• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova bëhet me kod shtetëror telefonik

November 14, 2016 by dgreca

-ITU do t’ja alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016/

1-ministrja_edita_tahiri

PRISHTINË, 13 Nëntor 2016-B.Jashari/.-Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit ka deklaruar se sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kosova tashmë do ta ketë  kodin telefonik shtetëror të saj që është 383 i cili do të alokohet nga ITU, dhe ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, tha ajo.  ITU do t’ja alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi, tha ajo.

Njoftimi i dërguar sonte thekson se, marrëveshja për kodin telefonik është arritur në saje të angazhimeve maksimale të Bashkimit Evropian i cili ka qenë shumë aktiv në procesin e ndërmjetësimit për harmonizimin e konkluzioneve që saktësojnë obligimet zbatuese për Marrëveshjen për kodin telefonik, ka thënë ministrja Tahiri dhe po ashtu ka konfirmuar se këto konkluzione janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Aksional të dakorduar në vitin 2015.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, siguroi se gjatë gjithë procesit të negociatave për telekomin që kanë zgjatur rreth gjashtë vite, delegacioni i Republikës së Kosovës i ka mbrojtur fuqishëm interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional, që janë në pajtim të plotë me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Republikës së Kosovës do t’i caktohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) kodi shtetëror telefonik +383, i cili do të administrohet nga ARKEP dhe institucionet e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për implementimin e tij.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshje, Serbia obligohet t’i dërgoj letër ITU-së me të cilën pajtohet që ITU t’ja alokoj kodin telefonik Kosovës, dhe ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016. Kosova obligohet që të jep një lejim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoni mobile për një kompani të re mts.d.o, kompani kjo e regjistruar sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës. Ky lejim i përkohshëm dhe i kufizuar brenda infrastrukturës aktuale të telefonisë mobile është në përputhje me pikën 4 të Marrëveshjes së Telekomunikacionit të vitit 2013. Kësaj kompanie do t’i ndahen resurse të mjaftueshme frekuencore për të mbuluar zonat që aktualisht mbulon në territorin e Kosovës gjatë kohëzgjatjes së licencës së përkohshme dhe të kufizuar.  Për më tepër, operatori në fjalë do të jetë i kufizuar edhe në numrin e përdoruesve (konsumatorëve) që mund t’i ketë gjatë periudhës së autorizimit të përkohshëm. E njëjta kompani,  do të autorizohet edhe për operim në telefoninë fikse bazuar në ligjet e Kosovës. Të gjithë operatorët ilegal që kanë vepruar pa licencim në Kosovë do të shuhen. Do të largohen të gjitha kodet ekzistuese (381,377, 386) dhe do të përdoret vetëm kodi shtetëror i Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare. Ndërsa gjatë një periudhe tranzitore deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfisht.

Marrëveshja për telekomin dhe zbatimi i saj do të mundësoj të vendoset rendi dhe ligji edhe në fushën e telekomit dhe nuk do të ketë më asnjë operim ilegal në sektorin e telekomit në të gjithë territorin e vendit.

Më poshtë janë dhënë përfitimet që do të ketë vendi jonë si rezultat i fillimit të implementimit të kësaj marrëveshje: 
 Republika e Kosovës krijon identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimeve, pasi që do të njihet/identifikohet ndërkombëtarisht me kodin e saj unik shtetëror +383;

  1. Me implementimin e kodit të ri, ai do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës;
  2. Me implementimin e kodit të ri unik, do të eliminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës (si p.sh. Portabiliteti/bartshmëria i/e numrave në telefoninë mobile). Po ashtu do të eliminohen pengesat në orientimin e trafikut si në shkuarje ashtu edhe në ardhje, si dhe menaxhim më adekuat të resurseve të kufizuara numerike;
  3. Republika e Kosovës është pronare e kodit telefonik 383 dhe është sovrane për qeverisjen e kodit të vet telefonik. ARKEP do të bëjë implementimin dhe administrimin e kodit telefonik të Kosovës si dhe do të koordinoj aktivitetet direkt me ITU.
  4. Me këtë marrëveshje për telekomin vendoset kufiri frekuencor mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe hapet rruga që Kosova ta realizoj programin shtetëror të digjitalizimit sipas standardeve të ITU
  5. Përfitimet ekonomike janë të mëdha marrë parasysh kostot e larta të shkaktuara nga mungesa e kodit, pasi që operatorët në radhë të parë nuk do të jenë të detyruar që të paguajnë kosto të larta financiare për përdorimin e kodeve të huaja, e që reflektohen edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të lira ndaj qytetarëve të vendit.
  6. Ndërpriten operimet ilegale (aktualisht 3 operatorë të telefonisë mobile)të operatorëve në veri të vendit;
  7. Eliminohen interferencat e krijuara nga operatoret ilegal, përmes përdorimit të një pjesë të brezeve frekuencore të operatorëve të autorizuar nga ARKEP;
  8. Krijohen kushtet për eliminimin e vështirësive, të cilat i kanë operatorët e licencuar/autorizuar të telefonisë mobile në shtrirjen e aktiviteteve të tyre në pjesën veriore të vendit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosova bëhet me kod, shtetëror telefonik

15 NANDOR 1946:DOSJA E SIGURIMIT 1302/II – A

November 14, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 Ne FOTO: 1946- DERA E  BURGUT  TË  KISHËS/

1-qela

 DOSJA E FUTJES SË ARMËVE NË KISHEN E FRETENVE NË SHKODER/

Duhej zbatue urdhni i qeverisë jugosllave i dhanun me 20 Shkurt 1946: “Si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

Dhe, ja si u mendue dhe veprue nga Enver Hoxha per me realizue këte veper kriminale: Kryetari i Degës së Punëve të Mbrendshme në Shkoder ishte krimineli Zoj Themeli.

  • Në ndihmë të tij erdhën nga Tirana, direkt nga Ministria e mbrendshme edhe Hulusi Hako e Dilaver Sadikaj, që do të organizonin futjen e armëve në Kishen e Fretenve.

Kishin marrë edhe disa informacione rreth Françeskanve prej një xhakoni Ndoc Vasili, dhe një agjenti të njohun Tano Banushi, që sillej gjithnjë andej nga Kuvendi…

  • Me 10 Nandor 1946, mbas një pretku që kishte ba në Reç ku, ka folë Don Luigj Pici per pafajsinë e klerikëve të pushkatuem me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, e vrasin mbas shpine agjentët e sigurimit, per të cilët shpjegon Atdhetari Caf Jonuzi…

Me daten 12 Nandor, arrestohet At Donat Kurti, Don Anton Muzaj e Don Mark Hasi…

Me 14 nandor 1946 hapet në Shkoder lajmi i zi i vrasjes së Imz. Nikoll Tushës, në Tuz, ku njihej si Atdhetar që me ngritjen e Flamurit të Shqipnisë me Cafo Beg Ulqinin…

  • Arrestojnë edhe At Çiprian Nikën, i cili ato ditë interesohej per shkollen në Tiranë.

Të nesermen me 15 Nandor nga dreka shkojnë në mensen e Kuvendit Dulaq Lekiçi dhe Pjerin Kçira, dhe porsa kishte hy At Mati Prennushi, Provinçiali i Françeskanëve, janë drejtue nga Ai dhe i komunikuen se “kishin ardhë per arrestimin e Tij”!… At Matia u çue në kambë dhe i kerkoi hallallin shokëve, mbasi e dinte se nuk shihet ma me ta…

U ngjitën nalt në dhomen e At Matisë, bane kontrollin, e mbasi nuk gjetën asgja ikën në Degën e Mbrendshme (tek shtëpia e Pjeter Çiurçisë) ku baheshin hetimet… Aty ishte në pritje Nesti Kopali, me të cilin u zhvillue hetuesia e Tij, ku vuejti si Krishti prej torturave.

  • 15 NANDORI 1946 mbyllet me arrestimin e Fra Ndue Vilës, nga Oroshi i Mirditës, le në 1879. Sherbente në Kishen e Fretenve, i binte kumonëve dhe hapte e mbyllte Kishen e Tyne. I kerkojnë çelsat e Kishës, po Fra Ndou i parapergatitun, nuk i dorzon se “nuk i mbaj unë!”… Pak kush asht torturue si Fra Ndou, shpjegon At Gjolaj, po, si Burrat vendosi me vdekë dhe gjithnjë persëriste: “Armët në Kishë i ka futë vetë sigurimi, se mi kanë kerkue çelsat mue dhe nuk ua kam dhanë.” Ka vdekë në Kuvendin e Arrës së Madhe në vitin 1956, tue persëritë të verteten e “futjes së armëve në Kishen e Fretenve!”

***

  • Sigurimit të shtetit i mbetë vetem një mundsi me “sigurue çelsat” per hapjen e Kishës,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               

me anen e kuzhinjerit të kuvendit Martin Tarri. E arrestojnë Martinin me datën 16, dhe në mengjesin e datës 17 Nandor, rreth orës 2 deri në 3 natën për terr e me shi, shkarkojnë tek Kisha e Fretenve arkat e armëve të përgatituna per me akuzue Fretnit per “mëshefjen nder Elterët e Kishës së Tyne”… Arkat me armë i hapin në mesin e Kishës, dhe atë mengjes thrrasin disa “vizitorë” per me pa tek Kisha “vepren e Klerikëve” per të cilën, jo vetem, që Prelatët u pushkatuen, por pasojat vazhduene me vite të tana…

Per dorzimin e çelsave nga kuzhinjeri Martin Tarri, më ka folë At Vinko Malaj, i Tuzit dhe At Konrrad Gjolaj, të cilët e dinin të sigurt këte veper që në vitin 1946 – 47.

  • Shtypi i kohës pasqyron edhe “mendimet e vizitorëve” të asaj kohë, që fatkeqsisht sot sternipave të tyne edhe kjo veper terroriste u quhet “meritë”, ndonse nuk janë pak!
  • Me 17 Nandor 1946, rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarë të Ndjekjës, tue mos lanë asnjë njeri me u afrue në ora 05.00 kur thohej mesha e mëngjezit. Atë kohë rrëthohet edhe Kuvendi me të gjithë Françeskanët e xhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita edhe nga autoritetët e organizatat e ndryshme për me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”. ●Kuvendi u kthye në burg dhe thirrej “Burgu i Kishës së Fretenve”…
  • Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol ishte burgu ma i mnershëm i komunizmit në Shqipni, e pse jo, i krejt Lindjës komuniste…
  • Në darkë rreth orës 20.00 nga hetuesia sjellin tek Kisha Provinçialin At Mati Prennushi, dhe me Ate janë: At Donat Kurti, At Çiprian Nika, At Pal Dodaj, At Aleks Baqli, të gjithë fretën që ishin arrestue. Sillën me pranga në Kishë, ku mbasi vëndosen ndër vendet ku janë “gjetë” armët, afër Eltërit të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit, dhe xhirohën në film nga operatorët jugosllavë… Sigurisht, duhej knaqë edhe “regjizori”…
  • Ky film jugosllav asht “Dosja 1302/II-A”.

Njëfarë Gjeneral Gjin Marku, perkthyes i Enverit në Beograd kapardisej si Qark komandant. Sekretar i Partisë në ilegalitet ishte Spiro Pano, një kriminel që vriste shokët e vet si të gjithë komunistët me vulën e Frontit, maskës së Partisë. Furrtari Zoi Themeli, mbante furrën ndezë tue shkri pezhgëve në Degën e Punëve të Mbrendshme, ndërsa zv. shef ishte samarxhiu Zoi Shkurti, torturues katil, bashkëpuntorë i kriminelit Petrit Dume në Korçë, kur u mbërthenin njerëzve ndër thembra patkoj. Komisari politik i tyne ishte krimineli Nesti Kopali, i sëmurë patologjik për krime, imoral ashtu si prokurori Aranit Çela. Ligji zbatohej nga Esat Ndreu, Tonin Miloti, Nestan Ujaniku, Misto Bllaci etj., vëlleh endacakë e mushkarë, barijë analfabet, që ua dhanë rasa me pushkatue filozofë, profesorë e ingjenjerë. Asnjeni nuk dijnë me shpjegue se cilës  rracë i përkasin, të gjithë kujtojnë se Tito, Stalini dhe Enveri janë kafshë të përjetëshme që nuk ngordhin kurrë. ●Sejcili në kurset e analfabetëve mendon me vra mësuesin e vet, si Juda. Bardhok Biba, asht i pari që kryen porosinë e Partisë dhe futë armë në Kishën e Oroshit, tue akuzue Imzot Gjinin e Dom Mark Xhanin (sekretar i Abatit të Mirditës), për mëshefje armësh.

Këtij grupi terroristësh të etshëm për gjak i shërben Arif Gjyli, Qamil Gavoçi, Qazim e Fadil Kapisyzi, Rahman Perllaku, Toger Baba, Zija Dibra, Ali Qorri (Bushati), Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Thoma Karamello, Mentor Xhemali, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Ndrek Nallbani, Jonuz Dini, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, Asllan Lici, Bilo Bregu etj. që pasohej nga grupi i të rinjve Pjerin Kçira, Nush Baba, Lin Çollaku, Alush Bakalli, Gjovalin Mazrreku, Shyqyri Qoku, etj., që fëmijtë e nipat e tyne ishin dhe janë të gjithë bashkë tradhtarë, që edhe sot drejtohen nga oficerët jugosllavë të Pashiqit, Titos e Millosheviqit dhe zbatojnë urdhnat e tyne antishqiptare.

  • I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk i kishte dhanë çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën… Të pakten kështu i kishin thanë “eprorët”.

Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë Populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë, kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se shka i kam ba klerit dhe më jepnin cigare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue …”

  • Vetëm në muejt fundit të vitit 1946 Sigurimi i Shtetit i drejtuem nga Partia Komuniste, tue krijue proçese fallso gjoja për futje të armëve në Kishë, për formim te “Partisë Demokristjane”, të pakenun kurrë, dhe për organizim të kryengritjes së armatosun të Postribës, më 9 shtator 1946, kur asnjë klerik nuk dinte asgja për këto ngjarje, u arrestuen: Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikoll Deda, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Doda, Don Tomë Laca, At Karlo Serreqi, At Çiril Cani, At Filip Mazrreku, Don Pjetër Gruda, Don Mark Xhani, At Augustin Ashiku, At Bernardin Palaj, Don Ndoc Nikaj, Don Ndue Suma, Don Nikoll Mazrreku, Don Jak Zekaj, Don Ded Plani, Don Pal Gjini, Don Ejëll Deda, Don Luigj Prendushi, At Serafin Koda, Don Nikoll Shelqeti, At Gjon Karma S.J. At Mark Harapi S.J. At Florian Berisha S.J. Fratel Gjon Pantalia S.J. Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Don Nikoll Laskaj, Don Pashko Muzhani, At Gaspër Suma, At Aleks Baqli, Fra Ndue Vila, Fra Zef Pëllumbi, At Mëhill Miraj, At Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija etj.
  • E cili ka kenë fundi i mnershem i Tyne?!

Askush nuk pergjegjet… Askush nuk di as per të kaluemen e Tyne, as per të sotmen…

Nuk dijnë gja as ata që i çuen në Zallin e Kirit, e as ata që mbi Eshtnat e Tyne ndertuen shtëpijat e banimit per trashigimtarët e vet…, ata mos i gzofshin!

  • Talluni me Dosjet talluni!..
  • Nuk ka tiran në Botë që nuk ka ngordhë… E, ne kemi pasë fat se ju vritni njenitjetrin!

E mandej, Shqiptarët, kanë edhe një “urim” per ju: “Ata dalshin faret!”…

            Melbourne, 14 Nandor 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: 1302/II – A, 15 NANDOR, 1946:DOSJA E SIGURIMIT, Frtiz Radovani

KESHILLTARI I PRESIDENTIT I PERGJIGJET DEPUTETIT SOCIALIST:MJERAN

November 13, 2016 by dgreca

cuko-ahmetajPiro Ahmetaj: Përgënjeshtrim i “Statusit të Deputetit Çuko”!

 

1-pirro-ahmetaj

Shumë të nderuar miq & dashamirës,

Në respekt të shqetësimit familjarëve, kolegëve (brenda & jashtë vendit) dhe miqve për statusin dezinformues të deputetit-Çuko.. , botuar te gazeta Tema & Dita dhe disa portale elektronike ndjej detyrimin të qartësoj të gjithë ata që kane “arsye/vesh të dëgjojnë” dhe u intereson e vërteta për sa adresohen në këtë status: Së pari, për sa shpifjen për “skandalin e mungesës së certifikatës së Sigurisë” = konfirmoj me përgjegjshmëri se jam i pajisur me certifikatë të nivelit “TOP SEKRET” (RSH/NATO/BE) deri 2020. Kjo është lehtësisht e verifikueshme (edhe nga udhëheqësit-shpifës) në institucionet përkatëse të shtetit në RSH! Së dyti, për “skandalin e mbajtjes së uniformës ushtarake në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, gjatë vizitës së Presidentit në NATO, në SHBA (Ëashington DC, Çikago) dhe 100-ndra raste të tjera = konfirmoj po ashtu korrektësisht se kjo qasje është në përputhje të plotë me ligjet dhe protokollin e ngjarjeve ku merr pjesë ose drejton Kreu i Shtetit. Theksoj në të gjitha rastet sipas përcaktimit ligjor (miratim nga Autoriteti), është në diskrecionin e Presidentit, dhe për natyrën e detyrës, në vartësi të drejtpërdrejte të Komandantit të Përgjithshëm! = Për më tepër, për statusin e “gradës ushtarake” bëj qetësisht me dije, se një proces institucional dhe 3 procese gjyqësore, 2 nga të cilët me vendim të “formës së prerë” janë fituar nga ana ime. Por në përulësi ndaj përgjegjësive zyrtare dhe sensitivitetit që kanë çështjet e sigurisë kombëtare, me koshiencë nuk kam dashur ti bëj publike me gjithë kërkesat e shumë dashamirësve dhe insistimin e mediave. Së fundmi, ndjej sinqerisht keqardhje të thellë për këtë kategori mediokrish-mjeranë, përfshi udhëheqësin-çuko… në fjalë, që nuk kanë me çfarë të kontribuojnë në fushën e përgjegjësive, por ri-ciklojnë shpifje ordinere, të rëndomta (uniforma, lustrimi këpucëve, lyerja e bordurave, “shpallin armiq për agjitacion ”, etj !!! Në çdo rast, kjo kategori janë bërë për të qeshur dhe për t’u mëshiruar! Shpresoj nëpërmjet këtij statusi të qartësohen dhe qetësohen dashamirësit dhe jo vetëm!

Miqësisht

Piro Ahmetaj(Statusi i tij ne Fb)

***cuko-ahmetaj-300x177Statusi i Arben Çukos

Presidenti i Republikës mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situaten e kanabisit ne vend. Pikërisht në këtë mbledhje Këshilltari I Presidentit të Republikës, Pirro Ahmetaj, ka kryer skandalin e rradhës duke përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë (kur ne fakt per shkeljet qe ka bere duhet te ishte liruar) që prej tetorit të vitit të kaluar.

Pervec se gafë institucionale, këshilltari I Presidentit ka kyer kundravajtje penale pasi ligji “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i cili dikton mbajtjen e uniformës nga ushtarakët në rezervë vetëm në rastet kur, marrin pjesë në ceremoni ushtarake, përvjetorë armësh e shërbimi, stërvitje ushtarake dhe kur përfaqsojnë organizatat e ushtarakëve në rezervë ose lirim nëveprimtari brenda dhe jashtë shtetit.

Sakaq, neni 72 I Kodit Penal Ushtarak, parashikon burgim deri në dy vjet për persona që ne shkelje te ligjit mbajnë publikisht uniforma apo shenja dalluese të gradës ushrarake si në rastin e ketij Ahmetajt. Mesa duket, Presidenti duhet ta kete ngaterruar mbledhjen e keshillit te Sigurise per kanabisin me festat e nentorit dhe i ka lejuar keshilltarit te tij te perdore uniformen me te cilen ai abuzon cdo dite..

pasi shkon me te i veshur ne zyren ngjitur me ate te presidentit, bile na ka truperuar me kete gjest duke u paraqitur deri ne USA. Presidenti jon i nderuar ka qen dhe ushtarake aktiv ne FA dhe i di mire keto gjera, nese e lejon , e ben thjesht per karshillek politik. Gjeneralet politike le ti mare me vete te PD pas gjashte muajsh, kur te shkoje dhe vete dhe mund ta veshe uniformen blu te PD, ashtu sic ka qene keto pese vite, thjesht nje kapterr I Saliut.

 

Filed Under: Politike Tagged With: deputetit Arben Cuko, i pergjigjet, Piro Ahmetaj

Trump ndërron mendim për Obamacare ?

November 13, 2016 by dgreca

1 Rafael Floqi

Nga Rafael Floqi/

Duket sikur tani po flitet për “Reveil not repail “ (Rishqytim dhe jo shkallmim), ndonëse Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ishte shprehur për të kundërtën. Tani ai po  thotë se është i hapur që të lenë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”.  Por si qysh? Pse tani ky ndryshim? 

1-trump-obama

A do të ketë një Trumpcare , apo “he don’tcare”?

Për gjashtë vitet e fundit, asnjë ligj nuk është përmendur më shumë se do të zhbëhej, apo do të bëhej menjëherë kurban i GOP-së, sesa Aktit i Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, ACA. Fitorja masive republikane e swmartës,duket se rrezikon ta eliminojnë atë,  duke i vënë kështu në rrezik  sigurimet e më shumë se 20 milionë amerikanëve .

Megjithatë, sipas një raporti qeveritar,premiumet e Obamacare janë të vendosur të ngrihen në qiell mesatarishtme 22% në vitin 2017, bazuar tek plani mjekësor mesatar “Plani i argjendtë,që merret si tregues mesatar. Dhe kjo rritje çmimesh shihej si goditja më e fundit e gozhdës në arkivolin e Obamacare.

Kompanitë e Sigurimevekanë rritur çmimet dhe kanë zvogëluar transaksionet e shkëmbimeve, duke u përpjekur për të frenuar humbjet nga sigurimi i personave me sëmundje ekzistuese. Numri i nënshkruarve  për vitin 2017 po shqyrtohen nga afër ngaKompanitë e Sigurimeveqë duan të shohin të regjistrohen sa më shumë konsumatorë të rinj dhe të shëndetshëm. Plani i argjendtë  – mbi të cilin janë bazuar subvencionet federale – do të kushtojë mesatarisht  $ 296 në muaj në vitine ardhshëm. “Kjo shifër është e bazuar në çmimet që janë të nevojshme për siguruar një person  27-vjeçar në 39 shtetet që përdorin shkëmbimet federale të HealthCare.gov, plus katër shtete të tjera dhe Washington D.C. që kanë sigurimet e tyre shtetërore. Ndërsa gjatë vitit 2016 siç pohonte CNN rritja kishte qenë mesatarisht 7.2 %.

Rritja premiumevedo të thotë edhe se Obamacare do të jetë më e shtrenjtë edhe për qeverinë federale,sepse ajo do të duhet të ofrojë subvencione më të mëdha. Por programi prapë se prapë.  kushton më pak, sesakishte vlerësuar fillimisht Zyra e Buxhetit të Kongresit. Nga ana tjetër, ka edhe më pak njerëz të regjistruar ndaj dhe Kompanitë e Sigurimevenuk i kanë ulur çmimet. Të rinjtë që supozohej të inkuadroheshin në Obamacare po i shmangen asaj, dhe ata janë kail më mirë, të paguajnë gjobat (prej rreth 370 dollarësh), se ta regjistrohen me këto premiume të larta.
Rritja e çmimeve nuk është problemi i vetëm Obamacare-së për vitin e ardhshëm. Kompanitë e Sigurimeve kanë nisur, gjithashtu, të kufizojnë shërbimet.Një çështje tjetër për konsumatorët është,se ata nuk do të mund të zgjedhindot mjekun dhe spitalinqë u pëlqen. Për të mbajtur shpenzimet e ulëta , Kompanitë e Sigurimeve kanë ngushtuar rrjetet e ofruesve të mjekëve të regjistruar në planet PPO.  Kështu kur konsumatorët arrijnë në përfundimin se ajo që ofrohet nuk është një plan i mirë, atëherë ata kanë vetëm dy mundësi: ose të heqin dorë nga planet e tyre, ose të mbeten të pasiguruar.
“Ndërsa Obamacare po kalon nëpër një tronditje të madhe, shumica e ekspertëve thonë se kjo është një periudhë tranzicioni. Ndërsa ata, nuk presin që shkëmbimet të dështojnë, ata thonë se ligji duhet të rishikohet për të forcuar programin e rregullimit të riskut, që mbron Kompanitë e Sigurimeve nga sigurimi i më shumë të sëmurëve paraekzistues,duke e bërë kështu më të vështirë për njerëzit të regjistrohen edhe pasi regjistrimet të mbyllen”, pohonte në numrin e së premtes “Washington Post”.Rreth 10.4 milionë njerëz qenë regjistruar në planet e Obamacare gjer më 30 qershor dherreth 10 milionë pritet të regjistrohen gjer në fund të vitit. Pjesa e amerikanëve e pasiguruar ka rënë në një numër rekord,duke u ulur me 8.6%. Ndërsa regjistrimet (enrollments) pritet të rriten me një mesatare prej 9% me rreth 11.4 milionëpersona në vitin 2017,  thanë zyrtarët e administratës.

Por çdo të sjellë “epoka “Trump” ?

Gjatë javës së fundit të fushatës së tij, presidenti i zgjedhur DonaldTrump u zotua për shfuqizimin shpejt të ligjit të vitit 2010-të kujdesit shëndetësor,kjo do të ndodhte, sapo ai të thërriste Kongresin në një seancë të veçantë. “Ne do ta bëjmë atë, dhe ne do të bëjmë atë shumë, shumë shpejt. Pasi ky ligj është një katastrofë, “thoshte ai.
Të mërkurën, Kryetari i Dhomës së Kongresit, Paul D. Ryan (Wis.) dhe republikanët e tjerë në Kongres shprehën rishtas vendosmërinë  e tyre, për t’i dhënë fund këtij akti. Ryan vuri në dukje se,pas disa përpjekjesh të pafrytshme, për ta hedhur në votim në dhomën e Kongresit, dhe një përpjekje të madhe për anulimin e tij, i nisur qysh prejnjë viti, qe bllokuar nga Presidenti Obama, “tani që ne kemi Trumpin president do të kishte sukses, pasi ai ikishtenxitur ata që ta bënin këtë gjë sa më shpejt.”

Rrëzimi i ligjit të 2010-s ka qenë një prej zotimeve më të hershme të republikanit. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar disi dhe Trump thotë se do të mbajë në fuqi nenet që u ndalojnë kompanive të sigurimit mohimin e mbulimit për sëmundje paraekzistuese.
Ai i tha “WallStreetJournal” se favorizon gjithashtu pjesën që lejon të rinjtë të përfitojnë sigurime nga policat e prindërve të tyre.“Këto janë dy shtylla të ligjit. Më pëlqejnë shumë”, deklaroi ai.

Trump këmbëngulte gjatë fushatës që “Obamacare” duhet të shfuqizohet dhe të zëvendësohet me diçka shumë më pak të shtrenjtë. Administrata amerikane kishte njoftuar se paketa e sigurimit shëndetësor për kategori të caktuara klientësh do të rritet 25 përqind vitin e ardhshëm.  Por siç duket ky ndryshim i qëndrimit Trump , ka të bëjë me arsye strategjike dhe legjislative.

“Sipas ligjvënësve dhe analistëve të politikës shëndetësore, meqë GOP ka shumicën në dy dhomat e Kongresit, shkruante “NewYorkTimes ”ka të ngjarë të përdornin kryesimin e Kongresit, për të ndryshuar aspektet kritike të statutit, që përfshijnë: shpenzimet federale, të cilat ashtu si subvencionet,kanë ndihmuar miliona punëtorë dhe shtresën e mesme amerikane që të përballojnë planet shëndetësore”.

Por analistët thonë se rruga politike se si mund të bëhet çmontimi e pjesëvee ligjit,  lidhet edhe me fushën e sigurimeve, e do të varej dhe nga rruga se si do të bëhet institucionalizimi i një vargu  metodash konservatore në kujdesin shëndetësor.
DonaldTrumpe kishte bërë pjesë kryesore të fushatës, shfuqizimin dhe zëvendësimin e Aktit Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, e njohur ndryshe, si Obamacare.Fjalët e tij “ReplaceandRepeal”, që i entuziazmonin mbështetësit e vet , tani që ai fitoi presidencën me një shumicë republikane në Dhomën e Kongresit dhe në  Senat, duket, sikur do të realizoheshin shpejt dhe anulimi i Obamacare mund të ishte shumë më i lehtë.

Por kjo duket kështu, vetëm në pamje të parë. Përkrahësit më të flaktë ACA-së kanë nisur një kundërsulm, për ta nxitur opozitën për ta kundërshtuar përmbysjen e ligjit, i cili ka përmirësuar mbulimin,duke e bërë atë më të përballueshëm për disa kategori të siguruarish.AffordableCare Akt, i miratuar në pranverën e vitit 2010, praktikisht pa mbështetjene GOP-së, është një ligj 2000-faqesh,i cili pat çuar në ndryshimetmë të gjera,të bëra ndonjëherë në sistemin e kujdesit shëndetësor qysh prej një gjysmë shekulli.

“Mezgjedhjen e Trump, atij do t’i vijë fundi,” thotë LarryLevitt, zëvendës president i FondacionitKaiserFamily. Mendoj se nuk ka pasur ndonjë ndryshim me përfitim publik që do të ketë qenë aq i madh sa ky. I vetmi ndryshim tjetër i rëndësishëm i bërë nga Kongresi për një politike të madhe shëndetësore, ka qenë zgjerimi i mbulimit të Medicare në vitin 1989”.
Sfida tani është për republikanët, dhe ka të bëjë me përpjekjen për të siguruar një konsensus më të gjerë rreth asaj, se si do ta trajtojnë Obamacare dhe se me çfarë do ta zëvendësojnë atë. ”
Udhëheqësi i shumicës në Senat,MitchMcConnell (Ky.), një nga kritikët më të zëshëm të ACA, nuk pranoi të përcaktonte detajet e procedurave që republikanët do të përdorin për ta shfuqizuar ligjin. Por, në një konferencë për media të mërkurën, për të festuar fitoren që ruajti  shumicën e republikane në Senat, ai tha: “Se i gjithikyproces sapo ka nisur.”

“Repealandreplace” sa e vështirë!

Kongresi ka mundësi në janar të përdorë procesin e pajtimit të senatit – që kërkon vetëm 50 vota – për të dërguar një projektligj për shfuqizimin e ligjit në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse ligjvënësit GOP-së e dinë dhe kuptohet se Obama do t’ia vërë veton këtij legjislacioni, “kjo do të ishte një lëvizje strategjike,” thotëTeviTroy, një kritik i ACA,  ish-zëvendës sekretar i shëndetit dhe shefi ekzekutiv i Institutit Amerikan për Politika Shëndetësore. “Kjo do t’u duhej, sa për procedurë, për të paraqitur një kërkesë Kongresit,për tapasur mundësi që kështu t’u hapej rrugë procedurave ligjore.”, citonte Washington Post.
Në këtë mënyrë ky projekt-ligj nuk do të haste një kalvar dy-vjeçar pranimi. Kjo gjë do t’i jepte mundësi dhe një hapësirë frymëmarrjerepublikanëve në Kongres,  për të hartuar dhe miratuar ligjin e ri zëvendësues.
Por pavarësisht se GOP,ka 51 vende në Senatine ri, është e paqartë, nëse ajo do të jetë në gjendje të grumbullonte 60 votat e nevojshme, për të kapërcyer dhe miratuar planin alternativ të ACA-s,  papasur ndonjë rrjedhje votash.
Fushata e Trumpitgjer tani, nuk ka dhënë detaje,me përjashtim në një grup idesh konservatore mbi  kujdesin shëndetësor, që ai i pat skicuar si kandidat qysh në fillim. Aty përfshihet: konvertimi iMedicaid nga një program për mbulimin e kërkesave të amerikanëve me të ardhurave të ulëta me grante vjetore të shteteve. Gjithashtu propozohetse mund t’u lihej mundësia individëve që të zbresin koston e sigurimeve nga taksat e tyre.
Edhe pse ende pa detaje konkrete, analistët e buxhetit të Kongresit dhe ekspertë të jashtëm të zbatimit të politikave shëndetësore, kanë vlerësuar ndikimetnegative të mundshmenë buxhet nga një çmontim i pjesshëm i ACA, duke e zëvendësuar atë pjesërisht me politikate reja shëndetësore të Trumpit.

Në konferencë e tij të parë pas zgjedhjeve, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se nuk ka pasur hapa të veçanta nga presidenti ose ndihmësit e tij për të planifikuar,si do të mbështeten politikat me të cilat pasardhësi i tyre nuk është dakord. “Kjo administratë do të vazhdojë t’ujapë një mbështetje të fortë njerëzveqë të shkojnë në HealthCare.gov, e të zgjedhin opsionet që janë në dispozicion, dhe të nënshkruhen për kujdesin shëndetësor”, ka thënë Earnest.
Zyra e Buxhetit të Kongresit parashikonte se, gjatë dekadës së ardhshme, shfuqizimi i ligjit do të shkaktonte një rritje deficiti me 353 miliard $, ndërsa numri i njerëzve me sigurime do të binte me rreth 24 milionë.

Që diçka duhet bërë është e qartë, madje edhe HillaryClintonsë fundi bënte thirrje për ndryshime në planin e kujdesit shëndetësor, por jo për shfuqizimin i tij. Madje dhe Presidenti Clinton pat pranuar që ObamaCare ishte “një katastrofë” , gjë që kishte përgënjeshtruar më pas.

Mesa duket, ka qenë takimi me Obamën të enjten, ai që e ka shtyrë Trumpin të ndërrojë mendim përsa i takon zëvendësimit të plotë të aktit të kujdesit shëndetësor.
Në një intervistë tjetër, të dhënë këtë herë për CBS, Trump u shpreh se do të përpiqej që të ruajë disa pjesë të paketës së Obamës, ndërsa të tjerat do të zëvendësoheshin, për t’u ofruar kështu amerikanëve kushte sa më të mira me më pak para.

JohnMcDonough, profesor në Shkollën e Harvarditpër Shëndet Publik, i cili pat punuar intensivisht në krijimin e ACA, si një nga ndihmësite fundit të senatorit të ndjerë, Edward M. Kennedy (D-Mass.), thotë se: “Nëse GOP do të arrinte ta shfuqizonte ligjin, dhe më pas Kongresi nuk do të  ishte “në gjendje të binte dakord për dy vjet me radhë për ligjin e ri që do t’ia  zinte vendin e atij, atëherë do të kishim një skenar makthi pa fund”.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: për Obamacare ?, Rafael Floqi, Trump ndërron mendim

Të besuarit që Trump do të marrë në ekipin e tij

November 13, 2016 by dgreca

Me shumë interes pritet ekipi që do të përcaktojë presidenti i zgjedhur, Donald Trump për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. Në media ndërkohë spekulohet për disa emra. Trump nuk do ta fshijë komplet “Obamacare”.

1-trump-ekipi

Ne foto: Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe mbeshtetsi i tij i fuqishem Rudy Giuliani/

Së shpejti do të marrë formë kabineti i ri i Donald Trumpit. Vetë Trump është shprehur përmes Twitterit – se “shpejt do të marrë vendime të rëndësishme për njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë”. Miliarderi Donald Trump, pa përvojë politike pritet të marrë njerëz me përvojë në kabinetin e ri. Në media qarkullojnë emra të mundshëm, të besuar të Trumpit gjatë fushatës elektorale. Kështu si Sekretar i Departamentit të Shtetit përmendet ish-zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich. Por ai është përmendur edhe për postin e kreut të shtabit në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa për postin e ministrit të Drejtësisë qarkullojnë emra si Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, por edhe Chris Christie, guvernatori i shtetit federal, New Jersey. Për poste në qeverinë e Trumpit vazhdojnë të përmenden edhe emra si Reince Priebus, kreu i republikanëve apo menaxherja e fushatës elektorale të Donald Trumpit, Kellyanne Conway, përgjegjësi për financat gjatë fushatës, Steven Mnuchin, ish-kandidati presidencial, Ben Carson si edhe ish-kreu i shërbimit secret të ushtrisë, Michael Flynn. Një ndryshim në ekip, Trump e ka bërë ndërkohë. Zëvendëspresidenti Mike Pence është emëruar edhe kreu i ekipit të përkohshëm, që aktualisht mbehej nga Chris Christie.

USA Parteitag der Republikaner in Cleveland Donald Trump und Mike Pence (Reuters/J. Ernst)Trump dhe Mike Pence

Telefonata me Merkel dhe Hollande

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kohë më shumë se dy muaj për të vendosur për emrat e qeverisë. Betimi i presidentit bëhet më 20 janar. Ndërkohë që protestat në SHBA kundër Trump kanë vazhduar, në shumë vende ekziston pasiguri, se si në cilin drejtim do ta çojë Trump Amerikën. Vetë Trump ka telefonuar për herë të parë (11.11) me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez, Francois Hollande. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter në Berlin është shprehur se Merkel e ka uruar Trump për suksesin. Në bisedën 10-minutëshe të dyja palët kanë shprehur se të dyja palët duan të punojnë së bashku. Në takimin me presidentin Hollande po ashtu është theksuar bashkëpunimi dypalësh, por po ashtu është rënë dakord që të „sqarohen pozicionet” në disa tema si në Siri, Ukrainë dhe në marrëveshjen e Parisit për klimën.

USA Chris Christie und Donald Trump (Getty Images/AFP/J. Samad)Donald Trump dhe Chris Christie

Obamacare mbijeton

Duket se Trump që tani po e ndryshon qëndrimin për disa deklarata në fushatën elektorale. „Një gjë është e sigurtë”, ka thënë Trump. „Obamacare do të jetë gjëja e parë që do të shfuqizoj”, por tani pas votimit si president, ai nuk duket aq i pakompromis. Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai ka thënë se së paku disa pjesë të reformës së shëndetësisë do të mbeten. Nga ana tjetër Trumpi është shprehur se do të trajtojë shumë shpejt temat e imigrimit, sigurisë së kufijve dhe derregullimit të tregjeve financiare.

Filed Under: Politike Tagged With: Donald Trump, te besuarit e tij

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2380
  • 2381
  • 2382
  • 2383
  • 2384
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT