• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MEMORIE: Rugova: Kosova, në miqësi të përhershme me SHBA

January 21, 2017 by dgreca

-Në Kosovë, akademi përkujtimore dhe homazhe për Presidentin Historik Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e shuarjes/

1 ok Rugova

-Presidenti historik Rugova në intervistat ekskluzive që kam zhvilluar theksonte përcaktimin e gjithmonshëm e prej shumë vitesh për Kosovën e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA. “Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Presidenti historik Rugova/

-LAJM I VITIT 2006: PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË/

3 Behluli Rugova

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 21 Janar 2017/ Me një akademi në Prishtinë dhe me homazhe, në Kosovë u përkujtua sot në 11 vjetorin e shuarjes Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte  idenë për shtet që para afër tre dekadave dhe që në fillimet e negociatave për staustin ishte shumë i prerë: “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”.Në akademinë e organizuar nga LDK, e cila po zhvillohet nga mesdita, u theksua se, si themelues i shtetit të Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë, Presidenti historik  Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

1 Rugova Klinton

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar para 23 viteve, referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 shtatorit 1991, që pasonte Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990,  Rugova e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Edhë në intervista të tjera që kam zhvilluar nëpër vite, në dhjetor 2002, presidenti Rugova theksonte përcaktimin e gjithmonshëm e prej shumë vitesh për Kosovën e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

Ndërsa, i pyetur për paralajmërimet se në vitin 2003 do të fillonin negociatat për statusin, për pavarësinë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht, Presidenti Rugova në intervistë përgjigjej:

“Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar.Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin”.“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i bashkësisë së kombeve të botës së lire”, theksonte Presidenti Rugova në një intervistën tjetër ekskluzive që kam zhvilluar në shkurt të vitit 2005.“Edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës”, deklaronte Rugova.
“Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Presidenti historik Rugova.Ai vlerësonte se njohja e Pavarësisë së Kosovës do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. “Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia”, shprehej Rugova.
Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë, theksonte Rugova dhe shtonte se “këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë”.
“Njohja sa më e shpejtë e Pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, deklaronte Presidenti historik Rugova në intervistën e shkurtit 2005.
Këto intervista e të tjera ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova janë ribotuar në Gazetën DIELLI dhe do i përmbledhja në një libër të veçantë, duke përfshirë edhe shumë pyetjet që kam bërë e përgjigjet në konferencat për shtyp që mbante çdo javë Rugova e në raste tjera.Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë që e udhëhiqte që nga fillimi, në 23 dhjetor 2005, në rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës në deklaratën e fundit publike theksonte se, “objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës”.“Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit.
Para 11 viteve, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, në kryeqytet.

***

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar para 11 viteve, në 21 janar 2006, në mesditë.

“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

LAJM I VITIT 2006: PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.

Filed Under: Opinion Tagged With: me SHBA, NË MIQËSI TË PËRHERSHME, Rugova: Kosova

Asociacioni pavaresoka serbet nga Beogradi?!

January 21, 2017 by dgreca

Lunacek

*Deri kur do t’i degjojme e durojme marrezite e zonjes Lunacek dhe kolegeve te saj?!/

1 Sadik-ElshaniNga Sadik ELSHANI/ Filadelfia-USA/Kur ne gazeten “Bota Sot” lexova artikullin: “Lunacek: Asociacioni pavareson serbet nga Beogradi”, nuk m’u durua pa u ulur per t’i shkruar keto radhe. Njeriu mbusht plot mllef: cfare papergjegjesie, cfare marrezie, cfare idiotesie! Keto fjale i thote nje zonje qe eshte nenkryetare e Parlamentit Europian dhe Raportuesja per Kosoven ne kete Parlament.Kjo deklarate eshte nje deshmi per nivelin e ulet te njohurive te kesaj zonje per Kosoven dhe rajonin. Por ne cfare menyre, ne cilen forme, cila eshte ecuria qe do t’i pavaresoka serbet e Kosoves themelimi i ketij asociacioni? Per kete zonja Lunacek nuk e thote asnje fjale, sepse as vete nuk e di se cka eshte duke thene. Dhe nuk e di se a e ka sfiduar dikush zonjen Lunacek per kete qendrim te pakuptimte, per kete marrezi. Problemi eshte se vete serbet nuk duan te pavaresohen nga Beogradi. Kjo eshte teper e thjeshte: ku ka pavaresim me te mire per serbet e Kosoves sesa te jetojne ne nje shtet te pavarur nga Serbia? Ceshtja qendron krejt ndryshe, sepse as serbet e Kosoves dhe as Serbia nuk e pranojne shtetin e pavarur te Kosoves. Nder te tjera ne artikullin ne fjale thuhet: “Ajo ka nenvizuar se ky asociacion nuk do te kete mandate ekzekutiv dhe thekson se komunat jane per te ofruar sherbime ndaj qytetareve dhe jo te bejne politika kombetare”. Keto perralla, Zonja Lunacek le t’ia  tregoje dikuj tjeter. Serbet i kane komunat e tyre ne ato vende ku jane shumice dhe u ofrojne sherbime qytetareve. Serbet i shfrytezojne te gjitha sherbimet sikur cdo qytetar tjeter i Kosoves edhe ne komunat ku ata jane pakice. Qellimi i formimit te ketij asociacioni eshte qe, permes ketij organizimi Serbia te fuse kemben ne Kosove e pastaj te ulet edhe kembekryq. Ky eshte Kali Trojan i Serbise. Thene me mire, ky eshte njeri nga shume kuajt trojane te tyre, tani kane filluar ta perdorin edhe trenin. Kur Serbia ngul kembe per dicka qe Kosova duhet ta bej, eshte fare lehte te kuptohet se ato kerkesa nuk jane ne dobi, ne te miren e Kosoves, sepse eshte pikerisht kjo Serbia qe per me shume se nje shekulli po mundohet te na zhduk nga faqja e dheut. Kjo na kujton ngjarjet nga e kaluara jo e larget e historise se Kosoves. Na kujton kohen kur Serbia ngulte kembe per ndryshimet kushtetuese, duke u munduar te na bindtte se me keto ndryshime asgje nuk do te ndryshntje. Nese asgje nuk do te ndryshonte, atehere perse i benin ato ndryshime?! Por historia na tregon ndryshe. Ndryshimet u ben dhe i kushtuan shume shtrtenjte popullit tone. Ne formen e tanishme ky asociacion eshte shtet brenda shtetit. Komunat serbe mund te kene nje asociacion per t’i bashkerenduar punet e tyre, por jo nen kontrollin e Sebise. Populli yne ka nje pervoje te hidhur me serbet e Serbine, prandaj nuk e ka krijuar kote thenien: “Shkau (serbi) bese nuk ka”.

Dhe na vijne bajlozat nga Brukseli e nga Nju jorku, qe deri dje nuk e kane ditur nga i bie Kosova dhe na mbajne ligjerata per ceshtjet tona. Shpesh pa ditur as vete se cka jane duke folur, sikur zonja ne fjale. Zonjen Lunacek dhe zyrtaret tjere te BE-se dhe OKB-se nuk i shqeteson fakti se Serbia ende e konsideron Kosoven pjese te veten. Kete e ka te shkruar edhe ne kushtetuten e saj. Be-ne dhe OKB-ne nuk e pengon muri i ngritur ne Mitrovice. Muret ndajne. Vete Europa e ka patur nje histori muri me Murin e Berlinit. Dihet mire se cka simbolizonte ai mur. Nese muri ne Berlin, me te drejte, nuk ka qene i pranueshem, nuk duhet te jete i pranueshem as ne Mitrovice. Ndoshta sipas logjikes se palogjikshme te zonjes Lunacek, serbet e paskan ndertuar murin per t’u ndare nga Serbia, per ta penguar Serbine per te ardhur ne Kosove! Serbia, e cila ne nje periudhe jo te larget kohore kreu krimet me te tmerrshem pas Luftes se Dyte Boterore, ka filluar te perkedhelet nga disa vende perendimore. Po shihet qart se provokimet e Serbise ndaj Kosoves dhe retorika e saj luftenxitese nuk jane duke e penguar askend. Kjo eshte mjaft shqetesuese, sepse e kaluara e pergjakshme jo e larget, mund te perseritet. Per kete me siguri edhe ne i kemi fajet. Ketu e kam fjalen per drejtuesit e Kosoves dhe anetaret e grupit negociues me Serbine. Perfaqesuesit tane shkojne me duar ne xhepa e jo me canta te mbushura me dosje te krimeve serbe e me dokumente tjera perkatese qe mbeshtesin te drejten tone. Sic duket kundershtaret tane jane me te pergatitur. Edhe pse te fajshem, sillen si te pafajshem dhe na mbajne ligjerata per tolerancen e bashkejetesen. Ne duhet ta paraqesim rastin tone bindshem me dokumente e jo me fjale kafenesh. Ne keto takime te kemi njerez te afte, te bindshem e qe ia mbushin syrin dikujt. Nuk jemi duke i kryer si duhet detyrat e shtepise. Ne kete rast keto detyra jane shume te rendesishme, jane detyra atdhetare nga te cilat varet e ardhmja e Kosoves.

Eshte koha qe t’i ngulim kembet e te mos bejme leshime qe do te kene rrjedhoja te demshme per Kosoven. Ta mbrojme ceshtjen tone me fakte e argumente e te mos bejme vetem amin e te nenshkruajme ato qe na detyrojne te tjeret. Kosova eshte e jona dhe askujt tjeter. Deri kur do t’i degjojme e durojme marrezite e bashkesise nderkombetare?! Serbia eshte ajo qe duhet te jete nen mbikeqyrjen ndrkombetare, ndersa Kosova duhet te ndihmohet per te ecur perpara. Ne kemi nevoje per marredhenie te mira me bashkesine nderkombetare, duhet te bashkepunojme me ta dhe gjithmone t’i mbrojme kerkesat tona, te drejtat tona. Nese e lejojme veten qe te tjeret te na presin rrobat, atehere ato kurre nuk do ta na bien tamam.

Filadelfia, 20 janar, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Asociacioni pavaresoka, Sadik Elshani, serbet nga Beogradi?!

Haradinaj për protestat e 21 Janarit: Jam krenar me popullin tim!

January 21, 2017 by dgreca

Haradinaj nga Franca:Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës…/

1 Haradinaj2 Haradinaj3 haradinaj 21 janar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ish kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar sot në ‘Facebook’:/

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji

Ramush Haradinaj

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj, me popullin tim!, për protestat e 21 Janarit: Jam krenar

Oligarkët e Tiranës që nga Çili, Lela, Shkullaku e me rradhë!

January 21, 2017 by dgreca

*Oligarkët e Tiranës nuk janë elita!/Oligarkët e Tiranës janë pseudoelita./Oligarkët e Tiranës  janë të rëndomtë/.Krenaria e tyre nuk është bagazhi kulturor/.Oligarkët e Tiranës  janë të dekulturuar.Oligarkët e Tiranës janë injorantë./

Nga Elida Buçpapaj/

1-elida-bucpapaj-300x130Për herë të parë kemi një sulm frontal midis oligarkëve të mediave. Shajnë njëri-tjetrin. Ia nxjerrin të palarat njëri-tjetrit.Deri sa ta mbledhin veten se kështu po vetëdigjen.E pastaj të pështyrat që po thonë për njëri tjetrit t’i lëpijnë.E t’i thurin njëri-tjetrit lavdata nga e para.Oligarkët e shtypit të Tiranës i kanë rrogat 10-30 herë më të mëdha se rrogat e kryeministrave të Shqipërisë.Oligarkët e shtypit të Tiranës i kanë rrogat 100-300 herë më të mëdha se e pensionistëve të Shqipërisë.Oligarkët e Tiranës, të metropolit më të varfër të Europës.Këtë e ka thënë me gojën e vetë Henri Çili.Se një oligarku minuk me emrin Alfred Lela i jepte rrogë sa 100 pensionistëve së toku!Po kush çan kryet se ekzistonte oligarku minuk Alfred Lela! Apo tjetri apo tjetri oligark!Oligarku Shkullaku i thotë  Berat Buzhalës se Edi Rama edhe i paguar si kryetar bashkie apo si ministër e kishte rrogën 10 herë më të vogël se rroga e Armand Shkullakut !Zot i madh përse është paguar me flori ky oligarku Shkullaku ? Ky Shkullaku që po akuzon kryeministrin se i ndërron kostumet  6-7 mijë euro për çdo ditë ? Shkullaku që po e quan kryeministrin të korruptuar ndërsa Shkullakun po e quan të ndershëm, po si qenka kështu ?Shkullaku që po i qan hallin Shqipërisë se është vendi më i varfër i Europës me oligarkë si puna e tij që nuk e kanë asnjë kokërr vlere dhe paguhen 10 herë më tepër se njëshi i vendit?Kush i ka majmur oligarkët minukë të Tiranës? Nga cila gropë e zezë kanë dalë milionat?Sepse oligarkët e Tiranës nuk dallohen nga intelektualiteti.

Nga ka dalë kjo pare për oligarkët ruralë?
Sepse oligarkët e Tiranës nuk janë elita!
Oligarkët e Tiranës janë pseudoelita.
Oligarkët e Tiranës  janë të rëndomtë.
Krenaria e tyre nuk është bagazhi kulturor.
Oligarkët e Tiranës  janë të dekulturuar.
Oligarkët e Tiranës janë injorantë.
Krenaria e tyre nuk është as miqësia me kryeministra.
Kryeministrat i mbajnë gatitu, u kërkojnë llogari dhe i thërrasin ku të duan si zara.
Oligarkët e Tiranës ministrat i shohin nga poshtë lartë.
Oligarkët e Tiranës deputetët nuk i begenisin fare.
Oligarkët ndihen shumë më lart se deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive, bile edhe se kryeministrat.
Oligarkët u thonë kryeministrave pa ne ju nuk jeni.
Oligarkët u thonë ministrave, jemi ne pa jeni ju.
Oligarkët janë e kundërta e përfaqësuesave të opinionit publik.
Oligarkët janë e kundërta e mbrojtjes të interesit publik.
Oligarkët janë e kundërta e interesit kombëtar.
Oligarkët janë dora vetë parja e pistë!
Oligarkët janë paraja e pistë!
Oligarkët janë arma e sistemit të kalbur!

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Oligarkët e Tiranës, shtypi

Gati skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve

January 21, 2017 by dgreca

Skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve përgatitet të fillojë punën/

Gjermania angazhohet në procesin për spastrimin e drejtësisë shqiptare nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Flash-Galerie Justitia als Symbol der Rechtsprechung (picture-alliance/dpa)

Skaneri për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve po përgatitet me kujdes të fillojë punën. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe një ndër  protagonistët e rrugëtimit të vështirë të miratimit verën e kaluar në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, deklaroi se “përfundoi procesi i shprehjes së interesit nga gjyqtarë dhe prokurorë të vendeve të BE-së  dhe nga SHBA për të qënë anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, (ONM), strukturës ndërkombëtare që do të mbikqyrë zbatimin e vettingut.

Symbolbild Winkeladvokat (Fotolia)

Ndërkombëtarët – garanci për zbatimin rigoroz të ligjit të vettingut.

Në fillim të javës së ardhshme, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbërrin në Tiranë për të filluar aktivitetin e tij. Kjo do të thotë që do të fillojë procesi për përzgjidhjen e kandidatëve për 25 anëtarët e dy institucioneve të vettingut: Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, proces që do të monitorohet hap pas hapi nga ndërkombëtarët. Ata janë garancia dhe shpresa e madhe e qytetarëve të Shqipërisë që ligjet do të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe për pasojë korrupsioni në drejtësi do të fillojë të ҫmontohet. Përvoja e më shumë se dy dekadave ka treguar që ligjet në Shqipëri, në rastin më të mirë, janë zbatuar ose në mënyrë të pjesëshme ose gabim, në rastin më të keq nuk janë zbatuar fare. Realitetin me të cilin përballet qytetari i thjeshtë e ilustron  më së miri shprehja popullore: “Në Shqipëri ka ligj, por ka edhe Maliq”, duke nënkuptuar me emrin “Maliq” individin e pushtetshëm mbi ligjin dhe pandëshkueshmërinë e betonuar deri tani të politikanëve të përfolur për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm. Po a do të zbatohen ligjet që parashikon vettingu njëlloj për të gjithë? Shqetësimi për këtë nuk mungon.

Shqetësimet nuk mungojnë

“Shohim me shqetësim disa përpjekje në sistemin aktual të drejtësisë në prokurori dhe gjykata për ta deformuar frymën e detyrimit që parashikon kushtetuta dhe ligjet e reja në këtë fazë të procesit të vettingut. Jemi të angazhuar të mbështesim çdo përpjekje pozitive në këtë proces, por edhe të përgatitur që të ndëshkojmë sot dhe nesër çdo përpjekje për zbatimin e keq të ligjit” – paralajmëron kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Symbolbild Gesetz Recht (Fotolia/drizzd)

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të monitorojë zbatimin e ligjit të vettingut drejtohet nga Komisioni Europian dhe përfshin vendet anëtare të BE-së dhe ato partnere në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të bashkëpunimit euro-atlantik. Ai do të drejtohet nga Genoveva Ruiz-Calavera, drejtore në Komisionin Europian (KE)  për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit, me përvoja  më se 25-vjeçare ne KE dhe në rajon, ku ndër të tjera ka marrë pjesë në Task Force të KE për rindërtimin e Kosovës. Sipas kompetencave që i jep ligji Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë i pranishëm në çdo hap të hetimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve pasi gëzon të drejtën të “hetojë dhe vlerësojë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëvë”.

100 ditë për fillimin e revolucionit në drejtësi.

Sipas afateve ligjore, brenda 30 ditëve, që nga 20 janari 2017,   Presidenti i Republikës do të hartojë  listën e aplikantëve që plotësojnë kriteret formale për të marrë pjesë në organet e vettingut dhe listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret formale. Ai do të mbikëqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Më pas ONM-ja  do të hartojë listën e vet me ata që plotësojnë ose jo kriteret , e cila mund të jetë e ndryshme nga ajo e Presidentit. Në ditët e para të pranverës së sivjetme do të jetë Parlamenti që do të votojë zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve me përbërje të barabartë maxhorancë – opozitë, komisione që kanë për detyrë të verifikojnë dhe të përzgjedhin me një sistem elektronik anëtarët e organeve të vettingut, që do të votohen “si grup” në Parlament. Gjithë procesi parashikohet të zgjasë 100 ditë, afat që mund të respektohet, nëse shmangen bojkote të opozitës apo angazhime të  fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi është kushti themelor nga BE-ja që të hapë me Shqipërinë  negociatat e anëtarësimit. Ajo që pritet me padurim dhe shpresë është një revolucion në sistemin e korruptuar deri në palcë të drejtësisë aktuale, një revolucion nga ku duhet të dalë një gjyqësor i pavarur që të bëjë drejtësi në një vend si Shqipëria ku politikanë të lartë kanë mbyllur ndjekjen e tyre penale për aferra korruptive për procedurë apo çështje teknike duke korruptuar gjykatës dhe prokurorë dhe duke mos u shpallur as fajtorë, as të pafajshëm.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2250
  • 2251
  • 2252
  • 2253
  • 2254
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT