• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Etrita Ibroci – Vizioni i Shqiptares nga Ulqini

May 19, 2016 by dgreca

Etrita Ibroci – Shqiptarja e Ulqinit  Senior Vice President në Unicredit -Kepler Chevreux që fokusohet në hulumtimin e  tregut financiar  evropian ne SHBA/

Dëshira dhe ëndrra  e Etrita Ibrocit ka qenë gjithmonë të tregojë se si ne shqiptarët mund të arrijmë çdo gjë si në gjuhën tonë amtare dhe në të njëjtën kohë, edhe në gjuhën  zyrtare të Malit të Zi. Një ndër motot që e ka shoqëruar vazhdimisht në jetën e saj ka qenë: kurrë të mos dorëzohesh sepse çdo gjë e ka zgjidhjen dhe rrugëdaljen e vet,  tek të cilat  të çojnë puna e palodhur, durimi dhe pasioni.

Secili duhet të ketë një vizion pozitiv për jetën, angazhimet e veta personale, por  edhe një dashuri të pakushtëzuar  ndaj familjes dhe të afërmve.

Një tjetër moto po aq e  rëndësishme sa ajo që sapo përmendëm dhe që e ka ndihmuar shumë gjatë jetës, ka qenë që të jesh gjithmonë e pathyeshme dhe të mos dorëzohesh nga vështirësitë…. Po u rrëzove, ngrihu sërish në këmbë për të arritur pikësynimet që i ke vënë vetes, sado të largëta, të vështira  dhe të paarritshme të duken.

E lindur në Ulqin në Mal të Zi në vitin 1972, Etrita  ku  ka kaluar fëmijërinë dhe studimet e shkollës fillore deri ne vitin e tretë të gjimnazit. Fëmijëria e saj ishte e  pasur  me dije sepse familja ku u lind dhe u rrit ishte një familje e kulturuar dhe arsimdashëse.

Babai ishte mësues dhe  u përpoq gjatë gjithë jetës ta edukonte me pasion e dashurisë per gjuhën shqipe, dijes, diturisë, edukatën e punës dhe vullnetin e fortë.

Gjithë  fëmijërinë e ka kaluar duke hulumtuar botën e diturisë dhe njohurive në çdo lëndë. Është e pasionuar për pikturë, recitim dhe sport; volejboll, boks/karate dhe not.

 Flet gjashtë gjuhë; flet rrjedhshëm gjuhën amtare shqipe, gjuhën kroate, spanjolle dhe italiane. Në një nivel mesatar ajo flet gjithashtu gjuhën ruse dhe gjermane.

 Etrita  u diplomua në St.John Univerziteti në 1995 (magna cum laude, që do të thotë me notën maksimale),  me Diplom Bachelor i arteve në ekonomi dhe shkencat politike dhe me Nëndiplomë  në filozofinë e drejtësisë.

Ajo gjithashtu mban edhe titullin e magjistrit nga Univerziteti Fordham në financë dhe sisteme menaxhimi ( gjithashtu me  magna cum laude).

Sot,  Etrita Ibroci është Vice Presidente në një firmë evropiane – Kepler Chevreux që fokusohet në hulumtimin e  tregut financiar  evropian , rol ky që e ka mbajtur në nëntë vitet e fundit.

 Nga përvojat e saj të mëparshme, përmendim  punën  e saj tek Merrill Lynch ku ka punuar si Stratege Internacionale dhe ajo tek Credit Suisse, ku u mor me hulumtime në botën financiare globale dhe me strategji në sektorë të  ndryshëm (gjithashtu globalë) për afro  tetë vite.

Duke punuar për bankimin privat tek Credit Suisse ajo ka krijuar disa portofol financiar të bazuar në tema  të ndryshme aktuale të tregjeve globale financiare.

Ju lutem ndiqni bashkëbisedimin me Etritën.

Pyetje: Etrita,arësyet e studimeve ju bënë që  ju të largoheni herët, në moshë të re nga vendi juaj për në Amerikë. A ka qënë e veshtirë per ju , familjen, vendimi për tu larguar nga vëndi, dhe per t’u diplomuar ne nje universitet  ne vënd te huaj me nje shoqëri te hapur, e me culturë krejt ndryshe nga e jona ? 

-Pas mbarimit të vitit të tretë në Malin e Zi, vitin e fundit të gjimnazit e mbarova në North Carolina, në SHBA, si pjesëtare e programit “exchange student’. Atje jetova dhjetë  muaj me një familje amerikane por me origjinë angleze. Ishin muaj të mbushur me aktivitete intensive në shkollë sepse bëja pjesë në klasat e nivelit të lartë (AP classes) si klasa para përgatitëse  për kolegj dhe me një nivel më të lartë të  studimeve dhe provimeve. Ishin 10 muaj të mrekullueshëm sepse përvetësova gjuhën angleze  dhe atë gjermane. Në njëjtën kohë, mora më tepër konfidencë  për jetën dhe ambientin ku banoja, hulumtova shumë kolegje  dhe vendosa të kthehem për të studiuar më gjatë dhe të krijoj të ardhmen në Amerikë.

-Sa i vështirë ishte fillimi i jetës suaj dhe adoptimi në jetën Amerikane nga pikëpamja ekonomike, kulturore, periudha e studimeve dhe e diplomimit?

-Në gusht të vitit 1991 erdha në New York me 200 dollarë në xhep dhe një valixhe të mbushur me libra. Vitin e parë kam jetuar me hallën në bodrumin e saj dhe me vonë kur mbërriti edhe babai, kaluam në një apartament të vogël. Halla dhe familja e saj më ndihmuan shumë vitin e parë dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre.

-Gjashtë vitet e para ishin më të vështirat e tërë jetesë sime.Isha 18 vjeçare dhe jeta në Amerikë ishte luftë e përditshme për  ekzistencë. Nga ora tetë e mëngjesit e deri në orën 15.00 isha e angazhuar me studime në kolegj  dhe duke punuar si asistente e profesorëve dhe më pas deri në mesnatë duke punuar në piceri.Kjo ishte jeta ime për  gjashtë vitet e para deri sa  përfundova studimet në kolegjin e St Johns’- it në tri degë: atë  të ekonomisë, politikës dhe filozofisë së lighit,të gjitha me rezultate të  shkëlqyera.Më vonë mbarova edhe  Magjistraturën – Master in Business Administration në Fordham University  në dy drejtime, atë të financave  dhe sistemeve  menaxhuese.Këtë të fundit  e mbarova për 16 muaj sepse ishte një drejtim intensiv dhe më i avancuar. Të gjitha i kreva me sukses duke pasur  përkrahjen e prindërve, vëllait dhe motrës që i dua më shumë se çdo gjë në jetë.

-Sa mbështetëse ishte për ju  familja në këtë rrugë të vështirë të suksesit?

-Ne jemi një familje shumë e bashkuar dhe e dedikuar t’ë ndihmojmë njëri tjetrin. Kur mbërrita në Amerikë isha vetëm, por qëllimi im kryesor ishte të sillja tërë familjen.M’u deshën plot katër vjet që t’i bashkoja të gjithë, së pari babain, vëllain e më pas mamin dhe motrën. Të gjithë kemi punuar nga 2-3 punë dhe kemi kryer studimet. Unë në financë, vëllai në matematikë dhe fizikë dhe motra në fashion dezijn dhe graphic dezijn.

–Zonja Etrita, mendoj se do të ishte me interes si për mua  dhe për lexuesin, të na tregoni se cila ishte dëshira juaj e parë sapo mbërritët  në Amerikë, dhe me sa mund u realizua ajo?

-Dëshira dhe qëllimi im kryesor kur erdha në Amerikë ishte për të kryer studimet dhe për të bashkuar familjen time. Familja e bashkuar për mua është gjëja kryesore për të pasur një jetë të lumtur dhe gëzimplotë. Ne të gjithë kemi punuar shumë për të arritur këtë që kemi sot.Personalisht, mund të them që një pjesë e jetës sime rinore shkoi shumë shpejt.Kam studiuar dhe punuar me orar të plotë si  unë,  vëllai dhe motra. E kemi bërë me bindjen për të mbështetur familjen tonë.Nuk ka qenë e lehtë…Por kjo përvojë, përpjekjet e vazhdueshme me gjithë forcat e mia për të arritur atë çka i kisha vënë pikësynim vetes, më në fund u shpërblyen.

– Si ka vazhduar karriera juaj mbas diplomimit në degët e ekonomisë, politikës dhe filozofisë si dhe angazhimet e tjera ?

-Kariera ime filloi me 1999 në Credit Suisse – bank Zvicerrane ku punova për tetë vite dhe merresha me kërkime në botën financiare globale.Më vonë kalova në një bankë  Franceze (Credit Agricole) dhe Italiane (Unicredit) ku punoj prej nëntë vitesh   dhe ende po punoj  dhe merrem  me investime në bursat e  Evropës së Zhvilluar me titullin Senior Vice President.Puna është shumë intensive edhe sepse orari mund të jetë shumë i gjatë. Por kjo që bëj më pëlqen pa masë dhe i përshtatet plotësisht karakterit tim. Unë jam njeri që nuk dorëzohet para vështirësive.Kam hasur shumë vështirësi në jetë dhe kam punuar e luftuar shumë për t’i kapërcyer duke pasur gjithmonë një këndvështrim pozitiv për jetën.Bota ime nuk është ajo e të pasurit me qindra “shokë e shoqe”  virtual në rrjetet sociale. Unë besoj se është më mirë të kesh  një rreth  të ngushtë prej 15-20 shokëve/shoqeve, familjarëve e të afërmve dhe t’i dedikohesh  kultivimit të këtij grupi.

–Etrita, nga biseda mësova se një moto e fuqishme gjatë gjithë karrierës suaj ka qene të jesh “confident” dhe “të kesh një ambicie”  apo vullnet për të arritur synimet në vetvete pa marrë parasysh sa të vështira të jenë ato.Sa mund ju është dashur për t’i realizuar ?

-Shumë herë jeta na vë në sprovë me vështirësi të shumta. Shumë herë të duket sikur s’do t’ia dalësh por kjo s’më  ka penguar kurrë që të përballem me vështirësitë.  Çdo gjë përballohet me vullnet, me një vizion pozitiv,  me dashuri familjare dhe mbi të gjitha duke kërkuar vazhdimisht të shkosh përpara  për të jetuar një jetë të ndershme.

-Cili ka qenë bashkëpunimi me organizata të tjera në ndihmë të komunitetit shqiptar dhe gruas shqiptare që jeton dhe punon në Amerikë si ajo e APEN-it, AAWO, AASS, NAAC?

– Ideja e APEN-it  i ka fillesat e saj  para 10 viteve ku unë  dhe një grup të rinjsh u mblodhëm për të krijuar një organizatë me një detyrë të veçantë: ndërthurjen e aftësive dhe njohjeve profesionale të rinisë shqiptare në SHBA, me qëllim krijimin e një rrjeti mbështetës profesional me identitet shqiptar.  Me anë të APEN-it  duam të krijojmë një rrjet ku njerëzit mund të lidhen e të ndihmojnë njëri tjetrin për gjetjen e një vendi pune, për avancimin në karrierë, për gjetjen e mundësive të përbashkëta për profesionet dhe bizneset e tyre. Por, dëshira dhe puna jonë shkon përpara sepse  duam të arrijmë akoma më shumë. Të afrojmë forcat tona rinore dhe profesionale për të pasqyruar dinjitetin dhe  vlerat shqiptare dhe të shpalosin talentin shqiptar në të gjitha fushat profesionale dhe sipërmarrëse. Duam t’i kthejmë këto angazhime në diçka përfituese për vendet tona, për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nëpërmjet APEN-it , ne kemi organizuar shumë tubime në sfera të ndryshme (mjekësore, art, financë) dhe vazhdojmë të krijojmë  tubime të vazhdueshme për profesionistët shqiptar në Amerikë dhe po punojmë për zgjerimin e rrjeti profesional. Gjate 25 viteve në Amerikë, gjithashtu kam bashkëpunuar dhe isha një ndër anëtarët themelues të shumë organizatave shqiptare, si AAWO – Motrat Qiariazi, NAAC dhe e funding AASS (Albanian American Success Stories). Me AASS-in pata rastin të vizitoj Ulqinin dhe Tuzin vitin a kaluar. Arsyeja kryesore pse shkuam në emër të AASS në Mal të Zi , ishte  sepse ne dëshirojmë të shpalosim histori  të sukseseve dhe arritjeve  të shqiptarëve të Malit të Zi. Dhe të gjithë këto  histori natyrisht fillojnë nga përvoja e individit, nga  shpresat dhe ëndrrat e secilit prej nesh dhe sfidat që  kemi kapërcyer në arritjen e këtyre  ëndrrave. Kur ishim në Mal të Zi vitin e kaluar, n diskutuam  rreth projekteve të përbashkëta në fushat ku unë dhe kolegët e mi nga AASS mund të ofrojmë ekspertizën dhe përvojën tonë. Ne kemi filluar të punojmë në disa projekte dhe të ofrojmë bursa për studentët që kanë rezultate të larta  në shkollën e mesme. Gjithashtu,  shqyrtuam mënyrat se si ne mund të ndihmojmë dy qendra për fëmijë me nevoja të veçanta duke i ndihmuar me mënyra të ndryshme mbështetjeje.

– Cfare mendimi keni per gjithpërfshirjen e gruas, dhe pozicionin e saj sot, e cila lë per te dëshiruar shoqerine tonë maskiliste?  Cili eshte mendimi juaj intelektual, dhe vizioni  juaj, për boten e gruas shqiptare?

-Femra shqiptare tani është besnike e vizionit botëror mbi tolerancën, arsyen, dashurinë dhe drejtësinë. Ajo është edukatore e brezit të vet dhe bartëse e kulturës. Në ketë mënyrë ajo në çdo hap materializon thënien a hershme që është gjithmonë reale, se “pa femër  të arsimuar nuk ka as komb të kulturuar”.

–Cili eshte mesazhi juaj  për rininë, profesionistët, sipërmarrësit, udhëheqësit per mënyrat e bashkëpunimit  për shqiptarët ne Amerike në komunitet dhe në trojet shqiptare?

-Ju ftoj të gjithëve të rrisni angazhimet tuaja, t’i kryqëzoni dhe t’i shkëmbeni arritjet, njohjet dhe përvojat profesionale. Le të promovojmë më tepër talentin shqiptar. Lë të bashkëpunojmë më shumë me njëri tjetrin. Dhe lë të gjejmë mënyrat e bashkëpunimit për shqiptarët këtu në komunitet dhe në trojet shqiptare. Shembujt e Rita Orës në muzikë, Xherdan Shaqirit në futboll, Majlinda Kelmendit në xhudo na frymëzojnë të gjithëve që të bëjmë më shumë dhe të arrijmë akoma e më shumë.

–Dhe së fundmi ju pyes si profesioniste në ekonomi , c’farë mesazhi keni  për politikën per tu pëmiresuar ekonomia gjithmonë e me tepër?

–  E kam  një porosi edhe për udhëheqësit tanë. Shqipëria dhe Kosova çdo ditë e më shumë po përmirësojnë imazhet e tyre, imazhin tonë në botën e jashtme. Por, lë të bëjmë më shumë. Le të investojmë më tepër në arsim dhe zhvillim ekonomik dhe të krijojmë ekonomitë më të fuqishme për  të dyja vendet, ekonomi të dijes. Ekonomi që të zhvillojnë bizneset shqiptare, të sjellin më shumë investime të jashtme dhe zhvillimin e turizmit malor të Kosovës dhe atë detar të Shqipërisë në hartat ndërkombëtare.

– Besoj se ka mjaft talente shqiptarë që mund të jenë pjesë të këtyre ambicieve, ashtu si edhe ju zonja Etrita,  qe kanë treguar shume vlera ,kane qene konkurrues, dhe fitues  me shanset qe ju jane ofruar ?

-Patjetër që ka dhe shqiptarët mund t’i arrijnë këto gjëra dhe shumë të tjera. Vetë vizita e Papa Françeskut në Shqipëri dëshmoi një vlerë shumë të rëndësishme shqiptare. Me gjithë dyndjet e popujve dhe perandorive në trojet tona, me gjithë kombet dhe fetë që kanë dominuar, shqiptarët qëndruan të bashkuar. Dhe sot janë të bashkuar kundrejt dallimeve të tyre fetare dhe kulturore. Pra, kemi shpalosur vlera që janë trashëgimi ndërkombëtare. Tani le të bëjmë më shumë për çdo shqiptar, lë të arrijmë më shumë në sipërmarrje si vënde. Dhe le të jetë çdo shqiptar përfitues I këtyre angazhimeve.

***

Etrita Ibroci:Se fundmi kam nje mesazh per ju Z.Liliana. Je mesazhierja dhe zëdhënësja e gruas shqiptare.Dua t’u falenderoj shumë për vizionin dhe punën e palodhur.Faleminderit per gjithshka që ben. Vizioni juaj më ka pëlqyer shume. Ju i keni  bërë nje shërbim te madh gruas shqiptare dhe Kombit Shqiptar.Faleminderit për intervistën

***

Liliana: Unë ju falënderoj për keto mesazhe të rëndësishme  për shoqerinë shqiptare dhe komunitetin shqiptar  kudo ku ndodhet. Ju pergezoj nga zemra per arritjet tuaja profesionale, dhe ju uroj punë të mbarë e të suksesshme në të gjitha impenjimet tuaja. Faleminderit Vlerat sjellin paqe lumturi dhe mirëqënje.

 

Bisedoi: Dr. Liliana PERE

International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: – Vizioni i Shqiptares, Etrita Ibroci, Liliana Pere, nga Ulqini

MUSTAF SALI BAJRAKTARI ËSHTË PËRJETËSI

May 19, 2016 by dgreca

Nga Hasan SELIMI/

Nuk di askush nga do të filloj, kur do të shkruaj diçka për një shtëpi që ne e quajmë tash sa mot derë. E me fjalën derë kuptojmë një trashëgimi të vyer në shërbim të njerëzve në nevojë ose në shërbim të atdheut. E megjithëse nuk e di se nga ia fillon duhet fillue se ka shkue shumë mot dhe ka ngel pa fjalë dera e bajraktarit të Shipshanit. Jo, se ka ngel pa fjalë që nuk ka shkruar askush apo se nuk ka fjalë për këtë derë, por nuk ka shkruar një fshatar i tij.

E ja pra, babë e djalë, Din Bajram Bajraktari e Bek Din Bajraktari trashguen derën e bajraktarit të Shipshanit. Fis i themeluem në shumë vështërsi. Gojëdhëna e kthyer në legjendë fletë dhe harton lloj-lloj tregimesh sa disa marrin edhe përmasa Fishtjane. Mundet me thanë dikush se kjo apo ajo nuk qëndron, por dihet botërisht se çdo lindje ka dhimbje dhe shumë-shumë vështërsi, por lindja është e bukur.

Flamuri si bajrak u muer në luftë me trimëri dhe vetëmohim. Aty qendresa qe e pa shemullt. Të gjithë burrat e Shipshanit e të Gashit luftuen heroikisht. Deri atëherë jetonim në një fis dhe drejtoheshim nga bajraku i Gashit.

Askush nuk e di të saktë se si u nda Shipshani, por dihet se me kërkesën e dyqind shtëpive ose timeve, siç quhej atëherë bajraku mëmë jepte të drejtën të veçoheshin në një bajrak ato shtëpi sipas rregullit të kohës (sheriatit).

Luftë dhe flamurtari vritet në përpjekje mjaft të lavdrueshme për atdhe e fe. I pari i derës së bajraktarit të sotshëm Shipshan konstaton se flamur nuk ka mes të gjallëve. Shikon dhe orientohet se flamuri është në mes të kufomave, atje në fushë-betejë.

Me një trimëri dhe atdhetari të pa shoqe vrapon drejt simbolit kombëtar dhe të fisit (njësi ushtarake). Pasi banë luftë me disa kundërshtar fiton tre me një. Merr flamurin. Kthehet tek luftëtarët e tjerë. Njofton për çka ndodhi. Në fshatin e tij Papaj vendos flamurin. Këtë e banë për të treguar se luftoi për fe dhe atdhe, por jo për të qënë parësi.

Lëvizjet e kohës thirrën në skenë derën e re për bajrakun e ri. E kjo u vendos që në tërë kthesat historike të prijë në betejat e mendjes dhe të forcës për atdhe. Pas Bek Dinit, erdhi Tahiri e më vonë Rustem e Salih Tahiri. Tahiri mori pjesë në disa lëvizje popullore që iu dëgjue fjala dhe iu muer mendimi. Ky burrë prijës pati një mbështetje të pashoqe nga djalënia dhe burrënia e Shipshanit në përgjithësi dhe në veçanti të fshatit Kasaj. Rustem Tahiri në luftën e Plavës e të Gucisë u ndesh me forcat e rregullta ushtarake Beliçko Bojoviçit. Ky gjakatar mbronte interesat e shtetit Serb. Rrustemi në krye të djalërisë së Malësisë së Gjakovës triumfoi në të drejtën dhe fitoi për momentin. Pas kësaj fitoreje ky djalë i ri i Kasaje të Shipshanit u sëmur rëndë dhe vdiq në shtëpinë e tij. Për Rrustem Tahirin ka lloj-lloj përshkrimesh lidhur me vitytet e tij që nuk krahasoheshin me asnjë moshatar të kohës.

Bajraktarët edhe pse tani nuk njiheshin sipas kushtetutës (statutit të mbretërisë) u duhej të ekzistonin si derë, bile edhe të jepnin kontributin e tyre në jetën e re të vendit. E për këtë Salih Tahiri si i shkolluar në shkollat e huaja, por me seli në Shqipëri i duhej kësaj kohe. U emërue në komunën e Becit dhe të Pejës si administrator i rëndësishëm. Konflikti për jetë a vdekje me shtetin Serb e detyroi të largohet nga atje dhe të vazhdoi punë në komunën Pukë si shef bujqësie.

Në këtë komunë i doli zani si një djalë-burrë të kohës. E donin dhe e respektonin Pukjanët. Këtu nuk kishte si mos t’i binte në sy hijeshia prej zane e Xhevahires. Kjo vinte nga Gjakova tek dajtë e saj në Kabash. Eh, Shpend Halili një burrë e derë e njohur për gjithçka që i duhet kohës.

Aty dhe vetëm aty Salih Tahiri deshti të pushoi. Me që kishte marrëdhënie me Shpendin nuk ia vonoi dhe ia tha që e donte atë vajzën që Shpendi e kishte mysafire. Qeshi Shpendi. I tregoj se vajza që ju e keni pa mbrëmë është mbesa ime. Po, o burrë është vajza e Misires. E kemi pas dhënë në Flet dhe Sadiku i shoqi i Misires vdiq. Kjo Xhevahire Sadikja lindi në ditën e të dyzetave të Sadikut. Prisnim që të lind djalë, por lindi vajzë. Tani rrinë tek axhat e vet në Gjakovë. Do ta bisedoi me miqtë dhe të tregoj.

Gjendja e pritjes për fjalë lidhun me Xhevahire Sadiken nuk shkoj gjatë për Salih Tahirin. Miqtë nga Fleti, burra me emër dhe peshë në shoqërinë e kohës e njihnin derën e bajraktarit të Shipshanit, bile ata e njihnin edhe dhëndrrin e ardhshëm. Kjo njohje Salihin e zuri në befasi. Mos u habit, i tha Shpendi. Ju shtëpia juaj keni qënë miq të derës së Kryezive. Edhe miqtë e mi janë miq shtëpie me Kryezinjtë e Gjakovës. Ty, atje të kanë parë e dëgjuar fjalën.

Martesa u ba shpejt dhe siç deshti Sali Bajraktari. Një ditë po vinte Salihi bashkë me nusen e vet nga Gjakova. Të dy hypur mbi kuaj shale. Të rinj e të bukur. Mateshin me hijeshin e eposit. Po t’i takonte Fishta do t’ju thoshte erdhi Sokol Halili me të bijën e Krajlit. Kënga do vazhdonte. Ma ka ballin si rudinën në të dalë të diellit. Më ka vetull e flokë si pylli në male me borë. Qafë e shtat si zanat në dritë të vetëtimës. Syni i saj si bojlia e zezë në qershor. Ka një bel për unazë të gishtit të Sali Tahirit.

Ja kështu thoshin gratë e vjetra të fshatit tonë për atë nuse në atë ditë shtatori që po vinte nga Gjakova. Edhe pse dielli kishte pushtue tokën ai ulli i qiellit të kaltër ndriçonte.

Jeta nuk është krejt si në ëndrra. Ky çift i pa matë për kah hijeshia dhe dashuria me njëri-tjetrin nuk patën lindje që i gëzon. Lindën vajza dhe vdiqën si me qënë të shitueme. Xhevahirja si bijë e derës së mirë dha mendimin që dera e bajraktarit duhet të ketë trashëgimtar. Ti Sali, duhet të martohesh. Ndodhur në kushtet e panjohura për jetën Sali Bajraktari kërkoj dorën e një vajze të derës së Bajram Hazirit në Rrogam-Llugaj. Eh.  Bajram Haziri. Një nga oxhaqet e para të Malësisë së Gjakovës. Një nga burrat ma me emër në këtë trevë. Vdiq i torturuar vetëm për fajin se ishte burrë që i dëgjohej fjala. Koha nuk donte hije. E hija e këtij burri atëherë ata i dëmtonte. Të paktën kështu u mendue në atë kohë.

Gati sapo bahej dasma e dytë e Sali Tahirit, lindi Mustaf Sali Bajraktari. Nip i Rrustem Tahirit, i Sadik Ramës së Fletit. Gjithkah i plotë për nga dhe çka i duhej një prijësi të ardhshëm. U gëzuen të gjithë në atë fshat. Mustafa lindi në duert e Kadë Januzës. Kjo nana e Rrustem e Sali Bajraktarit e ardhur nga dera më e njohur e Vuthaje të Plavës.

U rrit bashkë me Tahirin vëlla nga baba. Tahiri djalë i Fatime Rames. Kjo bijë e derës së parë në Malësi fill pas oxhakut të Mus Zenelit të Qelisë të Shipshanit.

Me Tahirin ishin gati si binjakë. Shkonin shumë mirë dhe ishin nder djemtë ma të preferuar të fshatit. Sot këta dy djemë i kujton gjithë fshati me mall dhe respekt të veçantë.

E cekem më lart se jeta nuk vjen si në përralla. Shqipëria u çlirua. Sali Bajraktari u emërue në pozicione të rëndësishme të rrethit Tropojë. Pati detyra në administratën e rrethit deri edhe shef bujqësie. Ngjarjet politike rrodhën njëra pas tjetrës. Familja e Sali Bajraktarit u detyrue nga shteti i kohës të banoi jashtë rrethit të Tropojës. Ai dhe familja e tij banuen në rrethin Fier. Atje morën gati të gjithë fëmijët kulturë të trefishtë. Mustafa, Tahiri dhe Besniku mësuan lojën intelegjente të shahut. Mustafa e donte dhe e mbante shumë afër Besnikun. Ai edhe, kur u arratis në ish-Jugosllavi deshi ta merrte Besnikun me vete. I pelqente si intelekt dhe përpiqej ta edukonte ndryshe nga koha. Këtë e bante pa ra në sy.

Vajzat e Xhevahires dhe të Fatimes u banë vajzat ma të mira, jo vetëm të fshatit, por edhe të zonës. Them të Xhevahires dhe të Fatimes se këto merreshin me edukimin e vajzave. Salihit nuk i dilte koha të merrej me vajzat edhe pse këto ishin shumë si Drita, Bedria, Makbulja, Bahria, Nexhmia, Zarifja, Vojsava, Afërdita, Fiqiretja.

Vitet po kalonin dhe emigrimi, apo internimi që do të thotë banim jashtë vendbanimit të Bajraktarve solli një nivel tjetër dijesh dhe kushtesh për të kuptuar jetën dhe realitetin shqiptar të kohës. Kjo për Mustaf Salihin ishte kushti numër një që të kërkonte lirinë dhe të drejtën e tij për të qënë i lirë. E vendosi, por nuk i bani mirë llogaritë. Ai u arratis, siç thuhej në terminologjinë juridike të kohës. Arratisja në ish-Jugosllavi i solli atij tragjedinë, jo vetëm familjare, por edhe personale. Përllogaritja ishte jo e saktë. Me serbët familja e tij ishte në hasmëri edhe private edhe kombëtare. Ndaj, atje Mustafa nuk do të gjente atë që kërkonte.

Sa e morën vesh zyrtarët Serb në Gjakovë e Pejë se kush dhe i kujt familje është, e kthyen në një kohë rekord pa proçedura të rregullta, pra me proçedura të përshpejtuera. Në Tropojë u dënua me shumë vite burgim. Akuzë e rëndë për një tetëmbëdhjetëvjeçar. Arratisje në formën e tradhtisë së atdheut. Nuk e kuptoj, ju tha Mustafa në sallë të gjykimit. E kupton ti, e kupton, ju përgjigjën ata që e gjykonin. Po unë e kuptoj, por nuk është e vërtetë që kam tradhtuar idealet familjare dhe patriotike. Unë kam kërkuar dhe kërkoj liri, jo vetëm për vete, por edhe për tërë të rinjtë që po rritën sot në atdheun tim.

Me këtë deklaratë, ai provoj akuzën ideologjike dhe u dënua me vuajtje të dënimit në Spaç të Mirditës. Atje nuk mundi të nënshtrohet vetmisë dhe kërkoj lirinë duke u arratisur nga vend-vuajtja e dënimit. Me këtë akt këtij djali-burrë ju shtue dënimi edhe njëzet vjet. Jeta në burg dhe tortura nuk mplakeshin. Nënën dhe motrat i kishte lënë në fshatin Kasaj në mjerim. I kujtohet nana që e la të sëmurë, motrat e vogla dhe tërë njerëzit e tjerë në internim. E padurueshme kjo jetë. Dita nuk plakej edhe pse studionte vazhdimisht dhe mësonte gjuhë të huaja. Nuk i kalonte dita edhe pse debatet e ndezura mes të dënuarve kalonte edhe orë, edhe netë.Nënës së tij Xhahisë, siç e thërrisnin tërë fëmijët i ra barra e madhe të mbajë të hapur derën e bajraktarit të Shipshanit. Kjo grua, që dikur Fishta mund të thërriste “është ndal dielli e po shikon me habi. Hana po shndrit e yllit po i jep dritë. Natë nuk ka me u ba kurrë”, tani mori trajtat e një burri. Me Makbulen e rritur tashma trembëdhjetë vjeçare i doli zot gjithçkaje që lidhej me këtë shtëpi. Nëse tani do ta përkufizojmë me një grue asaj do ti shkonte më mirë se askujt tjetër “gruaja e hekurt”. Me një sëmundje të pashërueshme, me fëmijë të vegjël dhe nofkën “armik” ajo përballoi gjithë peshën e jetës në fshat. Makbulja kujton: ne kemi respekt të pa kursyem për fshatarët tonë vëllezër. Ata nuk hoqën dorë kurrë nga ne. Na ndihmuan sa kishin mundësi dhe i lejonte koha. Ajo vazhdon me orë të tëra kujtimet dhe nominon tërë fshatarët me emër.

Bulja vazhdimisht e shoqëronte Xhahien për të pa Mustafën në Spaç e Burrel. Ajo tregon lloj-lloj ngjarjesh që janë subjekte për esse dhe tregime, bile edhe humoristike tani që koha kuptohet ndryshe. Bedria e martuar, por edhe tek burri me një nofkë për Kohën nuk hoqi dorë kurrë as ajo vet, as burri i saj nga ata njerëz të vuejtun.

Një ditë me ndrojtje Bulja po shkonte tek posta për të marrë përgjigjen e postimit të një shume parash për vllain e saj, Mustafën në burg. Ato pak para të fituera me gjak e mund që nuk ka roman t’i tregoj. Zyrtari i postës i dha një kthim përgjigjie, ku shkruhej “marrësi i parave ka vdekur”. Toka iu sollë rrotull. E pyeti zyrtarin se mos po gabon dhe se nuk jam unë marrësi i këtij telegrami. Në shtëpi dorëzoi telegramin si e pa kujdesur. Atë e lexoi Xhevahire Sadikja. Sa e lexoi u lëshue në krevatin e saj dhe u dergj deri sa ndërroj jetë. Ajo fliste dhe mallkonte edhe ardhjen në jetë të saj. Pse mësova të shkruaj dhe të lexoj thoshte ajo. Të lexoj vdekjen e tim biri paskam mbaruar internatin e Gjakovës. Kështu bisedonte edhe me vetën gati gjithë kohës atë natë.

Gjatë kësaj kohe edhe Sali Tahiri dhe fëmijët që kishte me Fatime Haziren i interrnuen në fshatin Bricë të fshatit të bashkuar Lekbibaj. Gjendja e kësaj familje u rëndue shumë. Morali i kësaj familje nuk ra kurrë. Besniku vazhdonte shkollën e mesme në Breg-Lumi Dukagjin. Shembull i edukatës dhe i vendosmërisë, bile edhe produkt i përzgjedhjes së Mustafës.

Këtu, në këtë rrëfim të pa zakontë të kësaj familje i shkon për shtat shumë vargu:  “Ajo pushkë që ra mbi ty, ka ra mbarë në tanë vllazni”. Pushka që mori jetën e Sadik Ramës së Fletit dhe la Xhevahiren pa lind e përcolli tërë jetën në mjerim dhe vuajtje. Thonë se jetimi nuk gëzohet kurrë. Ja ky rrëfim e vërteton më së miri këtë thënie të hershme.

Në një terror psikologjik dhe përsekucioni, jo vetëm fizik familja e Mustaf Bajraktarit jetuen të bashkuar dhe dinjitoz. Jeta tani ka një trajtë krejt tjetër. Vlerat e secilit maten me kontributin e vet individit.

Mustaf Sali Bajraktarit i shkon për shtat postulate se nuk ka për të veçse lindje. Nga Presidenti i Republikës ka marrë dekoratën “Martir i Demokracisë”, është “Qytetar Nderi” i ish-komunës Tropojë. Tani në përjetësi emri i tij do të jetë në Tropojën e vjetër – Sheshi “Mustaf Bajraktari” vend ku ka kaluar jetën e tij deri në përfundim.

Brezat do të mburren me këtë emër cilësor të vendosur nga institucionet për kontributin e tij. Tani koha çmon vlerat.

Filed Under: ESSE Tagged With: ËSHTË PËRJETËSI, Hasan Selimi, MUSTAF SALI BAJRAKTARI

BERAT- Hapja e sezonit turistik panair artizanë nga Shqipëria dhe Ulqini

May 19, 2016 by dgreca

Raporton per Diellin nga Berati: Sulo GOZHINA/
BERAT – Qytet ku zhvillimi i turizimit po njeh rritje nga viti në vit si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe promovimit që po i bëhet vlerave të tij muzeale të moçme në harenën ndërkombëtare zhvilloj për dy ditë festën e çeljes të zezionit turistik. Në këto dy ditë Artizanë nga Berati, Saranda, Kruja, Gjirokastra, Pogradeci dhe Ulqini janë bashkuar në një panair me krijime të ndryshme, i cili është hapur mbrëmjen e djeshme më cermonin e hapjes të sezonit turistik në qytetin e një mbi një dritareve të mbrojtur nga UNESCO dhe ka vijuar edhe me aktivitetet artistike kulturore edhe në ditën e sotme. Çeljes së këtij panairi i është shtuar dhe inagurimi i zyrës së informacionit turistik me financim të bashkisë së Beratit dhe ndihmën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Organizatën “Risi Albania”, Shoqatën BID Berat dhe Shoqatën e Artizanëve “Margarita”.Hapje e sezonit turistik në Berat në  mbrëmjen e djeshme ka siellë nga Tirana Drejtoren e Bankës Botërore Tahseen Sayed, Zv/Ambasadori i Zvicrës Z. Philip Keller, Zv Ministrja e Turizmit Adela Karapiti, Përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Drejtues të USAID, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Koperacionit Zvicerian, Risi Albania, etj. Në cermonin e çeljes të sezionit turistik kanë marë pjesë Deputeti Edyuart Shalësi, Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, krer të pushtetit local, si dhe banor të qytetit dhe të rrethinave të tij.
Investimet e dhënë për Beratin dhe puna e jashtëzakonshme që po bëjnë drejtuesit e muzeumeve, vetë pronarët e shtëpive pritëse, promovimi që po i bëhet qytetit sipas kryetarit të Bashkisë, Petrit Sinaj kanë ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve. “Nga viti në vit kemi rritje nga 30 deri në 40% të turizimit. Ka cituar në fjalën e tij një nga oranizatorët e pregatitjes të këtij eventi Marjus Qytyku.
Në tre vitet e fundit me investime strategjike të qeverisë dhe bashkisë, por dhe donator të ndryshëm kanë bërë që të ndryshohet pamja e qytetit. Vetëm nga periudha janar- prill kemi tre mijë turistë më shumë se një vit më parë kjo tregon se qyteti është bërë një atraksion mjaft i rëndësishëm”, kanë cituar në fjalën e saj specialistja për tyrizmin Mishela Muzhaj
Drejtoresha e Bankës Botërore, Tahseen Sayed, u shpreh në fjalën e saj se tashmë institucioni që ajo drejton në Shqipëri është përqëndruar në investimet për turizmin kryesisht në Shqipërinë e Jugut. “Ju jeni duke inaguruar zyrën e informacionit turistik dhe duke hapur sezonin turistik dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Banka Botërore është partnerja juaj tashmë prej 20 vitesh. Ne kemi punuar në shumë fusha, por tashmë jemi të përqëndruar në zhvillimin e infrastutkurës dhe turizimit dhe kryesisht në Shqipërinë e Jugut”, tha ajo në citimet e fundit për investimet në turizëm.
Kryetari Bashkisë Berat Petrit Sinaj
“Ne jemi në këtë ditë të veçantë për të inaguruar edhe zyrës e informacionit që është epiqendra e informimit për të gjithë turistët jo vetëm të huaj, por dhe shqiptar. Po përpiqemi që të punojmë shumë dhe nga vitit në vit kemi rritje nga 30 deri në 40 % të vizitorëve, tha ai. Në tre vitet e fundit me investime strategjike që qeveria, bashkia e Beratit, por dhe donator të ndryshëm kanë bërë në këtë qytet dhe në këtë rajon numri i turistëve është rritur. Vetëm për periudhën janar-prill të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është rritur me tre mijë turist më shumë se një vit më parë, tha Sinaj. Kjo tregon se qyteti, bashkia Berat është bërë një atraksion mjaft i rëndësishëm, por kjo nuk bëhet vetëm me punën e bashkisë bëhet me punën, kontributin, mirmbajtjen që po i bëhet zonave muzeale, por edhe me rritjen e cilësisë së shërbimeve që bashkia ofron si pastrimi, gjelbërimi, vijoi kreu i bashkisë. Një kordinim i mirë i bujtinave që janë bërë vitet e fundit në zonën muzeale, një kordinim i mirë i fermave të vogla në kodrinat e mrekullueshme të katër njësive administrative të sotme për produktet bio për gjithçka që ofrojnë synojmë që ne të presim 100 mijë vizitorë. Aktualisht jemi në shifrën 6 mijë, ne synojmë ta çojmë në 100 mijë dhe kjo do të thotë zhvillimi i ekonomisë lokale”, përfundoi ai.

Drejtoresha e Bankes Boterore
“Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Ju jeni duke çelur sezonin turistik, jeni duke inaguruar zyrën e informacionit. Unë erdha në Berat menjëherë sapo mbërrita në Tiranë dhe kjo ishte afërsisht dy vite më parë. Unë dua të theksojë se ju keni këtu bukuri të çmuara, ushqim të shijshëm, traditë dhe kulturë. Banka Botërore ka qënë partnere juaj më 20 vite, ne kemi punuar në shumë fusha, por tani jemi të fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizimit dhe kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Ndihma që ne mund të sjellim sëbashku me kolegët tanë dhe njerëzit të shohin një rritje të turizimit deri në 100 mijë turist edhe më shumë. Është shumë mirë që ju po përpiqeni që të mbroni trashëgim dhe kulturën tuaj të pasur veçanërisht për fëmijët si brez i ardhshëm. Ju duhet të hapni duart tuaja që të prisni botën që të vijë dhe të gëzojë atë që ju keni për të ofruar këtu. Unë ju sigurojë që çdo vizitorë që vjen për herë të parë në Berat bie në dashuri me këtë qytet ashtu si unë gati 2 vite më parë. Më e rëndësishmja është që vizitorët të qëndrojë me dashurinë për Beratin dhe jo vetëm të bien në dashuri me të, ashtu siç jam unë me qytetin tuaj.

Filed Under: Reportazh Tagged With: BERAT- Hapja e sezonit, Shqipëria dhe Ulqini, turistik panair artizanë nga

JA DHE XHEVAHIRI I RADHËS KUNDËR IDENTITETIT DHE HISTORISË KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE

May 19, 2016 by dgreca

…. E ashtuquajtura akademi malazeze  i paraqet shqiptarët si, “agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i shqiptarizuar”, me pretendimin se edhe Malësorët e atyre trojeve autoktone shqiptare na qenkan të “shqiptarizuar”!/

Nga Frank Shkreli/

Nuk mund të ishte ndryshe!  Ja i erdhi radha edhe ofendimit më të fundit kundër identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve. Kësaj radhe nga Mali i Zi, pikërisht nga e ashtuquajtura Akademi e Shkencave e Malit të Zi.  Përveç pasqyrimeve të këtij lajmi në media nuk pashë ndonjë reagim zyrtar as nga Tirana (përveç një shkrimi nga deputetja shqiptare Ledi Shamku Shkreli) as nga Prishtina, as nga Shkupi as nga Podgorica dhe as nga shqiptarët nën Malin e Zi, me përjashtim të deputetit shqiptar nga Malësia, Nik Gjeloshaj, i cili kritikoi ashpër fjalorin e të ashtuquajturës akademi malazeze kundër shqiptarëve, që sipas tij i paraqet shqiptarët si, “agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i shqiptarizuar”, me pretendimin se edhe Malësorët e atyre trojeve autoktone shqiptare na qenkan të “shqiptarizuar”.

Ky ofendim ndaj shqipatarëve nga ana e Malit të Zi, nuk është i ratsësishëm as jashtë planeve ndoshta edhe koordinuese anti-shqiptare midis kryeqyteteve të tjera të shteteve fqinje ballkanike dhe “akademive të tyre të shkencave”, që janë venë re vitet e fundit.   Ky lajm vjen pas disa ofendimeve të tjera nga burime të ndryshme të kohëve të fundit që i bëhen historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.  Kohë më parë — në radhën e disa shkrimeve mbi situatën e vështirë të shqiptarëve në Mal të Zi — kisha botuar një shkrim modest  me titull: Grabitqarët Antishqiptarë Përsëri u Turren Trojeve Arbërore”, mbi përpjekjet e fundit e të  vazhdueshme të armiqëve të kombit shqiptar për të mohuar ose për të tjetërsuar historinë e shqiptarëve.  Më vjen keq për të përdorur fjalën “armiq”, sidomos në këtë periudhë të integrimit evropian dhe gjoja të bashkjetesës paqësore në çerekun e parë të këtij shekulli,  për fqinjtë e shqiptarëve në Ballkan.   Por çfarë dhe si ta karakterizosh dike që jo vetëm historikisht por edhe tani në ditët e sotëme gjithnjë vazhdon të përpiqet, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, përfshirë politikanët më të lartë dhe njerëzit më të “mësuar“ të këtyre shteteve — që jo vetëm të tjetërsojnë historinë dhe autoktoninë e kombit shqiptar në trojet e veta, por të mohojnë krejtësisht ekzistencën e shqiptarëve si autokton në trojet e tyre, përfshirë edhe pretendimet greke anti-shqiptare në jug të Shqipërisë dhe mohimin e historisë dhe të autoktonisë shqiptare të Çamërisë martire – përveç përpjekjeve dhe pretendimeve sllavo-turke.

Duhet rikujtuar lexuesit se vetëm gjatë vitit të kaluar janë bërë përpjekje të hapta nga “akademi” të ndryshme dhe nga udhëheqsit më të lartë të disa vendeve fqinje dhe më larg të shqiptarëve, të cilët me deklaratat dhe me paraqitjet “akademike” të tyre i janë turrë  përsëri  tokave shqiptare me qëllim të tjetërsimit të historisë dhe të identitetit trako-ilirian të shqiptarëve.  Kto hiena të egëra shekullore edhe sot mësyjnë gjithnjë çkombtarizimin dhe zbrazjen e trojeve shqiptare nepërmjet presioneve të ndryshme dhe tjetërsimit të historisë me qëllim të mohimit të identitetit arbëror të shqiptarëve. Jo shumë kohë më parë udhëheqës të lartë turq kishin bërë thirrje për ndryshimin e teksteve shkollore të historisë së Kosovës dhe të shqiptarëve, ndërkohë që Kryeminstri turk Ahmet Davutogllu kishte deklaruar gjatë një vizite në Shkup se vendi i tij, “po punon për të rilindur kulturën turke në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni”. Ai u citua të ketë thënë gjithashtu se, “Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit”. Në sytë e shumë vërejtësve ishte ky një vërtetim i ambicieve politike, diplomatike dhe ekonomike të Turqisë për të thelluar edhe më shumë influencën e saj në trojet autoktone shqiptare, anë e mbanë Ballkanit.Rasti tjetër i këtyre lojrave anti-shqiptare, ishin fyerjet kundër shqiptarëve në të ashtuquajturën “enciklopedi” të botuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë në të cilën pretendohej se shqiptarët nuk kanë qenë të pranishëm në trojet e veta të sotëme nën Maqedoninë, as në antikitet dhe madje as në Mesjetë.

Një rast i tretë i kohëve të fundit –në përpjekje për të ndryshuar autoktonizmin e shqiptarëve në trojet e veta — ndodhi në rrethin e Ulqinit, ku popi i Kishës Ortodokse sllave në atë qytet, Radojica Bozhoviç paska shkuar në qytetin e vjetër shqiptar të Shasit për të bërë një shërbim liturgjik të fesë ortodokse mbrenda mureve tanimë të rrënuara të kishave të dikurshme katolike shqiptare të atij qyteti ilir.  Edhe kjo ishte një përpjekje serbo-malazeze për të “provuar” historikisht se dikurë ato ishin kisha ortodokse sllave. Mirëpo,  popi ka një problem se Shasi dhe as historia e tij nuk kanë të bëjnë aspak me fenë ortodokse serbe as me kulturën dhe historinë sllave.  Shasi që gjëndet midis Shkodrës dhe Ulqinit, sipas historianëve, ka qenë dikur një prej katër “qyteteve satellitë” të Shkodrës, me shekuj qëndër me rëndësi e Kishës Katolike Shqiptare dhe e kulturës iliro-arbërore. Por, kjo nuk i ndalon serbo-malazezët që të përpiqen të përvetësojnë këtë histori antike të fisit të arbërit.

Dhe më në fund ishte e famshmja e ashtuquajtur Akademi e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë,e cila me urdhër të qeverisë serbe dhe të Kishës Ortodokse serbe, vuri në dispozicion të gjithë mekanizmat e vet që të bindë shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, të mos votonin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Mendohej  dhe shpresohej se me shëmbjen e Murit të Belrinit,  formulimet e vjetëra nacionaliste dhe anti-shkencore të fqinjve dhe ish-okupatorve shekullorë të trojeve shqiptare nuk do t’i ndëgjonim më në çerekun e parë të shekullit 21, sidomos në këtë periudhë të integrimeve evropiane e botërore. Por fatkeqsisht shihet se e kaluaranacionaliste e këtyre vendeve nuk ka ndryshuar fare përsa i përket pikëpamjeve të tyre mbi autoktoninë dhe mbi identitetin dhe kulturën shqiptare në trojet e veta në Ballkanin Përëndimor.Siç venë në dukje edhe pretendimet ofenduese të të ashtuquajturës akademi shkencash e Malit të Zi – e kaluara nacionaliste anti-shqiptare e këtyre popujve është  “shëndosh e mirë” , në të vërtetë   aktualja e sotëme e politikave të tyre anti-shqiptare është më e gjallë se kurrë.

Është fatkeq fakti se një lajm i tillë i fjalorit anti-shqiptar nga e ashtuquajtura Akademi Shkencore e Malit të Zi,  përhapet pikërisht në prakun e festimeve të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi, ku njoftohet se edhe Ulqini do ta shënojë këtë datë më 20 maj, ashtu siç thuhet në një komunikatë të komunës së Ulqinit me shumicë shiptare. Në të vërtetë ishin shqiptarët ata që votuan pothuaj unanimisht në favor të pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia.  Jam i sigurt se shqiptarët, duke votuar në favor të pavarësisë së Malit të Zi, 10-vjetë më parë, prisnin nga një shtet “demokratik e i pavarur”, një trajtim pak më dinjitoz jo vetëm ndaj tyre si shtetas, por edhe ndaj historisë dhe identitetit të tyre si qytetar autokton të atyre viseve.  Çfarë zhgënjimi, kur të merret parasyshë gjithashtu edhe fakti se Mali i Zi posa nënshkroi të ënjtën në Bruksel edhe protokollin e antarësimit në NATO, gjë që do mundësojë Podgoricën të marrë pjesë si vëzhguese në takimet e aleancës, ndërkohë që nevojitet miratimi i të gjithë 29-vendeve anëtare të aleancës për ta pranuar si anëtare të saj.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, duke shprehur indinjatën e tij ndaj fjalorit të përdorur kundër shqiptarëve nga e ashtuquajtura Akademi e Shkencave e Malit të Zi, u bën thirrje organeve përkatëse shtetërore dhe qeveritare që të dënojnë përdorimin e një gjuhe të tillë ofenduese kundër shqiptarëve dhe që të tërhiqet menjëherë gjuha e përdorur në atë botim.  Reagime të tilla, si ajo e deputetit Gjeloshaj, duhet të ketë jo vetëm nga mbarë politika dhe komuniteti shqiptar nën Mal të Zi, por në raste të tilla, siç duhej reaguar edhe më heret, ofendime të këtij lloji kundër historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarve nga kushdo qoftë, nevojitin një përgjigje bashkrenduese dhe të pa dyshimt nga Tirana dhe nga Prishtina zyrtare, pasi ofendimi ndaj një shqiptari ose një grupi shqiptarësh kudo në trojet e veta, është një ofendim ndaj mbarë kombit shqiptar dhe si e tillë nevojit një përgjigje në nivel kombëtar.

Zgjohu o shqiptar, se nuk është nacionalizëm as fashizëm për të mbrojtur vet-veten dhe interesat tua, për të mbrojtur identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën tënde, në trojet tua. Kjo është detyra e çdo shqiptari, por sidomos është detyrë e përgjegjësi e kësaj klase politike që sot – me fat ose pa fat për kombin –përfaqësonkëtë komb të vogële krenarë krenar, por shpesh të nepërkëmbur, të viktimizuar dhe të vuajtur nga politikat e mbrendshëme dhe nga armiqtë e jashtëm.  Është detyrë e përfaqsuesve politikë të kombit shqiptarpër t’a mbrojtur atë dhe jovetëm interesat e tija politike, diplomatike dhe ekonomike, por edhe vërtetësinë dhe interesat historike të tija,nga sulmet dhe shtrembërimet e vazhdueshme historike, nga kushdo qoftë. Përveç mbrojtjes territoriale të shtetit, kjo është përgjegjësia kryesore për udhëheqsit politikë të cilit do vend, përfshirë udhëheqsit shqiptarë kudo në trojet e veta.

Mos u shqetësoni shumë për Trump-at e kësaj bote, por interesohuni për fatin e kombit tuaj në trojet e veta autoktone, sepse me hallet e botës ka kush merret.

Filed Under: Analiza Tagged With: “agresorë, E ashtuquajtura akademi malazeze i paraqet shqiptarët si, Frank shkreli, okupator

SHBA, demokratët shqetësohen për unitetin e partisë

May 19, 2016 by dgreca

Jo shumë kohë më parë rritja politike e miliarderit Donald Trump bëri të parashikohej një shpërthim në Partinë Republikane. A do të pranonte partia Republikane e Lincolnit dhe Reaganit t’ia dorëzonte frenat e udhëheqjes një ish-ylli spektaklesh televizive që ky pastaj të mburrej e shfrynte në mediat sociale?

Republikanët duket se po e kalojnë pikën e tyre të krizës. Por tani është Partia Demokrate që po hyn në këtë fazë, si pasojë e një beteje përçarëse në zgjedhjet paraprake. Dhe mënyra se si partia i trajton këto tensione mund të përcaktojë nëse demokratët do të jenë në gjendje për të mbajtur presidencën për një mandat të tretë radhazi në fillim të vitit 2017.

Rezultatet paraprake luhaten, por tensionet shtohen 

Favoritja demokrate për presidente, Hillari Klinton deklaroi fitore të ngushtë në zgjedhjet paraprake të së martës në Kentucky, edhe pse rivali i saj, Bernie Sanders vazhdoi rrugën e tij me një fitore në Oregon. Zonja Klinton mbetet në drejtimin e duhur për të marrë emërimin e Partisë Demokrate, ndoshta më 7 qershor. Por zoti Sanders nuk ka dhënë asnjë shenjë për të dalë nga gara. Tensionet mes dy fushatave janë në rritje, duke shkaktuar frikë mes disa demokratëve se nëse tensionet vazhdojnë, partia do ta ketë të vështirë të dalë e bashkuar kur të përballet me kandidatin e pritshëm republikan, Donald Trump.

Hillari Klinton kryeson garën ndaj kanditatit Sanders në numërin e delegatëve, me një diferencë të mjaftueshme dhe e vetmja mënyrë që senatori nga Vermonti mund të arrijë të fitojë është nëse siguron shumicën e votave në zgjedhjet paraprake në shtetet e mbetura dhe duke detyruar tërheqjen e super-delegatëve që aktualisht mbështesin zonjën Klinton. Të dy janë mbërthyer në këtë pikë.

Mbështetësit e kandidatit Sanders janë të zemëruar

Por Berni Sanders e bëri të qartë në një miting të martën mbrëma në Karson të Kalifornisë, se ai nuk heq dorë nga gara. “Do të jetë një rrugë e përpjetë. E di. Por ne kemi mundësi për të shkuar në kuvend në Filadelfia duke patur një shumicë delegatësh, “ – tha ai.

Kandidati Sanders tha gjithashtu se Partia Demokrate duhet të jetë më mikpritëse për mbështetësit e tij, të cilët “janë të gatshëm për të luftuar për ndryshim të vërtetë ekonomik dhe shoqëror.” Dhe paralajmëroi se ruajtja e “status quosë” do të ishte “një alterantivë shumë e trishtuar dhe tragjike” për partinë.

Tensionet mes dy fushatave u shfaqën kohët e fundit në kuvendin e demokratëve të shtetit Nevada, kur mbështetësit e zotit Sanders shprehën zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve të partisë në lidhje me procesin e zgjedhjes së delegatë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Filadelfia në korrik. Disa aktivistë të zotit Sanders hodhën karrige, dhe më vonë bënë disa kërcënime në drejtim të kryetares së kuvendit, Roberta Lange.

Shqetësimet në lidhje me Kuvendin e Filadelfias

Disa demokratë shqetësohen se tensionet që ziejnë në zgjedhjet paraprake mund të çojnë në probleme në Kuvendin e korrikut. Udhëheqësi demokrat i Senatit Harry Reid i kërkoi zotit Sanders të luajë rol udhëheqës në qetësimin e mbështetësve të tij. Bernie Sanders lëshoi një deklaratë, ku tha se “dënon të gjitha format e dhunës”, por vuri në dukje se nuk ka pasur incidente në mitingjet e tij në pjesë të tjera të vendit.

Në tubimet e saj të fundit, Hillari Klinton është përpjekur për ta kthyer fokusin e saj mbi kandidatin republikan, Donald Trump. “Ai mund të thotë çfarëdo që dëshiron për mua personalisht. Por unë do ta luftoj atë për çdo amerikan që sulmon dhe fyen! “, – u tha zonja Klinton mbështetësve të saj në Kentucky.

Mënyra e ndërlikuar Hillarit

Por aftësia e zoti Sanders për të tërhequr turma të mëdha mbështetësish për frenimin e përpjekjeve të zonjës Klinton për të shkuar përtej përçarjeve të fushatës paraprake mund të zhvendosin fokusin e saj ndaj zotit Trump.

Suksesi i senatorit Sanders në zgjedhjet e paraprake ka precedent historik, thotë analisti William Galston në Institutin Brookings në Uashington. Ai shton se “fitoret e vonuara nga humbësit nuk janë aspak të pazakonta. Ne pamë pothuajse të njëjtën gjë në vitin 1992, kur Bill Klinton mori emërimin e Partisë Demokratike.” Analisti Goldstonë thotë se dobësia e tanishme e demokratëve nuk është asgjë në krahasim me fushatën presidenciale të vitit1968, kur Partia Demokrate u përça.

Sanders shikon për rrugëdalje

Suksesi i vazhdueshëm e kandidatit Sanders në zgjedhjet paraprake dhe aftësia për të tërhequr përkrahës mund t’i japë atij ndikim të vlefshëm politik në kuvendin kombëtar në Filadelfia. “Qëllimi i tij tani është i qartë për të ndikuar në platformë, për të ndikuar tek Hillary Klintoni dhe për të vazhduar për ta mbajtur atë majtas,” – thotë Melinda Henneberger, redaktore e revistës “Roll Call”.

Por përfundimisht, analisti Galston parashikon se kandidati Sanders do të duhet të marrë hapa për ta unifikuar partinë rreth zonjës Klinton, për të mundur Donald Trumpin. “Ajo ka disa punë për të bërë, kështu edhe senatori Sanders. Dhe unë do të thoja se përgjegjësia kryesore për sjelljen e mbështetësve të tij bie mbi atë vetë, dhe jo mbi zonjën Clinton”. – tha analisti.

Një herë, Bernie Sanders është shprehur se do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë. “Ndërsa ne mund të kemi shumë mosmarrëveshje me Sekretaren Klinton, ka një zonë ku pajtohemi, dhe kjo është që ne duhet të mposhtim Donald Trumpin!”, – u tha ai mbështetësve gjatë një tubimi të fundit në Oregon.

Rruga drejt unitetit

Shumë analistë presin që demokratët do të jetë në gjendje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre dhe të bashkohen pas zonjës Klinton, gjatë dhe pas kuvendit. “Unë mendoj se mbështetësit e Bernie Sandersit do të përkrahin Hillary Clintonin,” – thotë John Fortier, i Qendrës së Politikave Dypartiake. “Kjo mund të marrë një muaj pas kongresit, kur ata të pyesin se çfarë është alternativa më e mirë – Hillary Clinton për presidente, apo një republikan, i cili është shumë larg nga pikëpamjet tona?”.

Por, për të arritur në këtë pikë duhen disa muaj dhe javët përpara mund të sfidojnë aftësitë unifikuese të kandidatëve Klinton dhe Sanders. Shenjat e hershme janë se për të bashkuar demokratët mund të duhen shumë më tepër aftësi dhe lëshime politike, sesa mendohej një vit më parë.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: demokratët shqetësohen, për unitetin e partisë, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2800
  • 2801
  • 2802
  • 2803
  • 2804
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT