• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONI, ME DAULLE NE DITEN E TRETE TE PROTESTAVE

December 18, 2016 by dgreca

Gruevski nuk pranon rivotimin, kërcënon diplomatët e huaj/1-gruevski-kercenon

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotimin në dy vendvotime, nëse kjo vendoset nga KSHZ-ja dhe konfirmohet edhe nga Gjykata Administrative dhe as nuk do të pranojë rezultatin e dalë në rivotim, që sipas vlerësimeve të para, VMRO-së do t’i merret një mandat në favor të LSDM-së.

Në këtë rast rezultati në mandate do të ishte I barabartë, 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-në. Në një paraqitje para ithtarëve të partisë së tij, që po protestojnë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Gruevski tha se ky institucion ka miratuar vendime kundër vullnetit të popullit.

“KSHZ-ja ka miratuar vendime anti-ligjore, me qëllim shkeljen e vullnetit të popullit. Puna e KSHZ-së është shndërruar në sfilatë. Kemi informacione për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj, me qëllim që të ndikojnë në falsifikimin e vullnetit të qytetarëve. Disa nga përfaqësuesit e pavarur nuk janë të pavarur. Vendimet joligjore të KSHZ-së mund t’i korrigjojë Gjykata Administrative, andaj edhe bëjmë thirrje që të mos bëhet asnjë presion ndaj asaj gjykate nga askush”, ka deklaruar Gruevski.

“VMRO-ja nuk do të lejojë përzirjen e mëtejmë në çështjet e brendshme politike të vendit dhe kërkojmë që të veprojnë në kuadër të mandateve dhe autorizimeve si diplomatë”, u shreh ai.

Fjalimi i Gruevskit nga të pranishmit u përcoll me brohoritje “Nikolla, Nikolla”, ndërsa ky siguroi të pranishmit se nuk do të lejojë formimin e qeverisë nga, siç u shpreh, “krimineli i amnistuar”, Zoran Zaev.

Protestuesit kanë brohoritur edhe kundër ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, i cili mbrëmë vonë ka shkuar në selinë e VMRO-së, ku ka biseduar me kreun e partisë, Nikolla Gruevski.

“Bejli, largoi duart nga Maqedonia. Donald Tramp, Ne të duam”, ishte një nga parullat e shkruar që bartnin protestuesit.

KSHZ-ja deri më tani ka anuluar votimin në një vendvotim të ankimuar nga Lëvizja BESA, ndërsa së shpejti pritet të vendos edhe për ankesën tjetër të LSDM-së, që është edhe e fundit për procesin e së dielës.

KSHZ-ja mblidhet sërish, vazhdojnë protestat në Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë shqyrtimin e ankesës së fundit të Partisë Social Demokrate në opozitë, për ta përmbyllur gjithë procesin zgjedhor. Komisioni gjatë natës së kaluar ka pranuar vetëm një ankesë të partisë shqiptare Besa.

Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.

Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.

Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.

Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.

Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.

Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.(RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Gruevski, kercenon, nuk pranon, rivotim

FSHATRAT E MIRDITES PO I GERRYEN EROZIONI

August 6, 2015 by dgreca

*Gjendja e vështirë në fshatrat Prosek, Perlat, dhe Kthellë,deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel, po rrezikon ikjen e banoreve.Fshataret nuk dëshirojnë të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet./
*Investimet e bëra në këtë zonë rrezikojnë të shkojnë kot…/
Nga Ahmet ZANI/
“Duam të investojmë në fshatin tonë, por më kot pasi toka po na rrëshket” kështu është shprehur një djalosh nga fshati Prosek në Mirditë.Fatmir Dodaj na tregon për gjendjen e tre fshatrave të cilët sistematikisht po zhvendosen nga erozioni.Jemi në ankth, nga kjo situatë e rrezikshme që po i kanoset banesave tona nga zhvendosjet e tokës. 
 Përgjatë aksit të ri rrugor nga qyteti i Rrëshenit për në Burrel teksa do të shfaqet fillimitsh fshati Jezull vetëm tre km nga qyteza e Rrëshenit, thuajse fshati është larguar tërësisht.Inxhinieri gjeolog Gjon Deda ish drejtues i Bashksisë së Rrëshenit tregon për gjendjen e vështirë që është shfaqur fshatrave Prosek, Perlat, dhe Kthellë, madje deri në afërsi të Laç Bruçit në Burrel. Inxhinieri Deda e thekson situatën mjaft alarmante nga problematika që është e shfaqur prej disa vitesh dhe nuk po gjen asnjë zgjidhje nga institucionet. Dhe rruga e re ka pësuar dëmtime si shkak i erozionit, ndërsa po rrezikon dhe objektet e rëndwsishme si banesa, shkolla, madje dhe shtyllat e tensionit të lartë. Struktura e tokës është e papërshtatshme sikundër dhe studimet e gjeologëve kanë përcaktuar zonat problematike, dhe kësisoj kërkohet investime. 
 Zef Prenga i moshuari nga Proseku  përpos situatës së çarjes së shtëpive, problem tjetër për ta është mungesa e ujit të pijshëm si dhe për vaditje. Një fqinj i tij ka investuar afro pesë km linjë tubacioni për të sjellë ujin e pijshëm në shtëpinë e tij, ndonëse dhe banesa e tij ka pësuar shumë dëmtime nga shkarja e tokës. Këtu tek ne sikur nuk ka shtet ore miq- na është drejtuar i moshuari, asnjëri nuk përkujdeset apo dhe të shqetësohet për një situatë të tillë që na ka zënë ne. Eshtë gjynah dhe për bimët, apo pemët që janë duke u tharë, ngaqë mungon vaditja. Disa nga banorët paskan investuar në vreshtari si tokë produktive për agrumet dhe vreshtarinë. Punojmë tërë natën në vaditjen e vreshtit që të mos na shkojë dëm mundi pasi është investim i konsiderueshëm për të prodhuar rrushin si i vetmi burim fitimi i këtyre banorëve të Prosekut. Një kategori tjetër njerëzish kujdesn për blegtorinë, pasi është zonë e pasur me kullota. 
 Në Komunën e Kthellës jemi interesuar për t’u informuar për situatën, por asnjeri nuk ndodhej në zyra ngaqë bashkia e madhe e Rrëshenit është pjesa e këtij teritori ku dhe janë shfaqur problematikat nga erozioni i papërballueshëm dhe mjaft shqetësues. 
 Do të largohemi nga kjo zonë që ka sjellë vetëm trishtim pwr banorët për të shijuar udhëtimin nëpërmjet luginave dhe maleve plot bukuri të zonave të Mirditës ku do të qëndrojmë për pak çaste tek një lokal ngjitur me rrugën në afërsi të Perlatit. Ajri i pastër dhe simfonia e korit të gjinkallave sikur do të harronim paksa tablonë që kemi lënë pas. Bashkë me grupin tonë ndodheshin dhe një çift shtetasish italianë që këkronin të investonin për këto zona të rrezikuara nga erozioni.  Kristian Amarti dhe bashkëshortja  e tij si dhe Zef Gjonaj,mirditor i lindur këtyre anëve , që e njeh mirë këtë zonë dhe tashmë ai bashkëpunon në rritjen dhe kultivimin e Paulonia që i shërben më së miri zonave të dëmtuara nga rrëshkitjet e tokës. Misioni i tyre është të mbështesin fermerët në mbjelljen e kësja lënde drusore e cila është e leverdisshme dhe për industrinë e përpunimit të drurit, por kjo mbron tokën nga erozioni pasi rrënjët e pemës Paulonia depërtojnë në thellësinë e tokës deri në tre metra. 
 Pranë lokalit ku po pushonim Preng Toma ish- drejtues komune dhe i bashkisë së Rrëshenit gjatë bashkëbisedës për problematikën e zonave do të na rrëfejë dhe ai për situatën por njëkohësisht ka bërë dhe propozime konkrete për të parandaluar fenomenin. 1/3 e sipërfaqes në tërë Mirditën është e rrezikuar nga fenomeni i erozionit, ndërsa kërkohet investim cilësor,, pasi investimi i deritanishëm nuk ka qenë në paarmetrat e duhura. Fondi i dhënë për mbrojtjen e zonave të rrezikuara nuk është menaxhuar mbi bazën e studimit konkret.
 Pas disa konkluzioneve me grupin që është interesuar pvr t’u ardhur në ndihmë zonave do të përshkojmë rrugën në drejtim të qytetit të Burrelit ku na pret Agronomi dibran Hajrulla Nikolli, i cili ka kultivuar në tokën e tij pemën Paulonia dhe sipas pohimit të tij, gjendja është e kënaqshme. 
 Nga qyteti i Rrëshenit deri në Burrel për rreth 40 km rrugë e re asfaltuar me shijen e natyrës së bukur, por me shqetësimin e banorëve të këtyre zonave nga “gllabërimi ” që i bëhet tokës nga erozioni dhe pamundësia e shtetarëve të mbrojnë qytetarët e vet, një mundësi do t’ju shfaqet nga minimizimi i fenomenit si kjo e mbjelles së pemës Paulonia tashmë e miratuar dhe nga diksateri i ministrisë së Bujqësisë. Këta banorë të urtë dhe shumë punëtorë nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por erozioni duket se ua ka futur frikën se do ta humbin luftën, nëse shteti nuk interesohet.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ahmet Zani, erozioni, fshatrat e Mirdites, kercenon

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT