• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETINGU,LIGJI I DOSJEVE DHE AUTORITETI

December 23, 2016 by dgreca

1-lek-mirakaj-2

Nga Lek Mirakaj

Me se fundi ajo qe pritesh,ose thene ndryshe detyra qe na ishte lene nga komuniteti nderkombetar ,u krye.   Gjykata kushtetuese, e detyruar nga opinioni publik dhe presioni nderkombetar vendosi te beje harikiri, aprovoj ligjin mbi Vetingun.  Lajm i mire qe duke i shtuar dhe aprovimin e autoritetit qe do administroje hapjen e dosjeve na bene te shpresojme se gjerat po levizin ne drejtimin e duhur.  Duke i shtuar ketyre edhe lajmin per heqjen e dekoratave dhe titujve personave pergjegjes per krimet e diktatures dhe shpresen se shpejt mund ti hiqen dekoratat edhe Enverit me shoke na bene te shpresojme se ndoshta po fillon dekomunizimi i vertete?

Po le te perqendrohemi te aktiviteti qe e pret AUTORITETIN e hapjes se dosjeve.  Le ti urojme ketij autoriteti qe te jete i sukseseshem ne detyren e veshtire dhe teper delikate.  Nuk ka dyshim qe hapja e dosjeve eshte nje domosdoshmeri per te njohur dhe per tu ndare njehere e mire nga erresira dhe frika qe ngjallin dosjet e erreta te sigurimit.  Le te analizojme dhe te shohim a i ploteson ky ligje kerkesat e shoqerise dhe vecanerisht te asaj pjese te popullit qe u persekutua ne menyren me te pa imagjinushme nga sigurimi, i cili ishte nje instrument dhune ne sherbim te Partise Punes.  Mendoj se emertimi i ligjit duhesh te ishte me domethenes.

Ligjit i mungon cilesori dhe emertimi duhet te jete dosjet e “diktatures komuniste”.  Ne prononcimin publik qe kryetarja e emeruar  i dha Zerit te Amerikes mjaft detaje mbi ligjin ne fjale dhe percaktoj objektiva qe ajo mendon se duhet te arrihen me aplikimin e ligjit, objektiva te cilat  sikur gjysma e tyre te realizohesh duhet konsideruar si sukses.  Personalisht  mendoj qe shumica e ish te persekutuarve politike, e konsiderojme kete ligj me te meta dhe qe mund te krijoje konfuzion.  Arsyeja eshte se ketij ligji i mungon pjesa me e domosdoshme : lustracioni.  Si duket hartuesit e ketij ligji ,ne vend qe te pakten ti demaskonin pjesmarresit ne krime kunder njerzimit, nuk po themi ti denonin ,mbasi ndoshta bie ne kundershtim me te “drejtat kushtetuese” ne formen e hartuar te ligjit kane krijuar permisat qe te vazhdoje persekutimi i ish te persekutuarve ne forma me perfide .

Ata na japin mundesine kur e shohin ata te aresyeshme ,qe ne te njihemi me dosjen tone.  Duke qene se ne shumicen e rasteve vecanerisht ne denimet per agjitacion dhe propogande, njerzit jane denuar me deshmitare fallco ku ne shume raste as nuk njiheshin me njeri tjetrin.  Tani ne kemi mundesine, gjithnje ne rastet kur nuk do jemi te penguar nga interesa apo influenca te fuqishme politike,te njohim denoncuesit e vertete.  Deri ketu jemi dakord po duke qene se do fshihen te dhenat per persona te trete per deri sa ne nuk do dijme se me cfar mjetesh sigurimi i ka detyruar njerzit ,qe ndoshta jane shoket ose te afermit tane te na spiunojne.  Ne na jepet e vetmja mundesi qe te ngaterrohemi me njeri tjetrin dhe operativi qe ka qene strumbullari i poshtersise te kaperdiset dhe te na thote: -e shikoni  nuk ju kemi futur ne ne burgje, ju keni futur njeri tjetrin.

A ka gje me cinike dhe te poshter se ky veprim djallezor.  Kjo lloj trasparence nuk sheron as plaget tona as lehteson ndergjegjet e vrara te atyre qe sigurimi i shtetit me mjetet me te felliqura i pati denutarilizuar.  Hapja e gjithe dokumentave te fshehta te sigurimit do bente te mundur trasparencen.  Nga kjo transparence dhe verifikim nuk duhet te perjashtohen as ata qe gjoja kane kaluar verifikimin e komisionit Mezini dhe Bezhani.   Vite me pare kemi pasur nje ligje ne baze te cilit pati vepruar nje organ me emertimin Komisioni Mezini.  Ne baze te atij ligji ishte e detyrushme per personat qe pretendonin per tu bere deputet dhe ata qe pretendonin per tu emeruar ne kategori perfaqesuese dhe vendim marrese marrja e certifikates se pastertise cka nenkuptonte se pretenduesit nuk kishin qene as pjestar dhe as bashkepuntore te fshehte te sigurimit. Ky komision fatkeqesisht deshtoj.  Arsyeja e deshtimit nuk qe ligji ose puna e komisionerve qe nderhyrja e poltikes dhe verifikimi qe u apliku ne menyre selektive.  Ne kete ceshtje kemi dy element: nje ligje te mire dhe nje deshtim te shkaktuar pikerisht nga autoret e ligjit.

Keto jane shenjat se politika e dy kraheve, qe ne nisje po perpiqet ti fuse shkopinj ne rrota punes se autoritetit. Fakti qe partite ,ne vend qe te kerkonin personat me te pershtatshem, per te qene pjese e autoritetit insistuan per te pasur perfaqesuesit e tyre ne perberjen e autoritetit. Kjo flet qarte per qellimin e tyre.  Le te shpresojme se aprovimi i ligjit mbi VETINGUN do te shmang kete rrezik.  E theksova ne fillim te shkrimit,se emertimi duhet te ishte Dosjet e Krimit Komunist dhe jo pa qellim.  Dosjet per te cilat po behet tere kjo zhurme i perkasin nje kategorije qe mbas viteve pesedhjete realisht pothuaj e kishte humbur peshen ne politiken dhe ne jeten shoqerore. Ishe nje kategori tjeter ajo qe qendronte ne qender te problemeve dhe luftes per pushtet. Ishte lufta dhe intrigat e problemet qe mbarte anetarsija e Partise se Punes. Partia mburej, se te ashtuquajturat grupe armiqesore ishin zbuluar prej saj,cka nenkupton nje te vertete se denoncuesit, provokatoret dhe spijunet gjendeshin dhe vepronin brenda rradheve te partise.

Nga ketej natyrshem del kerkesa, qe krahas dosjeve te deklasuarve qe u persekutuan dhe u denatyralizuan duke bashkepunu me sigurimin ,te hapen dhe ti behen te njohura publikut edhe dosjet e komiteti qendror dhe proçes verbalet e mbledhjeve te organizatava baze te Partise se Punes.  Po te hapen dhe ti behen te ditura publikut proçes verbalet e mbledhjeve dhe vendimeve qe merreshin ne keto mbledhje kriminale, do merret vesht edhe kush jane udheheqesit e rinj ndoshta edhe si u krijuan pasaniket e rinj.  Ne fund te fundit dihet se njeriu i ri qe po na udheheq nga deshtimi ne deshtim dhe qe ka paturpesine deshtimin ta emertoje ,tranzicijon i zgjatur,nuk u kriju ne birucat e sigurimit ku vlonte dajaku po u krijua ne guzhinat e felliqura te Partise Punes.

Keto jane shqetesime qe jane te pranishme per sa kohe qe trupa qe do vere ne veprim VETINGUN te filloje nga puna.  Me fillimin e VETINGUT te shpresojme se keto shqetesime nuk do ti kemi per shume kohe.  Mbasi shpresojme se do kemi nje trupe gjykuse qe nuk do kete aresye ti behet pengese autoritetit.  Shpresojme se politikanet do kene me shume hallin ti shmangen pergjegjesive per zullumet qe kane bere,se te merren me punen e autoritetit,keshtu qe duan apo nuk duan hartuesit e ligjit mbi hapjen e dosjeve,transparenca do behet.  Dhe duan apo nuk duan politikanet dhe gjykatesit e prokuroret tane VETINGU do sjelle ne drejtimin e vendit njerez te rinj ,qe do i shmangen zullumeve  dhe prapshtive qe karakterizojne klasen politike dhe trupen gjyqesore.

Filed Under: Opinion Tagged With: lek mirakaj, LIGJI I DOSJEVE DHE AUTORITETI, Vetingu

Shqipëri: hyn në fuqi ligji i Vetting-ut hapet rruga përzbatimin e reformës në drejtësi

December 23, 2016 by dgreca

Në Shqipëri hyn në fuqi ligji i Vetting-ut dhe hapet rruga përzbatimin e reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të hedhë poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për ta shpallur ligjin antikushtetues/

Nga Ani Ruci/

Viti 2017, që do të mbrrijë pas disa ditësh , mund të hyjë në histori. Që javët e  tij të para pritet të fillojë zbatimi i Ligjit të Vetting-ut, motorit të Reformës të shumëpritur në Drejtësi. Ligji i ka gjasat që të bëhet funksional menjëherë pas vendimit të sapo marrë të Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar kërkesën e PD-së në opozitë për ta shpallur atë antikushtetues. Me shumicë votash- 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro ligjit të Vetting-ut dhe 2 kundër. Gjykata. më e lartë në Shqipëri, la në fuqi ligjin që ajo pezulloi para 2 muajsh pas ankimit të PD-së, sipas së cilës ligji në fjalë cënonte të drejtat e njeriut dhe i mundësonte qeverisë kontrollin e sistemit të drejtësisë. Në marrjen e vendimit të saj Gjykata Kushtetuese pati mbështetjen e Komisionit të Venecias, trupës më të lartë këshillimore të Këshillit të Europës që dha opinion pozitiv për Ligjin e Vetting-ut.” Dispozitat e Ligjit të Vetting-ut  nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në tërësi  ky ligj është pozitiv. Ligji i Vetting-ut është  i nevojshëm për Shqiperinë”, vlerësoi ky komision në opinionin e tij. Por në vendimin e Gjykatës Kushtetuese pati ndikimin e vet edhe presioni në rritje i shoqërisë civile me peticione dhe thirrje të shumta për të mos u bërë pengesë në zbatimin e reformës duke e shpallur ligjin antikushtetues. Pa lënë menjëanë e rolin e apeleve këmbëngulëse të politikanëve të nivelit të lartë të vendeve të BE-së për ta filluar pa vonesë znbatimin e reformës, më i freskëti prej të cilëve, ai i Ministrit gjerman të Shtetit për Çështje Europiane,  Michael Roth, i cili vizitoi (19.12) Tiranën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konsiderohet historik nëse kihet parasysh edhe konflikti i intertesit që gjyqtarët e saj kanë me Ligjin e Vetting-ut, pasi edhe ata, siç këshillon Komisioni i Venecias, do t’i nënshtrohen skanerit të Vetting-ut për burimin e pasurive të tyre dhe pastërtisë së  figurës.

B-ja do ta mbështesë Shqipërinë

Reforma në Drejtësi është mbështetur fuqimisht që në fillimet e saj, rreth dy vjet më parë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Kjo mbështetje i ka dhënë konsensus ndërkombëtar kësaj reforme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që e vlerësoi në përputhje me Kushtetutën Ligjin e Vetting-ut dhe e la atë në fuqi, u vlerësua dhe u përshëndet fuqimisht prej tyre. Në një deklaratë për mediat BE nxit autoritetet e Tiranës të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Komisioni Europian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi Vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit”, theksohet në deklaratë. Ndërsa SHBA-ja në deklaratën e saj u bën thirrje “të gjitha partive politike dhe drejtuesve të Shqipërisë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese , të punojnë me shpejtësi, për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë”theksohet në këtë deklaratë. Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke shkruar në rrjetet Sociale, se “Ata (PD) e vonuan por nuk mundën ta ndalonin atë.  Tani ka ardhur koha të shohim zbatimin e ligjit të Vetting-ut”.

Çfarë pritet të sjellë Vetting-u?

Vetting-u synon që në Shqipëri të mos ketë më të paprekshëm, që dora e drejtësisë të kapë dhe të dënojë jo “peshq të vegjël” si deri më tani por “peshkaqenë” , pushtetarë dhe zyrtarë të lartë të korruptuar duke nisur kështu shembjen e cultures së pandëshkueshmërisë, pothuajse “të betonizuar ” gjatë viteve të tranzicionit.  Të 71 nenet e tij përcaktojnë qartë se si do të realizohet procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata do të kontrollohen për pasuritë e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. Gjithë procesi vendimmarrës në vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të mbikqyret nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Sipas ligjit, gjetjet e vëzhguesve ndërkombetarë gjatë procesit të vlerësimit janë një provë thelbësore. Nëse këto gjetje refuzohen nga strukturat përkatëse që do të bëjnë vetting-un, atëhere ato detyrohen të japin me shkrim arësyet e vendimit të tyre për një gjyqtar apo prokuror, që përjashtohet nga sistemi i drejtësisë si i inkriminur apo i korruptuar apo që mbetet në sistem. Në muajt e parë të vitit 2017 do të shihet ecuria e zbatimittë ligjit të Vetting-ut, por duke pasur këmbët në tokë reformës në drejtesi do t’i duhen vite që të japë rezultatet e saj.

Ligji i Vetting-ut dhe negociatat e anëtarësimit me BE-në

Zbatimi i ligjit të Vetting-ut dhe rezultatete tij në muajt e pare të vitit 2017 përbëjnë kushtin kryesor nga BE-ja për Shqipëinë për hapjen e negociatavetë anëtarësimit. Nëse rezultatet janë positive dhe të prekshme atëherë Komisioni Europian pritet t’u sugjerojë vendeve anëtare të BE-së hapjen e negociatave. Në prag të vendimit të (22.12) të Gjykatës Kushtetuese , PD ështe ankimuar në këtë gjykatë për një ligj tjetër të paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi, të votuar edhe me votën e opozitës më 22 korrik 2016. Fjala është për organet e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. PD-ja i këkon Gjykatës Kushtetuese që të shpallë antikushtetuese disa dispozita të këtij ligji,pikërisht ato që kanë të bëjnë me mënyrën sesi Parlamenti zgjedh 10 anëtarët e këtyre këshillave. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të shqyrtojë aneksën e PD-së brenda 4 muajve. Burime nga kjo gjykatë thanë për DW se ankesa e re e PD-së nuk e bllokon zbatimin e Ligjit të Vetting-ut.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: hyn në fuqi, ligji i Vetting-ut, shqiperi

Anis Amri vritet në Milano

December 23, 2016 by dgreca

I dyshuari për sulmin në Berlin është vrarë në Itali, njofton Ansa./

1-anis-amri

Ansa- 23 Dhjetor 2016/Në Milano të Italisë është vrarë sot i dyshuari për sulmin në Berlin Anis Amri. Këtë lajm të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, e ka konfirmuar ndërkohë edhe Ministria e Brendshme italiane. Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti konfirmoi se i vrari është identifikuar dhe ai është i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri.Autoritetet italiane thonë se 24-vjeçari nga Tunizia, Anis Amri është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Në njoftimet e para thuhet se Anis Amri është identifikuar gjatë një kontrolli të rregull të policisë.Ai ka qëlluar i pari në drejtim të policisë me armë zjarri, por nuk ka të dhëna për pasoja të tjera në njerëz. Anis Amri ishte duke shkuar në këmbë kur policia ka kërkuar të identifikohet. Në vend të dokumenteve, ai ka nxerrë armët dhe ka qëlluar. Autoritetet gjermane thonë se menjëherë kanë kontaktuar autoritetet italiane dhe janë në fazën e shpjegimit të ngjarjes. Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se nuk ka persona të tjerë të vrarë apo plagosur. Autoritetet gjermane dyshojnë Anis Amrin për sulm në Berlin ku janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur rreth 50. Në kamion janë gjetur dokumente me emrin e tij si dhe gjurmët e gishtërinjëve.

Filed Under: Kronike Tagged With: Anis Amri, vritet në Milano

Gjermani: Arrestohen dy vëllezër nga Kosova të dyshuar për planifikim të sulmit

December 23, 2016 by dgreca

1-arrestim

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar me dyshimin se kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçarë, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion nga agjencitë e inteligjencës.Qendra tregtare Centro është njëra ndër më të mëdhatë në Gjermani, me afro 250 dyqane, që zakonisht janë të mbushura me njerëz para festës së Krishtlindjeve.Këto arrestime janë bërë derisa policia në mënyrë intensive është në kërkim të të dyshuarit tunizian, i akuzuar për sulmin me kamion në masën e njerëzve në një treg të popullarizuar të Krishtlindjeve në Berlin, raporton agjencia tjetër e lajmeve, AFP.Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që është sulmi më vdekjeprurës deri tash i kryer në territorin e Gjermanisë.Pjesëtarët e forcave speciale të Gjermanisë gjatë ditës së djeshme i kanë bastisur tri shtëpi dhe autobusët që qarkullojnë në distancë të gjata, kanë thënë prokurorët, derisa po kërkohet për tunizianin 24 vjeçar, Anis Amri.Policia tha se është e sigurt se ishte Amri, ai që ka sulmuar me kamionin prej 40 tonelatash, pasi janë gjetur letrat e tij të identifikimit dhe gjurmët e gishtërinjve brenda kabinës së shoferit, afër trupit të pajetë të shoferit polak të regjistruar, i cili ishte vrarë me të shtënë në kokë.Autoritetet kanë paraqitur fletarrest evropian lidhur për këtë të dyshuar për kryerjen e sulmit dhe kanë ofruar shpërblim prej 100 mijë eurosh për informacione që mund të çojnë në zënien e Amrit.Në Tunizi, i vëllai i të dyshuarit në ikje, i ka bërë thirrje që të dorëzohet.“Nëse ai më dëgjon mua i them – dorëzohu, në mënyrë që familja të mund të qetësohet”, u tha reporterëve, Abdelkader Amri, dhe ka shtuar se “nëse vëllai im ka dorë në sulm, i them atij na ke çnderuar”, raporton AFP.Zyrtarët kishin zbuluar se Amri ishte një azilkërkues i refuzuar me histori të krimit, që i kishte kaluar disa vite në një burg italian dhe për një kohë të gjatë ishte i njohur për agjencitë antiterror në Gjermani.Përgatiti: Fatmir Bujupi(RFL)

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestohen, dy vëllezër nga Kosova, Gjermani

ҪKA PAS MURIT?

December 23, 2016 by dgreca

Kosovë-Serbi, dialogu në udhëkryq, muri vë në pah vështirësitë e procesit/

1-kosove-serbi

-Ministrja e Dialogut Edita Tahiri theksoi se muri te ura në veri të Mitrovicës do të hiqet dhe se  nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve e as e bisedimeve në Bruksel, duke e cilësuar atë si provokim i radhës nga ana e Serbisë/

2-muri

PRISHTINË, 23 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Dialogu në udhëkryq: çka pas murit?”, që kishte për qëllim të adresonte të vërtetat mbi murin në Veri, pasojat që sjell në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe format se si mund të zgjidhet kjo situatë.Pjesë e këtij debati ishte Ministrja e Dialogut Edita Tahiri, deputetë të Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu-Kodra dhe Sadri Ferati si dhe diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile.Në hapje të kësaj tryeze, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi faktin se mungesa e transparencës ka krijuar një paqartësi tek qytetarët si shqiptarë ashtu edhe serb në procesin e  dialogut, rreth marrëveshjeve të arritura dhe përmbajtjes së tyre si dhe rreth efekteve që do të sjellin në jetën e tyre. Kryeziu shtoi ndër të tjera se KDI-ja ka marrë iniciativën për të fuqizuar rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ndau me të pranishmit impaktin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi në shpërbërjen e strukturave paralele ilegale serbe, në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vendit si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ajo theksoi se muri do të hiqet dhe se  nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve e as e bisedimeve në Bruksel, duke e cilësuar atë si provokim i radhës nga ana e Serbisë.
Deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, theksoi se ndërtimi i murit ka qenë shqetësim i të gjithë spektrit politik në Kosovë si dhe ka rënduar klimën politike në vend.
Ajo shtoi se dialogu ka prodhuar edhe efekte pozitive dhe se rruga jonë e vetme si shtet është dialogimi.  Ajo tha se nuk është mirë që përderisa ne përpiqemi të dialogojmë atje të na ndodhin ngjarje të tilla të papritura. Deliu-Kodra shprehu përkushtimin e saj për të rritur kërkesën për transparencë në këtë proces.
Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se ne nuk e dimë nëse muri ka qenë pjesë e diskutimeve në Bruksel por ka thënë se çështjes së ndërtimit të murit në Veri të Mitrovicës duhet t’i qasemi si institucione. Ai theksoi se nuk duhet të lejomë që një muri të na zhvendos nga agjendat e rregullta. Ferati shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si qytetarët shqiptarë jetojnë në Veri dhe ka theksuar nevojën për mbështetjen institucionale për përmirësimin e jetës së tyre duke lënë anash retorikat politike.
Gjithashtu Ferati u bëri thirrje përfaqësuesve serb që të jenë më aktiv dhe  të dëshmojnë që e dëshirojnë paqen dhe bashkëjetesën.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit të KDI-së që synon fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky projekt financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: dialogu në udhëkryq, Kosove-Serbi, muri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2307
  • 2308
  • 2309
  • 2310
  • 2311
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT