• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Abetarja dhe Treni

January 14, 2017 by dgreca

1 Refik HasaniShkruan: Mr.Sc.Refik HASANI /

Beogradi sot ka lëshuar në qarkullim në vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë,pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi Beogradi  ka marrë një sërë aktivitetesh,murin,treni,tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po ju afron Serbëve lokal tren,po vazhdon të ndan mjete ku për vitin 2017, ka planifikuar mbi 40 milion euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë.

tren-Beograd-MitroviceKurse,

Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kan zgjidhur  edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është dometnjëse pasi  Prishtina e Tirana zyrtare ende si duket nuk e kan mësuar  shkronjat e Alfabetit, ne jemi në fazën e të mësurit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofanziv politike e diplomatike, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim  të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi  Prishtina e Tirana ende si duket jan në fazën që nuk jan duke kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë,  krizën në BE, zhvillimet e terrorizmit Global e kështu me radhë.Ende  Prishtina e Tirana zyrtare jan duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë pasi kan një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institicionale  jo drejtë.  Treni i lëshuar në qarkullim  që nuk dihet, qëllimi,misioni, ku  më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet.

Treni dhe për kohën e udhëtimit, A do të arrijn shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende  Prishtina e Tirana jan duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë që kishte  një tren të asaj kohe të quajtur ,,Akropolisë’’, që  qarkullonte mesë për mesë RSFJ, atëherë nuk ishte rrezik.

Por,

Treni që do të fillon së qarkulluari  ilegalisht nga Beogradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës  është një alarm, një sinjal  për  Prishtinën e Tiranën kur kjo ndodhë pa arrestimit të ish-Kryeministrit  të Republikës së Kosovës. Bogradi si ka filluar kështu ,,për çdo ditë do të lansoj nga një produkt të vetin’’,  mundë të gjindemi para një situate  të rrezikojm seriozisht.

14 janar 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: Abetarja dhe Treni, Refik Hasani

Voal shpall Personi i Vitit Papa Françeskun

January 14, 2017 by dgreca

1-elida-bucpapaj-300x130Nga Elida Buçpapaj/Civilizimi Perëndimor po përjeton krizën morale më të madhe prej pragut të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri dhe Stalini nënshkruan së bashku Paktin Molotov–Ribbentrop, atëher kur të dy të këqijat u lidhën kundër vlerave të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

 

 

 

Kriza morale ka përfshirë institucionet e Europës dhe Bashkimit Europian; kriza morale ka përfshirë lidërshipin e shteteve që përbëjnë thelbin e Perëndimit, e shteteve që përbëjnë unionin; kriza institucionale ka përfshirë SHBA pas heqjes dorë nga roli që kanë patur prej kohës së Franklin D. Roosevelt, presidentit që përballoi krizën ekonomike dhe luftën.

I vetmi person që nuk ka pranuar të konformohet me këtë gjellë djalli është Papa Françesku.

Prandaj Voal e ka zgjedhur Person të Vitit 2016.

Konsumizmi, luksi, egoizmi nuk është dobësi vetëm e shoqërisë Perëndimore, por së pari e lidërshipit Perëndimor, që ndërsa gëzon privilegjet më të larta, nuk ka kryer asnjë detyrë dhe nuk ka marrë përgjegjësitë që i kanë takuar.

Papa Françesku bën përjashtim, sepse nuk ka ditë që ai të mos denoncojë plagët e sistemit duke kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë për të ndalur katastrofën.

Ballkani është i kallur në krim dhe korrupsion nën hundët e Perëndimit; kriza në Siri rrjedh vetëm gjak prej gjashtë vitesh nën hundët e Perëndimit; e keqja zmadhohet duke u kthyer një rrezik të përditshëm për Francën, Turqinë, Gjermaninë dhe Europën, nën hundët e Institucionit të Perëndimit.

Elita Perëndimore si atavizëm e lidërshipit politik mban qëndrim indiferent ndaj tmerrit të përditshëm të refugjatëve,  ndaj frikës dhe rrezikut për jetën që përjetojnë fëmijët e Alepos dhe fotografia e Aylanit të vogël as nuk e ka prekur fare ndërgjegjen e tyre, kurse Papa Françesku në antitezë të plotë me ta, bën gjithçka që nga zemra e gurosur e Perëndimit të zgjojë mëshirën dhe vlerat e dikurshme.

Kur rryma e partive populiste është kthyer një rrezik për vetë Perëndimin, sepse e kamuflon dhe manipulon krizën e moralit dhe vlerave si krizë dhe konflikt fetar, Papa Françesku është i pari që ka dhënë alarmin e luftës, duke deklaruar hapur dhe qartë se “kjo që po ndodh është luftë, por nuk është luftë fetare, është luftë interesash për pasuri, për resurse natyrore, për sundimin e popujve, për para, luftë e mafies, sepse të gjitha besimet fetare, ka thënë Papa Françesku, duan të njëjtën gjë: paqen”.

Koha e liderëve, që i kushtoheshin kauzave, duke sakrifikuar dhe marrë para syve rrezikun, në emër të lirisë dhe vlerave të përbashkëta të Perëndimit, është fshirë nga kujtesa dhe është zëvendësuar me pangopësinë për pasuri dhe luks të shfernuar. I gjithë Civilizmi Perëndimor dhe vetë demokracia janë vënë në shënjestër nga e keqja që e ka emrin ISIS, fondamentalizëm i të gjitha ngjyrave, korrupsion, keqqeverisje, krim i organizuar, mafie që tolerohet nga ky Lidërship Perëndimor përmes indiferencës, konsumizmit, pamëshirës, cinizmit, arrogancës.

E vetmja Figurë që ka mbetur e pastër, duke shqiptuar të vërtetat dhe duke dhënë shembullin e tij është Papa Françesku, i cili është trim, paçka se ka mbetur i vetëm në këtë Tokë me Zotin në Qiell.

Le të kujtojmë Papa Vojtilën që ishte në sintoni të plotë me Lidërshipin Perëndimor në angazhimin për rrëzimin e Murit të Berlinit me qëllim shtrirjen e ëndërrës të lirisë edhe në vendet e Europës Lindore që vuanin nën diktatura!

Ku janë sot ata politikanë! Cilin prej tyre do ta krahasoja me Ronald Reagan, Helmut Kohl, George H.W.Bush, Margaret Thatcher, bile edhe Gorbaçov, apo me Bill Clinton, Tony Blair, Madeleine Albright! Vajza e Kohl, Angela Merkel, Mutter Merkel po, por edhe ajo është e vetme dhe në shenjestër të populistëve.

Krime kundër njerëzimit nuk janë vetëm vrasjet barbare të fëmijëve dhe të civilëve nga avionët bombardues të Asadit në Siri. Krim kundër njerëzimit është edhe indiferenca. Mungesa e dhimbjes ndaj vuajtjes, mungesa e mëshirës ndaj shtresës vulnerabël, mungesa e solidaritetit dhe përbuzja ndaj refugjatëve, që nga njëra anë nuk kanë shans të jetojnë në shtëpitë e tyre të rrënuara nga bombat, ndërsa nga ana tjetër përballen me zemrat e ftohta akull dhe kallkan të Perëndimit që i le ose të mbyten në Mesdhe, ose të mbeten të margjinalizuar dhe të paintegruar kur denjon t’u japë strehë dhe një copë bukë.

Joan Smith në një shkrim për The Guardian shkruan se “Europa ka dështuar të ndihmojë gjeneratën e fëmijëve refugjatë të traumatizuar”, ku sipas të dhënave të UNICEF-it në Europë janë 8 milionë fëmijë refugjatë pothuaj të injoruar nga diktati i rregullave strikte dhe egoiste të Perëndimit.

Papa Françesku si vëllai binjak i Papa Vojtilës është zemra e ngrohtë për të gjithë ata që vuajnë, zemra e ngrohtë për shtresat vulnerabël, për njerëzit e varfër, zemra e ngrohtë për seicilin prej nesh.

Papa Françeku posa erdhi në krye të Selisë të Shenjtë apeloi që të mos krijohen margjinalizime brenda shoqërisë Perëndimore, se e drejta e punës është një e drejtë njeriut dhe puna e bën njeriun të lirë e me dinjitet, ndërsa papunësia dhe margjinalizmi e kthen në viktimë të traumave psikologjike apo çakejve përbindësha.

I vetmi që nuk hesht, që e ngre zërin çdo ditë, që e vë gishtin në plagë çdo ditë është Papa Françesku, prandaj i ka bërë për vete njerëzit, qofshin të krishterë, myslimanë apo ateistë, sepse ai është  ndryshe nga hipokrizia e lidërshipit Perëndimor, që i lë në lëngatë fëmijët dhe e lë lëngatën të kthehet në një katastrofë.

Liria, demokracia dhe shoqëria e lirë nuk është privilegj për disa njerëz apo disa shtete, për disa raca apo për një fe, por është e drejtë për të gjithë. Ky është objektivi sipas vlerave të civilizimit Perëndimor, vlera dhe përgjegjshmëri të shpërfilluara nga Lidërshipi Perëndimor, prej të cilave nuk ndahet asnjë çast të jetës së tij vetëm Papa Françesku, që për ne shqiptarët ka bërë shumë, ka bërë atë që shqiptarëve nuk ua ka bërë asnjë shtetar.

Sikur Papa Vojtila, edhe Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, pa marrë parasysh se shumica e këtij vendi nuk është e krishterë, duke i treguar botës, se toleranca dhe harmonia fetare është e mundshme e duke marrë si shembull një vend të vogël në një rajon të egër si Ballkani i njohur me konotacionin e vjetër “fuçi baruti”.

Papa Françesku e shpalli Shenjtore Nënë Terezën, Nënën e gjithë shqiptarëve dhe Nënën e gjithë Njerëzimit duke përmbyllur veprën e nisur nga Papa Vojtila dhe duke e ngritur në apoeteozë Mëshirën, sepse Shenjtorja Terezë është Nëna e Mëshirës.

Papa Françesku duke sfiduar amoralitetin e klasës politike shqiptare lumturoi 38 martirët e ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste, kur klasa politike në Shqipëri për çerek shekulli nuk i ka dënuar krimet e diktaturës dhe nuk i ka identifikuar ende as persekutorët dhe as viktimat.

Shqiptarët i janë mirënjohës dhe mbështeten tek ky Njeri i Zotit.

Që ka sfiduar me thjeshtësi dhe modesti Antinjeriun konformist dhe indiferent me të cilin është populluar, ajme, mjerisht Civilizimi Perëndimor.

Prandaj, Voal e shpall Papa Françeskun, Person i Vitit:

Për meritën e të qenit drita e Zotit dhe dora e ngrohtë njerëzore në tunelin e errësirës krijuar prej indiferencës; 
Papa Françesku si një Kalorës i shpresës së mirë lufton të ringjallë vlerat e humbura me të cilat Perëndimi identifikohet, që janë dashuria universale për njeriun, pa dallim race apo feje; Papa Françesku zgjon për çdo ditë ndërgjegjet e fjetura duke treguar se nuk është luksi dhe paraja pasuria më e madhe, por sakrificat, mëshira dhe solidariteti janë armët më të fuqishme për të ndihmuar më të dobtin dhe për të shtrirë kauzën universale të lirisë dhe  civilizimin e vlerave në çdo vend të botës e globit.

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj, Papa Françeskun, Personi i Vitit, VOAL

Lajmi i fundit- Kosova nuk lejon trenin e provokimeve të Serbisë

January 14, 2017 by dgreca

-Lajmi i fundit: Pas orës 20.30, nga Rashka treni niset të kthehet në Beograd pa arritur të hynte në Kosovë/AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njejtit skenar/

-Policia e Kosovës: Informacion lidhur me veprimet policore në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje të Mitrovicës/

2 bllok1 bok1 Mustafa-Fjala e plotë e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sonte në konferencën për shtyp në Prishtinë/

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova nuk e lejoi hyrjen e trenit të provokimeve të Serbisë. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa zhvilloi sonte konferencë për shtyp pas zhvillimeve rreth nisjes së një treni serb nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, për të kaluar kufirin pa lejen e autoriteteve të Prishtinës, i cili u ndal në qytetin e Rashkës në Serbi pa vazhduar më tej.1 KFOR

“Kthimi prapa i atij treni është veprim i duhur dhe hyrja e tij nuk do të lejohet. Nëse do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës”, tha ai.1 makina bore

Për këtë, “dje në Këshillin për Siguri kemi marrë vendim që të veprojmë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, theksoi kryeministri Mustafa.Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sonte se Prishtina “ka tentuar të provokojë konflikte, përasash të gjera”, me rastin e “hapjes së serishme të linjes hekurudhore Beograd-Mitrovicë”.“Prishtina pergatiti ‘lojë lufte’, tentoi të provokojë konflikt”, është titull në median serbe.Kryeministri serb Vuçiç kishte ftur për në orën 18:00 mbledhje urgjente të Byrosë për koordinim të shërbimeve të sigurisë pas së cilës paralajmërohej konferenmcë shtypi sonte në orën 18:30 “me rastin e situatës në Kosovë”.

Kështu bëjnë të ditur mediat e Beogradit, sipas të cilave njësitë special të Policisë së Kosovës ROSU ndodhen sonte në veri të Kosovës, ndërsa treni i nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore që nga ora 16:30 është ndalur në Rashkë, qytet në Serbi afër kufirit verior të Kosovës.  “Pas orës 20.30, nga Rashka treni niset të kthehet në Beograd pa arritur të hynte në Kosovë”, është lajmi i fundit.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT MUSTAFA NË KONFERENCËN PËR SHTYP

Prishtinë, 14 janar 2017/ Fjala e plotë e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sonte në konferencën për shtyp në Prishtinë:Fillimisht më lejoni që të theksoj shqetësimin që kemi pasur dhe kemi përjetuar sot të gjithë duke u përballur me një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia në kuadër të lojërave të saj të pandershme.Andaj bashkëndjej me ju këtë shqetësim real dhe ju falënderoj shumë për përkrahjen e jashtëzakonshme që të gjithë qytetarët e Kosovës, institucionet dhe miqtë tanë ndërkombëtarë e kanë dhënë për përballimin e saj.Më lejoni të theksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjitha dikasteret e saj, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet tjera përgjegjëse janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve, jo vetëm sot, që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore, procedurale, teknike dhe operative për të trajtuar në mënyrë institucionale, me maturi dhe vendosmëri këtë çështje.

Dua të theksoj se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe në konsultime me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Thaçi pas kthimit të tij në vend, kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë, kemi mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe po ashtu janë ndërmarrë masat adekuate që na takojnë në përputhje me ligjet, në përputhje me Kushtetutën që të adresohet ky problem.

Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me institucionet kompetente shtetërore, me përfaqësues të misioneve diplomatike dhe misioneve tjera në Kosovë, në mënyrë që të sensibilizojmë synimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

Dje kemi mbajtur Këshillin e Sigurisë së Kosovës ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit dhe gjitha institucionet që i takojnë këtij Këshilli dhe kemi marrë vendim që institucionet e Republikës së Kosovës në përputhje me situatën të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore dhe veprimet kushtetuese.

Unë mendoj se kthimi mbrapa i këtij treni është veprim i duhur, dhe se hyrja e tij në Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është jetësisht e përkushtuar që të kontribuoj në lëvizjen e lirë të qytetarëve, realizimin e  marrëveshjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve, por, nuk do të lejoj provokime të tilla të cilat kanë për synim final kthimin e Kosovës dhe të rajonit në vitet e errëta të konflikteve të paparashikueshme.

Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që në bashkëpunim të plotë me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, të angazhohemi për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Një falënderim të posaçëm e kam edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës në të gjithë hapat e saj, sepse kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për ne, që të zgjidhim problemet që i kemi tani por poashtu, të zgjidhim edhe problemet me të cilat do të ballafaqohemi edhe në të ardhmen në ndërtimin e institucioneve tona dhe në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike.Faleminderit!

AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njejtit skenar

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sot këtë deklaratë:Ngjarja me Trenin, është provokim i radhës dhe përpjekje për destabilizim të situatës në Kosovë! Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin! Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar. Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “show me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës!

Policia e Kosovës: Informacion lidhur me veprimet policore në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje të Mitrovicës/

Prishtinë,  14 janar 2017/

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit lidhur me paralajmërimet e qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës (RKS), ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës.

 

Referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-se, ku për këtë Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante policore duke përfshirë edhe mjetet dhe pajisjet logjistike, ka ndërmarrë veprimet e saja me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së.

 

Policia e Kosovës demanton fuqishëm të gjitha deklarimet e zyrtarëve politik serb dhe mediumet serbe, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë

 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.

 

PK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, që nuk kanë rënë pre e dezinformacioneve të ndryshme lidhur me këtë rast, duke treguar pjekuri dhe maturi qytetare.

 

Me respekt,

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë -Prishtinë

Filed Under: Featured Tagged With: e provokimeve të Serbisë, Lajmi i fundit- Kosova, nuk lejon trenin

Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore, i axhendave të rrezikshme

January 14, 2017 by dgreca

Kosova: Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore, i axhendave të rrezikshme të Serbisë/treni-11

– Nga qeveria e Kosovës, nga ministrja e Dialogut Edita Tahiri, brenda tre ditëve të kaluara u bënë dy deklarata ku tërhiqet vërejtja edhe për axhendat e rrezikshme të Serbisë, e para deklaratë pas hedhjes së një bombe natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri dhe e dyta për “trenin ilegal” me nisje nga Beogradi që pa lejen e autoriteve kosovare të kalojë kufirin për të arritur sot në Mitrovicën Veriore, atje ku serbët kanë ndërtuar te ura një mur ndarje, rrënimi i të cilit brenda këtij muaji janar kërkohet në rezolurën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në fundvitin 2016/

treni-10

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Behlul Jashari/ Nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, sot në ditën e parë të vitit të ri serb, është nisur një tren, që, sipas Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është qarkullimi i parë hekurudhor në këtë relacion që nga 1999-ta.

Viti 1999 ishte viti i përfundimit të luftës dhe i lirisë së Kosovës.treni-12

Media raporton se, treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore nga brenda është “dekoruar” me afreska të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndërsa nga jashtë me flamurin e Serbisë dhe etiketën “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës, përfshirë edhe atë shqipe.tren-Beograd-Mitrovice

Nga qeveria e Kosovës, nga ministrja e Dialogut Edita Tahiri, brenda tre ditëve të kaluara u bënë dy deklarata ku tërhiqet vërejtja edhe për axhendat e rrezikshme të Serbisë, e para deklaratë pas hedhjes së një bombe natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri dhe e dyta për “trenin ilegal” me nisje nga Beogradi që pa lejen e autoriteve kosovare të kalojë kufirin për të arritur sot në Mitrovicën Veriore, atje ku serbët kanë ndërtuar te ura një mur ndarje, rrënimi i të cilit brenda këtij muaji janar kërkohet në rezolurën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në fundvitin 2016.

Në deklaratën e djeshme ministrja Tahiri theksonte se, “Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve”, se, “Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë” dhe se, “Serbia ka axhenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtarë”.

Ministrja kosovare bënte të ditur se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Ndërsa në deklaratën e 11 janarit, pas sulmit në mbrëmjen e një dite më parë me bombë ndaj objektit të zyrave të qeverisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore të inauguruara në 28 dhjetor 2016 nga ana e ministres për Dialog, Tahiri, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të dialogut Prishtinë-Beograd, ministrja bënte të ditur se iu ka drejtuar menjëherë Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar që të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Së fundi, madje edhe diskursi politik i Serbisë ka eskaluar nga niveli më i lartë, ndërkohë që Milorad Dodik është bërë një zëdhënës për skenarët e ndryshimit të kufijve”, theksonte Tahiri. Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, sipas medias, ditë më parë ka deklaruar edhe për bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë.

Pas dërgimit letrës tek BE-ja, menjëherë në mbrëmjen pas sulmit me bombë ndaj zyrave të qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ministrja kosovare Edita Tahiri deklaroi edhe se, “përgjigja e Bashkimit Evropian ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen”.

Filed Under: Featured Tagged With: axhendave, te rrezikshme, Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore

Komision i Posaçëm për Tragjedinë Çame

January 14, 2017 by dgreca

PDIU kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame/

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame. Në këtë nismë kërkohet që të ngrihet një komision i cili të zbardhë faktet dhe rrethanat për masakrën që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PDIU-së znj.Mesila Doda u shpreh se do të zbardhet masakra që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të.“Nisma e PDIU-së është depozituar që në datën 20 dhjetor të 2016-s. Kjo nismë ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë, për evidentimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të shpërnguljes me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të. Bëhet fjalë për një moment të historisë sonë, i cili nuk është zbardhur kurrë tërësisht. Ne nuk jemi njohur me përmasat e asaj tragjedie dhe për mënyrën se si erdhi. Kërkesa e PDIU-së ka për qëllim zbardhjen e këtyre fakteve dhe rrethanave.

Ka patur edhe komisione të tjera të cilat kanë qënë me karakter historik, por në Kuvendin e Shqipërisë, është hera e parë që një nismë e tillë merr jetë. Kjo nismë vjen edhe si kërkesë jo vetëm e popullsisë çame në Shqipëri, por edhe si kërkesë e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tjetër nuk është plotësuar kurrë nga ana e shtetit shqiptar një dosje parlamentare, në të cilën të kemi të depozituara përmasat e tragjedisë, por edhe faktet që kanë sjellë këtë genocid”, – u shpreh znj. Mesila Doda.

Filed Under: Komente Tagged With: Komision i Posaçëm, Mesila doda, për Tragjedinë Çame

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2268
  • 2269
  • 2270
  • 2271
  • 2272
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT