• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në poste drejtuese në Kosovë të zgjidhen njerëz të aftë e të përkushtuar

June 27, 2021 by dgreca

Nga Sadik ELSHANI*/

Kur e shohim gjendjen anemike, të plogshtë, politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës, nivelin jo të lakmueshëm në shumë lëmi: arsim, shkencë, kulturë e shëndetësi, gati secili prej nesh shpesh e bën të njejtën pyetje: Ku janë intelektualët, ekspertët, njerëzit profesionistë që muk angazhohen, por rrinë anash, bëjnë vetëm sehir? Ajo që më nxiti t’i shkruaj këto radhë është kandidatura e arkitektit të njohur edhe ndërkombëtarisht, Përparim Rama, për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së). Qysh herët në jetën time jam përcaktuar për interesat kombëtare dhe jo të ndonjë partie të caktuar politike, prandaj ky shkrim nuk ëshytë as përkrahje e kandidatit dhe partisë në fjalë, por vetëm e një nisme, një ecurie që duhet përshëndetur e që është mirë ta ndjekin edhe partitë tjera politike për të rekrutuar njerëz të aftë, të zotë në postet drejtuese të institucioneve të Kosovës. Për zotin Rama nuk di edhe aq shumë, përveçse ato që kam lexuar në shtypin e përditshëm, të tjerat le t’i thonë votuesit në zgjedhjet vendore (lokale) që do të mahen në Kosovë më 17 tetor. Për të qenë një udhëheqës, administrator i suksesshëm nuk mjafton vetëm aftësia profesionale, por duhet patur edhe aftësi të tjera drejtuese (menaxhuese) për të bashkërenduar punët, për të prirë e për t’i bashkuar njerëzit.

Në disa intervista në shtypin Kosovar, zoti Rama u shpreh se është apolitik, jo partiak. Madje ai nuk është as anëtar i LDK-së. Por, së paku që nga koha e Aristotelit e dimë që njeriu është një “kafshë politike” (“zoon politikon”). Ajo çka ka dashur të thotë zoti Rama është se, ai në radhë të parë do të pëqëndrohet në kryerjen e detyrës së kryebashkiakut të Prishtinës me përkushtim dhe jo të ndjekë verbërisht ineresat e parisë dhe të ndonjë klani brenda partisë. Disa i shfrytëzuan këto shqiptime (deklarata) të zotit Rama për ta sulmuar atë dhe LDK-në se nuk paska një kandidat nga radhët e anëtarëve më të vjetër të partisë, duke e cilësuar këtë si një dobësi të LDK-së. Dikush ndoshta është anëtar më i vjetër, më militant i partisë, por ndoshta nuk është në gjendje që ta  kryejë me sukses detyrën e një kryebashkiaku për t’i zgjidhur problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët – i mungon përgatitja e duhur, përvoja, vullneti, durimi e përkushtimi. Problemet zgjidhen me vepra, punë të përkushtuar dhe jo me fjalë, qofshin ato edhe më të bukurat e më të ëmblat. Me siguri as me militantizëm partiak. Është ky një rast që duhet t’u shërbejë si shëembull edhe partitë e tjera për t’i zgjeruar radhët e tyrë, për t’u përtrirë me fytyra të reja, njerëz që ofrojnë ekspertizë, profesionalizëm, sjellin diçka të re e kreative.

Veprime të tilla të sjelljes së anëtarëve, kandidatëve nga partitë e pavarura dhe ato kundërshtare (rivale) e praktikojnë edhe partitë që kanë tradita qindravjeçare. Këtu në ShBA, nnë vitin 2006 Partia Demokratike e rekrutoi republikanin Jim Ëebb që të kandidojë si demokrat në shtetin e Virxhinias për në Senatin e ShBA-ve. Ndërsa Michael Bloomberg, i cili tërë jetën ka qenë demokrat, në zgjedhjet e vitit 2001 për kreun e Bashkisë së Nju Jorkut kandidoi si republikan, sepse lista e kandidatëve nga radhët e Partsë Demokratike ishte mjaft e gjatë dhe ai nuk kishte kurrëfar gjasash për ta fituar emërimin (nominimin) e partisë. Zgjedhejt i fitoi si republikan dhe qëndroi si republikan për disa vite, për t’u bërë psataj i pavarur (independent) dhe nga viti 2018 përsëri u bë demokrat. Duhet theksuar se në skenën politike të qytetit të Nju Jorkut demokratet mbizotërojnë bindshëm. Ka edhe shumë shembuj të tjerë të kalimit nga njëra parti në tjetrën.

Zgjedhjet vendore (lokale) siç tregon edhe emri,  kanë të bëjnë me zgjedhjen e kandidatëve që janë në gjendje dhe të aftë t’i zgjidhin problemet vendore, njerëz që e njohin dhe e duan qytetin dhe bashkëqytetarët e tyre, me punën dhe përkushtimi e tyre e begatojnë jetën e qytetit, ia lehtësojnë jetën qytetarit. E ka thënë bukur një figurë emblematike e politikës amerikane, Tip O’Neill (1912 – 1994), ish Kryetar (Speaker) i Dhomës së Përfaqësusve të Kongresit Amerikan (1877 – 1987): “All politics is local” (“Të gjitha politikat janë lokale”). Prandaj, në këto zgjedhje vendore pragmatizmi duhet të mbizotërojë mbi ideologjinë. Duhet përgëzuar të gjithë ata kandidatë, intelektualë e profesionistë. që shprehin gatishmërinë për t’u angazhuar në skenën politike e shoqërore të Kosovës, për të dhënë ndihmesën e tyre në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e vendit.

Philadelphia, më 27 qershor, 2021

Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Jerez te afte, Sadik Elshani

Brezni sportistësh Memushaj

June 27, 2021 by dgreca

Interviste nga Gëzim Llojdia/

Tre vjet më parë  e sapo lauruar në degën ekonomi, por edhe sportiste  njëkohësisht me dëshirën e mirë dhe ambicien e madhe u paraqit me CV e saj në dyert e universitet për të filluar si stazhiere dhe më vonë të ndiqte udhët e karrierës si pedagoge. Quhej Tea Memushi,dhe është një ndër lojtaret  e ekipit kampion në basketboll për femra:” të Flamurtarit” në Vlorë,por edhe pedagoge në :”KUP Pavarësia ” të Vlorës. I ati i saj quhet Eqerem Memushi, ishfutbollist i :”Flamurtarit” të famshëm dhe sot trajner në shumë ekipe.Mirëpo, çfarë më tha në një intervistë?

-Kur keni lindur në familjen e një sportisti. Disa të dhëna për babain sportist(në cilin vit filloi sportin, cilët ishin disa nga sukseset e tij me Flamurtarin, ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare).

Unë kam lindur më 27 maj 1996 në qytetin e Vlorës, është  e vërtetë që kam lindur ne familje sportistësh, ose siç e përdorim ne në zhargonin e përditshëm në një familje që sportin e ka në gjak. Në fakt ka pasur disa persona në fis që janë marrë me sport, por deri më tani, më i spikaturi dhe më i njohuri është e vërtetë që është babi. Babi e ka filluar sportin e futbollit në moshën 10-vjeçare me moshat e klubit sportiv Flamurtari. Në moshën 14-vjeçare është shpallur një nga lojtarët më të mirë të spartakiadës së pionierëve në Elbasan. Është aktivizuar me ekipet Flamurtari U17,U18 dhe në nëntor të 1983 në moshën 18 vjeçare është aktivizuar për herë të parë me ekipin e parë në Gjirokastër. Ka luajtur në 8 takime me ekipin kombëtar Shqiptar U21 dhe në 6 takime me ekipin e parë kombëtar Shqiptar. Ka luajtur në tre kompeticione Evropiane : Uefa, Kupa e kupave dhe kupa e kampioneve. Ne karrierën e tij sportive ka fituar 2 kupa republike, 2 kampionate, 2 superkupa. Si lojtarë përpos aktivizimit me ekipin e zemrës, është aktivizuar edhe me ekipin e Partizanit me të cilin ka fituar një kampionat. Eshtë aktivizuar edhe me ekipe jashtë Shqipërisë si NK Pazinka në  Kroaci. Në karrierën si trajner ka pasur drejtimin e disa ekipeve si Flamurtari, Tomorri, Apolonia, Bylisi, Naftëtari, Oriku si dhe ekipi kombëtar Shqiptar U15. Sukseset ne fushën e trajnimit kryesisht janë të lidhura me ekipin e Flamurtarit si fitues të kampionatit me ekipin U19 dhe fitues te kupës së Shqipërisë me ekipin e parë.

Në familjen time nuk jemi vetëm unë edhe babi që kemi lidhje me sportin, është gjithashtu vëllai im i cili është 19 vjec dhe aktualisht aktivizohet me ekipin e S.C Arezzo me të cilin dolën edhe kampion Italie për kategorinë Primavera 3 në Qershor 2021. Ai e ka nisur futbollin në ekipet e moshave të Flamurtarit që në moshën 6 vjecare. Në moshën 14 vjeçare u largua drejti Italisë për t’u aktivizuar me ekipet Mantova edhe Cittadella. Është aktivizuar gjithashtu me ekipet kombëtare Shqiptare U17, U19 dhe U20.

Megjithatë ne të dy (unë dhe vëllai) e pranojmë se konkurrenca sportive  në shtëpi është e lartë dhe ne nuk e kemi të lëhtë të sfidojmë dhe arrijmë sukseset e babit, por kjo na motivon edhe më shumë!

-Si filluat në sportin  e basketbollit, kush ju futi në këtë udhë?

Që femjë gjithmonë kam dalluar për karakterin tim të shkathët edhe shumë social, në fakt unë jam larguar nga Shqipëria pa mbushur një vjeçe edhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kam kaluar në Itali. Atje ka pasur edhe ka një jetë më të organizuar për fëmijët ku konkretisht për të mbushur pasditet e mia që në moshë të vogël kam provuar të angazhohesha fillimisht në balet edhe më pas në gjimnastikë artistike. Në zonën ku jetoja unë basketbolli nuk ishte një sport shumë i preferuar nga vajzat. Por, e pranoj që atje (në Itali) mu bë pjesë e rutinës aktivizimi në sport. Një kujtim i veçantë për mua është një porosi që mësuesja e fizkulturës në fillore na la mua dhe mamit përpara se të riktheheshim në Shqipëri e cila ju drejtua mamit dhe i tha :

-“ Përkraheni Tean në sport sepse ka talent, kam besim që nëse do të merret me sport do të bëhet lojtare e mirë dhe e famshme” dhe më pas mua duke thënë “ Porosia ime për ty Tea është që në intervistën e parë që do japësh si sportiste të të kujtohem unë që besoj shumë që ti mund të luash sport!”. Edhe në fakt porosia e saj më kujtohej në mënyrë konstante kur fillova ta dashuroja sportin e basketbollit edhe më jepte motivim. Me rikthimin në Shqipëri  nuk ishte basketbolli sporti i parë që unë praktikohesha por ishte ping-pongu. Por kjo eksperiencë nuk zgjati shumë pasi një ndër trajnerët e basketbollit që më shikonte që veja në stërvitjen e ping-pong i thotë babit që vajza është e gjatë dhe duhet të merret pa diskutim me basketboll. Kështuqë i  jam mirënjohës dhe i detyrohem profesor Vladimir Birces, të cilin gjej rastin ta përshëndes, që propozoi dhe insistoi që unë të futesha në basketboll.

Kur u aktivizuar për herë të parë në një kampionat? Me cilat ekipe jeni aktivizuar? Ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Për herë të parë në kampionat jam aktivizuar në moshën 12-vjeçare, moshë në të cilën kam nisur edhe sportin e basketbollit. Për fat të keq, në atë kohë ishte zbehur rëndësia e akademisë ku ndërlidheshin ekipet zinxhir. Unë nuk i kam kaluar fazat e të luajtur me ekipet e pasarelave apo të para të rejave, por jam aktivizuar direkt në ekipin e të rejave në formacionin e parë. Me të rejat e flamurtarit kam luajtur për 5 vite dhe kam fituar dy tituj kampion. Në moshën 18 vjeçare jam larguar në qytetin e Tiranës për të ndjekur studimet e larta duke u aktivizuar kështu me ekipe që stërviteshin në Tiranë si Apolonia, Goga Basket edhe Studenti. Me ekipin e Apolonisë kemi fituar një kupë Republike dhe kemi qenë ekipi nënkampion. Me ekipin e Goga Basket kemi qenë dy herë nënkapione Shqipërie edhe dy herë finaliste të Superkupës. Me ekipin e Flamurtarit fituese të kupës  së Republikës 2020 dhe Ekipi kampion 2021.

Ndërsa lidhur me ndeshje ndërkombëtare për sa kohë unë jam aktivizuar në ekipet e të rriturave  në kategorinë e parë femra fatkeqësisht nuk kemi marrë pjesë në ndeshje të kompeticioneve ndërkombëtare.

Çfarë përbën për ju fitorja e titullit kampion? Disa shembuj te flamurtari ndër vite si kampion në basketboll.

Fitorja e titullit kampion përbën pikë së pari një shpërblim të merituar për lodhjen e të luajturit një kampionat të vështirë dhe të ngjeshur si pasojë e pandemisë, një shpërblim për punën e mirë të grupit, kolektivitetin  dhe përkushtimin e stafit drejtues. Fitorja e kampionatit për ne përbënte gjithashtu një detyrim moral për t’a risjell titullin kampion përsëri në Vlorë pas ndarjes nga jeta të trajnerit kampion profesor Viron Toska.

Sigurisht që të qenët kampione është edhe kënaqësi  kur për më tepër arrin që me anë të këtij titulli të kënaqësh sadopak tifozerinë vlonjate e cila po kalon një moment trishtimi për shkak të ndodhive të fundit me ekipin e futbollit.

Gjithashtu është një emocion i veçantë për mua pasi unë titujt kampion i kam të lidhur vetëm me ekipin e Flamurtarit edhe uroj që të vazhdoj kështu edhe për shumë vite të tjera.

Çfarë keni studiuar dhe ku punoni aktualisht?

Unë kam përfunduar studimet bachelor për Financë-Kontabilitet dhe Master i shkencave në Financë pranë fakultetit të ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht punoj si pedagoge me kohë të plotë pranë Kolegjit Universitar Pavarësia Vlorë,  aty ku kam gjetur edhe motivimin që të kërkojë ti thellojë njohuritë e mia kërkimore shkencore më tej edhe pse jo drejt nisjes së një cikli të tretë studimesh doktorale brenda ose jashtë vendit.

Si ja dilni mes profesionit edhe sportit, cila është ëndrra juaj profesioni të cilin punoni apo sporti? Çfarë mendoni të bëni kur të lini sportin?

Për momentin ja dal mirë, sepse e programoj ditën në mënyrë të tillë që ti përmbush të dyja këto obligime. Është e vërtetë që dita është pak më e gjatë për mua, edhe që më duhet të heq dorë nga koha ime e lirë apo jeta sociale, por unë e kam bërë këtë zgjedhje. Jam shumë e lumtur që kam këtë rutinë dite, punoj edhe në të njëjtën kohë marrë kënaqësi si në auditor me studentët ashtu edhe në pallatin e sportit me familjen e basketbollit. Nuk mund te veçoj edhe të them se njëra është më e rëndësishme se tjetra. Mund të pranoj se kam pritshmëri të larta për të dyja, pra kam “ëndrra për të realizuar” si në profesion edhe në sport, por për këtë do përpiqem me dëshirë edhe punë që paralelisht të arrij objektivat që i kam vendosur vetes. E gjykoj se është pak herët për të menduar se çfarë do bëjë kur të lë sportin. Do dëshiroja që të kem kontakt gjithë jetën me sportin por nuk e ndaj dot tani se si do ta mundësoj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Llojdia, Tea Memushaj

Elseid Hysaj&Lazio. Maurizio Sarri ka dhene OK.

June 27, 2021 by dgreca

NGA ALBANO KOLONJARI/

 Lazio dëshiron të rregullojë vijën e prapme ndërsa kalon në 4-3-3 nën menaxherin e ri Maurizio Sarri. Si rezultat, klubi me qendër në Romë mund të kërkojë të ribashkojë taktikun italian me një nga ish-lojtarët e tij. Sipas Il Messaggero (përmes Tuttomercatoweb), Elseid Hysaj është në prag të përfundimit të një transferimi në Lazio. Mbrojtësi i djathtë shqiptar do të nënshkruajë një kontratë katër apo pesë-vjeçare me 1.8 milion € në paga vjetore, duke u bashkuar në një transferim falas pas skadimit të kontratës së tij me Napoli. Sarri dëshiron të ribashkohet me 27-vjeçarin dhe duket sikur do ta marrë dëshirën e tij. Raporti shton se Lazio shpreson që kjo marrëveshje të bëhet deri më 10 korrik pasi ata dëshirojnë Hysaj në kampin trajnues Auronzo di Cadore. Hysaj ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Itali midis Empoli FC dhe Napoli, kështu që nuk do të ketë periudhë tranzicioni. Për më tepër, ai kupton se çfarë dëshiron Sarri nga një mbrojtës i djathtë, kështu që shmang gjithashtu çdo lloj kurbe të të mësuarit.Etrit Berisha drejt Torinos. Rrugët midis Torinos dhe Sirigu janë gjithnjë e më afër ndarjes, por vetëm pasi portieri i Sardenjës përfundon aventurën e Evropianëve me trajnerin e Italisë Roberto Mancini do të ketë takimin vendimtar midis të dy palëve për të folur për të ardhmen e numrit 39 granatë. Në ndërkohë, për sa i përket qëllimit, Toro ka rinovuar kontratën me Milinkovic-Savic deri më 30 qershor 2024. Për më tepër, për disa ditë tani, ai ka drejtuar pistën që të çon tek Etrit Berisha. Një portier që është shumë i pëlqyer nga drejtori i granatës Davide Vagnati i cili në përvojën e tij si drejtor sportiv i Spal e bleu atë në verën e vitit 2019. Pra, një lojtar që menaxheri i granatës tashmë e njeh shumë mirë. Granatat që nuk i kanë dhënë ende asnjë përforcim trajnerit kroat po përpiqen të përshpejtojnë negociatat.Karriera e BerishësBerisha e filloi karrierën e saj që në moshë të vogël. Ai u rrit në sektorin e të rinjve Korriku në Kosovë dhe më pas u zhvendos në Suedi në janar 2008, duke u bashkuar me Kalmar, ku fillimisht u përfshi në ekipin nën 19 vjeç dhe më pas u transferua në ekipin e parë. Debutimi i tij për ekipin e parë daton në 28 Prill 2010 në ndeshjen kundër Örebro, të cilën Kalmar fitoi 4-1. Përveç kësaj, me fanellën e klubit suedez Berisha ai kaloi 100 paraqitje, duke luajtur gjithashtu disa ndeshje kualifikuese për Europa League. Në verën e vitit 2013, portieri shqiptar me shtetësi kosovare mbërriti në Itali dhe u transferua në Lazio. Berisha duhet të kishte mbërritur në Bel Paese tashmë verën e kaluar, në fakt portieri shqiptar kishte nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Chievo Verona, por agjenti i tij i hodhi në erë të gjitha duke pretenduar se lojtari, duke mos folur as italisht dhe as anglisht, ishte manipuluar nga drejtuesit e Gialloblù. Berisha veshi fanellën e Lazios për tre sezone ku mblodhi 60 paraqitje para se të transferohej në Atalanta në gusht 2016, dhe më pas të transferohej në Spal në korrik 2019 falë Vagnati. Përveç kësaj, lojtari në fuqi në klubin Ferrara është gjithashtu portieri i kombëtares shqiptare.
Berisha: portier me shumë cilësi dhe me kosto të ulëtBerisha përveç që është një portier me përvojë, ka cilësi të ndryshme në fakt, ai është shumë i mirë në dhënien e soliditetit në departamentin mbrojtës dhe transmetimin e besimit te shokët e tij të skuadrës. Me kalimin e viteve, portieri shqiptar ka përmirësuar shumë aftësinë e tij për të udhëhequr mbrojtjen. Mbërritja në Toro Berisha do të kthehej për të luajtur në fluturimin e lartë, pas një sezoni në Serie B me Spal në të cilin, për shkak të pozitivitetit te Covid, ai u shtrua në spital dhe u gjend i detyruar të humbasë 10 ndeshje. Shuma që klubi bardheblu kërkon për të filluar Berishën është rreth 1 milion euro. Një çmim që, nëse paguhet nga Toro, do të konfirmonte politikën e investimeve me kosto të ulët të Kajros kur bëhet fjalë për portierët. Në fakt, në 16 vjet presidencë, Kajro nuk ka shpenzuar kurrë shuma të mëdha për një portier. Negociatat do të vazhdojnë dhe së shpejti mund të çojnë në zhvillime, gjithashtu sepse sezoni i ardhshëm është gati të fillojë dhe Juric tashmë kishte kërkuar nënshkrime për pensionin e tij që nga ardhja e tij në hijen e Mole.
Lazio&Strakosha. Largimi i portierit eshte i ndaluar.  Siç raportohet nga transmetuesi radiofonik italian Radiosei (përmes La Lazio Siamo Noi) më herët sot, largimi i ndaluesit të gjuajtjeve 26-vjeçare shqiptare nga klubi romak duket se ishte një përfundim i paramenduar, por ardhja e trajnerit të ri Maurizio Sarri ka ndryshuar gjërat. Biancocelesti po planifikojne  të takohet me portierin Strakosha pak para ose gjatë tërheqjes stërvitore para-sezonale në Auronzo di Cadore, e cila pritet të fillojë në 11 korrik. Lojtari aktualisht fiton rreth 1.4 milion € neto në sezon dhe do të dëshironte që kjo të rritet në të paktën 2 milion € në një marrëveshje të re. Strakosha gjithashtu do të dëshironte garanci për sa i përket kohës së tij të lojës. 26-vjeçari shqiptar pësoi këtë sezon për shkak të rënies së porosisë në favor të Reina dhe bëri vetëm nëntë paraqitje në Serie A. Ai dëshiron të luajë përsëri vazhdimisht, kështu që kjo do të përmendet edhe në takim.

Filed Under: Sport Tagged With: Albano Kolonjari Futboll, Lazio

THIRRJE PER NDIHME- Kur dashuria nuk njeh politike

June 27, 2021 by dgreca

NGA SHQIPE NEBIAJ-NEW YORK/ Nje telefonate tronditese me erdhi te shtunen ne mengjes:”Alo Shqipe! Zemer, jam Tatjana Varezi. Kam vajzen shume semure dhe po mbahet ne jete me oksigjen.Te lutem bej ndonje thirrje shqiptareve atje. Jam ne nje gjendje te mjerushme ekonomike. Nuk i perballoj dot ekonomikisht shpenzimet per vajzen. Ata qe e shkaktuan vuajtjen dhe mjerimin tone nuk me ndihmuan.” Historia e jetes se Tatjanes eshte e hidhur per ta treguar. Nuk e mendoja atehere qe fati i komshies time, te cilen e therrisnim Cimaroza e bukur, do te ishte aq i dhimbshem. Ishte vetem 18 vjec kur e futen ne burg. Ajo punonte te galanteria e cantave ne Rrugen e Elbasanit. U dashurua me Kalenin Varezin, djalin e ish gjeneralit Pandeli Varezi, te cilin regjimi komunist hoxhist e burgosi vetem pse kundershtoi heqjen e gradave ne ushtri. Gjeneral Varezi e mbylli jeten ne burg. Tatjana me gjithe kundershtimin e prinderve u largua nga shtepia dhe u martua me ate qe dashuroi. Dashuria e sinqerte e dy te rinjeve ishte me e fuqishme se frika nga egersia politike regjimit diktatorial. Nje dite, ne kohen e drekes, kur Tatjana qe ulur me disa shoqe te punes, njera prej tyre permendi udheheqesin: Sa te mire e kemi Enverin! Po, si dash eshte,- ja priti tjetra. Po, si dashi i Sali Protopapes ,- vazhdoi Tatjana. Ajo, per shkak te naivitetit te moshes saj te re, nuk e mendoi se beri ndonje gabim, megjthese e vuri re heshtjen qe ra midis shoqeve te tyre, nje heshtje mosapsrovuese qe paralajmeronte dicka jo te mire. Tatjana, megjithese e hutuar nga situata e ftohte qe u krijua, nuk ishte ne gjendje ta merrte me mend se cfare e priste ate dhe familjen e saj. Hutimi i saj nuk zgjati as gjysem ore; policia e fshehte zbarkoi menjehere, sapo mbaroi pushimi e drekes dhe duart e saj u lidhen me pranga.Ajo kishte nje vajze nje vjec e gjysem. Ndersa ajo u mbajt ne burg, bashkeshortin dhe gjithe familjen e tij, me moter e vella, i internuan ne Belsh te Elbasanit, ku 12 veta jetonin ne nje kasolle me kashte, qe depertohej lehtesisht nga shiu, cfare binte jashte, binte edhe brenda. Viktima e pare u be vajza e vogel si kukull, Esmeralda.Ajo u ftoh dhe semundja i kapi gjendren e hipofizes, e cila pengonte trupin e saj te rritej normalisht. Kur Tatjana u lirua nga burgu, ajo erdhi te jetonte te prinderit e saj ne Tirane.Shkonte nje here ne jave te vajza ne Belsh.Ne oret e vona te nates ajo me tregonte vuajtjet dhe torturat qe kishte kaluar ne burg.I kishin shkulur dhembet, i kishin bere elektroshok . Ajo ishte 3 muajsh shatezene kur e burgosen.Deshtoi ne burg nga torturat. Kur filloi levizja demokratike, ajo bashke me te shoqin u larguan ne Greqi.Atje nuk u eci mire. Bene cmos per vajzen per ta sheruar por nuk munden dot.Tani ajo eshte ne nje gjendje te mjerushme.Burre e grua kane punuar pa dokumenta dhe nuk kane siguracione.Burri dhe ajo vete jane te semure nga aksindentimet ne punet e renda qe kane kryer atje. Une vete e kam ndihmuar, por eshte e pamundur te perballohen shpenzimet e saj. Ndaj vendosa t’u bej thirrje gjithe atyre shqiptareve qe kane mundesi, te ndihmojne Esmeralden qe te kaloje kete gjendje te rende.

Telefoni i saj eshte +302102020719 Athine Greqi.

Zoti ju bekofte!

Filed Under: Opinion Tagged With: Shqipe Nebiaj, Tatjana Varezi

150 Vjetori i Lindjes së At Gjergj Fishtës dhe Medalioni i Unitetit Kombëtar

June 27, 2021 by dgreca

“At Gjergj Fishta- ky shkëmb i shpirtit shqiptar.”-Lasgush Poradeci/

  Shkruan: Melsen Kafilaj/ 

Viti 2021 është një vit jubilar për mbarë Shqiptarinë; është datëlindja e poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta! Në fakt, sa herë që përmëndet emri “Gjergj” një flakë e shenjtë çon peshë zemrën dhe zgjon kujtesën kolektive të shqiptarëve; Eshtë ai Shna Gjergji -vrasësi i dragoit mitik, të cilit i kushtohen sa e sa lutje dhe përnderohet aq shumë në trojet shqiptare. Eshtë Gjergj Kastriot Skënderbeu- sfiduesi i dragoit (hidrës) ushtarake Osmane dhe mbrojtësi i lirisë kombëtare.Dhe padyshim është edhe At Gjergj Fishta- dragoi i Shqiptarizmës! 

Dhe kur them “Dragoi i Shqiptarizmës” (Të tillë ishin një grusht burrash fort të mençëm, atdhetarë e patriotë që si vijnë më këtij kombi) e shpreh me zë të lartë këtë besojmë! Mjaft që të kujtojmë Shoqërinë “Bashkimi” dhe kontributin e tij substancial për çështjen e alfabetit shqip me gërma latine gjatë “Kongresit të Manastirit” (1908), themelimin e revistës  monumentale kulturore “Hylli i Dritës” (1913), përfaqësimin e Shqipërisë në “Konferencën e Paqes” (1919) dhe fjalimin e tij brilant në mbrojtje të interesit kombëtar që të bindemi për këtë fakt.Dhe shihni me ç’krenari legjitime e shprehte Fishta lashtësinë e kombit shqiptar në Versajë: “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.”

Dhe Fishta, ky Homer i poezisë shqipe nuk qe krenar vetëm për këtë lashtësi autoktone por gjithashtu edhe për historinë dhe kulturën e kombit të vet, për qëndresën ndaj pushtuesve, karakterin dhe virtytet e bijëve të Shqiponjës.Krenari të cilën e mishëroi në mënyrë madhështore tek vepra e jetës “Lahuta e Malcis” (1937). Në këtë vepër letrare, po ashtu si bëmat e tjera në jetë dhe në dobi të Kombit Ai trumbetonte fuqishëm bashkimin:

                                   “Un, zotni, n’ushtri kam dalë,

                                     Jo me turq, por me Shqyptarë,

                                     Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë.

                                     Pse, si t’kshtenë, si muhamedan,

                                     Shqypnin s’bashkut t’gjith e kan;

                                     Edhe un’ Frati, them t’vërtetën,

                                     Bashkë me turq e bâj flije vehten:

                                     Varem n’krrabë, lidhem n’vargoj,

                                     E Shqypnin un se lshoj! ” 

Mbas shumë e shumë peripecirash, më në fund një grusht shqiptarësh u bënë bashkë dhe vitin e kaluar shtëpia e Poetit Kombëtar u restaurua, duke ju rikthyer dinjiteti i humbur i statusit “Monument Kulture” dhe duke u shndërruar kështu në një muze të denjë për Veprën Fishtiane (Opus Fishtiana). Në fakt një punë me mend kjo nga ana e qeverisë shqiptare e cila duhet përshëndetur dhe vlerësuar për këtë akt.Më 23 Tetor është 150 vjetori i lindjes i këtij “Gjigasi të Mëmëdheut” dhe aktualisht i vetmi institucion i cili ka reaguar kulturalisht është “Instituti Shqiptar i Sociologjisë” i cili së bashku me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës i ka dedikuar një konferencë shkencore me titullin mjaft sinjifikativ “Universi Gjergj Fishta” këtij përvjetori jubilar.

Por a do të ketë ndonjë aktivitet kulturoro- shkencor dhe program organizativ nga ana e Qeverisë Shqiptare, me në krye Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera partnere si Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Universitetet, etj  për kremtimin e “Annus Fishtianus” (Vitit Fishtian) ?! Tërheq vëmëndjen e institucioneve në fjalë që kjo ngjarje duhet të merret seriozisht dhe ti kushtohet rëndësia e duhur, jo vetëm për  natyrën e saj por gjithashtu edhe për individin-simbol të cilit i kushtohet, përfaqësues i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Një ide interesante që do të propozoja në funksion të këtij përvjetori jubilar dhe që do të dëshiroja shumë që të merrej në konsideratë është që po ashtu si në rastin e 100 Vjetorit të Pavarsisë, Banka e Shqipërisë të realizoj edhe “Medalionin e Unitetit Kombëtar”. Ky medalion të ketë në pjesën e përparme portretin e At Gjergj Fishtës ndërsa në pjesën e pasme të gdhendet fraza e tij madhështore:

                                    “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë,

                                      por Shqipërinë e kemi bashkë! ”

Medalioni të ketë në mënyrë sinjifikative 150 prerje dhe materiali nga i cili të përbëhet të jetë vetëm prej ari. (Ashtu si mëndja, zemra dhe veprat e tij) Mendoj që jo vetëm do të ishte një akt fisnik nga ana e Qeverisë Shqiptare nëse do ta realizonte diçka të tillë për këtë personalitet të madh, por gjithashtu do të reflektonte simbolikisht edhe faktin tjetër që harmonia fetare dhe uniteti kombëtar janë dy vlera të arta të këtij kombi; vlera të ruajtura dhe tw përçuara nw popull nga Dragonjtw e Shqiptarizmws dhe me të cilat krenohemi dhe përfaqësohemi denjësisht sot në botë si shqiptarë. 

 © Melsen Kafilaj

Filed Under: Opinion Tagged With: 150 Vjetori, Melsen Kafilaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT