• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI NISHANI, MYSAFIR I FAMILJES HYSENAJ

September 21, 2016 by dgreca

1-presid-sejdi
2-sejdiNEW YORK CITY :  Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, i cili ndodhet në New York, për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë qëndrimit në New York, u pritë mbrëmë edhe nga bashkëatdhetarët tanë, i ftuar në një pritje vllazërore nga familja patriote Hysenaj, nga Malësia e Gjakovës.
Në pritjen e organizuar nga zoti Sejdi Hysenaj me bashkëshorten e tij Shaken, dhe djalin Petritin, mori pjesë veprimtari i njohur i komunitetit zoti Elmi Berisha, me të bijën e tij, si dhe disa anëtarë shumë të afërt të familjes Hysenaj, në New York dhe New Jersey.
Kjo ishte një pritje ndryshe nga çfarë kemi parë më parë. Nuk ishte një pritje nga ato me fjalime dhe pompozitete, por një nderim dhe një respekt, që një familje patriote shqiptare në disaporë, dha për kreun e shtetit shqiptarë dhe familjen e tij – një pritje mjaft miqësore, vllazërore, që ka pasur një ngrohtësi më të vërtetë shqiptare.
Në fjalën e tij, të mirëseardhjes, mikëpritësi zoti Sejdi Hysenaj, tha se : “Nëse dikush mund të sjellë shërim të kombit tonë, nga që mbart edhe sot shenjat e një të kaluare të dhimbshme, atë të atyre ndasive tona, ideologjike që na la fatkeqësisht regjimi i kaluar komunist i Enver Hoxhës, për 50 vjet në diasporë, atëherë ai person, është për mendimin tim “ si askush tjetër përveç se H.E.Bujar Nishanit. “
President Nishani nga ana e tij, duke ju faleminderuar për pritjen, tha se e priti me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë dark miqesore, me familjen Hysenaj, duke shprehur njëhereshit edhe respektin për të gjitha familjet shqiptare në diasporën shqiptare në Amerikë, e cila u shpreh ai nga do që ka vajtur dhe është takuar me shqiptaret në Amerikë, dallohen se po i ruajnë ashtu të pastra traditat tona kombëtare, dhe shqiptarët e Amerikës, dhe janë duke ua trashëguar fëmijëve të tyre në diasporë.
 “Më vjen mirë, që po takojë një prej familjeve të vjetëra shqiptare në diasporë, emigruar 70 vjet më parë, nga Malësia e Gjakovës, Tropoja, e cila sot  jetonë në Nju Jork, dhe i ka ruajtur si të gjtiha familjet shqiptare në diasporë traditën , gjuhën dhe kulturën tonë kombëre, mikëpritjen, bujarinë dhe respektin për njeri tjetrin – Ju faleminderit, suksese dhe lumturi në familjen tuaj ” tha Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.. Bujar Nishani.(Beqir SINA)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, i ftuar nag Sejdi Hysenaj, presidenti Nishani

A do të jetë Senatorja nga Filipinet, Sekretare e përgjithshme e OKB-së?

September 21, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/
1-beqir-sina
-Pasuse e Ban Ki-Moon – një grua për herë të parë në historinë e Organizatës së Kombeve të Bashkauara – OKB./
*Lila de Lima, është kryetaria e nëntë e historisë 70-vjeçare të organizatës së Kombeve të Bashkuara. 
 UNITED NATIONS NY : Sipas, agjensisë së lajmeve Emirates news online.com, thuhet se me termin e tanishme të përfundur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkauar, Ban Ki Moon – ka njoftuar sot, se ka “lënë” trashgimtarin e tij ,  personin që do të bëjë zëvendësimin e tij . Ajo do të jetë Senatoria e Philipineve, Leila de Lima, e cila është gruaja e parë që do të zgjidhet në atë pozitë aq të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkauara – OKB.
Lima, deri sa erdhi në emrimin e saj – sot ka aritur për të “mundur” 10 burra të tjerë, madje edhe diplomat me shumë përvojë në sferën ndërkombëtare, duke përfshirë njerëz të tillë si Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres, i cili i printe listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, ose ai ish presidentit slloven Danilo Türk.
Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos Leila de Lima, ishin me ish kryeministrin e  Portugalisë  Antonio Guterres dhe ish presidentin slloven Danilo Türk,: Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci)
– Pas diskutimeve të saj të parë – të fsheta ose si thirren ndryshe “pas dyerve të mbyllyra”, ndonjëherë, edhe zyrtare, por edhe “private”, simbas rregullave ka qenë Ban Kin Moon ai që deklarojë pasuesin e tij në zgjedhjen për postin të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
 Lila de Lima, është kryetaria e nëntë e historisë 70-vjeçare të organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zonja Lima, do ta marrë detyrën e Skeretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkauar në janar të vitit 2017 dhe do të jetë në detyrë deri në përfundim të mandatiti pesë vjeçar, dhe me një mandat të dytë në se zgjidhet, po ajo, pra i takon deri fund të qëndrimit të tij 10-vjeçare, deri më 31 dhjetor të vitit 2027.
Në bazë të Kartës së OKB-së, zyrtari më i lartë i Organizatës së OKB -së, emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.
Karta e OKB-së, thotë për mënyrën se si Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet, në bazë të nenit 97, ku thuhet se kandidati “do të emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.”
Në seancën e tij të parë në vitin 1946,  AP miratoi rezolutën A / RES / 1/11, duke përcaktuar që Këshilli i Sigurimit të marrë rolin udhëheqës në procesin e përzgjedhjes, dhe për këtë të bien dakord për një emër të vetëm në një takim privat, që të kalojë këtë emër më pas deri në Asamblenë e Pergjithshme, me votim një anëtar – një votë.
Nga selia e OKB në New York, bëhet e ditur se këtë vit, Asambleja e Pergjithshme, mori një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes, me qëllim për ta bërë atë më transparent dhe gjithëpërfshirës. Për herë të parë në histori, kandidatët janë pyetur të paraqesin kandidaturat e tyre dhe të marrin pjesë në disa prej brifingjeve joformale në AP.
Gjithashtu, së bashku me seancat joformale, kjo ka qenë hera e parë që OKB-ja ka mbajtur debatin e saj të parë ndonjëherë televiziv në nivel global trasmetuar në Programin e ditës në formatin Townhall-style në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ku 10 nga 12 kandidatët e konfirmuar, u morën në pyetje nga diplomatët dhe publiku i gjerë.
 Nga burimet diplomatike në New York, gazeta Bota sot kishte mësuar se Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.
Mendohet se në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, „fitore“ dhe suksesin më të madh e patë arritur ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres.
Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres i prite listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, deri një javë më parë .
Në këto votime, secili anëtar i Këshillit të Sigurimit, mundet të deklarohej për secilin kandidat përmes tre opcioneve: „inkurajon; „nuk inkurajon“ dhe „nuk kam mendim“.
Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhet të bëj të ditur zgjedhjen e re  deri në fund të muajit shtator, para 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Më parë gjatë muajit, shtator Ban Ki Moon kishte deklarua se zëvendësimi i tij duhet të jetë një grua. Sipas Ban “është koha tani” për sekretarin e përgjithshëm të femrave, duke theksuar se gratë duhet të jenë të barabartë në OKB me burrat.
Kjo është hera e parë që një grua po mban rolin udhëheqës në Kombet e Bashkuara që nga formimi i saj në 1945.
Leila de Lima është një avokate Tagalogishte dhe Senator. Ajo u emërua nga Presidenti Arroyo, si Kryetar i Komisionit Filipine për të Drejtat e Njeriut në maj 2008. Ajo shërbeu komisionin deri më 30 qershor 2010, pas dorëheqjes nga kryesimit të saj që të pranojë emërimin e saj nga Presidenti Benigno S. Aquino III si Filipinet  – Sekretare e re i Departamentit të Drejtësisë.
Ajo dha dorëheqjen nga kjo detyrë pesë vjet më vonë, më 12 tetor 2015, që të përqëndrohej në kandidaturën e saj për një vend në Senatin e Filipineve në atë që atëherë ishte një 2016 zgjedhjet e përgjithshme në Filipine. Ajo përfundimisht fitoi një nga dymbëdhjetë vende të kontestuara dhe do të shërbejë si një senator Filipine në Kongresin e 17 filipinas.
1980: Ajo u diplomua në vitin 1980 në Universitetin De La Salle me një gradë të AB Historisë.
1985: Ajo vendosi në vendin e 8 Filipinet në vitin 1985 me Provimin e Jurisprudencës me një vlerësim 86,26%.
1985: Ajo përfundoi një Bachelor të saj diplomimin në shkollën e Ligjeve (Salutatorian)  gradën në Kolegjin San Beda e Ligjit në vitin 1985.
2008: Ajo është emëruar nga Presidenti Arroyo, si Kryetar i Komisionit Filipine për të Drejtat e Njeriut në maj 2008.
2010: Ajo shërbeu në atë komisionin deri më 30 qershor 2010, pas dorëheqjes nga kryesimi i saj të ajo pranojë emërimin e saj nga Presidenti Benigno S. Aquino III, si Sekretari i ri i Departamentit të Drejtësisë të Filipineve.
2010: Më 2 korrik 2010, De Lima mori drejtimin e Departamentit të Drejtësisë Filipine.
2015: Më 27 gusht, 2015, de Lima ndihmuar Isaias Samson, një ministri dëbuar i Iglesia ni Cristo, asitojë në paraqitjen e një rasti kundër sektit.

Filed Under: Kronike Tagged With: OKB, Sekretare e pergjithshme, Senatorja filipinase

Mjerimi i vetëdijes historike

September 21, 2016 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

Bota e qytetëruar përpiqet që historinë ta sjellë sa më reale, mbështetur në një aparot të mirëfilltë shkencor, pa ngarkesa emocionale e romantizma, pa hiperbolizma e fanatizma, pa subjektivizma krahinorë e pa hamendësime ideologjike.

Historia, është çmimi i kujtesës që ndrit të shkuarën, programon të tashmen dhe  tërheq vëmendjen e shoqërisë drejt së ardhmes. Gjatë viteve të komunizmit jemi lodhur me gënjeshtrat e neveritshme të një armate historianësh të pandërgjegjshëm, të cilët vunë në funksion të diktaturës, gjithë energjitë e tyre, sa sot i gjithë opinioni e pohon nevojën për ta rishkruar historinë nga e para, edhe pse ka ende zëra që thonë se “edhe një retushim do të ishte i mjaftueshëm”, propozime që vjen kryesisht nga ata të cilët, e kanë të vështirë të shohin përmbysjen e tezave të tyre pseudoshkencore.

Shkrimtari dhe mendimtari anglez , George Orwell, shkruan : “Rruga më efektive për të shkatërruar njerëzit është dënimi dhe fshirja e kuptimit të historisë tyre!”.

Fshirja e kuptimit të historisë i pat dhënë dhe vazhdon t’i japë efektet e veta edhe në në periudhën postkomuniste. Konfuzioni dhe çorientimi i klasës politike është vetëm njëra nga dëshmitë e shumta e kësaj pasoje. Dëmi tjetër dëshmohet nga fakti se rëndom pranohet një nivel i ulët kulturor, që është dukshëm i pamjaftueshëm për sfidat historike të shekullit të parë të mijëvjeçarit të tretë. Vetëm një grup i vogël studiuesish konseguentë, si dhe puna tejet e vështirë që menaxhon Instituti i Studimit të Krimeve të Diktaturës, ka dhënë disa fryte vërtet të dobishme lidhur me ndriçimin e periudhës së komunizmit në Shqipëri. Krahas tyre janë për t’u shënuar  edhe botime me kujtime apo ditarë të ish të vuajturve dhe familjareve të tyre, të cilat edhe kur nuk japin të dhëna që i shërbejnë çështjeve madhore historike, prapëseprapë, ato vlejnë sepse dokumentojnë shkallën e lartë të terrorit dhe krimit shtetëror. Historianë  e studiues si Uran Butka, Kolec Topalli, Romeo  Gurakuqi etj, kanë shkruar studime e monografi të rëndësishme për ngjarjet kryesore të historisë së dekadave të pushtetit komunist. Rrugëtimi i tyre ka ndeshur dhe ndesh shpesh në ato vështirësi që lidhen me dokumentacionin që sot gjindet i shkapërdarë në xhunglat arkivore të shtetit, të cilat, sidomos në lidhje me të përndjekurit politik apo klasën e të përmbysurve, siç e quhej dikur, deri në 1991, ruheshin të plota madje me indekse të gatshme për t’u përdorur edhe në raste urgjente. Kuptohet që veprat e këtyre studiuesve, mund të mos jenë të mirëpritura nga grupi i historianëve të tezave të historigrafisë totalitariste, por a janë ato burim referimi, për ata të cilët, të paktën për trashëgimi, duhet t’i kishin lexuar këto vepra qoftë edhe për hir të unitetit kulturor?! Mjerisht, duket se jo.

Lexova së fundi dy shkrime të njëpasnjëshme për “Kryengritjen e Postribës”, si “kryengritja e parë” antikomuniste në Shqipëri. Nderim për të martirët Kryengritjes së Postrribës, të cilët, i dëshmuan botës jo vetëm trimërinë legjendare, por edhe vetdijen e lartë politike, duke kërkuar demokraci, kur e gjithë Europa lindore ishte zhytur nën terrin e komunizmit. Por ajo nuk është kryengritja e parë. Tetëmbëdhjetë muaj më parë, në Malësinë e Madhe, më saktë në aksin Shkrel-Kastrat-Këlmend, në harkun kohor janar – shkurt 1945, është zhvilluar kryengritja antikomuniste e Malësisë, ndërkohë që rezistenca kreshnike e kësaj treve ndaj forcave të ndjekjes, ka zgjatur deri në pranverën e vitit 1946. Unë nuk mund ta kuptoj se si antikomunistët në vitin 2016 të shfaqen përtej një uniteti kulturor me dy apo tri histori që kundërthonë rendin kronologjik të ngjarjeve. Këtë gjë, unë nuk mund ta konsideroj ndryshe veçse shprehje të mjerimit të vetdijes historike.

Fatmirësisht, gjatë lëvizjes demokratike për përmbysjen e komunizmit dhe instalimin e demokracisë në Shqipëri, kam njohur mjaft nga pjestarët e familjeve të Kryengritjes së Postrribës, me të cilët kam pasur nderin të bashkëpunoj për të njëjtat ideale. Duke qenë dhe unë me prejardhje nga e njëjta shtresë, kam ndarë vazhdimisht me miqtë nga Postrriba të njëjtën ndjeshmëri dhe të njëjtin respekt për vlerat e përbashkëta.

Kemi folur për dy lëvizjet e asaj kohe, të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe” dhe “Kryengritjes së Postrribës”. U kam shpjeguar për luftën antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945, për rezistencën dhe terrorin, për qindra të pushkatuar, për burgosjet,  për shtëpitë e djegura dhe të plaçkitura, për internimet e panumërta në kampet famëkeqe. Pinjollët e familjeve të patriotëve të Postrribës më patën treguar se si dhe familjet e tyre ishin ngritur në vitin 1946 duke marshuar me armë në dorë kundër komunistëve në Shkodër, mjerisht duke pësuar të njëjtin fat si kryengritësit e Malësisë së Madhe. Bisedonim për kohën e shkuar por dhe për ditët që ne ishim protagonistë, e natyrisht për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme ashtu siç e kishin dëshiruar dhe ëndërruar edhe të parët tanë. Nuk  rrihnim gjoksin, se kush ishin të parët e kush të dytët. Ishim pjesë e së njëjtës njësi vlerash, dhe ndjenim edhe përgjegjësinë për ta ruajtur atë unitet.

Në mos gabohem, me 9 Janar të Vitit 1991, në mitingun që organizoi PD në  Bajzë, Dodë Kaçaj,  lartësoi  pas 46 vjetësh, të gjithë  emrat e nacionalistëve të  Malësisë së Madhe, që u pushkatuan, u burgosën dhe interrnuan. Shtypi i PP-së volli vrer ndaj mitingut dhe figurat e nacionalistëve i përdhosi edhe një herë si kuislingë e tradhtarë. Ai ishte mitingu i parë publik që lartësonte martirët e lirisë, ndërsa Enver Hoxha u krahasua me Hitlerin. Doda u kërcënua me vdekje, poashtu edhe Azem Hajdari, i cili në fjalën e tij sulmoi ashpër Ramiz Alinë. Të gjendur në atë atmosferë të vetdijes së lartë politike, besonim dhe shpresonim shumë, ndoshta edhe sepse jehona e ngjarjeve të mëdha historike ishte në kulmin e vitalitetit të vet.

Më vonë,  pinjolli i familjes së madhe patriotike  Butka, Uran Butka, trokiti derë me derë për të ndriçuar këtë histori të varrosur nga diktatura. Ai nuk u lodh kurrë duke pyetur dëshmitarët e mbijetuar të asaj kohe dhe duke gërmuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, realizoi një vepër monumentale historike: “Kryengritjet e Para Kundërkomuniste”. Kjo vepër madhore na ka dhënë tablonë e ngjarjeve në dimensionet e tyre historike, shkaqet dhe rrethanat në të cilat linden kryengritjet, pasojat e shtypjeve të tyre, jo vetëm në planin lokal e individual por si humbje mbarëshoqërore. Vepra e Butkës nuk ka në faqet e veta asgjë për t’u kontestuar. Sigurisht, ajo mund të pasurohet me daljen në dritë të dokumenteve të reja, por esencialja, ajo që shërben për ta përcjellur mesazhin historik tek lexuesit është dhënë, dhe për këtë, përveç lëvdatave, autorit i duhet dhënë respekti maksimal duke ia lexuar veprën me mirënjohje, dhe jo duke ia injoruar atë, siç u bë me apo pa dashje në shkrimet e fundit

Me veprën e tij “Kryengritjet e para antikomuniste në Shqipëri”,  Z. Butka bëri që psudohistorianët të turpëroheshin duke u bërë dëshmitarë të përmbysjes së tezave të tyre. Butka na ofroi krahas veprës edhe modelin e historianit modern. I tillë nuk është thjesht ai që mbaron shkollën për histori, por cilido studiues, që duke u mbështetur në metoda rigorizisht shkencore, gjurmon të vërtetat historike dhe i pasqyron me vërtetësi ato. Vetë historiografia botërore na ka dhënë shembuj të shkëlqyer të këtij modeli. Por ne s’kemi pse shkojmë larg. Shqiptarët,  “Historinë e Skënderbeut”,  e mësuan nga një prift shkodran, Marin Barleti, i cili duke iu qasur humanizmit, u bë ndër humanistët më të rëndësishëm të kohës! E pra, me Barletin shënohet edhe lindja e historiografisë shqiptare.

Çka ndodhi me shkrimet për Kryengritjen e Postrribës e natyrisht edhe me fjalimet e mbajtura me rastin përkujtimor, i shkon për shtat më së miri atyre që shohin në këtë diskordancë kulturore mungesën kohezionit dhe të vitalitetit të vetdijes historike, e po ashtu fragmentarizmin, krahinorizmin dhe egoizmin në rradhët e shtresës së ish të përndjekurve politikë. Mjerisht këto gabime janë bërë edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike të qendrës së djathtë!

E vërteta është se, “Kryengritja e Postrribës” nisi një vit e tetë muaj pas “Kryengritjes Malësisë Madhe”. Malet e Malësisë së Madhe me në krye Kelmendin luftuan me javë (!) kundër Briagadave  I, XXIII, XXIV *. Vlen për t’u theksuar se Brigadat e komunistëve në shtypjen e kësaj kryengritjeje u mbështetën  dhe nga ushtria Jugosllave! Pra, Internacionalizmi Proletar, kundër Nacionalizmit Shqiptar! Ky ishte definicioni i asaj lufte. Ka pasur përpjekje për ta ndryshuar këtë definicion, duke e quajtur si luftë vëllavrasëse. Nuk është bërë pa qëllim. Të fshihen fajtorët. Komunizmi dhe  Nacionalizimi nuk kanë asgjë të përbashkët vëllazërore.

Nacionalizmi dhe Komunizmi janë dy teori  të ndryshme si në filozofi dhe praktikë.  Komunizmi nuk ka atdhe! Beson në internacionalizëm proletar, nuk njeh  besimin në Zot dhe pronën private …, Nacionalizmi ka atdhe, beson dhe mbron vlerat e veta, të popullit të vet, ruan  pronën dhe besimin si vlera të çmuara të civilizimit dhe identitetit kombëtar.

Dhe pse  kanë kaluar disa vite dhe të vërtetat janë shtjelluar si në bazë të arkivave të diktaturës, apo dhe dëshmive të të mbijetuarve, bëhen të njëjtat gabime. Injorimi i fakteve dhe të vërtetave historike, me termin më të butë mund të quhet diletantizëm. Dhe këtu lind përsëri një problem identiteti.  Diletantizmi nuk është tipar i forcave të djathta. Mos ndoshta e djathta shqiptare ka nevojë për një skanim multidimensional të vetvetes, aq për më tepër kur dëshmon tashmë hapur se nuk e njeh as historinë e vet?!  Si lejohet që diletantizmi të shndërrohet në modus vivendi tek e djathta pse përvoja historike na mëson se me diletantizëm nuk mund shkohet përpara. Shkenca e historisë nuk është laropitë*.

Amerikanët kanë një frazë  të bukur : “Enough is enough!”  që shqipërohet, “Nuk do të tolerohet më”!

Nuk do t’u bëj analizë shkrimeve të fundit e as fjalimeve të mbajtura në Përkujtimoren e Lëvizjes së Postrribës. Nëse do ta bëja veç do të përsërisja ato që ka shkruar për mrekulli Z. Butka. Unë e kam lexuar veprën e tij dhe u them të gjithëve që duan vërtet të respektojnë gjakun e martirëve: lexojini të vërtetat ashtu siç e kërkon detyrimi ndaj veprës dhe gjakut të martirëve. Ruani unitetin kulturor të shtresës së cilës i përkisni. Bëjeni këtë edhe duke respektuar veprat e historianëve seriozë, lexojini ata që të kuptoni edhe madhështinë e veprës së martirëve të demokracisë. Ata nuk luftuan për të parë as për të dytë, ata luftuan për një kauzë, të cilën ne  akoma sot e kësaj dite nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë si sakrificë sublime, por lurtojmë artificialisht sedra private e lokale në mënyrë të dëmshme. Një lexim i keq i historisë e akoma më keq mosleximi i saj s’ është tjetër veçse shenjë e mjerimit të vetëdijes historike. Datat janë data, faktet janë fakte, dhe ato në histori nuk lexohen së prapthi!

  • Butka, “Kryengritjet e Para Kundërkomuniste” F,116.
  • Laropitë = Lloj lakrori që bëhet me miell misri dhe me barishte të ndryshme të përziera me djathë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: alfons Grishaj, Mjerim, vetedije historike

DUHET TË NGREMË ZËRIN KUNDËR FONDAMENTALISTËVET

September 21, 2016 by dgreca

Intervistë  e gazetarit  Antonio Ferrari me Mbretëreshën RANIA të Jordanisë/

E përktheu për DIELLIN Eugjen Merlika/                                      

Është një grua që shumë e ëndërrojnë si bashkëshorte, si bijë, si nënë, si motër. Duhet të pranoj se bukuria e saj nuk është e para në cilësitë e saj. Mbretëresha Rania e Jordanisë është e zgjuar, e ditur, bujare, thellësisht njerëzore. Është një grua e vërtetë, një myslimane që e din dhe e dëshmon çdo të thotë Islam, fe e jetës e jo e vdekjes. Në pritje për të arritur n’Itali, në Firence, për të marrë më 11 shtator Humanitarian Award nga i madhi Andrea Bocelli, ka vendosur të më japë një intervistë eskluzive e, duke mbajtur parasysh kohët e vështira, tepër të rrallë për Corriere della Sera, që e priti si mike në Milano, në Via Solferino, më 2001. Por është edhe pohimi i një ndjenje të madhe admirimi dhe dashurie që Rania ushqen për Italinë.

Madhëri, bota është në pështjellim, me dhunë e rrëmuja që kërcënojnë jetën tonë të përditëshme. Ju jeni një grua guximtare, një optimiste e lindur. Si mendoni, çfarë duhet të bëjë secili prej nesh për të gjetur pak qetësi e kthjelltësi ?

            “Po, duket se çdo javë na sjell një tmerr të ri. Terrorizmi, njerëzit që hidhen n’erë, e të tjerë fakte dhune pa dallim, kanë krijuar një realitet të ri global që, jo vetëm tejkalon kufijtë kombëtarë, por, siç kujtuat juve, edhe caqet vetiake të jetës sonë. Muajt e fundit na kanë lënë ndiesinë se jemi të gjithë në vijën e parë. Civilët e pafajshëm nuk janë më “dëmet anësore”, por “shënjestra të kërkuara”. Frika është një kundërveprim i natyrshëm dhe i arsyeshëm, por mund të frymëzojë mendime e veprime të paarsyeshme. Ndikon vendimet që marrim : ku të udhëtojmë, për kë të votojmë, cilat vlera e parime janë më të rëndësishme për ne. Nëse do të lemë frikën të mbizotërojë, ajo do të minojë besimin, hapjen kundrejt të tjerëve, bashkëpunimin….. E, n’analizë të fundit, përparimin njerëzor. Ja sepse mendoj se është themelore të kujtojmë se vlerat e bindjet tona janë më të fuqishme se ato të skajorëve. Dhe është po aq e rëndësishme që të mos bëhemi të pandjeshëm, të mos humbasim mëshirën dhe njerëzinë tonë, të mbetemi të ngarkuar mjaftueshëm për të synuar të ndërrojmë gjërat, a së paku të provojmë.”

Juve, Madhëri, keni hartuar projekte të rëndësishme në mbështetje të grave e fëmijëve. Është e llahtarëshme të shihen kaqë viktima të reja në kaq luftëra pa kuptim në botë. Jemi të tronditur nga padrejtësia e gjithë kësaj. Ҫfarë do t’i thoshit fëmijëve tuaj më të vegjël ? Ҫfarë dëshironi të bëni për t’i mbrojtur ?

            Madhësia e tragjedive më të fundit është e papërfytyrueshme dhe fëmijët, më pak përgjegjësit për luftën, paguajnë çmimin më të lartë. Kundërveprimi im i parë është zemërimi : kjo është një botë që ka çveshur miliona fëmijë nga fëminia e tyre. Por pastaj fëminia kalon  dhe nguti e përgjegjësia për të kundërvepruar mbizotërojnë, dhe kjo është që e ndaj me fëmijët e mij, duke u kujtuar atyre se janë të privilegjuar, por së bashku me privilegjin vjen edhe përgjegjësia për të ndihmuar ata që nuk janë aq fatlumë. Flas me ta për mirëkuptimin e të tjerëve, se si nuk duhet të largojnë nga mëndja historitë vetiake dhe vuajtjet që qëndrojnë mbrapa lajmeve e të dhënave statistikore e, mbi të gjitha, se çdo gjest fisnikërie vlen, sado i vogël qoftë.”

Jordania është një mbretëri shumë bujare dhe tolerante. Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah ka deklaruar se pothuaj një e katërta e popullsisë përbëhet nga emigrantë  dhe refugjatë. Në të shkuarën janë strehuar tek juve shumë irakenë, sot po i jepni një vatër sirianëve. Si mundet Vendi i juaj të përballojë një zotim të tillë financiar ?

            “Jordania ka qenë gjithmonë një strehë e sigurtë për të gjithë ata që largohen nga dhuna. Me sa mbaj mënd Lindja e Mesme ka qenë gjithmonë në një lloj pasigurie. Sot  po strehojmë një milion e treqindmijë të ikur sirianë për shkak të luftës në Siri. Në të shkuarën kemi pritur palestinezët, pastaj irakenët e të tjerë, duke e bërë Jordaninë  mikpritësin e dytë të refugjatëve në botë, simbas frymëve. Vendimi i ynë për të lejuar hyrjen e refugjatëve nuk ka qenë kurrë strategjik apo politik. Nëse do të kishim bërë zgjedhjen e arsyeshme dhe logjike nuk do të kishim marrë asnjë të ikur. Thjesht sepse nuk kemi mjaft rezerva për të ndarë me ta. Vendimi ynë ka qenë humanitar dhe moral. Kemi bërë gjithshka që ka qenë në dorën tonë për t’u dhënë këtyre të ikurve strehë dhe mundësi, por Jordania është një nga Vendet më të varfëra të rajonit dhe aftësia jonë për t’a përballuar këtë gjëndje është vënë në provë të fortë, deri në pikën e thyerjes.”

Ҫfarë doni të më thoni, Madhëri ?

“Se kjo është arsyeja për të cilën kemi ftuar shpesh herë bashkësinë ndërkombëtare për t’i dhënë ndihmën Jordanisë të përballojë stresin shumë të madh që peshon mbi Ekonominë, infrastrukturat dhe pasuritë. Dhuruesit kanë qenë bujarë, por kërkesat tejkalojnë shumë, për sasi e shpejtësi sendërtimi, këta numura.

Ju jeni një mbështetëse e bindur e Arsimit. Mendoj për të gjithë fëmijët e refugjatëve në Vendin tuaj, që nuk munden të kujtojnë zbavitjen me lodrat e tyre, por janë mësuar me zhurmat e shpërthimeve, e kanë parë vetëm armë e vuajtje pa fund. Ҫfarë mund të bëhet për të shpëtuar këtë brez ?

“Arsimimi është rrugë dalja e tyre. Nuk ka dyshim se çdo ditë e kaluar jashtë shkollës është një ditë e vjedhur mundësive të një fëmije. Fëmijët kanë më shumë nevojë formimi, sidomos në gjëndje të jashtzakonëshme si këto. Kur kanë frikë e vuajnë, kur kanë humbur të dashurit e tyre, kur gjënden në vënde të çuditëshme, të përndjekur nga makthet, kur kanë parë gjëra që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shohë kurrë. Pikërisht atëherë kanë nevojë për të zakonshmen e ditës shkollore, hutesën e mësimeve, qeshjen në këndin e lojrave, dhe shpresën në një t’ardhme më të mirë. Më besoni, jam shumë e kënaqur që Jordania ka marrë së fundi fondet për të mirëpritur 90.000 fëmijë të tjerë sirianë, që kishin mbetur jashtë shkollës, por që hyjnë në klasat e këtij viti. I shtohen 145.000 fëmijëve sirianë që gjënden në shkollat tona nga viti tjetër. Ky është fillimi, por për të shmangur “brezin e humbur” duhet bërë më shumë punë. Këta fëmijë kanë qenë dëshmitarë të tmerreve të papërshkrueshme dhe shumë prej tyre janë plagosur fizikisht, psikologjikisht ose në të dy mënyrat, që e bën shumë të lehtë për ta të braktisin shpresën. Jetët e tyre janë shkatërruar në shumë nivele. Shërimi do të jetë  një proçes i ndërlikuar sa s’bëhet më. Me ndihmën e agjensive humanitare ndërkombëtare kemi përgatitur programe terapie psiko – sociale për fëmijët sirianë dhe për të rriturit nëpër kampe e në të gjithë Vendin, për t’i ndihmuar të përballojnë atë që kanë parë, të fitojnë përvojë e të shohin përpara, drejt një t’ardhmeje më premtuese”.

Madhëri, Mbretëria e Jordanisëpo paguan një çmim shumë të lartë për bujarinë e saj në mbrojtjen e refugjatëve – në terma financiare e shoqërore – dhe kjo po prek të gjithë sektorët e shoqërisë. A mendoni se Vendi i juaj do të jetë në gjëndje të mbështesë një mund të tillë për shumë kohë ?

“Jo, kemi arritur pikën tonë të thyerjes. Fatkeqësisht Jordania është një Vend i varfër në rezerva dhe nuk mund të marrim përsipër të vetëm, një katastrofë njerëzore kaq të pamasë. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare, me rastin e konferencës së Dhuruesve të Londrës, në shkurt, kishte premtuar 3 miliardë dollarë ndihma, ne nuk na ka arritur pjesa m’e madhe e këtij fondi. Edhe populli jordanez po paguan një çmim  të lartë, sepse infrastruktura jonë publike e shoqërore ka shkuar në fund. Duhet të kuptoni se kriza e refugjatëve në Jordani nuk është e kufizuar në kampet e t’ikurvet. Më shumë se 90 % e tyre jetojnë në fshatra e qytete, duke ushtruar një trysni të pamasë mbi shkollat tona, spitalet, shërbimet komunale e shumë të tjera. Vetëm 35 % e shpenzimeve për refugjatët është përballuar nga bashkësia ndërkombëtare, e qeverisë jordaneze i është dashur të mbushë zbrazësirën, me më shumë se një të katërtin e bilancit tonë. Vendet në zhvillim, përfshirë Jordaninë, mbajnë 86 % të popullsisë refugjate të botës, ndërsa gjashtë  Vendet që, së bashku, përbëjnë 60 % të ekonomisë botërore strehojnë më pak se 9 % të tyre. Kjo është një prishje barazpeshe e dhimbëshme. Gjëndja është e papërballueshme dhe prandaj po punojmë për të përhapur e drejtuar një tjetër përçapje mbi krizën e refugjatëve në Jordani. Nëse do të ketë sukses mund të përsëritet nga të tjerë Vende pritëse. Kemi krijuar 18 zona ekonomike të veçanta, me nxitje për ndërmarrjet, për të inkurajuar shumëkombëshet të vijnë në Jordani dhe të hapin vende pune e mundësi, si për jordanezët ashtu edhe për sirianët”.

Jordania i ka paguar një çmim shumë të lartë terrorizmit. Si mund të ndalojmë sulmet e fondamentalistëvet ? Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah dhe ju vetë, me të drejtë keni dënuar këtë dhunë pa kuptim, duke thënë se nuk ka të bëjë aspak me Islamin. Papa Françesku, që ju e keni takuar, pohon se nuk ka luftë mes fevet, por në çdo fe duket se ka ndonjë element skajor. A jeni në një mëndje ?

            “Para së gjithash do të donja të thosha se e admiroj me të vërtetë punën që Papa Françesku ka bërë dhe bën për të forcuar lidhjet mes fevet. Ai është një shembull për bashkëbisedimin ndërfetar dhe bashkëjetesën. Zëri i tij është aq i nevojshëm për botën e copëtuar sot. Kemi nevojë për një numur më të madh zërash si i tij. Tani më shumë se kurrë.

Si Madhëria e Tij, si un, kemi përsëritur shumë herë se këta grupe skajore nuk kanë të bëjnë fare me fenë. E kanë kthyer Islamin në një peng për të vënë në lëvizje programet e tyre dhe për të na përçarë. Në këtë mënyrë, nga ana tjetër, kanë shfrytëzuar një besim fetar, themelet e të cilit janë paqja, falja dhe toleranca. Në sajë të ideologjisë së tyre të dhunës kanë shkaktuar një valë të përgjithëshme islamofobie, që bazohet mbi një përceptim të gabuar e me paragjykime të Islamit e të myslimanëvet. Përfundimet ushqejnë obiektivat e armikut : duan të shohin të ndarë botën e qytetëruar. Duan që bota të mënjanojë myslimanët e që myslimanët, nga ana e tyre, të bëhen objekte të fushatave të tyre të rekrutimit.

Po, besoj se është e rëndësishme të kujtohet që çdo fe ka fondamentalistët e vet, për të cilët mungesa e tolerancës mbetet busulla, më shumë se sa vetë feja. Si myslimanë kemi përgjegjësinë për të ngritur zërin kundër këtyre skajorëve e për të folur lirisht e pa frikë për mësimet e vërteta të Islamit. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë kaq padrejtësie”.

Mbas vrasjes së një prifti katolik në Rouen, shumë myslimanë në Francë, Itali e në të tjerë Vende kanë marrë pjesë në meshën e së djelës në solidaritet me të krishterët. A mendoni se kjo mund të jetë rruga e drejtë për të veçuar ata skajorë që përdorin besimin fetar për interesat e tyre ?

            “Shiko, këta grupe skajore kanë shpallur armike gjithë botën e qytetëruar. Pra duhet të jemi të gjithë të bashkuar në luftën kundër tyre. Sa më shumë ata i veshin Islamit veprimet e tyre, aq më shumë provokojnë mungesë tolerance kundër gjithë myslimanëve që duan paqen. Në praktikë, jo vetëm kemi frikë nga terroristët, por fillojmë të kemi frikë edhe  nga njëri tjetri. Prandaj aktet e solidaritetit, që përmëndët ju, janë aq të rëndësishme. Kemi parë, edhe në shumë anë të Evropës, akte të panumurta solidariteti të njerëzve të zakonshëm kundrejt refugjatëve myslimanë. Myslimanët e gjithë botës kanë përjetuar zinë e Francës dhe, në zinë, gjithë tragjeditë që u janë shkaktuar të pafajshmëve. Bashkësia myslimane hedh poshtë themelisht këta akte dhune. Besoj se e dini se myslimanët kanë pësuar deri 97 % të fataliteteve të lidhura me terrorizmin, në pesë vitet e fundit. Dhjetra mijra myslimanë janë vrarë nga grupet skajorë. Urojmë që gjithënjë e më shumë njerëz në botë të duan t’u shfaqin solidaritetin edhe atyre. Është thelbësore që ne të mos hedhim benzinë mbi zjarrin e mos pajtimit të mendimeve, siç bëjnë skajorët”.

Madhëri, çdo herë që ju vini n’Itali, gjindja është entuziaste dhe përshkon rrugë të gjata për t’u parë. Italia ju dashuron, por dij që ndjenja është e ndërsjelltë. Ҫfarë ju pëlqen më shumë në Vendin tonë ?

“Faleminderit, me të vërtetë e çmoj shumë. Siç e dini, arsyeja më e rëndësishme për të cilën kthehem shpesh tek juve, është gjindja. Italianët janë gjithmonë aq të njerëzishëm, dhe bujaria e shpirtit të tyre ka fuqinë të bëjë të kthehet gjithkënd. Dashuria për jetën që kanë italianët është ngjitëse. Pastaj, natyrisht, është bukuria e Italisë. Me të vërtetë ka shumë për t’admiruar në Vendin tuaj. Ndjej një emocion të fuqishëm e të vazhdueshëm, thjesht për faktin se eci mbi këto rrugë të shtruara me gurë, duke admiruar arkitekturën dhe artin e lënë trashëgim nga Rilindja, që i dha njerëzimit dhe qytetërimit shtysën e saj të madhe zhvilluese. E së fundi : kush mund t’i qëndrojë guzhinës italiane ? Shpresoj që shumë italianë të vijnë për të vizituar Jordaninë, edhe sikur të bënin një shëtitje gjatë shpellave të shkëmbit të Petras, e pastaj të lundronin mbi ujrat e Detit të Vdekur, për të parë bukuritë e Vendit tim, të gëzonin mikpritjen jordaneze dhe të shijonin, mbi të gjitha, veçantitë tona të këndëshme ushqimore.

Faleminderit Madhëri për këtë intervistë.

Faleminderit juve.

“Corriere della Sera”, 9 shtator 2016

Filed Under: Interviste Tagged With: Fondamentalizmi, Jordani, Mbreteresha Rania

Takime të kryeministrit Mustafa në Nju Jork

September 20, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa  në Nju Jork, përkrahje e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë/

-Në selinë e Kombeve të Bashkuara takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini/

3-mogherini

-Kongresisti Engel: Përkrahje e SHBA-ve për Kosovën/

1-engel

Nju Jork, 20 shtator 2016-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po zhvillon takime të shumta në kuadër të vizitës në Nju Jork, ku, mori përkrahjen e drejtuesve të BE-së dhe të institucioneve amerikane për proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në selinë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Njoftimi i sapodërguar thekson se, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Kosovës për proceset evropiane.Me këtë rast, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Tusk dhe Mogherinit në liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

Presidenti Tusk dhe zonja Mogherini theksuan përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset eurointegruese.

Gjatë takimit, u theksua se pas adresimit të çështjes së demarkacionit dhe duke u bazuar në progresin që po bëhet në fuqizimin e rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.

Kryeministri Mustafa, gjatë ditës, ka zhvilluar takime të ndara edhe me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID-it për Evropën dhe Euroazinë, Margot Ellis.

Kongresisti Engel theksoi përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

“Kam kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Mustafa në Nju Jork. Kryeministri dhe unë jemi miq për shumë vite. Unë e admiroj punën e tij dhe sigurisht që e admiroj vendin e tij. Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë”, tha kongresisti Engel.

Kryeministri Mustafa e falënderoi kongresistin Endgel për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë krah nesh dhe ne duhet ta respektojmë atë përkrahje dhe të punojmë bashkërisht në këto procese. Unë jam shumë i kënaqur me vëmendjen e kongresistit por edhe me vëmendjen e politikës amerikane ndaj Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa, gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të USAID-it, Margot Ellis, është biseduar për përkrahjen konkrete të USAID-it për Kosovën dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme në shumë fusha./B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Isa Mustafa, ne Nju Jork, Takime te kryeministrit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2481
  • 2482
  • 2483
  • 2484
  • 2485
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT