|
Nga Gëzim KABASHI/
Mozaiku i mrekullueshëm që tashmë njihet me emrin “Bukuroshja e Durrësit” është zbuluar 100 vjet më parë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Viti 2016 bëhet kështu një përvjetor tjetër i rëndëshëm për monumentet e qytetit të lashtë, i cili pikërisht sivjet feston edhe 50-vjetorin e zbulimit të amfiteatrit antic. Këto zbulime mahnitëse lidhen me emrin e Vangjel Toçit, arkeologut emblem të qytetit bregdetar.
-Bukuroshja 2300-vjeçare dhe arkeologu Vangjel Toçi-
“Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht në qendër të Durrësit gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916. Oficeri austriak Camillo Prashnicher, i cili qe dhe një arkeolog i shquar u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Prashnicher është i pari që e botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurative.
Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet.
Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit. Bashkëpunëtori i Vjetër shkencor Vangjel Toçi ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë Schober dhe Prashnicher në fillim të shekullit të 20-të, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.
Për fat të mire, falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Shober dhe Prashniker. Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit. -Dy përvjetorë të rëndësishëm për trashëgiminë historike-
Rizbulimi i mozaikut ngjalli interesin e shumë shkencëtarëve të huaj, të cilët megjithë kufizimet e izolimit të periudhës komuniste kërkuan ta shihnin nga afër veprën e lashtësisë.
Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra dhe ze një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Në qendër të mozaikut është figura e një gruaje të re dhe të bukur mes një peizashi plot kërcej lulesh, gonxhesh dhe petalesh. Mozaiku është mbiquajtur “Bukuroshja e Durrësit”, një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të mjeshtrave ilirë që e krijuan atë. Në lashtësi, ky mozaik ka zbukuruar për një kohë të gjatë një banjë luksoze private të qytetit antik. Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe. Në vitin 1982 mozaiku u zhvendos nga Durrësi dhe u instalua në sallën kryesore të Antikitetit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ende nuk ka një mendim të përcaktuar shkencor se kujt I përket figura qendrore e mozaikut. Sidoqoftë mozaiku vazhdon të njihet thjesht si “Bukuroshja e Durrësit”, duke i dhënë qytetit të lashtë një privilegj më shumë përballë turistëve vendas dhe të huaj. Viti 2016 përkon me dy data të rëndësishme në trashëgiminë historike të qytetit. 100 vjet më parë me zbulimin e mozaikut të mrekullueshëm jepej sinjali i parë për nëntokën muze të Durrësit, ndërsa 50 vjet më vonë nga qendra e qytetit do të largoheshin 50 familje për ti hapur rrugë zbulimit të monumentit më të madh në historinë e vendit tonë, amfiteatrit 1900-vjeçar. Një rast shumë i mirë për të kujtuar punën kërkimore-shkencore të arkeologëve vendas dhe veçanërisht të pionerit të zbulimeve arkeologjike, Vangjel Toçi.
|
Kolegji Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, i dorzon foto-albumin, BESA, Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island – New York.
Dy udhëheqjet fetare, kanë biseduar që të formojnë dy grupe të përbashkëta, të cilat do të punojnë rreth transferimit të një koleksioni të fotografive të Albumit BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e tij BESA./
Kolegji Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, i dorzon foto-albumin, BESA, Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island – New York – dalip.greca@gmail.com – Gmail
|
STATEN ISLAND NY : Në sajë të udhëheqjes së Rabbi Bob Kaplan, zyrtarët e lartë fetar nga Hebrew Union College dhe udhëheqsit shpirtëror të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island u takuan sot në mjediset e Kolegjit Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, kështu shkruan në statusin e saj në rrjetin social Facebook, Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – New York.
Simbas, saj dy udhëheqjet fetare, kanë biseduar të formojnë dy grupe të përbashkëta, të cilat do të punojnë rreth transferimit të një koleksioni të fotografive të quajtur BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e tij BESA.
Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.
Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri.
Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe.
Ky libër sqaron se BESA, në shqip, do të thotë kod të nderit dhe flet për një detyrim të thellë shpirtërorë për tjetrin – sidomos të huajin kur të shkel në shtëpi t’i duhet ti japësh Besën për ta mbrojtur atë edhe duke sakrifikuar në se nevoitet .
Njoftimi në medien sociale thotë se koleksioni BESA në dokumentet e HUC në fotografit e fotografit të njohur hebre, Norman H. Gershman, tregon historira se si shqiptarët , mysliman dhe të krushter ishin shpëtimtarët komunitetit Hebre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore , për mbrojtjen dhe kujdesin që treguan shqiptarët për komunitetin hebraik të Shqipërisë gjatë Holokaustit.
Udhëheqësit, e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island, New York,Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme në këtë ishull të Nju Jorkut, thonë në statusin e tyre, se :”Ne falënderojmë Rabbi Bob Kaplan për udhëheqjen e tij, në qytetin tonë të madh New Yorkun, të nismës ndërfetare, dhe ne jemi të nderuar dhe të bekuar për të qenë pjesë e kësaj nisme që do të sjellë me këtë rast edhe këto fotografi dhe historinë e shpëtimit të hebrenjëve gjatë Holokaustit , nga shqiptarët, fotoalbumin BESA, për Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare dhe Shkollën Islame Miraj që vepron në Staten Island.”
|
Tasim Ruko, muratori që u arratis në mënyrë spektakolare në 19 shtator 1990
– U arratisëm në orën 12, midis Konispolit dhe Kepit të Stillos, pasi dinim çdo lëvizje të patrullës/
– Në fillim premë klonin në një kthesë dhe mandej u zhvendosëm një kilometër larg/
– Sa kaluam klonin, mbi kokat tona filluan breshëritë e automatikut/
– Prozhektori e bëri natën ditë dhe ne u strukëm në ferra/
– Në Filat na morën në postën e policisë dhe një i Asfalisë na pyeti me rrënjë dhe me degë/
– Në Athinë u habitëm, dyqanet super të mbushura, ne nuk kishim ç’të hanim/
– Kur kalonim rrugës, dyqanxhinjtë na kapnin për mënge që të blinim një pako kafe, në Shqipëri një pako kafe blihej me mik/
– Nuk na keqtrajtuan, pasi thamë të vërtetën dhe u thamë se dëshira ishte të shkonim në Amerikë
– Kam përjetuar në mënyrën më të dhimbshme eksodin e vitit 1991, turma njerëzish drejt Greqisë
– Nuk u besoja syve, vëllezërit tanë vinin nga mali më dëborë, ku shumë humbën jetën
Nga Albert Z. ZHOLI/
Është arratisur nga Shqipëria në vitin 1989, pikërisht më 19 shtator, duke lënë në shtëpi një vajzë të sapolindur dhe një djalë 5 vjeç. Pas ushtrie ka punuar në bonifikim (ndërtim ) në Gjirokastër prej ku i lindi dëshira për të shkuar në botën e lirë. Dëshira e tij, ëndrra e tij ishte Amerika (pasi aty kishte shkuar gjyshi në vitin 1945), por arratisja e çoi në fillim në Greqi. Një arratisje që nuk përshkruhet me fjalë, si në filmat horror të Hollivudit. Një arratisje spektakolare mes plumbave dhe prozhektorëve, që i ndiqnin. Biseda me të erdhi rrjedhshëm nën shoqërinë e mikut të tij të ngushtë, këngëtarit të mirënjohur Ylli Baka. Nga viti 1990-1993 qëndroi në Greqi nga ku bëri dokumentet për në Amerikë. Takimi me të ishte tepër interesant, pasi ai në çdo moment nuk e fshihte mallin që kishte për atdheun dhe fshatin e Labërisë, Picarin e legjendave. Në bisedë mundohej të fshihte lotët e mallit dhe emocionet i shoqëronte me psherëtima.
Kur dhe si jeni arratisur nga Shqipëria?
Eh, të të tregoj për atë ditë, më duket si skenat e një filmi. Ishte data 19 shtator 1990. Ishin ato vite kur kishte filluar liberalizimi. Pra nuk ishte më ajo luftë klasash dhe në Rumani kishte rënë në mënyrë brutale Caushesku. Kisha vite që mendoja që të arratisesha, pasi kisha pasur gjyshin në Amerikë, i cili kishte shkuar që në vitin 1945 dhe ëndrra ime ishte ky vend, që në mendjen time quhej vendi më i bukur dhe më demokratik në botë. Isha nisur disa herë të arratisesha, por kisha kthyer mendjen pasi kisha prindërit dhe më vonë krijova familje. Isha i dyzuar midis lirisë sime dhe internimit të familjes. E mendoja se çfarë do tu ndodhte atyre sa të merrnin vesh që unë u arratisa. Por ja erdhi dita.
Po pse erdhi pikërisht në këtë datë arratisja juaj?
Pas një bisede me një kushëririn tim, mësova se ai kishte bërë ushtrinë në kufi, në zonën e Konispolit. Ai njihte mirë klonin e rrethuar nga Konispoli në Kepin e Stillos se si dhe kur lëviznin patrullat, se si ishte ndërtuar kloni, si jepej sinjali, etj. Me një fjalë ai ishte në dijeni të çdo gjëje që kishte të bënte me ruajtjen e kufirit. Kjo ishte gjëja më e sigurt që më bënte të besoja se mund të realizohej me sukses arratisja. Plus pastaj që kufiri nuk ruhej me atë fanatizëm si më parë.
Si ndodhi atë ditë?
-19 shtatori i 1990 ishte një ditë gri. Pra nuk kishte as shi, por as diell. Ishte si një ditë e mjegullt. Ne ishim tre veta që njiheshim mirë me njeri-tjetrin që nuk mund ta tradhtonim njeri-tjetrin. Kishim marrë me vete nga një palë ndërresa dhe disa ushqime dhe një shishe me ujë. Kishim menduar që të kishim diçka për dy-tri ditë. Kaluam lundrën e Butrintit dhe qëndruam në disa fusha larg lëvizjeve dhe larg klonit derisa u errësua. Kur shkoi ora 12:00 ne u afruam tek kloni. Ndoqëm sa kaloi patrulla e radhës. Kloni ishte me tela me gjemba dhe ne ishim të armatosur me pinca (qesh). Kur pamë se ishte qetësi u afruam tek kloni. Premë një tel dhe prekëm telat e tjerë derisa u bë një si shkëndijë që tregonte se telat ishin prekur dhe në postë jepej shenja e alarmit për prerje ose për kalim kloni. Ne sa dhamë sinjal ikëm larg një kilometër nga vendi ku lamë shenjë dhe filluam prerjen e telave në vend tjetër ku dhe terreni ishte më i thyer. Aty dhe shikimi nga të tjerët ishte më i vështirë. Filluam të presim telat e klonit. Ishim të tre të shkathët ndaj i premë shpejt. Poshtë dëgjoheshin zërat e ushtarëve. Ata kishin mbërritur në vendin e parë ku premë telat e mashtrimit. Pasi premë telat e klonit e dinim mirë se ishte brezi i butë ku patjetër lije gjurmë. Pastaj vinte një shtresë e rrafshët me tela me gjemba që vështirësonte kalimin. Duke i ditur pengesat ne i kishim marrë masat. I kaluam dhe ato me shumë vështirësi. Në këtë kohë u ndez prozhektori i postës së kufirit. Ishte një prozhektor i fuqishëm që e bënte natën më ditë se dita. Prozhektori rrotullohej. Sa ikte nga zona jonë ne lëviznim. Ai prozhektor na prishte shumë punë se na humbte kohën e lëvizjes. Çdo sekondë ishte me shumë rëndësi. Ai vazhdoi për disa minuta të jepte dritë mbi kokat tona. Në këtë kohë dëgjuam dhe ushtarët që po vinin.
Si reaguat?
-Kur prozhektori ikte nga kokat tona, ne lëviznim me vrap. Kishim për të kaluar dhe lumin Pavlla. Ishim afër vendit ku kishte cekëtinë dhe nuk kishte arsye që të hidheshim me not. I dinim me përpikëri lëvizjet. Kur u futëm në ujë prozhektori nuk mund të na kapte. E kaluam me vrap. Tashmë ishim më të çliruar. U sulëm drejt malit për të shkelur në tokën greke. Në këtë kohë një breshëri automatiku kaloi mbi kokat tona. Si duket ushtarët kishin arritur në vendin ku kishim kaluar por ne tashmë ishim shumë larg. Por plumbi qorr edhe të kapte. Nuk ishim shumë larg, rreth 1km dhe shkelnim në tokën greke. Zërat e ushtarëve nuk dëgjoheshin dhe kjo bëri që të ishim më të qetë. Pra ata nuk mund të orientoheshin ku ishim, por dhe e merrnin me mend që i kishim mashtruar dhe e kishim kaluar klonin e përbindshëm.
Kush ishte me ju?
-Ne ishim tre veta, Luan Dalipi, Arben Tena dhe unë, të tre nga Picari. Të tre njiheshim dhe dinim pse kishim ikur.
-Ku shkuat, pasi shkelët tokën greke?
-Ne ndalëm vetë afër postës së kufirit. Lexuam një tabelë që shkruante Filat. Ushtarët sa na panë u afruan dhe na shoqëruan në postë pa asnjë fyerje, sharje apo ofendim. Përkundrazi u sollën shumë mirë. Na futën në një sallë na sollën për të ngrënë dhe të pirë. Pastaj filluan telefonatat. Erdhi një nënoficer që dinte shqip mirë dhe filloi të na pyeste. Ishte i Asfalies.
Aty ju pyeti?
-Në fillim aty, pastaj na çoi në një zyrë të veçantë. Na pyeti për shumë gjëra, nga jeni, emër mbiemër, ku keni punuar, ku e keni bërë ushtrinë etj…. Na pyetën disa herë si duket donin të dinin se mos gënjenim. Por u bindën. I thamë me sinqeritet se kush ishim dhe cila ishte dëshira. U thamë troç se donim të shkonim në Amerikë. Pasi ikëm nga dhoma e Asfalisë na çuan në një dhomë të veçantë dhe na morën të gjitha dokumentet. Ne i kishim marrë me vete dokumentet pasi donim të ishim korrekt me ato çka do an pyesnin. Nuk na pyetën shumë, por na thanë se do ju çojmë në Athinë. Pas tre ditësh me një makinë ushtarake na nisën për në Athinë.
-Po në Athinë, a ju provokuan?
-Jo, aty na çuan në një zyrë amerikane dokumentesh. Ishte në Kallpaq. Na plotësuan gjeneralitet, në bazë të pasaportave që na kishin marrë në Filat dhe na dhanë nga një pasaportë njëvjeçare me gjeneralitetet tona. Nuk na bënë as presion dhe as nuk na provokuan më. Pastaj na thanë dilni dhe kërkoni punë. Pra na cilësuan si emigrantë politik.
-Ju pyetën, se ku doni të shkoni?
-Po dhe ne, të tre i thamë se duam të shkojmë në Amerikë. Ata na thanë se duhet të keni një garanci nga njerëzit që keni aty. Shokët e mi e filluan të bëjnë dokumentet, ndërsa unë po mendohesha të gjeja rrugë tjetër, pasi tashmë nuk kisha më njeri, gjyshi nuk kishte pasur lidhje me ne dhe nuk dinim asgjë.
Ku punove në Greqi?
Punova në ndërtim. Unë isha specialist ndërtimi dhe punë gjeta menjëherë. Atëherë kishte shumë punë dhe paguheshim mirë.
-Si ju duk Athina?
-Eh si na u duk. Na u mbush syri, na u ngop syri. Ku kishim parë dyqane super të mbushura, mish, sallam, fruta, televizorë, lavatriçe, frigoriferë pa hesap. Të luteshin të blije. Në Shqipëri me mik gjeje një pako kafe, aty pronarët të luteshin bli një pako kafe. Një kontrast i paparë. Si nata me ditën. Zot ku kishim jetuar, në mesjetë.
-Si e pritët eksodin e madh të shqiptarëve në vitin 1991, drejt Greqisë?
-O zot, se çfarë skenash rrëqethëse. Tashmë më dukej e pabesueshme se ishin skena masive. Mijëra familje me fëmijë të vegjël drejt maleve me borë për të ardhur në Greqi. E pabesueshme. Skena rrëqethëse. Televizionet nuk pushonin ditë e natë me lajme tronditëse. Largime masive. Nga ushtarët pati edhe sjellje të egra, pati edhe vrasje në kufi nga të dy anët. Ishte një pështjellim i pamenduar. Një situatë që dhe sot nuk mund ta besoj se ka ndodhur me bashkatdhetarët e mi.
– Po ju, a ju kthyen ndonjëherë në Shqipëri, nga ato kthimet që bënte policia?
-Po. Njëherë punonim së bashku me Artur Dade dhe Sabri Hamzaj, dy çuna nga Mashkullora në një pallat brenda, bënim ristrukturimin e një shtëpie. Ishte ora 15: 10. Në atë orë në Greqi ishte pushim. Dikush lajmëroi policinë dhe ajo vjen dhe na merr dhe direkt në Kakavijë. O zot ç’kemi hequr për të ardhur. Shkuam disa herë nga Konispoli dhe Kakavija me këmbë, por aty bëhej hataja me ushtarët grekë. Kam parë keqtrajtime të paimagjinueshme. Pastaj gjetëm një kallauz i cili na hipi në një autobus. Duke ditur gjuhën sa na pyetën na lanë të kalonim.
Si i bëtë dokumentet për në Amerikë?
-I bëra nëpërmjet Kishës Katolike. Më ndihmoi shumë. Ata gjetën të gjitha linjat deri sa në vitin 1992 shkova në Ambasadën Amerikane në Athinë dhe bëra intervistën. Ishte një intervistë me përgjegjësi. Pas disa muajsh më doli viza bashkë me bashkëshorten dhe vajzën. Ishte një gëzim i madh, djalit nuk i doli në të njëjtën kohë.
Kur shkuat në Amerikë, çfarë ndjetë dhe kush ju priti?
-Në mars 1993 shkuam në Amerikë. Zbrita në Nju York, ku më çuan në Florida. Çfarë të të them? Aty mu duk se isha në ëndërr. Një aerodrom sa gjithë Tirana dhe Durrësi bashkë. Marramendëse. E pabesueshme. Ja kjo ishte Amerika që ëndërroja dhe që e do e gjithë bota. Mua më pritën pjesëtar të kishës katolike ku kisha bërë kërkesën si refugjat politik për të ardhur në Amerikë. Isha me vajzën dhe me bashkëshorten. Na çuan në një shtëpi me dhomë dhe kuzhinë ku ishte e mobiluar me të gjitha të mirat. Një shtëpi që në Shqipëri nuk mund ta mendonim.
Ku punuat si fillim?
-Pjatalarës si të gjithë refugjatët në ditët e para. Pastaj fillova si shtrues pllakash. Pas shumë vitesh krijova biznesin tim të shitjes së pllakave. Pra deri në vitin 2008 jam marrë me këtë biznes dhe pse kisha shumë mangësi në gjuhën angleze si fillim. Nga viti 2008 deri në 2012 ra puna në biznes për shkak të krizës, por pas vitit 2012 puna vazhdon në mënyrë të rregullt. Kriza sikur ka kaluar.
Ju jeni anëtar, por dhe drejtues i Federatës vatra, si u bëre pjesëtar i kësaj shoqate me emër?
-Në fillim më afruan dy miqtë e mi Islam Peçi dhe Adriatik Spahiu duke ditur që isha simpatizant i “Vatrës”, pasi ajo trajton çështjen kombëtare dhe e simpatizoja qysh kur isha në Shqipëri. Atë kohë “Vatra” në Shqipëri ishte si mit. Filozofia e Vatrës është vetëm çështja Kombëtare. Në zgjedhjet e fundit me 2015 të votave unë jam Kryetar i Shoqatës për Florida. Kjo është një përgjegjësi për vetë emrin që mbart kjo Shoqatë me emër të madh. Florida ka katër nëndegë dhe ka shumë simpatizantë.
Cilat janë festat, që festoni në mënyrë korrekte?
-Janë dy festa, ajo e 28 nëntorit festa e pavarësisë dhe ditën e festës së Kosovës 17 shkurti 2008. Por bëjmë dhe aktivitete të tjera me karakter patriotik. Para dy javësh në bashkëpunim me shoqatën “Motrat Qiriazi” dhe Anna Kohen (çifute që ka jetuar në Vlorë, e ardhur nga Greqia) filmin shqiptar “Besa” për rreth 400 hebre në Amerikë. Të gjithë sa panë atë film u çuditën dhe nuk e besonin se kjo mund të ishte bërë në Shqipëri ndaj hebrenjve. Ky film tregon për një shqiptar ku një çifut (që banonte në Shqipëri i strehuar në një familje në Tiranë) para se të vdiste i la amanet të çonte dy libra në Jerusalem. Shqiptari vdiq dhe ja la amanet djalit të vet amanetin e çifutit. Djali shqiptar pas 10 vjetësh që vdiq babi, kur ishte hapur Shqipëria e çoi në vend amanetin e babit dhe të çifutit. Të gjithë çifutët nuk e kishin idenë për Shqipërinë. U bëri shumë përshtypje ky veprim dhe pas filmit me orë të tëra na pyesnin shumë për Shqipërinë
Po me grupet shqiptare të këngës, a keni lidhje dhe a kryeni aktivitete?
-Sigurisht. Lidhjet më të fuqishme i kemi me grupin e Ylli Bakës, të cilin e kemi ftuar tre herë në Florida. Koncertet e këtij grupi janë të suksesshme për vetë reporterin e këngëve, pasi këndojnë shumë këngë patriotike, këngë të kurbetit dhe këngë popullorë të jugut. Kur vjen ky grup salla ndizet.
Cilët janë miqtë e tu më të mirë në Amerikë?
-Së pari, dua të përmend Dalip Grecën. Një gazetar dhe publicist, që të befason me dijet dhe me universin e tij profesional. Gazeta që ai drejton “Dielli” mbetet diell për të gjithë shqiptarët në SHBA. Por kam miqësi me të gjithë shqiptarët, që e quajnë veten shqiptarë të vërtetë.
HISTORIA DUHET TE SHKRUHET SPIAS FAKTEVE
Historia duhet shkruar sipas fakteve, ngjarjeve, vendndodhjes dhe personave pjesëmarrës në to/
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/
Si shkas u bë një shkrim te “Fjala e Lirë” i Prof.Dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj me temë “Kultura fetare Bektashiane në Vlorë” i datës 31 tetor 2015 ( Fjala e Lirë) dhe gazeta “Dielli”, kurse më 3 nëntor te “Telegrafi”.Për arsye shëndetësore , u mjaftova vetëm me komentin si mëposhtë: te Revista “Fjala e Lirë”, ku shprehimisht kam shkruar:
“Të nderuar Prof Dr Bardhosh Gaçe dhe MSch Albert Habazaj!
Përsa i përket harmonisë fetare dhe vlerat e secilit besim fetar i përgëzoj autorët. Ju respektoj të dyve por nuk jam dakord lidhur me shkrimin e mësipërm të datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte Historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë, ndryshe ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar.
Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninë, Labëri-Kurvelesh e Himarë,ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe, sipas traditës ilire që familjet mbanin emrin e vendlindjes, kjo familje do të quhej Kanina dhe jo Vlora.
Sinan Pashai nuk ishte djali i Gjergj Arianitit, sepse erdhi nga Turqia. Gjergj Arianiti kishte tre djemë: Thomai, që u konvertua në muslima me emrin Ali; I dyti dhe më i rëndësishmi Kostandini, Protonoter i Papës, i cili shmangu luftën Franko-romake. I treti ishte Arianiti..
Teqenë në Kaninë e ka ndërtuar familja Frashëri dhe jo familja Vlora. Abdyl Frashëri i shiti pronat e teqesë vetëm për çështjen kombëtare dhe ende në Kaninë këndohet kënga: Abdyl prishe pasurinë një barrë flori”. Sa për dijeni Kusum Babai dhe Uji i Ftohtë janë prona të Kaninës dhe jo të Vlorës, pasi Vlora për kohën ishte liman i Kaninës sipas rëndësisë historiko-administrative.
Teqenë e Kusum Babait nuk mund ta ndërtonte familja Vlora në pronën e dikujt tjetër, që është me tapi që nga viti 1834. Ndaj sot e mëse 10 vite më parë, teqeja e Kusum Babait është në gjyq me pronarët kaniniot legjitim. Nuk di se kujt i shërbejnë këto transformime historike e falsifikime historike të pronësive?!Sinan Pashai ndërtoi xhaminë e Kaninës , kurse xhamia e plumbit në Vlorë iu dedikua Sulltanit të madhërishëm, i cili vizitoi edhe Vlorën.
Ps: Më vonë këtë temë do ta sqarpoj me fakte historike nga autorë të kohës
Me konsideratë !Vilhelme- ky ishte komenti i datës 31-10-2015
Të nderuar bashkëqytetarë dhe studiues, Prof dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj!Ju respektoj të dyve, por nuk jam dakord lidhur me shkrimin e datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për
evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë që janë pjesëmarrës me vlera në ngjarjet e ndryshme, në të kundërt ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar. Pastaj të mos fajësojmë historianët apo kronikanët e huaj për shtrembërimin e historisë, kur ne kemi gabimet e fajet tona.
Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninën, Labërinë-Kurveleshin e Himarën ( një krahinë e panënshtruar), ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe sipas traditës ilire, kjo familje e nderuar do të quhej Kanina dhe jo Vlora.
Pasi lexova materialin tuaj dhe konstatova për sa ishte shkruar , jo vetëm mua , por cilitdo i lind e drejta të bëjë pyetje të tilla:
-Cili ishte Sinan Pashai?!Kush e themeloi Teqenë e Kaninës?Kujt i përket Kusum Babai apo Uji i Ftohtë si pronë?
Tani po flas si bijë Kanine, bijë e njërës nga familjet më të vjetra dhe themeluese të Kaninës. Plus që kam mbi 20 vjet që po studioj për Krahinën Autoktone Jugore, për Kaninën dhe Gjergj Arianitin, pa harruar këtu se këtë temë e kam nisur herët qysh më 1975,kur mbrojta lëndën e Historisë për tu diplomuar me temën “Krahina autoktoone Jugore e Shqipërisë!Paçka se sistemi dhe koha u treguan të padrejtë , unë e rinisa këtë studim kur ndodhën ndryshimet e mëdha politike në Evropë dhe në kampin e lindjes.Te shkrimi i dy autorëve më habiti fjalia:(Sinan Pasha, i biri i Gjergj Arianitit, katragjysh i Ismail Qemalit), të cilën po e sqaroj më poshtë.
* Lind pyetja se, kush e themeloi teqenë e Kaninës?
Historikisht themeluese e Teqesë së Kaninës është familja Frashëri dhe si pronë të teqesë kishin Zvërnecin,ose (Triport e Protonovë), prona të cilat kjo familje i sakrifikoi për çështjen kombëtare. Pas Traktatit famëkeq të Shën Stefanit, që e ndante Shqipërinë në copa-copa mes shteteve të Ballkanit dhe Evropës, sikur të ishte ajo humbësja dhe jo Turqia në luftën e gjatë ruso-turke. Abdyl Frashëri ua shiti pronën Shehajve që sot jetojnë në Kaninë, të cilët më pas u bënë trashëgimtarë të teqesë. Meqë frashëllinjtë që ishin në Kaninë, nuk lanë djalë trashëgimtarë , thirrën Seit Shehun me dy vëllezërit e tij, nga fshati Bragullac i Beratit, që gjendet në shpatin e malit Tomorr për drejtimin e teqesë. Për shitjen e pronave të Zvërnecit është edhe një këngë perlë, ashtu si roli i familjes Frashëri në historinë tonë kombëtare, ajo ka ngelur si një thesar i historisë dhe kulturës sonë në Rilindjrn Kombëtare e më pas:
“Abdyl prishe pasurinë një barrë flori,
hipe vaporrit e shkove drejt në Gjermani,
dhe Bismarku seç të pyeti:
-Djalo nga je ti?-
Unë jam nga Shqipëria, Abdyl Frashëri,
i rritur në ato male me libra në gji,
Mendohuni mirë ju për Shqipërinë,
Mos e bëni copa- copa sikur s’ka njeri.
S’jemi grekë e as bullgarë, as nga Mali i Zi,
jemi fino shqiptarë që kërkojmë liri…! “
Pasardhësit e familjes Shehu sot janë tre fise, që i kanë ende trojet dhe pronat në Kaninë: Shehu, Myftiu dhe Dervishi.
Për të sqaruar lexuesin se cila është e vërteta, po jap një fragment të shkëputur nga artikulli: “Shqipëri, gëzuar 95 vjetorin e Pavarësisë!”
“…Për vendin e shqiponjave dhe kombësinë e saj, jeta ndër shekuj ishte e vrazhdët, e pamëshirshme, sepse pushtimet e huaja kurrë nuk e lanë të qetë Shqipërinë. Ishin këto arsyet që shumë shqiptarë qysh herët kanë emigruar në vende të ndryshme. Në mërgim sipas traditës së të parëve ata mbanin mbiemrin e vendit ku kishin lindur. Një familje e tillë, ishte edhe ajo Vlora, pinjoll i denjë i së cilës ishte Ismail Qemali. Paraardhësi i kësaj familjeje ishte Sinan Pasha( dhëndër i sulltanit) i cili në shek e XVI-të (viti 1514), u vendos në Kaninë me ofiqin e Vezirit të madh, më pas zbriti në Vlorë në kohën e Sulejmanit të shkëlqyer. Kishte detyrën e kryeadmiralit të flotës, ose siç e quante Porta e Lartë, një Kapedan Pasha. (sipas kronikanit Evliha Çelebi) Si grekët që pretendonin se gëzonin tituj fisnikërie nga prejardhja e tyre semite prej Egjiptit të lashtë, edhe familjet fisnike shqiptare që i shërbenin Portës së Lartë, morën tituj të tillë me prejardhje orientale. Kjo ndodhi edhe me familjen pasardhëse të Sinan Pashait. Prej shek XVI-të deri në shpalljen e Pavarësisë, familja Vlora gëzonte tituj dhe ofiqe të larta të dhëna nga Stambolli, për shërbime ndaj Portës së lartë. Megjithatë ata ishinatdhetarë dhe punuan si shqiptarë të mirë. Për këtë arsye Ibrahim Pashë Vlorën e burgosën dhe e vranë në Janinë. Kur stërgjyshi i Ismail Qemalit, pra Ismail Pasha u thirr në Janinë më 1827 për të marrë detyrën e kryeqeveritarit të Vilajetit, por në të vërtetë i kishin përgatitur një kurth, sepse ai kishte marrë pjesë në luftë më 1821 përkrah Ali Pashës. Sa hyri në portat e pallatit, me njëherë pas shpine u mbyllën dyert. Ndërsa tek zbriste nga kali, u vra pabesisht bashkë me suitën e vetë, ata pak njerëz që e shoqëronin. Atë kohë Tafil Buzi, udhëheqës i kryengritjeve kundër Tanzimatit, syrgjynosur në Ysqyda, i dërgoi Zenel Gjolekës: “Erdhi halldupi i Konjës në vatrën tuaj, ju vrau vëllanë në Janinë, dhe s’u bë për burrë asnjë nga ju t’i merrte hakun”.
Gjoleka iu përgjigj:
“Tafil Buzit të m’i thoni,
Gjoleka s’e turpëroi,
Kaftanazin e martoi,
me të dyja ç’e qëlloi,
nëpër dyzetëmijë shkoi”.-Pasardhësi i këtij atdhetari do të lindëte më 24 janar 1844. Ky ishte Ismail Qemal Bej Vlora.( Vilhelme Vranari Gazeta “Kanina” –Nëntor 2007 )
*Cili ishte Sinan Pashai:
Historikisht sipas kronikanëve të kohës, Çelebiut, Ana Komnenës etje, duke nisur nga Kanina, Gryka e Lumit Shushicë, Labëri , Kurvelesh dhe Himarë nuk iu nënshtruan Turqisë aq më tepër nuk pranuan Islamizimin e tyre. Për këtë mjafton të përmendim Epitafin e Gllavinicës, ku Gjergj Arianiti shkruan se i qëndron besnik Papës përsa i përket besimit të krishterë.Pikërisht për besnikëri dhe për marrëdhëniet korrekte tregtare dhe diplomatike me me Raguzën, Napolin, Venedikun, Papatin dhe Gjermaninë, Gjergj Arianiti u pranua si familje e respektuar në radhët e fisnikëve romak, dhe venecian(shih:Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut).
Për ta nënështruar këtë zonë, Sulltani emëroi në Kaninë dhëndrrin e tij Sinan Pasha si sanxhakbej, i cili nuk lindi fëmijë me vajzën e tij. U rimartua me një bijë të familjes më të lashtë vendase. Theksoj se Kanina atë kohë ishte një qytet me 300 shtpëpi, me një nga 6 kështjellat më të vjetra të Evropës Jugëlindore e shtrirë në 3,6 ha tokë, ku ende në bazë gërmimeve arkeologjike duken gjurmët e punimeve gjatë pushtimeve perse, romake,venedikase, bizantine dhe osmane (në ndërtimin e mureve), ku bazamenti i kështjellës i përket ndërtimit ilir (D.Komata, N.Ceka” Qyteti iliro- arbëror i Kaninës”).
Që paraardhës i familjes Vlora ishte Sinan Pashai, kjo qëndron. Ai ndërtoi xhaminë e Kaninës, jo teqenë. Teqeja është ndërtuar më vonë. Kurse Xhamia e plumbit në Vlorë i është kushtuar Sulltanit të Madhërishëm.
Por që Sinan Pashai ishte i biri i Gjergj Arianitit kjo është e gabuar, shtrëmbërim e falsifikim i fakteve historike dhe tjetërsim i historisë. Nëse do të ishte nga Kanina, familja nuk do të mbante emrin Vlora, por Kanina. Ish drejtore e Arkivit të Shtetit Nevila Nika, lidhur me origjinën e familjes Vlora ka hedhur hipotezën, e cila bazohet mbi të dhëna ordinere, pa bazë historike.Një pedagoge Historie të flasë pa përgjegjësi nga të dhënat e ndonjë njeriu të rëndomtë që nuk ka kryer fare arsimin e lartë, është e papranueshme. E si mund ta njohë historinë e Kaninës një njeri që i japin titullin historian apo Profesor pa qenë i till? Me gojën e saj përmes thënieve ordinere, pa baza historike, profesoresha Nika ngre në qiell Eqerem bej Vlorën, i cili për kohën ka vlerat e veta studimore, por është i pafalshëm qëndrimi i tij, pasi mohoi identitetin e tij shqiptar. Një historian e ka për detyrë të tregojë të dyja anët e medaljes, të mirat dhe të këqijat e ngjarjes apo të personit. Ndaj historia e Shqipërisë është e gjymtuar sepse historianëve apo shkruesëve të historisë u mungon vullneti për të zbuluar dhe për të thënë gjënë e duhur. Mos vallë siç kthen faqe historia , ndryshojnë mendimin dhe qëndrimin edhe historishkruesit?
Sa për dijeni,Gjergj Arianiti kishte 7 vajza me Marie Muzakën dhe tre djem me Pietranera Tokon (gruaja e dytë e cila solli dy vajza me vete) Djemtë e Gj.Arianitit quheshin Thoma, Kostandin dhe Arianit. Më i rëndësishmi që luajti rol në historinë e Romës së shek XV-XVI ishte Kostandin Arianiti, Protonoter i Papës, Duka i Monferratos, i emëruar Despot i Durrës- Prevezë dhe Princ i Maqedonisë, që vdiq më 1530 dhe është varrosur në Kishën e 12 Apostujve në Romë,për shërbime të larta diplomatike ndaj Romës. Mbi të gjitha vlerësohet nga Papa për nuhatjen politike në Evropën e trazuar ,(ku lufta mes Francës, Romës, Austro- Hungarisë ishte prezente) dhe për shkathtësinë diplomatike të tij dhe fal këtyre dhuntive, Kostandin Arianiti shmangu luftën mes Romës dhe Francës, si dhe duke qenë në marrëdhënie shumë të mira me Maksimiljanin e Gjermanisë.
Kur Pjetranera ( italiane), pas vdekjes së burrit, Princ Gjergj Arianitit, shkoi në Venedik dhe kërkoi përkrahjen e djemëve të saj. Kostandini dhe Arianiti qëndruan në Itali. Djali i madh i Gjergj Arianitit, Thomai, meqë Këshilli i të XII-tëve në Venedik, për shkak të moshës së vogël, nuk i dha titullin e qytetarisë “Senjori”si e kishte i ati, u kthye nga Venediku dhe ndërroi fe me emrin Ali, emrin e të cilit mban çezma e Mademit në Kaninë ose çezma e Ali Beut. Hyri në shërbim të Portës së lartë. Kjo është dega e arianitëve që vazhdon sot me familjen Vrana, e cila ka trojet dhe pronat e saj rreth kalasë së Kaninës.Çuditërisht kjo familje për shkak të martesës së Vajzës së Perandorit bizantin Aleks, qysh nga shek.XIII-të, mban mbiemrin Arianit-Komneni, apo Vrana-Komneni. Të moçmit edhe sot pas gjithë traumave tragjike që kanë kaluar, pinjollët e kësaj familjeje i thërrasin “Komnenë”për shkak të katragjyshes bizantine. Kjo familje edhe pse më e hershme, sot e ruan këtë mbiemër. Po Familja Vlora që është e vonët përse nuk ka asnjë lidhje identiteti me emrin e Kaninës?!
*Kujt i përket Kusum Babai në pronësi?
Pjesën më të madhe të ballkonit mbi Vlorë ashtu si dhe Uji i Ftohtë janë prona të familjeve të vjetra të Kaninës me tapitë e dikurshme. Sepse pas Reformës Agrare dhe shpronësimeve, ata që drejtuan kadastrat bënë transkriptimin e pronave të pronarëve legjitim, duke i tjetërsuar dhe falsifikuar pronarët. Të gjitha familjet e vjetra(themeluese të Kaninës si: Vrana, Bega, Beshaj, Kulaj, Fejzaj, dhe Kocaqi si dhe familjet e vendosura më vonë në Kaninë, ende kanë trojet e tyre, pronat, shtëpitë apo gërmadhat e shtëpive 2-3 katshe prej guri, me tjegulla të kuqe, ku dyert, dritaret, tavanet e dyshemet janë prej druri. Pyes historianët apo pseudohistorianët se ku është trualli i Familjes Vlora në Kaninë? Asnjë copë toke në Kaninë nuk ka emrin e Familjes Vlora. Për fat ky truall ekziston në qendër të Vlorës, në Sheshin e Flamurit gjendet njëra shtëpi, kurse tjetra ka qenë në lulishten e Vlorës (Milet Bahçeja). Prona dhe mbiemri janë dy elementë të pazgjidhshëm dhe domethënës të cilat vlejnë si pasaportë identiteti të pamohueshëm .Tani duke ndërruar arsyetimin sipas drejtimit të erës, shumë historishkrues, pushtuesit sot i quajnë mysafirë në dobi të kulturës. Kush vjen me ushtri , përdor dhunën, të dikton kushtet dhe ligjet e veta skllavëruese, pa marrë parasysh se je një komb me të drejtat e tua, nuk quhet mik… .Ndaj historia duhet të shkruhet në bazë të vendngjarjes, datave, ngjarjeve, personave që kanë zhvilluar këto ngjarje dhe cilat kanë qenë pasojat, qofshin këto negative apo pozitive. Lum kush mundohet të tregojë të vërtetën si drita e diellit.
Bibliografi:
*Kronikani turk: Evlia Çelebi
*Neritan Ceka “Ndërtimet ilire në Kaninë”
*Damian Komata: “ Qyteti iliro -arbëror i Kaninës
*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut
*Enciklopedia Italiane;
*Paolo Petta”Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë”;
*Franc Babinger”Arianitët”
*Barleti, Gjon Muzaka(djali i motrës së Skënderbeut),
*Biemi :Gjergj Arianiti dhe martesa e Donika Arianitit me Skënderbeun
Vlorë më 29-3-2016
***
SFIDAT E PARLAMENTARIZMIT POLITIK NE KOSOVE DHE NISMA LEGJISLATIVE E QYTETAREVE TE SAJ
NGA LULZIM MULLIQI/
Ndonese historiku I Kuvendit te Kosovës si nje Institucion perfaqesues,legjislativ dhe demokratik i popullit te Kosovës nuk eshte shume i gjate,sfidat me te cilat eshte perballur ky Institucion gjate kesaj periudhe kane qene te shumta.Kosova ne vitin 1999 ka dal nga lufta duke u ballafaquar me nje tranzicionit te dyfishte.
Ne njeren ane me tranzicionin statusor,duke kerkuar zgjedhjen e statusit final drejt Pavaresise dhe ne anen tjeter zhvillimet e reja politike dhe parlamentare qe lidheshin drejtpersedrejti me propozimin,shqyrtimin,
Jane thelluar deri ne nje shkalle ekstreme.Bllokimi i punimeve te seancave te Kuvendit te Kosovës nga Opozita e bashkuar per disa muaj radhazi ishte nje paralajmerim i qarte I thellimit te nje krize te re politike ndermjet Pozites ne njeren and dhe te Opozites ne anen tjeter.Koheve te fundit Opozita po praktikon bojkotimin e seancave te Kuvendit te Kosovës,veprimet te cilat do te ndikoje negativisht ne zhvillimet e reja politike dhe vendimmarrese ne Kosove,si dhe imazhin dhe reputacionin negativ te Shtetit te ri te Kosovës ne arenen Nderkombetare.Madje diteve te fundit,Opozita paralajmeroi së do ti bojkotoje
punimet e Kuvendit te Kosovës,duke veshtersuar edhe me tej gjetjen e nje kompromisi me Poziten per tejkalimit e kesaj krize parlamentare qe po mbreteron ne Kuvendin e Kosovës.Me siguri qe lidershipi politik ne Kosove duhet te zhvilloje nje politike me racionale ne zhvillimin e nje parlamentarizmit te vertete dhe autokton ne Kosove dhe te zhvilloje nje dialog konstruktiv me Opoziten per te punuar së bashku ne te miren e te gjithe qytetareve te Kosovës.Pra vendasja e nje dialogu te mirefillte ne mes te dy paleve,Pozites dhe Opozites do te ishte nje opsion i duhur ne proceset e reja te shtetndertimit te Kosovës.Edhe pse Kuvendi i Kosovës ne mbledhjen e djeshme i zhvilloi punimet pa pranine e deputeteve te
Opozites,ne fakt Kuvendi i Kosovës votoi nismen e pare legjislative te qytetareve te saj.Keshtu me kete ligj Jane percaktuar rregullat dhe procedurat per propozimin e nje projktligji ne Kuvend.Ky ligj u njeh te drejten e nismen legjislative edhe qytetareve te Kosovës,te cilet mund te marrin nisme legjislative per te rregulluar nje fushe te caktuar,duke propozuar ligj te ri apo duke propozuar ndryshimit dhe plotesimin e nje ligji ekzistues.Njeherit,ky ligj i njeh te drejten e nismes legjislative qytetareve te Kosovës,duke percaktuar së dhjetemije qytetare mund te marrin nje nisme legjislative,Sipas menyres së percaktuar me ligj.Iniciativat legjislative te qytetareve pothuajse ekzistojne ne shumicen e Shteteve anetare te Bashkimit Evropian,qofte ne nivel kombetar,rajonal apo lokal.
Keto Iniciativat ndryshojne shume Sipas fusheveprimtarise së tyre dhe ne pergjithesi veprojne sipas procedurave te ndryshme te tyre.