• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIKLIMET N’EVROPË MBI SHTETET E BASHKUARA TË BIDEN-IT

November 15, 2020 by dgreca

Nga ANGELO PANEBIANCO/

E përktheu nga Corriere della Sera” Eugjen Merlika /

Përgjigje ende nuk ka. Por ndoshta, të paktën mund të hartohen pyetjet e drejta.

Çfarë pëfaqëson për ne evropianët kryesia Biden? Është faqja amerikane e medaljes dhe ajo evropiane. Bëhet fjalë, në rradhë të parë, të kuptohet nëse Administrata Biden do të ketë apo jo fuqinë për të qepur lidhjet ndëratllantike të shqyera nga kombëtarizmi trumpian. Nuk do të kishte vetëm pasoja për politikat e brëndëshme, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Amerikës nëse, simbas shumë parashikimeve , Biden-i do të vërtetonte se do t’ishte një president i dobët, një mbret tra i hollë, i pazoti të përballë sa skajshmërinë e “radikalëve”(krahut skajor të së majtës) të partisë së tij, po aq sa dhe republikanët pro – Trump. Kush e di? Ndoshta parashikimet nuk do të dalin të sakta e Biden-i nuk do të shkojë të zgjasë listën e presidentëve të dobët të historisë amerikane. Ndonjë herë është detyra e marrë përsipër që i jep shtysën një njeriu. Në rradhë të dytë duhet të kuptohet se si do të zhvillohen marrëdhëniet ndërmjet Administratës dhe Kongresit. Parashikimi I përgjithshëm është për një polarizim politik – që nga një anë përsiat e nga tjetra ashpërson, polarizimi I shoqërisë amerikane – që do t’a bënte shumë të vështirë çdo lëvizje të Administratës. Ndoshta po e ndoshta jo. Nuk është e sigurtë se do t’ishte një dëm për Biden-in nëse republikanët do të ruanin kontrollin e Senatit ( varet nga votimi i dytë në janar në Gjeorgji). 

Nuk është e pamundur që republikanë të ndryshëm, mbas humbjes së Trump-it, të jenë të gatshëm të shkëputen nga qëndrimet e tij. Nëse, mbas pak kohësh, do të dëgjojmë Trump-in të shajë “tradhëtarët”, do të thotë se së paku një pjesë e republikanëve do të jetë ripozicionuar në pritje të një riorganizimi të partisë. Nuk duhet harruar se pavarësisht nga pasuesit e shumtë që ka, Trump-i është gjithsesi një i mundur (a do të kishtë qënë kështu pa Covidin?) dhe humbja shtyp e dobëson karizmën e humbësit. Në këto kushte, një kontroll republikan mbi Senatin dhe nevoja e traktativave të vazhdueshme ndërmjet Administratës e senatorëve republikanë do të mund të ndihmonin Biden-in t’a mbante drejt timonin e politikave të tij, duke mbajtur larg krahun e majtë të Partisë demokratike.

Në çdo rast, është e dukëshme që Biden sidoqoftë i leverdis Evropës. Do të mundohet të qepë marrëdhëniet ndëratllantike, duke filluar prej atyre mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Për një Evropë që edhe mbas aqë thirrjesh nuk është në gjëndje të kujdeset për sigurine e saj, ky sidoqoftë është një lajm i mirë. Por nuk duhen bërë shumë miklime. Lidhjet ndëratllantike janë të domosdoshme për Evropën por, me gjasë, nuk do të kenë më karakterin e dikurshëm. Është e vështirë që udhëheqja amerikane të jetë kaq e fuqishme dhe e efektëshme, siç ishte në kohën e luftës së ftohtë dhe ende më tepër, në periudhën “njëpolare” (dhjetëvjeçarët që pasuan fundin e Bashkimit Sovjetik).

Rënia relative e fuqisë amerikane (shprehje të së cilës, në mënyra të ndryshme, kanë qënë si presidenca Obama po ashtu si dhe ajo Trump) ndoshta mund të ngadalësohet nga Biden-i. Por është e pamundur të ketë ndryshim prirjeje. Kemi hyrë, për të qëndruar, në një epokë shumë polëshe: sot lëvizin në mënyrë të pavarur disa fuqi të mëdha e të mesme, siç nuk do të kishin mundur t’a bënin n’epokën e mbizotërimit amerikan dhe ushqejnë ëndrra rish-perandorake. Qepja e lidhjeve ndëratllantike, megjithëse e domosdoshme, nuk do të mjaftojë të sigurojë Evropën përballë belegëve e rreziqeve të shumëpolësisë së re.

Faqja tjetër e medaljes lidhet me atë që mund të bëjë në këto kushte Evropa. Mund të thuhej: mos pyet se çfarë mund të bëjë Amerika për Evropën. Pyet se çfarë mund të bëjë Evropa për vetveten dhe botën perëndimore në tërësinë e saj. Edhe këtu përgjigjet e mundëshme janë mjaft të ndryshme. Le të marrim vetëm temën e sigurisë. Ndjellamirët përfytyrojnë një Evropë që, e vetëdijshme për rreziqet dhe për faktin se një aleancë e ripërtërirë me Shtetet e Bashkuara, nuk do të mjaftojë për të garantuar sigurinë, do të rimarrë shpejt udhën e bashkimit politik, me të gjitha pasojat e nevojshme: edhe me themelimin e “aparateve” t’efektëshme evropiane të forcës që të përforcojnë ose t’i qëndrojnë krah për krah ndihmesës evropiane për NATO-n. Por sa realiste është shpresa e ndjellamirëve? Për shembull, cili politikan do të shkojë e t’u tregojë votuesve evropianë, duke mbajtur ndonjë shpresë t’arsyeshme për t’u rizgjedhur, se ata duhet të heqin dorë nga një pjesë e mirëqënies për të financuar “mbrojtjen evropiane”? Për më tepër: fuqia kryesore ushtarake e Evropës, Britania e Madhe, ka braktisur Bashkimin ndërsa Vëndi më i fuqishëm ekonomikisht, Gjermania, (mbas tre të katërtat të shekullit) nuk ka kaluar ende traumën e nazizmit e të luftës së Dytë botërore. Italia – Vëndi tjetër i mundur në luftë – nuk është më mirë. Mbetet vetëm Franca. Është i vetmi Shtet evropian – siç dëshmon prova e forcës me turkun Erdogan – i aftë t’i kundërvihet jo vetëm me lloqe kërcënimeve të mujsharëve. Ose që së paku përpiqet. Por nuk është realiste të përfytyrohet një Evropë që, në fushën e sigurisë të struket mbas Francës ose të pranojë me qejf një bashkëzotërim franko-amerikan. Mungojnë kushtet për të rigjetur, duke i a përshtatur kohëve, siç do të dëshëronte Macroni (por pa kundëramerikanizmin e de Gaulle-it) ëndrrën e lashtë goliste të një zotërimi francez mbi kontinentin e Vjetër.

Qepja e lidhjeve ndëratllantike i shërben përfytyresës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, sigurisë së Evropës edhe shëndetit të mirë të shoqërive liberale (perëndimore. Por nuk mjafton. Do të duhej edhe një përpjekje e Evropës që nuk duket se ka rezervat e nevojshme morale e psikologjike. Ngritja e problemit është e thjeshtë. Zgjidhja nuk është ashtu.

!Corriere della Sera”, 10 nëndor 2020      E përktheu Eugjen Merlika      

Filed Under: Analiza Tagged With: ANGELO PANEBIANCO, Eugjen Merlika, Fitorja e Biden, Miklimet

MË MIRË NJË FUND I ANKTHSHËM SE SA NJË ANKTH PA FUND

November 15, 2020 by dgreca

Shkruan:EUGJEN MERLIKA/

NJË  JETË  NË  DIKTATURË/

(Kujtime të një “armiku të klasës”)/

  “Ktu vaji e trishtimi/

Veç ndihet ndër shpija/

Ktu ndihet tingllimi /

I hekrave të mija/

E gjama e nji të shkreti/

Qi bjen vala e detit.”/

NDRE  MJEDA /

MË MIRË NJË FUND I ANKTHSHËM SE SA NJË ANKTH PA FUND/

Më 1974, në moshën tridhjetë vjeç, u martova me një vajzë të re që, kundra opinionit, pranoi të lidhë jetën me mua. Ajo sapo mbaroi atë vit shkollën e mesme dhe ne filluam jetën së bashku, në vështirësi për banesë, por me shpresë për një jetë më të qetë. Mendonim t’a ndërtonim atë jetë mbi frutin e djersës sonë të ndershme e, mbi të gjitha, të gjenim ngushëllim në harmoninë familjare. Mbaj mend vetëm një dhjetëditor të bukur në plazhin e Durrësit, pastaj retë e zeza e mbuluan, duke paralajmëruar shtrëngatën dhe një dimër të zgjatur pa fund.  

Me atë periudhë të vështirë lidhen dhe kujtimet e vajzës së xhaxhait që ne e kishim rritur në shtëpinë tonë dhe e kishim si fëmijën tonë. Ajo vazhdonte vitin e parë të gjimnazit në Lushnjë. Është e paimagjinueshme për botën e qytetëruar dhe aktualisht e pabesueshme dhe për rininë tonë, që një nxënëse në klasën e nëntë të përjashtohet nga shkolla vetëm sepse një shoqe e saj i kishte treguar në klasë një fletë reviste që paraqiste një femër në plazh me rroba banjoje! Ky ishte “sakrilegji”  që do të gjente si shkak këshilli pedagogjik e organizata e partisë për të këputur dëshirat e dy vajzave ende të parritura mirë, për të vazhduar mësimet. Kështu plotësohej “plani” i viktimave të luftës ideologjike e politike kundër “shfaqjeve të huaja”. Ky ishte versioni zyrtar i përjashtimit nga shkolla të Silvës. E vërteta ishte një tjetër, sa dramatike aq dhe e rëndomtë në sistemin kriminal në të cilin jetonim : Sigurimi i shtetit kishte dashur të bënte bashkëpuntore të saj Klorën, nënën e vajzës.  Kundërshtimit të saj për të bërë punën e spiunes ata i u përgjigjën me urdhërin e përjashtimit të vajzës nga shkolla. Ai urdhër u zbatua nga drejtuesit e shkollës, që merrnin mbi ndërgjegje një krim : atë të dënimit me mohimin e së drejtës për të vazhduar shkollën të një fëmije të pafajshëm. Do t’isha kurioz të di nëse i ka munduar ndonjëherë në vetvete ky fakt, apo është kaluar thjesht me justifikimin e zbatimit të një urdhëri që vinte nga organe që s’kishin asnjë lidhje me arsimin…..

Duhet të pohoj me sinqeritet se për mua qe një dhimbje e thellë kthimi i motrës tek prindërit e saj në Gradishtë e që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare të kapte kazmën për të rrëmihur tokën e për të nxjerrë bukën e gojës. Mbaj mend se më shpëtuan lot nga sytë, kur shumë rrallë në jetën time prej burri, qoftë dhe në vdekjet, kam derdhur lotë.

Më 1975 filluan pushimet nga puna. Në kuadrin e luftës kundër burokratizmit, unë dhe shokët e mi, specialistë ndërtimi me kategori të lartë u kaluam në bujqësi si punëtorë fushe. Kjo ishte llogjika e Rrapi Gjermenit që, për të plotësuar numrin e “burokratëve” të hequr nga aparatet, simbas orientimit të Komitetit Qendror, fuste emrat tanë në listat e shkurtimeve. Dëmi ekonomik i

shtetit ishte i dukshëm. Ne kishim mbajtur peshë në brigadat e ndërtimit me punën tonë të ndërgjegjshme e të kualifikuar, dhe papritmas këto brigada cungoheshin. Vërejtjeve të personelit inxhiniero-teknik në këtë drejtim iu kundërvu “lufta e klasave” në emër të së cilës merreshin këto masa, e për të cilën askush nuk mund të kundërshtonte. Kjo ishte një nga të këqijat e vogla në krahasim me ato që na prisnin në vitet e ardhme.

Në mars 1975 u arrestua Kurt Kola, një mik i imi. Filloi ajo periudhë ankthi që zgjati plot gjashtë vjet. “Më mirë një fund i ankthshëm se sa një ankth pa fund”. Nuk më kujtohet tani se kujt i përkasin këto fjalë; por gjatë këtyre viteve unë dhe shokët e mi të kampeve, e sigurisht familjet e tyre, e kemi vërtetuar plotësisht saktësinë e shprehjes. Çdo tre muaj arrestohej njëri prej nesh, në sektorë të ndryshëm të fermës së Lushnjës ku ishim shpërndarë. Më duket se diçka më shtrëngon fytin e s’më lë të mbushem me frymë dhe tani që i kujtoj ato vite të llahtarshme. Çdo ditë kur niseshim për në punë përshëndeteshim në heshtje me njerëzit e shtëpisë se ndoshta nuk ktheheshim në darkë. Ishte një torturë cfilitëse mendimi se nga një çast në tjetrin do mund të të viheshin hekurat në duar, për të të shkëputur nga gjiri i familjes. Më e tmerrshmja ishte se nuk dije si t’i ruheshe së keqes. Proçeset bëheshin për agjitacion e propagandë, dhe ky përcaktim ishte kaq i gjërë, sa që mund të të fajësonin edhe pa hapur gojën fare, mjafton të shikoje me bisht të syrit një bukë të djegur apo një domate të kalbur në banakun e shitësit. Këtu gjenin terren të aktivizoheshin dhe fundërrinat e shoqërisë, njerëzit pa kurrfarë vlere veç poshtërsisë që, vullnetarisht, e vinin në shërbim të së keqes, për të mbjellë dëshpërimin e personave, të familjeve, të fëmijëve, të mbarë shoqërisë. Kishte mes tyre dhe shokë nga tanët, që i quanim njerëz të mirë, shokë të vuajtjeve që nga fëmijëria, njerëz që i respektonim, i prisnim e i shkonim në shtëpi, por që, fatkeqësisht, ishin kthyer në varrmihësit tanë. Provokatorët gjenin mënyrat më të ndryshme për të zbatuar  detyrat e tyre, e ne u kthyem në memecë. Çdo gjë për të cilën bisedohej, nga punimi i tokës, tek vegla e punës, tek brigadieri, tek muzika, tek filmi, tek mallrat e dyqaneve, shërbimet e ndryshme, gjithçka që thuhej futej në veprimtari armiqësore. Prandaj e vetmja bisedë pa zarar ishte sporti e veçanërisht futbolli, për të cilin diskutonim me orë të tëra, pa kaluar në tema të tjera që ishin bërë tabu të paprekshme. Nuk guxonim të dilnim në qytet se mos “binim në sy”. Ishte problem rasti i vdekjeve ose i dasmave në shoqëri, ku grumbulloheshin shumë njerëz, sepse një fjalë e thënë pa qëllim mund të raportohej brenda pak orëve e stërholluar nga disa persona.

Për vite të tëra nuk shkova njëherë me gruan në kinema. I shmangeshim takimit me shokët, vetmia e trishtuar ishte e vetmja gjëndje normale e jona. Ndiqnim me sy të zgurdulluar çdo gaz që kalonte rrugës e sidomos targat 6701 e 6702 të cilat ishin bërë për ne si kuçedra që përpinin njerëz. Ankthi përpinte gjithë sektorin kur vinin ata me oficerët e Sigurimit brenda. Kush e kish rradhën sot? Kjo pyetje si një varré binte mbi trurin e secilit dhe vetëm kur largohej makina, lirohej frymëmarrja. Gjëndja bëhej tragjikomike po të merrej parasysh se secili e kishte atë ankth në shpirt e nuk guxonte t’ia shprehte askujt, as shokut përbri, as familjarëve vetë… Ndërkaq muajt e vitet kalonin duke gllabëruar në burgun e zi shokët tanë me radhë. Mbas Kurtit, Ahmeti, Eqeremi, Qemali, Fatmiri, Naimi, Mojsi, Deda, Leka…

Tashmë ankthi kishte marrë një tjetër formë torture. Frikës së arrestimit i shtohej presioni shkatërrues në të gjitha format, për t’u degjeneruar e për t’u bërë bashkëpunëtorë në krim, për të spiunuar dhe akuzuar shokun, mikun, deri dhe njeriun e afërm të gjakut. Ishte veprimtaria e Sigurimit të Shtetit, e njerëzve zotër të këtij vendi, që gëzonin të gjitha privilegjet, i shërbenin me zell këtyre privilegjeve dhe atyre që ua kishin dhënë. Përballimi i luftës me ta kërkonte gjakftohtësi, përvojë, vendosmëri, e mbi të gjitha karakter të fortë. Njerëzit me karakter të dobët u dorëzuan në këtë luftë, për t’i shpëtuar së keqes së tyre projektuan shkatërrimin e shokut, burgosjen e tij. Ishte një luftë e ashpër që i bëhej  ndërgjegjes së njerëzve, ishte përpjekja për të shkatërruar në themel gjithçka pozitive kishte shpirti i shqiptarit, e në rradhë të parë besën e mikpritjen. Ishte një tërmet që lëkundte themelet e kombit e krijonte një çarje vertikale që shkonte deri në thellësi të ndërgjegjes. I hiqej karakterit kombëtar ajo forcë që e kishte bërë të përballonte furtunat e historisë së bashku, mbillej përçarja, urrejtja, lufta mes njëri-tjetrit.

Këtë trysni, që për vite me rradhë kushtëzoi qënien time, vendosa ta shmang me një vendim skajor: të pranoj arrestimin dhe pasojat e tij për veten dhe familjen. Lija në shtëpi tre pleq, gruan dhe dy vajza të vogla. Në dorën e Zotit!

Arrestimi u krye më 25 Prill 1980, në punë. Erdhi Gazi i Degës me gjashtë veta, oficerë dhe policë. Ende sot ato gra lushnjare që punonin aty në stallat e Institutit e kujtojnë atë skenë. Shefi i sigurimit Kosta Ndini më pyeti: “Ti je nipi i Mustafa Krujës?”. Përgjigjes time pohuese ia ktheu me formulën e zakonshme: “Në emër të popullit je i arrestuar”. Tani që sjell para syve të mendjes atë çast fatkeq, më kujtohet shprehja e famshme e zonjës Roland para gijotinës: “Popull! Sa krime bëhen në emrin tënd!..”

Mbas arrestimit u paraqita te hetuesi. Ky ishte një djalë i ri nga Skrapari. Hetuesinë me të e kalova mirë. Ndryshe nga shumë shokë të mij që i urrenin hetuesit e tyre, unë për Bashkim Cakën nuk kam as zemërimin më të vogël; nesër po ta takoj mund të rri me të e të pi ndonjë gotë birrë.

Tensionit të ditëve të para për akuzën, i zuri vendin zhgënjimi i plotë kur mora vesh se shoku im i ngushtë ishte akuzuesi kryesor për krimin tim të “agjitacionit e të propagandës, për minimin e rrëzimin e pushtetit popullor”.

Si një film më kalonte para sysh jeta jonë. Njohja jonë datonte para më shumë se një të katërt shekulli. Kishim qenë bashkë shokë klase që në të parën gjimnaz, shokë vuajtjesh në të njëjtat kushte të internimit. Kishim ndarë bashkë kafshatën e gojës, gëzimet dhe hidhërimet. Me të vërtetë rrugët tona u ndanë, sepse ai u bë arsimtar dhe vazhdoi universitetin me korrespondencë, ndërsa unë u bëra murator dhe s’pata mundësi të vazhdoja shkollën e lartë. Por ne mbetëm shokë, miq. Nuk kishte tavolinë që të shtrohej në shtëpinë time pa praninë e tij. Unë nuk dyshoja se mbas sjelljes së tij prej Urjah Hipi fshihej pabesia, nuk mund t’a merrnja me mend se shoku im e ngrinte ndërtesën e pozitës së tij shoqërore si arsimtar mbi gërmadhat e fatkeqësisë sime apo të shokëve të tjerë. Kur ishte ai ushtar unë sa herë e pata ndihmuar, isha pranë tij në fatkeqësinë e burgosjes së të atit. Ai ishte i zgjuar, me kulturë, plot mirësjellje e dhembshuri me njerëzit e familjes sime; si kishte mundësi të më groposte mua? Në emër të çfarë ideali arrinte ai në këtë humnerë shoqërore, si flinte i qetë në shtratin e tij bashkëshortor? Si i duronte shikimet e pafajshme të vogëlusheve të mia? Si mund të dilte para nënës sime, për të cilën thoshte se kishte shumë respekt? A ekzistonte Ferri i Makbetit për tipa të tillë?

Grabian, qershor 1990

Vijon

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Fund i ankthshem, se nje ankth pa fund

A do të pranojë humbjen Donald Trump?

November 15, 2020 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi/

Një javë pasi demokrati, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit, Donald Trump, marshuan në Uashington, për të protestuar ndaj rezultateve, dhe për t’i bërë jehonë pretendimeve të tij – të pabazuara ( deri tani)- për mashtrim zgjedhor. 

Duke mbajtur flamuj dhe të veshur me kapele të stolisura me parullën e Trumpit “Make America Great Again – MAGA”, demonstruesit marshuan nga një shesh afër Shtëpisë së Bardhë deri te Gjykata Supreme. Njerëzit brohorisnin “USA, USA” dhe “katër vjet më shumë” dhe mbanin shenja që shprehnin pakënaqësi me procesin e votimit. 

Pres. Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë filluar një sërë sfidash ligjore, pavarësisht se zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë se ata nuk panë prova të shumta të parregullsive serioze. Trump ende nuk e ka mbajtur fjalimin e zakonshëm të humbjes, dhe është zotuar të vazhdojë me kundërshtimin e tij. Avokatët e tij kanë filluar një seri betejash të ashpra ligjore kundër rezultateve në disa shtete dhe deri më tani nuk kanë arritur ndonjë sukses të dukshëm.

Normalisht, ajo që ndodh midis Ditës së Zgjedhjeve dhe Ditës së Përurimit është një seri formalitetesh të cilave pak njerëz duket se u kushtojnë vëmendje. Por refuzimi i Presidentit Trump për të pranuar se ka humbur ndaj Presidentit të zgjedhur Joseph R. Biden Jr., dhe pranimi i republikanëve të lartë për përpjekjet për të vërtetuar procesin demokratik, kanë bërë që dalin në pah çështje të çuditshme procedurale.

Për të siguruar rizgjedhjen, Trump do të duhet të përmbysë epërsinë e Biden në disa shtete, një rezultat që shumica e analistëve thonë se nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Fushata e Trump megjithatë shënoi një fitore ligjore më 14 nëntor kur një gjykatës i Pensilvanisë urdhëroi qarqet të mos numërojnë një numër të vogël të fletëvotimeve me postë, ose të rasteve kur votuesi nuk paraqiti identifikimin e vlefshëm në kohë.  

Çfarë ndodh tani? Si i vërtetojnë shtetet rezultatet e këtyre të zgjedhjeve?

Zyrtarët e qarkut ose bashkisë – të cilido nivel të qeverisë është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar – duhet të numërojnë të gjitha fletët e votimit, të kontrollojnë dyfishin e totalit dhe të sigurohen që çdo votë e vlefshme të përfshihet. Problemi është se procedurat e sakta ndryshojnë nga shteti në shtet. 

Pastaj zyrtarët e zgjedhjeve raportojnë çështjet e tyre përfundimtare në shtet, dhe pastaj zyrtari kryesor i zgjedhjeve i cili – shpesh, por jo gjithmonë, është Sekretari i Shtetit – i cili përpilon rezultatet dhe ia paraqet guvernatorit. Shtetet përcaktojnë edhe afatet e tyre për këtë; disa e kanë kryer tashmë, dhe afati i fundit është ai i Kalifornisë më 11 dhjetor.

Guvernatorët duhet t’i dërgojnë Kongresit një “certifikatë konstatimi” me totalin e votave të certifikuara të shteteve të tyre dhe emrat e zgjedhësve të tyre përpara 14 dhjetorit, kur do të mblidhet Kolegji Zgjedhor. Por ka një nxitje të fortë për ta bërë atë sa më herët, sepse rezultatet e certifikuara duhet të jenë gati qysh nga 8 Dhjetori, i njohur si afati i sigurt, për ato rezultate që nuk janë të sfiduara.

Fushata Trump ende mund të paraqesë akuza në një proces gjyqësor, duke sfiduar rezultatet të vërtetuara brenda afatit të i sigurt – çdokush mund të paraqitet në një proces gjyqësor, edhe nëse është i pa merituar.  Deri tani një taktikë kryesore e fushatës Trump dhe grupeve konservatore ka qenë përdorimi i proceseve gjyqësore dhe manovrave të tjera në përpjekje për të parandaluar shtetet që të vërtetojnë rezultatet e tyre, ose të paktën të vonojnë procesin aty ku ata dyshojnë që ka shkelje dhe kjo është brenda të drejtës demokratike. Ideja është, pjesërisht, që nëse zyrtarët e zgjedhjeve nuk mund të vërtetojnë fitoret e Z. Biden me kohë, legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga Republikanët mund të ndërhyjnë dhe të caktojnë zgjedhës/elektorë pro-Trump në kolegj.

Në Georgia, Z. Trump bëri thirrje dhe sekretari republikan i shtetit autorizoi, një rinumërim me dorë, i cili mund të tejkalojë afatin e certifikimit. Akoma, ky afat është një muaj larg dhe gjykatat mund të ndërhyjnë nëse zyrtarët duket se po e zgjasin artificialisht rinumërimin. Demokratët pretendojnë se kapërcimi i mbi 14,000 vota të Z. Biden është një pengesë e jashtëzakonshme për ta kapërcyer dhe ai nuk ka nevojë për votat elektorale të Gjeorgias se mund të fitojë gjithsesi dhe pa to. 

Në Pensilvani dhe Miçigan, Republikanët kanë ngritur padi për të bllokuar certifikimin bazuar në akuza t ose numërim të parregullsive. Por gjyqtarët kanë refuzuar plotësisht ankesat e fushatës Trump deri më tani, dhe kryesitë e Z. Biden janë jashtë diapazonit të rinumërimit: më shumë se 50,000 vota në Pensilvani dhe gati 150,000 në Michigan.

Numri i fletëve të votimit besohet të jetë disa mijëra, të cilat janë shumë pak për të ndryshuar rezultatin në Pensilvani, ku Biden mban një epërsi prej rreth 55,000 votash. Gjykatat në Pensilvani dhe dy shtete të tjera – Arizona dhe Michigan – kanë hedhur poshtë padi të tjera. Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë, përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve thanë më 12 nëntor se nuk kishte “asnjë provë” që votat në ndonjë mënyrë ishin të komprometuara ose të ndryshuara.

Çfarë është kolegji zgjedhor ?

Në SHBA nuk vendos shumica popullore se kush zgjidhet president, por ato që quhen kolegje elektorale. Janë 538 gjithsej që llogariten, nga një “kolegj” (votë) për çdo anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve (435 të ndarë sipas popullsisë së shteteve – që shpjegon se pse disa shtete kanë më shumë peshë se të tjerët), nga një për çdo anëtar të Senatit (100 në total nga dy për çdo shtet), plus 3 për kryeqytetin Washington DC. New Yorku p.sh ka 29 kolegje zgjedhore, Pennsylvania 20, Wisconsin vetëm 10 e kështu me radhë. Që të zgjidhesh president duhet të fitosh aq shtete sa të mbledhësh të paktën 270 kolegje elektorale.

Kushtetuta e SHBA përmban shumë pak dispozita në lidhje me kualifikimet e zgjedhësve. Neni II, seksioni 1, klauzola 2 parashikon që asnjë Senator ose Përfaqësues, ose Person që mban një Zyrë të Mirëbesimit ose Përfitimit Zyrtar në Shtetet e Bashkuara, nuk do të emërohet zgjedhës. Si atavizëm historik, amendamenti i 14-të parashikon që zyrtarët shtetërorë të cilët janë angazhuar në kryengritje ose rebelim kundër Shteteve të Bashkuara ose u kanë dhënë ndihmë dhe akomodim armiqve të tyre s’kualifikohen nga shërbimi si zgjedhës. Ky ndalim lidhet që me epokën pas Luftës Civile. Certifikatat e konstatimit të secilit shtet konfirmojnë emrat e zgjedhësve të tij të caktuar. Certifikimi i një Shteti për zgjedhësit e tij zakonisht është i mjaftueshëm për të vendosur kualifikimet e zgjedhësve.

Kush i zgjedh zgjedhësit anëtarët e Kolegjit?

Zgjedhja e zgjedhësve të secilit shtet është një proces me dy pjesë. Së pari, partitë politike në secilin shtet zgjedhin listat e zgjedhësve të mundshëm diku para zgjedhjeve të përgjithshme. Së dyti, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, votuesit në secilin shtet zgjedhin zgjedhësit e shtetit të tyre duke hedhur votat e tyre. Pjesa e parë e procesit kontrollohet nga partitë politike në secilin shtet dhe ndryshon nga shteti në shtet. Në përgjithësi, partitë ose emërojnë listat e zgjedhësve të mundshëm në konventat e tyre partiake të Shtetit ose ata i zgjodhën ato me një votë të komitetit qendror të partisë. Kjo ndodh në secilin shtet për secilën palë sipas rregullave që ka shteti palë dhe (ndonjëherë) dhe të ndërhyrjes së partisë kombëtare për procesin. Kjo pjesë e parë e procesit rezulton që secili kandidat për President të ketë listën e tij unike të zgjedhësve të mundshëm.

Partitë politike shpesh zgjedhin individë për propozimin që të njohin shërbimin dhe përkushtimin e tyre për atë parti politike. Ata mund të jenë zyrtarë të zgjedhur nga shteti, udhëheqës të partiakë shtetërore ose njerëz në shtet që kanë një lidhje personale ose politike me kandidatin e Presidentit të partisë së tyre.

Pjesa e dytë e procesit ndodh gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Kur votuesit në secilin shtet hedhin votat për kandidatin presidencial të zgjedhur prej tyre, ata po votojnë për të zgjedhur zgjedhësit e shtetit të tyre. Emrat e zgjedhësve të mundshëm mund të shfaqen ose jo në fletëvotime nën emrin e kandidatëve presidencialë, në varësi të procedurave të zgjedhjeve dhe formateve të votimit në secilin shtet.

Pas kësaj zgjedhësit e mundshëm të kandidatit presidencial fitues emërohet si zgjedhës i Shtetit – përveç shteteve Nebraska dhe Maine, të cilët kanë shpërndarje proporcionale të zgjedhësve. Në Nebraska dhe Maine, fituesi i Shtetit pranon dy zgjedhës dhe fituesi i secilit rreth kongresist (i cili mund të jetë i njëjtë me fituesin e përgjithshëm ose një kandidat tjetër) merr një zgjedhës. Ky sistem lejon Nebraska dhe Maine të japin zgjedhës për më shumë se një kandidat.

Çfarë ndodh në Kolegjin Zgjedhor 

Më 14 dhjetor, zgjedhësit e secilit shtet do të hedhin zyrtarisht votat e tyre. Shumica e shteteve kanë ligje që u kërkojnë zgjedhësve të votojnë për kandidatin për të cilin ishin zotuar (në pothuajse të gjitha rastet, fituesin e votës popullore të shtetit të tyre), duke kufizuar mundësinë e “zgjedhësve pa besim”. (Në vitin 2016, ishin disa , por ata nuk e ndryshuan rezultatin përfundimtar.) 

Një ndërlikim i mundshëm – por, përsëri, tepër i vështirë – do të ishte nëse një legjislaturë e një shtetit në një farë mënyre do të arrinte të emëronte një elektor pro-Trump dhe ta mbronte atë kundër sfidave ligjore, ndërsa guvernatori certifikoi një propozim elektori pro-Biden përmes procesit normal nga grupe zgjedhësish. Në këtë rast, do të varet nga Kongresi për të vendosur se cila listë do të numërohej.

Nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese ose ligj federal që kërkon që zgjedhësit të votojnë sipas rezultateve të votës popullore në shtetet e tyre. Disa shtete, megjithatë, u kërkojnë zgjedhësve të japin votat e tyre sipas votës popullore. Këto zotime ndahen në dy kategori – zgjedhës të lidhur me ligjin e Shtetit dhe ata të lidhur me premtime për partitë politike. Gjykata e Lartë e SHBA ka thënë se Kushtetuta nuk kërkon që zgjedhësit të jenë plotësisht të lirë të veprojnë siç zgjedhin dhe për këtë arsye, partitë politike mund të nxjerrin premtime nga zgjedhësit për të votuar për të emëruarit e partive. Disa ligje të Shtetit parashikojnë që të ashtuquajturit “zgjedhës pa besim” mund t’i nënshtrohen gjobitjes ose mund të skualifikohen për hedhjen e një vote të pavlefshme dhe të zëvendësohen nga një zgjedhës zëvendësues. Gjykata e Lartë vendosi (në vitin 2020) që Shtetet mund të vendosin kërkesa për mënyrën e votimit të zgjedhësve. Asnjë zgjedhës nuk është ndjekur penalisht për mos votim sipas premtimit. Sidoqoftë, disa zgjedhës u skualifikuan dhe u zëvendësuan, dhe të tjerët u gjobitën, në 2016 për dështimin në votimin e premtuar.

Rrallë ndodh që zgjedhësit të mos marrin parasysh votën e popullit duke hedhur votën e tyre elektorale për dikë tjetër përveç kandidatit të partisë së tyre. Zgjedhësit zakonisht mbajnë një pozicion drejtues në partinë e tyre ose u zgjodhën të njohin vitet e shërbimit besnik ndaj partisë. Gjatë gjithë historisë amerikane si komb, më shumë se 99 përqind e zgjedhësve kanë votuar siç kanë premtuar.

Në 2016, Hillary Clinton mori tre milion vota më shumë se Donald Trump, mirëpo ndërsa fitoi shumë thellë në disa shtete, Trump arriti të marrë me vetëm 150 mijë vota më shumë tre shtete kyçe që i dhanë më shumë kolegje zgjedhore. Trump fitoi 304 me 227. Ndërsa 7 shkuan për kandidatë të tjerë – të ashtuquajtur vota “të pabesa”.

Atëherë, a është Kongresi që do të vërtetonte rezultatet?

Ndonëse rezultatet shpesh shpallen që në natën e zgjedhjeve, të martën e parë e Nëntorit, votuesit e kolegjeve elektorale mblidhen vetëm “të hënën e parë pas të mërkurës së dytë të Dhjetorit” që këtë vit është 14 Dhjetori. Pas kësaj, sipas kushtetutës, e drejta për ta zgjedhur Presidentin i kalon Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, kurse për të zgjedhur zv-Presidentin i takon Senatit Amerikan.

Mirëpo, edhe këtu nuk votohet në mënyrë individuale nga kongresistët. Votojnë shtetet. Domethënë kongresistët nga një shtet mblidhen dhe vendosin se kujt do t’ia japin votën. Dhe ndonëse Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, Republikanët kanë shumicën e kongresistëve që vijnë prej 26 shteteve, kurse demokratët vetëm në 23 prej tyre. Kurse Pennsylvania është barazim.

Më 6 janar, Kongresi do të numërojë dhe vërtetojë votat elektorale. Në çdo vit normal nga distanca, çertifikatat shtetërore dërgohen deri më 8 dhjetor ose, më së voni, por më 14 dhjetor – supozohet të jetë fundi i mosmarrëveshjeve, dhe gjithçka pas kësaj do të jenë formalitetet. Sipas të gjitha gjasave, ky mund  të jetë rasti edhe këtë vit. Por në një rast të pamundur që legjislaturat shtetërore dhe guvernatorët të emërojnë lista të kundërta, atëherë Kolegji do të duhet të zgjedhë.

A është e mundur që Republikanët të jenë në gjendje të përmbysin rezultatet e zgjedhjeve?

Është e mundur, po, të dalësh me skenarë në të cilët ligjvënësit ose gjykatësit krijojnë një mandat të dytë të Trump dhe ta zhytin kombin në një krizë kushtetuese. Por edhe me një Gjykatë Supreme konservatore, një Senat të udhëhequr nga Republikanët dhe komisione kongresiste të drejtuara nga Republikanët në shumicën e shteteve, megjithatë ekspertët e ligjit zgjedhor janë të bindur se kjo nuk do të ndodhë.

Diçka e tillë në të vërtetë ndodhi në vitin 1960: Guvernatori i Hawaii vërtetoi një fitore prej 141 votash për Richard M. Nixon, por një rinumërim i ktheu John F. Kennedy shtetit dhe rezultatet nuk ishin përfundimtare kur u mblodh Kolegji Zgjedhor. Piketat ishin të ulëta – votat elektorale të Hawaii nuk kishin asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, të cilat Kennedy i fitoi – por Kongresit iu desh të zgjidhte mosmarrëveshjen. Vetë Nixon, duke kryesuar Senatin si nënkryetar i ulur, bëri thirrje për pëlqimin unanim për të numëruar listën pro-Kennedy.

Në versionin teorik të këtij skenari të 2020, tha Z. Greenbaum, ligji federal sugjeron që Kongresi duhet të favorizojë listat e guvernatorëve.

Por le të themi që Kongresi i qëndroi palës së partisë, që do të thotë se Kongresi Demokrat zgjodhi propozimin e një guvernatori pro-Biden dhe Senati Republikan zgjodhi propozimin e një legjislature pro Trump. Edhe në rastin e një ngërçi të tillë në Kongres, ligji federal dikton që lista e zgjedhur nga “ekzekutivi” i shtetit në fjalë do të mbizotërojë, sipas David Boies, i cili ishte avokati kryesor i Al Gore në rinumërimin e Florida 2000.

Ka disa paqartësi, tha z. Boies, në lidhje me atë nëse “ekzekutivi” i referohet guvernatorit ose sekretarit të shtetit. Por në të tre shtetet kryesore – Michigan, Pennsylvania dhe Ëisconsin – të dyja figurat janë demokratë.

“Ai nuk ka asnjë shans të përmbysë rezultatin – është thjesht e pamundur”, tha Gerry McDonough, një avokat demokrat i zgjedhjeve i cili punoi për ekipin ligjor të Zëvendës Presidentit Al Gore në rinumërimin e vitit 2000 në Florida. Për NY Times “Unë jam një avokat i rinumërimit këtu në Massachusetts dhe marr kërkesa nga njerëzit gjatë gjithë kohës dhe ata thonë,” Unë jam vetëm 50 vota prapa dhe ne jemi të sigurt që kishte këta aktorë të këqij. ” ashtu ”.

Rinumërimi i vitit 2000 në Florida erdhi pasi George W. Bush mbajti një epërsi jozyrtare prej vetëm 1,784 votash ndaj Z. Gore në mëngjes pas Ditës së Zgjedhjeve; diferenca e tij përfundimtare fituese në shtet ishte 537 vota.

Diferenca më e madhe për t’u përmbysur në një rinumërim të fundit erdhi në garën e Senatit të Minesotës 2008, kur një diferencë prej 215 votash për Senatorin Norm Coleman, një Republikan në detyrë, u përmbys, duke u bërë një avantazh prej 312 votash për Al Franken, kandidat Demokrat, pasi gjykata vendosi që qindra fletëvotime të munguara u refuzuan gabimisht.

Çfarë ndodh nëse Trump nuk pranon humbjen?

Gati dy javë pas zgjedhjeve, Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen, edhe pasi ish Zëvendës Presidenti Joe Biden siguroi votat e mjaftueshme elektorale për t’u bërë president i zgjedhur duke fituar shtetet kryesore të fushës së betejës. Sipas disa përdoruesve të mediave sociale, nëse Trump refuzon të pranojë dhe vazhdon të kundërshtojë rezultatet, ai mund të ketë ende një rrugë drejt fitores.

Javët e ardhshme mund të jenë kaotike. Ato mund të minojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të çimentojnë besimin e mbështetësve të Trump se zgjedhjet ishin “të vjedhura”. 

Fletëvotimet postare do të kenë shumë të meta që avokatët Trump të kapin. Për shembull, nëse një votues jep një adresë tjetër, ose një version tjetër të emrit të tij të tillë si Joe për Joseph ose Richie për Richard, ose nëse ka një ndryshim në nënshkrim, secili prej tyre mund të bëhet një bazë për mosmarrëveshje. Tani këtu vjen kapja. Shteteve u kërkohet të finalizojnë emërimin e 538 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor deri më 8 dhjetor. Kolegji Zgjedhor do të duhet të takohet zyrtarisht deri më 14 Dhjetor për të “zgjedhur” Presidentin. 

SHBA dhe madje bota janë mësuar të zgjedhin Kolegjin Zgjedhor me votën e popullit, por asgjë në Kushtetutën e SH.B.A. nuk thotë se duhet të jetë kështu. Artikulli II, seksioni 1 thotë: “Secili shtet do të emërojë, në atë mënyrë që Legjislatura e tij mund të drejtojë, një numër zgjedhësish, të barabartë me numrin e plotë të senatorëve dhe përfaqësuesve për të cilët shteti mund të ketë të drejtë në Kongres.”

Republikanët kontrollojnë guvernatorët dhe legjislaturat shtetërore shumë nga shtetet vendimtare. Kështu, këto shtete mund, në mungesë të një vote popullore, të emërojnë ata zgjedhësit.

Në ditët pas zgjedhjeve, Z. Trump dhe ndihmësit e tij të lartë dhe disa mbështetës të tyre kanë pretenduar se votimi në shtetet kryesore u shënua nga mashtrim i shfrenuar, por ata ende nuk kanë dokumentuar ndonjë provë të keqpërdorimit të gjerë të votimit. Zyrtarët e zgjedhjeve në të 50 shtetet i thanë The Neë York Times këtë javë se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë mashtrimi apo keqpërdorimesh të tjera zgjedhore në shtetet e tyre. Çdo ditë që kalon pa dhënë z. Trump prova gjyqësore të mashtrimit në votim i bën shanset e tij ligjore më të gjata, thanë avokatët demokratë dhe republikanë.

“Rruga për të fituar ai është të jesh në gjendje të mbështesësh retorikën e tij dhe të gjesh mashtrime dhe parregullsi të mjaftueshme në mjaft shtete individuale për të përmbysur rezultatet e tyre,” tha Ben Ginsberg, një avokat republikan i cili punoi për Z. Bush në zgjedhjet e vitit 2000, dhe i cili në pension këtë vit dhe u kthye kundër z. Trump.

 “Deri më tani, ata kanë dështuar plotësisht ta bëjnë atë dhe, bazuar në regjistrat e tyre gjyqësorë, nuk janë askund afër.”

Pa asnjë shans për të ndryshuar rezultatin e votës popullore në shtetet e fushës së betejës, avokatët thanë se strategjia ligjore e Z. Trump, siç është një, duket se ishte një përpjekje për të vonuar certifikimin e zyrtarëve të zgjedhjeve shtetërore të Z. Biden si fitues, i cili mund të hedhë çështja e emërimit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor në legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga Republikanët.

Pyetja e madhe, çfarë do të ndodhë  më vonë?

Edhe kjo teori mbështetet në një seri goditjesh , të gjitha duke qenë të suksesshme në shumë shtete njëkohësisht – gjë që sigurisht do të rezultonte në zemërim të gjerë publik për përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve të vendosura.

 Presidenti amerikan Donald Trump e pranon për herë të parë fitoren e kandidatit demokrat Joe Bidenit.Ai me anë të një shkrimi në Twitter potencon që zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar.

“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump.

Nëse kjo ndodh, duke pasur parasysh shtetet e parashikuara “të kuqe” që votojnë për të, Donald Trump shumë mirë mund të konsiderohet se është zgjedhur ose të vendosë që ai është ende Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara. Çështja pothuajse me siguri do të duhet të zgjidhet nga Gjykata Supreme e SHBA. Por tendencat e tij janë kuptuar mirë. Cilado qoftë vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë, ai vendim nuk ka gjasa të vijë në kohë para 20 Janarit 2021, kur SH.B.A. tradicionalisht betohet për Presidentin në shkallët e Kapitolit për një mandat në detyrë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, bota do të duhet të jetojë me Presidentin Donald Trump edhe për ca kohë. Por dëmtimi i institucioneve demokratike mund të jetë afatgjatë.

“Ja çfarë ndodh, e vërtetë, një e vërtetë e thjeshtë. Gjëja më e fuqishme që ruan paqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (koncesioni) pranimi i humbjes nuk kërkohet nga ligji; është thjesht një zakon, ” Është e vërtetë që koncesioni nuk kërkohet nga ligji i ShBA, megjithëse asnjë kandidat presidencial në historinë moderne nuk ka refuzuar të pranojë, por sidoqoftë Presidenti në ikje duhet të lërë Shtëpinë e Bardhë. 

Nuk ka asnjë kërkesë ligjore ose kushtetuese që humbësi në zgjedhjet presidenciale duhet të pranojë. Është një mirësjellje e thjeshtë që filloi në 1896. një telegram që William Jennings Bryan i dërgoi William McKinley dy ditë pas zgjedhjeve: Dhe ai telegram ishte ky; Rezultatet tregojnë zgjedhjen tuaj, dhe unë ngutem t’u bëj urimet e mia. Ne ia kemi dorëzuar çështjen popullit amerikan dhe vullneti i tyre është ligji”. Këto dy fjali konsiderohen të jenë koncesioni i parë publik në politikën presidenciale të SHBA dhe tradita ka vazhduar në një formë ose në një tjetër në çdo zgjedhje që prej asaj kohe. Al Smith dha koncesionin e parë në radio në 1928 pasi humbi ndaj Herbert Hoover. Në vitin 1940, dashamirët e filmit shikuan Wendell Willkie që po pranonte për FDR në kinoditarët para filimit.  Dhe në 1952, Adlai Stevenson dha koncesionin e tij në televizionin drejtpërdrejt ndaj Dwight Eisenhower.

Sidoqoftë, tha përdoruesi i Facebook Shane Vaughn në një video të postuar më 8 nëntor pretendon se Trump ka një “ilaç kushtetues për dilemën e tij” dhe, nëse Trump refuzon të pranojë dhe kundërshton rezultatet në gjykatë për t’i parandaluar ato që të certifikohen, amendamenti i 12-të i Kushtetutës së SHBA do t’i referojë vendimin Dhomës.

“Kjo ka ndodhur dy herë në histori,” tha Vaughn. “Kam një ndjenjë që po rregullohet të ndodhë përsëri”.

Por në planin afatshkurtër, është praktikisht e paimagjinueshme që gjithçka do të ndodhë përveç kësaj: Më 20 Janar 2021, Z. Biden do të ngrejë dorën e djathtë, do të bëjë betimin e zyrës dhe do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Featured Tagged With: a do ta pranoje, humbjen Trump, Rafael Floqi

Dhimotiki e sjellur nga era apo Shqip nga rrënjët?

November 15, 2020 by dgreca

Shkruan:Prof. Saimir LOLJA/

Më 20 Tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe osmane. Në Gusht 1828, ushtria franceze zbarkoi në jug të Gadishullit Dorik e hyri në luftime kundër forcave të Ibrahim Pashës. Në periudhën Prill 1928 – Shtator 1829, ndodhi Lufta Ruse-Turke e cila u mbyll me shumë humbje për perandorinë osmane. Për shembull, ajo pranoi autonominë e principatës fetare të quajtur “Servia”.

Të treja ato ngjarje ushtarake e detyruan perandorinë osmane të pranonte Protokollin e Londrës të datës 22 Mars 1828 me të cilin perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës patën vendosur të krijohej principata fetare autonome me emrin “Greqi” brenda perandorisë osmane. Emri “Greqi” rridhte prej gjuhës Shqipe dhe sipërfaqja e shtetit të sapo firmosur qe afërsisht sa 1/6 e Greqisë së sotme. Ishte hera e parë në histori që krijohej një shtet me emrin “Greqi”. Kuvendi III Popullor në 4 Maj 1827 vendosi që kryeqendër të ishte qyteza Nafplion në jug të Gadishullit të Moresë. 

Pas pushtimit të Qytetit të Konstandinit prej osmanëve-arabëve në vitin 1453, Patriarkana e atyshme u bë Komiteti Qendror i komisarëve kishtarë lindorë në shërbim të Sulltanit osman. Bashkë me komisarët hoxhallarë ata i shërbyen perandorisë aziatike për të përparuar drejt perëndimit dhe rrënuar Europën. Në shekullin XVIII, komisarët kishtarë lindorë rrëshqitën në lugun e perandorisë kishtare ruse. Popullatat arbërore të jugut të Gadishullit Ilirik dhe priftët e tyre të kishës lindore që nuk pranuan gjendjen e re dhe nuk i bënin ballë dallgëve aziatike-osmane-arabe-mongole u zhvendosën në jugun e Italisë dhe Siçili. Dhe janë aty edhe sot pas 500 vjetësh si një dëshmi e pandërprerë dhe e gjallë me gjuhën, trashëgiminë, kulturën, veshjen dhe artin Shqip bashkë me priftët e tyre që vazhdojnë të kryejnë shërbesat në Shqip dhe të ruajnë gjuhën Shqipe.

Në Kuvendin IV Popullor që u mbajt në datat 11 Korrik – 6 Gusht 1829 në qytezën Argos, pranë Nafplionit, u shtrua pyetja se cila do ishte gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Do zgjidhej Shqipja e arbërve-arvanitas apo gjuha Katharevousa e kishës dhe e organizatës së fshehtë fetare Filiki Eteria të Rusisë? Kisha lindore dhe pas vitit 1814 organizata Filiki Eteria kishin punuar që urrejtja fetare kundër muslimanëve të trondiste vetëdijen kombtare arbërore të arvanitasve të krishterë. Arbanitët ishin vetëm luftëtarë të pashkollë që si komisarë kishin priftët e kishës lindore. Ndërkohë, gjuha Shqipe e shkrojtur nuk qarkullonte as në Europë.  

Veç kishës, politikën e brendshme dhe të jashtme e bënin agjentët e Rusisë, Britanisë dhe Francës. Edhe në ato Kuvende Popullore grupimet politike ishin haptas nën emrat Partia Ruse, Partia Franceze e Partia Britanike. Prandaj, ndonëse përfaqësuesit arvanitas të krishterë që flisnin hapur Shqip përbënin dukshëm mbi 80% të Kuvendit IV Popullor, ata nuk qenë regjisorët e teatrit të atij Kuvendi. Si rrjedhim, arbanitët e krishterë të mashtruar dhe pa kuptuar se çfar shkruhej duartrokitën shfaqjen e vënë në atë skenë.  

Ai Kuvend vendosi që si gjuhë zyrtare për shtetin me emrin “Greqi” të ishte gjuha Katharevousa e kishës lindore, e përshtatur. Prandaj atë e quajtën gjuha popullore (Dhimotiki), e cila sot është gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Ai vendim qe i nevojshëm për komisarët kishtarë lindorë dhe agjentët perandorakë, veçanërisht të Rusisë si bie fjala arvanitasi Jani Kapodistria (Gjon Gjika). Sepse, iu plotësohej gatimi i vetëdijes “kombtare greke” të cilës i nevojitej të ishe i krishterë lindor edhe në emër, të mësoje “greqishten” Dhimotiki dhe të urreje muslimanët, osmanët, turqit, dhe arvanitasit muslimanë.  

Perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës firmosën Protokollin tjetër të Londrës më 3 Shkurt 1830 që kthente Greqinë si shtet të pavarur dhe me Konferencën e Londrës në Maj 1832 e përkufizuan atë si mbretëri. Princi bavarez 17 vjeçari Otto Friedrich Ludwig u caktua të ishte Mbreti i Greqisë. Britania dhe Banka Rothschild preu paranë dhe ia dha në formë huaje shtetit të ri “Greqi”.

Arbërit vazhduan ta flisnin e përdornin Shqip siç patën bërë për 2000 vjet nën perandoritë romake latine dhe lindore ndërkohë që si qytetarë quheshin romakë-romanë-romaioi-romioi. Vendimi për gjuhën që doli prej Kuvendit të vitit 1829 hapi portat e ujit të një propagande që pat filluar të grumbullohej nga mesi i shekullit XVIII në Europën qendrore e perëndimore. Ujë i shumtë pat qenë nisur të mblidhej prej historianit gjerman të artit dhe arkeologjisë Johann Joachim Winckelmann (1717-1768). Ngjyrës së ujit ai i dha emrin “Helenizëm”, pa e kuptuar se fjala që kishte përdorur ELINA-S ishte e gjuhës Shqipe. Edhe pse atë fjalë ia këshilloi me mirësi mbledhësi i famshëm i sendeve të lashta kardinali Alessandro Albani. Edhe pa e menduar se një komb nuk mund të dallohet në terrin e 3000 vjetëve më parë me anë të emrit të një gruaje tek një përrallë Homerike, qoftë e lashtë. 

Si narcis, homoerotik e pedofil që ishte, ai krijonte me ëndërrimet e tij, të cilat i botonte, një “Greqi” të lashtë me njerëz të bukur, të gjatë, leshverdhë, sy bojë qielli, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë. Botimet e tij patën ndikim të thellë mbi mendjet krijuese europiane të shekullit XVIII e në vijim, si për shembull, G. E. Lessing, J. W. von Goethe, F. V. E. Delacroix, V. M. Hugo, F. W. Nietzsche, etj. Për pasojë, krijimtaria historike në ëndërrimet e sinqerta rrodhi vaj nëpër piktura dhe ngeci si zbulime nëpër libra. Është e vërtetë se librat e paktë për lashtësinë u shkruajtën e rishkojtën në harmoni me muzikën e re. Për shembull, u ëndërrua një persian i shekullit V p.e.s. të cilin e quajtën “grek” mbas 1000 e 2000 vjetësh me emrin Herodot-us sipas Latinishtes perëndimore dhe Herodot-os sipas Katharevusës lindore. Biles, atë e emëruan edhe “baba të historisë”; për të qeshur, jo shaka.

Gjithë udhëtarët e zyrtarët që shkonin në ata shekuj e vite në ato anë shkruanin në letrat e tyre vetëm për popullatë arbërore-shqiptare. Kur zbriti për herë të parë në Nafplion më 30 Janar 1833, mbreti i caktuar Otto Friedrich Ludwig përpiqej të kthehej në ëndrrat e tija “helene” sepse përqark tij kishte vetëm arbërorë-arvanitas dhe flitej vetëm Shqip. Prandaj politikanët e perandorive Britani-Rusi-Francë duke përdorur edhe piktorët dhe shkrimtarët europianë nxituan të krijonin lumin e propagandës për brenda dhe për jashtë “Greqisë”. Mito-logjisë (Shkencës së Përrallës, e përkthyer) të krijuar nga duar kishtare fillimisht në shekullin V e.s. iu hapën tërë fletët e librit. Megjithatë, një qytetar “grek” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i krishterë ortodoks edhe i lidhur me lashtësinë arbërore të Athinës, e qyteteve të tjera të Gadishullit Ilirik, Detit Egje e Mesdhe. Sepse lashtësia arbërore dhe krishterimi ortodoks janë edhe të paktën 1500 vjet të zhvendosur në kohë edhe dy qytetërime e mendime të kundërt që përjashtojnë njëra-tjetrin. Para vitit 1830 nuk ka patur grekë.

Formimi i shtetit të quajtur “Greqi” pati në rrënjë ribërjen e Perandorisë Bizantine të Krishterë Lindore dhe prandaj si gjuhë shtetërore u caktua Katharevousa e përshtatur (Dhimotiki). Vetvetiu “Greqia” do ishte një zgjatim i Rusisë së Madhe e krishterë ortodokse dhe që do përpiqej të përthithte sa më shumë troje me të krishterë ortodoksë. Agjentët e Rusisë bënë të mundur që në Luftën e Krimesë të viteve 1853-1856 ushtria greke të luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër ushtrive britanike, franceze e turke. Edhe sot grekët ortodoksë e njësojnë veten me sllavët rusë ortodoksë dhe të ardhmen e ëndërrojnë bashkë me ta. 

Si në Perandorinë e Krishterë Lindore dhe atë Osmane, edhe në “Greqi” popullatat u vështruan nga ana fetare. “Grek” ishte kushdo që kishte pranuar besimin dhe emrin e krishterë ortodoks, kuptonte Dhimotiki dhe urrente turqit, muslimanët, përfshirë edhe arvanitasit muslimanë. Ndërsa emrave të njerëzve, vendeve e fjalëve iu shtuan prapashtesat bizantine -OS dhe -IS. Në atë lloj are, fara e mbjellë nxorri gjethe në vitin 1844 kur kryeministri Jani Koleti parashtroi Idenë e Madhe (Megali Idea). Që atëherë Ideja e Madhe ka qenë qëllimi i shtetit “Greqi” për të përthithur me dhe pa luftë sa më shumë toka e popullata që 1001 vjet më parë patën qenë në vathët e komisarëve kishtarë të perandorisë bizantine. Për 100 vjet, Ideja e Madhe “greke” e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Greqinë gjashtë herë në Greqi të Madhe, siç është sot.

Perandoritë britanike dhe franceze tradhtuan Europën dhe Perëndimin kur në shekullin XIX edhe u bashkuan me Rusinë sllave edhe krijuan një shëmbëlltyrë të perandorisë kishtare lindore të quajtur “Greqi”. Mëkati do shtohej në shekullin XX kur Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do krijonte tre herë në mesin e Europës një shëmbëlltyrë sllave-barbare bizantine të quajtur “Jugosllavi”, domethënë Serbi të Madhe. Edhe ideja për këtë e quajtur “Naçertanije” (Rradhitja e Veprimeve) u shfaq pikërisht në vitin 1844 me autor Ilija Garashaninin dhe u pasurua prej të birit Milutin Garashaninit më 1886. Për 150 vjet, edhe Rradhitja e Veprimeve serbe e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Serbinë deri në gjashtë herë, derisa i filloi thërrmimi në fundshekullin XX.

Paramendoni, si do shkruhej, edhe tani, për lashtësinë nëse në Kuvendin IV Popullor të vitit 1829 të ishte caktuar gjuha natyrore Shqipe e arvanitasve të krishterë? A do të kishte katedra nëpër universitetet perëndimore që do zbulonin “Greqinë e lashtë”? A do kishte doktorata famëmëdha në fushën e Mito-logjisë greke, domethënë në Shkencën e Përrallës greke? Arbanitët-Arvanitas janë shumicë në Greqi. Ata janë, veç qyteteve, edhe në të paktën 900 fshatrat e Greqisë ku flitet hapur Shqip. Ata janë popullatë shtet-themeluese, shtet-formuese, shtet-udhëheqëse. Domethënë se gjuha Shqipe akoma mungon të jetë gjuhë zyrtare në Greqi.   

Filed Under: Histori Tagged With: apo Shqip, Dhimotiki, e sjellur nga era, nga rrënjët, Saimir Lolja

ELECTION OPINIONS AND THE MULTIMEDIA ENVIRONMENT IN 2020

November 15, 2020 by dgreca

By REA KONDI-The evolution of the media seems to point to a trend of a mediated experience that is indistinguishable from a real-world experience. Society lives in the most media-immersed age. The turning point has been the shift from legacy media of the 20th century to the new social media. The emergence of the social media platforms have sped up a rather slow evolutionary process. The technological ability of media to gather, recycle, and disseminate information has resulted in a society that is ‘a multimedia environment’. In this context, subjects like news reporting, media representation, moral panics, media and the police etc. are worth-exploring and useful in spotlighting a form of behavior or pattern of events that is increasingly common in our media-saturated modern society.

On November 4th, Matt Walsh wrote an opinion article titled “After This Debacle, We Should Abolish Early Voting And Mail-In Voting” in the Daily Wire, a conservative website that publishes news and opinion articles. In response to this year’s election multitude of voting methods, the writer proposes that all votes should be in-person on election day. According to Walsh, abolishing early voting and mail-in votes would minimize confusion and the counting of fraudulent votes.

In my view, the article might have been less controversial if it were part of a discussion that we would be having at a different time and not in the course of an ongoing pandemic. Given the current situation and circumstances, I find the premise of the argument to be inconsiderate. The mail-in and absentee ballots allowed or enabled a range of people such as elderly, those facing immune-deficiency conditions as well as students studying in different states (such as myself) a chance to vote, to be heard and to exercise their civic duty. The article uses the attributional framing of the Left in order to make it appear ridiculous and over-emotional. Namely, the leftist are to blame for the counting errors that led to no change in the result of the election. The author even includes rhetorical questions such as, “What if people who have this (insane, irrational) fear are in charge of counting the votes in key battleground states? Is there not now, at minimum, a severe temptation toward potentially dishonest behavior?” (Walsh). Although it is presented as a speculation, it is a veiled accusation. The only prognostic frame the article has to offer is the abolition of the problem. It is safe to guess that conservative groups would agree with this view. Walsh most likely chose this representation fueled by the conservative argument that President-Elect Biden won the election mainly because of the mail-in ballots. To go a step further, such a subjective view could be intended to cause moral panic.

The opinion in particular follows the interest group model of moral panics since the conservative author intends to push his view onto a wider and more susceptible audience. By using disproportion, the article frames the Left as the ‘folk devils’ that committed voter fraud to elect their candidate. I would argue that the article uses disproportion since out of about 100 million votes, a very large proportion of these votes would have to be fraudulent in order to affect the outcome of the total vote count. Regardless, the argument of the mail-in votes and the Left is poised to increase tensions between the two main parties. It will polarize further those who agree with Walsh’s opinion and those who oppose him or hold a different opinion. Conservative personalities that have a platform, such as Ben Shapiro and Alex Jones, will refer to this point to oppose the legitimacy of the next (not-Trump) President. If the previous four years are in indication, their followers will blindly follow. 

At the end of October, CNN uploaded an article titled “Feds say Russia and Iran have interfered with the election”. The article focuses on the Cyber attackers from Iran and Russia having accessed information of registered US voters. They claimed that in some cases voters were even threatened to vote for President Trump over email. In other instances emails spread disinformation through videos of voter fraud. The article concludes with the motivations that Russia, China and Iran would have to interfere with the elections and why it would make sense.

The framing of the issue is that America is targeted by countries like Russia, Iran and China who seek to destabilize or throw doubt in the American democratic process. Yvonne Jewkes, author of the bestseller book Media and Crime, provides a context in which to view the CNN representation of the topic. The main value of the reporting would be the conservative ideology and political diversion. At a time of intense political divide and polarization within America, the subject of interference with the election serves to increase tensions in the foreign affairs arena with Russians and Iranians. Democrats are aroused as they recall the 2016 election and the claim that Russian interference gave Donald Trump the help he needed to sit in the Oval Office. Politics in the news and media has gained a lot more attention over the past four years for a number of reasons. The engagement attracts more viewers and gets more clicks for the media outlets and news organizations. The potential Cyber attacks on the election is a topic of increased controversy and therefore wider CNN audiences and revenues.

The CNN writers most likely considered values such as threshold and risk. Since the election affects the entirety of America, the threshold stands at the national scale. By stating that “both Iran and Russia have obtained US voter registration information” (Herb et al.), every registered American imagines their information being affected by it. The writers are aware of the risk value when the by publishing it, every voter will believe they are in danger of possibly having their vote nullified on account of the Cyber attacks. In this particular case, Russia, China and Iran appear as threats to American societal values. On one hand, information is based on specific intelligence data, on the other hand, the representation invites feelings of resentment towards Russia, China and Iran.

The interesting point about these cases is that they highlight the spiral effect produced by the interaction of the media, public opinion, interest groups and the authorities which gave rise to the phenomenon known as “moral panic”. As the author writes, implicit in the use of the two words is the suggestion that the threat is to something held sacred by or fundamental to the society. “The reason for calling it a moral panic is precisely to indicate that the perceived threat is not to something mundane such as economic output or educational standards but a threat to the social order itself or an idealized (ideological) conception of some part of it.” Moral Panics, Kenneth Thompson. He notes that the threat or its perpetrators excite strong feelings of righteousness and the events that give rise to moral panics are to be perceived as fundamental if the society, or some important part of it, is in crisis. “The response to such threats is likely to be a demand for greater social regulation or control and a demand for a return to ‘traditional’ values” writes Thompson, making the case for the motives of those who call for or impose social regulations in such cases – the mass media, activists, politicians, police and judiciary.

Filed Under: Opinion Tagged With: AND THE MULTIMEDIA ENVIRONMENT, ELECTION OPINIONS, IN 2020, Rea Kondi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 306
  • 307
  • 308
  • 309
  • 310
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT