JAHMIR HYKA, VLERESOHET NGA UEFA SI “LOJTARI I NDESHJES”/
Kombëtarja kuq e zi me De Biasin në krye arriti të përmbushë synimin duke siguruar fitoren ndaj skuadrës modeste të Lihtenshtejnit, e cila në përgjithësi u shërben skuadrave të mëdha për të rregulluar golaverazhin.Kuqezinjtë siguruan një fitore të pastër 2 me 0 në fushën e Lihtenshtejnit, c’ka bën që kuqezinjtë të sigurojnë pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018 dhe të kryesojnë grupin.
Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, goli i parë erdhi nga një kros i Roshit në zonë dhe aty mesfushori Jahmir Hyka gjuan fort me kokë, portjerit i shpëtoi topi nga duart.Goli i dytë pati për arkitektë dy shkodranët, kur krosimi i Elseid Hysaj gjeti kokën e Bekim Balajt, i cili një minutë më parë kishte humbur një mundësi të artë, ku gjuajtaj e tij e rrezikshme u prit nga portiere vendas. Pra 2 me 0.
Traineri De Biasi u shpreh pas ndeshjes “Është një ndeshje që luajtëm mirë, por mund të luanim edhe më me shumë kualitet. Morëm një rezultat që na jep besim në të ardhmen dhe që nuk është i lehtë të merret. Luajtëm ndryshe këtë herë, ashtu siç edhe kemi bërë kohët e fundit. Por me vjen mirë që bëmë gol dhe sidomos Balaj, që kishte nevojë të vazhdonte në ritmin e ndeshjeve të mira që ka bërë kohët e fundit. Kjo për mua është një kënaqësi e madhe”, vleresoi De Biasi. Traineri vleresoi Jahmir Hyken, i cili i vleresua edhe nga UEFA si njeriu i ndeshjes.
Ndërkohë për grupin tonë luhej në Torino dhe në Shkup. Italia vendase në Torino arriti të barazojë Spanjën me penallti, 1 me 1. Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi.
Në Shkup, në kohën shtesë Maqedonia e kishte mudnësinë e artë të barazonte me penallti, por që u prit nga portieri izraelit. Kjo ndeshje përfundoi 2 me 1 për Izraelin.