• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova 2016, pastrohen 245.600 metra katrorë terrene të minuara

December 7, 2016 by dgreca

-Sot, operacioni i përbashkët me  Njësinë  e EOD-së të KFOR-it Amerikan/

2-mina1mina
PRISHTINË, 7 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Në Kosovë, Kompania e Deminimit e Forcës së Sigurisë gjatë vitit 2016 ka pastruar 245.600  metra katrorë terrene të minuara,  ku janë zbuluar   411 mjete shpërthyese, të cilat më pastaj  i ka  asgjësuar.
5-mina
Nga përfundimi i luftës  në vitin 1999 deri tash  nga pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së  janë pastruar  afër 50 milionë metra katrorë dhe janë asgjësuar 87.869 mjete  shpërthyese në terrene të ndryshme të  territorit të Kosovës.
 “Falë punës profesionale, eksperiencës dhe disiplinës, qe nga viti 1999 e deri më sot pjesëtarët e njësisë së deminimit  nuk kanë pasur asnjë incident”, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e FSK-së.
4-mina
Forca e Sigurisë së Kosovës – Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Brigadës për Mbështetje Operacionale, sot, pas zhvillimit të një operacioni të përbashkët me  Njësinë  e EOD-së të KFOR-it Amerikan dhe me Policinë e Kosovës  kanë asgjësuar disa mjete të pa shpërthyera në Poligonin e Policisë së Kosovës në Sllatinë. Njësia e deminimit të FSK-së me këtë operacion ka përfunduar me sukses sezonin veror të deminimit  në pastrimin e fushave të minuara sipas planit të veprimit  për vitin 2016.
3-mina
 Në shumë rajone të Kosovës, nga lufta e para më shumë se 17 viteve kanë mbetur shumë mjete shpërthyese të pashpërthyera, përfshirë zonat e minuara nga forcat serbe.        5-mina

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova-KFOR, mina

Mur serb te Ura në Mitrovicë

December 7, 2016 by dgreca

-Ministrja Tahiri: Muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit, Qeveria do të veproj me forcën e ligjit/1-mitrovice-mur-serb

Prishtinë, 7 dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/

Ministrja për Dialog e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka mbajtur sot takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit dhe revitalizimin e saj. Në takim kanë marrë pjesë Rashit Qalaj, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dren Zeka, koordinator për funksionimin ligjor të komunave veriore dhe Gazmir Raci, koordinator i marrëveshjes së Brukselit për këtë çështje.Ministrja Edita Tahiri në takim theksoi se ky takim urgjent ka për qëllim të trajtoj disa zhvillime më shqetësuese në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës që lidhen me ngritjen e një muri në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit si dhe masat ligjore që po ndërmerren nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë. Përfaqësuesit e institucioneve në këtë takim raportuan se që sot në mëngjes janë marrë masat e para, Policia e Kosovës ka inspektuar lokacionin ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e urbanizmit në terren për të inspektuar zhvillimet, dhe raporti zyrtar pritet gjatë ditës

Në takim u dakordua plani i masave ligjore të Qeverisë për të ndaluar menjëherë ndërtimin e këtij muri dhe anulimin e çdo veprimi të mëtejshëm që bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.Pas takimit ministrja për Dialog, Edita Tahiri dha këtë deklaratë për media:

Zhvillimet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lidhje me ndërtimin e një muri janë shumë zhvillime shumë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja destabilizuese  për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, duke cenuar gjithë arritjet e deritashme për të vendosur normalitet, stabilitet dhe rend. Ndërtimi i këtij muri është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet. Koha e mureve ka kaluar, është kohë e lëvizjes së lirë dhe heqja e barrikadës nga ura e Ibrit i dha fund epokës famëkeqe të barrikadave. Ne nuk do lejojmë mure e barrikada të reja, sepse ato bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e Brukselit. Qeveria e Kosovës do të veproj me forcën e ligjit për të ndalur punimet në atë pjesë të qytetit si dhe për të rrënuar këtë mur.Mbrëmë kam njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për këto zhvillime negative duke ia bërë me dije se këto ndërtime po bëhen në mënyrë ilegale, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit si dhe po realizohen nga strukturat paralele komunale të dirigjuara nga Serbia. Kam tërhequr vërejtjen se këto zhvillime janë destablizuese dhe se pakënaqësia dhe tensionet janë në ngritje, andaj duhen masa të shpejt ndaluese, sepse kjo mund të cenoj arritjet e deritashme të dialogut të Brukselit. Po ashtu, kam biseduar me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova së cilës ia ngrita këto shqetësime. Një delegacion i BE-së do të arrijë sot në Kosovë dhe kjo do të jetë tema kryesore e takimit tonë, theksoi ministrja Tahiri.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Mitrovice, muri serb

Arsimi në Kosovë duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar

December 7, 2016 by dgreca

-Deklarata e përbashkët e donatorëve mbi rezultatet e PISA në Kosovë: Shqetësuese, të trajtohen në mënyrë serioze/

-Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta/

-Joint Donor Statement on Kosovo’s PISA results/

1-ardimi-kosove

PRISHTINË, 7 Dhjetor 2016/ Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta, thekon Deklarata e përbashkët e donatorëve, e dërguar sot nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë  kanë lëshuar në deklaratë, ku më tej thuhet: Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.

Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë  transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.

Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.

Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar./b.j/

Joint Donor Statement on Kosovo’s PISA results

The EU Office in Kosovo /EUSR, German Development Cooperation, Austrian Development Agency, The Embassy of Switzerland in Kosovo and World Learning issue the following statement:

“Pristina, 7 December 2016 – The results published yesterday of the 2015 Programme for International Student Assessment (PISA) revealed that out of 72 participating countries Kosovo ranks in the group of the three least performing ones.

While we welcome participation of Kosovo in PISA and other international assessments, the results of this first effort are concerning and need to be taken seriously. These PISA scores describe the performance of students attending secondary schools across Kosovo. They are an important indicator of the effectiveness of the mandatory basic education system and a reliable predictor of further education. Given these poor results, strong, immediate, joint actions are needed.

Education reforms must be adopted without further delays, improving the transparency and accountability at all levels. Corruption and nepotism have no place in education system and institutions, and actions must be undertaken to ensure this. Corruption must be eliminated and anti-nepotism efforts have to be supported. Coordination and communication within the Ministry of Education, Science and technology (MEST) must be re-defined to enable effective and efficient cooperation.

The new Kosovo Education Strategy Plan indicates the priority areas and offers a framework for the invigoration of the education reform. The new curriculum with its focus on competence-based teaching and learning provides a very solid plan to shift the focus of the education system from pure knowledge acquisition to the competencies that students of the 21st century need. All pre-conditions for a successful national implementation of the above, such as new school textbooks, teachers’ training and manuals and further material have to be put in place as soon as possible.

Although education is a societal task and all stakeholders have to contribute, it is the special responsibility of the Government of Kosovo to ensure that all children have equal access to high quality education. A lot of funds have already been invested in education, but results have been limited. For that purpose, investment into quality of education in Kosovo must be increased, while the effective use of available resources must be ensured.

As representatives of the donor community, supporting the development of Kosovo, we expect the MEST to ensure a broad discussion of PISA results in government and in parliament. These PISA results can serve as a stepping stone for Kosovo’s education system: education must become a cross-party national priority in order to secure adequate performance of Kosovo students in a competitive labour market.

This is Kosovo’s first time participating in PISA and the results published today give objective feed-back about the competencies of 15-year-old school children, relative to a trusted and respected international benchmark. ”

Filed Under: Kulture Tagged With: Arsimi në Kosovë, ndërpartiak kombëtar, prioritet

Flamuri nuk është levere që ngrihet vend e pa vend

December 7, 2016 by dgreca

barkaReplikë me profesorin e greqishtes dhe pinjollin e ekstremizmit fqinj në Shqipëri/1-arben-llalla-250x299

Nga Arben Llalla/Si përherë Panajot Barka qëndron pas dere tek zyra e informacionit dhe propagandës së Greqisë, duke pritur porosinë për shkrimin e radhës. Pasi promovoi me Stavri Çimën librin e tij në Selanik, Barka me vrap u ul e nisi të shkruajë për heqjen e flamurit grek në një shtëpi në Himarë. Çështjen që ai zellshëm ngre, e sheh në stilin e tij nacionalist larg paanshëmrisë, por duke na shpjeguar në mënyrë shterruese se nga ku buron konflikti i kohëve të fundit në Himarë. Mundet që flamuri i Greqisë të qëndronte prej dy vitesh i ngritur në oborrin e një shtëpie, por kjo përbën një provokim për ambientin, ku e ka ngritur, sepse flamuri etnik i një vendi të huaj mund të ngrihet në rast festash kombëtare, gëzime familjare dhe jo vend e pa vend, se pas këtij soj qejfi edhe ai flamur e humb krenarinë dhe vlerën.

I rikujtoj Panajot Barkës se flamuri i Greqisë nuk është shumë i dashur për shqiptarët sepse:

  1. Shqiptarët e jugut janë masakruar nga ushtria e Greqisë edhe ata njohin Greku i parë dhe Greku i dytë. Përse nënat e jugut thonë greku i parë e greku i dytë?
  2. Greqia mban njëanshëm Ligjin e Luftës me Shqipërinë
  3. Greqia ka kryer genocid mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë.
  4. Greqia ka shkelur Marrëveshjen e Lozanës për njohjen e minoritetit shqiptar në Greqi.
  5. Greqia nuk njeh kontributet pensionale për emigrantët shqiptarë, por vetëm për minoritarët grekë.
  6. Greqia ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë duke përkrahur dhe sponsorizuar zyrtarisht organizatat ekstremiste si MAVI, “Autonomia e Vorio Epirit 1914”, Shoqata “Vorio Epiri”, SFEVA, PASIVA, e kështu me radhë.
  7. Disa herë ushtria greke gjatë paradave shtetërore ka kënduar këngë duke fyer dhe kërcënuar kombin shqiptar. Pa folur për çështjen më delikate, por tejet madhore të Çamërisë.

E pra, e shikon Panajot Barka sa probleme kemi si dy vende fqinje që pretendojmë të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe partneritet strategjik? Siç shihet provokacionet janë tepër të hapura dhe drejtpërdrejtë nga Greqia, pa folur për Veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Panajot Barka, ju jeni i ndërgjegjshëm se kombi shqiptar është njerëzor, i butë dhe tolerant. Kjo është e vërtetuar nga trajtimi i veçantë që i është bërë pakicës greke duke e shkolluar, duke u besuar vende të larta shtetërore deri në krye të shtetit (nënkryetar i Kuvendi) qysh nga koha e diktaturës komuniste, zëvendësministra të jashtëm, ambasadorë, ministër të Mbrojtjes e plot të tjera. Ju lutem me dorë në zemër të më tregoni një rast të vetëm, ku Greqia t’i ketë besuar jo një shqiptari, por një shtetasi me kombësi jo greke një post të lartë shtetëror.

Heqja e flamurit të Republikës së Greqisë në një shtëpi në Himarë nuk është një akt vandalizmi, por ky veprim erdhi si pasojë e provokimeve greke duke nxitur mediat artificialisht për urrejtje etnike. Nëse do shëtisim në tërë Shqipërinë do vërejmë se flamuri i Greqisë është i vendosur në vende publike dhe askush nuk e ka keqtrajtuar, por në Himarë u teprua, u provokuan ndjenjat kombëtare të shqiptarëve brenda vendit të tyre.

Ju, Panajot Barka jeni njëri nga ata që provokoni herë pas here ndjenjat e shqiptarëve duke mbajtur kallash në duar, duke u fotografuar me elementë ekstremistë nazistë grekë si Babis Karathanos, Kristo Papas i Agimit të Artë, e të tjerë. Dua të na sqaroni se përse e mbani me krenari flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë? Kësaj pyetje ende nuk i keni dhënë përgjigje.

Nuk mund të ketë asnjëherë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë të grekëve me shqiptarët, përderisa Greqia nuk kërkon ndjesë për genocidin e 1944-1945. Greqia si anëtare e Bashkimit Europian, NATO-s dhe e shumë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet t’ju kthejë pasurinë e grabitur çamëve dhe të krijojë kushtet e rehabilitimin në trojet e tyre.

Për rikthimin e shqiptarëve në Çamëri nuk është se duhet të ndodhi ndonjë çudi, nuk është as e pamundur, por dy popujt duhet të jenë të përgatitur që rikthimi i çamëve të bëhet qetësisht, në mënyrë që paqja të vendoset përfundimisht midis dy fqinjëve.

Grekët duke qenë të ndërgjegjshëm se i kanë masakruar, grabitur dhe përzënë shqiptarët nga Çamëria pa kurrfarë faji, pa asnjë fakt të vërtetuar që kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve, gjithnjë në shpirtrat e tyre do kenë një ankth, një brengë për gjëmën e madhe që kanë kryer. Meqenëse grekët kërkojnë të shfaqen si besimtarë të mëdhenj, ku kisha dhe shteti janë të pandarë, atëherë Zoti e mëshiroftë Greqinë dhe grekët ndaj mëkatit që kanë bërë.

Një zgjidhje paqësore e Çështjes Çame, ku shteti grek fillimisht të hiqte Ligjin e Luftës me Shqipërinë, që do të lejonte çamët të vizitojnë varret e të parëve, shtëpitë gjysmë të rrënuara, do të ishin hapat kryesorë që do të ndikonin pozitivisht në tek të dy popujt. Këto veprime nuk janë të pamundura, nëse tek klasa politike e dy vendeve ekziston dëshira për paqe dhe miqësi duke thënë dhe mbrojtur të vërtetën. Atë të vërtetë që duhet ta themi të gjithë bashkë, grekë e shqiptarë, nëse duam një fqinjësi të mirë, nëse duam një të ardhme paqësore dhe të sigurtë.

Historia, pavarësisht shtrembërimeve që i janë bërë ndër vite, nuk mund të zhbëhet, por do dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për t’na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

Në përfundim Panajot Barka ju drejtohem, nëse vërtetë e doni miqësinë e sinqertë greko-shqiptare urdhëroni dhe bëhuni Ju dhe Unë bashkë e t’i dërgojmë pleqtë shqiptarë nga Çamëria për të vizituar shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar dikur. Bëhuni Ju njeriu urë lidhëse që Çështja Çame të zgjidhet paqësisht duke udhëhequr autobusët për në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi, Pargë e gjetkë. E pra, a mund ta bëni Ju, profesori i grekëve të Shqipërisë një veprim të tillë sa paqësor, aq edhe njerëzor?

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, Flamuri nuk është levere, Panajot Barka, që ngrihet, vend e pa vend

Piramida e Enver Hoxhes, perjetesimi nga Qeveria Rama

December 7, 2016 by dgreca

*Ne rast se qeveria kerkon ta perjetesoj sundimin faraonik te diktatorit Enver Hoxha, punen e sklleverve moderne per ndertimin e piramides pushtetare te diktatorit,si nje homazh dhe mjet qe figura e diktatorit ti jetoje kohes,jane ne te drejten e tyre/piramida_jpg

*Ajo qe me revolton dhe me zhgenjen plotesisht ,eshte qendrimimi i opozites dhe i atyre ish te perndjekurve qe i vune flaken bunkerit dhe sot bejne indiferentin para nje paturpesije qe ka pasoja sot dhe per te ardhmen/

1-lek-mirakaj-2Nga Lek MIRAKAJ/ Nju Jork/

Personalisht nuk di te them ne se bunkeri prane Ministrise se Brendeshme,eshte apo nuk eshte ne vendin e duhur.Si simbol qendron plotesisht,eshte shprehje e nje periudhe te diktatures komuniste.Asnjeri nuk mund ta mohoje faktin qe i gjithe vendi ,i gjith populli ishte futur ne bunker.I thash keto ,se opzita dhe nje pjese e ish te persekutuarve shprehen pakenaqesine dhe revolten ndaj simbolikes se ketij objekti .Sot qeverija vendosi ta beje funksionale piramiden.Nuk e di se cfar elementesh arkitekturale ose historike gjenden ne ate monster.Piramidat jane shprehje e sundimit faranoik,jane ndertu me jeten dhe mundin e sklleverve dhe nuk gjenden ne asnje dukuri te kultures shqiptare.Ne rast se qeveriia kerkon ta perjetesoj sundimin faraonik te diktatorit tone,punen e sklleverve modern per ndertimin e piramides pushtetare te diktatorit,si nje homazh dhe mjet qe figura e diktatorit ti jetoje kohes,jane ne te drejten e tyre.Ajo qe me revolton dhe me zhgenjen plotesisht ,eshte qendrimimi i opozites dhe i atyre ish te perndjekurve qe i vune flaken bunkerit dhe sot bejne indiferentin para nje paturpesije qe ka pasoja sot dhe per te ardhmen.Ish qeverija e P.D.pati premtuar se do e shembte ata objekt turpi dhe nuk beri asgje.Te pakten ne menyre simbolike te dergonte ata zjar vendesit e bunkerit per te thene se jane koherent ne qendrmet e saja.Ndoshta une jam gabim,por dy palet qe sot bejne ligjin,po mendojne se do jete e dobishme qe femijet pasardhes ti thone njeri tjetrit,hajde te lozim te piramida e xhaxhi Enverit.Se shpejti me bekimin e soc-komunisteve dhe te vete quajturit P.D gjoja anti komunist,shpresojme se do ti bejne dhurate qytetit te Tiranes edhe monumentin e si duket babait te tyre shpirteror ,Enverit gjakesor.Pedonalja eshte gadi.

Filed Under: Komente Tagged With: Enver Hoxha, Lek Miraka, piramida, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2341
  • 2342
  • 2343
  • 2344
  • 2345
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT