• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ushtria siriane thotë se ka rimarrë Aleppon

December 22, 2016 by dgreca

1-aleppoUshtria e Sirisë thotë se ka rimarrë Aleppon në tërësi pasi grupi i fundit i luftëtarëve rebelë u evakuua.Televizioni shtetëror i Sirisë tha se grupi i fundit i rebelëve dhe familjet e tyre që mbetën në enklavën e vogël të Aleppos lindore u evakuuan më 22 dhjetor, sipas një marrëveshjeje që i dha ushtrisë dhe aleatëve të saj kontrollin e plotë mbi qytetin pas disa vjet luftimesh.

Ahmed Qorra Ali, një zyrtar i grupit rebel Ahrar al-Sham, konfirmoi se “kolona i fundit lëshoi rajonin e kontrolluar nga rebelët”.Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq rreth 30 mijë njerëz janë trasnportuar me autobusë jashtë Aleppos që nga java e kaluar.Evakuimi u përmbyll pas një marrëveshje për armëpushim të arritur nga Rusia dhe Turqia pasi forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe aleatët e tyre i ndoqën rebelët nga pjesa më e madhe Aleppos lindore në një ofensivë të kritikuar nga OKB-ja, SHBA-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në qytet.Qyteti antik ishte i ndarë në pjesën e kontrolluar nga rebelët dhe nga qeveria që nga viti 2012.

Filed Under: Kronike Tagged With: Aleppon, ka rimarre, Ushtria Siriane

Maqedoni: Menduh Thaçi ka dhënë dorëheqjen

December 22, 2016 by dgreca

1-menduh-thaciKryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqjen.
 Ai shkruan se ia ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së.
 “Partinë Demokratike Shqiptare do ta drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i Partisë. Koordinator i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z. Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, shkruan z. Thaçi. 
 Partia e tij pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e 11 dhjetorit prej nga doli vetëm me dy deputetë. Në mandatin para këtij, PDSH kishte shtatë poste ligjvënësish.

Filed Under: Komente Tagged With: DOREHEQJEN, ka dhënë, Maqedoni: Menduh Thaçi

KOSOVA, 2 MILIARDË EURO BUXHET PËR VITIN 2017

December 22, 2016 by dgreca

1-min-i-financaveNë përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, ministri i Financave Avdullah Hoti sot në seancën e rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës prezantoi Projektbuxhetin e Republikës së Kosovës për 2017, i cili propozim-buxhet parasheh shpenzime prej  2 miliardë euro.Me këtë rast Ministri Hoti theksoi se, Propozim-Buxheti për vitin 2017 reflekton përkushtimin tonë në adresimin e sfidave zhvillimore, si dhe zbatimin e reformave dhe projekteve specifike, bazuar në objektivat e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.Sipas Ministrit Hoti Buxheti për vitin 2017 gjithashtu është në linjë të plotë me Objektivat e Qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmëri fiskale.

“Ne kemi arritur që t’i adresojmë kërkesat më prioritare të secilës organizatë buxhetore dhe njëkohësisht të ruajmë stabilitetin buxhetor, që është parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike. Mënyra si është konceptuar ky buxhet, e bënë atë buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm”, shtoi Ministri Hoti.Ai bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës për buxhetin e vitit 2017 i ka shtruar  para vetes dy objektiva të mëdha. Së pari duke vazhduar me mbajtjen e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll. Shpenzimet rrjedhëse më 2017 si përqindje e Bruto Produktit Vendor bien nga 20.3% në 19.8%, me gjithë rritjen nominale të këtyre shpenzimeve. Si dhe e dyta,  krijimi i hapësirës më të madhe për shpenzime kapitale, që janë të targetuara mirë lidhur me efektet e tyre në ekonomi, punësim, ambientin për biznes dhe potencialin zhvillimor afatgjatë për gjeneratat e ardhshme.

Sipas ministrit Avdullah Hoti “Buxheti për vitin 2017 bënë të mundur implementimin e Sigurimit Shëndetësor, ku për vitin e ardhshëm kemi ndarë 17 mil. euro, implementimin e plotë të ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, implementimin e plotë të kompensimit për përvojën e punës për punonjësit publik, mbarëvajtjen e nivelit të subvencioneve në bujqësi dhe rritjen e investimeve kapitale në bujqësi përmes buxhetit të rregullt dhe huave ndërkombëtare, ofrimin e pensioneve për veteranët dhe kategoritë tjera të luftës, në vlerë prej 38, respektivisht 50 milionë euro,  akomodimin e shpenzimeve që dalin nga agjenda euro-integruese e Kosovës, si dhe rritjen e mbështetjes financiare për sektorët e rendit dhe ligjit.Ai gjithashtu theksoi se “procesi i përgatitjes së Buxhetit për vitin 2017 ka filluar me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila është aprovuar në muajin Prill të këtij viti dhe duke u bazuar në këtë Kornizë, kemi përgatitur edhe Instruksionet Buxhetore që i kanë udhëzuar organizatat buxhetore për përgatitjen e buxheteve të tyre. Të gjitha organizatat buxhetore i kanë dorëzuar kërkesat e tyre për financim ku Ministria e Financave ka organizuar dëgjimet buxhetore me përfaqësuesit e këtyre institucioneve”.Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se Ministria e Financave për herë të parë këtë vit,  ka  organizuar dëgjime buxhetore edhe me shoqërinë civile.

“Si rezultat i këtij procesi, Buxheti për vitin 2017 adreson prioritetet zhvillimore të deklaruara përmes dokumenteve strategjike, siç janë: Programi i Qeverisë, Strategjia Kombëtare për Zhvillim, Programi për Reforma Ekonomike, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, si dhe Strategjitë sektoriale”, shtoi Ministri Hoti . Ai bëri të ditur se “duke  pasur parasysh ecuritë pozitive në vitet e fundit, kemi sfida të shumta për t’i adresuar. Prandaj, në këtë kontekst, është e natyrshme që kërkesat për financim të jenë më të larta se mundësitë për financim.“Përmes këtij Propozim-Buxheti, ne kemi bërë më të mirën për të balancuar këto kërkesa me mundësitë buxhetore. Ndërsa, parimet mbi të cilat është bazuar ky buxhet përfshijnë:  Ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale, Sigurimin e financimit të projekteve në vijim, Ruajtjen e rezervës fiskale në nivel të mjaftueshëm, Rritjen e shpenzimeve kapitale, si zëri më produktiv buxhetor si dhe  Eliminimi i barrierave dhe ofrimin e insentivave fiskale që avancojnë konkurrueshmërinë e sektorit privat”, shtoi Ministri Hoti.Gjatë prezantimit të Buxhetit ministri Avdullah Hoti gjithashtu theksoi se ky Projektbuxhet ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe kjo është e rëndësishme si për Qeverinë ashtu edhe për Kuvendin e Kosovës, duke qenë se jemi në program me këtë Institucion, dhe rrjedhimisht, përgatitja dhe aprovimi i Buxhetit duhet të dakordohet paraprakisht.Buxheti është ngushtë i lidhur me ecuritë makro-ekonomike në vend, rajon dhe më gjerë. Mbi këto ecuri, Ministria e Financave ka përgatitur projeksionet makro-ekonomike dhe fiskale për vitin 2017 dhe vitet në vijim. Ndërsa, rritja ekonomike në vend është bazuar në vlerësimet e Ministrisë së Financave, dhe ne presim që në vitin 2016 ekonomia të ketë rritje reale rreth 4% (3.8%).  Kjo pritje është e konfirmuar edhe nga projeksionet e institucioneve të jashtme kredibile, siç është FMN-ja. Po ashtu ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017, me normë akoma më të lartë të rritjes ekonomike, prej 4.4%. Kjo normë do të jetë më e larta në rajon, është rezultat i zbatimit me sukses të reformave ekonomike dhe fiskale, që kanë ofruar insentiva fiskale për sektorin privat dhe reformave të tjera strukturore të mbështetura nga Programi me FMN-në.Sipas Ministrit Hoti të hyrat e rregullta buxhetore janë planifikuar të jenë 1 miliard e 725 milionë Euro. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6% në raport me vitin 2016 dhe 17% në raport me vitin 2015. Ndërkaq krahasuar me vitin 2014, ka një rritje prej 28% ku pothuajse e gjithë kjo rritje është rezultat i rritjes të të hyrave të rregullta buxhetore nga ATK dhe Dogana, në shumë prej rreth 380 mil euro më shumë.

“Të hyrat nga ATK-ja pritet të rriten me mbi 9% në krahasim me vitin 2016 dhe 23% në raport me vitin 2015. Krahasuar me vitin 2014, rritja është për 40% më shumë apo 117 mil. euro më shumë.Ndërsa, të hyrat e mbledhura nga Dogana janë projektuar të rriten me 6.5% në krahasim me 2016 dhe 16.4% në raport me vitin 2015. Edhe në rastin e Doganës, nëse krahasohet me vitin 2014 rritja është 27% apo 239 mil. euro më shumë.” shtoi Ministri Hoti.Ndërsa, sa i përket shpenzimeve buxhetore për vitin 2017, ministri Avdullah Hoti theksoi se në këtë propozim-buxhet parashihen shpenzime prej  2 miliardë euro. Dhe duke krahasuar me vitin 2016, shpenzimet rriten me mbi 15%, ndërkaq krahasuar me 2015 rriten me 28% dhe me 2014 për 38%.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 2 miliarde Euro, 2017, Buxheti, kosova

Një Leter nga SHBA për Kryeministrin Edi Rama

December 22, 2016 by dgreca

Për sa kohe nuk  keni kthyer pronën e  grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci./

Nga LORO STAJKA/ Fredericksburg, Virxhinia, SHBA/

I  nderuar zoti Kryeministër/

Quhem Loro Stajka, dhe ju shkruaj nga  Fredericksburg, VA  SHBA.  Informohem për gjendjen në  Shqipëri nëpërmjet shtypit që lexoj në internet. Në SHBA dhe në çdo shtet demokratik të Europës zbatohet me  rigorozitet e drejta e pronës. Në gazeta të ndryshme kam lexuar  deklarimin tuaj për zgjidhjen përfundimtare të  problemit të anarkisë së pronave nëpërmjet kompensimit dhe tani, pritet arsyetimi nga Gjykata Kushtetuese. Ajo Gjykatë nëse nuk është e shitur, me siguri do të saktësojë se kur dhe  cila pronë duhet kompensuar. Ambasadore e BE znj Romana  Vlahutin dhe ambasadori  i SHBA z. Donald Lu, e dijnë se në vendet ish komuniste, komunizmi çrrënjoset dhe zëvendësohet me sistem demokratik vetëm kur prona e grabitur i  kthehet  të zotit dhe jam në pritje që ata ta thonë  qartë këtë parim që në Shqipëri nuk po zbatohet.  Në vitin1991 u përmbys busti i diktatorit, me Kushtetutë  u shpall sistemi demokratik dhe detyrimi i shtetit për të  kthyer pronën e grabitur tek i zoti, detyrimi për të zbatuar konventat ndërkombëtare. Këto  nuk janë bërë dhe sistemi komunist nuk u çrrenjos por u modifikua siç i interesoi oligarkise se re. Zoti Sali Berisha mbas 23 vjetesh në drejtim të politikës deklaroi se kishte gabuar me pronarët, por kurrgja me tepër. Mendoj se Berisha, pasi ka  kuptuar gabimin, i takon të jetë shumë aktiv për zgjidhjen e problemit. Heshtja  pas asaj   deklarate, tregon mosdashjen e të mirës së vendit.  Prona tek i zoti është parimi, eshte fjala dhe premtimi i pambajtur prej Sali Berishës dhe politikanëve Shqiptarë.

E rikujtoj Berishen, Lulzim Bashen dhe ju që sot drejtoni  maxhorancën, se i keni të gjitha mundësitë të korigjoni  paudhësitë që mbajnë gjallë planin e Katovices, anarkinë dhe korrupsionin me pronat. Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e pas vitit 1991  e kane shkelur betimin e tyre se do të mbrojnë detyrimet  kushtetuese, të  drejtat e njeriut dhe këtë e tregon qartë mos realizimi i  të drejtës së pronës, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë e provon fakti se në vend të kthimit fizik të pronës tek i zoti  ju veproni me legalizime dhe kompensime edhe për ato prona që në bazë të nenit 41 dhe 181 te Kushtetutes, duhet ti te kthehen fizikisht të zotit. Ju e keni  mundësinë ta shpëtoni demokracinë në Shqipëri por dijeni mire se nëse nuk ndryshoni nga plani i Katovicës do vazhdoni shkatërrimin. Ju them publikisht  zoti Kryeministër, se politika shqiptare e postkomunizmit është në rrugë të gabuar, pikërisht për shkak të anarkisë së pronës. Pas opinionit ”as mish e as peshk” nga  Komisioni i Venecias zgjidhja nëpërmjet kompensimit, është shkatërrim jo vetëm për Shqipërinë por për krejt Kombin Shqiptar.  Tuj shikue keta vij ne perfundim se nuk ka nji moral politik dhe atdhetar ne drejtesin  e soteshme ne vendin tone. Zoti kryeminister me rrena nuk ndertohet demokraci dhe nuk shkohet gjatë.

Fort i nderuemi ambasador Donald Lu e tha qartë :” Korrupsioni ne drejtesi jo vetem qe i lejon gjyqtaret dhe politikanet te mbushin xhepat , por ai po shkaterron jeten e qytetareve te ndershem”. Nuk besoj se  do ju ecin gjate se vazhdimisht mashtrime të paturpshme.Vjedhja e pasunise  te vendit , korrupsioni, grabitja e prones, krimi jane burim dhe shkak vrasjesh.

Ju personalisht ne keto tre vjet Kryeminister, ku i keni dhe si po i zbatoni parimet e  demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për sa kohe nuk  keni kthyer pronën e  grabitur tek pronari i ligjëshëm, nuk mund të pretendoni për demokraci. Duhet dhe kompensim por vetëm ashtu siç thonë detyrimet kushtetuese, siç thotë e drejta morale dhe ligjet e pashkruara të zbatuara ndër  qindra breza, prandaj duhet te shprehet dhe Gjykata Kushtetuese. Mos vallë me disa lekë apo

dollare që do ti jepni shqiptarëve për pronat që kanë përvetësuar politikanët e  katovicës kujtoni se e zgjidhët përfundisht problemin ? Nëse mendonoi kështu gaboni. Kryeministrat dhe presidentët e periudhes postkomuniste nuk kanë asnjë  të drejtë që ta trajtojnë Shqipërinë si pronë private në interes të familjes  dhe të klaneve që mbëstesin për të mbajtur  pushtetin.

Në gazetën Tema të dt. 21.12. 2016, lexova për  projektligjin per institucionin e presidentit, për privilegjet që duhet t’ju  akordohen nga shteti pas lënies së detyrës ish presidentëve. Në parim respekti per ish presidentet është i drejtë, por a i meriotojnë dhe a mundet ti pretendojnë këto privilegje, presidentët e Shqipërisë ? Këtë le ta deklarojë  vetë secili.

Dëshiroj të shkëmbej publikisht mendime me ju dhe politikanët e tjerë, per problemet që më shqetësojnë mua por mendoj se shqetësojnë dhe gjitha ata që mendojnë për të mirën e demokracisë në Shqipëri.Jam i  moshuar, jetoj në  Fredericksburg, VA  SHBA, por vendlindjen time Shirokën dhe Shqipërinë e kam çdo çast në mendje dhe në zemër. Kam shkruar dhe ma parë artikuj per pronen dhe mendoj se do të gjej mirkuptim dhe do të kem pergjigje publike nga ana juaj.

Në pritje të përgjigjes tuaj.

Filed Under: Politike Tagged With: Leter Kryeminstrit Rama, Loro Stajka, prona

Kosova dhe Italia do thellojnë bashkëpunimin ekonomik

December 22, 2016 by dgreca

-Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano viziton Kosovën. Ka disa ditë që ka marrë detyren dhe po e viziton Kosovën në fillim të mandatit/1-kosove-itali

PRISHTINË, 22 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano, mbërrin në Kosovë për vizitë njëditëshe.Sipas axhendave të njoftuara, në Prishtinë sonte do pritet në takime të veçanta nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministriIsa Mustafa.

THAÇI-ALFANO: BALLKANI DUHET TË JETË INTERES STRATEGJIK PËR BE-NË, JO PROCES TEKNIK2-thaci-italPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mbrëmje ka pritur në takim ministrin e ri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano.Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin Alfano për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane.Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së vet, duke përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si konfirmimin më të mirë të këtyre sukseseve.“Tani po punojmë për të ardhmen tonë në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi.Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të Kosovës, theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes vlerave evropiane.

“Ju po e zhvilloni një proces të përfarimit me Bashkimin Evropian në momentet më të vështira të tij”, u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.Presidenti Thaçi theksoi se Brukseli duhet t’i shikojë shtetet e Ballkanit si interes strategjik dhe jo si procese teknike për integrim.“Ne ndajmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, mirëpo Brukseli po vonohet me ne, sikur që është rasti me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, u shpreh presidenti Thaçi.Sipas tij, Bashkimit Evropian mund t’i kërkosh çdo gjë, por jo edhe shpejtësinë, sidomos tash kur është më së shumti e nevojshme, për shkak se antievropianizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi po rriten me hapa shumë më të shpejtë.“Ne kemi konsensus politik dhe popullor kundër çdo ekstremizmi dhe radikalizmi, por edhe për përqafimin e vlerave euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.

MUSTAFA-ALFANO: VLERËSOHET ROLI SHUMË I MADH I ITALISË PËR PROGRESIN E KOSOVËS 2-itali-kosovaKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sonte në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano.Gjatë takimit, kryeministri foli për progresin e Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.Kryeministri Mustafa theksoi avancimin e rrugës eurointegruese, zhvillimin ekonomik si dhe aspekte të tjera të zhvillimeve në vend.Duke vlerësuar rolin shumë të madh të Italisë për progresin e Kosovës, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Italinë, sidomos në fushën e shkëmbimeve ekomomike dhe tërheqjen e investimeve. Ministri i jashtëm italian, Angelino Alfano, vlerësoi të arriturat e deritashme të Kosovës, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.Ministri Alfano, po ashtu, vlerësoi vizionin e qartë të Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit, duke shprehur gatishmërinë e Italisë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve me Kosovën.Gjatë takimit, u bisedua edhe për projekte konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik, mbajtjen e Forumit Ekonomik në Romë më 31 janar, për proceset eurointegruese, për dialogun e Brukselit si dhe për luftën kundër terrorizmit.

HOXHAJ TAKON KRYEDIPLOMATIN ITALIAN ALFANO, KONFIRMOHET FORUMI EKONOMIK NË ROMË ME 31 JANAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano, fillimisht u prit në takim  zyrtar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ku biseduan për raportet miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në planin ekonomik, mes Kosovës dhe Italisë.Në takimin dy palësh të ministrave në Prishtinë u konfirmua mbajtja e Forumit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve me 31 janar në Romë. Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij italian biseduan edhe për një koordinim të detajuar për projektet e ardhshme në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali. Në planin politik, ministri Hoxhaj tha se Italia mbetet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të shtetit, iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut.

“Italia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Në takimin me ministrin Alfano patëm një koordinim të detajuar të hapave të mëtejmë sa i përket projekteve të ardhshme në procesin e Berlinit. Biseduam edhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin në organizata dhe dialogun, ku kemi përkrahjen e plotë të Italisë. Konsideroj se po hyjmë në një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ministri Hoxhaj.Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ku u vlerësua kontributi i Kosovës në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm italian, ka disa ditë që ka marrë detyren dhe po e viziton Kosovën në fillim të mandatit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkepunim ekonomik, Kosova dhe Italia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2309
  • 2310
  • 2311
  • 2312
  • 2313
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT