• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. VOSA OSMANI, PRESIDENTJA NE DETYRE URON FORCAT E ARMATOSURA

December 31, 2020 by dgreca

U.d. Presidentja Vjosa Osmani iu adresua ushtarakëve të FSK-së/

Në kazermën “Adem Jashari”, në cilësi të presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës si dhe komandantes supreme të FSK-së, zonja Vjosa Osmani, në vigjilje të fund vitit, sot  iu adresua ushtarakëve dhe ushtarakeve të FSK-së. Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni dhe me  pritje të togut të rreshtuar të Gardës Ceremoniale përcjellur nga Orkestra Frymore e FSK-së, ajo u shoqërua nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Në adresimin e saj, Presidentja në detyrë, znj. Osmani, shprehu mirënjohjen për të arriturat e FSK-së për shërbimin e jashtëzakonshëm gjatë vitit të vështirë që po lëmë pas. Ajo me këtë rast shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të kolonel Gyrner Muratit i cili u nda nga ne para dy ditësh.

Ndër të tjera, ajo shprehu vlerësimin e lartë për gatishmërinë dhe përkushtimin me  profesionalizëm të lartë të pjesëtarëve të FSK-së në shërbim të institucioneve dhe qytetarëve tanë.  Përveç shprehjes së gatishmërisë së saj për ndihmë me kapacitetet e specializuara të FSK-së adresuar autoriteteve shtetërore kroate pas tërmetit, ajo nënvizoi të arriturat kryesore të FSK-së gate vitit 2020. Gjithashtu, znj. Osmani theksoi vizionin shtetëror dhe vet FSK-së për ndërtimin dhe zhvillimin e një force moderne, bashkëpunuese e ndërvepruese me forcat aleate perëndimore, para së gjithash me SHBA-në, me orientim strategjik për anëtarësim në NATO për të ofruar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Në fund, znj. Osmani shprehu kujtimin dhe krenarinë për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantit legjendar Adem Jashari në luftën për liri dhe pavarësi të atdheut duke e ndërlidhur edhe me datën e sotme, Ditën e Veteranit , e cila ka pike referimi pikërisht mbrojtjen e armatosur nga Familja Jashari më 30 dhjetor 1991.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Vjosa Osmani, Presidentja ne Detyre

KOSOVA NË FUNDVIT, SHPËRBLIME SHTETËRORE SPORTISTËVE

December 31, 2020 by dgreca

-Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti në takim sportistët të cilët i kanë sjellë medalje Kosovës/ 

 Në Kosovë, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim ekipin e xhudos së Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka, me ç’rast ka bërë ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që kanë arritur rezultate kulminante në garat ndërkombëtare. 

Trajneri i xhudos, Driton Kuka së bashku me xhudistën Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu janë fituesit e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare. 

Ministrja Dumoshi uroj ekipin e xhudos për sukseset e arritura gjatë këtij viti duke theksuar se si ministre është munduar të punojë që të ofrojë kushte sa më të mira për sportistët që Kosovës po i sjellin suksese në arenën ndërkombëtare. 

Gjithashtu ministrja gjatë takimit theksoi se Qendra Kombëtare e Xhudos pritet të përfundohet gjatë vitit të ardhshëm. 

“Qendra Kombëtare e Xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat, që si ministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm. Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federata sportive,”- tha ministrja Dumoshi. 

Ndërkaq, trajneri Driton Kuka  falënderoj ministrinë për mbështetjen dhe të gjitha institucionet duke e vlerësuar bashkëpunimin me ta. 

“Po synojmë që të kemi pesë cikle për në olimpiadë dhe të sjellim tituj sa më shumë dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja”,-tha Kuka. 

Filed Under: Sport Tagged With: Kosove, Ministrja Dumoshi, nderim sportisteve

Përrallë nga koha e shkuar

December 31, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit LULUSHI/

Meqenëse ata guxojnë, edhe unë do të guxoj.
Më 15 mars 44 pes, ndodhi një ngjarje që ndryshoi përgjithmonë historinë e botës. Një grup komplotistësh vranë politikanin dhe gjeneralin romak Gaius Julius Caesar në teatrin Pompeu të Romës. Ishtë një atentat nga më të famshmit në histori. Vrasja e Julius Caesar ka qenë subjekt i shfaqjeve të panumërta, librave, filmave, dhe madje edhe lojërave video.
Shumë njerëz besojnë se fjalët e fundit të Jul Cesarit ishin, “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?” – shprehje e tronditjes dhe tmerrit në tradhtinë e Marcus Junius Brutus. Në realitet, megjithatë, Julius Caesar historikisht kurrë nuk i shqiptoi këto fjalë. “Et tu, Brute?” asnjëherë nuk i atribuohet Julius Cezarit në asnjë tekst të lashtë që ka mbijetuar. Kjo frazë e famshme vjen nga Akti III, Skena I e tragjedisë Julius Caesar, e cila u shkrua nga poeti dhe dramaturgu anglez William Shakespeare aty rreth vitit 1599.
“Edhe ti, Brut? Pastaj Cezari bie.”
Sidoqoftë, këto fjalë janë krejt trilluese; Shekspiri i krijoi ato thjesht për efekt dramatik.
Historiani i lashtë Romak Gaius Suetonius Traquillus (69 – 122), thotë në biografinë The Life of Julius Caesar, se disa njerëz i atribuan Cezarit një shprehje të paqartë për fjalët e tij të fundit. Suetoni shprehet se kur Julius Caesar pa që Marcus Junius Brutus ishte midis komplotistëve, ai shqiptoi në greqishten e vjetër “Kai sy, teknon” që i është dhënë kuptimi “Edhe ti, bir”. Suetonius nuk jep asnjë shpjegim tjetër, dhe sot vazhdon të ekzistojë ende një debat mes studiuesve klasikë se çfarë mendohet të kenë thënë këto fjalë në kontekst. Grekët dhe Romakët e lashtë nuk përdornin shenja pikëpyetje, kështu që është e paqartë nëse fraza ka për qëllim pyetjen. Nëse fraza interpretohet si pyetje, atëherë mund ta konsiderojmë atë si një shprehje nga Cezari që edhe Marcus Junius Brutus, një nga miqtë e tij më të besuar, ishte anëtar i komplotit. Nëse është kështu, atëherë fraza mund të interpretohet pak a shumë si shprehja “Et tu, Brute?” nga shfaqja e Shekspirit.
Përndryshe, e njëjta frazë mund të interpretohet gjithashtu si një parashikim i vdekjes së afërt të Marcus Junius Brutus. Është e mundur që njerëzit të cilët fillimisht treguan këtë histori besuan se Cezari kishte thënë: “Edhe ti, bir!” si në, “Edhe ti, bir, do të vdesësh së shpejti!” Në fund të fundit, Brutus bëri vetëvrasje më 23 tetor 42 pes., pasi forcat e tij u mundën nga forcat e Triumviratit të Dytë në Betejën e Filipit. Ky interpretim do t’i jepte frazës “Edhe ti, bir” një kuptim shumë më të errët, më ogurzi; “kai sy teknon” – shpjegim etimologjik nga shqipja “qarja n’sy të knon (këndon), ose qaj sikur të knon”. Me këto fjalë Julius Caesar sikur parashikonte vdekjen e Brutit; ishin fjalë që mbartnin qartë nënkuptimin se, Bruti  e vrau Caesarin nga egoizmi për pushtet dhe jo se ky ishte tiran.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, nga koha e shkuar, Përrallë

URIM I KRYETARIT TË VATRËS Z. ELMI BERISHA

December 31, 2020 by dgreca

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes dhe të Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës VATRA, t’ju uroj: Gëzuar e Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2021. Me besimin e fortë te i madhi Zot dhe me shpresën e fuqishme në çdo zemër tuajën, përcjell për ju çdo bekim, paqe dhe mirësi. Lindja e Krishtit është një festë e madhe e cila na kujton të jemi më solidarë, më të bashkuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin. Kemi kaluar një vit shumë të vështirë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për Zotin, shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Duke qenë te bashkuar mund të kalojmë çdo vështirësi. VATRA përgjatë vitit që po lëmë pas është munduar t’u gjendet afër bashkombasve në veshtirësi. Vatra, në vitin e ri që po vjen, do të jetë pranë shteteve amë Shqipërisë e Kosovës duke ndihmuar me të gjitha kapacitetet përparimin, zhvillimin e lulëzimin e shtetit e kombit tonë. Ne lutemi dhe do të punojmë për mirëqënien e çdo shqiptari kudo ku vepron, jeton e punon. Në këtë Vit të Ri uroj të kemi më shumë gëzim për të harruar trishtimet e vitit që po lëmë pas. Uroj të kemi më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjenden bashkëatdhetarët tanë. Uroj të kemi më shumë shpresë për ditë më të lumtura, më të bëkuara e më të begata për shqiptarët në çdo cep të globit. Uroj për çdo shqiptar që të kemi sa më shumë forcë e kurajo për të vazhduar përpara në sfidat që kemi si qytetarë dhe si shtete kombëtare. Lutem, uroj dhe shpresoj për më shumë unitet mes shqiptarëve, forcave politike në Kosovë e Shqipëri dhe sigurisht për institucione që punojnë me devocion për qytetarët shqiptarë. Uroj me shpirt që të kemi marrëdhënie më të shëndosha, për solidaritet, për dashuri të pakushtëzuar, për paqe, për besim dhe lumturi në familjen e çdo shqiptari. Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Amerikën.

Më gëzim dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi berisha-Kryetari i vatres, Viti i Ri 2021!

DUKE I THËNË LAMTUMIRË 2020-tës…

December 31, 2020 by dgreca

Nga Asllan Bushati/

Ky vit i vështirë për shqiptarët (si për gjithë globin), mendoj se do të përmendet në statistikat e ardhëshme, të paktën për një shekull si: viti i pandemisë botrore, i koronavirusit, i humbjeve në njerëz,biznes e në cdo gjë. Por mund të quhet edhe viti i maskave (kundërgazeve), i ndryshimit të sjelljeve në raport me vetvetë, shokët, miqt, ditlindjet, fejesat, martesat e deri tek veprimtaritë mortore.

Familjarët që kanë patur humbje të pjestarëve të tyre, miqt, shokët e dashamirët që kanë patur dhimbje nga humbjet njerzore, materiale e financiare  do ta ndiejnë gjatë  peshën e këtij viti të mbrapsht. 

Sot në ditën e fundit të 2020-tës, nga njerëz të ndryshëm, do të gjenden  shumë shigjetime  më negative, se këto që unë përmenda më lart. Por unë po mjaftohem vetëm duke thënë : mos pacim më një vit të tillë dhe ardhësh i mbarë për cdo shqiptarë  o 2021-sh si viti i parë i dekadës tretë të shekullit 21.

Në trokitmat e këtij vitit të ri, kam dëshirë të parashtroj  para bashkatdhetarve dhe organizmave të të dy shteteve shqiptare, disa pyetje për të ardhmen e Kombit tonë.

 Së pari, ju  Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të  Dardanisë, a keni ndërmend të shpalosni ndonjëherë qetësisht, paqësisht e në mënyrë  të argumentuar shkencërisht platformën e bashkimit mbarshqiptar? Ndokush mund të ju qortojë, shigjetoj e thumbojë, por jam i bindur se askush nuk do të mund të ju dënojë. A e ndieni se jeni shumë të vonuar?

Së dyti: ju parti politike (të vjetra e të reja), a keni ndërmend ti riformatoni programet tuaja në shërbim të bashkimit kombëtar? Dhe kur? Kur do të mund   të “pushkatoni frikën për këtë temë” e të merrni hapur përgjegjësitë që ju takojnë? Politika (sic mirë e dini), është si plaselina ku në të nxehte formatohet e në të ftohtë ngurtësohet.

Së treti: Ju akademikë, katedra universitare,  studiues të inkuadruar e të pavarur a do të flisni hapur për nevojën e bashkimit kombëtar? A do të bëni presion mbi politikën që ajo të lëviz më shpejt? Cfarë po prisni?

Së katëri: ju shoqata, (përfshi Vatrën), organizime të diasporës, biznesmenë, miq të politikanve në vendet ku banoni, a do ti vini në lëvizje miqt e shqiptarisë (në SHBA, BE e kudo), që jo vetëm ta mbështesin projektin e bashkimit kombëtar shqiptarë ,por edhe ata të bëhen aktorë e promotarë  të këtij plani.

Duke ju uruar gjithë të mirat për vitin e ri 2021, shpresoj në mirkuptimin tuaj, por pse jo edhe mbështetjen për këtë kauz të madhe të rilindasve të Kombit. Mos mendoni se këtë mund të na e bëjnë të huajt për lëmosh. Jo. Duhet ta projektojmë e realizojmë vetë, por me mbështetjen e tyre.  G Ë Z U A R.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati, Lamtumire 2020!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 252
  • 253
  • 254
  • 255
  • 256
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT