• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sukseset e Presidentit Trump ….

October 21, 2020 by dgreca

–…. në emigracion, ndërtimin e murit, politikën e jashtme, paqja dhe tregtia/

Opinion nga Klajd Kapinova-

Presidenti Trump po punon për të siguruar kufirin amerikan, gjë e cila nuk ka ndodhur prej shumë dekadash. Në shumë zona me kufi me Meksikën, nuk ka pasur asnjiherë barrier apo kufi fizik mbrojtës, e cila ka mundesuar emigrantët e paligjshëm të hyjnë lehtësisht me drogë, keqbërës që i fehshen policies së shteteve të tyre etj., tradikant të vajzave dhe fëmijëve tj.. 

Në këtë mënyrë, Presidenti ynë po përmbush premtimin e tij për të ndërtuar një mur kufitar, me pjesë të konsiderueshme tashmë të përfunduara dhe pak ka mbetur që është në ndërtim e sipër. 

Kështu pritet që më pak se 400 milje të përfundojnë deri në fund të vitit 2020, ku mbi 222 milje të murit kufitar tashmë kanë përfunduar dhe 333 milje muri kufitar janë në ndërtim e sipër. 

Për më tepër 183 milje mur kufiri janë në ndërtim. Po ashtu nën drejtimin e suksesshëm të administratës Trump, Patrulla Kufitare e SHBA-së, ka arrestuar qindra anëtarë të bandave të rrezikshme të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore, MS13 etj.

Gjatë kësaj kohe ai ka zbatuar me korrektësi dhe forcë ligjet e imigracionit amerikanë, duke goditur imigracionin e paligjshëm.

Presidenti, i ka bërë thirrje Kongresit, që të mbyllë boshlleqet e rrezikshme të tilla si “Kap dhe Liro“, duke i dhënë fund migrimit zinxhir dhe t’i japë fund gjithashtu Programit të Lotarisë së Vizave, që mundëson imigrim të paligjshëm.

Administrata po kërkon të mbyllë Marrëveshjen e Zgjidhjes së Flores, që i kërkon Qeverisë të lirojë familjet në vend pas 20 ditësh. 

Ky shteg është shfrytëzuar nga kontrabandistët, që përdorin fëmijët si peng, për të hyrë në SHBA, duke mbyllur boshllëqet e azilit kohët e fundit. 

Në këtë mënyrë, administrata republikane vendosi një rregull të ri, që kërkon që migrantët që vijnë në kufirin tonë të kenë aplikuar më parë dhe të refuzohen në një vend ku ata kaluan.

Presidenti Trump ishte i suksesshëm në përpjekjet e tij për të bërë që Meksika dhe vendet e Trekëndëshit Verior të rriten dhe të ndihmojnë në ndalimin e krizës në kufi.

Negociatat e suksesshme të tij çuan në ruajtjen e kufijve që bien më shumë se 70% nga maji (kulmi i krizës) deri në nëntor të vitit 2019.

Në maj të vitit 2019, Presidenti njoftoi një propozim të ri të imigracionit, që do të modernizonte sistemin tonë dhe do të siguronte kufirin, duke i dhënë përparësi politikës, për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe po përdor shumë burime, për ta bërë këtë plan të realizueshëm.

Tashmë, dihet se nëntë pjesë e legjislacionit, që synojnë të luftojnë trafikimin njerëzor dhe skllavërinë moderne, janë nënshkruar në ligj nga Presidenti Trump.

Shumë e rëndsishme është se administrata gjatë katër vitëve siguroi fonde, për të mbështetur Linjën Kombëtare të Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Iniciativa e Ekipit Koordinues Kundër Trafikimit (ACTeam), dyfishoi dënimet e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe rriti numrin e të pandehurve të akuzuar në rrethet ACTeam.

Presidenti Trump, u bë presidenti i parë i SHBA-së i ulur ndonjëherë në tryezë, për të marrë pjesë në takimin vjetor të Task Forcës Ndër-Agjencive të Presidentit, për të Monitoruar dhe Luftuar me Vendosmëri Trafikimin.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të vendosur një pozicion në zyrën e politikave të Shtëpisë së Bardhë, që i kushtohet vetëm punës, për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Sukseset në politikën e jashtme, shktërrimi i ISIS dhe vrasja e terroristëve #1 islamik ndërkombëtar

Presidenti Trump, ka rivendosur qëndrimin dhe prestigjin amerikan në botë dhe po u qëndron përpara aktorëve të këqij.

Dy vite më parë Shtetet e Bashkuara e kanë shkatërruar me sukses ISIS-in, shtetin islamik, që bëri Genocide kundër njerëzve të pafajshëm etnik të krishterë dhe muslimanë në Iraq dhe Siri.

Trupat special profesionistë amerikanë nën drejtimin e komandantit të forcave të armatosura të SHBA-së Presidentit Trump, udhëheqësi numër një terrorist Abu Bakr al-Bagdadi u vra në strofën e tij.

Po ashtu Presidenti Trump urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimani, kreu i Forcës Elite të Iranit Quds dhe një terrorist i lig, i pamëshirshëm dhe vdekjeprurës.

Rikthehet Jeruzalemi kryeqytet i lashtë i Izraelit

“SHBA do ta vendosin Ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është ajo, që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë, që duhet bërë. Ne, do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara. Ne kemi gjithashtu shpresën legjitime, se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet.” – Nikki Haley, ish Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara 

Për 50 vjet me radhë, të gjithë presidentët amerikanë paraardhës “demokratë” dhe republikanë, kishin premtuar (por futur në syrtarin burokratik premtimin), se do të njihnin Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i lashtë i shtetit të Izraelit (1948). 

Kështu Presidenti Trump, përmbushi premtimin e tij për të emërtuar Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit dhe lëvizi Ambasadën e re të SHBA-së. 

Për hir të së vërtetës historike, duhet theksuar, se Libri i Shenjë, Bibla e permed Jeruzalemin 95 herë si kryeqytetin e lashtë të ebrejve, me një histori të lavdishme mbi 3,000 vjeçare.

Shqipëria neo-komuniste kundër Izraelit dhe SHBA-së

Në Konferencën e mbajtur në OKB në New York, në fillim të muajit shkurt të vitit 2019, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror, ambasadorja antiamerikane e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se: 

“Shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm, përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. Jam krenare sot, që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili, qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.” 

Ky ishte një fjalim tipik komunist, i mbushur me hipokrizi alla turke e alla shqiptarshe, me dy standarte, sepse Shqipëria votoi kundër Izraelit dhe SHBA-së në OKB.

Presidenti republikan Donald J. Trump tha dhe e bëri realitet botërisht rikthimin e Ambasadën së SHBA në Jeruzalem edhe pse “demokratët” globalistë socialistë amerikanë e kundërshtuan me forcë. 

Shqiptarët e kohës së neo-komunizmit, që fatkeqsisht vegjetojnë edhe këtu në New York, Michigan (Detroit), dhe Washington D.C., me vesin e keq të shumë fytyrave (një zakon i lënë trashëgim qysh nga koha e pushtuesve barbar islam osman), mburrën para pasqyrës, se e kanë mik SHBA dhe votuan kundër saj më 3 Prill 2017 dhe 2 herë në vitin 2018, për hir të vëllazërisë me fenë islame me palestinezët terroristë të Hamasit. 

Dhe për ketë akt të turpshëm, “diplomatja” Besiana, ka marrë edhe përgëzimin e palestinëzëve në New York. Kështu Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore historike për Palestinën”, votën e Shqipërisë muslimane socialiste, kundër SHBA (dhe Izraelit) në OKB. 

Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA, është turpi i radhës së administratës anti amerikane të Edvin Krustaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori antiamerikanë dhe antiizraelitë Enver Hoxha.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA për Jeruzalemin si kryeqytet i shtetit të Izraelit. 

Izraelin dhe Paqja në pellgun arabik

Presidenti Trump lëshoi një vizion të guximshëm për paqen në Lindjen e Mesme. Ai siguroi Marrëveshjen historike Abraham midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Kështu Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet diplomatike dhe do të vendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Të dy kombet do të shkëmbejnë ambasada dhe ambasadorë.

Burrshteti me vizion largpamës paqedashës Trump, mbajti dy samite historike me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke demonstruar më tej përkushtimin e Administratës për një gadishull Kore të denuklearizuar. Edhe pse u takua me liderin komunist, ai ka mbajtur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut, ndërsa negociatat janë zhvilluar.

Fushata maksimale e presionit të Presidentit Trump, po kundërshton ndikimin e Iranit dhe po bën presion ndaj regjimit për të braktisur aktivitetet e tij nuklear.

Presidenti tërhoqi SHBA nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit dhe vendosi sanksionet më të ashpra në histori për të çuar eksportet e naftës në regjim në zero dhe autorizoi sanksione gjymtuese ndaj regjimit iranian.

Sanksione ndaj rusëve dhe rritja e shpenzimeve të NATO-s

Nga ana e tjetër administrata Trump, ka vendosur sanksione ndaj subjekteve ruse dhe individëve të paditur më parë për rolet e tyre në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Për të promovuar më mirë demokracinë në të gjithë globin, Presidenti vendosi sanksione ndaj regjimeve komuniste diktatoriale të Amerikës Latine, si ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas.

Ndryshe nga socialisti deshtak Barok Hysen Obama, Presidenti Trump ndryshoi politikën e administratës së mëparshme mbi Kubën, qeverinë e regjimit komunist.Kur vizitoi Europën Perëndimore, Trump u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s, që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Presidenti gjithashtu përmbush premtimin e tij për të korrigjuar ç’ekuilibrat tregtarë, duke ndërmarrë hapa të paparë për të modernizuar dhe përmirësuar praktikat tregtare dhe për të negociuar marrëveshje tregtare më të lira, më të drejta dhe reciproke me aleatët tanë globalë.

Kësisoj Trump, ka mbajtur premtimin e tij, për të dhënë një marrëveshje tregtare moderne dhe të ekuilibruar për të zëvendësuar NAFTA. Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara – Meksikë – Kanada (USMCA).

Ai negocoi një marrëveshje të re tregtare Shtetet e Bashkuara-Japoni me Kryeministrin Shinzo Abe. 

Japonia, është një nga partnerët tanë më të fortë ekonomik dhe kjo marrëveshje tregtare bazohet në atë partneritet. Ishte një fitore e madhe për fermerët, punëtorët dhe bizneset e bujqësisë amerikane.Administrata rishikoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shteteve të Bashkuara – Korea (KORUS), për ta bërë atë më të dobishme për punëtorët amerikanë.Presidenti Trump dhe Presidenti i Bashkimit Evropian Juncker, ranë dakord për një marrëveshje të re tregtare, që forcon dhe reformon marrëdhënien tonë tregtare. 

Marrëveshja e re tregtare me BE

Reforma e re tregtare me vendet e Bashkimit Europian sipas administratës Trump synoi tarifat zero, barrierave jo-tarifore zero, subvencioneve zero, për mallrat industriale jo-automobilistike. 

Kjo marrëveshje e re e bën më të lehtë për BE-në blerjen e gazit të lëngshëm, edukton tregtinë dhe pengesat burokratike midis SHBA dhe BE. 

Presidenti Trump nënshkroi një marrëveshje historike të fazës një tregtare me Kinën, që përfshin angazhime kryesore nga Kina për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe rritjen e blerjeve të mallrave të SHBA. Ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, sepse ishte e disfavorshme për interesat amerikane.

Filed Under: Featured Tagged With: Klajd Kapinova, Sukseset e Presidentit Trump

BOJKOTI- Presidentë, lëreni topin të rrotollohet!

October 21, 2020 by dgreca

Opinion nga Alban KOLONJARI- DIELLI-

Presidentë! E lini topin të rrotollohet. Nuk e them vetëm unë. Specialistët, trajnerët, futbollistët e të gjitha moshave duan që të fillojë aktiviteti futbollistik dhe loja e topkëmbës të rrotullojë topin magjik. Të vetmit që janë kundër janë “Presidentët” e 10-të klubeve, të Super Ligës Shqiptare, që në të njëjtën kohë formojnë edhe atë që quhet Liga Profesioniste e Shqipërisë. “Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona.  Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare..”, shprehet për mediat Edvin Libohova, President i Ligës Profesioniste. Diëtn e premte pritet një takimim midis KM Edi Rama dhe Presidenti i FSHF, Armando Duka që do të vendosë edhe për fatet e sezonit futbollistik në Shqipëri. Sipas negociatorit midis Qeverisë dhe Ligës Profesioniste Fidel Ylli:”Pjesa më e madhe të kërkesave të bëra nga ana e Ligës janë zgjidhur dhe ka mbetur një diskutim më i gjerë për Ligjin e Sponsorizimeve. Kërkohet një miratim nga qeveria për faljen e gjobave. Kjo, mund të realizohet vetëm me një ligj specifik në parlament dhe që kërkon një vendim politik”. Sipas Fidel Yllit:”Një ligj i tillë nuk bëhet fjalë vetëm për Ligën apo për futbollin, por do të bëhet për të gjitha bizneset”, por gjithsesi ky ligj do të kërojë kohë dhe nuk do të jetë gati për ditën e Premte. Po kështu edhe Ligji i Ri për Sponsorizimet i propozuar nga Liga, nuk do të jetë gati dhe mbi të gjitha edhe ky Ligj do të duhet ta kalojë dhe miratohet në Parlament. Siaps Edvin Libohoves:”Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe “thembra e Akilit” e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re”.  Pyetja që shtrohet është:”A do të presë Liga deri në miratimin e plotë të Ligjeve në Parlamet, apo do të mjaftohet me një premtim të KM Rama na takimin me Armando Dukën”. Një nga pikat që solli bojkotin sipas Ligës është premtimi i pambajtur i KM Rama vitin që kaloi në “tavolinën” e futbollit. Tashmë është e njëjta situatë. KM e ka të pamundur që të shkojë në Parlamet dhe të ndryshojë ligjet dhe të nxjerrë ligje të reja brenda ditës. Ajo që i ngelet Ligës është të besojë në premtimet e KM Rama ose të vazhdojë bojkotin. Por cfarë do të thotë neëe Liga Profesioniste e Shqipërisë vazhdon bojkotin. Sipas Fidel Yllit:”E thotë ligji. 

Qeveria ndërhyn dhe merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet”.  Duke qënë e “kërcënuar” FSHF ja ka kaluar topin Ligës Profesioniste, por kjo e fundit është një organizatë pa fonde dhe nuk merret me aktivizimin e kampionatit të futbollit në Shqipëri, që është akoma “pronë” e FSHF.  Nga ana tjetër bojkoti ka kosto të mëdha. Skuadrat kanë kryer disa herë fazë përgatitore dhe po stërviten  cdo javë me shpresën që futbolli do të rinisë.  Tranjerët e kanë të vështirë të realizojnë seanca të plota dhe të impenjojnë futbollistët në stërvitje. Nga ana tjetër futbollistët duhet të paguhen sipas kontartave, që kanë bërë me klubet, sepse nuk është fali i tyre që në Shqipëri nuk luhet futboll. Gjëndja sa vjen dhe rëndohet kur bëhet fjalë për ekipët e moshave por edhe infrastrukturës sportive. Dimri sapo ka trokitur. Fushat e futbollit  në Shqipëri do ta kenë të vështirë të përballojnë ngarkesën e ndeshjeve. Nga ana tjetër klubet do të duhet të përballen edhe me situatën e Covid 19 në Shqipëri. Nese bojkoti vazhdon klubet dhe futbollistët do të  humbasin shumë në aspektin sportiv. Në fund të qershorit 2021, UEFA duhet të njihet me verdiktet e futbilloit shqiptar dhe me skuadrat që duhet të luajnë në kompeticionet europiane. Nesë Shqipëria nuk ka gati ekipet pjesëmarëse, atëherë edhe dëmini që mund të vijë nga “shtëpia” e futbollit do të trondiste të gjitha skuadrat shqiptare por edhe FSHF. Dhe për të dalë nga kjo situatë ka vetëm një zgjidhje:Presidentë! E lini topin të rrotollohet.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Bojkoti-Futboll, Liga Profesioniste

Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Floiri Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë…

October 21, 2020 by dgreca

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D – Enciklopedia e urrejtjes serbeNë vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. 
Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:
“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).
Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 
Këtu do të ndalem në disa prej tyre.

Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.
Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.
Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:
Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër?
 A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? 
Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. 
Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. 
Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. 
Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. 
Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. 
Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.
Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. 
Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.
 Në atë nen thuhej:
“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).
Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:
“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).
Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.
Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar.
 Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:
“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… 
Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”.
 Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).
Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:
“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… 
Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).
Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.
 Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.
Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).
Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.
“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).
Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. 
Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. 
Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.
Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.
Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:
“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).
Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore.
Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.
Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. 
Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik.
 Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.
Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. 
Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. 
Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.
Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”.
 Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.
Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. 
Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.
Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! 
Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).
Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:
“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. 
Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president.
 Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.
Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.
* * *
Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:
“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”
Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve.
 Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.
Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike.
 Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.
Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.
Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:
“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. 
Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! 
Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).
Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. 
Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë.
 Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.
Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. 
Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. 
Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. 
Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).
Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.
Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:
“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).
Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:
“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.
Dhe më poshtë profesori vazhdon:
“Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). 
Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. 
Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).
Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër
fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:
Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit – Amantit dhe Vranos – del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos:
“ – Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”.
Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion.
 Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? 
Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. 
Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?
Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.
Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire.
 Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:
“ – Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”.
Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.
Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. 
Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:
“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.
Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.
Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët – në 600 mijë, kurse shqiptarët – në 1 milion e 600 mijë. 
Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. 
Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:
“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik.
 Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28).
Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. 
Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.
Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm:
“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV.
 Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. 
Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).
Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet – pikërisht te përçarja ndërshqiptare. 
Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. 
Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.
Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës.
 Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. 
Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. 
Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. 
Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. 
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.
Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:
“Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).
Tiranë, 18 shtator 2019
Leximi i plotë :

shtepiaeverdhe – Sa-Kra.ch
https://www.sa-kra.ch › shtepiaeverdhe

Filed Under: Analiza Tagged With: Flori Bruqi, Prof.Dr. Eshref Ymeri, Shtepia e Verdhe

Nga Antologjia e vargut agimian….

October 21, 2020 by dgreca

Shijojeni poezinë e mjeshtrit te vargut Agim Desku në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze, në frëngjisht dhe italisht- Lexim të këndshëm!-

Poezi nga AGIM DESKU-

BIOGRAFIA IME E PASHKRUAR-

Nga bota e universit zbresin yjet orë e çast-

Për të ma shkruar biografinë e pashkruar-

Katër stinët e vitit i kisha dimra të acartë-

Më duhej të mendoja me kokën e krisur-

T’rebelohem për pagëzimin e emrit Agim-

Të gjitha fytyrat e perandorve i njoha-

Veç fytyrës sime të janarëve vrastarë –

Vetë do ta shkruaj biografinë e gjeneralit-

Toka s’di si e pranon mëkatin e ndarjes-

As copat e atomit s’do bëhen lule jete

Takimin për biografinë e bëj kur ka diell

Më çlirimtarën kur vënë lule mbi lapidare

Kur pena ime nuk harron t’i shkruaj luftëtarit

Kam për t’i kryer edhe shumë borxhe jetës

Mikes i kam borxh dashurinë e zemrës

Për fjalën e dhënë më duhet të jetoj i lire

Takimin me hyjnitë veç një herë n’jetë e dua

Dha pastaj ulëmi e shkruajmë biografinë

Të shkruar me plagët e jetës që nuk i zë

Dhembjet presin më hy në librin e jetës

Më u çmallë me të vërtetat e mbetura peng.

18 tetor 2020 AGIM DESKU

***

THONË

Thonë

Dhe çfarë nuk thonë

Për Kalanë e mijëvjeçarit tim

Kështjella duhet pushtue

Brenda për brenda

Me penën e poetit

Dhe mendjen e ndritur të tij

Në një kohë

Kur sëcila kohë është

Kala e brishtë

Është fjalë që dhemb

Pse lirinë ma shëmb

Atëherë kur liria zbret

Veç në sheshin e Tiranës

Vjen bashkë me engjëjt 

E Ernes

Thonë 

Nga mendja e ndritur:

“Mbahu nënë

Mos ke frikë

Së ke djemtë 

N’Amerikë”.

13 tetor 2020 AGIM DESKU

ERUDIT

Auortën e zemrës ma plase Erudit

Unë kam faj pse nuk di të dehem

Nuk më bën fare nëse ti je rebel

Apo para Evës të bëhesh zoti im

Erudit cili jemi gur a më burrë i fisit tim

I fundit jam që hy pa ty në parajsë 

Për dashuri mos i qofsha fal askujt

Në legjenda hy për besë t’Doruntinës

Mëkat si e groposin veten e dashurinë

Me thellë së topuzi i Gjergj Elez Alisë

Nerëzit janë shndërrue në Bajloz mallkimi

Nuk shohin bardhë veç zi vërbimi

Erudit më mbaj për dore deri në fitore

Sa herë të grindet fjala më mua a me ty

Do t’i bëhem rob dashurisë së saj

Të mos i humb virgjëria në sytë e huaj.

12 tetor 2020 AGIM DESKU

KULLA E JUNIKUT

Juniku apo mendja e ndritur rri edhe tek

Indira Avdyl Hoxha

Është thënë dhe ka për t’u thënë 

Shumë herë këtyre trojeve 

Mendja e ndritur rri këtu 

Ku rrjedh lumi 

Si lum lumi i Ali Podrimjes

Të pa shpirt ishin shekujt 

Nëpër histori

Fuqia e tyre për asnjë çmim 

S’na lëkundi nga rrënjët pellazge

Këtu jetohet me frymë zëri 

T’zanave

Me lapsin e poetit Din Mehmeti

u këndohej legjendave

Që e dridhën Evropën 

Së lirinë e duam

Aq sa tokën e shqipeve

Apo duhej një grusht 

I krisur Migjenian

Nëse bota di t’i njoh

Betejat e Gjergjit

Apo di veç copa të krijon 

Nga ashti ynë i shejtë

Këtu kuvendoj lashtësia

Burrat që krijuan emër 

Së patën zemër.

11tetor 2020 AGIM DESKU

***

KUJT T’IA RUAJ PUTHJEN

Pas dy mijë vitesh ferri

Mbrëmë të takova Hënë

Errësirën ç’ma trete diku larg

Sytë e mi ma stuhi nuk panë

Dhe desha të të fal një puthje

Të jetoj edhe dy mijë vite tjera

Besoni fjalën ia kam dhënë ëndërres

Së puthjen do t’ia ruaj veç zemrës.

10 tetor 2020 AGIM DESKU

NJË LULE ZOTIT TIM

I kam mendue shekujt e mi

Nuk paskanë pasur fare zot

Jo që nuk e deshta zotin tim

Por kurrë ai s’më erdhi kur isha n’ferr

Nuk është e rëndë vdekja ime

Thonë nga Metropolet evropiane

Tani gjysma e trupit më është ringjallur

Së nuk vdes asnjëherë Prometheu

Që fisi im i ngjanë më shumë së vet ai

Ah një lule e dua për zotin tim t’vërtetë

As pas mijëra viteve nga zhdukja ime

Nuk i alarmoj të rikthehen zotnat e mi

Edhe sot kur nuk dihet fati i tyre

Fati i qytetit tim që rri qindra vjet i ndarë

Askush nuk e njeh dhembjen e tjetrit

Për plagët as që flitet nëse kanë shërim

Të tregon fytyra në është engjëllore

Apo rrëfim i vet djallit si fytyra e tij

Në rrëfimin tim të ri kaq larg shkova 

Sepse të paudhëve sa shumë ju besova

Mezi prisja të lind një ditë e mëngjes i ri

Të pi kafe e të çmallëm me ëndërrat e tij

Sa shtrejtë më kushtoj besimin që ia fala

Në mikun e shëjtë kisha aq shumë besim

Brez pas brezi ne i besonim si mbretit tim

Lule për zotin ia le njëjtë mikut n’përqafim.

9 X.2020 AGIM DESKU

ÇDO DITË NGA NJË TRËNDAFIL

Nëse doni të dini ku i ka rrënjët liria

Vëni trëndafila nepër sëcilin lapidar

Besoni pa urrejtje që t’ju do Shqipëria

Dhe një fjalë të bukur për sëcilin çlirimtar

Çdo ditë leshoni nga një pëllumb të lirë

Të fluturoj nëpër qiellin e tokës së mirë

Ngjyroseni fytyrën me dheun e luftëtarit

Bota do të ju njoh për vlerat e atdhetarit

Nga një trëndafil në sofrën e miqve të mi

Dikur mgritnim gotën për vujtjet n’robëri 

Sa herë përbëhesha n’miqësinë e tyre

Edhe së në ferr jetonim krenar si përherë

Një trëndafil e ruaj për të bukurën e detit

T’i bëhem roje nga bajlozët shpirt zi

Ata që vijnë për motrën e Gj.E.Alisë

Në vdekësha mos më qani për burrëni

Borxh ia kam Shqipërisë t’i dal zot

Për dashuri të njëjtin trëndafil e ruaj

Edhe pse jam mërgimtar në dheun e huaj

Flas me shqipe që janë ma të bukura sot

Përherë i kam dashur ato që m’i do nana

Nga sytë e kaltër që i kanë ngjarë ylberit

Çlirimtarët e betejave t’Kosharës e t’cemit

Trëndafilat e Çamërisë për këto heroina

I ruajmë nëpër zemra e ca në martina

Ndoshta një ditë i kërkon Çamëria

Edhe për Evropë një trëndafil e ruaj

E di ajo që nuk jemi në dheun e huaj.

30 IX.2020 AGIM DESKU

DOSJA N

Fshehtësitë t’i di

Edhe nga cilët perandorë më vijnë

E di jetën e bërë ferr të zi

Sa herë vimë në këtë botë

Aq herë na prangosëshin si robot

Kam besue të shoh në liri

Veç ditë të bardhë

Asgje nga ferri

As korba të zi

Pas lufte kam mendue 

Në një Shqipëri të bekuar

Me shpirt e zemër të bashkuar

Ku bukës i thonë bukë 

E ujkut ujk

Mezi e kam pritë ditën e bardhë

Kur çlirimtarët t’i puthim në ballë

Dhe pas pesë shekujve të betejave t’ferrit

Të ngritim dolli si dikur për një Shqipëri.

29 shtator 2020 AGIM DESKU

E VËRTETA

(APO PËR ÇFARË TË VËRTETE MË FLET BOTA)

Për ç’të vërtetë më flet bota

Sot

Kur dje isha peng i mëkatit t’saj

Më e hollë së përi i tirqve t’burrave të shqipeve

Që u bënë legjendë e durimit t’pafund për token

Dhe sa herë na shtynë të hymë për vrimë 

të gjilpëres

Nëse ti harron hisën e fajësisë 

Evropë 

Për ditën e gjykimit t’ferrit 

Unë do të jem aty 

Me pëllumba t’paqës do të vij

Nuk jemi të njëjtë

As me emër

As me zemër

Ne jemi hyjnitë e parë të Adamit

Dhe mëkati i krejt botës

Lirinë dhe dashurinë 

e meritova edhe unë

E di që e vërteta i dhemb botës

Asaj të Berlinit e t’Shen Stefanit

Në njëqind copa kur na e ndanë 

Shqipninë nuk na lanë 

Ta kemi t’vetmën nanë.

INFINIT-28 shtator 2020 AGIM DESKU

***

THE TRUTH

(OR ABOUT WHAT THE TRUTH THE ËORLD TALKS TO ME )

What the world really tells me

today

When yesterday I was a hostage of her sin

Thinner than the thread of wool pants of the Albanian men

That they became legends of infinite patience for the earth

And every time they pushed us to enter for the hole

of the needle

If you forget the piece of guilt

Europe

For the Day of Judgment

I will be there

I will come with doves of peace

We aren’t the same

Not even by name

Not even by heart

We are the first deities of Adam

And the sin of the whole world

Freedom and love

I deserved it too

I know the truth hurts the world

That of Berlin and St. Stephen

In a hundred pieces when they divided it for us

They didn’t leave Albania

To have it the only mother.

INFINIT-28 September 2020 AGIM DESKU

Translated by 

Marjeta Shatro Rrapaj

LA VÉRITÉ

(OU SUR CE QUE LA VÉRITÉ ME DIT LE MONDE)

Ce que le monde me dit vraiment

aujourd’hui

Quand hier j’étais l’otage de son péché

Plus mince que le fil de pantalon de laine des hommes albanais

Qu’ils sont devenus des légendes d’une patience infinie pour la terre

Et chaque fois qu’ils nous ont poussés à entrer dans le trou

de l’aiguille

Si tu oublies le morceau de culpabilité

L’Europe ⋅

Pour le jour du jugement

je serai la

Je viendrai avec des colombes de paix

Nous ne sommes pas les mêmes

Pas même par nom

Pas même par cœur

Nous sommes les premières divinités d’Adam

Et le péché du monde entier

Liberté et amour

Je l’ai mérité aussi

Je sais que la vérité fait mal au monde

Celle de Berlin et de Saint-Étienne

En cent morceaux quand ils l’ont divisé pour nous

Ils n’ont pas quitté l’Albanie

Pour l’avoir la seule mère.

INFINIT-28 septembre 2020 AGIM DESKU

Traduit par 

Marjeta Shatro Rrapaj

LA VERITÀ

(O COSA MI DICE LA VERITÀ NEL MONDO)

Quello che il mondo mi dice davvero

Oggi

Quando ieri sono stato tenuto ostaggio del suo peccato

Più sottile del filato di lana per pantaloni degli uomini albanesi

Che sono diventate leggende di infinita pazienza per la terra

E ogni volta che ci hanno spinto nel buco

ago

Se dimentichi il pezzo di colpa

Europa

Per il giorno del giudizio

sarò lì

Verrò con le colombe della pace

Non siamo la stessa cosa

Nemmeno per nome

Nemmeno a memoria

Siamo le prime divinità di Adamo

E il peccato del mondo intero

Libertà e amore

Lo meritavo anch’io

So che la verità ferisce il mondo

Quello di Berlino e Saint-Etienne

In cento pezzi quando l’hanno diviso per noi

Non hanno lasciato l’Albania

Per averla come unica madre.

INFINIT-28 settembre 2020 AGIM DESKU

Tradotto da

Marjeta Shatro Rrapaj

LA VERDAD

(O LO QUE ME DICE LA VERDAD EN EL MUNDO)

Lo que el mundo realmente me dice

Hoy

Cuando ayer fui rehén de su pecado

Más fino que el hilo de lana para pantalones de hombre albanés

Que se han convertido en leyendas de infinita paciencia por la tierra

Y cada vez que nos empujaban al agujero

aguja

Si te olvidas de la culpa

Europa

Para el dia del juicio

estaré allí

Vendré con las palomas de la paz

No somos lo mismo

Ni siquiera por el nombre

Ni siquiera de memoria

Somos las primeras deidades de Adán

Es el pecado del mundo entero

Libertad y amor

Yo también lo merecía

Se que la verdad duele al mundo

El de Berlín y Saint-Etienne

En cien pedazos cuando lo dividieron por nosotros

No salieron de Albania

Tenerla como única madre.

INFINIT-28 de septiembre de 2020 AGIM DESKU

Traducido por

Marjeta Shatro Rrapaj

VJESHTA APOKALITIKE

Të mendova vjeshtë të bukur

Këtë herë për vjeljen e mollëve t’kuqe

Si faqet e luftëtareve të shejta

Këtë vit janë çmend cunamet e detit

Retë janë shndërrue në të zeza 

Stuhitë e shiut s’kanë të ndalur

Gjethet këtë herë ju kanë rënë ma herët 

Bajlozët nëse i kafshojnë mollët tona

E di së ma s’ka vend për Adamin e Even

Besoni në rebelimin tim pa frikë

Edhe nëse i humbëm të dy dashuritë.

26 shtator 2020 AGIM DESKU

TA VRAS FRIKËN

Më duhej ta vras frikën Promethe

Për t’ia shërue plagët jetës

Dhe tokës sime të ndarë

Dikur e sot në mijëra copa t’vërtetës

Nënës lotin e vrarë

Me cilat urata t’ia shëroj 

Si t’jetojmë për zot të vërtetë

Edhe nëse prapë bëhemi flakë atomësh

Sot nëpër metropolet evropiane

Kujtoj mëkatin e Shen Stefanit e Berlinit

Në cilin shesh t’i vëj lule me aromë lirie

Nga luftëtarët e rënë për tokën arbërore

Promethe kohët kur do t’i ndërrojmë

Në kujtim të mijëra të zhdukurve deri sot

Të eci me sytë e çlirimtarës sime

Dhe të besoj në besën e Konstatinit

Nëse dua të më njeh bota për të gjallë

Të mos na mbetët Shqipnia si përrallë

Ma s’do të jenë gjyshërit për të na i tregue. 

25 shtator 2020 AGIM DESKU

ITAKA

Nëse sërish i duhemi fjalës së artë

Para syve të agimit të jemi t’zgjuar

Me diellin do t’i pëlcasim zotnat 

E marrë është Itaka pse u bë tokë e huaj

Nuk vdiçem edhe kur e vërbuan Homerin

Gjallë na mbajti flaka e qiriut të Naimit

Asnjë fuqi djajësh nuk na munden

Pse patëm besë e fe edhe para Krishti

Dhe një atdhe ku zot e mbret ishim vet

Asgjë e bukur nuk i përngjanë fatziut

Kur fytyrën e barazon më të tradhtarit

E na iku Itaka deri sa lindën luftëtarët

S’është vonë t’i mundim këta birë zagarët

Legjendat e thonë sa herë na ikën zotnat

Dhe ç’na vrau krenaria kur ishim vetë diell

U lamë në detin e plagëve të Gj.E.Alisë

Det kryqëzimi i shpatave për çdo bajloz

Do të ju rrëfej brezave Lulin e Migjenit

Krenarinë e vdekjes burrërisht për Doruntinën

Kam besim në ngrohtësinë e diellit

Të eci i lirë Rrugës së Kombit tim.

23 shtator 2020 AGIM DESKU

THEMBRA E AKILIT

apo e shfletoj historinë

Larg

e shfletoj historinë

Pluhurin çdo ditë ia fshi

Kam frikë

nëse s’di ta ruaj

Të ma vërshoj

ndonjë lumë i huaj

Këmbëkryq

i rri historisë sime

E përqafoj

dhe e puthi n’ballë

Krenohem për betejat

që na i ka falë

Duke shërue plagë

deri këtu kemi ardhë

Pa i harrue betejat

e shekujve të Gjergjit

Që emrin tim

ta thërras të lirë

Agim

Më duhet ta mbaj

besën e Konstadinit

Ta shoh

a është gjallë

Apo rron veç thembra e Akilit.

21 shtator 2020 AGIM DESKU

E DI

Nëse një ditë 

Kam më pasur mallkim

E di nga më vie

Jo nga fluturat 

Që fluturojmë së bashku

Krue me krue

E trëndafil në trëndafil

Mallkimi nuk më vie

As nga yjet e qiellit

As nga drita e diellit

As nga zemra e ndarë

Në copa copa

Ku pak këtu e më shumë

Ma ka marr bota

E di së kush më mallkojnë

Sot në lutjet e së dielës

Lutem

Fali o Zot ato duar të zeza

Që s’dinë kurrë bardhë 

Veç Zi.

E diel 20 shtator 2020 AGIM DESKU

PËLLUMBAT 

Mos u thëntë ma

ta shoh sërish diellin ëndërr

A nuk mjaftoj jeta ime 

n’shekujt t’ferrit

Dëshmitar 

kisha veç pëllumbat e lirë

Të vetmit që fluturonin 

afër diellit dhe për diellin

Dëshmitarë tjetër 

i kisha sytë e vërbuar 

Të nënës sime pa liri

Që u shndërrue n’legjendë

Për lirinë e popullit tim

Dhe dëshmitarë famëkeq 

I kam sytë e çmendur të Apokalipsit

që më vrisnin jetën çdo cast të saj

Veç pëllumbat i kam pasur jetë

Dashurinë e bëra flakë dielli për ta

Edhe nëse vdes n’beteja çlirimtare

E di së pëllumbat s’kanë vdekje

Atdheun ma mbajnë në zemër

Më flasin me ngrohtësi dielli

Atje ku veç engjëjt kan emrin Erna

Deri ku nuk shkel këmba e tradhtarit

Është toka dhe dashuria ime e pëllumbeshës

Dhe dëshmitare tjetër kam gotën e dehjes

Për një natë të bukur sheshit të Tiranës

Unë rebeli i bërë det loti për dashurinë e vrarë të Annes.

Ps-Anna dhe Michel të vrarë diku në Mallësi

18 IX.2020 AGIM DESKU

E KISHA NJË MIK

Njëherë e kisha një mik

Mik dhe shkuar miku

Por ai kishte veç veten

Së bashku 

I mbijetuam betejat 

Çlirimtare

Plagët e luftës 

Ende nuk i shëruam

Më besoni 

Sa herë e pyes veten

Eh ç’lloj njeriu jemi

Çdo çast të jetës

Më vie në mendje Fishta 

e Konica

Sërish pyes 

Cila është e vërteta

Pse nuk mund të bëhemi 

Bashkë 

As edhe dy veta.

17 shtator 2020 AGIM DESKU

ËSHTË PËR TË ARDHUR KEQ

Bac Adem të falëm

Është për të ardhur shumë keq

Sa ishte gjallë asnjë fjalë për artistin

Sot edhe kolegët e “bombarduan”

S’di së ku i kishin rujtë fjalët e zemrës 

Mirë tha po shkoj me buzë të qeshura

Miqt mbi kurora vunë lot n’vend luleve

Histori e re në këtë kohë të pandemisë

Sikur e kemi kërkue prej shumë kohësh

Jeta është luftëtarja e betejave t’pafund

Nëse është e drejtë apo e padrejtë

Varet nga guximi që ti ke për jetën

Ndryshe do të bëhesh i pafat në dashuri

Për atdheun ma s’bëhet fjalë për çdo ditë

Mjafton në njëqind vite t’rilind Prometheu

Zemra më plasë kur s’mund t’i thur hymn

Njeriut që më bëri të qeshëm me lot

Kjo këngë ka kohë që po këndohet këtu

E dymijë vite para të madhit Krisht

Kur njeriu ynë ishte këtu edhe para djallit

Shqip më fliste hyjria e jonë Tanagra

Së bashku me Homerin ndriçonin rrënjët

Veç pellazgët krijuan botën e njeriut tim

Kurrë s’pata fatin të dehem për zotin tim

Sikur për dashuri që jetova mijëra vjet.

16 shtator 2020 AGIM DESKU

KËTU DO TË QËNDROJ

Këtu qëndrova dhe do t’qëndroj

Edhe pas sëcilit shekull t’mjerë

Edhe kur ishim në Ferr t’ferrit

Eshe ma n’ferr së ferri i Dantes

Qëndrova më e rujtë tokën e gjyshit tim

Për pasaportën e Shqipnisë së bashkuar

Unë qëndrova këtu fal plisit të bardhë

Mbi kokën e Gjergjit dhe bac Ademit

E sot plisi qëndron Mbi Kullat e lirisë

Në Prekaz e Gllogjan kudo nëpër viset e Ilirisë

Për plis e fis besën ia fala atdheut e dashurisë

Këtu do të qëndroj me frymë a pa frymë t’jetës

Ta di bota të vertetën së para Krishti jemi këtu

Kur Adami dhe Eva shpirtnisht

Shqipërinë time me zemër e krijuan

Këtu do të qëndrojnë edhe breza tjerë të artë

Agimi,Liridoni,Dardani me plisa të bardhë

Përandorët do t’i lenë prapë në demonë të mjerë

Sëcili gur i shqipeve do të ngritët në hyjni

Ku tradhtarët s’kanë vend ma për varr

Atëherë Shqipëria do të rikthehet sërish mbarë.

15 shtator 2020 AGIM DESKU

PLISI

Sot e çdo ditë po mbetët relikt muzeu

Dikur e vetmja shenjë që na bënte krenar

Veç me plis bota na nderoi për shqiptar

Djall u bëfsha nëse nuk i përkulëm plisit

E mos qofsha n’lëkurën e djall o pisit

Mbi kokë po së vuri kurorën e lashtësisë

Krenar që e ruajmë n’zemrat e Shqipërisë

13 shtator 2020 AGIM DESKU

***

NDALO DET ATO VALË

Ndalo det ato valë bajlozësh që t’shitojnë

Sërish pas pesë shekuj t’ferrit mallkojnë

Rrugën e Kombit tim do të rikthejnë

Në çmendurinë e Via Egnaties së djajëve

Ec e mos u bën rebel Agim kur t’i shoh 

Kah të kalojnë karvanët pranë syve t’mi

Ata që me shekuj ma bën dheun ferr t’zi

Më sërvon bota të dehem e të ngriti dolli 

Veç ti o det si t’i ndalon piratët e xhelatët

Ata që më lanë pa gjysmën e vëllëzërve

Që m’i ndanë dritat e fëmijëve nga sytë e mi

Nënën ma lanë të pragu me duar në gji

Edhe sot si dje e besa edhe nësër jetojnë 

Demonët asnjë zot nuk di si t’i ndalon 

Kanë marrë ca fytyra nga njeriu ynë

Bota po ngrit dolli me bukurinë korbiane.

11 shtator 2020 AGIM DESKU

SEA STOP THOSE 

Sea stop those waves of behemoth that punish you.

Again after five centuries of hell they curse

The path of my Nation will be restored

In the madness of Via Egnaties of devils

Walk and do not rebel Agim when I see them

Towards the caravans pass near my eyes

Those who for centuries make the earth hell black

The world makes me guard, drunk and toasts me

Except you o sea how to stop pirates and executioners

Those who left me without the half of brothers

That separated the children’s lights from my eyes

My mother left me on the doorstep with her hands on breast

Even today, as yesterday, I believe, and if the 

Demons live, no god knows how to stop them

They got some faces from our man

The world is toasting with raven’s beauty.

September 11, 2020 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

***

E DI KU JE ZOTI IM

(Teologut korçar Kleo Betsokou-mërgimtarit nga Londra

E di ku të gjej zoti im

Në valixhet plotë lot të mërgimtarëve

Aty çdo ditë të takoj në rrugën t’pakthim

Në një atdhe je ku secili bëhet Promete

Ku liria e zëvendëson ferrin e Dantes

Zoti im ti u shndërrove në zanë

Dhe nga toka ime shporre mijëra sulltanë

Nga Azia e Karpate që këtu bënin pallate

Në cilën dëshirë e di ku të gjej më mire

Në fjalën që i thua nënës në çdo mëngjes

Të dua perëndesha ime që më fal gëzime

Në çdo kohë zotin tim e gjej më të ri

Kur vëllezër luftojnë së bashku për liri

Kur motrat tona të jetojnë si shqiponja

Zoti im është vetë Shqipëria e bashkuar

Pa asnjë kufi dikur të ndarë e të sharë

Por janë Kullat e Prekazit e Gllogjanit

Flaka e luftëtarëve që na ndriçojnë lirinë

Kudo jeton zoti im si hero i Arbërisë

Në bamirësinë e patriotit të kombit tonë 

Hasan Prishtinës e Haxhi Zekës

Që i falën tërë pasurinë për liri t’Shqipnisë

Në kujtesën e Gjergjit që u kthye shqiptar

Edhe në madhështinë e Nënës Terezë

Botës ia shëroi varfërinë e vetes lavdinë

09 shtator 2020 AGIM DESKU

I KNOW WHERE YOU ARE MY LORD

(Korça theologian Kleo Betsokou-emigrant from London

I know where to find my lord

In suitcases full of tears of emigrants

There every day I meet you on the way back

You are in a homeland ëhere everyone becomes Prometheus

And freedom replaces Dante’s hell

My Lord, you became fairies

And expel thousands of sultans from my land

From Asia and the Carpathians they made palaces here

In which desire do I know where to find the best

In the word you say to your mother every morning

I love you my goddess who gives me joys

Every time I find my master younger

When brothers fight together for freedom

When our sisters live like eagles

My Lord is the united Albania itself

Without any boundary once divided and cursed

But they are the Towers of Prekaz and Gllogjan

The flame of the fighters Who illuminate our freedom

Everywhere my lord lives as a hero of Arberia

In the charity of the patriot of our nation 

Hasan Prishtina and Haxhi Zeka

That they forgave all the ëealth for the freedom of Albania

In memory of Gjergji who became Albanian

Even in the greatness of Mother Teresa

Healed the World of poverty and her own glory

09 September 2020 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

Thank you President Trump, but we are Albanians

ALBANIAN

Albanians o miserables we are 

Sixteen centuries BC

Tanagra and I spoke Albanian

Generation after generation ëe are here Albanians

Mountains and plains shout in Albanian

Except in the language of the god we speak

In an Albania and eagles of mountain

The deities have transformed us

In fairy tales they have blessed us

I knoë before the gods except Homer was here

The centuries of hell are not far away

That comes from me once and for all

They turned into apocalypse of horror

How it hurts me when I look like you to black ravens

Not like I am an eagle of blessed soil

Let the world burst if it wanted to

Albania will not be dismantled

One day our Gods will return to us

We trusted the white and black man enough

Eh that I believe in the young devil himself.

5 September 2020 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

SHQIPTAR

Faleminderit president Trump,por jemi shqiptarë

Shqiptarë ore të mjerë jemi

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti

Unë dhe Tanagra folëm shqip

Brez pas brezi jemi këtu shqiptarë

Mali e fusha shqip bërtasin

Veç pse n’gjuhë t’perëndisë ne flasim

Në një Shqipni e n’shqipe mali

Hyjnitë na kanë shndërrue

N’zana t’legjendave na kanë bekue

E di para zotnave veç Homeri ishte këtu

Nuk janë larg shekujt e ferrit

Që ikën nga unë njëherë e përgjithmonë

Se u shndërruan në Apokalipsa të tmerrit

Sa më dhemb kur ju ngjaj në korba të zi

E jo siç jam shqipe e dheut të bekuar

Le të plasë bota po deshi

Së Shqipnia s’ka për t’u zhbërë

Një ditë do të na rikthehen zotnat tanë

Mjaft i besuam njeriut të bardhë e të zi

Eh që besa edhe vet djallit të ri.

5 Shtator 2020 AGIM DESKU

E PREMTJA E MADHE

Nënë sot rri zgjuar dhe mos ke frikë

Ditë e ngohtë bën në Amerikë

Janë ba bashkë tokë e qiell

E janë çel sytë e mi

N’Rozafat Ajkunë edhe ti mirë e di

Më thanë së lgjendat kishin ardhë 

Më të marrë Ty

Sa e deshta burrërinë e Prometheut

Ah Venedikut i raftë pika

Si na i la Bajlozët n’këto anë

Sot n’Kala po të bëjmë mbretëreshë

Për nuse t’shqipeve të vëhet kurora

Në legjendë për zanë të mora.

4 shtator 2020 @gim DESKU

SHQIPTARË KUDO

Kudo shqiptarë

Në diasporë

Bulevardeve evropiane

Në Azi e Afrikë

Deri në Amerikë

Hamaj e sharraxhi

Do thoshte poeti Esat Mekuli

Të këputun për padronët e demonët

Musafirë në shtëpi t’vetë

Shqiptarë me emër e zemër

Çudi sa jemi shqiptarë

Një një Shqipëri kështu të ndarë

Të Marie Tucit e Havzi Nelës

Njëra vëhej në thes me macë t’egër

E poeti vihej në litar

Edhe sa jemi shqiptarë 

Në Shqipninë e pas Fishtës

Ku dreqi e i biri vihet në krye t’politikës

Krejt parodi e bëjnë jetën n’Shqipëri

Zotnat ikin nga demonët që e rrethojnë

Zogjtë në dhera të huja fluturojnë

Sytë e rinisë mbi male në ikje lotojnë

N’Shqipërinë e vërbuar askush s’njeh t’zonë

Sa kam bërë lutje për një Shqipëri t’bukur

Ku rinia të rikthehet mbi krah t’fluturës

T’i bëhet mbret tokës së vet

Ku Zoti të bëhet një e s’ka dy

Ashtu edhe atdheu im të bëhet i lirë

Në një Shqipëri të popullit tim të mirë.

31 Gusht 2020 AGIM DESKU

E NË VDEKËSHA NËNË

-dedikim Marie Tucit

-motiv popullor

E në vdekësha nënë 

Dashninë e atdheun kujt t’ia lemë

Asnjerit Marie mos ia le

Së do e mbysin sikur ty dje

A s’më thua ti Shqipni

A të qajë ma për ty

Sa herë e kam ba gjamën

Në ty e kam ditë nanën

Dhe çdo ditë e mira Shqipni

Po e lexoj nga një parodi

Për pesëdhjetë vite kumunizmi

U shquve ti a për mua është marrëzi

Tani i besoj Fishtës se si i shkoi jeta

Me shpirt të plasun nga këto t’vërteta

E si vritet në pik ditës drita e diellit

Kur mësuesja Marie falte lule t’prillit

Pa më thuah Shqipni a je zgjue nga gjumi

Kurrë mos të pafsha që të ka marr lumi

Mos lexofsha ngjarje as si t’at Zef Pllumit

Vraje vet këtë ligësi që na ndan mua e ty.

28 gusht 2020 @gim DESKU

MË SHUMË SE POEZI 

Në ditëlindjen time

Më vijnë çdo çast urimet e më të mirëve

Mezi presin të zbresin nga retë e shiut

E besoj më sjellin ngrohtësinë e diellit 

Dhe me fjalët e bukura t’hyjnive arrijnë

Sot s’janë më mua mbretërit e pranverës

Dikush i bën sehirë botës me covid 19

Ndoshta pse sa herë u bëra kryeneç jete

I padëgjueshëm i pushteteve të shteteve

Kam mbetur peng i besës së burrit

Në një kohë kur s’dëgjohet ma burrënia

E kam pague shtrenjtë heshtjen e fjalës

Jetës ia shtova edhe një rebel ma shumë

E kam dashur veç jetën e luftëtarit të lirë

Dashurinë e vashës së tij e bëra varg t’jetës

Ç’m’u kujtue çlirmtarja që nuk fali tokë

Nuk do që varri i trimit të bëhet mish qeni

Sot në mua ndriçojnë agimet e shenjta

A kam jetë të shoh qytetin veç trëndafila

Pa re të zeza të shekujve që na mallkuan

Të rikthehen zanat e dashuria e shqipeve.

25 gusht 2020 AGIM DESKU

From the Agimian Anthology of the poet AGIM DESKU

MORE THAN POETRY

On my birthday

The best ëishes come to me every moment

Can’t ëait to get doën from the rain clouds

I believe they bring me the ëarmth of the sun

And with the beautiful ëords of the deities they arrive

Today the kings of spring are no longer ëith me

Someone looks of the world with covid 19

Maybe why every time I became haughty

Inaudible of the powers of states

I have remained hostage to my man’s trust

At a time when manhood is no longer heard

I paid dearly for the silence of the word

I added one more rebellion to my life

I just loved the life of the free fighter

I made the love of his daughter the vers of life

What do I remember about the liberator Who didn’t forgive the land

She doesn’t ëant the tomb of the brave to become dog meat

Today the holy dawns shine in me

Do I have life to see the city except roses

No black clouds of the centuries that cursed us

To bring back the fairy and the love of eagles

25 August 2020 AGIM DESKU

***

Translated by 

Marjeta Shatro Rrapaj.

Dall’Antologia Agimiane del poeta AGIM DESKU

PIÙ CHE POESIA

Per il mio compleanno

I migliori auguri mi vengono in ogni momento

Non vedo l’ora di scendere dalle nuvole di pioggia

Credo che mi portino il calore del sole

E con le belle parole delle divinità arrivano

Oggi i re della primavera non sono più con me

Qualcuno guarda al mondo con covid 19

Forse perché ogni volta sono diventato altezzoso

Inudibile dei poteri degli stati

Sono rimasto ostaggio della fiducia del mio uomo

In un momento in cui la virilità non è più ascoltata

Ho pagato a caro prezzo il silenzio della parola

Ho aggiunto un’altra ribellione alla mia vita

Ho adorato la vita del combattente libero

Ho reso l’amore di sua figlia il verso della vita

Cosa ricordo del liberatore che non ha perdonato la terra

Non vuole che la tomba dei coraggiosi diventi carne di cane

Oggi le sante albe brillano in me

Ho la vita per vedere la città tranne le rose

Nessuna nuvola nera dei secoli che ci ha maledetti

Per riportare la fata e l’amore delle aquile

25 agosto 2020 AGIM DESKU

Tradotto da

Marjeta Shatro Rrapa

***

NË NJË KOHË TJETËR

Në një kohë kur rrinim bashkë

Mu në mes kishim bjeshkët e larta

Mua më duhet të flas o t’bërtas

Se jam pak gegë e veç me za zanash jetojmë n’këto anë

Kur ulëm të mendoj më duhet të shkruaj 

Se jam pak toskë veç me sy valët i shikoj

Ndaloj për të bukurën e detit ta pikturoj

Në një kohë t’jetës sime isha mbret tjetër

Ngado që shkoja kisha zemër Gjergji

Fytyra m’i ngjante fytyrës se tij heroike

Ëndërr e lexoja lirinë nëpër shkronjat biblike

Fjalët e zemrës i ruaj për një kohë tjetër 

Më të dashtë aq sa plagët e Titanikut

Nëse kjo kohë e ka ngrohtësinë e diellit

Nuk ecët ma nëpër Via Egnatia si n’kohë t’vjetër.

23 gusht 2020 @gim DESKU

G R I S J E

Copëza trëndafili i mblodha

Të grisurat i ruaj vargut të kujtimeve

Për një kohë e botë tjetër

E di cilët i grisin çdo çast lulet

I shoh kah sjellin stuhi shiu

Sa plagë ia shtojnë tokës

Kanë fytyra Apokalipsash

M’i grisen fluturat tradhtisht n’fluturim

Në një natë ëndrrash s’më lanë të dehem

Çfarë ju vjen në dorë gjithçka grisin 

Për vrimë gjilpëre më tretin

Ku e jetoj t’zitë e ullirit

Nuk e desha botën pa pranverë t’luleve

Historinë e heshtjes askush s’di ta shkruaj

E di unë për fajësinë e fjalës

Kur dhemb pse i besova shumë

Sa lartë i ngrita dhembjet e yjeve

Zjarr ferri i bëra vetes

Nuk besova që e grisin Çakorrin

Për të cilin u kënduan këngë kreshnikësh

Ku i kanë varret gjysh e stërgjysh

Çlirimtarët e fytyrave t’atdheut t’Gjergjit

Sa mëkat t’i grisen lulet e dashurive të atdheut.

22 gusht 2020 AGIM DESKU

NË DITËLINDJEN E LULEVE 

-Lutem për shi

Sot ju kërkoj luleve të Kopshtit të Edenit

Të ndalojnë për një ditë dhembjen e plagëve të jetës

Fali edhe flakë po deshe nga dita më e bukur që ke

Sot ke ditëlindjen dielli im më shkronja ari të 19 gushtit

Mjaft acar dhe plagë kishte toka e urryer nga demonët

Më sjell pak shi për lulet e thara

Së jam në luftë me bajlozet e stuhive

Sot s’dua të vdes nga mërzia e betejave të humbura

Dua të ndaloj për një çast e të ngriti gotën bashkë më yjet

E dinë sytë e mi ku je diell

Me lartë se vetë hynitë që gëzojnë për një çast jetën e bukur

Sot dua të ngriti gotën për dashuritë e popullit tim të shejtë

Nuk dua të vdes nga flaka e zjarrit tënd o dielli im

E di së njeri nga ne të dytë e mbanë fjalën më mirë

Edhe kur vijnë dimrat e acartë 

Ti më ngroh më shumë së tërë jeta ime

Edhe unë mbijetoj kur ferret e jetës më prangosin

Sa bukur të festoj sot në ditëlindjen tënde dielli im

Dua për një çast të pi deri sa të bëhem gotë e thyer venedikiane

Edhe kështu jam i dehur pa ngrohtësinë tënde o diell

Më lejo të rri me kujtimet që herë më rikthejnë në jetë

Besoje fytyrën time të buzëqeshur më mirë se vetë hëna

Sot e ndalova edhe vargun mos të shpërthen kur kujtoj demonët vrastarë

Dua të jem vetëm luftëtar i trëndafilave të tokës se shejtë 

Lutem që të bie shi për secilën lule të Kopshtit të Edenit o diell.

19 Gusht 2020 Agim DESKU

***

ON THE FLOWER BIRTHDAY

-I pray for rain-

Today I ask you for the floëers of the Garden of Eden

Stop for a day the pain of life wounds

Forgive the flame you wanted from the most beautiful day you have

Today is your birthday, my sun, the golden letters of August 19th

Plenty of frost and ëounds had the earth hated by the demons

It brings me some rain for the dried flowers

I’m at war with the storm idiots

Today I don’t want to die of the boredom of lost battles

I want to stop for a moment and raise the glass along with the stars

My eyes know where you are in the sun

Higher than the entrances themselves who enjoy for a moment the beautiful life

Today I want to raise the glass for the loves of my holy people

I don’t want to die from the flame of your fire, my sun

I know one of us both holds the word better

Even when the cold winters come

You warm me the most my whole life

I too survive when the hells of life shake me.

How beautiful to celebrate today on your birthday my sun

I want to drink for a moment until I become the broken glass of Venetian folly

Even so I am drunk without your warmth o sun

Allow me to hang on to the memories that sometimes bring me back to life

Believe my smiling face better than the moon itself

Today I also stopped the verse from exploding when I remember the murderous demons

I want to be just a warrior of the roses of the holy land

I pray for rain for every flower of the Garden of Eden o sun.

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

Faleminderit për kulturën e përkthimit poete e nderiar z.Marjeta Shatro Rrapaj

AGIMI

E di se do të më thoni i ngjanë agimit 

Por nuk e di pse më pagëzuan Agim 

Nëse e kishin se linda në kohën e diellit

Apo për të më pagëzuae me emrin shqip

Pesëqind vite kjo tokë veshej me rroba të huaja

Kudo dëgjoheshin emra profetësh e perandorësh

Më dukej vetja se jam diku në Azi a në Arabi

E jo aty ku jetohet për shqipet në ma të mirën Shqipëri

Agimmmmmmmmmmmmmmmmmm

Më thirrnin secili që zgjohej para meje

Nëna orë e çast e mbante emrin tim në gojë

Edhe përtej deti emri im është varg i lire

Veç jo fjala e lirë dhe libri im “Rrefej diellit”

Ku rrinë të mbyllura që pesë vite pa e pa dritën

Në shtetin e demokracisë Helene

Ferri i Dantes i zëntë ashtu siç i zëntë fryma e poezisë

Sot agim është tërë Shqipëria 

Deri ku i thonë bukës bukë e ujit ujë

Dhe s’ka bir nëne që i thot ndryshe veç fytyrave tradhtare 

Që historia askujt nuk ia fal

Sa bukur e thotë poeti Agim Doçi

Sa herë vi në Prishtinë e di se erdha në Shqipëri

Kur dëgjoj sheshit të kryeqytetit emra shqip 

Agim, Liridon, atdhe ,Teutë, Norë, Marie.

Vëllimi poetik-“Rrefej diellit” i përkthyer në greqisht dhe i pritur mirë nga kritika,që nga viti 2015 gjendet i mbyllur në Greqi, po sa ka dalë nga shtypinë ,me vështrime kritike të tre poetve grekë,ku thonë:Na vie keq që kjo poezi nuk shkruhet ma në vendin tonë,e dikur është shkrue,faleminderit nga kritika.

KULLA E LIRISË

-Muhamet Dervish Çekajt

Me gurë atdheu dhe shpirt Korifeu

Krijove Kala e ç’hata për atë kohë 

Të pakohë

Sot rrënjët e mia dardane ruhen këtu

Si relikt muzeu të betejave për tokën e gjallë 

Bashkë me fytyrat e luftëtarëve të lirisë

Në këtë Kullë të brezave të plisit 

Këmbëkryq u ulën zotnat e Durrahut

Përkrenarja e Gjergjit është hymni i besës

Ku s’kanë ikur betejat për kufijtë e ndarjes

Dymijë vjet lashtësinë pellazge e mbajnë brenda

Kulla që ruajti Mic Sokola e shumë emra

Sa lartë i lartësove dritën e diturisë së Naimit

Pranë oxhakut i prite e i përcjelle luftëtarët e lirisë 

O Muhamet Dervish Çekaj

Po e ringjallin jetën dhe të vertetën e Kullës së shqipeve

Arbeni me gjashtë vëllëzërit e thuprave të pathyera

Kështu sërish e bëjmë Shqipinë e Fishtës

Sikur kjo Kullë që rriti e kaliti luftëtarë atdheu

Si Sali Çekaj,Ismeti ,Maxhuni e të tjerë.

13 gusht 2020 AGIM DESKU


SËRISH HESHTJA

Për të satën herë të shkrova sikur të ishe çlirimtarja ime

Edhe ashtu ma mban peng jetën

Të vërtetën askush nuk ka guxim ta thot

Vetëm Serembe e ka përjetuar në lëkurën e tij prej poeti

Ç`farë t’i them jetës kur më pyet për kujtimet e saj

Ta rikthehej në fëmijëri jetën përrallore të së bukurës

Nuk më lejojnë ata sy me aq zemër kur t`i pikturoja

Si ta harroj kaq lehtë heshtjen që s`paska fund kurrë

As jeta më të s’paska kuptim në në një botë plot dhembje

Për shpirtin fare s’bëhet fjalë për shërim

Mbrëmjet më janë bërë pikturë që s’harrohen

Aty kam vënë fytyrën tënde prej Mona Lize

Me emrin ma të bukur se vetë ajo

Në heroinë të thërras e bërtas

Ku je çlirimtarja ime e betejave të lena në gjysmë fitoresh

Për të cilat beteja që nuk ju shihet fillimi as fundi

E di mirë sa herë kam vdekur për ty e tokën e shejtë

Në Promethe të lirisë më kalite të ngritëm edhe nga varri

Sa rëndë peshon heshtja jote në jetë

Sa më ngjanë dikush në fuqinë e djajëve 

Pse atdheun në dysh ma ndanë

E kanë humb fuqinë lutjet për të qenë uratë perëndish

Janë zënë në kohë të pa kohë fytyra prej zane 

Mos po shndërrohesh në diçka tjetëra a në Apokalips

Ndalo Imzot stuhitë e heshtjes se marrë

Asnjërin nga ne të dy mos i fajëso me mëkat

Nëse duhet të përjetojmë ferrin 

Unë u bëfasha ferr për tokë e qiell e ti heroinë.

Gusht 2020 AGIM DESKU

SILENCE AGAIN

For the witch time I ërote to you as if you were my liberator

Even so, it holds my life hostage

No one has the courage to tell the truth

Only Serembe has experienced it in his poetic skin

Ëhat to say to life ëhen she asks me about her memories

To return to childhood the fabulous life of beauty

They do not allow me those eyes with such a heart when I paint them

Hoë can I so easily forget the silence that never ends

Even life no longer has any meaning in a world full of pain

For the soul there is no question of healing at all

The evenings have become an unforgettable painting for me

There I put your face from the Mona Lize

With a more beautiful name than herself

In the heroine I call and shout

Where are you my liberator of battles left in half victories

For which battles you do not see the beginning or the end

I know well hoë many times I have died for you and the holy land

In the Prometheus of freedom I was tempted to rise from the grave

How heavy your silence weighs on life

Hoë much someone resembles me in the power of devils when the homeland was divided in two

Prayers to be the bridge of gods have lost their power

Fairy faces are busy indefinitely

Do not turn into something else or the Apocalypse

Stop, Lord, the storms of silence that have taken over

Do not blame either of us for sin

If we are to experience hell

I became hell for heaven and earth and you heroine.

August 2020 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

Ç’MË THUA A Ç’TË THEM POET

-Liria në sytë e Havzi NAVZI Nelës

-Poetin që e varën në litar veç pse ish poet

Të kam ditur e dashur 

Për faqe t’bardhë

Shqipni ti më dole

Faqe e zezë

Nuk ju besova syve t’mi

Kur ma vëre litarin n’fyt

Nuk e kuptove se jam poeti yt

Si ta shoh lirinë pa sytë e mi

Vdekja e fundit të qoftë Shqipni.

10 gusht 2020 AGIM DESKU

Filed Under: LETERSI Tagged With: Agim Desku, agimian, Antologjia e vargut

“Hylli i Dritës”

October 21, 2020 by dgreca

BAJAME HOXHA-ÇELIKU-

YLLI, I NJË DRITE-

Ndër revistat e para-

në Shkodrën loke, –

zbriti:-

Hylli, i një Drite-

që s’do të shuhej më kurrë!

Drejtuar

nga i madhi,

nga i pavdekshmi,

Legjendari:

At Gjergj Fishta

më 1913-tën.

Edh sot,

ajo Revistë është dritë dielli,

dritë lirie,

dritë pastërtie,

prestigji më i lartë ndërkombëtar.

Vetë motivi,

fjala të drejton nga Qielli,

ku në pikën e territ kërkon Yllin…

E nga ai Yll i bukur,

ndriçohet gjithësia.., 

deri në brendi të Shpirtit. 

"Hylli i Dritës" të largon frikën e territ, 

të largon ethet e ferrit.

Të ndriçon mendjen,

zemrën thellësisht ta kall. 

Dhe tani,

të kthen nga errësira në jetën e dritësuar!

E ky Yll i Dritës,

Sot e përgjithmonë,

jeni ju o populli im Shqiptarë!

Bruksel, Tetor 2020.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Bajame Hoxha-Çeliku, HYLL DRITE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 337
  • 338
  • 339
  • 340
  • 341
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT