• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Prishtinë mbahet Konferenca e 21-të e EPSO-s

June 2, 2016 by dgreca

-Ministri i Shëndetësisë i qeverisë kosovare, Imet Rrahmani,  vlerësoi shumë faktin që EPSO – Partneriteti Evropian për Organizatat Mbikëqyrëse në Shërbimet Shëndetësore dhe Kujdesin Social ka zgjedhur Kosovën për ta mbajtur një konferencë të tillë/

  PRISHTINË, 2 Qershor 2016/ Në Prishtinë sot dhe nesër mbahet Konferenca e 21-të e EPSO-s (European Partnership for Supervisory Organization in Health Services and Social Care), organizuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës-Inspektorati Shëndetësor.

 Konferenca nisi me një ceremoni dhe fjalën e hapjes të ministrit të Shëndetësisë të qeverisë kosovare, Imet Rrahmani,  i cili e vlerësoi shumë faktin që EPSO – Partneriteti Evropian për Organizatat Mbikëqyrëse në Shërbimet Shëndetësore dhe Kujdesin Social ka zgjedhur Kosovën për ta mbajtur një konferencë të tillë.

Mbështetja e organizatave që mbikëqyrin shërbimet shëndetësore, tha ai, ka rëndësi të veçantë kur po e thellojmë reformën shëndetësore, sidomos në Kosovë, ku ka numër të madh të institucioneve shëndetësore të cilat duhet të mbikëqyren.

“Inspektorati Shëndetësor po e bën të pamundurën që të jetë në nivel të detyrës dhe janë shënuar rezultatet inkurajuese përkundër resurseve të kufizuara”, theksoi Ministri Rrahmani, duke shtuar se mbikëqyrja është element që duhet të instalohet në çdo kohë.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë po mundohet që edhe përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit midis Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me organizatat si motra jashtë vendit të rris nivelin e punës dhe kapacitetet e Inspektoratit.  “Inspektorati është dora e djathtë e Ministrisë…”, tha Ministri.

Një prezantim lidhur me karakteristikat e përgjithshme të Kosovës, në veçanti ato të sistemit shëndetësor dhe niveleve të kujdesit të tij e ka prezantuar Kryeinspektorja Ardita Baraku, ndërsa më pastaj  ekspertë të fushës së mbikëqyrjes së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit social nga Shqipëri, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Estonia, Norvegjia, Sllovenia, Suedia, Skocia, Uellsi, Bullgaria dhe shteti mikpritës,  Kosova, kanë vijuar me punime në grupe dhe diskutime interaktive për temat që lidhen me mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve shëndetësore dhe të kujdesit social, e-shëndetësinë, normat dhe standardet e saj, e-shëndetësinë e telemjekësinë dhe tema të tjera të fushave përkatëse.

Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe ditën e premte./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e EPSO-s, Konferenca e 21-të, Në Prishtinë mbahet

“Kraja” mblodhi qindra shqiptarë në parkun “F.D.Roosevelt”, New York

June 2, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Është bërë traditë e bukur ndër emigrantë të Diasporës që në ditën përkujtimore të të rënëve në Amerikë që përkon me të hënën e fundit të Majit të organizohet piknik ku mblidhen shqiptarë të shoqatave të ndryshme te Malit tëZi, ku vlen të përmenden shoqatat si Ana e Malit, Fondacioni Plavë e Guci, Fondacioni Dom Simon Filipaj, Malësia e madhe etj…

Pikërisht në ditën e hënë, më 30 Maj shoqata atdhetare “Kraja” mblodhi në parkun “Franklin D. Roosevelt State Park” qindra shqiptarë të cilët festuan dhe u gëzuan së bashku me të gjitha familjet krajane, etj.

Kryetari i shoqates “Kraja” z.Hamid Alaj së bashku me kryesinë dhe aktivistët e dalluar si Ahmet Vela, Dul Perashi, Mirsad Kovaci, Safet Doci, Naim Haxhimurati, Shuqo Braca, Shpëtim Bardhi etj i kishin marrë masat në mënyrë perfekte edhe pse koha gjatë natës ishte me rreshje të vazhdueshme, por duket se dhe natyra mori pjese së bashku me familjet e mrekullueshme krajane duke sjellë rrezet e diellit pranë tavolinave të mbushura plot dhe fushave të gjelberta ku luanin dhe hidhnin valle fëmijët shqiptarë.

Eshtë e magjishme kur sheh fëmijë me bluzat kuq e zi dhe shqiponjën dykrenore në gjoks çka tregon transmetimin e kulturës shqiptare ndër breza.  Ndërmjet fëmijëve të shumtë kishte dhe nxënës nga Shkolla Shqipe “Alba Life” si Rilind Bardhi, Jaedin Doçi, Rona Kovaçi etj, të ciët detyrimisht të sjellin ndër mendje Krajën me rrënjë të lashta dhe culture të epërme, të sjellin Krajën ku lindi Gjon Buzuku autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur “Meshari” (1555).  Kjo vepër cilësohet si vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot.  Gjoni ishte prift katolik për nga besimi, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Për autorin, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. “u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku”.

Sipas të dhënave në webin e Krajës thuhet se Kraja është një trevë shqiptare e Malësisë së Mbishkodrës, shtrihet nga Taraboshi, përgjatë bregut Jug Perëndimor të Liqenit të Shkodrës, dhe shpateve verilindore të kurorës së Maleve të Rumisë (1.959m), Malit të Gjanë (1.323m) e Shëngëllisë, nga Cermnica e deri në Shirokë. Në aspektin më të ri tipologjik, në kuptimin e gjërë, ndahet në dy Bashkësi Lokale. Në anën Perëndimore të saj, është Bashkësia Lokale e Shestanit me fshatrat: Krricë, Dedaj, Gurëz, Pinç, Muriq dhe Ljare. Ndërsa në anën Lindore të saj gjendet Bashkësia Lokale e Ostrosit me fshatrat: Ftjan (505m), Kështenjë (245m), Bobosht (48m), Martiq (174m), Ostros i Madh (279m), Ostros i Vogël (240m), Arbnesh (302m) dhe Skje (109m) [fshati Zogaj dhe Shirokë nga ndarja kanë mbetur në territorin e Shqipërisë]. Përveç kësaj ajo ndahet edhe në tërësi rajonale të Krajës së Poshtme, me fshatrat: Krricë, Muriq, Bobosht, Sjerrç dhe Skje, si dhe në Krajën e Epërme me fshatrat Kështenjë, Martiq, Ostros i Madh, Ostros i Vogël dhe Arbnesh. Është edhe një tërësi e tretë me fshatrat: Shestan, Draçevicë, Rjeps, Pinç, Muriq i Epërm, Ljare, Brisk dhe Ftjan. Dokumentet e vjetra, duke përshkruar Krajën, fillojnë me fshatin Shirokë në lindje dhe përfundojnë me fshatin Selcë në perëndim. Në Kadastrin e Shkodrës për vitin 1485 përmendet si fshat, kurse në atë të vitit 1582, shënohet si një Krahinë e përbërë prej 18 fshatrave me 927 familje.  Marian Bolica më 1614, “Krajë” i quan fshatrat nga Ura e Bunës deri në Carnicë. Ndërsa sipas Nikolla Ericos, më 1692.

Kraja përfshin gjithë pjesën e vendit, të rrethuar prej detit, prej lumit të Bunës e Liqenit të Shkodrës, që kufizohej në veri me Malin e Zi, përfshirë këtu edhe Tivari e Ulqini…”.

Në këtë piknik të bënte përshtypje se të gjitha ushqimet ishin përgatitur falas nga kryesia e shoqatës atdhetare “Kraja”, ku shërbimi ishte tejet i kënaqshëm për të gjithë pjesëmarrësit.  Në këtë ditë feste u organizua gjithashtu kampionati i futbollit dhe i volejbollit çka solli një atmospherë të bukur sportive dhe mjaft entuziaste.  Pjesëmarrësit u argëtuan me lojëra të ndryshme të traditës si dhe nën interpretimin e kengëtarëve Sead Asllani, Hejdi Mehmeti si dhe muzikanti Lydi Boli.

Krajanët dhe shqiptarë të tjerë kaluan një ditë të mrekullueshme argëtimi që do t’ju ngelet gjatë në kujtesën e tyre.

 

30 Maj, 2016

New York

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: në parkun “F.D.Roosevelt”, New York, pknik, Shoqata Kraja

Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë në Shqipëri

June 2, 2016 by dgreca

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm./

Nga Donald Lu/*

Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privoi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve. Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje.  Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën,Donal të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj.  Kjo gjë i theu zemrën.  E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë?  Një arsye e thjeshtë — korrupsioni. Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm.  Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë,  të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.

Sa nga ne kemi dëgjuar histori të tilla? Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi.  Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare. Dhe nga e di unë se shqiptarët i kuptojnë reformat dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të shoqërisë civile.Për shumë vite, qeveria e Sh.B.A.-së, përmes USAID-it dhe tani përmes Programit të Komisionit për Demokraci, ka mbështetur këtë indeks për perceptimin e korrupsionit.  Është kryer në mënyrë profesionale dhe me një numër të madh shqiptarësh nga mbarë vendi. Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.  Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë. Së fundi, dëshiroj të falenderoj Drejtorin e IDRA-s, Auron Pasha, dhe të gjithë personelin e tij që ka punuar për këtë sondazh të gjithanshëm.  Një nga arsyet pse besoj që statistikat e korrupsionit po përmirësohen është aktivizmi i grupeve të shoqërisë civile si IDRA.

*Fjalimi i Ambasadorit amerikan Donald Lu gjatë Prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (2 qershor 2016)

Filed Under: Editorial Tagged With: Donald Lu, e blejnë drejtësinë, Të pasurit dhe të fortët

Shtypi:Mandati i EULEX-it në Kosovë deri më 14 qershor 2018

June 2, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 2 Qershor 2016/ Përderisa vazhdojnë negociatat mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Kosovës për detajet e mandatit të ardhshëm të misionit të EULEX-it në Kosovë, vendet anëtare të BE-së tashmë kanë arritur pajtimin e tyre që ky mandat të vazhdohet edhe për së paku dy vjet, pasi që mendohet se Kosova ka ende nevojë për praninë e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit dhe se në Kosovë sfidat e sigurisë janë të tilla që kërkojnë një prani të BE-së në këtë fushë edhe në të ardhmen, shkruan sot shtypi Kosovar.Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë gazetës Koha Ditore të mërkurën se në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Coreper), në parim shtetet janë pajtuar të vazhdohet mandati i EULEX-it deri më 14 qershor 2018. 

Në 30 maj nga Ministria kosovare e Drejtësisë bëhej e ditur se, Ministri Hajredin Kuçi priti Shefin e Operacioneve Civile të  Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci, në një takim ku ishin edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Njoftimi dërguar theksonte se, gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga të dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Paralajmërohej se, takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë me krerët më të lartë shtetërorë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 2018, deri më 14 qershor, Mandati i EULEX-it në Kosovë

Rikthimi i Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj

June 2, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 2 Qershor 2016-B.Jashari/ Në qeverinë e Kosovës, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do ketë prej sot edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, ndërsa ministër i Punëve të Jashtme është emëruar Enver Hoxhaj.Kështu bëhet plotësimi i posteve që kishte Hashim Thaçi deri në zgjedhjen President i Republikës së Kosovës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për shtyp folën për këto emërime dhe çështje tjera të koalicionit qeverisës të ftuar me “urgjent”, ku paralajmëruan reforma veçmas drejt zhvillimit ekonomik.Vesli dhe Mustafa janë liderë të partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, PDK e LDK dhe në konferencë shtypi dolën bashkë me nënkryetarë të partive.

Filed Under: Komente Tagged With: dy zv/kryeministra, Kuci dhe Hoxhaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2759
  • 2760
  • 2761
  • 2762
  • 2763
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT