• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë- Ramiz Lladrovci zgjedhet kryetar i komunës së Drenasit

December 18, 2016 by dgreca

1-ramiz-lladrovciPRISHTINË, 18 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Ramiz Lladrovci nga PDK-ja u zgjodh kryetar i komunës së Drenasit me 63,81% të votave në balotazhin e zhvilluar sot, sipas rezultateve preliminare të shpallura sonte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Ramiz Lladrovci nga viti 2014 ishte i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë dhe në vazhdim në 2016 Ambasador.

Ai dhe dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma, i cili mori 36,19% të votave, ishin 2 nga 6 kandidatët që morën më së shumti vota para dy javësh, në 4 dhjetor, në raundin e parë, kur asnjëri nuk kaloi 50 përqindëshin për t’u zgjedhur.

Vendvotimet e zgjedhjeve në balotazhin për kryetar komune në Drenas, të hapura sot në orën 07:00, janë mbyllur në mbrëmje në orën 19:00 me pjesëmarrje 45.39%, që shënoi ngritje fluksi krahasuar me raundin e parë kur pjesëmarrja ishte 40.55 %.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas u shpallën pas dorëheqjes së ish-kryetarit, të cilit gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin në rastin “Drenica 2”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë- Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit

MIKU I SHQIPTAREVE, ISH KONGRESISTI BEN GILMAN NDËRROI JETË

December 18, 2016 by dgreca

1-gilman_benjamin1

Ne Foto:Ne Foto:Benjamin Gilman, lindi nePoughkeepsie, NY me 6 Dhjetor 1922- nderroi jete me 17 Dhjetor 2016 ne Catle Point Veteran’s Hospital/

Nga Frank Shkreli/Ish Kongresisti amerikan i Partisë Republikane nga shteti i New Yorku-ut, Ben Gilman ndërroi jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare në spitalin e veteranëve Castle Point në Wappingers Falls të New Yorkut, nja 70 kilometra në veri të qytetit New York. Bashkshortja e tij i tha medias se ai vdiq ashtu siç kishte jetuar: në paqë.

Kongresisti Gilman nuk ishte vetëm  një institucion politik i zonës Hudson Valley dhe i shtetit të New Yorkut por edhe një zë i fuqishëm në Kongresin amerikan në Washington, ku shërbeu për 30-vjetë.  Si legjislator, Ben Gilman njihej si ekspert i punëve të jashtme dhe gjatë gjithë karierës së tij u shqua me veprimtarinë e gjithanshme dhe të palodhshme si mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut anë e mbanë botës.   Si anëtar i Kongresit dhe si kryetar i Komisionit të Kongresit për Marrëdhënje Ndërkombëtare nga viti 1995-2000, Ben Gilman, përveç shërbimeve të zakonshme dhe tradicionale për zgjedhësit e tij në lagjën elektorale të Hudson Valley-t në New York që ai përfaqsonte, ish-kongresisti republikan i dedikoi një pjesë të madhe të veprimtarisë dhe të jetës së tij politike, çështjeve ndërkombëtare, sidomos mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo.  

Dikush mund të thotë po ç’na duhet të dimë se paska ndërruar jetë një ish-kongresist amerikan, tepër larg në hapësirë dhe jashtë interesimit për ne, kemi hallet tona.  Por, si një individ, si një shqiptaro-amerikan, por edhe si dëshmitarë i veprimatrisë së shumë kongresistve amerikanë në mbrojtje të shqiptarëve e sidomos në mbështetje të Kosovës, në kohën më të vështirë të saj, përfshirë Ben Gilmanin, unë e ndjejë për detyrë, që të pakën shkurtimisht me dy tre fjalë në shënjë respekti nderimi, mirnjohjeje dhe falendrimi ta shënoj vdekjen e këtij kongresisti amerikan të madh për shqiptarët.  Ben Gilman i përkiste një gjenerate politikanësh amerikanë të 4-5 dekadave të kaluara, që për arsye moshe fatkeqsisht po zhduken një nga një, por të cilët mbrojtën të drejtat e njeriut dhe liritë bazë, edhe për shqiptarët e të cilët sidomos treguan gjatë pothuaj 45 viteve të fundit, një mbështetje të fortë për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Kosovës, pa ndihmën e të cilëve — në nivel kombëtar të politikës amerikane dhe në nivelin e politikës ndërkombëtare —  aktualiteti i shqiptarëve sot në Ballkan nuk do të ishte ai që është sot, përfshirë edhe pavarësinë e shtetit të kosovës. Kjo është arsyeja që e ndjejë si obligim të pakën të kujtojmë në raste të tilla miqtë e shqiptarëve si Ben Gilman kur largohen nga kjo botë, për faktin se falë veprimtarisë dhe interesimit të tyre për fatin e popujve që as nuk i njihshin, ata e lanë botën tonë pak më të mirë se ç’ishte më përpara, përfshirë këtu, sidomos botën shqiptare.

Ai kishte shumë kauza që mbronte, duke filluar nga disidentët sovjetikë gjatë luftës së ftohtë, tibetasit e shtypur nga regjimi komunist kinez, promovonte zgjedhjet e lira anë e mbanë botës e tjera kauza në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë së popujve. Por një kauzë me rëndësi të cilën e kishte tepër për zemër dhe të cilën ai e mbrojti vendosmërisht me fjalë dhe vepra, ishte çështja e Kosovës.  Kongresisti Ben Gilman, së bashku me një numër kolegësh të tij në Kongresin amerikan, nga të dy partitë kryesore politike -demokratë e republikanë — ishte sponsorizues i rezolutave të shumta në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, në mbrojtje të lirisë dhe të pavarsisë së Kosovës, madje edhe duke bërë thrirje për njohjen diploamtike të Republikës së Kosovës, duke filluar nga viti 1992 dhe më heret.

Ai doli në pension në vitin 2003.  Pas një kariere të gjatë të përqëndruar në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit e dekoroi ish-Kongresistin Gilman me dekoratën më të lartë të këtij enti qeveritar, me “Medaljen e Artë për Shërbim të Dalluar”, për përpjekjet e tija të vazhdueshme në mbrojtje të lirive bazë të njeriut anë e mbanë botës, puna e të cilit e bëri jetën e shumë njerëzve, në një numër vendesh të botës, më të mirë e më të kollajt se ç’ishte më përpara.

Kongresisti Ben Gilman, së bashku me shumë kolegë të tij senatorë e kongresistë mori pjesë në demonstratën ndoshta më të madhe të shqiptarëve në Washington në verën e vitit 1991, në mbështetje të lirisë për Kosovën. Demonstrata pat filluar para Shtëpisë së bardhë dhe përfundoi me një miting të madhe para Kongresit amerikan, ku përveç kongresistit Ben Gilman folën edhe anëtarë të tjerë të Kongresit dhe miqë të shqiptarëve, si Senatorët Bob Dole, Clairborne Pell, Larry Pressler, Al D’Amato, kongresistët Lantos, Porter, Broomfiled e të tjerë.

Me rastin e 10-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në SHBA, Kongresisti Ben Gilman i kishte dërguar kësaj organizate një letër e dates 27 Janar, 2000, në të cilën ai tregon interesimin e tij si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Në lidhje me Kosovën Ben Gilman shprehë kënaqsinë e tij se më në fund Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Europën Perëndimore iu përgjigjen shtypjeve  të shqiptarëve nga regjimi serb duke miratuar sulmin e parë ajror kundër një vendi që kishte abuzuar me të drejtat e njeriut. “Në Kosovë” shprehet ai, “kemi fituar luftën por nuk kemi fituar ende paqën…Ju duhet ta dini gjithmonë se gëzoni mbështetjen dhe vullnetin e mire të popullit të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve anë e mbanë botës. Së bashku, duhet të  punojmë që të sigurojmë se e ardhmja e Kosovës të jetë paqësore dhe e begatshme”, shkruante Ben Gilman.

Në lidhje me Shqiqpërinë, ai shprehur mirënjohjen se një vendi që sipas tij, megjith kufizimet ekonomike dhe politike, iu përgjegj krizës humanitare me vendosmëri dhe bujari. Nuk mund ta harrojmë Shqipërinë dhe nevojën e saj, ka thënë Gilman, për të qenë e angazhuar me ne dhe me popullin tonë.   Më në fund, ai ka thënë se përgjëgjësia për një të ardhëme më të mirë për Kosovën është në dorë të popullit të atij vendi, por njëkohsisht ai premton se ai dhe kolegët e tij në Kongres nuk do ta harrojnë Kosovën, por do të vazhdojnë të shqyrtojnë ecurinë e punëve në atë vend gjatë viteve në vijim. Kongresmeni Ben Gilman e përfundon letrën me urimin: “Rrofshin Shqiptarët!”

Miku i Shqiptarëve, ish Kongresisti Ben Gilman, Kryetar i Komisionit të Kongresit për Marrëdhënje të Jashtme gjatë 1990-ave dhe i cili shërbeu gjatë administratave të 7 presidentëve amerikanë gjatë një mandati 30-vjeçar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ben Gilman, Frank shkreli, nderroi jete

Pak supë nëse mundesh

December 18, 2016 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1-1Nga Ilir Levonja/

-Të jap edhe 5 dollarë?/

-Pak supë zotëri, pak supë nëse mundesh…./
1)Një i njohuri im më tha se, ishte dita ku ai duhej të shërbente ushqim në mencat e të varfërve. E bënte këtë për vite me radhë. Punë e besimit të tij kristian. Aq sa kur ulemi ndonjëherë bashkë, më vë në siklet me lutjen e tij për bukën dhe Zotin. E bën kaq natyrshëm, kaq njerëzishëm…, sa më duket vetja një masiv guri, karshi këtyre
xhesteve të imta njerëzore. Shoh së gjalli një sinqeritet të qënies njeri, në raport me frutet e punës së tij. Atë krijesë që duket qartazi se e gëzon vërtetë çdo minutë e ditës. Dhe se ushqimi më përpara se një lëndë stomaku. Eshtë një mundësi për të të qënë mirënjohës.
2)Këto mencat shërbesë janë të përditshme. Kanë ca tabela të mëdha mbi krye, Ushqim për të varfrit.Veç në ditë të shënuar si ajo e falenderimeve. Apo e krishtlindjes…, mbipopullohen. Edhe për faktin e shërbestarëve. U shtohen kontigjente administratash. Nga shteti dhe privati. Kontigjent nga hirearkitë e larta. Njerëz të politikës, besimeve etj. Edhe shërbejnë, por edhe hanë.
Një rracion supe. Në ato pjata të thjeshta me bazë ricikluese. Prej letre kryesisht. Pasi bota e madhe amerikane. E konsideron ricklimin prioritet. Mjaft i vodhëm tokës ato që nuk ia kthejmë dot më. Ato që do i duhen me mijra vjet për t’i rikrijuar. Veçanërisht mineralet…
Nga ana tjetër ata që presin me pjata, janë një moral më vete. Edhe pse hallexhinj me shumicë. Kush ka humbur shtëpinë, kush punën…
kush vjen nga bota e drogës, alkolit. Nga ajo e vujatjes së dënimit. Plot të tjerë nga rruga, nga semaforët ku lypin me një copë kartoni, ku shkruajnë arsyen pse janë në rrugë. Me një moral tjetër, aq sa ajo kënga. Ti nuk din me ma lyp…, këtu stonon si pjesa më e madhe botës sime. Pasi dinjitetin e një lypsi këtu, nuk e ka aspak ai që vishet firmato. Apo vozitë rrugëve me një Porsche Cayenne.
Ndaj dhe ky i njohuri im, kur i tha njërit prej tyre se dëshironte të t’i jepte edhe 5 dollarë. Nga që e njihte. Në të kaluarën e largët e kishte patur fqinj. Ai i tregoi tasin e thellë prej kartoni.
-Pak supë zotëri, pak supë nëse mundesh…
Ndofta aty nuk ishte vendi, për shkak të respektit karshi urisë.
Presin dhe pasi u mbushet pjata. I falen Zotit. Hanë në heshtje dhe po ashtu pastrojnë tavolinën vet. Megjithëse hirearkia i lutet, u shërben. I prek supet etj.
3) Kjo pikëpjekje botësh, hirearki, varfëri, Zot…, është ora ku njëra palë pranon atë, që, sa kohë ka të varfër. Të pastrehë, fatkeqër. Dhe viktima të veseve. Puna e shtetarit dhe e Zotit nuk është bërë siç duhet. Ndaj tjetra palë shfaq mëshirë me shumicë. Por edhe dinjitet.
Dhe dinjiteti i lypësit, i të varfrit vret më shumë se firmë kostumi.
4)E gjitha kjo mu kujtua nga një bëlbëzitje në shtypin tonë. Kisha e Shqipërisë, ditën e krishtlindjeve, ka vendosur të shërbejë ushqim për të varfërit. Thonë se është inisiativë e një prifti të ri, që Zoti e bekoftë. Për këtë punë të paqme. Duke i sjellur shqiptarët e hallakatur në rrugën reale të shoqërive simotra.
Duke hequr atë butaforinë e festave fetare. Kur hirearkia dhe njerëzit e besimeve. Ndanin përqafime publike. I shtronin darka shesheve, shoqi shoqit. Deklamonin madhështinë e rreme, karshi vobektësisë apo derteve. Duke mos u ngopur kurrë me faktin që po mundnin njerëz përditë. Një shkëlqim veladonësh dhe kollaresh, aq sa sot, ata që i janë futur rrugës së zotave që u besojnë. Janë me shumicë xhihadistë se sa besimtarë.
Ndofta atë ditë, gjithë kontigjenti i atyre që duan strehë, punë. Kontigjenti i nismës bëje të mirën dhe hidhe në lumë. Kontigjenti i periferive do dali nga guacka e ndrojes. E turpit që është i varfër. Eshtë lypës. Eshtë njeri pa shtëpi. Pasi tek ne të pranosh se je i varfër, është më e rëndë se të shkosh në burg. Do dalin e të ballafaqohen. Për të kuptuar se cili është ndryshimi midis një faqeje burri shtetar përshembull, të parruar për qejf dhe për modë. Dhe asaj faqeje burri që nuk ka para as për një pako brisqe. Për të kuptuar dallimin midis shkëlqimit të Zotave dhe mëshirës së shenjtë të të varfërve. Eshtë e gjitha një botë e padrejtë…, edhe pse flasim papushim për arritje. Një botë që e verteton një tas supe. Mëshira dhe dështimi i njeriut karshi njeriut.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Pak supë .nëse mundesh

Aleppo: “Nivel zero në historinë e OKB-së”

December 18, 2016 by dgreca

Ne Foto:Prof. Dr. Nele Matz-Lück, eksperte e së drejtës ndërkombëtare në Institutin Walther-Schücking në Kiel/

1-aleppoNë dramën e Aleppos, ekspertja e së drejtës ndërkombëtare Nele Matz-Lück sheh vetëm mundësinë e një ndërhyrjeje humanitare.1-tanko

DW: Pse nuk ndërmerr asgjë bashkësia ndërkombëtare në situatën aktuale në Aleppo? Pse nuk ka zgjidhje ushtarake?

Nele Matz-Lück: Ai që mund të vepronte më së miri do të ishte Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por masa të tilla për t’i dhënë fund një situate në bazë të kapitullit 7 të Kombeve të Bashkuara nuk mund të merren kundër vetos së njërit prej anëtarëve të përhershëm të KS. Kjo është në këtë rast Rusia.

1-deshtimi

A nuk ekzistojnë mundësi që megjithatë të mos respektohet vetoja?

Formalisht jo. Kjo do të thotë: një masë e detyrueshme e Këshillit të Sigurimit kundër vetos së njërit prej anëtarëve të përhershëm nuk mund të ekzistojë. Çështja që shtrohet këtu është: a ekziston një ndërhyrje ushtarake humanitare? Që do të thotë një ndërhyrje ushtarake, e cila të mos jetë e autorizuar nga KS i OKB-së, siç ishte rasti i Kosovës atëherë. Nëse e drejta ndërkombëtare e lejon këtë apo jo, kjo vazhdon të jetë edhe më tej shumë e diskutueshme.1-germadha

Në Kosovë atëherë thanë: “Legale nuk ishte, por ishte legjitime”. Të njëjtën situatë ne natyrisht që e kemi edhe në rastin e Aleppos, por meqenëse nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare kjo është kaq e diskutueshme, nuk ndërhyn ushtarakisht për momentin asnjë shtet dhe as një koalicion i të vullnetshmëve. Këtu në fund të fundit mund të ketë vetëm një zgjidhje politike, por për këtë nevojitet Siria dhe Rusia. Një ndërhyrje nga jashtë në këtë moment është thuajse e pamundur.

Tani ne ndodhemi në një situatë, të cilën e njohim. Pas Ruandës, pas Srebrenicës dhe krimeve të tjera mizore thanë: “Një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”, por ja që përsëritet. Ne kemi edhe më tej në dispozicion një arsenal mjetesh – për mendimin tim të pamjaftueshëm. Unë e përjetoj OKB-në edhe më tej si të paaftë për të vepruar dhe këtë paaftësi për të vepruar ne e njohim edhe nga katastrofa të tjera të së kaluarës.

Në njërin prej shumë prej videomesazheve të banorëve të Aleppos, një burrë tha se nuk i beson më bashkësisë ndërkombëtare, pasi ajo vetëm bën sehir si masakrohen njerëzit. A ndodhet OKB-ja në fundin e saj apo nuk mund të presësh më tepër prej saj?

Kam frikë se prej OKB-së nuk mund të presësh më tepër. Përmes strukturave të saj e edhe përmes vetos të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në çështje kaq vendimtare, OKB-ja bllokon veten. Duket pesimiste kjo që po them, por besoj se kemi të bëjmë me një nivel tjetër zero në historinë e Kombeve të Bashkuara dhe të OKB-së, që në Aleppo nuk mund të ndërhyhet në mënyrë të efektshme. Nuk besoj se kemi të bëjmë me një pikë kthese ose me një shkas për ta humbur besimin te OKB. Por ky rast tregon një dobësi themelore të kësaj organizate.

Filed Under: Interviste

MAQEDONI, ME DAULLE NE DITEN E TRETE TE PROTESTAVE

December 18, 2016 by dgreca

Gruevski nuk pranon rivotimin, kërcënon diplomatët e huaj/1-gruevski-kercenon

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin në dy vendvotime, nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata Administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotim, që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandat në favor të LSDM-së.

Në këtë rast rezultati në mandate do të ishte I barabartë, 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-në. Në një paraqitje para ithtarëve të partisë së tij, që po protestojnë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Gruevski tha se ky institucion ka miratuar vendime kundër vullnetit të popullit.

“KSHZ-ja ka miratuar vendime anti-ligjore, me qëllim shkeljen e vullnetit të popullit. Puna e KSHZ-së është shndërruar në sfilatë. Kemi informacione për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim që të ndikojnë në falsifikimin e vullnetit të qytetarëve. Disa nga përfaqësuesit e pavarur nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund t’i korrigjojë Gjykata Administrative, andaj edhe bëjmë thirrje që të mos bëhet asnjë presion ndaj asaj gjykate nga askush”, ka deklaruar Gruevski.

“VMRO-ja nuk do të lejojë përzirjen e mëtejmë në çështjet e brendshme politike të vendit dhe kërkojmë që të veprojnë në kuadër të mandateve dhe autorizimeve si diplomatë”, u shreh ai.

Fjalimi i Gruevskit nga të pranishmit u përcoll me brohoritje “Nikolla, Nikolla”, ndërsa ky siguroi të pranishmit se nuk do të lejojë formimin e qeverisë nga, siç u shpreh, “krimineli i amnistuar”, Zoran Zaev.

Protestuesit kanë brohoritur edhe kundër ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, i cili mbrëmë vonë ka shkuar në selinë e VMRO-së, ku ka biseduar me kreun e partisë, Nikolla Gruevski.

“Bejli, largoi duart nga Maqedonia. Donald Tramp, Ne të duam”, ishte një nga parullat e shkruar që bartnin protestuesit.

KSHZ-ja deri më tani ka anuluar votimin në një vendvotim të ankimuar nga Lëvizja BESA, ndërsa së shpejti pritet të vendos edhe për ankesën tjetër të LSDM-së, që është edhe e fundit për procesin e së dielës.

KSHZ-ja mblidhet sërish, vazhdojnë protestat në Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa.

Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.

Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.

Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.

Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.

Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.(RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Gruevski, kercenon, nuk pranon, rivotim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2318
  • 2319
  • 2320
  • 2321
  • 2322
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT