këto vepra për nga përmbajtja ideore dhe për nga rregullat e hartimit nuk na tërheqin, por ne i lexojmë me kënaqësi, për faktin se në to janë realizuar me mjeshëri artistike karaktere atdhetarësh, për të cilët ka nevojë çdo shoqëri njerëzore.
Rruga më e mirë mendoj është që të organizohen simpoziume shkencore për të analizuar vlerat dhe antivlerat e veprave të letërisë, kinematografisë, shkencës, arteve figurative e muzikore të periudhës së diktaturës komuniste tek ne. Vetëm kështu do të ndihmojmë popullin të emancipohet e të dijë të vlerësojë jo me nostalgji, por sipas vlerave reale që kanë ato vepra…

Filed Under: Komente Tagged With: te diktatures, Thanas L Gjika/ ndalimi i filmave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2130
  • 2131
  • 2132
  • 2133
  • 2134
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT