• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, humbje e thellë ndaj Kroacisë, 0:6

October 6, 2016 by dgreca

 

1-kosove-kroaciKosova ka pësuar një humbje të thellë nga Kroacisë me rezultat 0:6.  Tre jolat janë shënuar që në pjesën e parë nga Mandzukic dhe tre të tjerët në pjesën e dytë.

Për gjatë gjithë minutave, Kosova dukej e pafuqishme në përballjen ndaj skuadrës kundërshtare.

Ndeshjen e parë si mikpritëse, Kosova e luan në Shkodër dhe ëndërroi një fitore ndaj Kroacisë.  Në përballjen e parë Kosova barazoi me Finlandën dhe shpresoi se do të merrte një rezultat pozitiv edhe ndaj Kroacisë.

Edhe në minutat e para të pjesës së dytë, Kosova nuk ka mundur që të shkurtojë rezultatin ndaj kundërshtares së saj.

Filed Under: Sport Tagged With: 6 me 0, humbje e thelle, Kosovë-Kroaci

KOMBËTARJA KUQ E ZI PËRKOHËSISHT KRYESON GRUPIN “G”

October 6, 2016 by dgreca

 

de-biasiJAHMIR HYKA, VLERESOHET NGA UEFA SI “LOJTARI I NDESHJES”/

1-hyka-njeriu-ndeshjes

Kombëtarja kuq e zi  me De Biasin në krye arriti të përmbushë synimin duke siguruar fitoren ndaj skuadrës modeste të Lihtenshtejnit, e cila në përgjithësi u shërben skuadrave të mëdha për të rregulluar golaverazhin.Kuqezinjtë siguruan një fitore të pastër 2 me 0 në fushën e Lihtenshtejnit, c’ka bën që kuqezinjtë të sigurojnë pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018 dhe të kryesojnë grupin.

Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, goli i parë erdhi nga një kros i Roshit në zonë dhe aty mesfushori Jahmir Hyka gjuan fort me kokë, portjerit i shpëtoi topi nga duart.Goli i dytë pati për arkitektë dy shkodranët, kur krosimi i Elseid Hysaj gjeti kokën e Bekim Balajt, i cili një minutë më parë kishte humbur një mundësi të artë, ku gjuajtaj e tij e rrezikshme u prit nga portiere vendas. Pra 2 me 0.

Traineri De Biasi u shpreh pas ndeshjes “Është një ndeshje që luajtëm mirë, por mund të luanim edhe më me shumë kualitet. Morëm një rezultat që na jep besim në të ardhmen dhe që nuk është i lehtë të merret.  Luajtëm ndryshe këtë herë, ashtu siç edhe kemi bërë kohët e fundit.  Por me vjen mirë që bëmë gol dhe sidomos Balaj, që kishte nevojë të vazhdonte në ritmin e ndeshjeve të mira që ka bërë kohët e fundit.  Kjo për mua është një kënaqësi e madhe”, vleresoi De Biasi. Traineri vleresoi Jahmir Hyken, i cili i vleresua edhe nga UEFA si njeriu i ndeshjes.

Ndërkohë për grupin tonë luhej në Torino dhe në Shkup. Italia vendase në Torino arriti të barazojë Spanjën me penallti, 1 me 1. Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi.

Në Shkup, në kohën shtesë Maqedonia e kishte mudnësinë e artë të barazonte me penallti, por që u prit nga portieri izraelit. Kjo ndeshje përfundoi 2 me 1 për Izraelin.

Filed Under: Sport Tagged With: Kuqezinte, udheheqin Grupin G

Një grup shqiptarësh nga Amerika – vizituan vendorigjinën e Xhozef DioGuardit

October 6, 2016 by dgreca

 

2-agim-alickaTakime me Arbereshët e Italisë, nga ata që thirren shpesh herë “Gjaku ynë i shprishur” – “il nostro sangue sparso” , të cilët, janë vendosur aty në pjesën e poshtme të gadishullit Apenin – qysh në shekullin e XV-të. /

2-liga-jpg

Nga Beqir SINA – Rome Itali/

ROME – ITALI : Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezës, më 4 Shtator, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morrën pjesë edhe grupe të organizuara të shqiptarëve të Amerikës, të cilët iu bashkuan atyre qindra mijërave shtegtarëvetjerë, që u mblodhën nga mbarë planeti në Romë, ato ditë.

Mbas 2-liga-jpg

Udhëtimi i shtegëtarëve me grupin e DioGuardit, të cilët morrën pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, më 4 Shtator, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, vazhdojë vizitën e tyre në Greci dhe Romë, Itali

Ishin këto me të vërte momente mbresalënëse dhe të paharrueshme në Greci dhe Sheshin Skënderbeg në Romë me delegacionin Shqiptaro-Amerikane nga Lidhja Qytetare, në Itali, gjatë muajit Shtator 2016 në shënimet e marra nga Shirley Cloyes DioGuardi dhe Joe DioGuardi

“Unë besoj, thotë ajo se jo vetëm ne që i përjetuam ato gëzime, por edhe  ju që do të lexoni këtë pershkrim nga ky udhëtim mbresalënës, do të gëzoni përmbledhjen në pikat kryesore të vizitës së delegacionit tonë nga Amerika, Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në Romë për kanonizimin e Nënë Terezës dhe në Greci, qyteti që Mbretëria e Napolit dha Skënderbeut dhe trupat e tij në 1461, mbrojetën këtë pjesë të gadishillit Apenin”.

Shirli Klojes DioGuardi, nisë e shpjegonë, se ishin pesëdhjetë e tre anëtarët nga LQSHA, kryesishtë, anëtarët të Drejtorve të Bordit dhe mbështetësit , e saj, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, që ishin atje në Itali, këtë shtator, u bënë pjesë e këtij udhëtimi historik.

Disa prej tyre nga pjestarët e pandarë të delegacionit i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe disa mbështetës të tyre ishin gjatë gjithë vizitës, së tyre në Itali nga 3 Shtataori deri më 7 Shtator 2016:

(Agim & Sadete Aliçkaj (New York) Destan Aliu (Iowa) George dhe Aida Balaj dhe djali Dardan (New York) David & Leze Balaj (New York) , Zef & Lina Balaj dhe djali i Joseph (New York) Valentin & Kathy Balaj dhe djali i Mark (New York) Manny & Angjelina Balaj (New York)Adem Beliu (New York) David & Michal Bojaj (Michigan) Sokol Borshi (Roma) , Joe & Shirley DioGuardi (New York) Zymer & Aferdita Gjonbalaj (New Jersey) , Ramazan Hajdini (Wisconsin) Urim Ibraimi (Gjermani) Agon Kamberi (Gjermani) Ibrahim “Abe” & Merita Kolari (New York) Florin Krasniqi & Danuta (New York) ,Imer & Ajsheja Lita (New York) Sokol & Genta Lulgjuraj (Albania) Rifat Memeti dhe djali Flamur (New York) Shkelzen Metaj (Gjermani), Valdete Murati (Gjermani) Eduart Ndocaj dhe Valentina (Albania) Danny & Theresa Nikprelaj & Djali Dominic & vajza Sandra (Michigan).

Perfshire Marash Nuculaj me gjithe femijet (Angelina, Gjon, & Nora) (Michigan), Leka Rezniqi (Kosova), Mimoza Sejdiu (Germany), dhe Frank and Christine Suozzi (New Jersey).Imer dhe Ajsha Lita  (New Jersey)

Imzot. Hilary Franco, i cili kaloi 26 vjet duke punuar në Vatikan; i cili foli në festimin e 25-vjetorit të Lidhjes Qytetare tonë, në Manhattan më 14 qershor 2015; tregonë Shirli, dhe i cili, është një Këshilltar i Misionit Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, “fluturoi” së bashku me ne në Romë, më 18 gusht për të ndihmuar në organizimin dhe programimin(guiden) e vizitës tonë, në Vatikan.

Imzot. Franco, gjithashtu spejgon ajo i ka akomoduar  në  hotelin e sapo rinovuar dhe të shkëlqyer Hotel Il Cantico, Via del Cottolengo, 50, i cili ndodhet në një distancë të shkurtër në këmbë nga Qytetin e Vatikanit, ku shumë pjesëtarë të grupit, kishin të rezervuar dhomat dhe hotel i cili shërbeu si “selia” LQSHA- në Romë.

Dita e parë : E Premte, 2 Shtator: Arritija në Hotel IL Cantico në Romë

-Joe dhe Shirley u takuan me Imzot. Hilary Franco, për të marr ftesat speciale, biletat në “lozha – balconi“ për ceremoninë kanonizimt dhe për të diskutuar mbi logjistikën për kanonizimin e Nënë Terezës në Vatikan.

Po atë ditë në darkë u organizua një pritje -Buffet, në restorantin e hotelit, e cila ishte e rezervuar vetem për nder të delegacionit të LQSHA. “Kjo, ishte një mundësi e rëndësishme, për të gjithë në grupin tonë, qe kishin arritur më 2 shtator për të shijuar një darkë së bashku dhe për të diskutuar planet e tyre për javën e shtegtimit në Itali” pohon Shirli Cloyes DioGuardi.

Dita e dytë e Shtunë , 3 Shtator:

Ekskursioni  – Tour, në Romën antike, vizitë i Muzeut të Vatikanit, dhe të një pjesë e Pallatit Papal të Vatikanit. Pallatit, që ka strehuar papatin që nga 1377, dhe Kapelën Sistine në fund të galerive, të cilat Papa Julius II , thuhet se i kishte porositur nga piktori i famshëm  Michelangelo, për 10.000 afreske 10,000, të cilat kan një sipërfaqe e cila, e ka mbuluar pjesën të tavanit të kapelës së Bazilikës së Shën Pjetrit.

Joe dhe Shirley janë intervistuar nga Devin Watkins, në seksionin në gjuhën angleze të Radio Vatikanit, e vendosur në Piazza Pia 3, përballet Castel Sant’Angelo, në Qytetin e Vatikanit. Intervista u organizua nga Klaudia Bumçi, një anëtare e lartë e seksionit shqiptar të Radio Vatikanit, dhe kushëririn e mikut tyre, Italo-Shqiptare, Pjeter Naraci, i cili ka udhëtuar nga Trieste, për të qenë me delegacionin LQSHA, për fundjavën e kanonizimit të Nëna Terezes.

Delegacioni i LQSHA, më pas ka vizituar Statujën e Skënderbeut në Piazza Albaneze (në Aventine Hill) dhe vizita, është filmuar e shoqëruar me intervista me Sokol Borshin e Borshit TV në Romë

Duke vizituar shatërvanin në Trevi, dhe ngjitur me Fondacionin Trevi, vendin e quajtur  “Casa Skënderbeu” – Shtëpinë me të dhënat nga mbreti Ferdinand gruas së Skënderbeut, Donika, dhe i biri Gjon, pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468

Në mbrëmje delegacioni nga Amerika i LQSHA, mori pjesë në koncertin Simfonikë, mbarë shqiptar në bazilikën Papale di San Pauolo Fuori Le Mura në qytetin e Romës. Koncert madhështorë dhe nga më të mëdhenjët në botë , ku morën pjesë tre orkestra sfonike, duke përfshirë Orkestrën Filarmonike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe vokalistët njohur Rita Ora, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Ramë Lahaj, Shkelzen Doli, Inva Mula, dhe të tjerët .

Dita e Tretë më 4 Shtator 2016: Mesha e Madhe e Mëshirës, kushtuar për kanonizimin të Nënë Terezës në Shejtore

Delegacioni ka lëvizur 3 orë përpara nisjes së ceremonisë nga Hotel Il Cantico në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila filloi në orën 10:30 paradite dhe përfundoi në 12:30 të drekës, me deklarimin e shpalljes së Shejtë të Nëna Terezes nga  Papa Francis, Bileta që Msgr. Franco sigurojë për delegacionin e LQSHA ishin një ndër kushtet më të mirat në kanonizimin-në atë që quhet “Loggia Del Maggiordomato”, një balcon privatë me pamje ballore me gjithë Sheshin e Shën Pjetrit.

Delegacioni i LQSHA kishte porositur, që çdo anëtar i delegacionit të kishte një flamur të vogël amerikan dhe shqiptar dhe një pin -medalon(stemë) të vogël në thepin e xhaketës me flamurin e bashkëngjitur Shqiptarë dhe SHBA. Joe dhe Shirley, të cilët kishin sjellë me vete edhe shumë artikuj e shkrime  të botura në shtypin e kohës, në lidhje me partneritetin historik mes shqiptarëve dhe italianëve (Librin Albanian Yellow Pages, të Ismer Mjekut, botimin e 19-të, i Albanian Yellow Pages, direktorisë, që tashmë është pjesë e pandarë e Komunitetit Shqiptar në Amerikë. I cili kësaj radhe për risitë që sjell nga botimi, fletë edhe për Familjen arbereshe DioGuardi – në italisht (përkthyer nga arbëreshi amerikan Leo Cirvillo), liber i cili është shpërndarë në fund të ceremonisë së kanonizimit, sidomos, në gazetaret e njerezit e medias në mediat italiane, dhe të huaja prezentë në Sheshin Shën Pjetri.

Dita e katërt E hënë, 5 Shtator:

Pjesmarrje në Meshën e mëngjesit në Sheshin e Shën Pjetrit, për ditën e festës së Nënë Terezës (19-vjetori i vdekjes së saj) të mbajtur nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit

Një vizitë e veçantë mëpastaj e qytetit të Vatikanit, e  cila mund të bëhet vetëm me një përfaqësues të Papës dhe me miratimin e Vatikanit, ishte ajo e pasdites ne Kopshtet Private të Vatikanit , dhe është e mundesuar për delegacionin e LQSHA nga një përfaqësues, me një entitet sovran brenda Vatikanit – e udhëhequr nga Imzot. Hilary Franco.

Një Tour i Bazilikës së Shën Pjetrit, rtual i zakoshem ky ne Vatikan eshte i ky i perdidteshem ne qytetin e Vatikanit

Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, Marash Nuculajn, Leka Rezniqi, dhe Zef Balaj, po kete dite u intervistuan nga Gani Vila, Drejtori ALVTVUSA Televizionit të  Shqiptarëve të Amerikës.

Dita e pestë E martë, më 6 shtator:

Udhëtim në Greci, vendlindja e babait të Joe DioGuardit, ushëheqësit të delegacionit të LQSHA,  dhe i vetmi qytet që mendohet se Skënderbeu ka vënë këmbë në dhe që iu dha Skënderbeut dhe ushtarëve të tij në 1461 për

sukseset e tij për të mbrojtur Mbretërinë e Napolit në betejën historike të Pulias. Në këtë udhëtim ka ndihmuar shumë dhe xhenisa truristike me autobusin e saj komode nnga kompania  Trotta Bus Services.  E cila thone ata ka shoqëruar  grupin e DioGuardit në cep më cep  të Via del Cottolengo dhe Via Gregorio VII. Duke iu dhënë  mysafirëve nga Amerika, një shërbim të shkëlqyer në një autobus komod me pajisje  klimatike , dhe ciceronë për të treguar gjithëçka perfshire edhe muzikë të zgjedhur shqiptare enkas për grupin.

“Kur arritëm në Greci, tregonë Joe dhe Shirli DioGuardi, për gazetën Bota sot, ne u përshëndetem nga Kryetaria e Bashkisë Donatella Martino në zyrën e saj dhe “ambasadoria jozyrtare për Grecin”, Rita Perillo, një Arbereshe e martuar me një italian, që ka qenë miku ynë dhe avokat për Grecin, për njëzet e pesë vjet . Të dyja gratë, fisnike kan shoqëruar “pëllëmbë për pëllëmbë” në çdo vizitë në Greci, grupin, duke u folur atyre ashtu Katundeshe, në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe dhe duke u folur për përpjekjet e këtyre arbëreshëve, megjithse 5 shekuj shpërngulur nga toka shqiptare, për të ruajtur, gjuhën, historinë, kulturën e traditën, tek arbëreshët në Greci, në veçanti. Rita, bile ka kishte nbeldhur edhe disa gra në Greci, ashtu si mblidhen grate shqiptare kur u vine miqte,  për të përgatitur një darkë simbas zakoneve shqiptare, deri në ruajtjene disa perj këngëve e valleve arbereshe , këngë dasame, fejesa, dhe kenge dashurie, e tjera, posaqërisht për grupin e DioGuardit.

Dhe më pas atyre u kan rezervuar edhe vizita në Muzeun Greci, Kishës Katolike, dhe kazermat e lashta të ushtarëve të Skënderbeut, dhe shtëpitë e banorëve të vjetër, plakave dhe pleqeve që gezonin qe po përshëndesnin me atë shqipen e tyre të kohës së Skënderbeut, ate te Katundit ose si e quajne atat Katundeshen.

Dita e 6-të, E mërkurë, 7 Shtator:

Joe dhe Shirley, thanë se janë  takuar me deputetin Eduart Ndocaj, dhe me ndihmën e Agim Aliçkajt në përkthimin e bisedës, kanë diskutuar dhe kan qenë të përqendruar për të diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri.

Shirley dhe Joe më pasë kan pasur një takim – dreke, me pesë anëtarë të Oasa (Organizata Albanischer Studenten und Alumni) -një grup ky i studentëve të diplomuar dhe të diplomuarit në Gjermani – i cili kishte udhëtuar nga Berlini, që të jetë pjesë e delegacionit të Lidhjes Qytetare në Itali. “Ne diskutuam planet e ardhshme të organizatës dhe punës me LQSHA”, deklarojë Shirli Cloyes DioGuardi, pas ketij takimi.

Turi i pasdites, do te vazhdoi me vizitën të sinagogës së Madhe të Romës dhe Muzeun hebre të Romës në mes te Lungotevere Cenci, përgjatë lumit Tevere, dhe Via katalanisht, ku është hyrjae saj.

Dhe më pasë me të afruar mbrëmja ata kan kaluar një darkë me verë dhe ushqime tradicionale të popullit hebre – Anëtarët e grupit LQSHA , cili vizitoi Muzeun hebre të Romës, u vendos në Ristorante alle Fratte di Trastevere, nr. 49, në rrugën me të njëjtin emër dhe ata kalaun një natë të këndëshme në Romë.

Dita e 7-të, E enjte, 8 Shtator: 

Shumica e grupit të LQSHA- u nis për në Nju Jork , Joe dhe Shirley kesaj radhe  udhëtuan me një mik dhe koleg të tyre, Leka Rezniqi, kreu i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, për të parë Trevin dhe Sheshin e Shatërvanin, si dhe Shtëpinë ku qëndrojë  Skënderbeu , si dhe Coliseumin, dhe Pantheonin.

Dita e 8-të, dhe e fundit E Premte, 9 Shtator, ne Rome Itali:

Joe dhe Shirley u takuan me drejtorin e Arkivave hebreje, Dott. Claudio Procaccia, për të eksploruar vendin e quajtur Arkivat e Jetimores, ku gjyshi i madh Joe, thuhet se ishte vendosur nga një grua hebreje.

Joe dhe Shirley, gjithashtu në përfundim të këtij udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm , një udhëtim historik i delegacionit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në Itali,  Vatikan, Romë, Greci – u takuan edhe me Gianfranco De Rosa, producent ekzekutiv i Filmit Europian dhe Komunikimit të Kinemas, brenda studios “Cinecittà Studio”, për të diskutuar me ta, filmin Skenderbeut, që ata, me mbështetjen e anëtarëve të Bordit LQSHA dhe miqtë, e tyre, thuhet se  janë duke punuar me producent dhe aktorë profesionistë në Hollywood për gjashtë vitet e fundit, per ta realizuar.

Perfundimisht, mund te thuhet pa rezerva se kjo vizitë dhe ky shtegtim historik në Shenjtërimin e të Shenjëtes Nëna Tereza ne Vatikan – Romë – Itali, per te gjithe Shqiptaret e Amerikes, tregojë se Mërgata shqiptare në SHBA gjatë gjithë shekullit luajti një rol shumë të rendësishem për çeshtjen kombëtare – çeshtjen Shqiptare.

Historia e Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëjne pjesë në fondin e artë të historisë së përpjekjeve të shqiptarëve në shekullin e fundit të Mijëvjeçarit të Dytë, në mbrojtjen e interesave shqiptare, e në veqanti e Vatres në ruajtjen e sovranitet territorjal dhe të pavarsisë së Shqipërisë, derisa Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pati rol të posaqëm në demokratizimin e Shqiperise post – komuniste,  luftën për lirinë, dhe pavarësinë e Kosovës, intervenimin e NATO-së kundër forcave ushtarako-policore serbe, dhe vazhdimisht LQSHA lobi shqiptare ne Uashington ka qene në mbrojtjen e përpjekjeve të gjithë shqiptarve në trojet e tyre përfshirë Çamërinë .

Filed Under: Reportazh

ZGJEDHJET NË MAL TË ZI DHE SHQIPTARËT E PLAVË-GUCISË

October 6, 2016 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/Nju Jork/shoqatat-e-malesiseNë Plavë dhe Guci janë përafërsisht rreth 1000 votues shqiptarë. Ky është një elektorat i ndjeshëm jo vetëm në atë zonë, që në vazhdimësi po manipulohet. Ky manipulim bëhet duke shfrytëzuar lidhjet personale e familjare si dhe populizmin të shprehur me terma dhe retorika te mirënjohura “A doni qe kështu te dukej mirëqenia e juaj….!!!???” Dhe këtu një rol te madh po luan edhe diaspora.

Në fakt, ne Plave-Guci unë nuk shoh elektorat të mirëfilltë dhe të organizuar ideologjikisht. Ajo që shoh janë vetëm “simpatizantë” të personaliteteve të caktuara. E them këtë sepse nga asnjë subjekt politik nuk kam parë asnjë platformë apo një vizion te qartë. Nuk kam parë asgjë të shkruar qe do të mund ta cilësoja si kontratë me votuesin. Ajo që kam parë janë vetëm fjalë të “THATA”. Dëgjoj fjalime të mbushura me terminologji kinse patriotike, dhe të mbushura me një terminologji që përdoret që njëzet e ma shume vite nga figura të shpenzuara kombëtarisht dhe moralisht.

E çka është ma e keqja, bëhuni gati të dëgjoni edhe për blerje te votave te pleqve dhe te plakave shqiptare në Plavë e Guci me parat e misionarëve të kafeneve të diasporës. Sepse ai është niveli i atdhedashurisë dhe kombëtarizimit te e te ashtuquajturave subjekte të veshura me emrin parti politike që duan thjesht të rrinë në pushtet pa bërë atë që duhet e pa sjellë ndryshimin që duhet.

Mungesa e perspektivës ekonomike dhe e punësimit e rinisë tonë në Plavë e Guci i shtyn ata qe te rreshtohen ne këtë formë organizmi. Kjo ndodh sepse rina e jone për një vend pune fatkeqësisht rreshtohen dhe kinse bahet militant te partive te hallave, të dajave dhe të tezeve. Kështu partitë bëhen klane familjare e nuk punojnë për interesin kombëtar. Dhe, natyrisht, koha kalon dhe armiku ia arrin qëllimit të vet. E ndërkohë, ne merremi me vetveten, mbesim të përçarë dhe mbeturinat hidhen sërish në fushën e shqiptarëve.

Një rol të madh po luan diaspora që po ndikon në vazhdimin e këtyre strukturave familjare.

Vlerësoj se Diaspora nuk duhet te jete dekor i subjekteve politike apo i grupeve te interesit, jo pse me këtë tentoj t’ja mohoj ndokujt te drejtën bazë të shprehjes së vullnetit të lirë. Këmbëngul në këtë pikë sepse vlerësoj që specifikat e Plavë-Gucisë nuk mund te na dhurojnë një luks të tillë për t’u bërë edhe ne në mërgim pjesë e ndarjeve apo e dobësimit të faktorit shqiptar në vendlindje e në atë trevë. Plaga e rëndë e mërgimit e ka sjellë qënien dhe ekzistencën e qënies shqiptare në rrezik në ato treva. Andaj diaspora që vjen nga Plavë Guci duhet të ndihmojë vendlindjen me projekte dhe me investime e jo me rreshtime klanore dhe partiake që vetëm ndikojnë në vazhdimin e gjendjes. Nuk është e shëndetshme kjo situatë sepse kjo qasje e futjes së Diasporës në rreshta partiakë e ka efektin e kundërt e negativ edhe këtu në SHBA. Sepse ndasitë që lindin në Plavë e Guci reflektohen mbrapsht dhe kjo dobëson dhe përçan edhe vetë diasporën tonë shumë të fuqishme numerikisht e materialisht.

Financimi i subjekteve të ashtuquajtura politike nga diaspora pa marrë parasysh shumën e dhuruar për blerjen e votave nuk behet për çështjen kombëtarë. Kjo bëhet për t’ua zgjatur jetën klaneve dhe grupeve lokale të interesit dhe njëkohësisht është edhe përulje e subjektit ne fjalë para interesit te individit të caktuar.

Prandaj duhet që edhe në këto zgjedhje të shkojmë të bashkuar, me mendësi tjetër, me program te qarte, dhe duke mbajtur parasysh interesat kombëtare në këtë trevë të rëndësishme dhe jetike për kombin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Plave-Guci, shqiptaret, Zgjedhjet ne Mal te Zi

NJË URIM PËR PRINCIN LEKA II

October 6, 2016 by dgreca

( Me rastin e martesës me Zonjushën Elia Zaharia )

pic-1pic-2

pic-4NGA HARRY BAJRAKTARI/

Jam shumë i lumtur që më 8 Tetor 2016 jam i ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohet me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku do të marrin pjesë  shqiptarët nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja e të familjeve mbretnore. Kjo dasëm konsiderohet darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat,  pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.

E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më jipet rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I. Ai ishte mik i imi, i babait  dhe gjyshit tim, Metë  e  Musli Bajraktari.

Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA,  në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.

Tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija,  kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj. morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.

Një koincidencë e këndshme: babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë. Në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, unë, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Geci nga New York-u morëm pjesë në inagurimin e kompleksit të Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe në luftën e fundit. Në këtë manifestim ishte edhe Leka Zogu I dhe mbretërsha Susan. Në shenjë respekti, Këshilli organizativ i kësaj ngjarje historike, më vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte Lartmadhnia e tij. Me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogun I vizituam edhe qytetin e Gjakovës ku nga qytetarët dhe kryetari i komunës Aqif Shehu na u bë një pritje e përzëmërt. Në këtë manifestim fola edhe unë për lirinë e fituar. Leka Zogu I ishte tepër i entuziazmuar që vizitonte Kosovën dhe shprehte admirimin që shqiptarët e kësaj pjese etnike e kishin mbështeur babain e tij, Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve.  Po në këtë vit, më 2003, me Leka Zogun I dhe Mbretëreshën Susan ishim në një pritje te përzemërt tek familja e Ramush Haradinajt në Gllogjan të Deçanit. Traditën  miqësore  e kam vazhduar deri sa ai ishte gjallë. Me mikun e shqipetareve, kongresmenin Eliot Engel, Mbretin Leka Zogu I dhe Mbretëreshën Susan e takuam në Shqipëri edhe në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Gjithashtu me Prince Leka II, une dhe kongresmenin Eliot Engel, u takuam dhe ne Shtator 2016 ne Tirane.

Kjo dasëm e Princit Leka II do të jetë edhe një referndum për shqiptarët.

Princit Leka II dhe Zonjushës Elia Zaharia, une dhe zonja ime, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor, i urojme thellësisht nga zemra trashëgim, fat dhe jetë të lumtur bashkëshortore, si dhe vazhdimin e rrugës së fronit Mbretëror.

Nga Harry Bajraktari*

New York, Tetor 2016

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro- Amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, me rastin e marteses, Princit Leka II, Urim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2449
  • 2450
  • 2451
  • 2452
  • 2453
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT