• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VJOSA, Kosovarja që mëson fëmijët e amerikanëve

March 8, 2016 by dgreca

Vjosa Nikci(Muja), dikur erdhi ilegalisht nga Meksika në Amerikë , por tash mëson studentët amerikanë/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Zonja Vjosa Nikci është një grua intelektuale që jeton dhe punon në New York. Ajo është mësuese në një shkollë të mesme amerikane dhe ju mëson studentëve lëndën e Historisë Globale. Familja e saj në Kosovë, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare, u persekutuan. Ata u detyruan të linim Atdheun dhe të vinim në Amerikë për një jetë më të mirë. Rruga për të ardhur në Amerikë ka qenë shumë e vështirë, ata erdhën nga Europa nëpërmjet Meksikës dhe sot ajo ka realizuar ëndrrat e saj. Zonja Nikci është një nga drejtueset e Bordit të organizatës së “Arsimtarëve Shqiptaro-Amerikanë “.

Ka përfunduar për master në historinë moderne Evropiane dhe është duke e përfunduar magjistraturën e dytë, Master për Arsim dygjuhësh (Bilingual). Masteri i dytë e lejon atë për të punuar ngushtë me nxënësit e emigrantëve që janë duke luftuar për tu përpjekur në një vend të ri, ashtu sic ka qenë ajo vite më parë. Kjo e mundëson për t’i dhënë komunitetit dhe njerëzve të cilët e ndihmuan kur kishte nevojë, dhe tani ajo ka radhën për t’i ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e saj.

Zonja Nikci na flisni ju lutem për fëmijerinë tuaj dhe si e keni përjetuar atë?

Kam lindur në Dugaivë, një fshat i bukur në Rugovë, i vendosur në perëndim të Kosovës dhe kam ardhur në Amerikë në vitin 1987. Shkak i emigrimit nga Kosova ishin kushtet ekonomike shumë të vështira. Familja ime ishte e izoluar nga regjimi serb dhe e papunë, ku shkak kreysor ishte i burgosuri politik, Sylë Mujaj (vëllai i babait tim), i dënuar padrejtësisht me 10 vjet burg si pjesëmarrës në organizimin në izolim të protestave të vitit 1981 në Prishtinë kundër regjimit serb.

Mundësitë ishin të pakta dhe prindërit e mi vendosën të lënë Atdheun e tyre për të krijuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Në atë kohë unë isha dy vjecare. Ne emigruam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një udhetimi shumë të vështirë në mënyre ilegale përmes Meksikës kemi hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi gjetur veten në Bronx, ku kemi jetuar me të dy prindërit e mi, Agim dhe Cyme Mujaj, vëllain tim Butrintin dhe motrat e mia më të vogela Njomza dhe Mirusha së bashku me të afërm të tjerë që kishin lëshuar Kosovën për një jetë më të mirë. E kam ndjere veten sikur fëmijëria ime është shpenzuar duke u perpjekur me ju përshta dy jetëve, jetës time shqiptare dhe jetës time të re amerikane. Kam luftuar për të gjetur veten në vendin tim të ri, ndërsa në të njëjtën kohë kam luftuar që të mos shkëputem nga Vendlindja ime. Prindërit e mi flisnin vetëm Shqip në shtëpi dhe për herë të parë kam folur Anglisht atëherë kur ja fillova shkollës në moshën pesë vjeçare. Me ndihmën e mësimdhënësve mbështetës unë kam qenë në gjendje të marr gjuhën angleze shumë shpejt. Ne jemi rritur me të dy prindërit mi gjithmonë duke punuar, ndonjëherë dy ose tre punë. Kjo ishte mënyra e vetme që të mbaheshin dy familje, njëra familja jonë në Amerikë dhe tjetra familja e madhe që e lamë në Kosovë burim i vetëm financiar i së cilës ishin prindërit e mij. Edhe pse prindërit e mi kanë punuar shumë ata ende kanë arritur të kushtojnë të gjithë kohën e tyre të lirë fëmijëve të tyre.

Babai im ishte i përkushtuar qê në kohën e tij të lirë të na e mësonte gjuhën shqipe, ta flisim dhe të lexonim përmes Abetares që ai e siguroi për ne. Unë ende i kujtoj mbrëmjet kur shikonim filmat si ”Skenderbeu”, “Nentori i Dytë”, e shumë filma të tjerë shqip. Edhe atëherë kur ishim të lodhur Babai na thoshte se duhettë rrimë vonë, sepse nuk kemi tjetër zgjidhje përpos ta mësojmë historinë tonë shqiptare. Qēllimi dhe dëshira kreysore e prindërve të mi ishte që fëmijët e tyre të shkollohen në Amerikë, dhe në të njëjtën kohë pa harruar gjuhën shqipe dhe prej nga vijmë. Ne të gjithë kemi diplomuar në fakulltete, disa kanë edhe master, dhe të gjithë kanë bërë karierë. Babai im na thoshte se Fakullteti nuk ishte një opsion dhe nëna jonë gjithmonë do të na largonte nga punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e tjera në mënyrë që të përqëndroheshim në studime. Çdo veprim qe ne kemi bërë nuk ishte vetëm për veten tonë, por për prindërittanë. Në moshen 22 vjecare, u martova me Valon Nikçin, i cili mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, me familjen e tij, si refugjat nga Kosova. Valoni dhe unë ndajmë një etikë pune dhe kuptojmë domosdoshmërinë për të punuar me orë të zgjatura dhe nganjëherë sakrifikojmë shumë kohë personale për një të ardhme më të fortë. Valoni ka punuar shumë, ka vazhduar shkollimin e tij, ka diplomuar në Fakultet dhe tani kanjë firmë të tij të suksesshme të patundshmërisë që quhet “LINK NY Realty.” Puna dhe mbështetja e tij është arsyeja për shumicen e suksesit tim pas martesës sonë. Pranë çdo gruaje të fortë qëndron një burrë suportiv dhe i lumtur. Jam shumë me fat që e kam Valonin pranë meje. Me u rrit si një emigrant është vështirë, sepse nuk lidhesh kurrë plotësisht më shtëpinë tuaj të re për shkak se mendja juaj është gjithmonë me shtëpinë tuaj të vjetër, por me ndihmën e prindërve punëtorë, bashkëshortit dhe mësuesve tranzicioni bëhet më i lehtë.

Kur erdhët në Amerikë dhe cila ishte rruga për të arritur në botën e Lirisë?

Familja ime në Kosovë, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare, u persekutuan. Kushtet e jetesës dhe të punës ishin të padurueshme nuk kishte zgjidhje tjetër, por për të lënë vendlindjen. Prindërit e mi kanë marrë një vendim të vështirë përtë lënë atdheun e tyre me dy fëmijë të vegjël dhe kanë vendosur për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte më e lehtë te thuhet se sa bëhet. Në atë kohë ka pasur shumë lidhje që të udhëtoje në Amerikë, në mënyrë të paligjshme, dhe të paguajnë detyrimin pas mbërritjes tuaj në Nju Jork. Udhëtimi ynë ishte nëpër Evropë dhe përfunduam në Meksikë.

Kaluam disa ditë në rrugët e Meksikës duke pritur për rrugën tonë jashtë. Ne fund arritëm në Shtetet e Bashkuara dhe udhëtuam për në Nju Jork, ku të afërmit e tjerë tashmë ishin te vendosur. Shumë prej nesh kanë jetuar së bashku në një apartament të vogël në Arthur Avenue, ne ishim të varfër, pa dokumente dhe nuk e dinim asnjë fjalë të gjuhës angleze. Unë shpesh mendoj se sa e rëndësishme ishte për prindërit e mi arsimimi i fëmijëve të tyre dhe dëshira për një jetë me të mirë. Arsimi është e vetmja rrugë për një jetë me persepektivë, dhe kjo ishte diçka që prindërit e mi theksonin ditë pas dite. Në fund kemi fituar azil në Shtetet e Bashkuara, “Green Card” dhe pastaj shtetësinë Amerikane. Ditën kur jam betuar si një nënshtetase Amerikane më kujtohet që kam qarë me lot gëzimi sepse e ndjeja që kisha arritur një pjesë të ëndrrave të mia dhe ëndrrat e prindërve të mi. Ky është vendi i mundësive më të mundshme. Familja ime dhe unë po jetojmë ëndrrën amerikane, por kjo u bë e mundur me gjakun, djersen, dhe lotët e prindërve të mi.

Ju jeni një mësuese e apasionuar e certifikuar nga shteti i Nju Jorkut, cilat janë disa nga përshtypjet kryesore të jetës suaj si mësuese me nxënësit në Amerikë?

Për sa kohë që unë mund të mbaj mend, unë kam kërkuar gjithmonë të jem mësuese. Në shtëpinë time ju kam ndihmuar motrave dhe vëllaut tim me punë të shkollës dhe madje u kam caktuar atyre detyra shtëpie. Ideja për të lënë një ndikim në të tjerët përmes edukimit ishte thirrja ime. Edukimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin tim dhe i falënderoj mësuesit e mi për mirëkuptimin dhe inkurajimin e tyre në një botë të ashpër që lehtë mund të sjellë poshtë. Unë jam përpjekur që të bëhëm si mësuesit e mi, duke kopjuar qëndrimet e tyre, njohuritë e tyre dhe dashurinë e tyre per karierën e tyre.

Unë jam mësimdhënëse e Historisë Globale në Shkollën e Mesme. Kam studentë nga e gjithë bota dhe nga shumë sferat të ndryshme të jetës. Nxënësit e mi më japin forcë çdo ditë. Kur hyj në klasë dhe i shikoj sytë e tyre e kuptojë se më duhet të punoj shumë përkëta nxënës që ata të jenë sa më të suksesshem në të ardhmen. Mësuesja luan role të ndryshme dhe është e rëndësishme që ne e kuptojmë përgjegjësinë që kemi për të kryer. Unë nuk dua që studentët e mij pas përfundimit të shkollës së mesme të largohen vetëm duke e ditur historinë globale, por edhe dua që ata të largohen me shumë mësime të ndryshme të jetës, unë dua për të lënë një ndikim mbi ta si qenie njerëzore. Unë shpesh i thërras studentët e mi si “fëmijët e mij” dhe punoj shumë me ta që ata të korrin suksese. Marr kohë për t’u njohur me peripecitë e tyre te jetës dhe ju shpjegoj se çfarë kam kaluar unë gjatë jetës sime për të arritë në këtë pikë ku jam sot. Klasa duhet të jetë një mjedis i ngrohtë, sepse ndonjëherë kjo është i vetmi stabilitet dhe ngrohtësi ku këta fëmijë e marrin në baza ditore.Kam përfunduar një diplomë master në historinë moderne Evropiane dhe tash jam duke e përfunduar magjistraturën e dytë, Master për Arsim dygjuhësh (Bilingual). Masteri im i dytë më lejon mua për të punuar ngushtë me nxënësit e emigrantëve që janë duke luftuar për tu përpjekur në një vend të ri, ashtu si unë kam qenë shumë vite më parë. Kjo më mundëson mua për t’i dhënë dicka komunitetit dhe njerëzve që më ndihmuan mua kur unë kisha nevojë, dhe tani t’i ndihmoj njerëzit që kanë nevojë për ndihmën time.

Kohët e fundit keni krijuar organizatën profesioniste me mësuesit në Amerikë, Organizatë e Arsimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Albanian-American Educators Association) e formuar në vitin 2015 në NY, cili është roli juaj dhe disa nga projektet që përfshin programi i kësaj organizate?

Vitin e kaluar, më është afruar një oportunitet nga Jacqueline Kapaj Vieira për të qenë pjesë e Shoqatës “Edukatorëve Shqiptaro-Amerikanë.” Jam e inkuadruar që nga fillimi dhe kam marrë pjesë në takimin e parë të hapur ku edhe isha menjëherë e interesuar për mundësinë e bashkimit me një organizatë profesionale kulturore, ku unë mund të bashkëpunojnë me kolegët e tjerë dhe të japë përsëri në komunitetin tim. Unë jam aktualisht një nga drejtuesit në bordin ekzekutiv të kësaj Shoqate. Vitin e kaluar kam punuar si pjesë e një ekipi të përbërë nga 11 vullnetarë për të formuluar misionin dhe qëllimet tona. Misioni i Shoqatës “Edukatorët Shqiptaro-Amerikanë” është për të ndërtuar dhe mbajtur një rrjet të fortë të mësimdhënësve. Qëllimi ynë është për të frymëzuar dhe të mbështetur edukatorët dhe për të inkurajuar komunitetin duke ofruar mundësi për rritje profesionale duke promovuar mirëqenien e komunitetit shqiptar. Si pjesë e një ekipi solid, kam punuar me zell vitin e kaluar për të përmbushur qëllimin tonë. Disa arritje tona deri më sot janë: zhvillimi organizativ me ligje, ne kemi inkorporuar organizatën tonë dhe të arritur një 501 © (3) statusin Non-Profit, kemi krijuar një Logo për organizatën tonë, ne kemi siguruar një faqe te Internetit albanianamericaneducators.org, një faqe Facebook, një faqe Instagram, dhe ne kemi krijuar një adresë e-mail: aaeany@gmail.com. Për të promovuar organizatën tonë, ne jemi dukemarrë pjesë në evenimente te ndryshme shqiptare dhe jemi duke shkëmbyer informata që të inkuarojmë mbështetje, interes dhe anëtarësim. Ne kemi qenë anëtarë të rrjeteve dhe organizatave që kanë dhënë mbështetje si: Assemblyman Mark Gjonaj, Rrënjët shqiptare, Classmates Forever dhe organizata e Grave Shqiptaro-amerikane. Në Janar të këtij viti (2016) kemi mbajtur seminarin tonë të parë për prindërit shqiptar për të shpërndarë informacion të rëndësishëm me ta. Kjo organizatë është diçka me të vërtetë e nevojshme në komunitetin tonë dhe ofron një lidhje midis prindërve shqiptaro-amerikanë, me nxënësit dhe mesuesit. Shpresa jonë është që ta rrisim Shoqatën e Mesimdhënësve dhe të krijojmë një rrjet sa më të fortë për mesimdhënësit e tanishëm me ata në të ardhmen.

Si e shikoni rolin e gruas në Diasporë dhe të komunitetit për çështjen kombëtare?

Në historinë e Shqipërisë ne kemi shumë gra superiore dhe të fuqishme. Ne kemi pasur gra që kanë marrë pjesë direkt në luftën për liri si luftëtarët me shpata dhe armë; ne kemi pasur edhe gra që kanë luftuar përmes përdorimit të njohurive, stilolaps dhe letër. Mësueset e Kombit si motrat Qiriazi kanë hapur dritaren e njohurive për popullin tonë nëpër shkollat Shqiptare. Gratë shqiptare si motrat Qiriazi dhe shumë të tjerë në të gjithë historinë tonë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kombit tonë. Unë kam pasur fatin e mirë të rritem përreth disa prej tyre dhe të njohë gra të fuqishme Shqiptare jashtë atdheut, të cilat kanë ndihmuar veten dhe gratë e tjera të diasporës shqiptare të zhvillojnë ideologjinë e tyre, të mësojnë se kush jemi dhe se si mund të kontribojmë në përmirësimin e kulturës dhe arsimit. Roli i këtyre grave është për të ruajtur kulturën, historinë dhe traditat në shtëpitë e tyre dhe në komunitet. Burrat gjithashtu luajnë një rol në zhvillimin e gruas Shqiptare në diasporë. Babai, vëllezërit dhe bashkëshortët në komunitetin tonë luajnë një rol në zhvillimin dhe arritjen e qëllimeve të gravë tona. Burrat dhe gratë tona duhet të ndajnë nevojën për një shoqëri të arsimuar dhe nevojën për gratë e forta Shqiptaro- Amerikane. Kjo mund të bëhet duke i dhënë grave tona një zë, arsim, dhe heqjen e çdo ideologjie gjykuese që mbajnë gratë tona mbrapa. Këto gra duhet të punojnë shumë për të arritur dhe për të kontribuar në diasporën Shqiptare nëpërmjet promovimit të arsimit dhe individualitetit për brezat e ardhshëm.

Çfarë ëndrrash ka pa realizuar Vjosa?

Një qëllim, pa një afat kohor është vetëm një ëndërr. -Robert Herjavec. E preferoj të përdor fjalën “qëllim”. Unë kam vendosur dhe arritur shumë qëllime në jetën time, por ka shumë që ende nuk janë arritur dhe për këtë arsye unë dua të tërheq një afat kohor për veten per të arritur ato. Unë dua për të vazhduar arsimimin tim, edhe pse unë jam duke punuar në një diplomë Master të dytë, unë kam plan pastaj per të filluar një program të doktoratës. Në kuadër të gjithë kësaj unë shpresoj që të fillojë një familje të re me burrin tim të dashur Valonin.

Ju jeni përzgjedhur si personazh i librit “Zonjat Shiptare të Nju Jorkut” ideuar nga “Albanian Excellence”, libër që do të botohet për herë të parë për gratë e suksesshme të emigruara, si ndiheni për këtë?

Emërimi im për librin “Zonjat Shqiptare te Nju Jorkut”, është një kënaqësi e madhe. Unë jam mirënjohëse që konsiderohem në mesin e kaq shumë grave të suksesshme Shqiptaro- Amerikane. Unë shpresoj që ta përdor këtë nominim dhe arritje që të vazhdojë të përhap rëndësinë e edukimit në shoqërinë tonë sidomos për gratë tona. E ardhmja është në duart tona dhe si gjeneratat e para të grave Shqiptaro- Amerikane ne jemi përgjegjëse për të krijuar një shoqëri të hapur dhe të arsimuar për brezat tanë të ardhshëm.

Cili mendoni se duhet të jetë imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI?

 Gratë shqiptare të këtij shekulli kanë botën në majë të gishtave të tyre dhe duhet të përfitojnë nga çdo mundësi për të çuar përpara veten e tyre. Gratë shqiptare të këtij shekulli duhet të jenë të arsimuara mirë, lexuese të palodhura, të udhëtojnë shumë, të ngrenë zërin kundër padrejtësive, dhe të lënë një përshtypje dhe impakt të përhershëm kudo që shkojnë. Gruaja e këtij shekulli i ruan traditat e saj, por në të njëjtën kohë duke rritur cilësinë e jetës së saj duke u bashkuar me një shoqëri moderne dhe të globalizuar.

2016, New York

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: mesuese ne Amerike, nga Meksika ilegale, Vjosa Nikci MUjaj

Gratë Shqiptare së bashku festuan 7 dhe 8 Marsin ditën e gruas, dhe mësuesit në Nju Jork

March 8, 2016 by dgreca

Lisa Milicaj dhe Jacquiline Kapaj – Viera, u nderuan me çmimin e vitit ” Gruaja e Vitit “, dhe çmimin “ Mësuesia e Vitit”, nga Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike – “Motrat Qiriazi “ me rastin e Ditës së Gruas – 8 Marsin dhe 7 Marsin Ditës së Mësuesit./
Nga Beqir SINA/
MIDTOWN NYC : 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta, nga gratë shqiptare në SHBA, me një mbrëmje mjaft të bukur Gala, ku për çdo vjet organizatatat dhe shoqatat e grave në Amerikë, gjejnë rastin të vlerësoin edhe suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, për arritjet e tyre.
    Në këtë mënyrë,  ato duke festuar së bashku me mbrëmje Gala, me familjet, dhe shoqet e tyre në disa qytete kryesore në SHBA, gratë shqiptare, e kanë zgjedhur këtë festë , për t’a bërë atë si një simbol të veçantë, për të gjitha nënat dhe vajzat, motrat dhe gratë shqiptare, të cilat në këtë ditë ndihen më të privilegjuara, të gëzuara dhe të lumtura së bashku.
    Kurse, duke shfrytëzuar këtë festë, e cila është nga më të bukurat e grave , këtu në Amerikë, Organizata e Gruas Shqiptare, “Motrat Qiriazi, në New York, me Presidente Dr. Anna Kohen, ndau dhe çmimet e nderit për vitin 2016, për znj. Lisa Milicaj dhe znj. Jacquiline Kapaj – Viera, të cilat u nderuan me çmimin e vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2016”, dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit 2016”, me rastin e festës Dita e Gruas – 8 Marsi dhe 7 Marsi Dita e Mësuesit.
   Çmimin “Gruaja e Vitit” më parë e kanë marrë – Vera Mjeku, – (2014)-Meri Kirka (2013)-Anila Coniku  (2012) –  Lidja Ujkaj(2011) – Angelina Nika (2010) – Donika Bardha (2008) – Albana Melyshi – Lifshin (2007) – Jane Christos  (2006) – Albana Orgocka(2005) – Nora Parpaniku(2004) – Rita Salihu I(2003) –Rose Dosti (2002) – Rose Black(2001)
 Gratë fituese të vlersimeve përkatëse, mbrëmë morën edhe nga një çertifikat mirënjohje, nga një Medalje të kristaltë gedhendur me motivacion, si dhe buqeta me lule të freskta, e plot dhurata e urime të dashura nga fëmijët, prindërit, bashkëshortët, dhe shoqet e tyre, në shenjë mirënjohje, dashurie, dhe respekti.
Gratë fituese mbasi faleminderuan për vlerësimin mbajtën edhe nga një fjalim rasti emocionues.
Festa e 8 Marsit në mbrëmjen Gala, organizuar nga “Motrtat Qiriazi” në restorantin Arno në zemër të qytetit të New Yorkut, u hap më “Kengën e Nënës’ kënduar nga këgëtaria e talentuar Dea Elezaj. Ndërsa argëtoi pjesëmarrëset e shumta në numër, me muzikë të zgjedhur nga të gjitha trevat DJ Tico.
Të ftuar special të kësaj mbrëmje Gala – darkën festive, të 5 Marsit 2016, ishte zonja Ambasadore e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, i Ngarkuari me punë në Konsullatën e Përgjithshme në Nju Jork ztr. Ylber Kryeziu, Asambleisti Mark Gjonaj, Miss New York – USA 2016, Serena Buçaj, veprimtari Harry Bajraktari, Z. dhe Znj Lou dhe Linda Foundos.
Hapjen dhe moderimin e kësaj feste të bukur dhe të dashur të grave, nga Arta Qyqalla. Kurse, fjalën e mirëseardhjes,  duke ua uruar edhe festën ngrohtësisht e bëri Dr. Anna Kohen, Presidente e AAWO
Presidentja e kësaj organizate, u dha një faleminderim special dhe mirënjohje të veçantë të gjtha grave anëtare në Bordin AAWO dhe vullnetarëve për punën e tyre vullnetare, duke vlerësuar kështu kontributet dhe përkushtimin e tyre, ndaj misionit AAWO-s, dhe organizimin e kësaj feste shumë  të dashur dhe të bukur, që vetëm gratë shqiptare dinë t’a bëjnë të tillë, larg politikës, fjalimeve të gjata, mburrëse dhe me super-vetëlavdata.
Gjithashtu, Dr. Kohen, ka faleminderuar me këtë rast edhe të gjithë ata që dhuruan dhuratat e festës së 8 Marsit, për lojën shpërblyese : zonjat Beti Beno, Esq., Shpresa Xhakli, Eugena Bajrami, Loreta Stamo, Agathia Luka, Ariana Elezaj, Dr. Klodiana Margariti, Eva Burnazi, Albana Konci, Tess Fejzulla, Drita Shkurti, Bojkena Selmanaj, Mira Herri, Anna Marku Walsh, Keti Dervishi
Organizata e gruas AAWO, tha Kohen, i dha me rastin e festës, edhe mbështetjen e saj financiare, në përpjkejen e tij, Assemblymanit Mark Gjonaj, për të hapur Qendrën e Komunitetit shqiptar dhe Shkollën e rregullt të gjuhës shqipe në Bronx.
Mirënjohje e veçantë, zonja Kohen, adresojë edhe për Fr. Nathan Preston dhe kishën ortodokse shqiptare në Queens – NYC,  St. Nicholas Churche, për mbështetjen e tyre ndaj misionit tonë, tha ajo.
“Për mbi 20 vjet, Organizata e Grave Shqiptaro – Amerikane Motrat Qiriazi – AAWO, tha presidentja Kohen, – ka qenë duke i bërë gratë shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, të ken mjetet dhe mundësi për sukses përmes komunitetit, dhembshuri dhe shpresë” tha ajo.
Në fund të fjalës së saj Dr. Kohen, ftoj të gjitha gratë, për të hapur zemrat e tyre në këtë mbrëmje të dashur dhe të bukur,  të bashkohen me AAWO, në nderimin e këtyre dy grave,  që ajo i quajti të jashtëzakonshme, Lisa Milicaj dhe Jacqueline Kapaj Vieira,
Nderuar, me motivacionin :” Për kontributin e tyre të pabesueshme për komunitetin tonë, dhe për forcën e tyre të karakterit. Ato mund të vazhdojnë të jenë një burim frymëzimi për të gjithë gratë shqiptare në SHBA”.
Festën e grave 8 Marsin e përshëndetën me fjalime rasti edhe anëtaret e bordit AAWO, Loreta Stamo & Eva Burnazi, e nderuara ambasadore Floreta Luli-Faber, Ambasadore Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, i nderuar Ylber Kryeziu, Zëvendës Shef në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, Asamblesiti Mark Gjonja, dhe Miss New York, USA 2016, Serena Buçaj, si dhe Nicholeta e bija e fitueses së çmimit “Gruaja e Vitit – 2016”, Lisa Milicaj.
Me këtë rast kjo organizatë organizoi edhe një lotari – shpërblyese, nga Tess Fejzulla dhe Elona Shehu, me të ardhurat e të cilës, ato thanë se do të përfitojnë fëmijët e Fondit AAWO.
 Lisa Milicaj dhe Jacquiline Kapaj – Viera, të cilat ishin zgjedhur për këtë vit fituese të çmimit të vitit “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2016”, dhe çmimin “Teacher of the Year – Mësuesia e Vitit 2016”, nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerike – “Motrat Qiriazi “, në New York, përshëndetën dhe faleminderuan organizatën e gruas AAWO, dhe të gjitha gratë pjesmarrëse, me nga një fjalim përshëndetës.
Znj. Lisa Milicaj- e cila mbajti një fjalim tepër emocionues, dhe inspirues e inkurajues, për të gjitha gratë shqiptare, tha ndër të tjera, se :”Çmimet e ofruara nga kjo organizatë, për atë kanë një kuptim të vërtetë dhe, të veçantë. Për shkak se gratë shqiptare, tha ajo nga pikëpamja kulturore në kombësinë tonë kanë pasur pengesa të jashtëzakonshme për të kapërcyer dhe për të arritur atë që ata kanë për shkak të jetës së zgjedhur dhe rrugën tashmë të diktuar atyre, nga mentailteti dhe kultura patriarkale. shqiptare edhe këtu në SHBA“
Andaj, Milicaj, gjeti rastin të përgëzoj në këtë mbrëmje Gala, me rastin e Ditës së Gruas, çdo grua në këtë vend për suksesin e tyre, dhe inukrajojë ato.
“Unë, tha ajo duhet të jemë krejtësisht e sinqertë, mbasi, unë kam qenë e ngacmuar shpirtërisht në lidhje me marrjen e emërimit, Gruaja e Vitit, por, jo për çmimin, kjo është për shkak se unë isha duke marrë një mundësi për të ndarë, me të gjitha ju gratë, një mesazh. Pra, me të gjithë ju, sepse ndonjëherë edhe me dy fjalë në një mesazh ne gratë mund të ndryshojmë çdo gjë.”
 Sonte, u shpreh Milicaj, ndër të tjera, mendojë me këtë marrje çmimi dhe këtë fjalë përshëndetëse, unë do të japë një mesazh shprese dhe vendosmërie për të gjitha gratë shqiptare.
 
  Znj. Jacquiline Kapaj – Viera, e cila i përket brezit të atyre fëmijëve, që familjet e tyre vuajtën rëndē, regjimin komunist, në Shqipëri, në fjalën e saj tha se ajo ishte e përulur, e nderuar, dhe në të njëjtën kohë e perveligjuar për të marrë çmimin e “Mësues i Vitit”.
Me ketë rast Kapaj -Viera, do të shprehte edhe një faleminderim të përzemërt për Organizatën e Grave Shqiptaro-Amerikane, për këtë nder të mrekullueshm, siç e quajti ajo.
Më tej ajo tha “Besnikëria juaj dhe besimi në mua është një pasuri e madhe në administrimin e punës sime si edukator dhe si President i Shoqatës Edukatorëve Shqiptaro-Amerikane. Sot unë ju falënderoj me fjalë, pasi sot, unë shpresoj për të përkthyer vlerësimin tim në vepra dhe sjellje, kultur e traditë të gruas shqiptare”’.
 Me këtë  rast ajo përgëzoj gjithashtu edhe vlerësimin e Lisa Milicaj për çmimin për Gratë e Vitit. “E njihija se si Lisa si një vajzë e vogël shumë vite më parë, u rritë dhe u bë e suksesshme, dhe kjo më jep gëzim për të dëshmuar për gratë e zgjuara, të përkushtuara dhe të bukura, që ajo ka bërë. Pra, urime Lisa!” tha znj. Jacquiline Kapaj – Viera, e cila u nderua me çmimin e “Mësues i Vitit”.
Çmim që tha ajo e kishte të pranuar në emër të të gjithë mësuesve, për punën e  madhe dhe të pabesueshme gjatë gjithë viteve, dhe të gjithë mësuesit.
“Mendoj se çmimi Mësuesi i Vitit, është mësuesi më i mirë për ne të gjithë, mësuesit, që unë kam mësuar shumë prej edukatorëve më të mira, që janë në komunitetin tonë. Megjithatë, unë mund të jem sot këtu, si një simbol i këtyre shpirtrave, të qetë punëtor të cilët kalojnë jetën e tyre duke shërbyer në çdo klasë, në çdo shkollë, për çdo ditë, për të mirën e të gjithë fëmijëve me të cilët jemi çdo ditē dhe ata na kanë  besuar që ne ti mësojmë dhe edukujomë ata”.
Duke vlerësuar rolin e mësuesve në komunitet , ajo tha se si mësuese dhe administratore e shkollës, ndihem me fat që i përkasim një grupi të veçantë të njerëzve të cilët mund të ndikojnë dhe të kultivojnë një shoqëri të edukuar dhe të suksesshme.
“Mësuesit, tha ajo jo vetëm të kultivojnë njohuri, por janë edhe shumë të frymëzuar, të udhëhequr për të mbështetur fëmijët të bëhen individë produktive në shoqërinë tonë. Mësuesit ndihmojnë nxënësit e tyre për të zhvilluar një pasion dhe dashuri për të mësuarit e vazhdueshëm që tejkalon përtej aspektet e klasës”.
Më në fund znj. Jacquiline Kapaj – Viera, fituese e çmimit Mësuesja e Vitit 2016, u kjutojë grave shqiptare se “Trashëgimia jonë shqiptare mishëron besimet fortë në besnikëri, bujarisë dhe mikpritjes dhe këto vlera janë thelbi i punës tonë si edukatorë, këtu në komunitet”
Çmimet ua dorzuan fituesve, znj. Beti Beno Esq. AAWO Vice President & Dr. Anna Kohen, Presidente, dhe anëtaret e Bordit, zonjat Loreta Stamo dhe Eva Burnazi, duke lexuar dhe begraundin e fituesve.
Ato lexuan motivacionin me të cilën u nderuan kësaj rradhe këto dy zonja dhe e vlersuan këtë një çmim nderi, dhe dinjitoz, i cili ju ndahet disa nga grave shqiptare, zgjedhur nga kjo organizatë, që kan arritje, dhe nga më të suksesshmet në komunitet, për çdo vit.
Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj – fituesia e çmimit për vitin 2016, 
Ajo ka qen këshilltarja bashkiake në kantonin Pleasant Valle – Plisënt Valley, të New York-ut, dhe është një nga figurat femërore më të spikatura të diasporës në SHBA, këto vitet e fundit.
Ndërkohë, ajo është e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.
Ajo është edhe një prej fituesve të vlerësimit në projektin “Albanian American Success Story”, një libër prestigjoz ky që përfshiu 150 shqiptarët më të suksesshëm në SHBA, për vitin 2014.
Lisa, vitin e kaluar nga organizata Rrënjët Shqiptare, u shpall “Grand Marshall” i Paradës 2015 në New York.
Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin shqiptarë, thekson shtypi shqiptarë.
Afaristja e suksesshme, dhe ish- Këshilltarja bashkiake është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.
Ajo ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë prej disa viteve me shumë sukses në postin e Presidentes, e cila quhet “First Insurance Agency Inc”.
Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet shqip dhe është aktiviste e njohur në komunitet.
Kurse, Jacqueline Kapaj-Vieira – është mësuese e dalluar në New York. 
Ajo së bashku me disa mësuese shqiptare në komunitet, ka themeluar edhe Shoqatën e Edukatorve-Mësueseve Shqiptare – Albanian American Educators Association – për të lehtësuar rrjetëzimin midis arsimtarëve, profesorëve, kunsolureve dhe udhëzesve me prejardhje shqiptare në fushën e arsimit.
Ajo ka thënë për shtypin lokal se “Mendova se do të ishte mirë që të përpiqemi për të formuar një komunitet, ku ne mund të vijmë së bashku, të gjitha mësimdhënset shqiptare në New York, që të ndajnë informacione, në rrjetin tonë dhe mbajmë gjallë trashëgiminë tonë, shqiptare”, thotë Kapaj-Vieira. Duke shtuar se :”Qëllimi, i kësaj organizate të mësuesve shqiptare në Nju Jork,  është për të krijuar një rrjet profesional për edukatorët shqiptaro-amerikan dhe për të ndarë njohuritë arsimore, për të ndihmuar studentët dhe për të arritur sukses,  të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis për mbështetje profesionale dhe sociale”, shprehet Kapaj-Vieira.
Jacqueline Kapaj-Vieira, punon si një drejtore asistent në Akademinë e Lidershipit në Fordham për Biznes dhe Teknologji.
Ajo është veterane e arsimit në Nju Jork, mbasi ka mbi 25 vjet në mësimdhënie.
Kjo organizatë me çmimet e vitit “- Gruaja e Vitit “, ndanë edhe dy çmime tjera; “- Nëna e Vitit” dhe çmimin “ – Mësuesia e Vitit”, ku në këtë festë për çdo vjet vlerëson suksesin , kontributin e këtyre zonjave shqiptare në SHBA, sidomos ato në integrimin në shoqërinë Amerikane, shoqërinë dhe familjet e tyre.
Doktoresh Ana Kohen – e cila është edhe Presidente e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerike – “Motrat Qiriazi “, në mesazhin e saj – thotë “Ne shpresojmë që të jetë porta e hapur që do të hapë rrugën për suksesin tuaj. Së bashku jemi më të forta, më të frymëzuara, dhe më efektive. Ne shohim vetëm përpara për të punuar me ju.”
Në SHBA, Dita e Gruas, për gratë shqiptare po shërben jo vetëm për ti bere se bashku grate pa dallim feje, krahine , kulture, dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar,  gëzuar e festuar së bashku me njëra tjetrën lumturinë e tyre familjare.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anna Kohen, Beqir Sina, Jacquiline Kapaj - Viera, Lisa Milicaj, Motrat Qiriazi

SPIRIT ON FIRE

March 7, 2016 by dgreca

BY Lisa MILICAJ*/

Good evening Ladies and Gentlemen,/

I want to thank the Albanian American Women’s Organization for the honor of selecting me as Woman of the Year, I am humbled. Thank you to the board and all the volunteers that contribute their time and resources to help the organization grow and make it successful. Let me begin by reading to you the Mission statement of the organization because it is so moving and meaningful; The AWWO works to lift the spirit, status and voice of Albanian women, girls and Albanian families so they can fully participate in all aspects of life, by becoming stronger, and more resilient, in overcoming the years of war, government oppression and “tradition” that have pushed them down and to the “margins” of society. AWWO hopes to strengthen the bonds between Albanian American women and their sisters all over the world. ** The awards provided by this organization have a truly special meaning because culturally women in our nationality have had tremendous hurdles to overcome and achieve what they have because of the chosen life and path already dictated to them culturally. I congratulate every woman in this room for their success. I must be perfectly honest, I was excited about getting the nomination but, not for the award, it is because I was getting the opportunity to share a message with all of you because sometimes 2 words in a message can change everything. Tonight I will deliver a message of hope and determination. I have no secret to my success, no straight path and no clear answer. I will not stand here and tell you that you should follow a script to success. I will not tell you that you must get a college degree and that you have to have one to be successful. Although I WILL tell you that no matter where you are in your life today, no matter your finances, or the degree, or what anyone tells you, or the outside noises of negativity; that you have special gifts and talents already inside of you that no one else has. Your life should start right where you are. Many of you here tonight do not know a lot about my life besides my short bio provided. I can tell you I had an arranged married at an early age, I came from and abusive marriage and I am divorced, I have had my oldest child taken away from me because of the “arranged” marriage and this month she will be 26 yrs old. I was that woman that was silenced until the age of 30, I was that woman who was locked in a house for years on end, who endured domestic violence, and I was not even allowed to use a phone or go to college, …. I WAS that woman. I did not choose these circumstances – here’s what I DID CHOOSE; TWO things; 1) my constant Faith In God, the harder things got the more my faith grew. 2) I did NOT let anyone break my Spirit! I had no voice but, my spirit ………..was on fire. The more adversity that I endured, the stronger my spirit grew. For anyone that may assume that I had an upper hand to success, I did not. Why am I telling you this? Because it is crucial that we not only remember where we came from but, how that will never stop our BRIGHT future. Be true to yourself, be honorable & be unstoppable in prosperity. This great country has been a magnet for Albanians because where else in the world can you live to your fullest potential. The Albanian Americans in this country have been more than resourceful utilizing everything to help Albanians all over the world reach their full potential & we won’t stop. Each and every person in this room has a gift, a talent that no one else has. Sometimes it can come to you out of anger, other times as a constant thought or a wish in the back of your mind, listen to those thoughts and think about how you can utilize them, so you can create wealth for yourself. When I was young I hated reading, I really hated reading!! Imagine all these years, the thing I hated the most makes me money today. I was challenged and hired to read and interpret complex language, I was thrown against the opinions of attorneys, insurance companies, claims adjusters and came out the winner. Now I just go with the flow, I just read from morning to night. So I am sure you are all wondering what my dream job is; it is to be a stay at home Mom, unfortunately my kids are never home, they are grown up and they are taking college classes and working so I can’t have my dream job so I JUST KEEP ON READING….. I want to take the opportunity to thank my parents, my father is no longer with us BUT, tonight he watches me from heaven. They say I have my father’s quiet reservation and determination and my mother’s optimism, feistiness and sense of humor. Thank you for all you did to raise and love me. Thank you to my two babies Paul and Nicolette for truly taking the hard road with me and as I watched you grow; you both watched me grow, I love you both so very much. Harry, you have been an inspiration since the day I met you, One of the first things Harry said to me was “you’re perfect, don’t change a thing”. YEP, you guessed it, now he’s stuck with me! Thank you all for coming and enjoy this great event .

* AAWO’s 2016 of The Year’Award

Filed Under: ESSE Tagged With: Lisa MILICAJ.* AAWO's 2016, of The Year'Award

AAWO Teacher of Year-SPEECH

March 7, 2016 by dgreca

By Jacqueline Victoria Kapaj-Vieira*/

Good evening, I must say that I am humbled, honored, and at the same time excited to be in your company to receive the award of ‘Teacher of the Year’.

I’d like to express a heartfelt thank you to the Albanian American Women’s Organization for this wonderful honor.

Your loyalty and faith in me is a great asset in the administration of my work as educator and as the President of the Albanian American Educators Association. Today I thank you in words, after today, I hope to translate my appreciation into deeds and conduct.

I’d like to also congratulate Lisa Milicaj for her award for Women of the Year. I knew Lisa as a little girl many years ago and it gives me joy to bear witness to the fine women that she has become. So congratulations Lisa!

I am happy to accept this award on behalf of all the incredible teachers I have known over the years and all of the incredible teachers I know today.

I used to think that the Teacher of the Year was the best teacher around, but I have learned that many of the best educators are far too humble to be recognized easily. However, I can stand here as a symbol of these quiet, hardworking souls who spend their lives serving in the classroom for the good of all of the children with whom they have been entrusted.

Esteemed friend, NYU college professor and political activist, Dr. Shinasi Rama once told me that no one influences a society more than a politician, a clergyman and a teacher.

As a teacher and school administrator, I feel fortunate to belong to a special group of people who can influence and cultivate a society.

Teachers not only impart knowledge but many inspire, guide and support children to become productive individuals in our society. Teachers help their students to develop a passion and love for continued learning that exceeds beyond the facets of the classroom.

Our Albanian heritage embodies firm beliefs in loyalty, generosity and hospitality and these values are the crux of our work as educators.

When I started my career in education there were only a handful of Albanian Educators. Over the years I have met numerous Albanian American educators, but in the last ten years or so, I have seen an influx of young, hardworking and talented Albanian American Educators and Albanian immigrants who are in the educational field.

This exposure prompted me, along with ten amazing educators, to start the Albanian American Educators Association, so tonight I’d like to share my award and acknowledge this group of awesome and talented women that have helped me to develop and grow The Albanian American Educators Association- they are my Albanian Sisters in education and they are here tonight, so I’d like to introduce you to them, so please stand as I say your names,

Drita Gjongecaj 2014 recipient of AAWO of the year

Her daughter Ornela Hasandocaj

Raza Sinanaj her daughter Violet Sinanaj

Violeta Kajtazi

Vjosa Nikci

Susan Boga

Esmeralda Murati

Cindy Sylaj

Lisa Nrekic

Please give these wonderful ladies a round of applause for the amazing work they do in education. They all work for the NYC Department of Education and help children and families every day and they have wholeheartedly committed to helping the Albanian Community as well. It is a privilege and honor to know and work with each of them.

I’d like to also thank Elsa Lulaj, an educator and former AAWO “teacher of the year”, recipient for magnifying my work and nominating me for this award.

I must also express my thanks, to my wonderful Mom and Dad who have served as excellent teachers and roles models and who taught me that education, hard work and sacrifice do pay off.

My other thanks go to my dearest friend and Husband Tony, my sister Kristina, my best friend Maggie, and the greatest cousins anyone could ask for, Adrian, Kathy, Vera, Zeena, Alisa and their husbands who also deserve my deepest expression of gratitude for their support and confidence.

Ladies and gentlemen, if this award stands for anything, it stands for the positive influences we have on society- And that we all have the ability to inspire, guide and support one another.

William A. Ward, an American writer for the Readers Digest Magazine and a Bible studies teacher, wrote,

“The Mediocre teacher Tells,

The Good teacher Explains,

The Superior teacher Demonstrates,

And The GREAT teacher INSPIRES.”

As I accept this award on behalf of all teachers I would like to remind everybody that our greatest work is to inspire others.

Thank you so much and God bless you all!”

** AAWO’s 2016 of The Year’Award

March 5, 2016

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: AAWO Teacher of Year-SPEECH, Jacqueline, Victoria Kapaj-Vieira

Mesazhi i ministres së Arsimit Lindita NIKOLLA për Festën e 7 Marsit

March 7, 2016 by dgreca

Sot është dita që të sjell urimet e festës nga nxënës, prindër e kolegë: nëse ende nuk e ke marrë nga një ish kolege, atëherë unë jam e para që të uroj:Gëzuar 7 Marsin! Gëzuar festën e mësuesit dhe shkollës shqipe! Unë e di pasionin, dashurinë dhe përkushtimin që Ti ndan çdo ditë me nxënësit e tu. Ëndrra për çdo nxënës fillon nga një mësues. Kështu ka qenë edhe për mua.

Nuk e ke filluar edhe ti ëndrrën tënde nga mësuesja jote? Unë po. Njoh mësuesen, mësuesit që i dhanë krah dhe jetësuan edhe ëndrrën e sime bije.Shpesh pyes veten nëse në 16 vitet e mia të mësimdhënies u shërbeva dhe unë nxënësve të mi, siç u kërkova dhe mësuesve të sime bije.

Nuk di a ia dola që përmes punës së pandalur dhe të vërtetave të përbotshme të kultivoja dijen, po aq sa edhe sjelljen e qytetarisë demokratike.Sa nxënës ndihmova të mësonin ndryshe përmes bashkëpunimit, debatit e të të ushtruarit?Sa arrita të ngjall dëshirën për të ndryshuar edhe tek të tjerë, që në të kundërtën  do të ishin në rrugë e problematikë për shoqërinë?

Përgjigjet përpiqem t’i gjej duke punuar së bashku me çdo mësues për kurrikulat dhe tekstet e reja, për programet e ndihmës për nxënësit e talentuar dhe me nevoja të veçanta, te klasat inteligjente, te shkolla qendër komunitare etj.Mirënjohje edhe për kontributin tënd.

Si drejtuese e arsimit  e di se Ti meriton edhe më shumë mbështetje. Vendosja e sistemit të ri të emërimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, është një pikë e rëndësishme kthese, por ende kemi shumë për të bërë.Vijojmë me një skemë të re kualifikimi, pasi, siç Ti e di, vlerësuam nevojat e secilit prej jush me një testim kombëtar.

Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma jote.Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve.Ndjesë për emocionet e mia, por dhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt.

Gëzuar dhe suksese!

 

Filed Under: Featured Tagged With: 2016, Lindita Nikolla, Mesazhi i Ministes, Per 7 Marsin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3017
  • 3018
  • 3019
  • 3020
  • 3021
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT