• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bruna Sota Hoxha-ikonë e muzikës shqiptare ndër vite…

May 18, 2016 by dgreca

 Intervistë ekskluzive per Diellin e Raimonda Moisut me Bilbilin e Këngës Myzeqare, Bruna Sota Hoxha/

 Këngëtarja Bruna Sota Hoxha është një emër artiste fort e njohur në Shqipëri,   Kosovë dhe krejt trojet shqiptare, Ballkan dhe Amerikën e largët, në artin, kulturën dhe muzikën shqiptare. Dhe jo vetëm kaq! Me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz, të bukur e të freskët, me talentin e mrekullueshëm dhe mjeshtërinë artistike, Bruna, është ndër  artistet më të dashura, të adhuruara dhe të kërkuara në Diasporën amerikane. E palodhur dhe e përkushtuar, e bukur dhe e vetëdijshme, kurajoze dhe optimiste, e dashur dhe modeste, mjeshtëre e transmetimit vokal, artistja shqiptare jeton e komunikon ndjeshëm dhe natyrshëm mes dy jetëve; jetës në të përditshmen njerëzore dhe asaj artistike.Kordat vokale i ka të trashëguara nga nëna e saj, e cila kishte një zë të kumbueshëm lirik dhe shumë të bukur. E diplomuar për gjuhë-letërsi, profesionin e mësueses, të cilin nuk e ushtroi asnjëherë, sepse u dha pas muzikës dhe këngës. Që herët shquhet për vlerat e saj artistike muzikore, por ai që e futi në rrugë profesionaledhe i instruktoi anën teknike të të kënduarit, ishte dirgjenti i estradës së Fierit, i cili është njëkohësisht edhe bashkëshorti  artistes, Ferit Hoxha, -alias-Riku. Ka pasur fatin dhe privilegjin që pjesën më të konsiderueshme  të teksteve të këngëve të interpretuara prej saj,   të jenë të poetëve më të mirë shqiptarë; të Mjeshtrit të Madh të dramës dhe humorit,  Pëllumb Kulla dhe poetit më të mirë të vargjeve lirike shqiptare,  dhe të festivaleve të RTSH-së,  Arben Duka.E vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare, dhe Bilbili i këngës Myzeqare,  si këngëtare e talentuar dhe profesioniste, ndër vite, mbas një rrugëtimi të gjatë artistik në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Europës, artistja shqiptare zhvendoset përfundimisht në SHBA-ës, ku talentin dhe pjekurinë artistike, fuqinë e muzikës shqiptare në potencialin e saj,  së bashku me bashkëshortin e saj, instrumentistin e talentuar, -Riku, për një dekadë e gjysëm, japin koncerte gjithnjë dinjitoze  për komunitetin shqiptaro-amerikan, duke i rritur kështu nderin dhe autoritetin artistik, kulturës dhe muzikës shqiptare, identitetit shqiptar, trashëgimisëdhe vlerave kombëtare për brezat e ardhshëm në tokën amerikane, që e kanë  shndërruar Artisten Shqiptare Bruna Sota Hoxha, -një ikonë e muzikës shqiptare ndërvite. Së bashku me bashkëshortin e saj, janë dy ARTISTË që dalin nga muzeu historik i artit, kulturës dhe identitetit shqiptar.Për më shumë ndiqni bisedën.

Bisedoi: Raimonda MOISIU/

 -Znj.Bruna, jeni një emër Artiste fort i njohur në të dyja kahjet e Atlantikut dhe  më në zë  në Diasporë dhe trojet shqiptare. Si ndodhi që muzika u bë pjesë domethënëse e jetës tuaj? Ju vetë vini nga ndonjë familje muzikantësh apo nevoja, koha dhe  dëshira për muzikën?

 Ëndrrat, dëshirat dhe pasioni  për artin,  përgjithësisht fillojnë të shpërthejnë në moshat e vogla, mbasi në fëmijëri, je më i/e çliruar për të ekspozuar  talentin. Në shtëpinë  tonë, gati çdo natë bënim koncerte. Ne të dyja motrat këndonim këngë të ndryshme dhe audienca me  spektatorë, kishim  pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët na duartrokisnin, brohorisnin dhe na inkurajonin,  për të mësuar më shumërepertory, në “koncertin” e radhës. Dhe që nga ai  moment, unë fillova të këndoja në festivalet e pionierit në qytetin e Fierit, ku gjithmonë jam  vlerësuar  me çmime të ndryshme. Nuk vij nga ndonjë familje muzikantëprofesioniste, por kordat e mia vokale janë të trashëguara nga mamaja ime, e cila kishte një zë të kumbueshëm lirik dhe  këndonte shumë bukur.Dhe pa dyshim ishte merita e emancipuar e prindërve të mij, që më inkurajuan të këndoja, kur dihej  shumë  mirë që prindër fanatikë kanë ndrydhur talentet e shumë fëmijëve,  të cilët sot mund të ishin  artistë të mëdhenj.

 -Ju jeni  këngëtare lirike e talentuar dhe e mirënjohur, dhe keni debutuar me mjaft sukses në skenë në Shqipëri edhe në Amerikë. Na tregoni diçka për historinë e zërit tuaj dhe kush  mendoni se një këngëtare si ju,  e bën të jetë e vetëdijshëme, se si ka qenë zëri i saj,  dhe kur keni filluar të këndoni?

 Unë kam  mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik në Elbasan për Gjuhë- Letërsi, profesionin e mësueses, që nuk e ushtrova asnjëherë sepse u mora me këngën. Në vitin 1972-ë, në moshën 15-ë vjeçare mora pjesë në Festivalin e dytë të këngës së ushtarit në Tiranë me këngën e Agron Xhungës “Dje erdha nga ushtria”,dhe në vitin 1974-r mora pjesë në Festivalin e 15-ë në RTSH,  përsëri me një këngë të Agron Xhungës “Gjithmonë në aksione”. Menjëherë mbas kësaj kënge  fillova punë në Estradën  e  Fierit si këngëtare profesioniste. Zëri vërtetë është pronë e këngëtarit, por ai që e fut në rrugë profesionale këngëtarin, është dirgjenti i cili të instrukton anën teknike të të kënduarit. Dhe për këtë gjë, meritën kryesore të formimit të teknikës së të kënduarit tim, e ka Riku si  dirgjenti i estradës së Fierit, i cili është edhe bashkëshorti im.

 -Ju keni debutuar me mjaft sukses në skena të ndryshme në Shqipëri, në Turqi, në Greqi, në Zvicër dhe në Amerikë. Çfarë punë iu është   dashur për t’u përshtatur në të gjitha këto vende?

– Me thënë të drejtën puna më e thjeshtë, ishte në Shqipëri, në atë sistem ku jetonim brenda  kornizave që nuk të lejonin të këndoje më shumë se tre këngënë një premierë. Pamvarësisht nga ato që thashë, unë ndjehem shumë e kënaqur, sepse jam pritur jashtëzakonisht mirë dhe me shumë sukses, si nga spektatori dhe fansat artëdashës fierakë, ashtu edhe nga spektatorët dhe fansat në të gjithë Shqipërinë, në turnetë që ne bënim gjithandej. Ndihem krenare që u largova nga Shqipëria në kulmin e suksesit tim si këngëtare,e cila më dha forcë që të eksperimentoja talentin tim edhe  nëpër botë. Në mars të vitit 1991-ë së bashku me Rikun u vendosëm në shtetin fqinjë, në Athinë, te vëllai im Pavllua.Para se të bëja ndonjë punë tjetër, mendoja që tëprovoja me talentin tim, dhunti që nuk e zotëron kushdo. Nuk mjafton vetëm vokali, duhet edhe gjuha që  unë nuk dija të thoja një “po” se “jo”, në gjuhën greke.Mora  një kasetë,  ku kisha një këngë greke të incizuar shumë mirë në Radio Tirana dhe kështu  shkova bashkë me Rikun,  në një Bar Piano në Kukaqi. Pronari e dëgjoi këngën duke e vlerësuar maksimalisht vokalin tim dhe më tha që mund të fillosh punë që sonte. Më pyeti se çfarë repertori ke, dhe unë i thashë që kam vetëm këtë këngë. Ai qeshi me të madhe dhe më dha një kasetë të tijën me këngë greke dhe më tha që kur t’i bëni 10-ë këngë gati, hajde të filloni punë. Nga t’ia filloja, siç thashë as “NE”, as “OXI”! Na ndihmoi një miku ynë  qipriot, Stavrua që nxorrëm tekstet dhe kuptimin e fjalëve. Dhe këtu merr kuptim të plotë fjala MIRËNJOHJE. Ishte Pavlluaai,  që hapi portën e shtëpisë, Nikua që na hapi portën e Bar Pianos, dhe Stavrua që hapi portën e miqësisë. Punuam me shumë sukses në shumë Bar Piano,Taverna, Buzuqe dhe ishuj të ndrysëem, ku mësova një repertor me rreth 200 këngë greke dhe ky ishte testi i parë që unë bëra me një spektator tëhuaj,  i cili më priste me duartrokitje të papara. Në vitin 1995-1997-ë shkuam në Zvicër  për të punuar në lokalet e komunitetit të Kosovës dhe Maqedonisë. Atje hasëm tjetër vështirësi,vërtetë ata ishin Shqiptarë,  por dialekti dhe repertori ishin ndryshe. Më është dashur  shumë punë që të fitoja edhe zemrat e tyre. Jam krenare që qëllimit ia arrita dhe bëra një repertor me rreth 200 këngë të tjera me dialektin e Kosovës, dhe u prita me shumë sukses në të gjitha lokalet në mbarë Zvicrën. Në vitin 1999-ë erdhëm në Amerikë të ftuar nga Komuniteti Shqiptar i Connectcut ( Kenektikat) për concert.  Dhe këtu vlen një mirënjohje tjetër e thellë, për Romeon, nipin tim, i cili  më hapi  portën e Amerikës. Këtu ne kemi dhënë koncerte në shume shtete të Amerikës  nga veriu në jug, pa përmendur emra,  se janë shumë. Repertori është shtuar shumë me këngë të reja shqiptare, amerikane, greke, turke  dhe latine. Kemi debutuar me mjaft sukses në skena të ndryshme në Shqipëri, në Turqi, në Greqi, në Zvicër dhe në Amerikë.

-Ju jeni e njohur kryesisht për të kënduar këngë të muzikës së lehtë, këngë  të muzikës  popullore dhe serenata? Kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja muzikore?

– Padyshim që nuk është e lehtë. Janë shumë këngëtarë që zotërojnë me sukses vetëm një stil dhe kur kërkojnë të provojnë një stil tjetër ndihen të sforcuar.

-Dhe gjatë kësaj karriere tejet mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoze apo e lodhur?

Asnjëherë.Gjiithmone e lumtur, sepse kënaqësitë e  artit  të bëjnë  të harrosh gjithçka.Kur njeriu në jetë bën atë që i pëlqen, gjithmonë është i lumtur.

-Do doja t’iu pyesja se në ç’raport është lidershipi  i këngëtares me  muzikën e lehtë  kundrejt asaj popullore? A keni  më shumë liri në interpretim?

 – Po qe se këngëtari zotëron mirë të dyja stilet, ato janë në raport me njëra tjetrën. Unë ato i zotëroj të dyja me të njëjtin intensitet. Kënga e muzikës së lehtë të jep më shumë liri nëinterpretim,  sepse vetë ndërtimi i saj është shumë më ndryshe nga kornizat e caktuara të këngës popullore.

-Është e vërtetë se të gjithë muzikantët ndajnë të njëjtën dashuri për muzikën dhe të njëjtin motivim për punën e tyre? Sa individualizëm mund të përballojnë orkestrantët? Si e gjeni ekuilibrin e duhur mes përformancës individuale dhe përformancës të orkestrëës?Cili është sekreti i komunikimit të ideve tuaja me ta nëkëngën që ju këndoni?

 – Pa dyshim,  që muzikantet ndajnë  të njëjtën dashuri për muzikën, sepse ata  e dashurojnë atë njësoj. Ekuilibri midis këngëtarit dhe orkestrës në një këngë është elementi bazë që do respektuar me përpikmëri. Është njësoj si në një drame, ku duhen dëgjuar të gjithë personazhet njëlloj pamvarësisht nga rolet  e para, të dyta apo të treta. Shpesh herë këngëtari bën dialog me instrumenta të ndryshëm brenda një kënge dhe është detyrë e të dyja palëve të respektojnë njëri -tjetrin sipas partiturës se arranxhuesit.

 -A keni shkruar ndonjë tekst këngësh?

– Edhe pse kam mbaruar Institutin e Lartë  për gjuhë letërsi, e kam bërë zgjedhjen e  arësyshme, që atë punë t’ia besoj  poetëve të vërtetë, sepse ata janë mjeshtra të fjalës, metaforës, lirikes dhe rimës. Kam pasur privilegjin e madh që pjesën më të konsiderueshme  të teksteve të mija,  të jenë të poetëve më të mirë shqiptarë; të Mjeshtrit të Madh të dramës dhe humorit,  Pëllumb Kulla dhe poetit më të mirë të vargjeve lirike shqiptare, dhe të festivaleve të RTSH-së,  Arben Duka.Veç mjeshtërisë  artistike dhe asaj filozofike, njerëzores e hyjnores, rimës e kadencës, e  stilit poetik,  poezitë e tyre janë pothuajse  të gatëshme për këngë, sepse ata si mjeshtra të ritmit dhe të fjalës së përkorë,  kanë brenda këngës ritëm edhe melodi. Jo të gjithë poetët e kanë këtë dhunti, sepse është ndryshe poezia e zakonëshme dhe ndryshe poezia (teksti) i/e këngës. Megjithatë si mësuese e gjuhës dhe letërsisë nuk rri pa i reduktuar edhe poezitë e autorëve të tjerë të këngëve të mija.

 -A kini nxjerrë  vidioklipe ose albume muzikore? Ç’mund të na thoni për këtë? Çfarë mund të presin adhuruesit nga këto  vidioklipe e albume  debutues? Cilët janë producentët e tyre?

 – Sigurisht, kame nxjerrë tre video -klipe. Në vitin 2011-ë këngën popullore “Të jesh Myzeqare” me produksionin muzikor të Hermes Studio,tekstin P.Kulla, koreografinë  Bashkim Braho, xhiruar në Boston me  producentin e videos, Napoleon Studio. Në vitin 2012-ë  këngën balladë “Simbol dashurie” ,produksioni muzikor Hermes Studio, teksti Hermes & Riku, e xhiruar nështetin e Connecticut, USA,  me producentin e videos Napoleoni Studio. Në vitin 2013-ë këngën “Marë moj Marë” me produksionin muzikor të Rik Hoxhës, tekst të P. Kullës xhiruar në Shkup me producent Aleksandër Ristovskin dhe transmetuar nga Supersonic TV. Jam duke perfunduar dy CD,  një me këngë të muzikës së lehtë dhe një me këngë popullore fierake, kjo e fundit  është një dhuratë,  që dua t’i bëj qytetit tim Fierit,  cili më lindi, më rriti dhe më formoi si këngëtare. Aktualisht po pergatis edhe disa këngë të tjera që së shpejti do i kaloj në YouTube dhe në iTunes.

 -Jeni një nga këngëtaret Artiste më të preferuara,  të adhuruara e të kërkura në Diasporë. Pjesëmarja tuaj në shumë koncerte dhe evenimente me taban historik e  kombëtar në komunitetin shqiptaro-amerikan, a   mendoni se ka ndikim në rritjen e  erudicionit qytetar, intelektual dhe të identitetit shqiptar në Amerikë?

 – Pa dyshim që ka rritje,  dhe ndikon direkt nëforcimin  dhe ruajtjen e traditës e kulturës sonë kombëtare. Muzika është një nga treguesit  më  kryesorë të identitetit kombëtar. Por dëshiroj të shpreh shqetësimin tim,  që padashur në kulturën  muzikore të kombit tonë po vërshojnë   edhe shumë elementë parazitë sikundër; tallavaja, motive orientale,apo shumë këngë dhe tekste  ordinere,  që po degjenerojnë identitetin tonë kombëtar dhe shijet e spektatorit.

 – Dhe cili  është shëmbulli tuaj në shmangien e këtij devijimi? Çfarë repertori këndoni?

 –  Këngët  e reja që bëjmë herë pas here i seleksionojmë, që të mos kenë nga ato element, sa përmenda më sipër, dhe veç këngëve të reja në repertorin tonë përfshihen këngët më  tipike të krahinave të ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri, si dhe këngët nga Shqipëria tjetër, Kosova,Maqedonia, Çamëria, Arbëria dhe Arvanitët. Gjithashtu edhe  këngët më të bukura shqiptare të muzikës së lehtë si dhe pjesë të ndryshme orkestrale të luajtura me profesionalizëm nga instrumentisti Ferit Hoxha-alias Riku- me Sax e Klarinetë. Është detyra e të gjithë muzikantëve të përgjegjshëm që të luftojnë duke e injoruar këtë farë të keqe, që po mbillet në kulturën tonë kombëtare. Në këtë sfidë duhet të marrin pjesë edhe dashamirësit dhe fansat e artit të vërtetë muzikor, të cilët duhet ta injorojnë, njësoj si ne. Është në interes të kulturës kombëtare  që ky virus mediokër të mos mbartet tek ardhmëria, te fëmijët, kjo sfidë njerëzore dhe  historike, që të mos humbet identiteti ynë kombëtar, shqiptar. Ja një eksperiencë e dhimbësjme;  po pergatitesha për koncertin e Vitit të Ri, dhe dikush më pyet nëse do ta bëja një  këngë të re të bukur, e cila  ka dalë tani dhe që quhet “Bomba kanal”. I thashë me sinqeritet dhe interes, që po të jetë e bukur,  pse jo!. Hapa  YouTube-in, dhe shikoj tekstin. Ç’të shoh, një faqe e tërë  shkruante vetëm- Bomba kanal!Menjëherë iu përgjigja: “Ta dij sikur të vdes dhe këtë këngë nuk e bëj.

 – Cili  është sekreti tuaj,  që në skenë ti je Poëerful (energjike),  këndon 5-6 orë pa pushim fare?

 – Djali im Brikeni është personal trainier dhe dietolog, I cili kujdeset me rigorozitet për përformancën time në skenë dhe koncerte live. Unë  i respektoj me përpikmëri të gjitha recetat që ai më rekomandon. Bëj xhim të ashpër çdo dite dhe ha Healthy food.Të dyja së bashku të rrisin rezistencën.

 – Jetoni në Myrtle Beach të South Carolines në SHBA-ës.  Çfare ju lidh me Fierin?

 – Më lidh vendlindja dhe e  kaluara, e cila  më bën që të mos e harroj kurrë. Fieri më lindi, më edukoi dhe më formoi, ndërsa unë i fala atij gjithë energjitë e mija rinore, talentin dhe profesionalizmin. I dhurova artëdashësve fierakë tre koncerte recitale, që i lashë t’u tingëllojë në vesh zëri im për shumë vite me radhë. Në Fier gjeta dashurinë e jetës dhe linda një tjetër dashuri, linda djalin tim. Në Fier kam lënë edhe katër varre të prindërve, që më bëjnë të udhëtoj nëpër kujtime. Fieri është qyteti ku unë nisa dhe realizova  karrierën time artistike.

 -Si nënë, bashkëshorte intelektuale dhe Artiste, si ndjeheni kur dëgjoni për krimin në familje, veçmas dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

 – Nuk ndihem aspak mirë përballë këtyre fenomeneve kaq mizore. Unë jetoj në SHBA-ës,  ku ligji funksionon në lartësinë e duhur, veçmas në favor të femrës. Fenomene të tilla  ndodhin edhe këtu me  raste  të rralla, por ligji vepron me shpejtësi dhe është me pasoja të rënda për shkaktarin e dhunës. Ndoshta ligji është edhe në Shqipëri,  por nuk e dij,  se si dhe  sa vepron. Që të respektohet ligji, nuk duhet ta dijë vetëm ai që e miraton ligjin,por ligji duhet t’i prezantohet popullit, me qëllim që ai ta respektojë dhe të dijë pasojat.

 -Gjërat janë duke ndryshuar në rrjedhën e muzikës komerciale. Çfarë mendimi kini për këtë?

– Muzika komerciale është një ereken që nis nga Amerika në drejtim të Europës dhe gjithë botës. Erekenët asnjëherë nuk zgjasin shumë, mbarojnë ciklin dhe pushojnë. Çdo gjë pa vlera  për shoqërinë vdes shpejt. Si kushdo në botë edhe tek ne do eksperimentohet, mendoj se nuk është shumë për t’u shqetësuar,janë abuzime ordinere në muzikën e kohës për të tërhequr vëmendjen e disa artistëve pa shumë vlera.

 -Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?

– Këngëtarët përgjithësisht i duan të gjithë instrumentat, sepse ato së bashku janëpjesë e  këngës, por unë jam e dashuruar me instrumentin e saxit,  mbasi ai është instrumenti që luan i dashuri im i zemrës Riku, dhe unë luaj vetëm me të. (Qesh). Unë vetë nuk e zotëroj asnjë instrument, përveç atij të kordave të mija, përpiqem të bëj mirë anën vokale, dhe po t’i vesh re asnjëherë“çanta autorët”  në gjithë botën,  nuk janë më  të mirë në vocal, se sa këngëtarët e mirëfillt. Ky është fakt i pamohueshëm.

 -Çfarë mëkati i njihni vetes si këngëtare që i përket   dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?

– (Qesh). Vetes nuk i  njoh asnjë mëkat, por i njoh sistemit të atëhershëm,  që nuk na lejoi këtë  hapasire që ekziston  mbas ’90-s,mos lejimin e nxjerrjes se CD-ve të cdo këngëtari që të kishte mundësinë gjithsecili prej tyre, të trëgonte veten se kush ishte, dhe sa i pëlqyer dhe i dashur do të ishte për publikun, por zgjodhi modelin më primitive, që bëri një festival në vit dhe bënë monopolin e vetëm të disa këngëtarëve dhe kompozitorëve të preferuar të tyre, dhe pa kritere.

 -Vizitoni shpesh  Shqipërinë? Si e përjetoni këtë situatë që prek të gjithë të larguarit jashtë vendit?

 – Në  Shqipëri për herë të parë mbas ikjes sime,  që në mars të 91-shit,kam shkelur në nëntor të vitit 2012-ë,  e ftuar nga Bashkia e Fierit, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes se Pamvarësisë, ku së bashku me orkestrën e viteve ‘80-’90-ë,  nën drejtimin e instrumentistit, Rik Hoxhes shfaqa koncertin tim recital “Malli për Atdhe,  i cili u prit me shumë interes dhe pati sukses.

 -Kush është Brunilda Sota Hoxha? Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua  se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

 Dashuria për mua është një nga ndjenjat më të bukura që egziston. Pa dashuri nuk do të kishte jetë. Një grua e ndjen veten të dashuruar kur ka gjetur lumturinë e saj.Dhe kjo lumturi është llotaria më e çmuar,  që mund t’i bjerë njeriut,  njëherë në jetë. Unë e ndjej veten me shumë fat që gjeta lumturinë  në dashurinë time, e cila vazhdon të jetë po njësoj e freskët dhe e bukur si dikur.Poezi për dashurinë nuk kam shkruar, por kendoj tekst  të bukur të Arben Dukës; “Kam një ditë që s’të kam parë/ Malli shumë më ka marrë/Dhe po të vonohesh edhe një ditë/Do t’me duket sa një vit/.

 -Jeni  vlerësuar me çmime në muzikë dhe vlerësuar me çmime honorifkë për kontributin tuaj të çmuar qytetar e intelektual. Ndjeheni  e kënaqur?

Jam dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1989-ë. Në ‘91-shin u largova nga Shqipëria dhe thonë që iikuri,  është njësoj me të vdekurin. Thonë e çfarë nuk thonë, që  të marrësh ndonjë vlerësim në Shqipëri,  duhet të propozosh vetë për veten tënde,  dhe pastaj duhet të jesh atje qe t’i ndjekësh vetë të gjithë procedurat,  deri sa të marresh atë që dëshiron,  ti vetë. Ndjehem e kënaqur me artin që bëj dhe me vlerësimin që më bëjnëdashamirësit dhe fansat, veçmas  në  tërë Amerikën.

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….

 Mesazhi im për inteligjencën Shqiptare është; “Inteligjanca shqiptare në të dyja kahjet e Atlantikut, të mos  rrijë dhe jetë  indiferente si deri më tani, për fenomenet negative që ndodhin në Shqipëri, të mos të mpleksen me interesa të ngushta personale sepse atje merr fund inteligjenca,dhe t’i marrin sa më pak atij vendi dhe t’i japin sa më shumë në të gjithaaspektet dhe fushat  që  zotërojnë.

Dhe mesazhi i fundit është për ju zonja Raimonda Moisiu:Faleminderit që ne të përzgjedhurit e radhës në intervistat tuaja interesante, të jem edhe unë pjesë e saj.Urime  në gazetarinë tuaj të  sukseseshme.

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, Bruna Sota Hoxha-ikonë, e muzikës shqiptare, ndër vite…, Raimonda Moisiu

NE SHTATOR, FORUMI I PARE EKONOMIK MBARESHQIPTAR NE NJU JORK

May 18, 2016 by dgreca

*Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin e I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë në New York/

*Forumi I – rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut./

*Shkohet drejt fuqizimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, me kontributin e biznesmeneve shqiptarë, investimet e tyre në vendlindje, nëpërmjet lidhjeve të mira me të gjitha bizneset shqiptare në Diasporë/

Nga  Beqir SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , po përgatitet seriozisht për mbajtjen e Forumit të I-rë Ekonomik, mbarë shqiptarë, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe të bizneseve të tjera të shqiptare, në 4 kontinenetet,  vendet e Europës, Australi, Azi, SHBA e Kanada, ku janë ngritur edhe 25 degët e këtij, rrjeti biznesesh shqiptare. Forumi I – rë Ekonomik, do të mbahet nga data 23 deri më 27 shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, kishte vendosur, që në tubimin e fundit vitin e kaluar në Prishtinë, që Forumin e Parë Ekonomiko Financiar, këtë shtator, t’a mbajë kësaj radhe, në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, New York, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë e të huaj.Presidenti i këtij unioni, afaristi i njohur nga Dallasi, Nazar Mehmeti, shpejegon edhe arsyet se përse zgjodhën New Yorkun dhe shtatorin për mbajtjen e forumit ekonomik mbarë shqiptar.

Ai tha se :”Një nga arsyet, është se në muajin shtator, dhe se ato ditë, ky qytet merr një vemendje e rëndësi të jashtëzakonshme, nga fakti se çdo vit në muajin shtator, këtu mbajnë punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork, çka mendojë, unë, tha ai, se ia rritë sado pak edhe rëndësinë e vemendjen edhe forumit tonë”.

Ashtu , si e dimë ne shtoi presidenti i këtij rrjeti, në çdo sesionin të kësaj Asambleje,  marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota, nga Shqipëria, Kosova, dhe mbarë trojet shqiptare.

“Pra, thotë ai do të jenë në New York, edhe udhëheqsit tanë — të cilët vijnë nga Shqipëria e Kosova,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, por, edhe personalitet e tjera, që do t’i shoqërojnë ata, përfshirë, edhe nga Ministria e Disaporës, zotin Valon Murati, personalitetet të tjera shqiptare nga Mali i Zi , Maqedonia e trojet shqiptare, të cilët vijnë së bashku me delegacionet shqiptare, në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork”.

Në këtë forum, ne mendojmë se kemi për të ftuar, ata, por edhe miq tanë kongresmen e senatorë, afaristët amerikan e të huaj, mbasi të njihemi edhe me pjesmarrjen e tyre, tha Presidenti i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti.

Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ideatori dhe themeluesi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili ndodhet këto ditë në New York, në përgatitjet, që po zhvillohen, për këto takime, duke folur posaçërisht për gazetën tonë, tha se :” Këtë shtator për herë të parë në historinë e Diasporës shqiptare, ne do të mbajmë një forum të cilin e kemi quajtur “Forumi i Parë Ekonomik i Diasporës Shqiptare në Botë”, i cili parashihet të mbahet nga data 23 deri më 27 Shtator 2016, në qytetin e New Yorkut.

Në këtë forum, tha ai pritet të marrin pjesë , përfaqësues nga dy qeveritë e shteteve tona, por edhe përfaqësues shqiptarë, nga Mali i Zi, Maqedonia, dhe Lugina e Preshevës, disa nga afraistët më te suksesshëm shqiptarë, nga vendilindja dhe 25 vende të botës, duke përfshirë, Australinë, SHBA dhe Kanadanë, si dhe do të ftojmë edhe miq tanë kongresmen e senatorë, afaristë e biznesmen nga SHBA.

Dedushaj thotë, se simbas tij :” Qëllimi i këtij takimi, është , për të biseduar me përfaqësuesit e të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, duke shfytëzuar me këtë rast edhe pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për investimet e diasporës në Shqipëri e Kosovë, dhe viset shqiptare,. Në këtë forum në New York, në ditën e dytë , shtoi ai, do të mbahet një takim, i llojit jë bashkëbisedimit B2B, për të kërkuar nga dy qeveiritë tona, për t’i hapur dyert këtyre biznesve, krijuar lehtësira ligjore, dhe njëkohësisht do të kërkohet heqja e atyre barrierave , “artificiale” të krijuara deri më tani. Gjithashtu, të diskutohen projekte të ndryshme, dhe të shihet mirë, edhe vizioni i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë”

Në takimet e New Yorkut, në shtator, sqarojë më tej Dedushaj, pritet të diskutohet edhe hapja e Zyrës Kordinuese të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, fillimisht në Prishtinë dhe më pasë në New York, dhe Europë.

Ndërsa, vlen të përmendet, tha Dedushaj, se ky Forum pritet të kthehet shumë shpejt, në një forum tradicional, i cili do të mbahet po në çdo fund shtatori këtu në New York, pikërisht, kohën kur mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurse, kryetari i Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA, i cili është mikëpritësi i këtij forumi në New York, Elmi Berisha, tha se : “Qëllimi i  këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra kësaj rradhe duke shfrytezuar kete rast, të nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar , pra Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në SHBA, dhe Kanada”.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, ata bëjnë me dije se janë mbajtur disa takime mbi përgatitjet e këtij Forumi, në New York, dhe në Summit –  New Jersey, lokalin e njohur të biznesmenti shqiptar Zabit Bytyqi, i është i zgjedhur si vendi mikpritës, për të mbajt një takime pune, mbi përgatitjet e Forumit të I-rë, Ekonomik e Finaciar, mbarë shqiptarë, që do të mbahet në 23 – 27 Shtator në New York .

Në këtë takim pune në  Fiorino restaurant, me kolegët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, por edhe ato të tjera kan marrë pjesë nga Dallasi, Sekretari i Përgjithshëm i këtij Unioni, zoti Ismet Smajli, dhe Kryetari i UBSHB, zotit Nazar Mehmeti, Drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, zoti Elmi Berisha, kryetar për Kanada e SHBA, si dhe nën kryetari Besim Malota dhe, zoti Gani Fejza.

Në darkën në Summit New Jersey, të cilën ata e kan quajtur takim pune përgatotitore, morën pjesë, duke diskutuar edhe veprimtarë e biznesmen të dalluar të komunitetit, si z. Harry Bajraktari, i cili është një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi, në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka investuar në Kosovë, si dhe veprimtari e biznesmeni i njohur Anton Raja.

Kurse, tem diskutimi po sipas tyre ishte fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë e Kanada, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, kontributi i biznesmeneve shqiptarë nga SHBA në vendlindje nëpërmjet lidhjeve të mira me Unionin Global të bizneseve shqiptare në Diasporë, i cili mbahet këtë shtator në New York.

Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York

Inbox
x

beqirs@aol.com

7:47 AM (11 hours ago)

to aalibali, AGIMKOSOVA, ahmetajb, akil.koci, asllanbushati, Berisham, bucpapaj, collakukreshnik, dajci_mimoza, me, dblloshmi, drgjlb2000, dritan_mishto, fgshkreli, franz72003, gazeta.shkodra, hsejdi, IlirSpata, kikumena, lumihadri, majlindamyrto, meritabmccorma., moisiur212, musli100, PjeterJ
Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përgatitet për Forumin II Ekonomik, në New York
Beqir SINA, New York City
Shkohet drejt fuqizimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, me kontributin e biznesmeneve shqiptarë, investimet e tyre në vendlindje, nëpërmjet lidhjeve të mira me të gjitha bizneset shqiptare në Diasporë
13247930_1127782543953331_8868129844994571942_o.jpg
NEW YORK CITY : Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA , po përgatitet seriozisht për mbajtjen e Forumit të II-të Ekonomik, dhe takimet e ashtuquajtura B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë, dhe bizneseve të tjera të shqiptarëve, në vendet e Europës, ku janë edhe degët e këtij, rrjeti, forum, ky i cili do të mbahet në shtator, në Metropolin e botës qytetin e New Yorkut.
Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, kishte vendosur në tubimin e fundit vitin e kaluar në Prishtinë, që Forumin e II Ekonomiko Financiar, i cili zgjatë 5 ditë, që nisi në Vjenë, dhe rrugëtojë në Prishtin -Tiranë, këtë shtator t’a mbajë, kësaj radhe në qytetin më të madh dhe më të zhvilluar në botë, New York, ku jetojnë e ushtrojnë bizneset e tyre, biznesmen dhe afaristë mjaft të suksesshëm shqiptarë.
   Presidenti i këtij unioni, afaristi i njohur nga Dallasi, Nazar Mehmeti, na tha dje se :”Një nga arsyet që zgjodhëm është se në muajin shtator, dhe se ato ditë ky qytet merr një vemendje e rëndësi të jashtëzakonshme, dhe nga fakti se çdo vit në muajin shtator, këtu mbajnë punimet prej dy javësh, Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në kryeqëndrën e kësaj organizate në Nju Jork, çka mendojë se ia rritë rëndësinë e vemendjen edhe forumit tonë”, tha ai.
Ashtu , si e dimë shtoi presidenti i rrjetit : “Në çdo sesionin të kësaj Asambleje,  marrin pjesë mbi 140 udhëheqës shtetesh dhe qeverishë si dhe përfaqësues të biznesit, të financave dhe të shoqërisë civile, si dhe personalitete me influencë botërore nga mbarë bota, nga Shqipëria, Kosova, dhe mbarë trojet shqiptare”.
Pra, do të jenë në New York, tregojë Mehmeti, edhe udhëheqsit tanë — të cilët vijnë nga Shqipëria e Kosova,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Kosovës zoti Hashim Thaqi, dhe personalitet e tejra që do t’i shoqërojnë ata përfshirë edhe nga Ministria e Disaporës, personalitete shqiptare nga Mali i Zi , Maqedonia e trojet shqiptare, të cilët vijnë së bashku me delegacionet shqiptare në punimet vjetore të OKB-së në Nju Jork.
Në këtë forum, ata do të jenë të ftuar,  por, ne ende nuk kemi marrë konfirmimet për pjesmarrjen e tyre, tha Presidenti i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti.
Kryetari i Rrjeti Bizneseve të Diasporës Shqiptare për SHBA, i cili është mikëpritësi dhe organizatori i këtij forumi në New York, Elmi Berisha, tha se  “qëllimi i  këtij forumi është krijimi i urave të bashkëpunimit mes bizneseve të ashtuquajtura vendore, në Shqipëri e Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, dhe atyre të diasporës, pra nikoqirit të këtij forumi ekonomiko financiar , pra Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në SHBA, dhe Kanada”.
Ata sqaruan se Forumi i New Yorkut, do të presë për 5 ditë,  përfaqësuesit e kompanive shqiptare në, Europë, së bashkë me ministrin e Diasporës, Valon Muratin, drejtorin e departamentit për investime të diasporës Naim Dedushajn, i cili është edhe një ndër themeluesit e  Unionit Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, dhe dodhet këtu, aktualisht në përgatitjet e këtij forumi në shtator,
Ndërkohë, me këtë rast mbrëmë, në Summit –  New Jersey, lokalin e njohur të biznesmenti shqiptar Zabit Bytyqi, i zgjedhur si vendi mikpritës, u mbajt një takim pune mbi përgatitjet e Forumit të II Ekonomik e Finaciar të Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës shqiptare, që do të mbahet në shtator në New York .
Në këtë takim pune në  Fiorino restaurant, me kolegët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, nga Dallasi, Ismet Smajli, Gani Fejza, të udhëhequr nga Kryetari i këtij unioni zoti Nazar Mehmeti, dhe drejtori për investime kapitale në ministrin e diasporës Dr. Naim Dedushaj, ishte edhe zoti Elmi Berisha, kryetar për Kanada e SHBA, si dhe nën kryetari Besim Malota.
Ata, ka mbajtur këtë takim filimisht në Nju Jork, dhe dje në mbrëmje, në New Jersey, duke e quajtur atë takim pune – kështu të paktën thanë ata simbas një njoftimi të postuar prej tyre në rrjetin social facebook , të në/kryetarit zotit Elmi Berisha – kryetar për SHBA e Kanada.
Në këtë darkë pune përgatotitore morën pjesë, duke diskutuar edhe veprimtarë e biznesmen të dalluar të komunitetit, z. Harry Bajraktari, një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka investuar në Kosovë, si dhe veprimtari e biznesmeni Anton Raja.
Kurse, tem diskutimi po sipas tyre ishte fuqizimi i rrjetit të bizneseve shqiptare në Amerikë e Kanada, dhe investimet shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe trojet shqiptare, kontributi i biznesmeneve shqiptarë nga SHBA në vendlindje nëpërmjet lidhjeve të mira me Unionin Global të bizneseve shqiptare në Diasporë, i cili mbahet këtë shtator në New York.
13225161_167164117018717_1955120057_o-2.jpg

13234582_167164130352049_78430514_o-2.jpg

13234755_167164113685384_623551147_o.jpg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Forumi mbarekombetar, ne Nju Jork

BANORI I VARKES SE NOES

May 18, 2016 by dgreca

(Mendime për jetën dhe veprimtarinë letrare të shkrimtarit dhe poetit pukjan TON ZMALI)/

Nga Nikoll Nika Micigan – USA /*

Ton Zmali ka lindur në Kokdodë të rrethit të Pukës në vitin 1950. Shkollen 7 vjeçare e mbaroi afer fshatit të tij, në Bugjon në vitin 1965. Në Shqipëri në vitin 1960 u muar vendim qe të bahet arsimi 7 vjeçar i detyruar në të gjithë vendin. Kështu që po të marrim vetem zonën e Iballes në vitin 1962 u hapen shkollat 7 vjecare në Dardhë, Arst-Miliska, Bugjon, Mertur e Berishë. Po për mungesa kuadri shumë fshatra kishin një shkollë të përbashket. Kështu Fierza, Bugjoni dhe Kokdoda kishin një shkollë 7 vjeçare e kjo ishte ngritur në Rapsaj të Gralishtit midis Fierzes e Bugjonit ku vinin edhe femijët e Kokdodës.
Unë u emrova në ketë shkollë drejtor në vitin 1963 ku mesonte edhe nxenësi Ton Zmali. Tonit i duhej më shumë se një orë të vinte çdo ditë nga shtëpia në shkollë. I duhej të kalonte krepa, rrepira, dy lumenj e shumë disheza e malore.
Për hirë të së vertetës atëhere shkolla mbante lidhje të ngushta me familjet e nxenësve. Mesuesit shkonin nëpër familjet e nxenësve dhe bisedonin për çdo problem që mund të ndihmohen nxenesit. Ndaj edhe unë isha i njohur me prindërit e Tonit shumë mire. Babaj i Tonit, Mark Kol Zmali, një burrë shumë i nderuar jo vetem në fshat po në gjithë zonen, kishte fjalë pak. Ai me thoshte: ” Drejtor unë nuk dua dhe nuk prandoj që femia im të sjellë asnjë shqetësim në shkollë !”. Dhe kishte një aresye të fort që ngulte këmbë në këtë drejtim.
Sistemi diktatorjal,komunist sic quhet, nuk përputhej kategorikisht me biografinë e Tonit. Xhaxhaj i tij ishte vrarë në Tepelenë në vitin 1943 nga forcat partizane ndërsa daja i Tonit ishte denuar me burg politik për agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor. E në këto kushte çdo familje e kishte shumë të veshtirë të përballonte trysninë, presionin apo çekiçin e diktaturës tek koka. Dhe fjalet e pakta e të shkurtëra të babajt të Tonit unë i kuptoja shumë mirë.
Toni dallohei shumë lehtë midis nxenësve të tjerë nga urtësia, e mospërzjerja në asnjë problem që të binte në sy. Sepse zbatonte me përpikmeri porositë e prinderve.
Krejt ndryshe ishte Toni në klasë. i shkelqyer në mesime, i përpiktë në çdo detyrë që i ngarkonte mesuesi. Kur i jepeshin poezi për t’i mesuar përmendesh, ai i recitonte më mirë se asnjë në klasë që e detyronte mesuesin të mendonte për të si një talent i veçantë.
Kur Toni mbaroi shkollen 7 vjeçare, shokët e shoqet e klasës shkuan në shkolla të mesme, ndersa ai nuk e pati ketë fat. Biografia e familjes nuk e lejonte. Kujtoj se në një mbledhje me drejtorët e shkollave, Zef Delia, zv.shef i aresimit në Pukë, bashkëfshatar i Tonit duke më pyetur për nxenësit e fshatit Kokdodë folem edhe për ketë nxenës si një nder më të mirët. Pas një viti Zefi e gjeti menyrën për ta derguar në shkollën e mesme pedagogjike në Shkoder. Këtu hapet drita jeshile, sic I thonë fjalës, për poetin e ardhshem. E mbaroi shembullor shkollen dhe u emrue mesues gjuhe e leximi në fshatin Mertur, ku sherbeu tre vjet. Toni ishte 19 vjeç.
Merturi u ba vatra e parë ku Toni filloi rrugën e tij letrare. Me nje laps e bllok të berë vetë në gjep hidhte rrjeshta çdo ditë deri sa përfundoi me dorshkrim romanin “Kulla e peshqve”. Ky dorshkrim i parë përfundoi me dhembje, pasi jo vetem që nuk gjeti driten e botimit po edhe i humbi. Po Toni tashmë ishte bërë “i eger” dhe nuk dorzohej. Vendimet që i merrte do t’i çonte deri në fund pa medyshje… Dhe përfundoi vellimin poetik “Mushtzemre” Dhe prap deshtim, pasi nuk gjente dot driten e botimit. E si për “inate” ai shtonte vendosmerinë. Filloi të punojë në shumë drejtime, poezi, pjesë dramatike dhe i vinte në skenë në kushtet e fshatit.
Dhe rastis që në Mertur të vijë Ded Gjergji, një idealist vizionar i madh për t’u takuar me popullin, ateherë funksionar i lartë partie në rreth dhe thuajse bashkëfshatar i Tonit. U mahnit nga shfaqja artistike e organizuar nga shkolla e fshati nën drejtimin e Tonit. Në bisedë e sipër Deda e pyeti përse nuk shkonte për aktor?.. Po Toni me atë kulturën e tij arësimore e familjare ia shpjegoi biografinë. Po Ded Gjergji nuk e harroi… E dergon Tonin në konkursin rajonal të aktorëve në Shkoder ku e fitoi atë dhe dy të tjerë në Tiranë në teori dhe praktikë. E pra Ton Zmali në vitin 1971 gjendet në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe nuk e diskutoi përfundimin shkelqyeshem të saj. Me këto aftesi e talent mund të ishte shumë mire një aktor në Teatrin Popullor në Tiranë, Tvsh, kinostudio ku u emruan shumë nga bashkëstudentët e tij, në Shkoder apo kudo tjeter. Po vendimi i Partisë për të kontribue atje nga ku ka shkue në shkollë e etj…Ton Zmali emrohet drejtues i shtepisë kulturës në Iballe ku sherbeu për 10 vite. Vite shumë intensive pune. Atje vuri në skenë dramen “Baca i Gjetajve”, “Kulla e Hutajve”, dramen “Sokolesha e Aprripes” e shumë e shumë të tjera aktivitete e veprimtari. Njohja gjatë shkollës me minoritaren Eleni Guzhuna, bijen e nji oficeri që jetonte në Lushnje vazhdonte. Martohen dhe pas shumë veshtirësish Toni transferohet në Lushnje dhe emrohet me kulturen në fshatin Ballagat, një fshat kodrinor i zonës së Darsisë siper qytetit.
Krijimtaria e Tonit nuk njihte nderprerje. Toni gjeti një drite të vogel jeshile botimi te gazeta Drita e revista Nentori, dhe skenarët dramatizuese që transmetoheshin në radio tirana. Po përseri thuajse me pikatore. Shkrimtarja Diana Çuli i jep shumë kurajo, besim si dhe ndihmë duke i botue poezitë e para.
Ndryshimi i sistemit në Shqipëri nga diktatura në demokraci edhe pse sipas modelit patjeter që solli ndryshime edhe në jetën e Tonit. Por ajo që u bë pjesë e dhimbjes së tij ishte detyrimi për t’u emigrue nga papunësia dhe shpresat për një jetë me të mirë. Kështu në vitin 1993 emigron në Athinë ku vazhdon të jetë edhe tani.
Krijimtaria e Tonit tani ka marr përmasa të medha. Ai ka botuar vellimin poetik ‘Lulet e ksenit”, “Dashuri te pashijuara” dhe “Honeve te askundit”, si dhe në prozën e gjatë trininë e kundraromanit ku përmblidhen, “Engjuj pa qiell”, “Jeta e vjellagjolasve” dhe “Oazi qe mund shkretetinat”.. Studimi “Kritiku i balonistave dhe i mohuesve kasapë të letersisë” kushtuar veprës së të madhit Gjergj Fishta përben një kontribut të veçantë të këtij poeti.
Toni misheron disa veçori shumë fantastike të të qenit shkrimtar e poet. Unë do të ndalem pak tek një poezi e tij: Varka Qiellore e Noes”. Me ata pak rrjeshta të kësaj poezie shof Tonin e gjallë…. Një njeri në fund të detit gjatë sistemit të diktatures komuniste, duke lundruar në një varkë pa shpresë vite të tëra. Po me besim, guxim, vendosmeri të patundshme dhe me ndihmen e lundruesve zemermirë arrin të dalë nga fundi i detit dhe të ankorohet në qafen e majes së malit e cila ka pushtue qiellin. Dhe kje përben tiparin e paepur të malsorit për të arritur atë që endrron e i përkushtohet. Kjo varkë jeton brënda njeriut si Oazi që mund shkretinat e jetës…
Sot unë e shoh Tonin mbi malet e larta të Çllumit të Merturit, mbi Kunoren e Dardhes, mbi majen e Hekurave apo Terbunin e Pukes duke fluturuar plot krahë në hapsiren e pafundme të letersisë bashkohore. Dhe fluturimin e ban, sic thotë edhe komentuesi e përkthyesi i veprave të tij, pa brez shpetimi. Sepse Toni i ka marrë me vete të gjitha mjetet që i duhen për të kryer fluturimin. Ai ka misheruar folklorin dhe traditat e popullit të krahines nga ka dalë. I ka përpunuar dhe i ka ngjitë në lartësi të atyre majave ku ai kryen fluturimin. Dashuria për malet, luginat, rrugët, lumenjtë e çdo gjë qe zbukurojnë vendlindjen e tij e shoqerojnë në çdo krijim.
Kur lexon poezinë “Bjeshkeve” e kupton atë mesëmiri:
O bjeshkë
Një qylym rudine falmani për shtrojë
Një mriz hije ahu për argëtim
Në simfonitë e zgjimit bashkoni zogjt kangtar
Engjujt fluturues të shpirtit tim
Dhe në fund e mbyll me betim para bjeshkeve…
Gjithë pagjumësitë tuaja
Janë engjujt e shpirtit tim

Kur shkonte nga Merturi për në Kokdodë rruga kalonte nëpër një fshat me emrin Qyqesh. Fjala Qyqesh vjen nga shpendi Qyqe. Dhe Toni këtyre bjeshkeve të Qyqeshit magjepës u thur një poezi nga ma të bukurat. Ajo titullohet “Atje ku qeshin qyqet”. Në këtë poezi Toni pjerrtesinë e rrugës e kthen në shkallë të mermerta, yjet në qiell në abazhure të kaltert, dhe vetë bahet bashkudhëtar i qiellit. Shkembejt i mveshë me shtellunga reshë të qendisur nga vetullat e ylberit. Bimet e lulet vaditen nga kulloshtra e borës, dikund me tej mbi briret e kaprollit zogjtë ngrenë foletë ndersa pak me larg tek kroi vashat fshehin syrin nën shami. Kështu bjeshket e Qyqeshit, një nga zonat e vendlindjes Tonit shndrrohen në një muze të gjallë parajse jetike. Dhe brenda gjithë kësaj bukurie të magjive toksore e hyjnore qyqet qeshin…

I dashur Ton!
Keto mendime që po i hedh në leter janë shenja respekti për aftesitë tua të veçanta krijuese në fushen e letersisë. Por ajo që mua me shtyn pa pushim në brendësinë fantastike të jetës tende janë peripecitë e vështirsitë që ke kaluar gjatë sistemit të diktaturës dhe në mergim…
Unë deri tashti pata parasysh një ish nxenës tani në moshë 65 vjeçare ndersa unë 78 vjeç. Sikur të më jepej edhe një herë mundësia të bahesha 10 vjeç, zgjedhje ime në botën e lirë për të ardhur këtu ku jam do të ishte vetëm modeli yt i mveshur me atë dashuri, guxim, vendosmeri, shpresë, besim dhe përkushtim që ke ardhur deri këtu ku je sot. Ti nuk duhet të pranosh të vdesesh kurrë!…

Përshendetje!

NIKOLL NIKA MICIGAN – USA
10 maj 2016

* Ne Foto: Ton Zmali, poet, emigrant ne Greqi

Filed Under: LETERSI Tagged With: BANORI, I VARKES SE NOES, Nikoll Nika, Ton Zmali

NJOFTIM MORTOR: SOT SHERBIMET FUNERALE PER TE NDJERIN AGIM NEZAJ

May 18, 2016 by dgreca

Familja Neza njofton komunitetin se sherbimet mortore per te ndjerin Agim Bajram Neza organizohen Diten e Merkure me daten 18 Maj 2016 nga ora 2 pasdite deri ne oren 9 PM ne Shtepine Mortore “Farenga Brothers”, qe ndodhet ne adresen:

920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469

Phone:(718) 654-0500

Varrimi i te ndjerit do te behet diten e Enjte me daten 19 po ne Nju Jork.

Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj nderrroi jete ne Nju Jork në moshën 54-vjeçare pas një sëmundje te rende.

Agim Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.

Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.

Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm  të Agimit.

Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Gazeta “Dielli” I shprehin ngushellimet me te thella familjes.

Filed Under: Komunitet Tagged With: AGIM NEZAJ, Njoftim mortor, PER TE NDJERIN, SOT SHERBIMET FUNERALE

Mbreteria e se keqes!

May 18, 2016 by dgreca

Nga Dr. Enver Bytyci/

Egoja njerezore eshte shkaku i smires, xhelozise, inatit, hakmarrjes e dhunes. Schopenhauer thote se bota eshte produkt i vullnetit te njeriut per te jetuar, prandaj ai e percakton boten si mbreteri te se keqes. Dhe filozofe te tjere pas tij, si Nicja, Zhan Pol Satri, Alber Kamy, Stefan Zvajk etj zhvilluan teorite filozofike te ekzistencializmit e nihilizmit. Sipas kesaj teorie te mbeshtetur dhe nga psikoanaliza e instktit e Sigmund Frojdit, njeriu nuk eshte nje qenie racionale, perkundrazi, iracionaliteti duket te jete vullneti e prirja e tij ne jete. Konfliktet, luftrat, spastrimet etnike, aktet terroriste, lindja dhe zhvillimi i ekstremizmit politik e fetar jane pasoje e filozofise iracionale te nihilizmit, dmth te vullnetit iracional te njeriut. Keto trajtesa filozofike te shekullit te XX kane tronditur principet morale te filozofise klasike te Emmanuel Kantit, thelbi i se ciles qendron ne relativitetin e racionalitetin e njohjes dhe zhvillimit te shoqerise e natyres bazuar ne logjiken njerezore. Nderkaq nihilizmi, ekzistencializmi dhe teorite e shfaqjes se instiktit njerezor te shekullit te kaluar vijne ne kundershtim edhe me filozofine e Hegelit. Filozofia e Hegelit eshte filozofia e jetes, e subjektit, e racionalitetit, e shpirtit qe jeton pavaresisht objektit, eshte filozofia e aktivitetit, vlerave dhe atributeve, pra eshte filozofia e pozitivitetit. Dallimi i ketyre dy kategorive filozofike eshte thelbesor: Racionalistet, moralistet klasike ushqejne vlerat e virtytet njerezore, stimulojne zhvillimin e ideve dhe misioneve njerezore, predikojne gjithashtu harmonine dhe ekuilibrin njerezor bazuar ne silogjizmin dhe racionalen. Filozofet e pas Schpenhauerit e shohin boten si mbreteri te se keqes. Madje Tolstoi e konsideronte ate si filozofin me te madh, i cili e pa te keqen e botes pa e zvogluar. E verteta eshte se filozofia e iracionalitetit ka frymezuar letersine dhe artin modern te zhvillohen ne permasa te reja, jashte skematizmit e dogmes. Megjithate te dy rrymat filozofike e ndihmojne njeriun t’i qaset me realizem realitetit ne zhvillimin e shoqerise njerezore. Nese e para, klasikja, na ndihmon te zbulojme vlerat e pozitivitetin e shoqerise njerezore, e dyta, iracionalistet, na ndihmojne te vleresojme se bota njerezore rrezikon veteveten me sjelljet e saj iracionale deri ne cnjerezore. Pra, filozofia na meson se bota mund te jete mbreteri e vlerave ose mbreteria e se keqes. Analizuar ne kete aspekt shoqeria shqiptare duket se ngjan ne nje udhekryq. Shume vlera te trasheguara, sidomos ne ceshtjet e humanizmit e te harmonise fetare, mund te shihen si reflektim i vlerave racionale te filozofise, konkretizuar edhe ne kode e kanunet perkatese. Megjithate ajo qe shihet ne siperfaqen e gjerave per momentin duket se Shqiperia i ngjan mbreterise se te keqes, te formuluar nga Scopenhaueri, ku sundon mashtrimi, genjeshtra, shpifja, egoizmi, inati ekstrem, konflikti politik, hakmarrja primitive verbale ose jo e tille. Ne diskursin e koheve te fundit te disa politikaneve ne pushtet, sidomos te kryetarit te Bashkise se Tiranes, ministrit te Brendshem e te kryeministrit shohim te reflektuara te gjitha veset e mbreterise te se keqes, per te cilat flet Scopenhauer. Po t’i shtojme kesaj dukurie edhe fenomenet shqetesuese te bashkepunimit me trafiqet e trafikantet, me krimin e kriminelet, me vrasesit dhe te korrupsionit, atehere tragjikja na del jo vetem si realiteti i momentit dhe mund te diktoje nje gjendje amullie e anarkie per nje kohe te caktuar. Ne perandorine e se keqes hyjne gjithashtu veprimtarite e paligjshme, devijimi nga zhvillimi normal i resurseve te vendit drejt nje zhvillimi anomal, iracional, jo ligjor e kriminal, sic eshte kthimi i Shqiperise ne nje plantacion kanabisi. Si te mos mjaftonin keto, lidere te caktuar, si kryeministri e vendit dhe kryekryeqytetari shqiptar, Erjon Veliaj, prej kohesh nxisin konfliktin civil ne Shqiperi, permes diskriminimit racist e krahinor te vendit e te kryeqytetit te shqiptareve. Ndersa diskursi i ketij te fundit, Velise, kundrejt presidentit te Republikes zbulon instiktin e nje njeriu te eger jo vetem iracional e te shfrenuar, por edhe te nje te semuri patologjik, te denje per eksperimente frojdiste. Bota moderne ua ka pare sherrin ketyre lloj monstrash, qe kane shkaterruar shoqerine njerezore ne kohet tona, duke filluar me Hitlerin, Stalinin, diktatorin hoxhist dhe perfunduar me Sllobodan Miloshevicin.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Enver Bytyci, Mbreteria e se keqes!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2802
  • 2803
  • 2804
  • 2805
  • 2806
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT