Kosovë-Edita Tahiri: Serbia ka axhenda të rrezikshme/
-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë/
Ne Foto:Treni ilegal i Serbisë nga Beogradi në Mitrovicë/PRISHTINË, 13 Janar 2017/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri deklaroi sot se ka kërkuar nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për nesër, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. “Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën”, ka theksuar ministrja Tahiri.Ajo shtoi se, Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë.“Serbia ka axhenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, deklaroi ministrja Tahiri.
Sipas raportimit të medias, nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, nesër, në mëngjes, në ditën e parë të vitit të ri serb, do të niset treni që Serbia e ka marrë nga Rusia.Përmes hekurudhave “Srbija voz” e ka paralajmëruar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe, sipas saj, ky është qarkullimi i parë hekurudhor në relacionin Beograd-Mitrovicë që nga vitit 1999.
Vija provuese Beograd – Mitrovicë zgjat nga 20 janari deri më 26 shkurt, e pas kësaj date do vendoset nëse ajo vijë do të jetë e rregullt, raporton media./b.j/
a kritikudr. says
Europa sillet poshtersisht.
Ajo duhet kishte beret dekllarat” nuke eshte ase ne axhenden e bisedime brukselit”.
Si e till lokomotiva nuke mund te Futet ne territorin E Republikes se
Kosoves.
Per kete provokim zyrtarisht te njoftohet
Bashkimi Europeans.
Te njoftohet O.K.B.
Te kerkohet ndihma e Senatit,kongresit e Shtepise Bardh te shteteve te
bashkuara Ameriks.
Mos e lejoni Si bllokmin e ures apo Murini.
Kjo mund te sjell pasoja katastrofike.
Prandaj duhen masa paraphrase bisedime,deklarata.
Dalngadale ago- Serbia po “ripushton”
Republiken e Kosoves.