Raporton per Diellin nga Berati: Sulo GOZHINA/
BERAT – Qytet ku zhvillimi i turizimit po njeh rritje nga viti në vit si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe promovimit që po i bëhet vlerave të tij muzeale të moçme në harenën ndërkombëtare zhvilloj për dy ditë festën e çeljes të zezionit turistik. Në këto dy ditë Artizanë nga Berati, Saranda, Kruja, Gjirokastra, Pogradeci dhe Ulqini janë bashkuar në një panair me krijime të ndryshme, i cili është hapur mbrëmjen e djeshme më cermonin e hapjes të sezonit turistik në qytetin e një mbi një dritareve të mbrojtur nga UNESCO dhe ka vijuar edhe me aktivitetet artistike kulturore edhe në ditën e sotme. Çeljes së këtij panairi i është shtuar dhe inagurimi i zyrës së informacionit turistik me financim të bashkisë së Beratit dhe ndihmën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Organizatën “Risi Albania”, Shoqatën BID Berat dhe Shoqatën e Artizanëve “Margarita”.Hapje e sezonit turistik në Berat në mbrëmjen e djeshme ka siellë nga Tirana Drejtoren e Bankës Botërore Tahseen Sayed, Zv/Ambasadori i Zvicrës Z. Philip Keller, Zv Ministrja e Turizmit Adela Karapiti, Përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Drejtues të USAID, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Koperacionit Zvicerian, Risi Albania, etj. Në cermonin e çeljes të sezionit turistik kanë marë pjesë Deputeti Edyuart Shalësi, Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, krer të pushtetit local, si dhe banor të qytetit dhe të rrethinave të tij.
Investimet e dhënë për Beratin dhe puna e jashtëzakonshme që po bëjnë drejtuesit e muzeumeve, vetë pronarët e shtëpive pritëse, promovimi që po i bëhet qytetit sipas kryetarit të Bashkisë, Petrit Sinaj kanë ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve. “Nga viti në vit kemi rritje nga 30 deri në 40% të turizimit. Ka cituar në fjalën e tij një nga oranizatorët e pregatitjes të këtij eventi Marjus Qytyku.
Në tre vitet e fundit me investime strategjike të qeverisë dhe bashkisë, por dhe donator të ndryshëm kanë bërë që të ndryshohet pamja e qytetit. Vetëm nga periudha janar- prill kemi tre mijë turistë më shumë se një vit më parë kjo tregon se qyteti është bërë një atraksion mjaft i rëndësishëm”, kanë cituar në fjalën e saj specialistja për tyrizmin Mishela Muzhaj
Drejtoresha e Bankës Botërore, Tahseen Sayed, u shpreh në fjalën e saj se tashmë institucioni që ajo drejton në Shqipëri është përqëndruar në investimet për turizmin kryesisht në Shqipërinë e Jugut. “Ju jeni duke inaguruar zyrën e informacionit turistik dhe duke hapur sezonin turistik dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Banka Botërore është partnerja juaj tashmë prej 20 vitesh. Ne kemi punuar në shumë fusha, por tashmë jemi të përqëndruar në zhvillimin e infrastutkurës dhe turizimit dhe kryesisht në Shqipërinë e Jugut”, tha ajo në citimet e fundit për investimet në turizëm.
Kryetari Bashkisë Berat Petrit Sinaj
“Ne jemi në këtë ditë të veçantë për të inaguruar edhe zyrës e informacionit që është epiqendra e informimit për të gjithë turistët jo vetëm të huaj, por dhe shqiptar. Po përpiqemi që të punojmë shumë dhe nga vitit në vit kemi rritje nga 30 deri në 40 % të vizitorëve, tha ai. Në tre vitet e fundit me investime strategjike që qeveria, bashkia e Beratit, por dhe donator të ndryshëm kanë bërë në këtë qytet dhe në këtë rajon numri i turistëve është rritur. Vetëm për periudhën janar-prill të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është rritur me tre mijë turist më shumë se një vit më parë, tha Sinaj. Kjo tregon se qyteti, bashkia Berat është bërë një atraksion mjaft i rëndësishëm, por kjo nuk bëhet vetëm me punën e bashkisë bëhet me punën, kontributin, mirmbajtjen që po i bëhet zonave muzeale, por edhe me rritjen e cilësisë së shërbimeve që bashkia ofron si pastrimi, gjelbërimi, vijoi kreu i bashkisë. Një kordinim i mirë i bujtinave që janë bërë vitet e fundit në zonën muzeale, një kordinim i mirë i fermave të vogla në kodrinat e mrekullueshme të katër njësive administrative të sotme për produktet bio për gjithçka që ofrojnë synojmë që ne të presim 100 mijë vizitorë. Aktualisht jemi në shifrën 6 mijë, ne synojmë ta çojmë në 100 mijë dhe kjo do të thotë zhvillimi i ekonomisë lokale”, përfundoi ai.
Drejtoresha e Bankes Boterore
“Ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Ju jeni duke çelur sezonin turistik, jeni duke inaguruar zyrën e informacionit. Unë erdha në Berat menjëherë sapo mbërrita në Tiranë dhe kjo ishte afërsisht dy vite më parë. Unë dua të theksojë se ju keni këtu bukuri të çmuara, ushqim të shijshëm, traditë dhe kulturë. Banka Botërore ka qënë partnere juaj më 20 vite, ne kemi punuar në shumë fusha, por tani jemi të fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizimit dhe kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Ndihma që ne mund të sjellim sëbashku me kolegët tanë dhe njerëzit të shohin një rritje të turizimit deri në 100 mijë turist edhe më shumë. Është shumë mirë që ju po përpiqeni që të mbroni trashëgim dhe kulturën tuaj të pasur veçanërisht për fëmijët si brez i ardhshëm. Ju duhet të hapni duart tuaja që të prisni botën që të vijë dhe të gëzojë atë që ju keni për të ofruar këtu. Unë ju sigurojë që çdo vizitorë që vjen për herë të parë në Berat bie në dashuri me këtë qytet ashtu si unë gati 2 vite më parë. Më e rëndësishmja është që vizitorët të qëndrojë me dashurinë për Beratin dhe jo vetëm të bien në dashuri me të, ashtu siç jam unë me qytetin tuaj.