• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATIKAN: Audienca e përgjithshme: Shqipëria, përsëri në këmbë, pas persekutimit

March 16, 2016 by dgreca

… Shprehje e  re e afërsisë shpirtërore të Papës me Shqipërinë e shqiptarët, që, me martirizimin, besnikërinë e  qëndresën e tyre  ia fituan zemrën gjatë shtegtimit të tij apostolik në trojet tona.  Vetëm një ditë pas njoftimit aq të pritur: Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016”. ../

Sot në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, gjatë katekizmit kushtuar “Mëshirës e ngushëllimit”, Papa foli për mjerimin e popullit të Izraelit në mërgim. E quajti përvojë shkatrrimtare. Feja e besimtarëve – kujtoi – nisi të lëkundej, sepse në dhe të huaj ishin pa tempull, pa kult, njerëz që kishin lënë pas vendin e tyre të shkatërruar. Vështirë e kishin, prandaj, ta ruanin fenë e të besonin në mirësinë e në mëshirën e Zotit.

E  duke vijuar të kujtojë Izraelin e mërguar e të rrënuar, mendimi i Papës, me një paralelizëm prekës, shkoi në Shqipëri. Tek një popull tjetër i vogël, që gjithashtu e pati tepër vështirë ta ruante fenë e të besonte, edhe në rrethana mosbesimi, në mirësinë e në mëshirën e Zotit.

Duke u shkëputur nga teksti zyrtar, Françesku shtoi:

“Më shkon mendja tek Shqipëria fqinje që, pas shumë persekutimi e shkatërrimi, ia doli mbanë të ngrihet përsëri në dinjitet e në fe. Kështu kishin vuajtur edhe izraelitët në internim”. Shprehje e  re e afërsisë shpirtërore të Papës me Shqipërinë e shqiptarët, që, me martirizimin, besnikërinë e  qëndresën e tyre  ia fituan zemrën gjatë shtegtimit të tij apostolik në trojet tona.  Vetëm një ditë pas njoftimit aq të pritur: Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016”. (Koretezi:Radio Vatikani)

 

Filed Under: Komente Tagged With: Nene Tereza, Papa francesku, shqiperia

Janullatosi shkel kanonet kishtare dhe dënon djalin e Hirësi Kozmait

March 16, 2016 by dgreca

Opinion Nga Arben LLALLA/

“Ky prift i thjeshtë dhe i përulur, “Papa Kozmai”, të cilin Perëndia në ditët e fundit të jetës e lartësoi në gradën peshkopale, sfidoi regjimin e ashpër komunist dhe gjatë 23 viteve të ateizmit totalitar, bëri rreth 3.000 pagëzime në të gjithë vendin. Mesatarisht një pagëzim në 2-3 ditë. Një njeri i vetëm kundër një regjimi të tërë. A nuk do ta meritonte dhe ky një bust, a një mirënjohje?!” Kështu, shprehej këto ditë, një anëtar i këshillit kleriko-laik të KOASH, si duket, tepër i hidhëruar nga busti që autoritetet më të larta shtetërore inauguruan në nderim të Papa Françeskut, por harron besimtari vlonjat, se përpara se t’ua kërkojë nderimin autoriteteve shtetërore duhet t’ua kërkoje atë atyre kishtare. Le ta kërkojë, po pati kurajon nga Janullatosi të japë lejen që t’ia ngrenë bustin në kishën e Vlorës, ku shërbeu një jetë të tërë ai me të birin, Atë Ilia Qirjon, i pezulluar antikanonikisht nga priftëria pa afat.

Atë Ilia Qirjo, djali i peshkop Kozmait të Apollonisë, u dënua publikisht, antikanonikisht dhe në formën më të ulët të parë ndonjëherë, në forumin e lartë kishtar, gjatë asamblesë kleriko-laike, mbajturnë Shën Vlash, nga 10-12 mars, për të cilën kisha nuk ka publikuar asnjë lajm. A thua sikur është ndonjë sekt sekret?

Në shkrimin tim të kaluar, e paralajmërova ngjarjen dhe planin për të zhveshur nga rangu priftëror atë Ilia Qirjon, djalin e Kozma Qirjos, për të cilin pretendohet ngritja e bustit nga besimtarët vlonjatë, por kundër të cilit, javën e kaluar, kryepeshkop Anastasi kreu një krim monstruoz, duke ia shpallur të birin hajdut dhe abuzues pronash, përpara të gjithë klerikëve të Shqipërisë, dhe si Enver Hoxha dikur përpara pleniumit dhe byrosë politike, diktatori ynë kishtar, pa iu dridhur qerpiku, dhe nën ekstazë delirante, me ulërima e duke humbur çdo kontroll njerëzor, siç dëshmohet prej të pranishmëve, e akuzoi për hajdut djalin e peshkopit martir dhe i shpalli një dënim, që nuk dihet kur, nga cila gjykatë shpirtërore, dhe mbi ç‘bazë kanonike është vendosur, për pezullim pa afat nga priftëria, duke përdhosur rëndë kujtimin e hirësi Kozma Qirjos.

Të paktën, për momentin, Ilia Qirjo shpëtoi nga zhveshja, ndoshta sepse Anastas Janullatosit u alarmua nga opinioni publik, dhe madje ai u shfajësua se dënimi nuk kishte lidhje me denigrimin e figurës së të atit, duke treguar se jo vetëm na lexon me kujdes, por edhe në marrëzinë e tij ndëshkuese, sërish i druhet opinionit publik, që është ngritur në këmbë për këtë ngjarje tejet të rëndë. Por për të treguar që ai nuk zmbrapset nga planet e tij të errëta, Janullatosi mendoi të ngrinte një mizanskenë, duke inskenuar një skeç të turpshëm, gjoja sikur kërkesa për dënim erdhi nga vetë priftërinjtë. Kështu, kur të gjithë klerikët ishin të tronditur nga ajo që dëgjonin, një kolegu i tyre, u ngrit nga vendi dhe me bekimin e Janullatosit e “kritikoi” rëndë armikun e “pushtetit popullor” duke e sulmuar personalisht dhe duke i përmendur dhe njollosur madje edhe kujtimin e të atit. Bëhet fjalë për priftin besnik të Janullatosit, grekomanin Jani Tereziu, i zgjedhur me kujdes prej tij që të jetë nga i njëjti fshat origjine me Qirjot, nga Bestrova e Vlorës. Ky i fundit, ia kaloi për nga zelli dhe deliri edhe vetë Janullatosit, duke thirrur “kryqëzojeni, kryqëzojeni” për djalin e peshkopit dhe bashkëfshatarin e tij, saqë u desh ndërhyrja e klerikëve të tjerë që të qetësohej dhe gjendja të mos degradonte në përleshje fizike. Të tilla skena të turpshme organizon mendja e mplakur e kryepeshkop Anastasit sepse duke përçarë, sundon më kollaj dhe duke hedhur baltë mbi të tjerët, rren veten se do ndriçojë më shumë. Pasi përzuri Nolin nga kishat shqiptare, tani do të zhdukë edhe Qirjon.

Një peshkop shqiptar i revoltuar nga katandia që pa, duke u ndjerë thellësisht i fyer, nën kushtet e anonimatit, më kontaktoi dhe më informoi se edhe për priftin inkuizitor në fjalë, ekzistojnë akuza shumë të rënda dhe të verifikuara edhe me mandate bankare të firmosura prej tij dhe një kolegu të tij. Ndërsa për firmën e përfolur të Qirjos, ekziston akt ekspertize se është e fallsifikuar, dhe mbi këtë akt, përpara 15 vjetësh, gjykata e ngritur prej sinodit, nën kryesimin e mitropolitit të Korçës, e gjeti të pafajshëm Ilia Qirjon dhe nuk e dënoi për këtë gjë, por e uli në detyrë, për mosbindje ndaj autoritetit kishtar lokal, shkelje e provuar siç duket ose e pranuar nga i gjykuari në fjalë. Ndaj ka drejtësi, gjykata e kanone kisha, që të mos dënohen klerikët arbitrarisht, dhe gjithë ky sistem i mbron klerikët dhe murgjit nga mania persekutuese e peshkopëve despotikë të tipit Janullatos.

Jo pa qëllim, në KOASH, rregullorja e brendshme dhe pjesa statutore që rregullon drejtësinë dhe gjykatat kishtare është lënë evazive, në mënyrë që Janullatosi të vrasë e të presë me vullnet të lirë, këdo që i pëlqen, sa herë që i pëlqen, pa i dhënë llogari askujt. Ndaj, ky dënim i rëndë, vjen sërish për të njollosur familjen Qirjo, që i ka shërbyer me breza kishës ortodokse, dhe është masë tërësisht antikanonike. Si mund të dënohet një njeri dy herë për të njëjtin faj, kur dhe nga kush dhe në cilën shkallë gjyqi, nën kryesimin e kujt, me cilin hetues, me cilat fakte dhe a është njoftuar i akuzuari për të përgatitur mbrojtjen? E drejta kanonike e lejon të marrë edhe avokat madje.

Pastaj, edhe nëse është dënuar me proces gjyqësor kishtar, si mundet që dënimi t’i shpallet me keqdashje përpara të gjithë priftërinjve të Shqipërisë? Ai duhej thirrur prej peshkopit të tij dhe t’i njoftohej dënimi personalisht dhe të këshillohej madje për korrigjim e pendim, jo të kryqëzohej përpara të gjithëve pa mëshirë, duke u tallur si dikur në gjykatat e inkuizicionit, e duke u kërcënuar që t’i puthte dorën Janullatosit e t’i kërkonte të falur se në të kundërt do t’i prisnin edhe bukën e gojës? Si mund të trajtohet kaq padenjësisht e të fyhet rëndë një klerik i moshuar, me mbi 20 vjet shërbim priftëror, djali i një peshkopi gjigand të kishës shqiptare? A është në rregull mendërisht Janullatosi që shkakton të tilla ngjarje të ulëta dhe jo vetëm kaq, por mesa u njoftuam, nuk hezitoi të kërcënonte këdo tjetër me zhveshje që do të “përfshihej” në të tilla kurthe? A është më autoqefale kjo kishë? A kanë dinjitet më këta klerikë shqiptarë dhe a mbrohen nga shteti i tyre nga nëpërkëmbja që u bën prej vitesh Janullatosi?

Asambleja e fundit kleriko-laike, e mbajtur akoma në errësirë mediatike, shpalli themelimin e dy mitropolive të reja, me qendër në Elbasan dhe Fier, dhe për habinë time, ato që kisha lexuar dikur, po vërtetohen. Në të dyja këto dioqeza do të instalohen dy peshkopë me origjinë myslimane, duke e ndarë kështu raportin e gjashtë dioqezave që përbëjnë KOASH-in, mes tre mitropolitëve grekë dhe tre mitropolitëve shqiptarë, por që të tre, të konvertuar nga islami në ortodoksi.

Ajo që dua të shpreh këtë herë është mbështetje e pakufishme për atë Ilia Qirjon, e u bëj thirrje autoriteteve kishtare, por edhe atyre shtetërore që t’i gjenden afër djalit të peshkopit martirik shqiptar në këto ditë të vështira, që Janullatosi të mos mendojë se mund të bëjë ç‘të dojë në kishën shqiptare. Priftërinë e atë Ilias e njeh dhe e respekton gjithë kombi shqiptar dhe ne nuk e njohim pezullimin antikanonik të imponuar prej Janullatosit, dhe e ftojmë të bëjë publike procesin kishtar që mori këtë vendim.. Nëse babai i tij do të kujtohet për durimin e persekutimit komunist, atë Ilia do të nderohet se duroi persekutimin kishtar, prej sivëllezërve të tij, që është akoma edhe më i rëndë.

Edhe një këshillë për anëtarin vlonjat të këshillit kleriko-laik. Nëse e merr vesh Janullatosi që ti po kërkon bust për Papa Kozmain, nuk do ta kesh të gjatë mbajtjen e pozicionit tënd, por jo vetëm kjo, por do t’i shtiesh në mend, që bustin ai mund t’ia ngrejë vetes në oborrin e katedrales së re të Tiranës, dhe madje më të madh dhe më të lavdishëm sesa ai i Papa Françeskut në bulevard. Janullatosi nuk pret që ta nderojnë të tjerët, ai e di që populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë, prandaj ashtu sikurse i mori masat që t’i bëhen afreske dhe ikona në muret e kishës së re, që t’i lartësohet kulti i individit dhe t’i sigurohet shenjtërimi në të ardhmen, në të njëjtën mënyrë, mund të ta huazojë idenë e t’i ngrejë vetes një bust aq të lartë, saqë të mos jetë parë kurrë më parë në Tiranë. Ah, po, dikur ishte një bust i lartë diktatori në qendër të Tiranës, por që populli i hodhi lakun në fyt dhe e zvarriti rrugëve të kryeqytetit dhe e degdisi në faqet më të errëta të historisë së tij. Busti i ri që po ngrihet si metaforë nga peshkopi despotik, thua të ketë të njëjtin fat?

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, denoi djalin e Hiresi Kozamit, Janullatosi shkel, Kanonet Kishtare

Thaçi në Vatikan: Kërkova njohjen e pavarësisë

March 16, 2016 by dgreca

Lajmin e jep vetë Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi ne faqen e Tij te Facebook-ut. Ai shkruan: Si president i zgjedhur, sot në Vatikan u prita nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.

Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016.

Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë. HTH

 

Filed Under: Komente Tagged With: njohjen e pavarësisë, Thaçi në Vatikan: Kërkova

Presidenti Obama zgjodhi zotin Merrick Garland në vendin bosh të Gjykatës së Lartë

March 16, 2016 by dgreca

Lajmërimin për emërimin e zotit Garland, ma përcolli sot në orën 1.33 p.m. zyra e zotit Obama në adresën time të emailit.

I’ve made decision

Today, I will announce the person whom I believe is eminently qualified to sit on the Supreme Court.

As President, it is both my constitutional duty to nominate a Justice and one of the most important decisions that I — or any president — will make.I’ve devoted a considerable amount of time and deliberation to this decision. I’ve consulted with legal experts and people across the political spectrum, both inside and outside government. And we’ve reached out to every member of the Senate, who each have a responsibility to do their job and take this nomination just as seriously.

Please join me in the Rose Garden at 11:00am Eastern for my announcement.

This is a responsibility I do not take lightly. In considering several candidates, I held each to three principles that reflect the role the Supreme Court plays in our democracy.First, a Justice should possess an independent mind, unimpeachable credentials, and an unquestionable mastery of law. There is no doubt this person will face complex legal questions, so it is imperative that he or she possess a rigorous intellect that will help provide clear answers.Second, a Justice should recognize the limits of the judiciary’s role. With a commitment to impartial justice rather than any particular ideology, the next Supreme Court Justice will understand that the job is to interpret the law, not make law.However, I know there will be cases before the Supreme Court in which the law is not clear. In those cases, a Justice’s analysis will necessarily be shaped by his or her own perspective, ethics, and judgment.Therefore, the third quality I looked for in a judge is a keen understanding that justice is not about abstract legal theory, nor some footnote in a dusty casebook. It’s the kind of life experience earned outside the classroom and the courtroom; experience that suggests he or she views the law not only as an intellectual exercise, but also grasps the way it affects the daily reality of people’s lives in a big, complicated democracy, and in rapidly-changing times. In my view, that’s an essential element for arriving at just decisions and fair outcomes.Today at 11:00am Eastern, I’ll introduce you to the judge I believe meets all three of these standards.

I’m confident you’ll share my conviction that this American is not only eminently qualified to be a Supreme Court Justice, but deserves a fair hearing, and an up-or-down vote.In putting forward a nominee today, I am fulfilling my constitutional duty. I’m doing my job. I hope that our Senators will do their jobs, and move quickly to consider my nominee. That is what the Constitution dictates, and that’s what the American people expect and deserve from their leaders.

President Barack Obama

This email was sent to shefqetkercelli@gmail.com.
Kam marrë vendimin tim

Sot, unë do të njoftoj personin e kualifikuar më së miri për tu ulur në Gjykatën Supreme.

Si President, është detyra ime kushtetuese që të emëroj një person të tillë, dhe kjo është një nga vendimet me të rëndësishme që unë ose cdo president do të bëjë. Paraprakisht e kam shqyrtuar me kujdes këtë vendim dhe i kam kushtuar kohën e mjaftueshme. Jam këshilluar me ekspertët ligjore dhe politikanë të gjithë spektrit politik, brenda dhe jashtë qeverisë. Kemi arritur tek cdo anëtar i Senatit, që e ka një përgjegjsi të tillë dhe e mer seriozisht këtë emërim. Ju lutem bashkohuni me mua në Kopshtin e Trendafilit në 11-00, paradite Lindore për lajmërimin. Kjo është një përgjegjësi që nuk e mora lehtë. Ne vlerësimin e disa kandidatëve, unë kam parasysh tre parime që reflektojnë rolin që ka Gjykata Supreme në demokracinë tonë. Së pari, në Drejtësi duhet të zotërojë një mendje të pavarur, kredenciale të pastër, dhe përvetsim të padiskutueshme të ligjit. Nuk ka dyshim se ky person do të përballet me ceshtje ligjore komplekse, kështu është e domosdoshme që ai ose ajo të posedojë një gjykimin të rreptë që do të ndihmojë në formulimin e pyetjeve të qarta. Së dyti, një Drejtësi duhet të njohë limitet e rolin e gjyqësorit. Me një zotim, për të zbatuar drejtësi të paanshme sesa ndonjë ideologji të caktuar. Drejtësia e Gjykatës Supreme do të thotë që kjo detyrë është të interpretosh ligjin e jo të bësh ligjin. Megjithatë, unë di dhe raste që dalin para Gjykatës Supreme, në të cilin ligji nuk shprehet qartë. Në këto raste, analiza e Drejtësisë domosdoshmërisht formohet nga perspektiva vetiake e tij ose e asaj, si dhe etika e gjykimi. Prandaj, cilësia e tretë që kërkova në një gjykatës është kuptimi i qartë se drejtesia nuk është teori ligjore abstrakte, as disa informata plotësuese në një libër me pluhur. Eshtë mënyra e jetesës, ekperienca e fituar jashtë klasës dhe gjykatës; ekperiencë që sugjeron se si, ai ose ajo shikon ligjin, jo vetëm si një ushtrim intelektual, por rok gjithashtu mënyrën që ndikon në realitetin e përditshëm të jetëve së njerzve, në një demokraci të komplikuar dhe që ndryshon shpejt në kohë. Në pikpamjen, që kjo zgjedhje është një element i domosdoshëm për të arritur vetëm në mendime dhe pyetje të ndershme. Sot në 11:00 paradite Lindore, unë do të prezantoj këtë gjykatës që besoj se i plotëson standartet e lartpërmendura. Kam besim se do ndash bindjen time se ky Amerikan nuk është vetëm i kualifikuar në mënyrë të qarte për tu bërë anëtar i Gjykatës Supreme, por meriton një dëgjim të ndershëm dhe votën po-ose-jo. Në vendimin tim për të emëruar personin e duhur sot, unë jam duke plotësuar detyrën time kushtetuese. Po bëj punën time. Unë shpresoj që Senatorët tanë do të bëjnë punët e tyre dhe do të lëvizin në drejtimin e duhur për të konsideruar emërimin tim. Kjo që bëj është ajo cfarë më dikton Kushtetuta dhe ajo se cfarë prêt dhe meriton populli Amerikan nga udhëheqësit e tij.

President Barack Obama

Ky email është dërguar tek shefqetkercelli@gmail.com. Ora 1.33 P.M

Përktheu për “Diell-in”

Herion Kërcelli

Filed Under: Komente Tagged With: Gjykata e Larte, Merrick Garland, Presidenti Obama

Assamblyman Mark Gjonaj organizoi një takim me gratë

March 16, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/Marsi njihet kudo në botë si muaji internacional i gruas. Me këtë rast Assamblyman Mark Gjonaj organizoi një takim me gratë e suksesshme në Bronx në Distriktin 80 ku është edhe Zona e tij elektorale. Të pranishme ishin gra e vajza të reja që kanë dhënë kontribut të shquar në fusha të ndryshme të jetës sociale në vend si dhe personalitete të larta të shtetit dhe politikës amerikane. Moderatore e programit ishte Nathalia Fernandez, titullare e Zyrës së Assamblyman Mark Gjonaj, njëherësh ajo është edhe një dashamirëse e shqiptarëve dhe një nga të palodhurat e fushatës elektorale të Z. Gjonaj. Duke parë përkushtimin e saj në këtë post të rëndësishëm edhe shqiptarët e duan dhe e respektojnë shumë Nathalian.Fjala kryesore u mbajt nga Z. Mark Gjonaj, pas tij përshëndetën Seantori Jeff Klein, Avokatja Publike Latisha James. Si Z. Gjonaj ashtu edhe Z. Klein e Znj. James në fjalën e tyre u përqëndruan tek roli i gruas në familje shoqëri e institucione punësimi. U fol për gruan e dhunuar dhe mënyrat e suportit të saj, për përmirësime në legjislacion në mbështetje të të drejtave të grave, si dhe pritet thanë ata që femrën ta shikojmë akoma më lart në detyra akoma më të rëndësishme të arenës së jetës.

Me rastin e festës së gruas kudo në Amerikë e në botë mbahen kumtesa, argëtime, spektakle dhe bankete të ndryshme, Z. Mark Gjonaj kishte zgjedhur pikërisht 12 marsin për të festuar me gratë në Bronx festën tyre në “Pelham Bay” Restorant. Një lokal luksoz, i pastër i këndshëm, vendosur pranë qendrave më të mëdha tregtare në Bronx, Bay Plaza, Home Depot dhe Cooap City. Organizata e gruas shqiptare amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” ishte e pranishme me zonjat Majfturie Daci me vajzën Sonin, mjekja Shefkie Demaliaj me vajzën Siborën, Mimoza Dajçi dhe arsimtarja Lisa Puna, në tavolinë së bashku ato ishin me zonjat Rosa Gjonaj, Roberta Gjonaj dhe Elsa Gjonaj Lulaj, përkatësisht nëna, bashkëshortja, motra dhe mbesa e Z. Gjonaj, ku patën mundësi të shkëmbenin biseda të ndryshme si dhe të realizonin disa foto si kujtim i kësaj feste të bukur.
Familja Gjonaj është kudo e pranishme në çdo event që organizon djali, bashkëshorti apo vëllai i tyre, ku shpesh janë edhe bashkëorganizatore në veprimtari e darka të ndryshme siç është edhe Festa e Krishtlindjeve që për Familjen Gjonaj është një Darkë e Madhe Familjare, ku ftohen qindra miq, shqiptarë edhe amerikanë.
Si çdo vit jeta ecën, përparon së bashku me përkushtimin e çdo njërës prej femrave në Bronx, shumë arritje kanë shënuar disa prej tyre në fushat ku operojnë në bisnes, shoqëri civile, humanizëm – bamirësi, partitë ku aderojnë, e kjo gjë nuk kalon pa tërhequr vëmendjen e Assamblyman Mark Gjonaj, i cili çdo vit vlerëson punën, sakrificat e përkushtimm e gruas në Bronx duke i dekoruar me Proklamata Suksesi dhe me buqeta lulesh të fresketa.
Seicila nga zonjat që mori mirënjohjen nga Assamblyman Mark Gjonaj në këtë ditë të veçantë solli aty kujtime nga fëmijëria, familja dhe puna që i janë dedikuar në vendin ku jetojnë e punojnë. Momente emocionale ngjallën tek të gjithë, duke kujtuar sakrificat që prindët e tyre kanë pas bërë për të sistemuar fëmijët në shtetin e ri SHBA për një jetë më të mirë e një jetë më komode.
Eshtë për të ardhur keq, por mesa jemi në dijeni festa e gruas në Shqipëri ka marë fizionomi të gabuar, ku disa vajza e gra në vend të ecin përpara me botën e qytetëruar, përkundrazi ato e kthejne atmosferën e festës së tyre në spektakël banal, ku arrijnë deri aty sa edhe një deputete e parlamentit Shqiptar kërcen striptizëm me një model shqiptarë.
Koha kaloi pa kuptuar, me ushqime të freskëta e pije të ndryshme, në fund të gjithë falenderuan Z. Mark Gjonaj për këtë oportunitet e vlerësim që tregon në veçanti edhe për femrën në Bronx. Kjo festë përfaqëson në kontekstin e saj paqen, mirësinë dhe respektin që duhet të tregojmë për nënat, motrat, gruan e vajzën në përgjithësi.
Mars 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Assamblyman Mark Gjonaj organizoi, me gratë, Mimoza Dajci, nje takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2990
  • 2991
  • 2992
  • 2993
  • 2994
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT