• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT NDAJ ESAT PASHËS

January 13, 2017 by dgreca

DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT NDAJ ESAT PASHËS NË REVISTËN FRANCEZE « LE TEMPS », PRILL 1913/

1 aurenc

Nga Aurenc Bebja, Francë/14 Janar 2017/

Ismail-QemaliDeklarata në vijim është botuar të martën e 29 prillit 1913 në faqen e gjashtë të gazetës franceze « Le Temps », me qendër në Paris.

200px-Essad_Pasha_ToptaniIsmail Qemali, asokohe kryeministër i përkohshëm i qeverisë shqiptare, gjendej në kryeqytetin francez dhe përfiton nga rasti t’i japë një deklaratë gazetarit me inicialet L.G. për të shprehur pakënaqësinë ndaj Esat Pashës dhe rrezikun në të cilin gjendej tashmë Shqipëria.

Ja deklarata në vijim :

image« Nëse ngjarjet e raportuara janë të sakta dhe fakti se Esat Pasha është larguar nga Shkodra me trupat, armët dhe pajisjet e tij, kjo mund të konfirmojë marrëveshjen e lidhur midis mbretit të Malit të Zi dhe atij. – Ka vetëm dy fjalë për të përshkruar këtë akt : kjo është tradhëti dhe çmenduri !Tradhëti, sepse ai i pret krahët Shqipërisë duke braktisur Shkodrën dhe për faktin se ai e bën praktikisht vendin tonë një zonë aneks të Malit të Zi dhe të Serbisë.Çmenduri, sepse ai na vë në pozitë të vështirë për të vazhduar negociatat me qëllim për të fiksuar kufijtë tanë pikërisht po në momentin e krijimit të pavarësisë sonë.Përveçse ai vë në lojë rrezikshëm pavarësinë, veprimi i tij bie ndesh me interesat dhe bindjet ndërkombëtare të Evropës, e cila është duke punuar në formimin e kombësisë sonë dhe se vullneti i saj i mirë mund të dekurajohet nga loja teatrale që sapo u realizua.Unë jam i sigurtë se popullata shqiptare, kur të kuptojë pasojat e qëndrimit të Esat Pashës, nuk do ta ndjekë atë.Sigurisht që Esat Pasha i përket një prej familjeve më të mira shqiptare, por ai nuk ka një ndikim të mjaftueshëm për të fituar. Sa për Xhavit Pashën, me të cilin (Esati) mund të ketë lidhje, ai nuk është shqiptar.Trupat e Esat Pashës nuk do t’i qëndrojnë besnike, vetëm një pjesë i përkushtohet atij personalisht, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet.Qeveria e përkohshme, që unë drejtoj dhe e cila proteston kundra këtij atentati ndaj pavarësisë sonë të sapolindur, do të mbështetet edhe nga kontigjentet e Beratit dhe Elbasanit.Sa për Evropën, ajo nuk mund të anojë në favor të gjendjes aktuale, sepse bie ndesh me interesat dhe konventat ndërkombëtare, të cilat ajo ka për mision ti ekuilibrojë. Pavarësia jonë përfshin integritetin e tokave shqiptare, të kërkuar edhe nga Austria, të cilës i jemi mirënjohës për ndërhyrjen e saj në favorin tonë, edhe pse ne nuk pranojmë të jemi në kujdestarinë e një shteti tjetër.Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë, si me Evropën dhe me fqinjët tanë sllavë, me të cilët ne e kuptojmë nevojën për të formuar një bllok të fortë dhe të qëndrueshëm në interes të pavarësisë sonë. » Në përfundim të intervistës, Ismail Bej Qemali i ka thënë gazetarit L.G. se po nisej po atë ditë për në Londër me qëllim për të shprehur pikëpamjet e Qeverisë së përkohshme shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve.

* Kortezi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :https://www.darsiani.com

Filed Under: Histori Tagged With: bebja Aurenc, DEKLARATA REVOLTUESE E ISMAIL QEMALIT, LE TEMPS, NDAJ ESAT PASHËS

KRYESIA E VATRËS PËR GAZETËN “DIELLI”

January 13, 2017 by dgreca

1 DielliKryesia e Federatës Panshqiptare të Amerikës  Vatra, pasi  analizoi  në mbledhjen e saj të datës 12 Janar 2017, ( krahas të tjerave) edhe punën e bërë gjatë vitit të kaluar në gazetën e saj “Dielli”, konkludon sa më poshtë:

Është bërë një punë e lavdrueshme në pasqyrimin në kohë dhe me vërtetësi  të ngjarjeve kryesore  që kanë  proekupuar  vatranët në veçanti e shqiptarët në trojet etnike dhe në diasporë. Janë pasqyruar në kohe problemet madhore që kanë patur në agjendë: Shqipëria, Kosova, Shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe të Çamërisë. Janë ndjekur nga afër ngjarjet e mëdha botërore dhe pasojat e veprimit mbi Kombin Shqiptar. Janë evokuar nga e shkuara, ngjarje, shkrime e kujtime dhe  data të rëndësishme,  si  dhe jeta e veprimtaria e personaliteteve të Vatrës  e Historisë  së Shqipërisë, siç ishte ajo për Faik Konicën. Janë mirëpritur gazetar e opinionistë të medias që me shkrimet e tyre të krijojnë në “Dielli” një dimension të gjërë shikimi duke përfshirë   pikpamjet  kryesore të mendësisë shqiptare të kohës. Janë ftuar të zgjedhurit në organet  qendërore  e në degë të Vatrës,  të pasqyrojnë në “Dielli” mendimet dhe shqetësimet e tyre për përmirësimin e  punës së Vatrës dhe në tërësi të Kombit. Të gjitha këto i kanë dhënë “Diellit”  një frymë të re , duke e bërë atë më të afërt e më të dashur  me vatranët, komunitetin dhe gjithë shqiptarinë.

Por Kryesia e Vatrës, me keqardhje  konstaton  se, në disa raste të veçanta, ne komente ka patur tejkalime të etikës komunikimit, duke u fshehur prapa paeudonimeve. Janë përdorur shprehje e insinuate ofenduese në shkrimet e botuara ,duke prekur ndjenjat e personalitetin e personave të veçantë. Me Kanunore ( e cila është kushtetuta e Vatrës), kjo është e pa pranueshme dhe e dëueshme për cilindo vatran ose bashkpunëtor të “Diellit”. Vatranët që ndërmarrin qasje të tilla janë të vetëpërjashtuar nga Vatra me një herë, kurse bashkpunëtorët e “Diellit” që cënojnë këtë etike, janë të ndaluar të pasqyrojnë shkrimet e tyre  në të ardhmen.

“Dielli” si gazeta më e vjetër e Kombit, duhet të jetë i pastër  e i pasur  në shkrime e në shprehje me një fjalor të zgjedhur etik  dhe  qëndrim në përshtatje të plotë  me Kanunoren e Vatrës. Editori i tij,  është i detyruar  të zbatojë me përpikmëri  këto qëndrime të organeve drejtuese të Vatrës.

Kryesia e Vatrës, shpreson dhe dëshiron që edhe në të ardhmen  “Dielli” ,  të vazhdojë të jetë tribune e mendimit të lirë, dhe frymëzuese e gjeneratave të reja për çeshtjet e mëdha të Kombit.

KRYESIA E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA.

!2 Janar 2017.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: kryesia e Vatres, per Gazeten Dielli

Beogradi reagon pas takimit te Kryeministrit me Komunat e Lugines

January 13, 2017 by dgreca

-Pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion nga tre
komunat e Kosovës Lindore/

– Kosova, përkushtim për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin/

1 Mustafa Lug e Presh

-Kosova Lindore, të cilën e quajnë edhe Lugina e Preshevës, është një rajon i banuar me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë/

PRISHTINË, 13 Janar 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti dje në takim një delegacion nga institucionet lokale si dhe biznesmenë nga tre komunat e Kosovës Lindore, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e qeverisë së Kosovës për banorët, autoritetet lokale si dhe ndërmarrësit që veprojnë në këto tre komuna, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme.Përfaqësuesit e tre komunave të Kosovës Lindore, pasi falënderuan kryeministrin Mustafa dhe qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe përkushtimin e treguar, folën për projekte konkrete të cilat do të ndihmonin në avancimin e proceseve dhe zhvillimin e gjithanshëm të këtyre tre komunave.Kryeministri Isa Mustafa, para pak javësh në Gjilan, ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të tre komunave të Kosovës Lindore, përkatësisht me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu dhe kryetaren e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, ku është biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të banorëve të këtyre tri komunave.Kosova Lindore, të cilën e quajnë edhe Lugina e Preshevës, është një rajon i banuar me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë.

REAGON BEOGRADI

Reagon Beogradi. “Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç në mënyrën më të ashpër ka gjykuar provokimin më të ri të Prishtinës kur i ashtuquajturi kryeministër i Kosovës Isa Mustafa kumtoi pas bisedës me delegacionin nga  Presheva, Bujanoci e Medvegja se priti përfaqësuesit “nga tre komuna të Kosovës Lindore”, raporton sot media serbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Beogradi reagon, me Komunat e Lugines, pas takimit te Kryeministrit

Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt

January 13, 2017 by dgreca

2Ramush-300x196PRISHTINË, 13 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sot këtë deklaratë:Fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijmit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e Unmikut e të Eulexit dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje “ta bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e “mendësisë së Millosheviçit”, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë.

Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar jurisdiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.

Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës!

 

AAK

Filed Under: Featured Tagged With: e Haradinajt, kunder Kosoves, me fushatë të egër, Serbia

Serbia ka axhenda të rrezikshme

January 13, 2017 by dgreca

Kosovë-Edita Tahiri: Serbia ka axhenda të rrezikshme/

2 Tahiri

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë/1 per Tahirin

Ne Foto:Treni ilegal i Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë/PRISHTINË, 13 Janar 2017/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri deklaroi sot se ka kërkuar nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për nesër, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. “Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën”, ka theksuar ministrja Tahiri.Ajo shtoi se, Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë.“Serbia ka axhenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, deklaroi ministrja Tahiri.

Sipas raportimit të medias, nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, nesër, në mëngjes, në ditën e parë të vitit të ri serb, do të niset treni që Serbia e ka marrë nga Rusia.Përmes hekurudhave “Srbija voz” e ka paralajmëruar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe, sipas saj, ky është qarkullimi i parë hekurudhor në relacionin Beograd-Mitrovicë që nga vitit 1999.

Vija provuese Beograd – Mitrovicë zgjat nga 20 janari deri më 26 shkurt, e pas kësaj date do vendoset nëse ajo vijë do të jetë e rregullt, raporton media./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Edita Tahiri, ka axhenda, Serbia, te rrezikshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2270
  • 2271
  • 2272
  • 2273
  • 2274
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT