• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagimi i Ambasadës së SHBA për vendimin e Vetingut

December 22, 2016 by dgreca

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut.I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Filed Under: Komente Tagged With: reagim i ambasades amerikane, Vetingu

Na telendise Ledina

December 22, 2016 by dgreca


1-ilir-levonja-2-288x300-1-1-1
Nga Ilir Levonja/Sot webet tona i ka harbuar veshja transparente e prezeantueses së Festivalit të këngës. Këtij të radhës, i 55-ti në Radio Televizionin ”Publik” Shtetëror. Shpina e saj, të pasmet, kofshët janë kthyer në një indinjatë kolektive. Kushedi kujt ia dha mendja të shkrepi një foto nga auditori. Nga pas kuintave, si e si me mendjen e një njeriu që edhe i pëlqen, por edhe i plas shpirti. Se nuk e arrin dot… Me ato qejfet tona shpotitëse. E perverse… Qejf o qejf qerrata. Dhe e ka hedhur në internet. Këto janë sot më se të zakonshme. Dhe nga ana tjetër një lloj beteje kuintash ku ne vdesim për tu përfshirë. Sidomos pas zgjedhjes që bëjnë tarafet e drejtuesve. Apo nga ato qokat e grupeve të medhënj me artistë të vegjël etj. Një histori shoqërish në kulturë, por me kontigjent masiv të pakultuarish. Sepse nuk ka asnjë çudi. Dhe nuk ka pse të jetë skup një rast i tillë, pasi veshjet e të tjerat konkludohen më përpara. Dhe jo në çast, si befasi etj. Por nuk ia vlen. Pasi është një zhurmë e pamoralshme.

Sidomos për ne shqiptarët. Që sapo del një Bleonë me transparente. Sapo del një Gixhari, apo një Tuna me zogun zbuluar etj. Këtej shqyejnë sytë të shuajnë nepsin. Këtej fillojmë e shqyejmë botën mbarë shqiptare. Sikur të na ketë rënë kolera. Ka një vërshim nervash, flitet për nderin. Diskutohet dhe dënohet në masë. Me një fanatizëm kolektiv sa të krijohet përshtypja se shpina, të pasmet, apo kofshët e kësaj Ledinës janë nderi i shtëpisë së çdo shqiptari. Në fakt revistat pornografike, apo Playboy, janë sot me shumicë sirtarëve. Mëkatet dhe mëkatarët po ashtu.
Na e mori nderin nëpër këmbë Ledina, Bleona etj. Dhe na indinjon kjo. Na shkumos. Na vreros. Na shpërthen në sharje. Në mallkime sepse shikon fëmija në shtëpi. Shikon vajza etj. Na tmerrojnë këto lakuriqësi. Na i bombardon nervat. Dhe ne jemi rraca, a soji më i ndjeshëm në rruzullin tokësor. Na shkallojnë…
Megjithatë, ne të ndershmit. Qelibarët. Nuk e kemi për asgjë. Madje
të fusim dorën në zjarr. Për një kryeministër frekuentues plazhesh nudo. Ta bekojmë e ta votojmë. Madje të të vrasim në emër të tij.
Ta mbajmë portretin e tij në gjoks. Nuk e kemi problem, të falim njerëz. Nga ata që akuzohen për përdhunim në grup. E çfarë nderi i humbur është shpina e Ledinës? Përballë një aktivisti përdhunuesish në grup. Këtu askush nuk llogjikon e të pyesi veten. Sikur e përdhunuara të ishte vajza e tij. Askush nuk pyet veten se, kush e çnderos shqiptarin. Përdhunuesi apo shpina dhe kofshët e Ledinës? Këtu për inat të si me vjerre, i votojmë. Madje i bëjnë kryetarë bashkish. I bëjmë deputet etj.
Megjithatë ne të ndershmit. Që na harbon lakuriqësia, si demin e kuqja. Nuk na harbon aspak lufta personale. E burave të shtetit. Që në 26 vite demokraci. E kanë kthyer kuvendin e shqiptarëve në arenë denoncimesh. Aq sa sot kësaj dite mund të themi pa frikë se… I përkasim asaj soj rrace njerëzore. Ku tek kushdo mund të kemi besim. Veç si shqiptarë, tek njeri-tjetri jo!
Eshtë epoka e damogogjisë dhe kulturës së denoncimit.
Mund të denoncosh, demaskosh, shash, fyesh, pështysh, më se normalisht. Kjo quhet politikë e fortë. Asgjë nuk ndodh. Veçse ai që vdes ka emrin popull. Ai që burgoset, vidhet, ripet është popull. I parëndësishëm. Ai që quan nderin e humbur, shpinën e Ledinës.
Jo dënimin me çnderimin e tij. Duke u detyruar të votojnë trafikantë droge, prostitucioni, shushunja tenderash, ligjëvënës që dehen bordellove të Europës. Që vjedhin marketeve. Që kanë nga dy emra.
Megjithatë ne të kulluarit… Nuk na habit aspak. Nuk na i acaron nervat. Kjo kurvëria kolektive sidomos sot. Kur një i dënuar publik. Një burrë me rraso. Për të cilin u kujtuam se e nderoi edhe Papa.
Një fetar i mbijetuar. Një ”armik” i klasës, u flet një auditori me bijë nomeklature. Me akuza për përdhunim në grup. Për vrasje. U flet për dashuri ndaj popullit. Po ne nuk na habit. Nuk na befason. Nuk na bën të ulërasim. Kur shohim xhondemokratët, se si i ofrojnë viktimës podin e fjalës. Se i buzëqeshin…, pasi e shtrydhën, ropën, përdhunuan. Gjysmë shekulli, ditë më ditë, natë më natë. Si e sa herë u desh qejfi. Jo, kjo nuk na harbon. Kjo nuk është kurvëri.
Veç shpina e artë e një gruaje, po!

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Na telendise Ledina

KREMTIMI I KRISHTLINDJEVE NË SOUTHBRIDGE MASSACHUSETTS

December 22, 2016 by dgreca

SHFLETOJME DIELLIN E VITIT 1912/

Për të lëvduar janë shqiptarët e Southbridge-it për kremtimin e Krishtlindjeve aqë me shkëlqim. Për këtë çështje kërkuan lejë nga zyra e fabrikës, po meqë fabrika kishte shtrëngim për punë dhe nuk u dha lejë për ditën e Krishtlindjeve, shqiptarët të bashkuar më një mëndje s’vajtën në punë fare.

U lumtë!

Për të vënë re është veprimi i atdhetarit të ndershëm, Z. Nastas Th. Trebicka i cili, duke gdhirë dita e Krishtlindjes, rendi tërë natën nëpër konaket duke i këshilluar që të mos venë në punët. Pra kësisoj, duke dhënë besën shqiptarët midis tyre dhe plotësuan dëshirën plotësisht, edhe u nderuan në sy të kompanisë, se me këtë mënyrë rrëfyen që janë të bashkuar.

Prandaj kështu dëshërojmë që shqiptarët të përkujdesen dhe për disa paudhësi që u bëhen në punët, si për rrogat ashtu edhe për përkrahjen e njëri tjetrit, se porsa të jenë të lidhur të gjithë është fare lehtë që t’a fitojnë prej kompanisë ç’do gjë për lehtësinë e tyre, meqë në këtë fabrikë të syzeve janë më tepër se 300 shqiptarë. Gëzohemi tepër dhe i përhirojmë shqiptarët e Southbridge-it për afrimin që rrëfejnë me njëri tjetrin, duke u thirrur : “Rrofshin shqiptarët e Southbridge-it!”

KRISHTLINDJET

Në Judè ishte natë. Në heshtjen e thellë që mbretëronte s’dëgjohej gjë, gjithësija ishte në qetim edhe blegërimat e bagëtive dhe xhuratë e barinjvet ndalonin nga pak qetësinë. Po me gjith’ato një gjë tregonte ardhjen e një ngjarjeje të këndëshme.

Atë natë në një shpellë të Bethlehemit, në një grazhd kuajsh lindi Krishti, i biri i Perëndisë, zbriste nga Qielli që të afronte njerëzinë te Perëndia! Mister i madh sa edhe i çuditshëm! I ati shfaqet tek i biri në formë njeriu. Zotit i erdhi keq për njerëzinë të rënë në mëkat edhe si mëshirëmadh dërgon të birin e tij mesës për një paqësim dhe Shpëtimtar për njeriun. Engjëjt e Qiellit me barijtë e Dheut lusin këtë natë kaq të uruar! Magjistarët nuk peshojnë frikën e Herodit, mbretit të Judesë, po duke u hequr nga Ylli vijnë në shpellë me kanisqe dhe i falen Shpëtimtarit : “Lavdí Perëndisë në të naltat qiej e paqe mbi Dhè njerëzisë mirëdashëse”

Njëzet shekuj kaluan që kur u dëgjua lajmi gazmor i shpëtimit të njeriut, edhe Bota e Krishterë përsërit për të 2000-ën herë këtë kujtim të madh.

S’jam unë ai, tha “Joani pagëzimtari”, po ai që vjen pas meje, të cilit s’jam i zoti t’i zgjidh gjalmën e këmbës. Shpëtimtari u lind! Zoti u çfaq te njeriu!!

Le të lusim e të adhurojmë këtë ditë plot gaz e kujtime, të vetmen e më të madhen e të shkëlqyerën ditë për shpëtimin e njerëzisë.

U lustë gjithënjë brez pas brezi kjo ditë, dhe Zotit, Perëndisë, i ardhtë keq dhe për vuajtjet e pësimet t’ona, dhe na shpëtoftë nga zgjedha tiranike siç shpëtoi njerëzinë nga mëkat’ i përprindëshëm.

4 janar 1912 SHKËMB’ I MBLETËS(Pas këtij pseudonimi qëndron Sotir Gjika)

 

Filed Under: Histori Tagged With: Sotir Gjika

Papa: Krishtlindja e përmbys logjikën e pushtetit e të komandimit

December 22, 2016 by dgreca

Papa Françesku u takua sot, në Sallën Klementine, në Vatikan, me anëtarët e Kuries Romake për urimet tradicionale të Krishtlindjes. Në qendër të fjalës së tij, kriteret udhëheqëse të reformës së Kuries.1-papa“Zotit i pëlqeu të lindte i vogël, sepse deshi ta donin. Ja sesi logjika e Krishtlindjes është përmbysje e logjikës së pushtetit, e logjikës së komandimit, logjikës farizeistike, logjikës kauzalistike ose deteministike”. E theksoi Papa Françesku gjatë fjalimit drejtuar kardinajve dhe eprorëve të Kuries Romake, të cilët i priti sot në Sallën Klementine, për shkëmbimin e urimeve të Krishtlindjes.Krishtlindja – pohoi Papa – është festa e përvujtërisë dashuruese të Zotit,  atij Zoti, që e kthen përmbys rendin e parashikuar logjikisht, rendin e domosdoshmërisë, rendin dialektik e matematik. Për Krishtlindje – vijoi Papa – jemi të thirrur t’i themi ‘po’ me fenë tonë, jo Sundimtarit të Universit e as më të fismes ndërmjet ideve, por pikërisht këtij Zoti, “dashurues-i-përvuajtur”. E, duke cituar Palin VI, Françesku nënvizoi se Zoti erdhi si më i vogli njeri, si më i brishti, më i ligshti. E pse e bëri këtë? E bëri, që askujt të mos i vinte turp kur t’i afrohej, askush të mos kishte frikë e të gjithë të mund ta kishin pranë, t’i rrinin pranë e të mos kishte kurrfarë distance ndërmjet njeriut e Zotit!

Papa vijoi të bënte listën  12 “kritereve udhëheqëse të reformës së tij:

“Janë kryesisht dymbëdhjetë: individualitet, baritoritet, misionaritet, racionalitet, fuksionalitet, modernitet, përkoritet, susidaritet, sinodalitet, katolicitet, profesionalitet, gradualitet.

Individualitet apo kthesë personale, domethënë kthesë individuale, pa të cilën do të jenë krejt të kota të gjitha ndryshimet në struktura.

Baritoriteti ka të bëjë me kthesën baritore, sepse angazhimi i gjithë personelit të Kuries duhet të frymëzohet nga baritoriteti, nga përshpirtëria  e shërbimit dhe e bashkimit, mbasi ky është ilaçi kundër të gjitha helmeve  të ambicieve së kota dhe të rivalitetit të rremë.Misionariteti (Kristocentrizmi) është qëllimi kryesor i çdo shërbimi kishtar, e kjo do të thotë ta çosh Lajmin e Mirë në të katër skajet e tokës. Racionaliteti na kujton se është e nevojshme racionalizimi i organizmave të Kuries Romake.Përsa i përket funksionalitetit, shkrirja e mundshme e dy a më shumë dikasterve, në një Dikaster të vetëm, shërben për t’i dhënë  këtij Dikaster më shumë rëndësi (edhe të jashtme) duke ndihmuar edhe në funksionimin më të mirë të tij (siç e tregon shembulli i dy dikasterve të themeluara kohët e fundit).

Moderniteti (përditësimi) është aftësia për t’i lexuar e për t’i dëgjuar shenjat e kohës.Tema e përkorjes na kujton se është i nevojshëm thjeshtësimi dhe shkathtësimi i Kuries: shkrija e dikasterve sipas natyrës së kompetencave  dhe thjeshtësimi i brendshëm i vetë dikastereve, me shfuqizimin e disa zyrave që nuk u përgjigjen më nevojave të mundshme. Susidiariteti apo ndihma, parashikon rishikimin e komptencave të posaçme të dikastereve të ndryshme, duke i zhvendosur, në rast nevoje, nga një dikaster tek tjetri, për të siguruar autonominë, koordinimin, ndihmën në kompetencat si dhe në ndërlidhjen e shërbimit, pa harruar këtu, edhe  rolin e Sekretarisë së Shtetit, në mënyrë që, në kryerjen e detyrave të saj, ta ndihmojë drejtpërdrejt e menjëherë Papën. Françesku kujtoi edhe sinodalitetin që duhet të ndjehet fuqimisht në Kurie e në të gjitha dikasteret.Katolicitetin, pastaj, që duhet të pasqyrojë universalitetin e Kishës (këtu është e nevojshme të parashikohet pjesëmarrja e një numri më të madh laikësh, posaçërisht në ato dikastere, ku laikët mund të jenë shumë më kompetentë sesa klerikët ose rregulltarët). Me rëndësi të veçantë, vlerësimi i rolit të gruas dhe të laikëve në jetën e Kishës, duke pasur parasysh edhe profesionalitetin e tyre e, sidomos, rolin e tyre udhëheqës në dikasteret” e duke e arkivuar përfundimisht praktikën e promoveatur ut amoveatur (i ngritur në përgjegjësi, për t’u lëvizur). Sepse ky është kancer! E, së fundi, shkallëzimi i zbatimit me etapa, “ad experimentum’ dhe elasticiteti i nevojshëm për të vënë në jetë një reformë të vërtetë!(Kortezi:Radio Vatikani)

Filed Under: Analiza Tagged With: e përmbys logjikën e, Papa: Krishtlindja, pushtetit e të komandimit

Muzeu i Kosovës bëhet anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve

December 22, 2016 by dgreca

-ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore/

1-muzeuPRISHTINË, 22 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Muzeu i Kosovës ka marrë konfirmimin për anëtarësim në organizatën më të madhe botërore të muzeve, ICOM (International Council of Museums). Rolin kryesor bartës në procesin e anëtarësimit të Muzeut të Kosovës e ka pasur Task-Forca për anëtarësim të Kosovës në Institucionet/Mekanizmat Ndërkombëtare të Kulturës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtarësimin në fjalë e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që mundëson futjen e Muzeut të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të muzeve, ai hap rrugën që institucioni kryesor muzeor i Kosovës të ketë qasje në ndjekjen e standardeve dhe udhëzimeve të ICOM-it, i cili si synim ka promovimin e përsosmërisë, dialogut dhe implementimin e standardeve profesionale në komunitetin global muzeor.

ICOM, me seli në Paris, është organizatë e krijuar në vitin 1946 dhe përbën rrjetin unik të muzeve dhe profesionistëve të muzeve nga 136 shtete të botës duke ndihmuar kështu bashkësinë muzeore botërore. Njëkohësisht, ICOM paraqet forum diplomatik në fushëveprimtarinë e vet duke mbajtur relacione formale me UNECO, ka status konsultativ në Këshillin ekonomik dhe shoqëror të Kombeve të Bashkuara, bashkëpunon me partnerë siç janë Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave (WCO). ICOM është gjithashtu një ndër anëtarët themelues të Komitetit Ndërkombëtar të Mburojës së Kaltërt (ICBS).

Themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar me 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësues të: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës, Kryeministrisë, Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të pavarur./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Council of Museums), ICOM (International, Muzeu i Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2310
  • 2311
  • 2312
  • 2313
  • 2314
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT