( Me rastin e martesës me Zonjushën Elia Zaharia )
Jam shumë i lumtur që më 8 Tetor 2016 jam i ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohet me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku do të marrin pjesë shqiptarët nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja e të familjeve mbretnore. Kjo dasëm konsiderohet darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat, pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.
E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më jipet rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I. Ai ishte mik i imi, i babait dhe gjyshit tim, Metë e Musli Bajraktari.
Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA, në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.
Tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija, kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj. morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.
Një koincidencë e këndshme: babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë. Në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, unë, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Geci nga New York-u morëm pjesë në inagurimin e kompleksit të Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe në luftën e fundit. Në këtë manifestim ishte edhe Leka Zogu I dhe mbretërsha Susan. Në shenjë respekti, Këshilli organizativ i kësaj ngjarje historike, më vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte Lartmadhnia e tij. Me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogun I vizituam edhe qytetin e Gjakovës ku nga qytetarët dhe kryetari i komunës Aqif Shehu na u bë një pritje e përzëmërt. Në këtë manifestim fola edhe unë për lirinë e fituar. Leka Zogu I ishte tepër i entuziazmuar që vizitonte Kosovën dhe shprehte admirimin që shqiptarët e kësaj pjese etnike e kishin mbështeur babain e tij, Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve. Po në këtë vit, më 2003, me Leka Zogun I dhe Mbretëreshën Susan ishim në një pritje te përzemërt tek familja e Ramush Haradinajt në Gllogjan të Deçanit. Traditën miqësore e kam vazhduar deri sa ai ishte gjallë. Me mikun e shqipetareve, kongresmenin Eliot Engel, Mbretin Leka Zogu I dhe Mbretëreshën Susan e takuam në Shqipëri edhe në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Gjithashtu me Prince Leka II, une dhe kongresmenin Eliot Engel, u takuam dhe ne Shtator 2016 ne Tirane.
Kjo dasëm e Princit Leka II do të jetë edhe një referndum për shqiptarët.
Princit Leka II dhe Zonjushës Elia Zaharia, une dhe zonja ime, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor, i urojme thellësisht nga zemra trashëgim, fat dhe jetë të lumtur bashkëshortore, si dhe vazhdimin e rrugës së fronit Mbretëror.
Nga Harry Bajraktari*
New York, Tetor 2016
*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro- Amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.
Fatbardha Pali says
E nderuar Familja më e re mbretërore Leka || dhe Elia Zaharia,
Ju urojmë gjithçka që është e bukur, e thjeshtë, e madhërishme, fisnike, si nji çift me tipare hyjnore shqiptare. Ju kemi ndjekur nëpërmjet filmimeve, librave, emisioneve televizive dhe kemi ndjerë se ju duam e ju ŕrespektojmë jo vetëm si çift që mbartni bukurinë rinore, por edhe si trashëgimtarë të denjë të Familjes Mbretërore Shqiptare.Nga paraardhësit tanë, farefis e familje kemi rezervuar e ruajmë në kujtesë fjalët më të mira dhe ŕrespekte për Familjen Mbretërore. Vëllai im i madh, i ndjeri Mehmet Sinella, ka qenë anëtar i Partisë Legaliteti deri në fund të jetës së tij. Daja i Nanës time, Z. Selim Kasa shërbeu si shoferi i taksisë me të cilën dërgoi Mbretin Zog me Familjen, deri në kufirin e Shqipërisë me Greqinë, në ndihmë për tu larguar nga Shqipëria. Kjo për shkak të krijimit të kushteve të paqëndrueshme të Familjes Mbretërore në Shqipëri.
Ju urojmë jetë të lumtur, të gjatë, me trashëgime me shumë djem (për vazhdimësi), të denjë për ruajtjen e trashëgimisë Mbretërore në Shqipëri! E ndjejmë se dasma juaj do të ndiqet nga të gjithë shqiptarët, në gjithë Botën, do të filmohet e fotografohet, madje, ndonji tablo edhe do të pikturohet me shumë zell nga Znj Elia, e cila me dorën e saj të mëndafshtë, do të shumëfishojë ďisa kopje, për ta patur në shtëpi si simbol të dashur.
Me shumë rrespekt e sinqeritet
Shqiptari Petrit Pali me Familjen e tij
Banues në Brooklyn, New York, USA