• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edhe Kevin Higgins ka shkruar për Visar Zhitin

December 28, 2016 by dgreca

“MOLLA E DËNUAR”- LIBËR I RRALLË, QË KA FORCËN TË NDRYSHOJË  VIZIONIN PËR BOTËN…/

1-kevin-higgins-300x203Ne Foto:Kevin Higinds/

Për poezinë e Visar Zhitit ka shkruar dhe studiuesi e botuesi irlandez Kevin Higgins, krijimtaria e të cilit i ka kaluar kufijtë e vendit të tij, duke u bërë e njohur dhe në vende të tjera si në Angli, (K. Higgins ka lindur në Londër), SHBA, Zelandë e Re, Belgjikë, etj.

Në librin e tij me ese dhe kritika letrare “Mentioning the war” (“Duke përmendur luftën”), një përmbledhje prej 217 faqesh, ngërthehen shqetësime e tendenca dhe kundërtendenca, ide, poezi, estetikë, politikë, dhunë, emra të njohur poetësh e shkrimtarëshe e diktatorësh të kuq, ideologë, një përzierje si vetë koha, etj.                                                            1-rruget-e-ferritferri-i-care-burgologji-visar-zhitine-kohen-e-britmesvalixhja-e-shqyersi-eshte-kosovau1_visarzhiti-kujtesa

Poeti irlandez Kevin Higgins ka përfshirë në këtë libër dhe esenë “The condemned apple”, (Molla e dënuar),  faqet 113-116), ku tregon mbresat, vlerat dhe porositë që dalin nga leximi i poezive të Visar Zhitit, botuar në Los Angeles, SHBA me përkthim të albanalogut të njohur kanadez Robert Elsie.

 MOLLA E DËNUAR

“Molla e dënuar” është libri me poezi, më turbulluesi që kam lexuar ndonjëherë. Visar Zhiti u rrit në Durrës, port në bregdetin Adriatik. Poezitë e para i botoi në revistat letrare, teksa përgatiste vëllimin e parë të poezive “Rapsodi e jetës së trandafilave“. Nëse do të jetonte në Irlandë apo Angli, Visarit do t’i jepej çmimi “Forward” apo dhe do të ftohej të paraqiste vëllimin e tij në Festivalin Ledbury apo në Cuirt. Edhe mund të ndodhte të bënin sikur ta harronin dhe, në një rast të tillë, pa dyshim kjo mund të përflitej me miqtë. E tillë është jeta e poetit. Të paktën nga ajo që dimë. Po Visar Zhiti nuk jeton në Brighton apo në Galway; ai mbijeton në një vend që ishte nën regjimin absolut të stalinistit fanatik Enver Hoxha, që e bënte Nikolau Çausheskun të dukej një liberal i mirë në krahasim me të. Enver Hoxha ishte një maniak me proporcione të hatashme. Pasi u prish me Bashkimin Sovjetik, kur Hrushovi pranoi gabimet e bëra nga Stalini, dhe më pas me kinezët, të cilët pas vdekjes së Maos ndërprenë të ashtuquajturin Revolucion Kulturor dhe nxorën në gjyq “bandën e të katërve” ku përfshihej edhe gruaja e Maos, Hoxha dënoi Bashkimin Sovjetik, Republikën Popullore të Kinës (dhe satelitë të tjerë të tyre, që nga Kuba e deri te Korea e Veriut) si “revizionistë borgjezë”. Nga mesi i viteve ’70 Shqipëria ndërpreu kontaktet diplomatike dhe ekonomike me pjesën tjetër të botës komuniste dhe zyrtarisht ishte “i vetmi vend socialist në botë”, por në të njëjtën kohë ishte edhe vendi më i keq në botë. Vetëm regjimi i Polpotit ia kalonte regjimit shqiptar.

Pra nuk ishin rrethanat që të mund të botohej koleksioni i parë i poezive të Zhitit, megjithëse kishte paraqitur dorëshkrimin e tij të parë në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, kur filloi “spastrimi i liberalëve” në Sesionin Plenar të Partisë Komuniste në Tiranë. “Liberalët” në fjalë ekzistonin më shumë në fantazinë e Enverit, por kjo nuk kishte rëndësi, duhej bërë një spastrim medoemos. Dhe Zhiti e vuajti si pasojë: Vepra e tij u zbulua si “nxirje e realitetit socialist”. Dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve – emrat e tyre janë dhënë vetëm me iniciale R.V. dhe P.K. – përgatitën një “akt-ekspertizë“ mbi veprën poetike të Visar Zhitit, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të dy lakejtë me shumë zell i dorëzuan autoriteteve më 24 tetor 1979 relacionin prej 12 faqesh të kësaj akt-ekspertize. Dy javë më pas Visar Zhiti u arrestua.  U lirua nga burgu më 28 janar 1987, pasi qe flakur në gulagun shqiptar, i detyruar të punojë si skllav në ferrin e minierës së Spaçit. “Akt-ekspertiza” është ribotuar e plotë në fund të librit. Të rrëqethet mishi kur e lexon, sepse ndëshkimi më mizor i bëhet “gjuhës së errët” dhe natyrës “hermetike” të poezive të Zhitit, gjë që më kujton ato që kam dëgjuar të thuheshin nga miq socialistë, disa prej tyre tani ish-miq, për veprat e poetëve si Medbh McGuckian dhe John Ashbery. Një pjesë e mirë e kritikës letrare të majtë, sidomos, siç duket në shtypin e vogël, është e lidhur ende me qëndrimet staliniste. Tani kanë mbetur pak stalinistë dhe midis tyre padyshim, ka edhe në letërsi që flasin si Trocki “nuk ka vijë partie në art”, por veprojnë si Stalinër, gjithë ndëshkime dhe zilira të zeza, kur flitet për poezinë që i tejkalon apo nuk i shërben çështjes së tyre. 

Me të këqijat dhe të mirat, ne që jetojmë në botën perëndimore, jemi të paktën të lirë të shkruajmë atë që duam. Poezitë tona mund edhe të injoroheshin, kjo është çështje tjetër, po Medbh McGuckian nuk rrezikonte të denoncohej nga Ministria e Brendshme për faktin që ai nuk është Adrian Mitchell apo Linton Johnson.  Por ata arritën ta përndjekin Visar Zhitin për obskurantizëm në poezi. R.V dhe P.K. të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, e dënojnë pse thotë atë që ata s’duan të dëgjojnë, ja p.sh: “Në poezinë “Xhulisë”, një vajzë malësore shkon në shkollë, e veshur me një xhaketë të vjetër ushtarake, që ia dhanë vëllait, kur u lirua nga ushtria. Synimet e poetit janë të qarta këtu. Në këto poezi ai kërkon të nxijë jetën tonë dhe shpif për mirëqenien ekonomike që u ka sjellë socializmi, ashtu si për gjithë popullin, edhe malësorëve tanë.”

E vetmja kritikë që kam për këtë libër është se poezitë goditëse, ato të cilave u referohen R.V. dhe P.K. në akt-ekspertizën e dënimit nuk përfshihen të gjitha. Do të ishte shumë interesante të na jepej mundësia të lexoheshin. Në këtë vëllim mbizotërojnë poezi që Visar Zhiti i shkruajti gjatë viteve në burg. Kur nuk kishte të drejtën për të patur letër e penë në qeli, ai krijoi me mend dhe i nguliti në kujtesë të gjitha poezitë duke u përpjekur kështu të mos humbiste dhe mbamendjen. Përkthimi i vëllimit nga shqipja në gjuhën angleze, pa dyshim, ka humbje. E megjithatë përkthimi i Robert Elsie-së është i fuqishëm dhe prekës. Nga poezitë më të bukura ndoshta është dhe “Çastet ikin”: Ikin çastet si morrat nëpër trupin tim. Në këtë llogore burgu plot baltë vuajtjesh rri dhe pres. Sa keq të jesh luftëtar pa luftra. (1982)

Në poezinë e shkëlqyer “Banjoja e të burgosurve”, e krijuar kur ai ndodhej në burgun e Qaf-Barit në korrik të vitit 1983, Zhiti tregon se si edhe në rrethanat më të tmerrshme njeriu kapet pas sensacioneve që mund të të japin edhe kënaqësi, sado vogëlane:

Më lëpin me gjuhë uji i dashuruar                        

  u lehtësova i tëri.                                       

Hija e telave me gjemba                                                                         

si tatuazh skllavi                                        

nxin mbi lëkurën time.                                    

Po unë po lahem,                                         

  e humba peshën si në një realitet tjetër. 

Në poezinë që ka marrë dhe titullin vëllimi, Zhiti kapet pas humanitetit nga fija më e brishtë: “Unë, si i marrë, ulërij në heshtje:/ Ej, ti, botë!/ Dhe në më ke harruarr,/ unë jo…” Dhe në njëfarë mënyre, profetikisht, kështu ndodhi, sepse regjimi ra më 1990 dhe Visar Zhiti doli nga gulagu, pra ky është një libër, për fat, me një fund të lumtur: Poeti ruajti shëndetin e mendjes dhe mbijetoi.

Në poezinë “Zyra e dikurshme e diktatorit, pranë së cilës punoj” ai arrin madje të vizitojë zyrën e torturuesit të tij dhe – jehonat e Hannah Arendt – sheh se ai ishte një vend shkretimisht zymtan, jashtë imagjinatës: “…humnera dënimesh. Nga sirtarët/ s’dalin tyta armësh/ si sy detektivësh metalikë. Rri i heshtur./ Fytyrëzbardhur. Sikur të kem dalë nga një sëmundje e gjatë.”

Ky libër poezish lindi si realiteti i një makthi tejet të keq. Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t’i ndryshojë lexuesit vizionin mbi botën. Merreni dhe mbajeni fort. Është dhe ilustrimi më i shkëlqyer që kam parë, ku shpjegohet se si shpresat e larta, me socializmin e fillimit të shekullit 20, degjeneruan në një tirani të përditshme.

_________________________________                                      Përktheu nga anglishtja : Mira Xhiku

 

Filed Under: ESSE, LETERSI Tagged With: Edhe Kevin Higgins ka shkruar, Molla e ndaluar, PER VISAR ZHITIN

DAVID L. PHILIPS: Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike 2001

December 28, 2016 by dgreca

Philips: Politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike, e cila kishte shpërthyer në vitin 2001/

1-david-filips-300x169

 NEW YORK: Mbas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni , dhe situatës të krijuar post zgjedhore atje, Profesor David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University, foli në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ku ai thotë se: “Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike ka shpërthyer në vitin 2001. Marrëveshja kornizë e Ohrit (MKO) përveçse ka penguar luftën civile duke adresuar pabarazitë në rrënjët e konfliktit, nuk është realizuar, i tha ai gazetarit tonë. “Marrëveshja e Ohrit, parashikonte integrimin eventual të Maqedonisë në institucionet euro-atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizojë aspiratat e saj evropiane për shkak të pengimit që i vjen asaj nga Greqia, e cila vuri veton anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht. Palët e interesuar atje kan ndjekur interesat e ngushta politike dhe kanë qenë subjekt i ndikimit kriminal. Këto kushte çuan në krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe në zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor, 2016” tha profesor David Philips.Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë të David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University me gazetën Bota sot.
A duhet të kuptohet se çështja e zgjedhjeve në Maqedoni, duhet të shifet akoma si zgjidhje e problemit politik dhe dalje nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia dhe sa besoni ju në atë?Kriza në Maqedoni vazhdon që prej shpërthimit të dhunës në 2001.  Marrëveshja Strukturore e Ohrid (MSO) parandaloi luftën civile me anë të adresimit të pabarazive që në rrënjët e konfliktit. Ajo parashikonte integrimin përfundimtar të Maqedonisë në institucionet Euro-Atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizonte aspiratat e saj evropiane për shkak të pengesave nga pala Greke e cila vendosi veton për antarësimin e Maqedonisë në NATO në Bukuresht, Samitin e NATO-s 2008. Çështja është se mekanizmi i zgjedhor thuhet se nuk funksionoi si duhet mbasi Maqedonia edhe në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, tregojë se sistemi zgjedhor nuk është ai në të cilin do të besoj çdokush?
Me ndalimin e përparimit, politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Partitë ndoqën interesta  të ngushtë politike dhe e bënë pre e influencave kriminale. Këto kushte e çuan Maqedoninë në kriza të brendshme politike dhe zgjedhje paraprake elektorale në 11 Dhjetor, 2016.
Zgjedhjet e 11 Dhjetorit u përcaktuan si të drejta e të lira. Sikurse dhe me demokracitë e tjera, partitë janë të përkushtuar të mbështesin interesat e përkrahësve të tyre.
Për momentin, partitë janë angazhuar në proçesin e shkëmbimit botëkuptimor për formimin e koalicionit qeveritar.Është, MSO-ja ende e vlefshme?Marrëveshja Strukturore e Ohrit është legalisht e detyrueshme. Mirëpo, ngaqë  MSO-ja nuk u zbatua ndonjëherë plotësisht, ajo vetë është zhvlerësuar. “Ndarja-Pushtetore” është ngulitur në marrëveshje si parimet e MSO-së. Këto parime mund të ndihmojnë në bashkimin e vendit dhe të lidhin maqedonasit nën një synim të përbashkët. Sistemi I ndarjes- pushtetore nënkupton gjithashtu një sistem kontrolli, barazie dhe ndershmërie.

Cilat janë parimet e MSO-së?

Parimet e MSO-së kanë të bëjnë me kompromisin dhe ujdisjen e përbashkët, të mishëruara këto në vetë marrëveshjen. Këto parime të MSO-së kanë një rëndësi kritike në udhëzimin për qeverisjen e Maqedonisë, si dhe të qëndrueshmërisë në shoqëri të tjera të rajonit. Zbatimi I përpiktë I MSO-së mund të arrijë kthimin e saj në një markë tregtimi në vendet me ndarje kombëtare ose fanatike. Për shembull, një marrëveshje përfundimtare për t’I dhënë fund luftës civile në Siri, do të reflektojë marrëveshjen e ndarjes pushtetore të MSO-së.
A mendoni ju se edhe kësaj rradhe “Lokomovita” e Maqedonisë, me këto zgjedhje doli nga binarët….?
Si jo! pajtohem plotësisht. Është, normale në Maqedoni periudha e pasigurisë, pikërisht mbas zgjedhjeve kombëtare parlamentare, gjatë së cilës aktorët politikanë kryejnë shkëmbimin e interesave të tyre. Megjithatë, pasigurisë I duhet dhënë medoemos një fund, pasiguri kjo që ka zgjatur për një kohë tepër të gjatë.

Përse, për herë të parë shqiptarët ju bashkuan një partie maqedonase e qartësuar në bllokun nacionalist – socialist, LSDM ? Pse Gruveski i mban gjallë akoma shpresat tek BDI- dhe Ali Ahmeti?

Ngase, ata e panë se z. Gruevski, përsëri dëshiron të formojë një koalicion me DUI-në ashtu sikurse ishte më parë. Ali Ahmeti parashikohet si  bashkëpunëtor në formimin e qeverisë. Të gjithë partitë duhet të bashkohen duke gjetur pikërisht ato çfarë kanë të përbashkëta  me anë të përkushtimit në ndarjen-pushtetore, pavarësisht se kushë eshtë në krye duhet kushtëzuar me korektes.

A fituan apo humbën shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoni, dhe kush humbi dhe kush fitojë, gjithmonë simbas teje?

Shqipëtarët do të jenë fitues nëse arrijnë të formojnë një grup me përfshirje të gjërë ku reflektohen interesa të përbashkëta. MSO-ja ishte e gatshme t’I bënte shqipëtaët pjesëtarë të palëve të interesuara në shoqërinë Maqedonase. Zbatimi I MSO-së pati një fillim të mirëv por më vonë humbën përqëndrimin. Ndarja-pushtetore është e mire për të gjithë. Besa dhe Aleanca Shqipëtare kryen zbatimin e parimeve të MSO-së më mire nga ç’parashikohej sepse shqipëtarët duan alternative. Ata besojnë në pluralizmin politik.

Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, megjithse parti të reja, morën njëra 5 deputet dhe tjetra 3 deputet, si e komentoni ju këtë? si një humbje besimi tek partitë e mëdha shqiptare, lidershipi i saj, apo një alnternativ besimi, apo ajo shprehja jonë “hajde t’a provojmë një herë edhe me këta”?

Besa ishte e financuar tejet mire nga burime në Turqi dhe sponsorizues të tjerë myslimanë nga vende si Arabia Saudite dhe Irani.Shqipëtarët duhet të ruhen nga Besa e cila është fronti i islamistëve në Turqi dhe për rrjedhojë nuk mund t’I kihet besë. Partitë politike duhet t’I avancojnë interest kombëtare sesa të kthehen në agjentë të disa agjensive të huaja të fshehta.

Në Maqedoni, a mendoni se ka metoda të avancuara për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, për të pasur një fushatë të drejtë dhe zgjedhje kredibile, që të ishin hapi kyç drejt zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni?

Ndershmëria përsa i përket anës financiare përbën anën kritike në ndërtimin e besimit publik. Partitë mund të hapin llogaritë e tyre për kontroll. Ato gjithashtu mund të kërkojnë një palë të tretë nga komuniteti ndërkombëtarë  për kontrollimin e financave të tyre dhe për të siguruar që administrimi i tyre të bëhet sipas standarteve ndërkombëtare. Asgjë nuk është më shkatërrimtare për demokracinë sesa korrupsioni dhe kriminaliteti.

Si e parashikoni ju të “nesërmen” pas këtyre rezultateve të këtyre zgjedhjeve më 11 Dhjetor 2016 ?, kush do të jetë qeveria simbas jush?

Unë nuk do t’i hyj spekullimeve se kush do të formojë qeverinë, por mund të them se hapi tjetër do të përfshijë bisedime mesh palësh tepër të vështira. Nëse politikanët maqedonas nuk gjejnë rrugëzgjidhje, ata mund të kërkojnë ndihmën e BE-së ose të SHBA-së për ndërmjetim. Një rezultat ku të gjithë janë fitues është më i mirë sesa rezultati zero i tërë lojës ku njëra pale fiton mbi kurrizin e tjetrës. Përqendrimi i pushtetit do të çojë në përplasje, duke rezultuar kështu në manifestime rrugësh dhe në rastin më të keq, në rikthimin e konfliktit të dhunës.

Ndërkohë, në lidhje me çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, çfardo ndryshimi që të ndodh në qeveri a do të ketë ndikim me Greqinë, apo do të jëtë një rezulatat i përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO?

Maqedonia dhe Greqia po njohin përparim. Masat për rritjen e vetëbesimit përfshijnë bashkëpunimin për transportimin e gazit natyror dhe hekurudhor. Si rrjedhim, shoqëria civile duhet të intensifikojë përpjekjet duke u fokusuar në kontaktet, komunikimin dhe bashkepunimin. Shoqëria civile mund të mbushi hapsirën kur normalizimi midis zyrtarëve bëhet i pamund dhe humbet përqendrim.
Universiteti i Kolumbias, është duke mbështetur një udheqesi dinamike që përfshinë zyrtarët lokalë, Avokatin e Popullit, mendimtarë, universitete, historian, hidrologjistë dhe shkencat e mjedisit. Kolumbia vepron në mënyrë të pavarur por informon rregullisht qeverinë Greke e Maqedonase.

Çfarë tregon sipas jush se menjëher mbas kësaj situate, me këtë rezultat, që kemi në Maqedoni, pas 11 dhjetorit,  Ali Ahmeti dhe disa lider nga Maqedonia, u “thirrën” në Tiranë, nga Edi Rama dhe Ilir Meta ? A po ndihmon apo e kompromenton situatën, kjo vajtje ardhje?

Udhëtimi I Ali Ahmetit në Tiranë është normal. Ekziston një lagje shqipëtare që kapërcen kufijtë kombëtarë. Shqiptarët duan të punojnë së bashku me anë të bashkëpunimit përmbi kufitar. Integrimi evropian e zvogëlon rëndësinë e kufijve kombëtarë.

Zoti Philips është folur  kohët e fundit se po shifet një ndikim në rritje të Rusisë edhe në rajonin e Ballkanit, sidomos ne Beograd dhe Shkup. Sipas jush, sa e pranishme është Rusia dhe ndikimi i saj në gjithë rajonin tonë? Balkanin

Rusia është një kundërshtare strategjike e SHBA-së. Ajo nënvlerëson rregullat e sistemit themelor ndërkombëtar me anë të luftës kibernetike dhe aktiviteteve të tjera të një natyre të ulët. Rusia ka kryer krime lufte në Siri. Udhëheqësit e saj duhet të mbahen përgjegjës për to. Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor duhet të bëjnë kujdes. Për Vladimir Putin ata nuk janë veçse pangje që mund të manipulohen për avancimin e realizimin e ambicjeve të Rusisë për një perandori të re. Rusia ofron miqësi shtirëse dhe në realitet qëllimi i saj është nënvlerësimi I influences së Evropës dhe SHBA-së. Rusia ka një frikë për mbijetesën e saj për shkak të rrethimit nga NATO.

Por, është thënë shpesh se Shqipëria dhe Kosova, janë të vetmet vende që ndoshta kanë “mbetur” jashtë këtij ndikimi. Megjithatë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “çdo vonesë për vendet e Ballkanit, në BE, dhe liberalizmi i vizave për Kosovën, shkojnë në favor të Rusisë, pra ndikimin e Rusisë, në këto vende përfshirë Shqipërinë! Si e komentoni ju këtë?

SHBA-ja dhe NATO duhet t’a zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë, dhe Kosovën. Shqipëtarët bëhen akoma më të rëndësishëm për Turqinë. Turqia nën diktaturën e Erdoganit do t’a distancojë veten më tej nga NATO-ja. Turqia do t’a kufizojë lejimin e fluturimit të avionëve luftarak amerikanë në vend të Forcave Ajrore Incirlik. NATO duhet të fillojë të shpërngulë bazat e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Shqipëtarët janë aleatë besnikë. NJë e ardhme e ndritëshme do mund t’a presë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë me anë të integrimit të tyre në BE dhe kërkesave reformale për anëtarësim.

Kur flasim për poltikën ballkanike, madje, Kryeministri Rama, e ka vlerësuar si një lider botëror Presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan, i cili duket si njeriu më i afërt me Rusinë, në skenën ndërkombëtare. Si e shihni ju politikën e liderit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe në raport me shqiptarët ? E rajonin Ballkanik.

Erdogan dëshiron të bëhet Kalif i politikës Islamike. Drejtësia e tij dhe Partia e Zhvillimit nuk janë veçse një degë e Vëllazërisë Myslimane. Pavarësisht nga mohimet që bën pala Turke, Turqia ndihmoj në formimin e ISIS-it dhe e ushqeu me armatime e ushtarë. Me anë të TIKA-s e instrumenteve të tjera, Turqia po përpiqet të vendosë influencën e saj në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të radikalizojë shqipëtarët e t’I kthejë ata kundra Perëndimit. Turqit po blejnë asete ne Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kontrollimi I këtyre aseteve e rrit influencën e Turqisë në rajon si dhe influencën e axhendës islamike. Edi Rama duhet të ruhet nga miq që shtiren. Sikurse Putin, dhe Erdogani udhëhiqet nga idea për një perandori të re. Erdogani nuk është mik i Shqipërisë e shqipëtarëve.

Rreth David L. Phillips:

David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University. Profesor Phillips ka punuar si këshilltar i lartë në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe si një ekspert i punëve të jashtme dhe këshilltar i lartë në Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai ka mbajtur pozicione si një studiues  në Qendrën Universitetit të Harvardit për Studime të Lindjes së Mesme, dhe drejtor ekzekutiv i Programit Ndërkombëtar të zgjidhjes së konflikteve në qendrën e Columbia University.
Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe ndërtimin e paqes në Universitetin Amerikan, Profesor në Departamentin e Politikës në Universitetin e Nju Jorkut, dhe si profesor në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Ai ka qenë edhe anëtar dhe zëvendës drejtor i lartë i Këshillit të Qendrës për Marrëdhëniet me Jashtë “për veprim parandalues, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut të Shteteve të Bashkuara, anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, drejtor i Qendrës Evropiane për pjesëmarrje të përbashkët, drejtori i projektit në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Oslo, president i Fondacionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Wiesel Elie. Phillips, është autor i disa librave, përfshirë atë :”From Bullets to Ballots” – “ Nga plumbat te votat”:, librin Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicion (Transaction Press, 2008), librin “Duke humbur Irak”: Pasluftës, Brenda, Rindërtim Fiasco (Perseus Books, 2005), Unsilencingthe Past : Track Two Diplomaci dhe Pajtimi turko-armen (Berghahn Books, 2005).

Ai është gjithashtu autor i raporteve të shumta të politikave, si dhe më shumë se 100 artikuj në publikimet kryesore të tilla mjete shtypi botëror, si New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, International Herald Tribune, dhe revista e Punëve të Jashtme – Foreign Affairs.
Profesor, për më shumë se 25 vjet është marrë në mënyrë intezsive, dhe të vazhdueshme me çështjet shqiptare, sidomos me artikuj, analiza, komente, ligjërime dhe senaca dëgjimore në Departamentin e Shetit, Capitol Hill, dhe OKB, për sundimin dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, për Kosovën, nën sundimin e Serbisë, luftën e saj për liri e pavarësi, zhvillimin e saj në pavarësi dhe të ardhemen e saj. Liritë e të Drejtat e Shqiptarëve, në Luiginën e Preshevës, Mal të Zi dhe sidomos ato të shqiptarëve në Maqedoni. Ku Profesor Philips, ka pasur një vemendje të madhe për trajtimin që i ka bërë Marrveshjes së Ohrit, edhe në qarqet ndërkombëtare, kanceleritë e botës.(Botoi Bota Sot. Derguar per Diellin:)

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: David Philips, Maqedonia është në krizë, që nga dhuna etnike

KONCERT ME “PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE” NE NJU JORK

December 28, 2016 by dgreca

1-sanije-mat-pianistja-teuta1-riad-sanije-piano2-laura-agimi-salle16-fatmir-zajmi4-salle-gjysem

Konsullatë e Përgjithshme e  Republikës së Kosvës në Nju Jork përherë e gjenë veten pranë Komunitetit shqiptar, në shërbim të tij, jo vetëm në veprimtarinë konsullore, por edhe në ato kulturore. Ambasadorja Teuta Sahatcija së bashku me stafin e saj gjendet në cdo veprimtari, herë si pjesmarrëse e herë si organizatore. Në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe organizatave të tjera të komunitetit, përherë pjesmarrës aktivë.

7-arjeta-marko1-marko-zef-lek-beq1-matoshi-sanije7-qeshindy-amerik5-laura-agimi-pema

Në mbrëmjen e së Martës, 27 Dhjetor, Konsullata e Kosovës , ishte nikoqirja e një koncerti të shkëlqyer të titulluar”Koncert me Perlat e Muzikës shqiptare”, koncert ky i organizuar në mjediset komode të Studios të mjeshtrit të Fotografisë, ambasadorit të  bukurisë dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë, Kosovës, dhe i gjithë Kombit Shqiptar, Fadil Berisha.

12-agimi-laura-salle16-fatmir-zajmi10-moza-amerikaniaimg_12858-haxhiu-zefi

Sopranoja Sanije Matoshi dhe tenori Riad Ymeri nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.

1-leka-perlleshi1-artistja-e-vogel5-amb-kryeziu-grup10-avniu-vere9-sfond-me-pije

U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Matoshi. E ftuara speciale ishte Isra Abazi.

Përballë një publiku elitarë, ku mbizotëronin artistët, të rinjët, interpretuesit janë shpërblyer me duartrokitje. Ambasadorja Teuta Sahatcija i ka falenderuar artistët interpretues dhe publikun e zjarrtë dhe u ka uruar gëzuar Festën e Vitit të Ri 2017!

Në koncert ka amrër pjesë edhe një grup nga Federata Vatar: Zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, Zef Balaj, Marko Kepi, Lek Përlleshi, editori i diellit, si dhe artisti haxhi Dauti, i anëtrësuar kohëte  fundit në Vatër.Në fund është shtruar një koktejl.(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: koncert, ME "PERLAT E MUZIKËS SHQIPTARE", ne Nju Jork, Riad Ymeri, Sanije Matoshi, Teuta Sahatcija

Muri ishte gjithmonë aty

December 27, 2016 by dgreca

Foto nga Anton Marku 2

Shkruan: Anton Marku/Vjenë/ Edhe këtë herë, si dhe gjithmonë përgjatë historisë, po dëshmohet se luftërat nuk mbarojnë atëherë kur ndalen. Ato vetëm trasformohen në beteja të reja. Ky është rrëfimi për atë se si dështoi tentimi për tëbashkuar një shtet duke ndarë një qytet./

1-muri-mitrovices

Ura (parahistori)

Në fillim, menjëherë pas fjalës, ishin ata. Jetuan shekuj të tërë pranë e pranë pa i besuar njëri-tjetrit asnjëherë gjer në fund. Flisnin gjuhë të ndryshme, nuk lidhnin krushqi mes vete dhe as që ëndërronin njësoj. Vetëm legjendat dhe këngët i kishin të ngjajshme. Shumica të huazuara nga fqinjtë. Megjithatë, i njëjti shi i lagu, i njëjti dielli i poqi, pinë nga të njëjtat burime. Pa arritur asnjëherë të bëhen armiq. Ashtu klasikë. Që të kuptonin më mirë gjuhën e lumit, dikush u tha se do ishte mirë të ndërtonin një urë. Ai që foli i pari nuk u tregoi se për të duheshin të dy anët. Dhe as që i dha emër. Atë ja dhanë vet ata që e ndërtuan. E quajtën ‘‘Ura Jonë’’. Dhe erdhi koha kur njëra palë u plak. Tjetra u rrit. Në anën e erës shtoheshin arkivolet. Në atë të detit djepat. Për një moment u bë ngushtë. Edhe pse tokë kishte mjaft, disa nuk mund të ndaheshin aq lehtë nga dheu. Të tjerët filluan të hyjnë në të. Me trup. Tek koka u vinin nga një gur. A kryq.

Këtu e gati njëzet vjet më parë i ishte afruar shpesh vdekjes por ajo nuk e deshi. U tha se ajo kishte të drejtë në jetë por jo dhe në vdekje. E liga i donte të vdekura ëndërrat, jo urën. Dhe pothuajse ja arriti. Ishte kjo koha kur nëpër të kalonin vetëm qentë endacakë, ndonjë nga të çmendurit e zakonshëm të të dyja anëve të qytetit dhe eventualisht ndonjë i huaj. Shpesh me dyftyrësi të paftyrë. Ajo i mbijetoi luftës së fundit dhe nuk e pati fatin e urës së Mostarit që të hidhet në erë apo një fshati të Srebrenicës që mbeti e shkretë pasi që nuk kishte më njerëz që do kalonin mbi të. Nga asnjëra anë.   Ku ka ura ka dhe mure. Vetëm se ata janë të padukshëm. Ata janë në kokat e njerëzve. Në kokat tona. Dhe të tyre.Deri tani është besuar se jo gjithçka është e humbur. Ka ardhur dita që të mos besohet më.

 Kthimi në realitet

Që nga paslufta, asnjëra palë, as ajo kosovare, as ajo serbe, e aq me pak bashkësia ndërkombëtare, nuk ishin të interesuara që të evitonin konfliktet e mundshme që mund të ndodhnin në të ardhmen, të zgjidhnin mosmarrëveshjet aktuale dhe të gjenin një rrugë të ndërmjetme për pajtim dhe paqe të qëndrueshme. Fjala kompromis nuk egzistonte në fjalorin e tyre edhe ashtu të vobektë negociator. Për më tepër ato ishin mëshumë të fokusuara në pozicionim dhe ripozicionim përpara procesve tjera, që si rrjedhojë do të mund të sillnin ndonjë hap më përpara në integrimet evropiane. Dhe ndodhi ajo që ndodhë gjithmonë pas lojërave të tilla. U krijua një hendek mosbesimi edhe më i madh se më parë. Tani as lutjet as kërcënimet nuk bëjnë më punë. Përfaqësimi nuk do të thotë automatikisht edhe përfshirje. Integrimi nënkupton inkuzion, jo vetëm sipërfaqësor por dhe përmbajtësor. Një ofertë serioze për serbët e veriut të Kosovës, pos për politikanët e tyre, mungoi për shumë vite. Në disa raste, atyre ju dha zëri por jo dhe mundësia e kontributit, e cili, ç’është e vërteta, do duhej të ishte i sinqertë dhe i pakushtëzuar, në proceset dhe sfidat nëper të cilat po kalonte vendi. Ata disi u lanë jashtë. Po ashtu duhet thënë se edhe nga ana serbe refuzimi ishte fjalë pothuajse e përditshme. Ashtu si dhe injorimi dhe cinizmi nga pala tjetër.

Aktualisht, megjithë nisjen dhe vazhdimin, së paku deklarativ, të dialogut nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ajo që është arritur në këtë aspekt është pothuajse baraz me pak më shumë se asgjë. Për mëtepër, me apo pa dëshirën e saj, Kosova po shkon drejt jetësimit të njërës prej dy koncepteve: a) krijimin e një shoqërie multietnike (minus serbët) dhe b) krijimin një sistemi monoetnik, i dominuar absolutisht nga populli shumicë, atij shqiptar në këtë rast. Pritjet e bashkësisë ndërkombëtare ishin (dhe mbase ende janë) transformimi i saj në një shoqëri moderne, në të cilën të gjithë qytetarët e saj, të cilët e konsiderojnë atë si atdhe të tyre, të kenë  mundësi dhe shanse të barabarta për jetë të qetë dhe prosperitet individual dhe grupor. Së pari me nënshkrimin e pastaj zvarritjen apo bojkotimin e zbatimit të marrëveshjve të arritura, disa më shumë e disa me pak, të gjithë po dëshmojnë se mbase në teren duhet të ndodhin ndryshime thelbësore, të cilat do njihnin një realitet të ri, i cili tashmë është vetimponuar. Në këtë ekuacion opcioni i tretë duket i largët.

 Një kaptull i ri

Ata që ende i kanë të mbathura çizmet e luftës e kanë të vështirë të kthehen anash e të bëjnë një gjysmërreth. Rrotull vetes dhe të tjerëve. Veriu dhe jugu i vendit ka 17 vite që nuk komunikojnë mes vete. E tëra qëata bëjnë është shkëmbimi i informatave. Asgjë më shumë se kaq.

Për të dalë nga ky rreth vicioz duhet dhe pak kokë. Jo vetëm muskuj.

Veriu po vazhdon të përballet me një utopi reale në të cilën protagonistët po përpiqen të parashikojnë se si do të mund të duket e ardhmja. Në anën tjetër politikanët kishin raste të panumërta të dëshmojnë se politika u shërben nevojave të (gjithë) qytetarëve, jo vetëm të tyre. Në vend të kësaj fitohet përshtypja se ata po provojnë të ndryshojnë të kaluarën pasi që të tashmen nuk po kanë sukses. Në të vërtetë ata luajnëbixhoz nën moton ‘‘të fitojmë sa më shumë duke humbur sa më pak’’. E në këtë lojë nuk do ketë fitues. Përkundazi, të gjithë do jenë humbës.

Fakt i cili vështirë se mund të mohet është e dhëna se Kosova kopjoi strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila vendosi stablitetin para demokracisë dhe mirëqenies. Edhe qeveria kosovare, për sa i përket veriut, përdori dhe vazhdon të përdorë këtë kartë. Me shumë se gjithçka tjetër asaj i intereson që atje të mos shënohen incidente ndëretnike. Për të tjerat nuk duket se shpreh ndonjë shqetësim. Rezultat i kësaj politike, nëse vazhdohet me këtë qasje dhe ritëm, në shtigje afagjata, mund të jetë: ashtu siç Serbia e humbi definitivisht Kosovën, edhe Kosova rrezikon të mbetet pa veriun e saj. Në këtë kontekst duhet pranuar se, në një formë apo tjetër, kjo pjesë.

Vjenë: 27 dhjetor 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: Anton Marku, gjithemone, Muri aty ishte

Pa rënien e partive-shtet nuk ka shtet!

December 27, 2016 by dgreca

Shërimi i këtij sistemi të sëmurë me anë të krijimit të partive të reja, ka aq sukses sa dhe shtimi i gotave të alkoholit ndaj një personi të alkoholizuar…!!!/

parti-skllaveri..

Shkruan:Dr. Ledian Droboniku/*

1-dr-ledian-droboniku

Gjithmonë e më shumë po zë vend mendimi publik, se shkaktarë të paralizës shqiptare janë pikërisht partitë politikë për numrin dhe mënyrën se si këto funksionojnë. Shërimi i këtij sistemi të sëmurë me anë të krijimit të partive të reja, ka aq sukses sa dhe shtimi i gotave të alkoholit ndaj një personi të alkoholizuar.Pavarësisht përbetimeve e premtimeve, të një “dehuri” të tillë kronik, e vërteta është se ai vetë nuk mund të dalë dot nga gjendja ku ka rënë. E tillë është situata e klasës politike të tranzicionit që ndoshta edhe “dëshiron”  të dalë jashtë  sistemi kurth që vetëkrijoi. Por kjo është thjesht e pamundur për toksinën, skemat dhe sjelljet që ka në gjak. Sistemi që krijuan në praktikë, është diamtetralisht i kundërt me kontratën sociale që populli shqiptar nënshkroi pas rënies së komunizmit. Aspiratat e shqiptarëve për ndërtimin e një demokracie substanciale, ekonomie tregu dhe shteti të së drejtës u zvanitën pikërisht për shkak të uzurpimit total të hapësirës prej partive politike që do vijonin të kontrollonin jetën politike e ekonomike të vendit. Demokracia e vërtetë si pushtet i popullit, kërkon pajisjen e qytetetarëve me instrumenta kontrolli dhe vendimmarrës mbi institucionet publike. Pra, një demokraci nga poshtë dhe jo e imponuar nga lart.
Por të gjitha këto instrumenta i mbetën po partisë, edhe pse tani me rotacion. Ato pak institucione që Kushtetuta e 1998, kërkoi ti shpëtonte nga partitë, dalëngadalë do binin nën orbitën e partisë me anë të deformave shitur si reforma. Në këto kushte kapjeje të shtetit, ky i fundit nuk mund të luajë dot, rolin e tij si mbrojtës i interesit publik. Ai vihet në shërbim të një kaste që rigjenerohet me privilegje dhe shantazhime reciproke. Kuptohet atëherë përse shtimi i numrit të partive dhe betejave të ashpra për zaptimin e tyre. Shqipëria është “Republikë pseudo-parlamentare”, prandaj kush kap partitë kap parlamentin e kush kap parlamentin kap të gjithë shtetin duke e vënë në shërbim të interesave të tij.
Dahrendorf kujton se regjimet totalitare ndryshojnë format por jo thelbin e tyre, edhe pse maskojnë me retorikë, uzurpimin e institucioneve publike për interesa klanore e privilegje.
Sovraniteti nuk u bë kurrë popullor por mbeti pronë e partive dhe njerëzve të saj. Kurse shqiptarët vazhdonin të mbeteshin vetëm nënshtetas pa u lejuar të bëheshin qytetarë sovranë që vendosin lirisht e realisht fatet e vendit. Këto vendime vazhdoheshin të merreshin nga një grusht njerëzish të organizuar në parti, që njësoj si në Nomenklaturë emëronin njëri-tjetrin. Edhe rituali i votimit vazhdoi i njëjtë si në komunizëm ku populli voton por pa vendosur dot fatet e tij, fiksuar nga partitë. Për 26 vite populli voton mbi programe zhvillimi, punësimi, përmirësim të shëndetësisë, arsimit, energjisë, bujqësisë, por vendimet e ndërmarra me të ardhur në pushtet janë krejt të kundërta me ato të kontratës në fushatë elektorale. Dhe populli vështron i pafuqishëm sesi mashtrohet me rotacion. Demokracia kërkon një pactum unionis mes qytetarëve dhe jo një pactum subiectionis diktuar nga partitë.
Demokracia liberale thekson Habermas, kërkon pikërisht një hapësirë të lirë ku njerëzit të mund të diskutojnë dhe marrin pjesë në vendimmarrje jashtë skemave totalitare. Por kjo hapësirë e lirë nuk u lejua të krijohej. Në vend të tij u krijua një qeli e padukshme, ku njerëzit brenda saj lëvizin “lirisht” sa mund të lëvizësh brenda burgut por pa dalë jashtë tij.
Kështu, të gjithë mund të flasin por jo aq shumë sa fjalët e tyre të trasformohen në ide të përbashkëta për ndryshimin e realitetit. Mediat, gazetat, sindakatat, shoqëria civile do mbahej nën kontroll nga kasta e organizuar në parti. Të gjithë mund të merren me ekonomi, por ato të thjeshta si lokale e parukeri, pa rrezikuar të prekësh monopolet e vërteta që diktojnë ekonominë.
Mendimi unik iu është ngulur tashmë në tru çdo individi, se ekonomia do rregullohet me sforco personale, me perceptime mikro-ekonokomike. Por kjo s’do ndodhë kurrë, sepse ekonomitë moderne varen nga makro-ekonomia, nga modeli dhe politikat publike që ndërmerren larg syve dhe perceptimit të një qytetari mesatar. Ky model i konkorduar nga oligarkia shqiptare me lobet ndërkombëtare, ka për synim pikërisht mbajtjen në ekonomi primitive, koloni importi, përqendrim të pasurisë, monopole ekonomike dhe oligarki politike në një kontroll reciprok larg qytetarëve dhe biznesit të vogël.
Debati publik, orkestruar nga mediat dhe klerikët e sistemit, u induktua të përqendrohej vetëm mbi fytyra dhe sllogane, por asnjëherë mbi çështjet konkrete. Si reagim i kushtëzuar ndaj kësaj retorike, populli televiziv priret të shohë  zgjidhjen vetëm tek përzgjedhja e fytyrave dhe jo vendimarrja direkte për “gjërat”, tek delegimi i partive dhe jo pjesëmarrja aktive.
Mendimi i partisë është gjithashtu edhe mendimi i tij përderisa ai nuk lodhet të bëjë vetë një sintezë. Në këtë mënyrë parazitare skema parti-shtet përforcohet nga të dyja anët duke u legjitimuar si e vetmja e mundshme. Nëse dikush vë në dyshim këtë skemë 70 vjeçare, denigrohet si populist ose izolohet për të mos u përhapur e shumuar. Politika vazhdon të konsiderohet çështje e një “elite” dhe qytetarët si të paaftë, injorantë që duhet ti rrinë larg vendimmarrjes mbi politikat publike.
Këta mund të llomotisin për politikën por jo të vendosin për të. Kuptohet që ky refren i pëlqen në radhë të parë “intelektualëve”, që shohin problemin tek qytetarët dhe jo tek një grusht njerëzish që kanë gjunjëzuar vendin për privilegje. Kuptohet që është më lehtë të “bësh hajër” duke u rreshtuar pranë partisë sesa në një garë reale. Por kjo perspektivë është iluzore sepse formëson një spirale falimentare e drejtuar poshtë, duke fundosur jo vetëm këta që zgjedhin këtë skemë por për 99% të qytetarëve shqiptarë jetim në një shtet dhe ekonomik të kapur. Administrata ka hequr dorë nga shërbimet publike dhe i gjithë buxheti harxhohet për rroga, si një makineri perfekte elektorale që përjetëson këtë sistem barbar.
Nga ana tjetër, kjo kastë e 1% të popullsisë, për të sunduar e  ruajtuar privilegjet ka nevojë ekzistenciale që të përhapë përçarjen me anë të metastazës së partive. Kudo mbijnë fytyra të reja në parti të vjetra apo fytyra të vjetra në parti të reja, duke shërbyer si trapiantë përbindëshit të shtetit-partiak.  Më rëndësi sesa vuajtjet reale marrin premtimet virtuale dhe pretendimet se vetëm i partitizuar mund të kesh sukses e të mbijetosh. Në këtë grackë nuk bien vetëm intelektualët, por dhe biznesmenët deri tek humoristët dhe artistët e vendit të ndarë si pronë mes partive. Fatkeqëssisht nëse intelektualët tradhëtojnë vendin, populli mbetet jetim e nuk arrin të imagjinojë dot një rrugëdalje jashtë skemës së qelisë, tashmë jo dhe aq të padukshme.
Por si mëson Hegel, asnjë konstukt shoqëror nuk është i përjetshëm, aq më pak skemat piramidale që fundosen nën peshën e tyre. Shumica e qytetarëve dhe intelektualëve kuptojnë tashmë se ky ekuacion nuk mund të mbajë më duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
Ajo që mungon është vetëm guximi për të dalë nga kjo skemë, për ti hequr mbështetjen kësaj piramide, pa patur frikën se do humbasin pozicionin e tyre social. Pasuria dhe begatia për të qenë të qëndruesheme dhe të sigurta kanë nevojë për një shoqëri dhe institucione të shëndosha që i garanton. Fillimisht ky ndyshim i perspktivës duhet të fillojë nga intelekutalë të rinj dhe biznesi i vogël deri sa të arrijë një masë kritike dhe përqafohet nga shumica e stërvuajtur në këtë sistem që nuk krijon as pasuri materiale dhe as shpirtëore.
Kur sëmundja është serioze, nuk ka zgjidhje të thjeshtë pavarsisht doktorëve sharlatanë.
Duhet kuptuar se është po aq e rëndësishme largimi i gjithë faraonëve të mjerimit ashtu si dhe rënia e piramidave për nostalgjikët e së nesërmes. Këto piramida kanë për bazë pikërisht partitë politike, që shërbejnë si brigada plaçkitëse e mbajnë brenda tyre mumje e vampirë të çdo lloj rrace.
Prandaj, pa rënien e partive-shtet nuk mund të ngremë dot kurrë një shtet në kuptimin modern, që arrin të sintetizojë unitetin kombëtar e të kurojë interesin publik e jo atë klientelar. Të rrëzosh vetëm fytyrat pa ndryshuar sistemin, është njësoj si të largosh mizat pa larguar më parë bajgën.
Organizmi i shtetit shqiptar si përmend Sami Frashëri tek vepra e tij “Shqipëria çka qenë, çfarë është e çdo do të bëhet”, ka nevojë për të gjitha forcat e tija materiale dhe morale në një pjesëmarrje aktive dhe në të gjitha nivelet, pa krijuar skema totalitare dhe udhëheqës autoritarë. Pikërisht kjo frakturë e thellë mes shqiptarëve që prodhojnë partitë-shtet, anullon çdo energji pozitive në përplasje mes tyre. Ndarja në fitimtarë dhe humbës, për katër vjet prodhon një luftë klase për privilegje dhe mbijetesë. Si pasojë vendi mbetet në vend numëro, pa trasformuar dot energjinë në lëvizje progresive.
Ajo që duhet të bëjmë si një vend i vogël dhe fantastik për demokracinë – si shprehet Moneteskie – është pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve direkt në politikat publike, duke kaluar nga popull spektatorë në vendimmarrës, nga tifozë partish në përgjegjës të jetëve tona. Adhurimi primitiv për dogmën partiake dhe udhëheqësin e saj të trasformohet në dashuri për atdheun dhe territorin si i kanë shërbyer heronjtë e harruar të Shqipërisë. Kështu fillojmë të merremi me Politikë me “P” të madhe dhe jo thjesht me politikanët, me politika publike dhe jo figura publike. Garant i interesit publik është vetë publiku, garant i të drejtave të Qytetarëve janë vetë Qytetarët vetëm nëse këta shtien në dorë instrumentat juridikë për vendimmarrje dhe kontroll të makinës shtetërore dhe politikave publike.
Që këto mos të mbeten vetëm sllogane duhen përkëthyer në institucione të reja mbi një Kushtetutë të re që tani nuk ngrihet mbi partitë si është sot, por mbi demokracinë pjesëmarrëse. Prandaj, këto forca progresiste në vend duhet të punojnë për këto themele të reja të vendit, për inkurajimin e qytetarëve që të heqin dorë nga zbukurimi i bunkerit dhe ndërtimit të një shtëpie të re ku çdo shqiptar ndihet Zot për të kontribuar. Partitë do vazhdojnë të ekzistojnë, por ato do zhvishen nga ku super pushtet që kanë sot dhe atë çfarë partitë e vendosin sot, nesër duhet ta vendosin vetë qytetarët në forume të ndryshme. Pa këtë super pushtet, partitë nuk shërbejnë më si magnet i energjive dhe njerëzve negativë. Ato kthehen në shtratin kushtetues, si ndërmjetëse por jo uzurpuese të vullnetit popullor, si forume të ideologjive dhe elitave alternative pa patur mundësi të jenë totalitare. Për këtë qëllim dhe për rëndësinë që kanë, partitë do vishen me garanci kushtetuese që të ndalojnë oligarkinë e brendshme dhe funksionojnë në përputhje me demokracinë e Republikës. Organizimi nga poshtë lart, zgjedhjet periodike një antar një votë, mandate të kufizuara e jo të përjetshme, trasparenca e financimit, nuk do jenë më çështje të brendshme të partisë në varësi të kryetarit, por të garantuar nga një insititucion publik i zgjedhur direkt nga qytetarët shqiptarë. Ridemensionimi i pushtetit të partive higjenizon vetë ato dhe sistemin prej një numri kaq të madh e të pajustifikuar të tyre. Përhpaja e partive me të njëjtën strukturë e ideologji si ajo totalitare komuniste është si metastaza e një kanceri, që nga një shumohet në shumë. Kështu zgjidhja nuk është një apo shumë kancere por eliminimi i informacionit gjenetik dhe kthimi i partisë në qelizë të shëndetshme për trupin shoqëror dhe shtetin.
Meqenëse pushteti, është një shumatore e mbyllur, dobësimi i partive do të thotë fuqizim i Qytetarëve dhe i shtetit demokratik e të përgjegjshëm.
Tashmë do kemi lejuar jo vetëm lirinë e qytetarëve, por dhe atë të biznesit, të sindakatave, të shoqërisë civile, të mediave dhe shkollës. Shqipëria fillon e merr frymë lirisht, duke dalë nga totalitarizmi politik dhe banaliteti kulturor-ekonomik. Mendimet dhe idetë formësohen në forume të ndryshme duke bërë pjesëmarrës çdo njeri e energji të këtij vendi. Nuk është më e nevojshme të jesh i pasur a me pushtet për të thënë fjalën tënde për politikat publike. Politika zbret tek hallet e përditshme. Armatat e gangsterëve, hajdutëve që emërojnë njëri tjetrin duke zaptuar parlamentin, qeverinë, administratën apo gjykatat, zhduken pasi nuk është më partia që të garanton fitoren por kontakti i drejtëpërdrejtë me qytetarët që vendosin zgjedhjen dhe shkarkimin në çdo moment të përfaqësuesve të tij më të denjë. Shteti ndalon së qenuri një “bunker i mbyllur” që hapet vetëm nga brenda kur duan partitë, por një ndërtesë trasparente që i shërben gjithë qytetarëve që ndërmarrin reformat që dëshirohen prej shumicës së shqiptarëve.
Referendumet në erën e informacionit të shpërndarë kudo, duhet të jenë instrumenti kryesor për miratimin e politikave publike. Aristoteli mëson se një turrmë khehet në popull vetëm nëse ai merr një valencë politike, vetëm nëse ai diskuton dhe vendos fatet e polis-it të tij. Deri sa ai i delegon këtë pushtet partive apo dikujt tjetër, ai mbetet minoren (Kant docet) dhe merret me thashetheme mbi fytyra dhe emra. Shteti do kurojë interesin publik vetëm nëse ai togëzohet me qindra instrumenta tek qytetarët, si insitucioni i parë i vendit. Vetëm kështu shteti dhe populli bëhet një dhe shoqëria rritet së bashku pa rrezikuar fraksionimin dekadent.
Nëse zyrtarët e lartë të shtetit do emërohen prej partisë, ata nuk do jenë kurrë shërbëtorë të Republikës por partisë dhe llogjikës së saj autorefernciale oligarkike. Prandaj, shumë shtete praktikojnë, zgjedhjen direkt nga populli, të Deputetëve, Presidentit, Prokurorit të Përgjithshë, Drejtorit të Policisë, Magjistratëve, Avokatit të Popullit, Governatorit të Bankës, e të tjera agjenci të pavarura. Me këta zyrtarë të lartë zgjedhur prej popullit, largohen hijet e përqendrimit të pushtetit, rritjes së përgjegjshmërisë, kontrollit reciprok dhe higjenizimit të makinës shtetërore. Sigurisht, që këto kontrata me qytetarët duhet të perfeksionohen, duke parashikuar jo vetëm zgjedhjen por dhe shkarkimin në çdo kohë.
Era që po fryn kudo është pikërisht zgjerimi i demokracisë, përditësimi i saj prej formave osbolete të para dy shekujve, rënien e partive si të vetmet rregullatore të jetës kolektive.
Era e re është ngritja e qytetarëve vendimmarrëse, në një botë ku informacioni do jetë gjithmonë e më shumë në dispozicion të të gjithëve, prandaj dhe një përdorim i tij në forma të reja direkte pa ia deleguar një elite autoreferenciale.Kjo erë po fryn tashmë dhe në Shqipëri dhe do fryjë gjithmonë e më shumë në përmbysjen e këtyre piramidave prej letre, që nuk mundin më të mbulojnë dritën që çdo komunitet ka nevojë për tu rritur e prosperuar.

* Autori eshet aktivist ShqipON

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Ledian Droboniku, e partive-shtet, nuk ka shtet!, Pa rënien

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2300
  • 2301
  • 2302
  • 2303
  • 2304
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT