• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- Abdurrahman Roza Haxhiu, legjenda e fushës së blertë Shqiptare

October 17, 2020 by dgreca


(16 tetor 1930-16 tetor 2020/90 vjetori i lindjes)/

– NGA Kevin HAXHIU/

Abdurrahman Roza Haxhiu i njohur si Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës,në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 16 tetor 1930.Djali i patriotit Bajram Haxhiu i cili ishte një nga anëtarët e komisionit nismëtar të thirrjes dhe organizimit të Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare Shqiptare në Diasporën e Shqiptarëve të Egjiptit Qerim Haxhiu.Futbolli për Rozën ishte një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje me takë futbolli në kokë gjatë lojës.Roza Haxhiu ishte një futbollist dhe trajner i shquar shqiptar në vitet 50-60.Ai luajti si futbollist me “Traktorin” e Lushnjes,“Besën” e Kavajës,Partizanin,Dinamon dhe kombëtaren shqiptare.Gjithashtu Roza Haxhiu ishte edhe Trajner i shquar me Traktorin e Lushnjes.Në vitin 1945-1947 Roza Haxhiu u aktivizua me ekipin e të rinjëve të “Traktorit” të Lushnjes ku u dallua si titullar.Dilaver Toptanit i cili ishte inspektorë i fizkulturës,mësues,trajner dhe futbollist në Lushnje në vitet 1947-1949 kur pa cilësitë e mëdha të Roza Haxhiu-t do ta dërgonte për specializim si trajner në Tiranë në një kurs që drejtohej nga kuadro sovjetik (rusë).Gjatë kampionatit të vitit 1948-1949 emri i Rozës i kalon kufijtë e Lushnjes.Haxhiu në vitin 1950 shkëlqeu si mesfushor tek “Besa” e Kavajës.Në vitin 1951 Roza do të luante për herë të parë në ekipin e Partizanit.Në vitin 1953 trajneri i saj Loro Boriçi e futi Roza Haxhiu-n në formacionin e ekipit të futbollit të kombëtares shqiptare që merrte pjesë në Bukuresht në Festivalin Botërorë të Rinisë dhe Studentëve.Në vitin 1955 Roza luante ne ekipin e Dinamos dhe në fund të ndeshjes Dozha e Budapestit-Dinamo futbollisti i shquar hungarez Suza ka thënë për Rozën:-“Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit europian”.Futbollisti i talentuar Roza Haxhiu ka dhënë një kontribut të madh edhe në kombëtaren Shqiptare dhe veçanërisht në fitoret ndaj Çekosllovakisë dhe Polonisë.Në vitin 1957 në finalen e kampionatit të 20-të kombëtar që zhvillohej midis dy ekipeve kryeqytetase (derbi) Partizani-Dinamo Roza Haxhiu bëri golin e tretë.Tifozët e Partizanit e festuan në mënyrë madhështore në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” fitoren e kampionatit gjithashtu ata ngritën në krah futbollistin e talentuar dhe golashënuesin e ndeshjes A.Roza Haxhiu.Ky moment tepër i veçantë është fiksuar edhe në një fotografi.Në Leipzig të Gjermanisë Roza Haxhiu me ekipin e Partizanit në vitin 1958 dha maksimumin e tij në fitimin e medaljeve të argjendta.“1958” për Rozën ishte vit i suksesit të madh por gjithashtu do të ishte dhe tepër i rëndë kjo e fundit pasi ai gjatë një ndeshje miqësore që zhvillonte me ekipin e Partizanit në Bullgari gjatë lojës u godit me takë futbolli në kokë.Goditja me takë do ti shkaktonte një sëmundje të pashërushme por Roza nuk u largua nga futbolli por me zemër,dëshirë dhe pasion vazhdoi të ishte në fushën e lojës edhe si trajner edhe si futbollist deri sa ndërroi jetë.Në vitin 1959 luajti përsëri me “Dinamon” e më pas kthehet atje ku e nisi ëndrrën e tij në fushën e blertë të vendlindjes.Këtë herë Roza Haxhiu do të ishte Trajner dhe Futbollist njëkohësisht në ekipin e Traktorit të Lushnjes.Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampionë në 1960.Emri A.Roza Haxhiu është shënuar me “shkronja të arta” në historinë e futbollit lushnjarë si i pari Trajner që e futi ekipin e qytetit të Lushnjes në Kampionatin e Kategorisë së Parë.Në Maj-Korrik 1963 Haxhiu caktohet për përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grup moshe 13-14 vjeçarësh për Spartakiadën Kombëtare që zhvillohej çdo vit në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës.Në periudhën Shkurt-Mars 1964 Roza punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të qytetit të Lushnjes “18 Tetori”.Goditja me takë futbolli që mori në kokë gjatë lojes i shkaktoi sëmundjen e rëndë e të pashërushme dhe kjo e fundit do ta ndante nga jeta më 19 maj 1964 në moshë tepër të re 34 vjeç.Abdurrahman Roza Haxhiu u nda nga jeta ashtu siç ai e meritonte me nderime,respekte dhe vlerësime.Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizeri njerzish.Përkulet tek koka e arkivolit:-“Ah mor bir…Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë…”.Abdurrahman Roza Haxhiu përveç se një futbollist i talentuar ai ishte dhe tepër simpatik.Ai teksa vizitohej nga doktori Italian dhe infermieret e spitalit në vitin 1947 do të thirrej ”che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur”.Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950, për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mëndjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjerë.Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht sepse emri dhe karriera e ndritur futbollistike që ai la pas do të jenë të pavdekshme në historinë e futbollit shqiptarë.Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm Pluralist Lushnje me Vendim Nr.124,datë 16 gusht 1991 vendosi në pikën 1 të vendimit që Stadiumit të futbollit të qytetit të Lushnjes të emërohet stadiumi Abdurraman (Roza) Haxhiu.Këshilli i Bashkisë së Qytetit Lushnje me Vendim Nr.30,datë 20 maj 1994 me votim të plotë vendosi Zoti Abdurrahman Roza Haxhiu ti jepet titulli “Qytetar Nderi”.Në vitin 1999 nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptarë”.Në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin “Pllakatë”.Në 30 vjetorin e vdekjes 21 Maj 1994 u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu.Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut,nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A.Roza Haxhiu”.Gjithashtu në sallën e kinoteatrit u zhvillua edhe një aktivitet ku folën miqë e shokë mbi jetën dhe veprimatarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu.Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë,këngëtarë e aktorë si:Vaçe Zela (këngëtare),Margarita Xhepa (aktore),Ilia Shyti (aktor),Hysni Zela (këngëtare),Kolec Kraja (futbollist),Robert Jashari (futbollist),Ismet Bellova (komentator sportiv),Ali Kastrati (boksier,fizioterapist),etj.Në maj të vitit 2007 është realizuar një dokumentarë për A.Roza Haxhiu i titulluar “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizionin Shqiptar  “TVSH” me skenar dhe regji nga Engjëll Ndocaj.Në 11 maj 2016 është realizuar emisioni Panteon nga Nisida Tufa në Televizionin “News 24” me temë “Abdurrahman Roza Haxhiu,dëshmori i fushës së blertë”.

Filed Under: Sport Tagged With: Kevin Haxhiu, legjenda, Roza Haxhiu

MULLIRI, LEGJENDA DHE EMIGRANTI NE SHBA

March 17, 2017 by dgreca

NGA AHMET ZANI/

17357310_10208458823608716_1103884930_oNë fshatin Gallatë të malësisë së Kurbinit, ekziston një mulli i vjetër për të cilin ekziston legjenda se aty ka bluar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, dora vetë, në rrethanat e betejave me osmanët. Është një mulli gjendur mes malesh dhe quhet “mullini Fall”, që banorët e përkthejnë si “mullini falë-falas”. Dhe legjenda tjetër që e shoqëron këtë mulli, është ajo se kur Skënderbeu largohet, e bekon atë me fjalët: “Sa qofsh, blofsh! Edhe me një lot ujë, t’i gur u rrotullofsh!” Por realiteti tregon se bekimi skënderbejan nuk ka qëlluar në shenjë. Mulliri nuk funksionon prej dekadash. Për herë të fundit është restauruar në vitin 1974. Thuhet se ka një moshë shekullore, derisa daton pra që nga kohë e Skënderbeut. Ky mulli është ndërtuar pranë përroit të fshatit duke shfrytëzuar rrjedhjen e ujit në funksion të lëvizjes së gurit për bluarje, siç ndodh me çdo mulli. Për banorët, është mirë që shteti të vërë dorë në atë mulli, për ta shfrytëzuar si atraksion turistik, për vetë moshën që ka dhe legjendat që qarkullojnë mbi të, derisa lidhet dhe me emrin e heroit kombëtar, Skënderbeut. Përballë këtij realiteti Fitimtar Lala, teksa është njohur me gjendjen e mjerueshme të mullirit historik, ka vendosur të tregojë sërish zemërgjërësinë e tij, me qëllim rikonstruksionin e saj. Fitimtari ka menduar të hedh disa para, atë që institucionet po heshtin përballë faktit të rrënimit të kësaj vepre të lashtë. Po e vizitoj pas 30 vitesh mullirin fall- ka thënë Fitimtari dhe jam befasuar teksa shoh vetëm rrënoja, por unë do ta rindërtoj, do e kthej në identitet pasi e meriton këtë investim mulliri e disa fshatrave të malësisë në Kurbin. Menjëherë Fitimtari ka përgjdheur disa punonjës dhe kanë nisur nga puna, duke ruajtur vlerat e mëparshme. Në rindërtimin e saj do të përdoren gurë dekorativ të gdhëndur, ndërsa lëndët drusore do të përpunohen nga mjashtrat e drugdhëndjes. Fitmitari ka menduar dhe për gurët e mullirit, sipas përmasve, që shërbejnë në prpunimin e drithrave. Pritet në një afat kohor të shkurtë përfundimi i rikontruksionit të mullirit të Skënderbeut pranë fshatit Vinjoll në malësinë e Kurbinit. nga donacionet e fitimeve nga puna e Fitimtarit në emigracion. Sakaq banorët e fshatrave të malësisë të Kurbinit do të falenderonin djalin e tyre nga investimet që ai po kryen në këtë zonë të varfër e cila gradualisht po ndjen dorën e shëndërrimeve infrastrukturore, jo nga institucionet, por privatisht nga një banor vendas emigrant në SHBA.

17349111_10208458823648717_2092782474_o17357501_10208458823728719_1156543044_o

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, emigranti ne SHBA, legjenda, Mulliri, Skenderbeu

Dom Simon Jubani, legjenda e qendresës dhe e lirisë

July 11, 2016 by dgreca

Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes/

Nga Pjeter Logoreci/ Vjenë/

Po afrohet, ndër ditët në vijim, pesvjetori  i vdekjes së Dom Simon Jubanit, burrit të lavdishëm që me lëvizjet e veta bëri histori, e që ka mbetur  i pashlyer në kujtesën e cdo shqiptarit. Mbasi e njihja nga afër dhe na lidhte miqësia, e ndjej sidetyrim shpirtërore qytetar që me këtë shkrim ta perkujtoj këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin.

Sa herë qëvizitoja qytetin tim të lindjes, gjatë daljeve të mija në qytet,duke kaluar para katedrales,kontaktin e parë me njerzit me rastiste që ta kisha me Dom Simonin, i cili sapo hapeshin dyert e katedrales, ndodhej aty për ti sherbyer besimtareve të shumtë që vinin posaqërisht për te.  Mund të them që, vitet e fundit ai ishte i pakënaqur,i zhgënjyer dhe i vrarë shpirtërisht, jo nga vuajtjet e burgut apo nga shtrembërimet që vërente në ndërtimin e demokracisë së brishtë në vend, por nga kolegët dhe drejtuesit e kishës në Shkodër. Nëato kohë, shtëpia e tribunit të lirisë e të besimit, DomSimon Jubanit, ishte bërë një vend i rëndësieshëm për shumë besimtarë që vinin nga të katër anët e vendit, edhe nga besimet e tjera, për të biseduar e marrë bekimin e dishepullit të atdheut e të fesë. Sic duket popullariteti i Dom Simon Jubanit, mbrenda dhe jashtë vendit, takimi i tij (si i pari klerik shqiptar) me papën në Vatikan, por edhe qëndrimi i tij kritik ndaj paaftësisë dhe mosnjohjes së problemeve tona (shqiptare) nga drejtues joshqiptare të klerit, i verboj këto të fundit të cilët “gjetënshkelje” për të “marre masa” ndaj heroittë kombit, të demokracisë e të kishës.

Shpirti dhe sedrae Dom Simonit, që nuk arritën ti thyenin 26 vite të vështira burgu nën diktaturën mëtë egër të globit, u goditën nga padrejtësia e vendimit të pamerituar nga drejtuesit e arqipeshkvisë së Shkodrës, …për ti hequr atij të drejtën e ushtrimit tëdisa shërbimeve fetare …., goditje që la një plagë të thellë e të pashërueshme tek ai. Atij që në strofullën e bishave kriminale të diktaturës, në burgun famëkeq të Burrelit, kremtonte meshën shenjtë për të gjithë të burgosurit pa dallim feje, ju mohua e drejta që të shërbente në altarin e kishës. Edhe pse i gjymtuar nga makinacionet e “eprorve”, popullariteti i tij ndër njerzit e thjeshtë u rrit pa masë, mbasi cdokush ishte i bindur në personalitetin dhe karakterin e tij të drejtë. Drejtësia mund të vonojë por jo të humbasë.

Kush ishte Dom Simon Jubani?

…. Linda  në Shkoder me 5 mars 1927. Prindët e mi, Zefi dhe Cilja i falën kishës dhe atdheut një martir intelektual, Dom Lazer Jubanin, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982…. – shkruan ai në librin e tij autobiografik “BURGJET E MIA”….., si dhe Simonin e Kinin.

Dom Simoni, filloren e bëri në shkollën franceskane si dhe (pas mbylljes sësaj) në gjimnazin e shtetit në Shkoder. Mbasi mbaron në Tiranë kursin për radiologji,  fillon të punojë si radiolog në spitalin ushtarak të kryeqytetit.  Në kohën e konfliktit me Greqinë, ai mobilizohet ushtar dhe dërgohet në front. Pas tre vitesh shërbimi ushtark kthehet në Shkoder dhe fillon të punojë në Sanatoriumin e qytetit si radiolog, ndërsa , ….sic shprehet ai:….për ta mbajtë trupin në formë, fillova sportin që më pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e  më pas edhe futbollin. Më pranuen menjëherë si anëtar i ekipit të Vllaznisë e, ma vonë, edhe të ekipit kombëtar të futbollit….

Për kënaqësinë e tij, në vitet 1957 (si gjakon) e 1958 (si prift) merr urdhërat e meshtarisë dhe dërgohet në Mirditë si famullitar, me qëllim të rindertojë besimin dhe kishat e shkatrrueme nga dhuna komuniste.

                “…Por çka më pëlqente mue, …shkruen ai, ….nuk i pëlqente komunistave, të cilët më vunë prangat e më banë me u nisë për një rrugë të gjatë e të mundimshme (drejt burgut të Burrelit), ku u mbylla për 26 vjet me rradhë, tue lanë kudo gjurmë gjaku…..Në Burrel kam krye “Universitetin e Burgut Komunist”. Mësova me shkrue e me folë Latinisht, Greqisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht që ma vonë mëshërbyen me i ba miq Shqipnisë në tanë rruzullin toksor, tue i tregue se cka ka ndodhë nëvendin tem, tue fitue kshtu epitetin “ Profeti”….

Për sa i përket jetës së tij, vuajtjeve në burg, ai shprehet:….Nëse ndonjë piktori do ti tekej me pikturue simbolikisht jeten teme, do ti duhej me ble nji kalëbojë të zezë….

Ai u lirua nga burgu në sajë tëperestrojkës  dhe zhvillimeve politike në botë, me 13 prill 1989, së bashku me shumë klerikë të tjerë, duke i mbetur “borgj” Komitetit Qendror, 14 vite burgu.Të gjitha ato që e kanë njohur Domin, e dijnë që dita më e zezë e jetës së tij nuk ishte dita e arrestimit, por dita e vdekjes së nënës, e cila përjetoj për së gjalli vdekjen e të birit Dom Lazër Jubanit (të helmuem nga sigurimi) dhe zingjirët e roberisë së djalittë vogël Simonit.

Me kthimin e tij në liri, ai nispërpjekjet  dhe bën një aktivitet të dendur për tërifilluar ushtrimin e lirë të fesë. Si rezultat i këmbënguljes dhe kurajos së tij qytetare, arrin që me 4 nandor 1990 të kremtojë Meshën e Parë publike në varrezat e Rrmajit të qytetittë Shkodres, në praninë e 200 – 300 besimtareve. Kjo meshë u pasua nga ajo e 11 nandorit, ku edhe pse nën represionin e terrorine egër qëushtroj sigurimi dhe policia e rregjimit komunist, morën pjesë të gjithë qytetarët e Shkodres, pamvarsisht nga besimi. Kush nuk e kujton këtë ditë të shënuar për lirinë e besimit dhe të fjalës, ku Dom Simoni, edhe pse bëlbëzonte fizikisht, mbajti një fjalim të mirëpregatitur programatik që do të thyente heshtjen 23 vjecare.

Për kontribut të cmueshem mbarëkombëtar, Univesiteti i San Franciskos nëKaliforni në vitin 1991, i akordon titullin dhe diplomen “Doctor Honoris Causa” në shkencat humane me motivacionin: PROTAGONIST I NJE EPOKE SE RE NE SHQIPERI…

Më vonë, në vitin 1996-të, shteti i Miciganit e nderoj me një diplomë të posacme me motivacioni: NISMETAR I LIRISE SE FJALES DHE SHTYPIT….

Sic shkruan ai në shenimet e tija: … jam i pari shqiptar, që pas Perestrojkes, së bashku me shumë përsonalitete të tjera botnore (senatorë, kongresmenë, ministra, Andreottin, mbretin e Belgjikës), jam thirrë në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë në Vatikan. Jam i pari klerik pa kurrfarë grade që ftohet dy herë nga administrata amerikane në Washington, një herë nga parlamenti rus, një herë nga Spanja, Izraeli, Egjypti, Turqia,  shumë herë nga Franca, Italia, Belgjika, Gjermania, ndërsa kam refuzue me vizitue Kinen, Taivanin, Meksiken, Argjentinen…

Gjatë punës së tij baritore, ai krijoj famullinë katoliketë Spitenit, Kaftallit si dhe qendrën (fetare, kulturore, shëndetsore, sportive) të Kalivacit.

… Per me ruejte pamvarsine e mendimit, nuk kam pranue grada – tregon ai – … nuk pranovakurrë që prej altarit të kishës tëbajshe politike, që ti bajsha thirrje popullit të votonte për partinënë pushtet…Unë baj pjesë në partinë e të vorfënve, të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes…

Kush lexon librin e tij autobiografik BURGJET E MIA, mund të krijojë një ide të plotërreth botës së mbrendëshme shpirtërore e punës së pashoqe që Dom Simon Jubani bëri për shoqërinë dhe popullin shqiptar. Edhe pse kurdoherë,…për guximin, idealizmin, atdhetarinë dhe qëndresën; ai për miqtë dhe popullin e thjeshtë… ishte një hero, …pat ndonjë keqdashës (edhe nga rradhët e kolegëve)që e etiketoj  “i marri”…

Me kërkesën e popullit të Shkodres, me 4 nandor 2010, Bashkia e qytetit i akordoj titullin e shumë merituar –  QYTETAR NDERI I SHKODRES – .

Dom Simoni vdiq në moshën 84 vjecare me 12 korrik 2011, duke na lënë pas një trashëgimi të pasur arritjesh nga puna e tij si dhe kujtimin e një figure tëpashoqe simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste. Për kalvarin  e vuajtjeve, sakrificat, vetmohimin e tij, për atdheun dhe kishën katolike, mendoj që ai duhet ti shtohet  listës së martireve të kishës shqiptare.

LAVDI KUJTIMIT DHE VEPRES SE TIJ.

Vjenë, me 06.07.2016

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe e lirisë, Dom Simon Jubani, e qendresës, legjenda, Pjeter Logoreci

Artikujt e fundit

  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!
  • DIELLI ME SHQIPTARËT  NË AUSTRALI, GRUPI FOLKLORIK “NANË TEREZA”, TRASHËGIMI KULTURORE SHQIPTARE NË ADELAIDE TË AUSTRALISË
  • MË 21 SHTATOR 2023, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Fotoreportazh nga promovimi i tre librave (ribotim) të PhD.Dashnim HEBIBI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT