• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Po e çmendin dhe vrasin për ditë pak e nga pak Ajtanga Lubonjën!

February 20, 2017 by dgreca

është kriptodiktaturë – Po e çmendin dhe vrasin për ditë pak e nga pak Ajtanga Lubonjën!/

Capture-59

Nga Elida Buçpapaj/

…e vrasin ditë për ditë pak e nga pak Ajtanga Lubonjën!

Po e vrasin duke i bërë presion psikologjik, terror psikologjik!

Duke i çuar faturat e energjisë elektrike nga mbi 100 mijë lekë në muaj për një dhomë mizerje në konviktin e Qytetit Studenti.

Ky është regjimi!

Tani Ajtanga Lubonjës nuk mund t’ia arrestojnë të jatin, se ai ka kohë që prehet në botën tjetër.

Tani Ajtanga Lubonjën nuk mund ta heqin nga puna, se ajo është në pension dhe merr minimumin e mundshëm aq sa kushton një kapriçio e çastit për politikanët e Tiranës!

Tani Ajtanga Lubonjën nuk mund ta ndajnë nga bashkëshorti, se diktatura e ndau dhe ia shkatërroi jetën!

Tani Ajtanga Lubonja nuk mund të shesi gjakun e saj, sepse është e sëmurë.

Sa do të donte që ta shiste, për ca ditë jete me qetësi, por  gjaku i saj është i papranueshëm cilësisht tani dhe nuk vlen një lek!

Ky është një regjim cinik, barbar, kriminel që torturon të varfërit, shtresën vulnerabël përmes terrorit të faturave dhe pagave minimale.

Politikanët dhe familjarët e tyre, veç si pjesë menyje e drekave apo darkave, paguajnë nëpër restaurantet lluksoze, sa fatura e energjisë elektrike që i çojnë Ajtanga Lubonjës për të paguar çdo muaj.

I kam dërguar mesazhe Erion Veliajt nga i cili varet Qyteti Studenti dhe getoja ku jeton prej çerek shekulli Ajtanga Lubonja, është nën vartësinë e tij.

Erion Veliaj më premtoi, por fjalën nuk e ka mbajtur, fjalën e ka ngrënë, ka rrejtur, ka mashtruar, ka gënjyer.

Ajtanga është bërë për të vrarë veten, Ajtanga fle vetëm me ilaçe gjumi, Ajtangës edhe në gjumin plot makthe i shfaqet si fantazëm Erion Veliaj që kërkon t’ia vejë thonjtë në grykë duke ia afruar përpara syve faturat e energjisë elektrike !

Po çfarë shteti kriminel është ky, që i imponohet shtresës më vulnerabël me grusht të hekurt, ndaj së cilës shteti nuk përmbush as detyrimin për ekzistencë.

A mund të jetojë Erion Veliaj me 158 mijë të vjetra  lekë në muaj dhe prej këtyre 107 mijë lekë të paguajë energjinë elektrike për një dhomë të mjerë?

A jeton dot Erion Veliaj në një geto të mjerë konvikti, me banjë të përbashkët me banorët e tjerë?

Këto pyetje kanë vlerë për të gjithë qeveritarët e sotëm dhe ata të djeshmit, për aktualët dhe për ishët e kryetarëve të bashkisë, ishët e kryeministrave, ishët e ministrave!

Ajtanga Lubonja është simboli i viktimave të sistemit që kjo klasë politike ndërtoi këtë çerek shekulli.

Ajtanga Lubonja ka luftuar tërë jetën e saj, si në diktaturë ashtu në këtë të sotmen që është  një kriptodiktaturë!

Ajtanga Lubonja është rebele, ajo ka kërkuar drejtësi. Ajo nuk ka lënë derë pa trokitur: dyer të pozitës dhe opozitës deri të Presidentit të Republikës, dyer të shoqërisë civile, të redaksive të gazetave dhe televizioneve dhe ja rezultati.

Ajtanga Lubonjës i janë shterrur forcat!

Pozita, opozita, shoqëria civile e kanë lënë Ajtanga Lubonjën në mëshirën e fatit, duke i lënë si alternativë ose të vrasë veten ose të çmendet, ose të vdesë nga frika dhe terrori torturues se po i vinë t’ia heqin dritat apo t’i venë prangat sikur thonë ligjet makabre që i lirojnë kriminelët nga burgjet ndërsa qytetarët i fusin brenda deri sa të vijë një moment kur gjithë popullin do ta rrasin në burg dhe do të bashkëqeverisin duke patur si popull kriminelët, mafien, drogdealersat, prostitutat, hajdutët, tutorët, trafikantët!

Është kjo klasë politike e ricikluar përgjegjëse që nuk i ka paguar ende Ajtanga Lubonjës një qindarkë as si e persekutuar politike dhe e ka lënë në këtë gjendje të mjerë e gatëshme për të vdekur, për t’u çmendur ose për të vrarë veten ashtu sikur kanë vepruar shumë qytetarë të tjerë përpara saj.

Përgjegjëse për këtë gjendje kaq të trishtë që përjeton Ajtanga Lubonja është e gjithë kjo klasë politike, së pari pseudo e djathta, së cilës ajo i besoi dhe pastaj pushtetarët që riciklohen, me në krye këta aktualët që kanë vendosur t’ia marrin jetën Ajtangës, duke e terrorizuar me faturat e energjisë elektrike, të cilat kushtojnë sa kushton një qejf i tyre i zakonshëm në përditshmërinë e tyre, kurse përditshmëria e Ajtangës është e identifikuar vetëm nga vuajtje dhe privim.Ky është një shtet përbindësh, kjo është një opozitë përbindëshe, kjo është shoqëri civile përbindëshe, këta janë gazetarë përbindësh të cilët i lëpihen politikës dhe janë të gatshëm që popullin e dergjur në mjerim ta çojnë në një vetvrasje kolektive, që pastaj shteti përbindësh, opozita përbindëshe, shoqëria civile përbindëshe, gazetetarët përbindësh, të gjithë të unifikuar si vrasës të popullit të jetojnë të lumtur vampirisht

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ajtaga Lubonjaes, Elida Buçpapaj, vrasesit

Presidenti Nishani dekoron grevistët e urisë të 1991

February 20, 2017 by dgreca

Kreu i Shtetit dekoron studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në Grevën e Urisë së 18-20 shkurtit 1991 me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/

172636

TIRANE, 20 SHKURT 2017- Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vlerësoi sot paradite me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në Grevën e Urisë së Universitetit Shtetëror të Tiranës (18-20 shkurt 1991) me motivacionin: “Për rolin dhe kontributin e tyre jetik e vetëmohues në shembjen e mitit dhe kultit të individit të ish-diktatorit Hoxha; për depolitizimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës; për shmangien e përplasjes së mundshme civile si dhe për dhënien e goditjes vendimtare së ashtuquajturës diktaturë të proletariatit dhe luftës së klasave në Shqipëri”.

52Në fjalën e tij gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm ish-studentë dhe pedagogë të fakultevete të ndryshme të Universitetit Shtetëror të Tiranës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, deputetë, etj. Presidenti Nishani u shpreh: “Ju falënderoj përzemërsisht për praninë tuaj të nderuar në këtë ceremoni aq shumë të domosdoshme në këtë Ditë Kombëtare të Kujtesës së Martirëve dhe Viktimave të regjimit komunist, pse jo edhe të një dite domethënëse për shembjen e simboleve të regjimit komunist! Si President i Republikës, në respekt të detyrimeve dhe atributeve kushtetuese, por edhe duke u mbështetur në bindjen time si qytetar i këtij vendi jam përpjekur vazhdimisht që të vë në pah dhe të vlerësoj institucionalisht shumë personalitete dhe kontribues të denjë të kombit, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Kështu edhe kjo ceremoni e thjeshtë, por mjaft domethënëse, ka për qëllim jo vetëm të nderojë e të vlerësojë përpjekjet dhe sakrificat e pashembullta të studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në Grevën historike të Urisë së 1991-shit, por edhe t’i vendosë ata denjësisht në piedestalin e shqiptarëve liridashës dhe atdhetarë, me të cilët kombi ynë duhet të nderohet, të marrë shembull e të frymëzohet përjetësisht. Një ish-bashkëstudenti juaj ka shkruar një libër të titulluar: ‘Piedestale pa statuja’, ndoshta i frymëzuar nga ato piedestale që mbetën dikur bosh në vitet 1990-të si pasojë e rrëzimit nga populli të monumenteve pakuptim e pavlerë të diktaturës. Por të jeni mëse të sigurt se piedestalet e nderit të kombit tonë, nuk mbeten kurrë bosh, sepse kujtesa historike nuk i harron kurrë bijtë dhe bijat e tij, ata që janë më të ndriturit e më të emancipuarit duke u dhënë gjithmonë vendin e merituar.”

Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “në këtë ditë të shënuar, që kremton shembjen e simboleve të komunizmit, jo vetëm të monumenteve të diktatorit Hoxha në çdo cep të vendit, por jemi mbledhur jo thjesht për të zhvilluar një ceremoni zyrtare, por edhe për të nënvizuar edhe njëherë rëndësinë dhe mesazhin e aktit tuaj të dikurshëm vetëflijues. Bertold Brehti ka thënë: ‘Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj’! Por studentët e asaj kohe janë heronj! Ajo ishte kërkesa, thirrja e mijërave e mijëra banorëve të Tiranës dhe atyre të ardhur nga i gjithë vendi në Tiranë, në ato ditë të ftohta e të largëta shkurti, kur ju të gjithë ishit të ngujuar në Kino-Klubin e Qytetit ‘Studenti”, por kur njëkohësisht kishit mbi vete sytë, vëmendjen, merakun dhe admirimin e mbarë popullit shqiptar.

Benjamin Disraeli, ish-kryeministri i famshëm britanik këshillonte me mençuri: ‘Mëkojini mendjet tuaja me ide të mëdha! Heronjtë i bën të tillë besimi në heroizëm’! Ju ishit bijtë dhe bijat e zgjedhur të popullit në atë periudhë: studentë dhe pedagogë në Universitetin e Tiranës. Kishit shkuar aty për të dhënë mësim, për të studiuar e për t’u pajisur me dije, në mënyrë që më vonë të ndërtonit, të drejtonit jetët tuaja, por dhe vendin në tërësi në çdo fushë të jetës. Por në atë kohë ju zgjodhët diçka më të madhe: ju vendosët që për hir të idealit tuaj, të parimeve për një Shqipëri vërtet të lirë dhe demokratike, për një Shqipëri pa luftë klasash, pa terror të diktaturës komuniste, pa ideologjizim të tejskajshëm, pa përçarje ideologjike – Ju vendosët që të ngriheshit dhe të luftonit me mënyrën tuaj, të mundësonit zgjedhjet e para të lira e demokratike të marsit 1991, pa u vrarë mes njëri-tjetrit e pa derdhur asnjë pikë gjak.

Ju bëtë Grevë Urie jo thjesht për heqjen e një emri që në fakt ishte aq i urryer, por për eliminimin e kultit të individit, për shembjen e mitit fals të diktatorit, por dhe të makinerisë propagandistike që ende e mbante atë në këmbë, për depolitizimin e Universitetit dhe të mbarë shoqërisë. Ju në atë kohë vendosët të përdornit një nga format më të rralla të protestës, të mosbindjes civile dhe zgjodhët të vetëflijoheshit duke u ngujuar në Grevën e Urisë, në Qytetin Studenti, në oazin tuaj të lirisë që e kishit fituar me meritë që nga nisja e Lëvizjes në 1990, deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave tuaja. Ju ia dolët mbanë me sukses! Edhe në saje të mbështetjes mbarëpopullore të qytetarëve shqiptarë, të punëtorëve sindikalistë, të intelektualëve, të artistëve, të pedagogëve tuaj, të prindërve tuaj, të njerëzve që ju rrethonin, qytetarëve tiranas dhe të mbarë Shqipërisë ashtu të mbledhur të gjithë së bashku pa dallime krahinore apo fetare si rrallëherë në historinë shqiptare të fundshekullit të njëzetë. Shumë prej jush, edhe ata që sot nuk mundën të jenë në këtë sallë për arsye të ndryshme, i ndryshuat kursin e historisë vendit, duke kërkuar me ngulm, por në mënyrë paqësore, që e ardhmja e Shqipërisë të ishte si e gjithë Evropa, që vendi ynë të ishte aty ku i takon – në gjirin e familjes së madhe evropiane me të njëjtat merita dhe duke e pasuruar atë me vlerat tona më të mira.

Misioni juaj historik i asaj kohe ende nuk ka përfunduar! Prandaj ju ftoj secilin prej jush dhe nëpërmjet jush të gjithë bashkëkohësit, bashkëpunëtorët, miqtë tuaj e asaj kohe dhe më pas që të mos i rreshtin përpjekjet dhe punën, që të mos i shmangeni përgjegjësisë – përgjegjësisë historike dhe përgjegjshmërisë shoqërore që dikur e nisët dhe e mbajtët me aq krenari e pa u lëkundur për asnjë çast mbi shpatullat tuaja të brishta, – por që të vazhdoni dhe të kontribuoni denjësisht, secili në fushën dhe me mundësitë e tij duke e pasuruar më shumë atë vlerë të madhe që ju i dhatë vetes, i dhatë vendit, i dhatë shoqërisë dhe i dhatë mundësi të ardhmes për Shqipërinë dhe shqiptarët, por dhe për të bërë të mundur që Shqipëria jonë me pasuritë natyrore të dhuruara nga Zoti të mos vuajë më atë padrejtësi zhvillimi ekonomik dhe social. Të bëhet një vend më dinjitoz e të begatë për të gjithë ne, për fëmijët tanë dhe për brezat që do të vijnë.

Heronj të vërtetë janë të gjithë ata që kur i thërret nevoja, ngrihen ballëlart e dalin në krye të ndryshimeve shoqërore, dhe pasi kanë kryer punën e tyre fisnike, largohen përkohësisht nga skena në heshtje, por gjithmonë të ndërgjegjësuar e të vetëdijshëm se roli dhe barra historike që morën përsipër në një moment historik, duhet mbajtur përjetësisht e me përgjegjësi maksimale. Duke shfrytëzuar edhe një herë këtë moment të nderimit dhe respektit të shtetit shqiptar ndaj jush personalisht dhe të gjithë atyre që u përpoqën, të gatshëm për sakrifica në momente shumë të vështira për vendin, duke ju falënderuar dhe nderuar për atë që ju nisët, kontribuat, por dhe e latë si vijimësi dhe vazhdimësi, dua të vlerësoj të gjitha kontributet e derimësotme që ju dhe gjithë të tjerët kanë dhënë në të mirë jo vetëm të imazhit, por të qenësisë së përbotshme të Shqipërisë dhe botës shqiptare. Ndaj, në cilësinë e Kreut të Shtetit, kam privilegjin, por edhe fatin e madh që të vlerësoj ndoshta me pak vonesë me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’ të gjithë ata 723 pedagogë, studente e studentë sypatrembur e altruistë, që me vullnet të plotë hynë në një Grevë Urie masive e të pashembullt dhe dolën prej asaj fitimtarë, me objektiva të realizuara historike, por mbi të gjitha si heronj të heshtur lirie dhe demokracie! Faleminderit dhe Zoti i bekoftë ata studentë dhe pedagogë si dhe familjarët e tyre që i mëkuan e i rritën me aq atdhedashuri dhe kurajë qytetare! Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë dhe mbarë popullin shqiptar!”

Dekorata iu dorëzua nga Kreu i Shtetit disa prej ish-anëtarëve të Komisionit Drejtues të Grevës së Urisë

 

Filed Under: Featured Tagged With: e greves se urise, në1991, Presidenti Nishani dekoron pjesmarrësit

Kosovë-Kroaci, partneritet bilateral dhe rajonal

February 20, 2017 by dgreca

-Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon/

unnamed (9)

-Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 113 shtete anëtare të OKB-së/

unnamed (7) PRISHTINË, 20 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Njoftimi i dërguar thekson se, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucionalë të Kroacisë, si presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, kryeministrin Andrej Plenkovic dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier. Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimeve evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifikë për të cilat Republika e re e Kosovës ka shumë nevojë të përfitoj nga Kroacia.Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale, por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën.“Kroacia është një partner  i rëndësishëm bilateral për Kosovën dhe me kolegët e mijë në Zagreb kam folur për një thellim të marrëdhënieve tona politike dhe të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit në të ardhmen të një forumi të përbashkët  të investimeve dhe tregtisë në Prishtinë. Po ashtu, Kroacia është edhe një partner rajonal që shtrihet në Evropën Juglindore dhe temat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë kanë qenë temë e shkëmbimeve tona. Sikurse ky shtet si anëtar i BE-së dhe NATO-s do të jetë një mbështetës i fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës por edhe të zbatimit të një marrëdhënie të re me NATO-n që e kemi krijuar nga dhjetori i vitit të kaluar ”, ka thënë Hoxhaj.Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp ku kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 113 shtete anëtare të OKB-së./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dhe rajonal, Kosovë-Kroaci, partneriet bilateral

Ministri i Diasporës së Kosovës vizitoi Shkollën Shqipe “Alba Life”

February 20, 2017 by dgreca

Komunitet/

unnamed (2)

-Ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York/

unnamed (3)

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Atdheun e kam të parë,/

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Kuq e zi më njeh bota mbarë!/

unnamed (4)

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të bukur shkurti me diell qe te lëbyrte sytë dhe me qiell blu, bash një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati erdhi midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, New York.  Ishulli i bukur Staten Island kontaktin e parë me europianët e ka në vitin 1520 nga exploruesi italian Giovanni De Verrazzano, i cili në emër të Mbretërisë së Francës Francis I, lundroi nëpër Narrows në anijen La Dauphinesë.  Per nder të tij ura e famshme Verrazano Bridge ka marrë emrin, një urë e vetme në botë që qëndron në baze të forcës se tërheqjes dhe që lidh Brooklyn me Staten Island.

Kur themeluesit, mësuesit, prindërit dhe nxënësit dëgjuan se do të vinte midis tyre Ministri I Diasporës së Kosovës, u gëzuan dhe u munduan që ta prisnin sa më mirë në klasë këtë mik prej Kosove dhe të gjithë shqiptarëve në Diasporë, për më tepër që vinte një ditë pas shpalljes se Pavaresise së Kosoves në datën 18 shkurt, 2017 ku gjithë populli shqiptar feston dhe uron njeri tjetrin per Pavarësinë e Kosovës dhe shpreson bashkimin e Kombit në një ditë jo të largët.

Ardhja e Minsitrit të Diasporës z.Murati u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit dhe mëuesit që zhvillojnë mësimin shqip në mjediset e shkollës publike amerikane Ps:9 ku më duhet t’i falënderoj publikisht për bashkëpunimin e ngushtë plot kulturë dhe profesionalizëm që kemi me drejtorinë dhe punonjësit e shërbimit pranë kësaj shkolle.

Mjediset e klasës shkëlqenin nga flamujtë që ishin varur në mur përballë nxënësve, si Flamuri kombëtar kuq e zi, Flamuri i Kosovës dhe Flamuri Amerikan.

Të gjithë nxënësit mirëseardhjen për mikun prej Kosove e mirëpritën duke thënë një zëri këtë fragment përshëndetje përgatitur nga mësuesja e dashur Entela.  Nxënësit njëzëri thanë:

Gëzuar Festën e Pavarësisë Kosovë, nga nxënësit e Shkollë Shqipe Alba Life, Staten Island, New York.

Mirë se erdhe Ministri I Diasporës së Kosovës, z.Valon Murati midis nesh!

Nxënësi i talentuar Arsi Muda vazhdoi:

Jam shqiptar, jam Kosovar/ Atdheun e kam të pare/ Jam shqiptar, jam Kosovar/ Kuq e zi më njeh bota mbarë!

Ndërkohë udhëhoqi nxënësit për të vazhduar bashkë me të recitimin shqip.

Përshëndetja e tyre u mirëprit plot emocion nga Ministri i Diasporës i shoqëruar nga shefi i kabinetit z.Kushtrim Sheremeti, dhe këshilltari i kabinetit z.Agim Kuleta dhe ekipi që e shoqëronte në këtë ditë festive dhe  Shqip në shkollën publike amerikane në ishullin e bukur të Staten Island, New York.  Z.Qemal Zylo, themeluesi i shkollës Shqipe “Alba life” shkollë që operon në katër lagje të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn, Manhattan dhe së fundi në Queens i uroi mirëseardhjen plot respekt dhe dashuri z.Valon Murati në emër të nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë stafit që punon pranë kësaj shkolle.  Ardhja juaj na nderon dhe na frymëzon për të punuar pa u ndalur në misionin patrotik për t’ju mësuar femijeve gjuhën shqipe.  Shpreh mirënjohjen e pakufishme që gjithmonë shteti i Kosovës ka qenë pranë qysh në hapat e para të hapjes së shkollave shqipe.  Ky është një bashkëpunim i frytshëm dhe shpresoj që shteti amë Shqipëria ka se ç’të mësojë prej përvojës suaj edhe pse jeni shteti më i ri në botë.  Pas përshëndetjes së mirëseardhjes nga z.Qemal Zylo fjalën e ka marrë Ministri i Diasporës z.Valon Murati i cili përshëndeti me dashuri dhe plot urime nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” të cilët e dëgjonin me kërshëri dhe plot respekt.  Z.Murati tha se unë ju përshëndes në emrin e qeverisë së Kosovës dhe të ministrisë së Diasporës për punën e bukur, patriotike që bëni ju mësues dhe nxënës për të mos harruar Gjuhën tonë të ëmbël Shqipe.  Ne nuk duhet t’i harrojmë rrënjët tona, rrënjët e të parëve nga vimë dhe ju këtë po e kryeni më së miri.  Ministria e Diasporës ka hapur programe speciale gjate verës për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe seminare kualifikimi me mësuesit në Diasporë.  Ne duhet të jemi të bashkuar sepse së bashku na bashkon Gjuha Shqipe pashaporta e identitetit tonë.  Z.Murati në emër të Ministrisë së Diasporës i dhuroi në shenjë simbolike Abetaren e unifikuar z.Qemal Zylo i cili më vonë do të tërheq disa libra pranë konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Manhattan.  Fjala e ministrit të Diasporës u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit. Më vonë z.Murati iu drejtua nxënësve se kush do të vijë të na recitojë vjersha shqip?

Nxënësit ngritën duartë për të recituar shqip dhe ata ishin:

Nxënësja Dea Kerliu recitoi vjershën Skënderbeu, Rilind Bardhi nga Naim Frashëri, Lisa Pilku, Gjuha Shqipe, Nxenesja Eliza Karpuzi recitoi për Atdheun, Lisa Pilku Gjuha jonë, Elira Xhemali nga thëniet e Nënës Terezë, Arsi Muda, Jam shqiptar, jam dibran, Dea Watkins Abetarja dhe Zogu etj.

Z.Valon Murati u përcoll nga nxënësit me dashuri dhe me mbresa ë pashlyeshme!

Pas largimit nga klasa Ministri i Diasporës dha një intervistë për TV “Alba Life” në studion e krijuar enkas në një klasë tjetër nga themeluesi dhe producenti i Televizionit Qemal Zylo.  Z.Murati tha se hapja e shkollave shqipe është në vëmendjen dhe mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Diasporës.  Ndërkohë kanë vite që kanë krijuar Database për regjistrimin e Diasporës që do të jetë një proces i gjatë, por do të kryhet.  Gjatë bisedës me z.Murati ajo qe më ngeli në mendje më shumë ishte kur e pyeta si:  Një vajzë me emrin Dea Watkins më pyeti se kur të vijë xhaxhi ministri pyete se kush ja ka vënë emrin Valon?  Ministri duke qeshur tha se emrin Valon ma kanë vendosur prindërit me kuptim të plotë si: Valon Flamuri i Fitores, pasi dhe vëllai tjetër dhe motra i kanë emrat Flamur dhe Fitore.  Ministri i Diasporës z.Murati qysh në rininë e hershme ka qenë në demonstratat për Kosovën dhe ka luftuar deri në fund për Pavarësinë e saj.

Ai është politikan dhe që nga dhjetori 2014 Ministër i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  Që nga viti 1993 ka qenë aktiv në jetën politike në Kosovë, në krahun e lëvizjes ilegale duke qenë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Duke qenë pjesë e LKÇK-së u angazhua në propagandimin e luftës së armatosur si e vetmja rrugë për Lirinë e Kosovës si dhe në krijimin e strukturave që do ta organizonin këtë luftë.

Ka botuar shkrime me karakter akademik brenda dhe jashtë Kosovës në lëmin e të drejtave të njeriut, konflikteve etnike, çështjeve të identitetit, globalizmit etj. Ka marrë pjesë në shumë projekte, konferenca dhe seminare të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj.

Dita e shtunë për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ishte një ditë mbresëlënëse dhe e bukur pasi takimet me vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare janë frymëzuese dhe të paharrueshme veçanërisht në kujtesën e fëmijëve që janë e ardhmja e Diasporës dhe e Kombit.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman z.Todd Watkins dhe fotograf z.Shpëtim Bardhi.

unnamed (6)

Staten Island, New York

18 shkurt, 2017

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Ministri Valon Murati, viziton Shkollen. Alba Life

Gruaja nё Ar dhe Dhimbja e Harruar

February 20, 2017 by dgreca

Kёtё shkurt, 26 vjet pas rёnies, jemi prap aty ku e nisёm – numёrim tё ndershёm votash. Patjetёr qё vota ёshtё e rёndёsishme, por katёr muaj para zgjedhjeve, mbёshtetёsit e dy krahёve presin njё program tё mirёmenduar elektoral. Kanё nevojё pёr vizion/

1 Enkela Vebiu

Nga Enkela Vehbiu/

Filmi “Gruaja nё Ar,” tregon historinё e Marias, pjesёtare e njё familjeje hebreje nga Viena dhe e shpёrngulur nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs gjatё luftёs sё dytё botёrore. Ajo lufton pёr tё rimarrё nё zotёrim pikturёn e famёshme tё Gustav Klimt “Adele – Gruaja nё Ar,” dikur pasuri e familjes dhe e konfiskuar nga nazistёt.  Mё ndodhi ta shoh kёtё film tё premten.

Paralelet e ngjashmёrisё mes historisё sё Marias nё luftёn e dytё dhe historive shqiptare nё luftёn e klasave mё trishtuan, por faji qё ndjeva pas filmit mё mundoi mё shume. Kuptova qё e kisha harruar vuajtjen.

Botimi “Legjislacioni Shqiptar 1945 – 1955” vёrteton qё nё mё pak se 2 vjet familja ime me origjinё nga Leskoviku kish prodhuar 2 armiq populli, 1 tё arratisur politik, dhe njё sabotator.

Kur kёneta e Maliqit u tha, armiku i popullit Hajdari Vehbiu, 58 vjeç, u lёrua. Shёndetin ia morёn, fytyrёn ia retushuan nga fotoja famkeqe e Hoxhёs nё Shkodёr, dhe nga i burgosur u bё i dёbuar. Kёtё damkё ia morёn e shoqja Nafije, 6 femijet, nuse e dhёndurё qё hyn nё shtёpi, si dhe 8 trashёgimёtarёt qё lindёn nga martesat – njё prej tyre unё qё shkruaj. Familja u vendos pёrfundimisht nё Shijak.

U tёrhoqёm thellё deri mё 1991.

Mbrёmjen e 18 shkurtit u grindёm pёr njё vend pranё televizorit. Kёrkonim nё ekran vёllain. Dritani Vehbiu, njё nga ish grevistёt e Dhjetorit, prej 19 vitesh, pa zhurmё dhe jehonё drejton kompaninё e tij dhe mbёshtet 83 familje nё Shijak, kёtё zonё qё na mbajti dhe mbrojti per 45 vite dёbim.

Po mё ‘91, njё tjetёr dёshmi. Jashtё nё rrugё duke krasitur trёndafilet e gardhit me tim atё, na afrohet njё burrё I thinjur. Mё njeh – e pyeti babin. Heshtje. Jam Xhako tha zotёria dhe pёrqafimet pasuan. Xhafer Xhomo dhe Duro Vehbiu, tё dy leskoviqarё tё 1932, ishin parё pёr herё tё fundit mes ‘47ёs dhe ‘48ёs  nё Tiranё, kur Duro dёbohet. Xhako, me pothuajse 24 vite burg mbi supe, vdiq mё 31 Mars 2012. Nё kёtё pesё vjetor qё po afron, e ndjej detyrim dhe nder t’i shkruaj njё eulogji tё munguar.

Nё fillim tё viteve 2000, fёmijёt e Hajdarit dhe Nafijes zhvarrosёn eshtrat e prindёrve dhe i sollёn nё Tiranё, ndёrsa tё gjallёt u vendosёn vajzat nё Tiranё dhe djemtё nё Durrёs. Kapitulli u mbyll.

Nuk e zё veten nё faj qё nuk e kam rrefyer kёtё histori me zё mё parё. Familjes sime nuk iu ekzekutua asnjё pjesёtar dhe nё sytё e te mi, kjo ka rёndёsi. Sot e vё veten nё faj qё e kam harruar vuajtjen dhe qё lejoj tё ma tallin dhimbjen.

Pafajёsia. Shoh me çudi qё kur kёrkoj nё internet pёr ish tё pёrndjekur politikё, paraja dhe kёstet dominojnё. Jo! Nga organizata e ish te pёrndjekurve prisja dёmshpёrblim por mё shumё prisja tё mё orientonte nё kuturunё e parё. Dhe mbi tё gjitha tё mё siguronte kёrkimin e ndjesёs nga ana e autorit tё vuajtjes sime – shtetit shqiptar. U deshёn 25 vite qё mё nё fund njё president ta pranojё. Dua tё besoj qё nё kёtё akt ka ndikim organizata nё fjalё. Nuk e di. Por di qё nuk e bёn Papёn mё pak katolik fakti qё u kёrkoi falje viktimave tё mitur tё priftёrinjёvё tё tij; nuk e bёn mё pak imponues kryeministrin irlandez fakti qё u kёrkoi falje mbijetuesёve tё atyre qё quhen Gratё e Lavanterive Magdalena; po ashtu nuk e bёn mё pak president zotin Nishani fakti qё mё nё fund, nё nёntor tё vitit tё kaluar si pёrfaqёsues I shtetit shqiptar, mё kёrkoi falje pёr vuajtjen e shkaktuar. Mё dekretoi pafajёsinё e ndёrgjegjes.

Njerёzia. I vё faj vetes qё vetёm nёnqesh me debatuesit rreth 20 shkurtёve. Nuk vё nё dyshim dёshmitё e ofruara, pёrdhunimet e dёgjuara apo ngjarje tё shikuara prapa perdeve. Instinkti seksual ashtu dhe I mbijetesёs nuk ka parti. As dёshirёn pёr vёmendje nuk ua gjykoj. Por nuk iu pranoj pёrbuzjen qё shprehni pёr njerёzit qё na morёn brenda. Pёr ju janё fshatarё dhe provincial. Pёr ne nё shumicёn e rasteve janё mbrojtёs. Po tё mos kishin qenё shijakasit, garantoj qё anёtarё tё familjes sime por besoj dhe tё familjeve Kozmaçi, Libohova, Zguri e shumё tё tjera, ose do kishin pёrfunduar mё keq ose do ishin vetvrarё nga vetmia. Mbetёm vetёm.

Qeveria. Tё djathtёt nuk mё duan, tё majtёt mё tundin shami enveri, dhe shteti mё tall – kur tё damkosurit e tu nuk tё pёrfaqёsojnё pёrse pret nga unё. Kur njё shtresё tё vёrtitet kuturu nga trauma e shkaktuar nga sishokёt e tu ёshtё detyrё e jote shtet ta pёrkrahёsh atё. Ёshtё dёtyrё e shtetit ta rehabilitojё dhe ti forcoje ndjenjёn e perkatёsisё nё atё shoqёri. Unё qё iu shkruaj jam pa rrёnjё. Lindur nё Tiranё, rritur nё Shijak, eci rrugёve tё Durrёsit si e huaj kur vizitoj prindёrit. Shpёrdorova tё paktёn 2/3 e jetёs sime pёr tё fituar deri diku njё vizion nё jetё, falё Amerikёs.

Fatkeqsisht, e gjej shoqёrinё time tё origjinёs ende nё kёrkim te vizionit.

Kёtё shkurt, 26 vjet pas rёnies, jemi prap aty ku e nisёm – numёrim tё ndershёm votash. Patjetёr qё vota ёshtё e rёndёsishme, por katёr muaj para zgjedhjeve, mbёshtetёsit e dy krahёve presin njё program tё mirёmenduar elektoral. Kanё nevojё pёr vizion.

Njё program qё do tu thoshte mё shumё se çfarё po bёhet me korridorin e tetё. Tu vёrtetojё qё po e konsideron seriozisht konkurrencёn pёr gjashtё korridore Pan-Europiane nё rajon. Tu premtojё qё infrastuktura rajonale dhe turizmi, dhe jo vetёm sheshe urbane, do tё sjellin pёrmirёsimin ekonomikё aq tё dёshiruar nё vend.

Njё program qё do tu thoshte qё Shqipёria ёshtё e rёndёsishme por e vetme nё Ballkan dhe Europё nuk mbijeton dot. Tё shpjegonte pёrse shteti shqipёtar dhe klasa politike e Kosovёs e humbёn rastin e bashkimit tё kombit me 99-ёn, dhe tё studionte idenё qё ashtu si karta e Adriatikut ndoshta tё ketё njё kartё ballkanike.

Njё program qё do t’i bёnte krenarё votuesit pёr perfaqёsuesit nё parlament. Deputetё qё nuk kanё krime mbi supe dhe mbi tё gjitha – qё dinё tё shkruajnё e lexojnё pёr hir tё zotit!

“Gruaja nё Ar” sot ёshtё nё Nju Jork. Sa herё tё jem nё atё qytet do ta vizitoj si njё falenderim pёr reflektimin qё mё shkaktoi, pёrgjegjёsinё qё mё detyroi, krenarinё qё mё riktheu, dhe mesimin qё mё dha – tё fal shkaktarёt por tё mos e harroj asnjёherё dhimbjen kurrёsesi.

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe Dhimbja e Harruar, Enkela Vehbiu, Gruaja nё Ar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2186
  • 2187
  • 2188
  • 2189
  • 2190
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT