• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’

December 9, 2016 by dgreca

Berisha: Azemi me studentët nënshtruan diktaturën/1-berisha-te-azemi-696x496

Ish-Kryeministri Berisha ka vendosur mbrëmë kurora me lule në shattiren e Azem Hajdarit. “Në ato ditë në çdo shesh dhe rrugë, Azemi mbillte shpresë dhe besim”, tha Berisha.
“Erdhëm për të bërë homazhe para shtatores së tribunit legjendar të lirisë së shqiptarëve, por dhe veprës epike të studentëve të dhjetorit të vitit 1990, të cilët me një guxim, që fatmirësisht sot, mendja e atyre që lindën në 90-tën nuk mund ta rrokë kurrësesi.
Me një trimëri të vendosur për të paguar çdo çmim për lirinë, u përballën në rrugët e këtij qyteti me diktaturën më të egër në Europë. Azem Hajdari, që udhëhoqi ata qindra studentë të natës së 8 dhjetorit të vitit ‘90 dhe ditëve në vazhdim që iu bashkuan, dolën në rrugë me një vendim, i cili mund t’u kushtonte atyre çdo gjë të shtrenjtë që ka njeriu, dolën për ta bërë këtë qytet rinor të lirë dhe ata në 24 orë shndërruan qytetin Studenti në kështjellën e parë të lirisë së shqiptarëve.
Azem Hajdari me studentët e tjerë që iu bashkuan, në një hark kohor të shkurtër gjunjëzuan nomenklaturën, klikën e Ramiz Alisë dhe imponuan pluralizmin politik.
Duke soditur së bashku me ju shtatoren e Azem Hajdarit çfarë më erdhi në mëndje. Më erdhi në mëndje një paralelizëm në të kundërt. Asokohe në çdo shesh mbillte tmerr dhe terror shtatorja e Enver Hoxhës. Në atë kohë, në çdo shesh mbillte shpresë dhe besim tribuni i lirisë Azem Hajdari, që do shkonte nga Jugu në Veri të Shqipërisë, nga Lindja në Perëndim për të trokitur, zgjuar në ndërgjegjen e qënieve tmerrësisht të shtypura, të indoktrinuara por dhe të poshtëruara, nga kulti i satanit për t’i zgjuar ata dhe dalë dhe një herë si njerëz të lirë.
Kështu që edhe dua të shpreh mirënjohjen më të thellë, respektin më të madh për Azemin por dhe ata bashkë studentë të tij, disa qindra më pas edhe mijëra, që u përballën në këtë shesh me regjimin më të egër, më diktatorial, regjimin që i vriste të rinjtë në kufi, regjimin që zvarriste kufoma në sheshet e qyteteve për të mbjellë tmerr tek qytetarët e tyre dhe bënë për lirinë e shqiptarëve më shumë se çdo kush tjetër. Nderim të madh atij dhe studentëve liberatorë”, u shpreh Berisha.

Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’/

1-basha-me-student-696x464Kreu i PD-së, Lulzim Basha takim me të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, aty ku filloi lëvizja studentore e 26 viteve më pare/

1-basha-me-rinine*Basha: Sot kemi autokraci me pushtet në duart e kryeministrit – së bashku të shembim sistemin e dështuar

*Premtimi/35% e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jenë të rinj e të reja të zgjedhura me votën tuaj e sipas aftësisë së tyre

Pas protestës para kryeministrisë të rinjtë e forumit rinorë, vazhduan tubimin drejt qytetit Studenti, në një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha se sot pas 26 vitesh liria dhe demokracia mbeten akoma aspiratë për Shqipërinë. Basha tha se të rinjtë dhanë mesazhin se janë të gatshëm të ngrihen për ti rikthyer vendin lirinë dhe demokracinë. Kryetari i PD-së u shpreh gjithashtu se protesta e të rinjve në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë ka për qëllim t’i kthej lirinë, qeverisjen, shqiptarëve përmes fuqizimit të demokracisë. Sot, pas 26 vjetësh, liria dhe demokracia mbeten ende aspirate të paplotësuara deklaroi kreu demokrat. “Të bëhemi të djathtë dhe të majtë për një Shqipëri europiane. Pse edhe pas 26 vitesh jemi të fundit, pse s’jemi si sllovakët, çekët?! Çfarë shkoi keq, çfarë duhet të ndryshojmë? Më lejoni të jap reflektimet e mia për atë që duhet të ndryshojmë. Sot nuk kemi demokraci, por autokraci, pushtet i pakufizuar në duart e njerëzve, pushtet në duart e kryeministrit. Sot nuk ecën përpara sipërmarrësi i ndershëm, që konkurron me produkte, por ai që përcakton i plotfuqishmi i katundit, i qytetit, i kryeministrisë dhe përcakton nga zyra e tij, telefoni i tij, se cili biznes do të ecë, se ku do të shkojë taksidari dhe doganieri për të terrorizuar sipërmarrësit. Kemi parti politike që mendojnë vetëm për pushtetin e tyre dhe jo për qytetarin. Asgjë nuk është më në duart e qytetarëve. Frika dhe terrori që kjo kastë e inkriminuar sundon ekonominë dhe institucionet, shpirtin dhe mendjet e shqiptarëve, ky është armiku i vërtetë i shqiptarëve dhe unë jam i bindur se të rinjtë si ju nuk u ngritën kundër disa figurave, por dhanë sot më 8 dhjetor 2016, kushtrimin se rinia demokrate dhe rinia shqiptare kanë vendosur të ringrihen përsëri t’i kthejnë çdo shqiptari të drejtën që është e tyrja për të vendosur me demokraci, për të arritur lumturi, siç e mendojnë, jo siç e përcakton “njëshi” në Kryeministri. Dua t’jua them se nga ky shesh i frymëzimit për liri dhe demokraci se liria është zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, liria për të kritikuar këdo dhe thënë atë që mendoni, liria për të mos qenë servilë të kryetarit apo deputetit, liria për të qenë forca më e madhe e ndryshimit, forca e së nesërmes. Lindëm si parti jo si e partisë, jo si parti që donte të vinte në pushtet, por si parti e shpresës, me idealet tonë që duam të arrijmë, me gabimet tona për të cilat reflektojmë, por mbetemi parti e shpresës. Ne duhet të ndryshojmë edhe mënyrën si jetojmë në shtëpinë tonë, t’i japim mundësinë të shprehë idetë”, tha Basha. Në vazhdim të fjalës së tij para studentëve, lideri  i PD-së tha se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa bashkë me ju të shembim këtë sistem të falimentuar, të dështuar, të korrupsionit dhe krimit që nderon të dënuarit për drogë, i bën deputetë e kryetarë bashkish dhe ndëshkon të aftët, të mirët, të zotët. “Këtë mund ta bëjmë vetëm duke shembur kolonat e sistemit, duke shembur pushtetin e pakufizuar të qeverisë, duke i dhënë pushtet qytetarit të vendosë se kush do të jenë përfaqësuesit e tij. Brenda Partisë Demokratike kjo do të thotë t’i japim pushtet anëtarëve të Partisë Demokratike, të rinjve në Partinë Demokratike, që të vendosin, madje të diktojnë, përfaqësuesit e ardhshëm demokratë në institucionet ku merren vendime për qytetarët; në parlament por edhe kudo tjetër ku merren vendime për jetën e qytetarëve, për mirëqenien e qytetarëve, për shëndetin e tyre, për arsimin e tyre, për arsimin e tyre, për shërbimin ndaj tyre. Po e bëmë këtë dhe jam i bindur se me ndihmën tuaj, me ndihmën e rinisë do t’ia dalim me sukses të vendosim këtë standard evropian në PD, atëherë rruga është e hapur dhe besimi i shqiptarëve do të jetë i palëkundur që të njëjtët do të afrojnë për ta nesër në qeverisje: – një ekonomi të çliruar nga monopoli, që do të thotë një ekonomi që çliron më shumë vende pune, më shumë mundësi për të rinjtë, për të gëzuar jetën e tyre këtu në Shqipëri në vend që t’i drejtohen alternativës së largimit.  – një politikë e çliruar nga krimi dhe korrupsioni do të thotë më shumë mundësi për rininë, që të sigurojë jo vetëm përfaqësim, por edhe vendimmarrje në institucionet shtetërore, jo sipas militantizmit, por sipas profesionalizmit, sipas meritës, sipas aftësisë. Nuk ka rrugë tjetër. Asnjë shoqëri nuk ka bërë përpara duke nderuar krimin, duke e kthyer drogën në aktivitetin kryesor ekonomik. Asnjë shoqëri nuk ka bërë përpara duke fuqizuar pushtetarët dhe duke shfuqizuar qytetarët. “Liria mua më dha mundësinë kur isha fare i ri të shkoja në një vend perëndimor dhe të studioja. Liria, hapja e Partisë Demokratike në vitin 2005 më dha mundësinë të jap kontributin tim për ndryshimin e madh të vendit. Në vitin 2005, pra, unë vetë e di, e kam provuar, e kam shijuar avantazhin e lirisë dhe sot, misioni im i shenjtë është që gjithsecili prej jush dhe çdo i ri shqiptar dhe çdo qytetar shqiptar ta gëzojë avantazhin e lirisë” theksoi Basha. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë me rastin e 8 Dhjetorit, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se 35% e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jenë të rinj e të reja. Në këtë mënyrë ai ka lënë të kuptohet se do të ketë spostim të “xhaketave” të vjetra në Partinë Demokratike. “Reflektimi im për rininë i qartë. 35% e grupit të PD do të vijë nga ju dhe do t’i zgjidhni ju lirisht me votën tuaj, sipas aftësisë së tyre, sipas bindjes suaj. Pushtet për qytetarët dhe jo për politikanët. 26 vite më parë, heronjtë tanë e hapën rrugën. Sot ju bëj apel ju të rinjve, pas 26 vitesh a jeni gati të merrni në dorë fatin e vendit. Para 26 vitesh ekzistonin dy botë, bota e Bllokut, dhe nga ana tjetër Shqipëria reale. Edhe sot është kështu, ka një botë me krokodilë të korrupsionit, dhe një botë tjetër me njerëz në varfëri, pa mundësi, pa shëndetësi, të rinj pa të ardhme. Janë dy botë, dhe njësoj si para 2+ vitesh, kur udhëheqësi krenohej se jemi populli më i mirë ushqyer, ndërsa shqiptarët nuk merrnin as vlerat kryesore ushqimore”, tha Basha. Më pas, e mori fjalën një student që specializohej në Suedi, i cili vuri në dukje se nuk kishte pasur asnjë mundësi të specializohej në mjekësi në Tiranë, por e fitoi pa pagesë të drejtën, në Suedi. Duke e marrë shembullin e Jurgenit, kreu i opozitës, Basha, bëri një ndërhyrje: “Jurgeni po specializohet në Suedi për mjekësi, një fushë shumë konkurruese, ndërkohë që këtu i kërkuan 45 mijë euro! Nuk dua të bëj moral, sepse morali është vetë këtu, po ky është ndryshimi i standardit të lirisë mes nesh dhe një prej vendeve me standardet më të larta të demokracisë në botë”.1-protesta-22-696x464Të rinjtë protestuan para qeverisë dhe bashkisë/

Dita e Rinisë është shndërruar dje në një ditë protestash masive para katër institucioneve qeveritare nga ana e të rinjve të Forumit Rinor të PD-së, nën moton “Rama ik”. Thasë të improvizuar me plehra, apo pako me kanabis u vendosën para Kryeministrisë, si simbol i kanabizimit të vendit apo idetë e Ramës për të importuar plehra nga jashtë. Protesta e djeshme, e zhvilluar në ditën kur 26 vjet më parë, të rinjtë e këtij vendi u ngritën për të rrëzuar diktaturën, erdhi me një mesazh. Të rinjtë e këtij vendi, nuk duan kanabis, nuk duan të largohen, nuk e pranojnë korrupsionin në arsim, në shëndetësi. Ata duan të jetojnë në një vend të shëndetshëm dhe pa plehra, ku të rinj si Arditi mos bëhen viktima të varfërisë dhe makutërisë së Erion Veliajt, apo dhe të tjerëve si ai. Simbolika ishte e qartë, të rinjtë e këtij vendi duan ndryshim. Dhe ky ndryshim nuk mund të vijë me Edi Ramën, Erion Veliajn, apo të gjithë të tjerët përgjegjës për rrënimin e këtij vendi. Të rinj me pankarta në duar u pozicionuan para Bashkisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme në të njëjtin orar. Duke rikujtuar 8 dhjetorin, ditën e ndryshimit të madh që solli forca e të rinjve, ata kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesve e të institucioneve. Protesta nisi në orën 11:00, dhe nën parulla të tilla si  “Kundër reformës në arsim” apo  “Dorëheqje ministrja Nikolla” një pjesë e të rinjve protestuan para Ministrisë së Arsimit. Kundër importit të mbetjeve, kundër taksave, apo drejtësi për Arditin, që u vra në Sharrë apo “Erion thuaj një herë shefit jo””, ishin  thirrjet që  u dëgjuan  nga protesta që u mbajt para Bashkisë së Tiranës. Vëllai i Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që humbi jetën në landfillin e Sharrës iu bashkua protestës së Partisë Demokratike përpara Bashkisë. Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para protestuesve, ai akuzoi Veliajn për vrasjen e vëllait. “Në Ditën e Rinisë askush nuk i ka kërkuar falje familjes sime. Në Ditën e Rinisëm dua të kërkoj ty Veliaj, dil përpara drejtësisë dhe jep llogarim sepse e thirre vëllain tim për punë dhe pastaj e vrave. Familja ime nuk ta fal kurrë”m tha ai. Ndërsa tek Ministria e Shëndetësisë të rinjtë protestuan me arkivol në krah si simbolikë të shëndetësisë që nuk është për qytetarët.  Protesta e të rinjve demokratë kulmoi përpara Kryeministrisë. Nuk munguan veprimet simbolike për situatën e kanabizimit në vend, keqmenaxhimin në landfillin e Sharrës, koncesionet, duke ju rikthyer edhe thirrjes historike të vitit 1990: “Liri Demokraci”.
“Përpara me Lulzim Bashën do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Rama rinia nuk të do më. Ti je e shkurara ne jemi e ardhmja”, tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Në të njëjtën kohë protesta nga të rinjtë u zhvilluan dhe në Kukës, Sarandë, Delvinë e Korçë. Ashtu si në Tiranë dhe në këto qytete, të rinjtë demokratë hodhën thirrje kundër varfërisë, mungesës së investimeve në shëndetësi apo arsim, si dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës, nga posti i kryeministrit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ‘Qytetin Studenti’, Lulzim Basha, takim me të rinjtë në

Clinton: Lajmet e pavërteta po cënojnë demokracinë

December 9, 2016 by dgreca

1-hillaryNe Foto: Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton/

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e pavërteta” si “rrezik” që duhet të ndalohet, gjatë paraqitjes së saj të dytë prejse ka humbur garën presidenciale, në kohën e përhapjes së madhe të propagandës.“Ne duhet të ngritemi për të mbrojtur demokracinë tonë” dhe të zvogëlojmë “epideminë e lajmeve të pavërteta dhe propagandës false që ka vërshuar rrjetet sociale përgjatë vitit të fundit”, ka thënë Clinton në Uashington më 8 dhjetor.

“Tani është e qartë se të ashtuquajturat ‘lajme të pavërteta’ mund të kenë pasoja në botën e vërtetë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo militantizëm. Jetërat janë në rrezik”, ka thënë ajo.“Është me rëndësi që udhëheqësit nga sektori privat dhe ai publik të rrisin masat për të mbrojtur demokracinë tonë dhe jetërat e pafajshme”, ka shtuar më tej ajo.Clinton e cila edhe vet ka qenë viktimë e lajmeve të pavërteta, nuk i ka fajësuar këto të fundit për humbjen e saj në zgjedhje, ndonëse analistët thonë se lajme të tilla që janë shpërndarë me të madhe në “Facebook”, kanë luajtur rol të madhë.Deklarimet e saj duket se i janë referuar një raportimi të përhapur me të madhe pak para zgjedhjeve që thoshte se Clinton dhe stafi i i saj i fushatës e udhëheqin një rrjet të prostitucionit me fëmijë afër një restauranti që shet pizza në Uashington.Ky lajm e ka nxitur një burrë nga Karolina e Veriut që, duke e përdorur një pushkë, të bastisë restaurantit në fjalë gjatë fundjavës së fundit që të hetojë” nëse raportimi është i vërtetë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hillary Clinton, Ish Sekretarja, Lajmet e paverteta

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

December 9, 2016 by dgreca

1-trump-senatoretNe Foto: Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump /

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe kërcënimet potenciale kibernetike rus ndaj ushtrisë.

Ky është një qëndrim i kundërt i partisë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump i cili i fitoi zgjedhjet si i nominuar i republikanëve.

Trump ka hedhur poshtë dyshimet se Rusia ka pasur ndonjë rol në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa është shprehur se ka dëshirë “t’ia kalojë më mirë” me Rusinë.

Udhëheqësi i Komitetit për Shërbimet Ushtarake të Senatit, John McCain, është duke e përgatitur një hetim rreth ndërhyrjeve kibernetike ruse në sistemin e armatimit amerikan.

Udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, të cilin Trump e ka pasur si kandidat për Sekretar të Shtetit, gjithashtu ka qëllim që të mbajë seanca dëgjimore gjatë vitit të ardhshëm rreth dyshimeve për ndërhyrjet kibernetike ruse.

McCain dhe Senatori Lindsey Graham janë dy republikanët që po mbajnë qëndrimet më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa kanë qenë shumë kritik edhe ndaj Trump për lëvdatat që i ka thënë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Filed Under: Politike Tagged With: nderhyrjet e Rusise, Senatoret Republikane, Trump

Partitë politike në Kosovë kanë fshehur financat nga publiku

December 9, 2016 by dgreca

Me fshehjen e financave, partitë i hapin derën korrupsionit/

1-parlament

Të gjitha partitë parlamentare, përveç njërës, kanë dështuar t’i bëjnë transparente financat e tyre, ka konstatuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Që nga viti 2013, këto parti politike, kanë fshehur financat e tyre nga publiku.

Fshehjen e financave e ka ngritur si shqetësim Bashkimi Evropian përmes Zyrës në Prishtinë dhe Përfaqësueses së BE-së, Natalia Apostolova.

Në një prononcim me shkrim që i ka dërguar Radios Evropa e Lirë, Zyra e BE-së në Prishtinë thekson se partitë politike e kanë për obligim që t’i publikojnë llogaritë e tyre financiare në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës.

“Llogaridhënia dhe përgjegjësia publike mbështetet në transparencën dhe shqyrtim publik. Mungesa aktuale e transparencës dhe e mekanizmave të fuqishëm për të zbatuar ligjin, hapë derën për korrupsion. Po ashtu, kjo ndikon në minimin e besimin publik në dëm të zhvillimit demokratik të Kosovës”, thuhet në prononcimin e Zyrës së BE-së.

Ndryshe, sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes buxhetit të Republikës së Kosovës dhe donacionet tjera.

Po, sipas këtij ligji, raportet vjetore financiare të partive politike, duhet të publikohen në faqet e veta zyrtare dhe duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror Zgjedhor, të cilat, sipas zyrtarëve të këtij komisioni, “me kohë janë dorëzuar”.

Por, vetëm Lëvizja “Vetëvendosje”, çdo herë publikon raportet kurse partitë tjera nuk e përmbushin këtë obligim ligjor.

Pas dorëzimit të raporteve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ato duhet të auditohen nga auditorët, të cilët i përzgjedh Kuvendi i Kosovës nëpërmjet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me anë të një thirrjeje të hapur publike për aplikim.

Por, që nga viti 2013, nuk është bërë një auditim i tillë.

Sipas burimeve zyrtare të siguruara nga administrata e Kuvendit të Kosovës, thuhet që edhe në vitin 2016 është zhvilluar një procedurë për Auditimin e Raportit Vjetor Financiar dhe i Raportit të Deklarimit Financiar të Fushatës së Subjekteve Politike, për vitin 2013, 2014 dhe 2015. Por, procedura është anuluar, sepse nuk ka pasur asnjë ofertë.

“Ky Auditim nuk ka arritur të kryhet për këto vite pasi vështirësitë për realizim të procedurave kanë qenë, numri i madh i Auditorëve Ligjorë të kërkuar me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, të cilët nuk kanë arritur t’i ofertojnë kompanitë. Ndërsa disa nga ofertat e tejkalonin buxhetin e paraparë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Aktualisht për vitin 2016, kanë përfunduar mundësitë e rishpalljes së ofertës për auditimin e partive politike.

Sipas përvojave dhe dispozitave ligjore aktuale, në dokument konstatohet se është i pamundur auditimi i partive politike pa ndryshimin dhe plotësimin e ligjit.

Sidoqoftë, organizatat joqeveritare në Kosovë mos deklarimin e të hyrave dhe shpenzimeve vazhdimisht e kanë paraqitur si shqetësim dhe problem.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për Radion
Evropa e Lirë se nuk është problem auditimi sa është problem mospublikimi raporteve.

Mbetet e paqartë, thotë ai, se sa është shuma e mjeteve që shpenzojnë partitë politike dhe nga financohen.

“Arsyeja e vërtetë është mospublikimi i raporteve financiare dhe më pas kjo po lidhet me auditimin e tyre. Për mendimin tonë, këto dy çështje nuk kanë nevojë të lidhen. Auditimi e tregon vetëm se këto raporte janë të vërteta dhe të sakta”.

“Ajo që na intereson është se sa shpenzojnë partitë politike, pasi duket se shpenzojnë shumë. Partive më shumë u pengon të tregojnë se çfarë shume të mjeteve janë duke shpenzuar”, ka thënë Canhasi.

Edhe në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian, thuhet se qytetarët dhe votuesit kanë të drejtë të dinë se kush i financon partitë politike dhe kandidatët e tyre të cilët kërkojnë t’i përfaqësojnë ata, dhe si shpenzohen këto para.

Megjithatë, të hyrat dhe shpenzimet e partive politike, përveç partisë Demokratike të Kosovës i posedon Radio Evropa e Lirë.

Sipas raportit financiar për vitin 2015 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të hyrat e përgjithshme kanë qenë mbi 970 mijë euro. Nga kjo vlerë, 945 mijë euro janë të hyra nga buxheti i Kosovës, kurse gjithsej shpenzime – mbi 450 mijë euro.

Kurse, në raportin e Lëvizjës Vetëvendosje, të publikuar në faqen e vet zyrtare, thuhet se gjithsej të hyrat për vitin e kaluar, kanë qenë 602 mijë euro, kurse shpenzimet kanë qenë rreth 590 mijë euro.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga buxheti i Kosovës, gjatë këtij viti, i janë ndarë rreth 380 mijë euro, kurse rreth 5000 euro është vlera mujore që sigurojnë nga donatorët. (Kortezi: Nadie Ahmeti- REL) 

Filed Under: Analiza Tagged With: kanë fshehur financat, nga publiku, Partitë politike në Kosovë

DUART DHE INTELEKTI I SHQIPTARËVE NË EKONOMINË GREKE

December 9, 2016 by dgreca

Një gazetar grek në një televizion privat tha: “Shqiptarët hanë bukën prej nesh, por mos harrojmë që ne hamë kekun prej tyre”…/1-shqiptaret-greqi

Në moment u futen reklamat… /
Pas tyre gazetari nuk ishte më në studio…(?!)/

4-mars-2012-2-copy-300x264

 

Nga Abdurahim Ashiku, gazetar-Athinë/

* * *

Para disa vjetësh një botues  i fuqishëm  grek, në një bisedë të ngushtë  bënte çudinë se  “Që kur  kanë ardhur shqiptarët  ullinjtë në Greqi prodhojnë vit për vit “.

Si njohës i biologjisë së ullirit, me ndihmën e një mikut tim që e njihte greqishten mirë, i shpjegova se  ulliri është një drufrutor që   i pëlqen ta “përkëdhelësh” gjatë tërë kohës, por “përkëdhelinë” më të madhe e kërkon kur  jep frytin e tij të çmuar, kokrrat që kur i shtrydhim rrjedhin vajin aq të çmuar në jetën e njeriut . Ulliri nuk e duron “dajakun”  në degët e veta, nuk e duron për faktin se shkopi duke goditur kokrrat godet edhe degëzat e vogla, sythet frutorë që fshehin në vetvete lulet e pranverës, prodhimin e së ardhmes. Ulliri në këtë kohë  duron që nëpër degët e tij të kalojë vetëm dora e njeriut, krehri që merr kokrrat dhe le sythat frutorë…

I thashë intelektualit grek se  prania e shumtë e emigrantëve shqiptarë në  fshatin grek, në bujqësinë greke nuk ka sjellë vetëm krahun e fuqishëm të punës por edhe  trurin e stërvitur që depërton në biologjinë e bimës sepse, shqiptarët në një masë të madhe kanë mbaruar shkolla të mesme të profilit bujqësor dhe njohin biologjinë e bimëve…

Nuk e di në se më kuptoi intelektuali grek por, prej asaj kohe më ka ngacmuar mendimi për të njohur   jo vetëm forcën e krahut por edhe të trurit të emigrantëve shqiptarë në bujqësi, ndihmesa e të cilëve, ndonëse është tepër e vështirë të matet e të pasqyrohet në shifra, është e pranishme dhe e kapshme.

Një studim  i universiteteve greke të Patrës dhe të Janinës konkludon se  70  për qind e ekonomive bujqësore greke mbijetojnë vetëm në sajë të punës së emigrantëve. Shumica e tyre, saktësisht 90 për qind,  sipas studimit, janë shqiptarë. Ky fakt ka bërë që të pohohet me plot gojën se bujqësia  greke, fshati grek, mbijeton në një shkallë të madhe në sajë të punës së shqiptarëve.

Këtij studimi mendoj se i mungon një detaj  cilësor, pikërisht niveli arsimor e profesional i emigrantit shqiptar. Është një fakt i pamohueshëm se, në Shqipërinë e mbyllur  për shumë gjëra, shkolla ishte e hapur. Arsimi  tetëvjeçar ishte i detyruar. Arsimi i mesëm, megjithëse nuk ishte i detyruar,  kishte marrë një shtrirje masive. Shkolla e mesme profesionale, sidomos ajo e profilit  bujqësor dhe zooteknik,  ishte e shtrirë edhe në zonat më të thella e të largëta të Shqipërisë.  Ishte shtrirë në atë masë sa “fshat të bashkuar” pa shkollë të mesme profesionale nuk gjeje.

Mërgata ekonomike shqiptare, djemtë e rinj që në vitet ’90  kaluan kufirin grek stacion të parë të punës së tyre patën fshatin grek, bujqësinë dhe blegtorinë greke. Ata morën nga kjo bujqësi por edhe i dhanë asaj, ishin jo vetëm objekt por edhe subjekt i saj .

Dëshira që të mësoj  se sa është kontributi intelektual i emigrantit shqiptar në bujqësi, sa ai ka qenë subjekt i saj, më shtyu që gjatë një vizite  në fshatin Agio Georgiu Feron të Volosit të intervistoj një grup emigrantësh që punonin në fermat bujqësore të fshatit.

Intervistova 56  emigrantë shqiptar.  Ata ishin të gjithë fshatarë, madje nga fshatra të thellë e të varfër malor të Shqipërisë.

Mosha mesatare  e të 56 të intervistuarve ishte 25.7 vjeç. Prej këtyre, të moshës 17 – 20 vjeç ishin 7 vetë, 21 – 25 vjeç ishin 22 vetë, 26 – 30 vjeç ishin 17 vetë, 31 – 35 vjeç ishin 5  vetë. Të  moshës 36-40 vjeç ishin 2 vetë dhe mbi 40 vjeç ishin 2 vetë. I moshës së mitur, 16 vjeç, ishte vetëm një.

Emigrantët në studim , siç theksuam më sipër  ishin të gjithë fshatarë. Prej tyre 26 ishin nga fshatrat e Dibrës, 9 nga  fshatrat e Tiranës, 7 nga ato të Beratit, 5 nga ata të Kurbinit, 3  krutanë, 2 elbasanas, 2 kuksianë, një shkodran, një mirditor dhe një tropojan. Në fshat ishin 4 familje; një nga Shkodra, një nga Përmeti dhe dy nga Rumania.

Të 56  emigrantët shqiptarë në Agio Georgiu Feron kishin bashkërisht 565 vite shkollë, me një mesatare 10 vjet arsim secili. Me arsim të mesëm të pa mbaruar ishin më pak se gjysma, 26 vetë. Me arsim të mesëm të plotë 28 vetë. Me arsim tetë vjeçarë ishin dy vetë. Prej këtyre të fundit 20 ishin me arsim të mesëm bujqësor, 7  ishin me arsim të mesëm të përgjithshëm dhe një me arsim të mesëm miniere.

Nuk  mendoj se  kemi një rastësi  në  një nivel të tillë arsimor, do të thosha të lartë, në një fshat të zakonshëm të  një zone  bujqësore siç është ajo e Thesalisë. Raporte të tilla  gjykoj, me ndonjë diferencë të vogël më lart apo më poshtë këtyre  të dhënave, gjen në tërë fshatrat e Greqisë.

Do të ishte me interes që  institucione  prestigjioze si universiteti i Patrës, Janinës apo  qyteteve të tjerë , të hulumtonin edhe në peshën arsimore që  bujqësia greke ( por edhe sektorët e tjerë të punës dhe të prodhimit ) marrin nga mërgata ekonomike shqiptare.

Theksojmë që emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi ( dhe në sektorët e tjerë ) kanë dhënë shumë por kanë marrë po aq shumë: Nuk e kemi fjalën për paratë por për teknologjitë. Kush udhëton në Shqipëri nuk mund të mos i tërheqë vëmendjen se shumë emigrantë, kryesisht nga zonat fshatare, tashmë  kanë kaluar stadin e mbushjes së  trastave me rroba të dhuruara e  kutitë me elektroshtëpiake të përdorura. Në çantat dhe  kutitë e tyre shpesh e më shpesh do të gjesh farëra e fidanë nga më cilësorët që ata kanë mbledhur apo kultivuar me duart e tyre.

Është kjo një shprehje e këmbimit të kulturave. Dhe këmbimi i kulturave bëhet gjithnjë sipas një ekuivalence në baraspeshë. Ligji i njohur i  enëve komunikuese nuk vepron vetëm në natyrë por edhe në shoqëri.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Shqiptaret dhe ekonomia greke

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2337
  • 2338
  • 2339
  • 2340
  • 2341
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT