• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zoti ju dhëntë forcë naftëtarë !

October 13, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-

Para pak ditësh shkruajta diçka për grevën e urisë së naftëtarëve në Ballsh. Më shumë i adresohesha shoqërisë me qëllim për një sensibilizim social karshi njëri-tjetrit. Eshtë një ngërç social i mundur nga politika. Edhe pse mund të jemi plot që i japim të drejtë naftëtarëve, mbledhim supet. Sidomos ata me prirje politike pranë qeveritarëve. Por edhe ata anti qeveri, kanë hallin e tyre. Madje këtë e kupton menjëherë sapo i avitesh titujve në shtypin e ditës. Greva është e fundit, ose nuk e gjen askund. Kudo dominon debati midis Ramës dhe Metës. Eshtë një debat i ashpër, batuta, qoka, fyerje sa kokat e shqiptarëve kthehen në kor, sa tek Rama aq edhe tek Meta. Megjithatë problemi i shqiptarëve nuk është fare lufta e ashpër mes kreut të shtetit dhe kryeministrit. Po fare ama. Eshtë vetvetja, mungesa e theksuar hallit të përbashkët, ekonomia e tyre. Krahas kësaj prishja një herë e mirë e asaj kulture të mbrapshtë me dhurim lopësh, a ca shtëpi kuvli që po inagurojnë aty e këtu me një batalion kamerash sikur kanë kapur qiellin. Qytetari ka nevojë për dinjitet, jo për lëmosha. Dhe dinjiteti vjen duke e angazhuar atë në punë, me pagë të plotë, me mundësi pagesash si për taksa por edhe siguracione. Eshtë alarmante shifra prej 4% e shoqërisë që aplikojnë siguracionet e pronës. Dhe nuk kanë faj, me çfarë ta paguajnë. Lekët që duhet të marrin shkojnë për show fushate me Eli Farën a Valbona Selimllarin. Pornostaret që eksitohen kur i vihet tritoli bash skenës ku shkeli këmba e Kadri Roshit apo e Drita Pelingut. Çfarë mund të presësh nga kësilloj bibash të tilla. Progres? Asesi! Të paguhen pagat e naftëtarëve? As mos e çoni nëpër mend. Shkojnë për pagat e ndonjë bibe tjetër, nga ato të studiove a nga ato që do flasin sonte në Opinion. Ose nga ato që do dalin nesër dhe do i thurin lavde dështakëve. Atyre që u vjedhin pagat tuaja. Shqiptarët paguajnë pa ngurim siguracionin e makinës, por jo të pronës. Dhe kjo jo vetëm për fajin e tyre, por të kësaj vrimë ekonomie informale gati 30 vjeçare që me taksta tuaja nxjerr në fushatë pornostaret. Të asaj kulture informale nga zyrat e Westernunion-it etj. Për shkak të asaj pritje me sytë nga shtetari që t’u vij e t’u bëj dhoro ndonjë lopë a ndonjë derr. Kurse kur vjen puna tek një aset kombëtar siç është nafta, naftëtarët, edhe pse aksioner, shteti ngre duart përpjetë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, e ka privati. E thotë kalimthi, pastaj studiot do dominojnë me debatin Rama Meta. Kjo është absurde për faktin se ekonomia e tyre duhet të jetë e para. Dhe Rama Meta të fundit. Si shoqëri jemi alarmuar kur na është prekur deti. U alarmuam me marrëveshjen e qeverisë Berisha Karamalis në 2009. Edhe tani me këtë Konventën e detit nga ku sipas Ramës, pra nga kjo Konventë Greqia fiton 12 milje etj. Por nuk revoltohemi se si një aset kombëtar si nafta, u është dhënë tregjeve të pista lindore që nuk kanë ndrequr veten dhe jo të na ndreqin ne. Dhe për më tepër kur është e pa mundur që pas aq e kaq viteve të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, si vend të mos kemi kapacitetin e duhur të specialistëve për të menaxhuar arin e zi. Deri këtu është katandisur vendi ynë sa më perspektivë ka një mut  partie se sa një gjeolog a naftëkërkues. Më shumë të ardhme ka një çërr i partisë se sa një konstruktor anijesh a një shkencëtar bërthamor.  Nëse do vazhdojmë edhe ca me këtë tifozllëkun harbut  karshi politikës, pa u kujtuar për njëri-tjetrin, e humbëm fillin përgjithmonë. Dhe mos pyesni duke bërë sehir trotuarëve a kafeneve, mes llogjeve me nga një teke përpara, se ku t’i gjej qeveria lekët për naftëtarët. Eshtë shumë e thjeshtë, shkurtoni fondet në ribërjen e legjislacionit zgjedhor, pagat e një Kuvendi informal dhe u krye ajo punë. Aferim naftëtarëve!

Filed Under: Featured Tagged With: Greva e naftetareve, Ilir Levonja

NJË TRINI NË TETOR

October 13, 2020 by dgreca

— Sot, datëlindja e poetëve Pano Taçi, Dritëro Agolli, Migjeni – 

nga Visar ZHITI-

TETORI TRALLISËS-

Tetori në traditën tonë të re është tashmë dhe Muaji i Letersisë, sepse lidhet me jetët e vdekjet e disa prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letrave shqipe.

Në 20 tetor ndërroi jetë poeti kombëtar Naim Frashëri, kurse në 23 tetor lindi poeti tjetër kombëtar Gjergj Fishta 

                Në tetor kanë lindur dhe sundimtarët e Shqipërisë, Mbreti Zogu I dhe diktatori Enver Hoxha, i pari në 8, i dyti në 16, të cilët kanë lidhje me letërsinë, jo thjesht si personazhë veprash, por që kanë ndikuar dhe në realitetet letrare, për mirë dhe për keq.  

MIGJENI

Pikërisht si sot, në 13 tetor, kanë datëlindjet dhe 3 poetë: Migjeni, Pano Taçi, Dritëro Agolli dhe dy ditë më mbas është dhe datëlindja e liderit të parë demokracisë, Sali Berisha, president dhe kryeministër në posdiktaturë.

DRITERO AGOLLI.

Ndërkaq tetori është dhe muaji i “Sindromës Down”, i vendosur nga Shoqata Kombëtare Amerikanë, që mban po këtë emër, për të senbilizuar dhe ndërgjegjësuar shoqëritë, nismat e së cilës njihen si ajo “Buddy Walk®”, trupi ecën, dhe në Shqipëri, nëse nuk janë harruar veprimtaritë e dikurshme.. Po kështu tetori është dhe muaji i Kancerit të Gjirit. dat;e. 

PANO TACI…

Trallisëse. Është muaji i dhjetë i vitit dhe emri i ij do të thotë tetë, vjen nga latinishtja (octo), sepse romakët në kalendarin e tyre gregorian e kishin muajin e tetë, është vjeshta e tyre në hemisferën boreale dhe pranverë ne hemisferën australe.

Tetori ynë i mbart të gjitha këto, shtrudhshëm, universin dhe arin e vjeshtës, poezinë dhe diktaturën, gjëndjen down dhe cjen e vështirë me një diell të ftohtë si gjiri i murosur i Rozafës.

*  *  * 

Dua t’i kthehem ditës së sotme të tre poetëve. Të ndryshëm nga njëri-tjetri, që kujtohen në mënyra të ndryshme, ndoshta harrohen njëlloj, nga njëra palë ose tjetra e admiruesve. Tre poetë që duhej të na bashkonin, por poezia nuk e bën dot gjithmonë këtë akt, se lind dhe nga rrethanat, që shpesh janë konflikte të mëdha. Sepese kanë lindur dhe sundimtarët bashkë me të. 

Të tre s’janë më. Dhe i përkasin shekullit XX të Shqipërisë, por dhe fillimit të shekullit XXI. Dhe patën sundimtarët e tyre.

Migjeni dhe Dritëro Agolli. Që përkujtohen. Janë në tekstet shkollore dhe medait flasin për ta. Migjeni jetoi nën mbretërinë shqiptare, Dritëroi nën diktaturë. Migjeni mësues fshati, Dritëroi shkrimtar profesionist, deputet. Migjeni nga diktatura u konsiderua si paraprirës i Realizmit Socialist, Dritëroi poet i shquar i tij, që përjetoi dhe postdiktaturën, ndryshimet demokratike, kur Migjeni sikur u zbeh paksa pa të drejtë dhe Dritëroi u godit me të drejtë. . 

Midis tyre, jo vetëm si vitlindjeje, por dhe si fat, është poeti tjetër Pano Taçi, që vjen nga ferri i burgeve dhe që kujtohet më pak.

Një trini poetësh jona. Në kohë diabolike, që morën prej saj dhe i dhanë. Si rrjedhojë dhe tre shqetësime emblematike.

 Migjeni nuk e përjetoi diktaturën e më pastajme, nxitoi të vdesë i ri, por vepra e tij nuk u ndalua nga regimi siç ndodhi me mjaft autorë të tjerë, u studiua, u vlerësua dhe shkëlqeu mynxyrshëm.

Kurse Dritëro Agolli dhe Pano Taçi janë të njëkohshëm, dy dukuri të tjera nën diktaturë, dy rrugë të ndryshme poetësh, edhe pse e nisën ngjashëm, të dy kishin qenë partizanë qysh fëmijë për çlirimin e vendit, ku pas asaj lufte u vendos diktatura më e egër në të gjithë perandorinë komuniste. Krijimtaria e të dyve u përzgjat dhe në moshë të thyer, në shekullin e ri, XXI. 

DEMONI I KRIJIMIT

13 Tetori i tre poetëve si nën shenjën zodiake të djallit metaforik. Jo pse në këtë muaj do të renditen dhe datëlindjet e atyre që kanë sunduar më së shumti Shqipërinë. 

Pani Plak, por dhe engjëlli plak e quanim ne Panon tonë. Aq sa me miq, po aq dhe vetmitar, i përvuajtur dhe buzagaz, që, kur ishte në burg në diktaturë, duhej të ishte më i lirë së brendshmi, i një lirie të tmerrshme, të leckosur si rrobat e të burgosurit, ndërsa kur ishte i lirë e në demokraci, mbeti në burgun e varfërisë dhe të mosmirënjohjes, deri dhe të braktisjes. Edhe botimet e tij janë të varfëra, libra të vobektë. Harrohej në gjallje dhe s’e di a nëpërmendet tani, që ka ikur në qiell.

Dritëro Agolli, autor i njohur poemash e romanesh, tregimtar dhe dramaturg, patriarku i socialistëve, siç e quajnë, por dhe i realizmit socialist, i asaj metode letrare vrastare, siç e sulmojnë, me miq shumë e me lavdira e përvjetorë e statuja e me botime të shumta e luksoze.

Migjeni mbetet poeti më i ri i shqiptarëve, që modernizoi poezinë shqipe, europian i viteve ‘30 dhe klasik, ndërkohë themeltar sidomos në prozën e shkurtër, me shtëpi muze dikur dhe me një teatër në qyetin e tij të lindjes, q;e mban emrin e tij.

Tre poetë, të pangjashëm dhe me fate të ndryshëm, me rëndësi të ndryshme, madje jo dhe aq të pakrahasueshme, mendoj, bashkëkohës aq sa mund të ishin, se e njëjta koha s’është e njëjtë për asnjërin, që shpalosin tri drejtime vulnerabile të letrave shqipe, ku i pari, sipas kronologjisë kohore, Migjeni, zë vend të qëndrueshëm, edhe pse me një libër, të realizmit kritik do të thoshim si në shkollë, por që ndikoi ndjeshëm në shkëputjen e letrave shqipe nga romantizmi i vonë, sarkastik deri edhe kafkian, guxoj të shtoj, duke patur parasysh ca parabola të tij, etj, kurse Agolli, ndër më të shquarit e mëvonshëm, prijës në socrealizmin shqiptar, tregimtar spartan dhe romancier me humor popullor, kur lufta e klasave dhe kulti i individit ishin normë, sa entuziast në socializëm, kur sundonte djalli, i vlerësuar ndërkaq nga udhëheqja, nga djajtë thënë më mirë, po aq i zhgënjyer në demokraci, edhe i trishtë, por prapë i vlerësuar nga udhëheqja e re, nga djajtë e rinj, mund të shtojë ndokush, ndërsa Pano Taçi, që u bë i njohur vonë, por asnjëherë sa ata, ishte poeti i pafat, i vetëbërë, edhe pse dënohej për të mos qenë i tillë. I  burgosur dhe internuar gjatë diktaturës, pra i flakur në ferr, me djallin e armatosur mbi kokë, ndërsa pas rënies së diktaturave, edhe pse viti ’90 e gjeti 62 vjeçar, boton libra të shumtë me poezi, tradicional në trajtim, risi në tema,  i përqendruar në dhimbjet e persekutimit, në terrin dhe qëndresën, e thërret djallin për ta damkosur dhe e gjen atë dhe në mashtrimet në demokraci, prandaj dhe sarkazma bëhet më  e hidhët, edhe banale prej lodhjes, besues dhe mosbesues, i avitet qiellit, por flatrat i ka të thyera dhe i kthehet një dashurie cigane, duke nxjerrë libra erotikë me “poezi pornografike”, të parët në llojin e tyre, që e gajasnin lexuesin me një si donzhuanizëm të allasojshëm shqiptar.

Tre poetë – një trini diabolike? Në kohë diabolike, më saktë. 

ELIPSET E TRE JETËVE

Duke lënë jashtë rastësinë e 13 tetorit, se ç’forcë a mister qiellor deshi që të lindnin në atë datë të vjeshtës së dytë, do të desha të thosha se ka diçka përbashkuese në jetët e poetëve në përgjithësi. Elipset e jetëve kanë dhe pika takimi, ndonjëherë dhe përzierje.

Kur u shua Migjeni, fare i ri, as 27 vjeç, Taçi ishte vetëm 10 vjeç dhe Agolli 7 vjeç, pra bashkëkohësia e tyre është fare e pakët, si të thuash pak vite ajër të përbashkët përthithën në truallim amëtar. Taçi me Agollin u rritën si shkollarë dhe me poezinë e Migjenit.                                                                         Po risjell kronologjinë e tre jetëve, nxjerrë nga botimet e tyre, sepse sintetizon kohë dhe histori të re tonën…

1911- Kur Shqipëria e rropatur ende s’e kishte fituar mëvetësinë, aq e dashur dhe po aq rrezikshme, lindi Migjeni në Shkodër. (në këte vit lindi dhe im atë, Hekuran Zhiti, dramturg, poet satirik dhe aktor i përndjekur). Migjeni arsimimin fillor e mori në vendlindje në një shkollë serbo-ortodokse. E çojnë të studiojë në Tivar. Daja i Migjenit, Jovan Kokoshi nga Kavaja, e dërgon në gjimnazin e Manastirit dhe po këtu, në vitin 1927 kryen Seminarin Ortodoks “Shën Joan Teologu”.                                                                                           1917- Në Rusi shpërthen revolucioni bolshevik, që do të ndryshonte rrjedhën e historisë botërore, fatalisht dhe në Shqipërinë e vogël.

Lind Musine Kokalari, që do të jetë shkrimtarja e parë shqiptare dhe desidentaja e parë grua në perandorinë komuniste, themeluese e një partie opozitare e do të burgosej e më pas do të vdiste në internim. 1928- Parlamenti shqiptar shpall Mbret Zogun I. Shqipëria shpallet mbretëri.     Lind Pano Taçi në Gjirokastër, ku merr dhe mësimet e para, ndërsa gjimnazin do ta vazhdojë në Tiranë me mësues filozofin, shkrimtarin dhe poetin Isuf Luzaj, i ikuri politik, patrioti i dënuar me vdekje.         1931- Ndërsa vazhdonte të bëhej kryeqyteti i ri Tirana, pas bulevardit të madh u ndërtuan 6 pallatet e 6 ministrive, vendi po institucionalizohej ndërkaq, në Jug-lindje, në një fshat të Korçës, në Menkulas të Devollit, lindi Dritëro Agolli. I ati i tij, Rizai, kishte mërguar në Buenos-Aires dhe në Çikago (e dinte përmendësh Khajamin dhe Naim Frashërin, dy poetët më të mirë në botë, sipas tij). 1933- Migjeni emërohet mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Skanderbeg” të Vrakës në Shkodër dhe boton në revistën “Illyria” prozën “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Dy vjet më vonë kërkon të shkojë në Slloveni për kurime, por kunsullata jugosllave në Shkodër nuk ia jep vizën, punë djajsh dhe ikën në Greqi. Kthehet dhe vazhdon mësuesinë në gjimnazin e Shkodrës.

1936- Shpërngulet në Pukë. Shtypshkronja “Gutenberg”  bën gati 1000 copë të librit ”Vargjet e lira”, por “censura ndalon qarkullimin e tyre”, shkruhej në botimet e mëparshme. (Nuk gjendet në arkiva ndonjë dokument që e dëshmon dhe nuk na duket aq bindës ky fakt diabolik. Sepse Migjeni po botonte dhe po çmohej në shtypin e kohës.) Në fund të vitit përgatit librin e ri “Novelat e qytetit të Veriut”. Në Gjirokastër lind Ismail Kadare, shkrimtari që do të merrte famë botërore.

1937- Mbreti Zog martohet, edhe pse i besimit musliman, me konteshën e bukur katolike hungareze, Geraldinë Appynoi, ndërsa At Gjergj Fishta nxjerr versionin përfundimtar të eposit të tij “Lahuta e Malcis”,  dhe në Pukë Migjeni, me rastin e festes kombëtare, 28 Nëntorin, mban një fjalim para popullit të Pukës. (Sot mbase nuk duket me aq rëndësi, hollësi e tepërt, se mbahen dëndshëm fjalime nga pushtetarët…).

1938- Migjeni niset për në Torino dhe shtrohet në sanatoriumin “San Luigi”. Vdes gjatë natës së 26 gushtit. Zi në botën shqiptare të letrave. Botohen proza dhe poezi të tij.

 1939– Nis Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Ajo qëndresë heroike e atyre pak njerëzve në bregdetin shqiptar do të shënonte fillimin e rezistencës me armë në Europë kundër djallit përbindëshëror nazi-fashist.

1941- Themelohet në Tiranë Partia Komuniste e Shqipërisë, të pranishëm në drejtim janë dhe dy demonë serbë…         

1942– Pano Taçi, i përfshirë në lëvizjen antifashiste që 12 vjeç, futet në Debatik (Djemtë e bashkuar, antarë të ideve komuniste) dhe del malit partizan. Dy vjet më pas nxjerr poezinë e parë në “Bleta”. Ia botoi poeti i njohur Lasgush Poradeci. 1943- Dritëro Agolli, edhe ai 12 vjeçar, përfshihet në luftë, (diku shkruhet si 9 vjeçar), bëhet korrier batalioni, teksa i ati është partizan dhe lufton me armë në dorë për çlirim e vendit.

1944- Del libri “Vargjet e Lira” të Migjenit. Shqipëria, e vendosur në anën e drejtë të historisë, çlirohet… (por jo shqiptarët…).

1945- Mbaron Lufta e Dytë Botërore. Fitojnë Aleatët Perëndimore me Bashkimin Sovjetik kundër Boshtit Nazist. Humbjet ishin të mëdha, u vranë 60.754.000 njerëz në botë.

1946- Vendoset shërbimi i detyruar ushtarak. Nisin arrestimet e klerit katolik, Enver Hoxha shkon për vizitë zyrtare në Beograd, kurse Pano Taçi, i përjashtuar nga gjimnazi për “dashuri borgjeze”, i magjepsur pas një vajze të bukur, motër e njërit prej presidentëve të ardhshëm të Republikës në posdiktaturë, tundohet të arratiset në Greqi, që më pas të ikte në SHBA tek gjyshi. Panoja dënohet me 4 vjet burg, në kënetën e Maliqit njeh mes të dënuarve shkrimtarët Mitrush Kuteli, Arshi Pipa, etj. Pas dy vjetësh lirohet dhe e çojnë në internim.                                                                                                                                                       1947- I kthehet Shqipërisë ishulli i Sazanit, qeveria refuzon planin Marshall, Enver Hoxha takohet me Stalinin në Moskë, djalli i vogël me Djallin e Madh dhe Dritëroi boton poezinë e parë “Vullnetari i hekurudhës” në gazetën “Rinia”.  

1951– Bomba në ambasadën sovjetike në Tiranë, pretekst për arrestime intelektualësh, pushkatime, mes tyre dhe një grua, shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati. Pano Taçit ia shtojnë internimin në Savër të Lushnjës, me akuzën se nuk kishte dashur të votonte.

1952- Hapet Kinostustudia “Shqipëria e re”, Dritëroi mbaron gjimnazin e Gjirokastrës, “akademinë e tij letrare¨, siç e quante dhe e nisin për studime në Lenigrad, Sant Petërsburgu i dikurshëm.

1953– Shqipëria në zi për vdekjen e Djallit të Madh, Stalinit. Pano Taçi shkruan poemat për Kosovën “Treni i muhaxhirëve”, “Gryka e Kaçanikut”. E pranojnë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por një vit më vonë kritikohet ashpër për poemën “Kambanari”, si reaksionare që nxit kryengritje.                                                1955- Shqipëria e uritur nuk pranon një ndihmë ushqimore me vlerën 850.000 dollarë nga Presidenti Eisenhauwer, por bëhet anëtare themeluese e Traktatit të Varshavës. Dritëroi martohet në Bashkimin Sovjetik me një ruse të bukur, Nina Novikova, kurse Enver Hoxha takohet me Hrushovin, një tjetër djall, por më i zbutur dhe i rafinuar. Pano Taçi mbetet në internim, me kontroll të rreptë policor.                           1956- Sillen eshtrat e Migjenit nga Italia në Shqipëri, nga Torre di Pelice në Shkodër, në Varrezat e Dëshmorëve. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu shkojnë në Kinë. Djajtë ndërrojnë kah.

1957- Hapet universiteti i Tiranës. Dritëroi nis punën si gazetar në “Zërin e Popullit”. Ribotohet i zgjeruar libri i Migjenit “Vargjet e lira” dhe dekorohet me titullin “Mësuesi i Popullit”.      1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë, kacafytje përbindshërore. Pano Taçi lirohet nga internimi.

1961- Ndëpriten marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, vdes Mbreti Zog në Francë, diku afër Parisit, del Vepra e plotë e Migjenit (nën kujdesin e Skënder Luarasit), i jepet “Urdhëri i Lirisë”, kurse Pano Taçi martohet.

1962- Fronti Demokratik në Shqipëri, siç ishte caktuar, i fiton përsëri zgjedhjet 99.99%, me një pjesëmarrje të zgjedhësve 99.99%. Lirika të Pano Taçit përgatiten për botim nga kritiku dhe shkrimtari Drago Siliqi, por befas cilësohen nga lart “pa frymën e kohës, ku zotëron grija kapitaliste”. Pano dënohet me burgim për agjitacion e propagandë, kur djali i tij ishte vetëm 3 muajsh.

1964- Vjen për vizitë kryeministri kinez Çu En-lai, (demonë nga Azia), ndërkaq gruaja ruse e Dritëroit së bashku me djalin ikin përgjithmonë. Pas një viti Dritëroi martohet me gazetaren Sadije Kecaj nga Shkodra, e cila do ta shoqërojë me përkushtim e përkujdesje për më shumë se gjysme shekulli.

1967– Nis fushata kundër besimeve fetare, djalli arrin të mbyllë dhe të shembë të gjitha kishat dhe xhamitë në Shqipëri, ndalohen kopshtet/bahçet private, tërmet në Dibër dhe Librazhd, ndërsa Pano Taçi lirohet nga burgu dhe e internojnë në vendet e tërmetit. Dritëroin e çon shteti për vizitë në Kinë.            1970– Vendi shpallet i gjithë i elektrifikuar. Por mbetet siç kishte shkruar Imzot  Fan Noli: “Pranë dritës – i pa parë”. Pano Taçi vjen në Tiranë, bën punëra nga më të rëndat e më të vështirat ashtu si burg. Vendoset bashkëpunimi mes universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës.               1971- Dritëroin e çojnë për vizitë në Kongo dhe nis botimi në revistën “Hosteni” i romanit të tij “Shkqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Kthehet nga Parisi.

1972- Pleniumi IV i Partisë për letërsinë dhe artet, ku dënohet autorë dhe libra, festivali i 12-të dhe artistë. Dritëroi emërohet sekretar për letërsinë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe pas një viti kryetar i saj dhe prapë pas një viti deputet dhe do ta vazhdojë karrierën paralamentare për 30 vjet gjithsej.

1976– Enver Hoxha kritikon Kinën në Kongresin VII të tij, me Kushtetutë shpallet Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (një emërtim disi i gjatë për një vend tejet të vogël), kurse Pano Taçin e arrestojnë sërish. 10 vjet burg. Përpiqet të vrasë veten. Me bishtin e lugës pret damarët si Esenini. Ia shpëtojnë jetën me zor. Kafe dhe cigare do t’i dërgonte në burg dhe poeti qiellor Lasgush Poradeci. 

1979- Dënimet vazhdonin gjithandej, si më parë. Arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg “për poezitë e tij kundër socrealizmit” dhe autori i këtij shkrimi, kur ende s’ishte bërë 27 vjeç, në moshën që vdiq Migjeni.

1980- Dritëronë e dërgojnë në Turqi. Botohet në Prishtinë, kur Kosova bënte pjesë në ish-Jugosllavi, “Vepra e Migjenit”, në katër volume luksoze dhe monografia për të. 1985- Vdes diktatori Enver Hoxha, djajtë ndihen pa kreun. Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në rrethina të Peshkopisë. Lajmërohet se gjyshi i vdes në Amerikë, por dhe babai me nënën në Shqipëri, të cilët i ndjente ende më larg. Djalin nuk e takonte dot, se nuk i lejohej një “armiku të shpallur”.

1987- Vendosen marrëdhënie diplomatike me Kanadanë e R.F. Gjermane. Sipas lajmeve në gazetë, një grup shkrimtarësh, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Nasho Jorgaqi, Androkli Kostallari, etj, i lejojnë të marrin pjesë në grup në një kongres në Itali, në Palermo, më pas Agolli e Kadare shkojnë në Beograd në konferencën për nacionalitetet.      

    1989– Shëmbet Muri i Berlinit, që ndante jo vetëm Gjermaninë në dysh, por dhe botën, me një “luftë të ftohtë” e të gjatë mes tyre. 1990- Rënia e perandorisë komuniste, e diktaturave të saj në Europë. Mbi 100.000.000 numërohen viktimat, të vrarët e saj në të gjithë botën, disidentë, kundërshtarë, martirë. Shumë më tepër se të vrarët e Luftës së Dytë Botërore. Djalli në kohë paqeje qënkësh më i rrezikshëm se në kohë lufte.

Nisin protestat antikomuniste. Dyndjet e shqiptarëve nëpër ambasada, ikja e tyre jashtë. Vendosja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ramiz Alia (edhe ai ka lindur në tetor, në datën 18…), viziton SHBA. Kadareja kërkon strehim politik në Francë, vjen Nënë Tereza në Shqipëri. Botohet në frengjisht romani i shokut Zylo i Dritëroit, ftohet dhe autori. Mes trazirave kudo, themelohet në 12 dhjetor Partia Demokratike me kryetar mjekun kardiolog, Prof. Dr. Sali Berisha dhe në janarin e mëpastajmë amnisti për të burgosurit politikë.  1991- Dritëroi bën një vizitë në Rusi, kthehet në Shën Petërsburg, në Lendingradin e dikurshëm, ku kishte studiuar. Në Kongresin X të PPSH Dritëroi do të kritikonte hapur vijën partisë-shtet dhe kultin djallëzor të Enver Hoxhës për të cilin kishte kontribuar dhe ai si poet.

1992- Dritëroi me një grup kolegësh shkrimtarësh shqiptarë shkojnë në Gjermani me rastin e botimit të një antologjie të poezisë shqipe. Një vit më pas, në vazhdim të botimeve të tij, Dritëroi nxjerr vëllimin “Pelegrini i vonuar”, etj.

1994 – Pano Taçi 66 vjeçar boton librin e tij të parë “Blerim i thinjur”, ku përfshin shumë poezi të shkruara fshehurazi nëpër burgje dhe internime. Mësuesi i tij i hershëm, filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, do t’i shkruante nga SHBA-ja: “Të paskëshe qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro-amerikanë, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë”… 1996– Tronditet “demokracia e brishtë” nga Djalli i Parave, nga firmat piramidale finaciare dhe të gjithë vendin fillojnë protestat e humbjes, dhuna e rikthimeve. Pano Taçi nxjerr librin tjetër “Dhe vdekja do paguar”, Dritëroi “Çudira dhe marrëzi”, etj, dhe shkon në Greqi. Në parlament qëllohet me armë dhe plagoset deputeti Azem Hajdari, udhëheqësi i protestave studentore. UÇK-ja në Kosovë sulmon forcat serbe.     2000– Pano Taçi boton dramat “Qirinjtë” dhe “Flakë në terr”. Vazhdon me poezitë dhe do të nisë memuaret e veta, të mbetura në dorëshkrim. Zgjedhjet vendore i fitojnë socialistët, Edi Rama – kryetar i Bashkisë së Tiranës. 2001- Bashkia e Pukës i jep Migjenit titullin “Qytetar Nderi”.

2009- Shqipëria futet në NATO. Ndërkaq Pano Taçi është bërë i njohur, ftohet në festivale poezie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, edhe kur andej bëhej lufta mes gueriljeve të shqiptarëve dhe forcave qeveritare, etj, ndërkaq ai do të bëhet më i dashur për lexuesin, sidomos pas botimeve me erotikë të hapur si “Hukama e Venusit”, “Lakuriq”, etj, edhe pse me pseudonimin letrar, Burgim Pata (“Burgim” përmbledh fatin e autorit, kurse “Pata” bashkon dy rrojket e para të emrit dhe mbiemrit të tij: Pa-no Ta-çi, por dhe flatrat e bardha te fluturimit). Do të marrë çmime letrare, por jo dëmshpërblimin e burgut, do t’i prishin befas shtëpinë për t’u ngritur një pallat në atë truall. Klani i djajve të ndërtimit, do të thoshin…Pa shtëpi muze do të ishin dhe Migjeni, dhe At Gjergj Fishta, etj.   

2011- Dritëro Agolli merr një tjetër “Honoris Causa”, këtë rradhë nga Universiteti Europian i Tiranës…

2012– Pano Taçi shtrohet në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërron jete në 13 qershor, në moshën 84 vjeçare. Kryeministri i vendit, Berisha, do të ngushëllonte komunitetin e letrarëve dhe familjarët. Trupi i tij do të vendosej në hollin e Teatrit Kombëtar, ku do të bënin homazhe miqtë e shumtë, qytetarë e artistë si dhe Presidenti i Republikës.

2014- Botohet në 4 volume poezia e mikut të Dritëroit dhe të Pano Taçit e jo vetëm, Fatos Arapit, poetit që lëvroi një poezi qytetare, më evropiania në vitet e mbylljes të diktaturës komuniste.                                      2017- në 3 shkurt do të mbyllte sytë përgjithmonë Dritëro Agolli, në moshën 86 vjeçare. Do të përcillej me nderime të shumta, me homazhe e duartrokitje dhe me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Librari e shkolla kishin marrë ndërkaq emrin e tij. 

                                                                                                                                                TRE ÇËSHTJE DHE NJË DËSHIRË SI PËRFUNDIM

Tre poetë të një datëlindje. Të dashur të tre. Nga të ndryshëm me mënyra të ndryshme. Deri dhe me urrejtje… Sipas meje mund të ngrihen dhe tre çështje, ku ngërthehen keqas konsolidime të mbartura si atavizmë dhe një ardhje e vështirë:

1-Keqpërdorimi i traditës duke u nisur jo vetëm nga keqkuptimi i saj. Së pari ajo u gjymtua në diktaturë, duke përdorur kriterin e “kufizimeve ideore” dhe të “luftës së klasave” edhe në kulturë, u ndaluan autorë të rëndësishëm, klasikë, gjithashtu dhe nga autorët që u lanë, u ndalua një pjesë e veprave, duke u përsëdytur ndryshe ky mëkat, duke himnizuar nga pjesa e mbetur. Pra tradita nuk shikohej pasuri kulturore e vendit dhe si përvojë e shekujve, por se sa i shërbente ideologjizimit dhe çimentimit të regjimit.

2- Diktatura përçau egërsisht letërsinë shqipe, e ndau më dysh, ku njërën pjesë e bëri të sajën, realizëm socialist, i dha kushte begatimi, duke e vënë në shërbimin të vetes, të propagandës “trushplarëse”, ndërsa pjesën tjetër e dënoi, duke pushkatuar autorë, duke burgosur sistematikisht e duke ndaluar vepra, pa u lodhur punoi me të gjitha mjetet diktatoriale, me qëllim që nga kjo pjesë të mos dalë asgjë, të bëhet e mosqenë.

   3- Dukuria e daljes së “letërsisë tjetër” nga burgjet, e autorëve dhe veprave të tyre, që sollën realitete të munguara, duke zotëruar letrat shqipe të pas ‘90. Po sa janë përfshirë ato në jetën letrare kulturore të vendit, edhe zyrtarisht, deri tek tekstet shkollore? 

Në një farë mënyre Letërsia Shqipe e gjysmës së dytë të shekullit XX i përket një metode të veçantë, “Realizmit të dënuar”, sipas meje, sepse i tillë ishte realiteti i tyre.   

Të dënuar ishin jo vetëm ata që u dënuan, që nuk lejoheshin të krijonin, por, tjetërsoj sigurisht dhe ata që u drejtuan të bënin letërsi të socrealizmit, pra s’ishin të lirë, u mashtruan, u përdorën dhe u keqpërdorën.Sado absurde dhe e papranueshme të duket sot, është e habitëshme, por shpjeguese ajo që ka treguar Dritëroi për veten dhe Kadarenë në një intervistë, ku sipas tij, kryeministri i atëhershëm, Mehmet Shehu, ka thënë: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”.          Ai “hosten” për shumëkënd në fakt ishte pushkë. Kur me shkrimtarët e vet veprohej ashtu apo dhe me ata si Pano Taçi që “devijuan”, mendoni se ç’është bërë me kundërshtarët, me ata që ishin kundër doktrinës komuniste qysh në krye e realizmit socialist.                                                                                                                                         Tre çështjet që përçika, duan studime serioze, profesionistët e kritikës, akademikët e letërsisë, etj, teksa duket se ecet zyrtarisht në udhën e lënë, por le të kthehemi për ta përmbyllur te tre autorët e sotshëm. Poetët kanë dhe një jetë tjetër, atë të krijimeve të tyre, një poezi, që vazhdon. Mbetet vepra që, si të thuash nuk ka më as biografi dhe as rrethana, por vetëm vlera.      Kur isha student në Shkodër, në kohën e diktaturës, shkoja në shtëpinë muze të Migjenit. Shikoja reliket e tij, fotot, i veshur hijshëm, me elegancë, me borsalinë, ja dhe stilografi mbi tryezë, që s’dihej çdo të shkruante më tej, aq sa dhe demoni i vdekja duket se iu tremb dhe e rrëmbeu aq të ri. Mes miqsh bisedonin se po të kishte qenë gjallë Migjeni, a do të ishte bërë shkrimtar i Realizmit Socialist? A do ta shmangte dot? Me siguri do të përfundonte në burg, thoshim ose do të kishte vrarë veten. Edhe mund ta vrisnin. Ja, i vranë kumtin e veprës. Po ai vetë e vrau më parë!?… Gjithsesi vepra e tij është e vetëmjaftueshme dhe e pazëvendësueshme, me rëndësi e prijëtare. Tablotë e mjerimit dhe blasfemitë përsëriten. Dhe dhëmbja dhe protesta. Teatri “Migjeni” mund dhe duhej të dramatizonte nga vepra e atij. Dritëroi – këngëtar i baltës së vendlindjes, fëshfërimë grunoresh në Jug, fjalë me shijen e bukës, të pjekur në kryqytet… Prozator dhe me humor thumbues, të cilat dëshmojnë një epokë që s’është, zhgënjimet dhe trishtimi i më pastajmë dhe është e ardhmja që do të gjykojë më shumë e do të vendosë më shumë.Unë si lexues e kam dashur Dritëronë, e kam takuar me kënaqësi të veçantë kudo, në kafene, në parlament, në SHBA dhe kam venë lule pranë bustit të tij…    

Dëgjoj fyellin e  drunjtë, elegjiak të Panit plak, të Panos tonë… shkoja andej nga ishte Kafe “Europa”, ku ai rrinte me orë të tëra, shkruante dhe me porosi të pronarit i çonin dy kafe falas çdo ditë. Po sikur atij t’i jepej në kohë dhe mjaftueshëm dëmshpërblimi i vërtetë dhe puna e pa paguar e 24 viteve burg, e internime, mbase do të kishte dhe ai një kafene të veten, një librari, një… ndarja e shkrimtarëve duket se vazhdoi si në diktaturë, suksesi dhe fama, mirëqenia dhe varfëria po kështu, ishin përcaktuar një herë nga djalli dhe s’kishte zot që t’i ndryshonte… ndërkaq nëpërmend një vegim që kam patur për një portret të Pano Taçit në Kafe “Europa”, pikturë ose skulpturë, me llullën mes dhëmbëve të zverdhur dhe kasketën mbi kryet e zbardhëllyer dhe në një nga qelqnajat e mëdha të dritareve të shkruhej një poezi e tij, që më mrekullonte me thjeshtësinë dhe kumtin, me universalizmin e saj, e dija përmëndësh, të denja për çdo antologji në botë, thosha.

 Diçka i mungon tokës,/ nga qielli t’i zbresë./ Diçka edhe qiellit,/ nga toka t’i ngjitet ka shpresë./ Më bëhet i gjej te vetja/ ç’mungon te gjithësia:/ Qiellit: urrejtja,/ tokës: dashuria.  Mbetet një nga pengjet e mia, një dëshirë ende e vlefshme, që të vihen mureve, të gdhenden gurëve, shkëmbinjve, nëpër parqe e rrugë vargje nga eposi, nene nga Kanuni, lutje nga Shenjtja Nënë Tereza, poezi nga De Rada, Naimi, Fishta, Migjeni, pra nga Rilindja dhe të rilindurit e me radhë deri më tani. Ato do të sillnin më shumë estetikë urbane, jo vetëm të brendëshme, energji pozitive, siç i themi, kulturë, do t’i shërbenin mjedisit si pemët, ajrit si mendimet e bukura, të përbashkëta. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Migjeni, NJË TRINI NË TETOR, Taci, Visar Zhiti

BOTA NUK ËSHTË MË SI MË PARË

October 13, 2020 by dgreca

-SI E NDRYSHOI COVID-19 PSIKOLOGJINË E NJERIUT-

Pellai Ruopp, psikologe klinike në “Klinikën Universitare” të qytetit Tubingen Gjermani, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar shoqëria njerëzore dhe njerëzit në vëçanti pas prekjes nga Covid-19. Çfarë do të thotë të jetosh në një botë të pasigurtë? Dhunë, depresion, revoltë, agresivitet, vetvrasje, mosbesim, ku jemi duke shkuar? Me Pellai Ruopp bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

SI KA NDRYSHUAR BOTA, PSIKOLOGJIA E NJERËZVE, PARA DHE PAS COVID-IT

Së pari, do të thosha që nuk ka një jetë pas Covid-it, por dot të thosha që ka një jetë me Covid-in, pasi është diçka që nuk e kemi kapërcyer ende. Kësisoj nuk do të mund të flisnim për kohën e më pasme. Covid-i është një armik i padukshëm dhe kush nuk e sheh armikun e tij, e humbet ndjenjën e kontrollit. Humbja e ndjenjës së kontrollit shkakton pasiguri te njerëzit, pasi kjo humbje mbjell pasiguri brenda psikologjisë njerëzore. Ky fakt, pra humbja e kontrollit, shkaktoi edhe blerjet masive të cilat ndodhën në momentet e para, të fillimit të pandemisë. Njerëzit u frikësuan. Humbi ndjenja e sigurisë. Dhe këtë vend bosh të shkaktuar nga pasiguria, njerëzit mendonin ta mbushnin. Thënë ndryshe, po mundoheshin që të “blinin” pak siguri. Në njëfarë mënyrë kështu mund ta shpjegojmë. Ky virus e ka bërë shoqërinë njerëzore më të ndjeshme. Ai na ka bërë të qartë se nuk mund t’i kontrollojmë të gjitha situatat, dhe situatat që nuk mund t’i  kontrollojmë dot, aktivizojnë stresin. Stresi fizik e çon trupin në mbingarkesë, e cila shkakton depresionet, sëmundjet e zemrës etj. Pra stresi prodhon pasoja fiziologjike. Do të thosha se këto janë ato gjëra, që ka shkaktuar Covid-i për shoqërinë njerëzore.

COVID-I, I KA BËRË NJERËZIT MË TË DASHUR, MË TË MBYLLUR, MË TË EGËR, MË BESUES APO MË MOSBESUES? ÇFARË KA NDODHUR ME NJERIUN?

Pyetja është interesante. Në fakt, njerëzit janë të prirë nga vetë natyra, që të kërkojnë shpjegime për gjithçka. Këtë kërkon edhe pyetja juaj. Kur njeriu kërkon shpjegime, merr edhe përgjigje për një situatë të caktuar e natyrisht që ndihet më mirë. Në rastin konkret, Covid-i nuk ka një shpjegim. Nuk mund të themi nëse erdhi për këtë apo për atë arsye dhe të mundohemi që ta sqarojmë. Mendoj se Covid-i ka ardhur si një lloj “katalizatori” në botë, për të kuptuar, për t’i treguar çdokujt botën që jetojmë, për të na e shpjeguar atë e ndoshta për ta bërë edhe më njerëzore, për t’i treguar njeriut kufijtë e vet: nuk i kemi të gjitha në dorë dhe nuk mund të bëjmë gjithçka… Ky është një mendim imi, personal, pasi në çdo gjë të keqe apo të mirë ne mundohemi të gjejmë arsyet se si ndodhi, se përse ndodhi.

COVID-I DHE DHUNA NË FAMILJE, VETËVRASJET, DIVORCET… Ç’PO NDODH NË SHOQËRI?

Është një fakt që në të gjitha vendet është rritur dhuna në familje dhe depresionet. Për vetëvrasjet nuk kemi shifra dhe nuk ka studime konkrete në këtë drejtim. Mirëpo është fakt se kemi ndërtuar zyra shtesë, të posaçme, me psikologë të cilët ofrojnë 24 orë shërbim telefonik për të ndihmuar familjet: fëmijët në radhë të parë dhe gratë. Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i atyre që quhen “Frauenhaus” ose strehët, strehimoret e grave të dhunuara, vende të cilat ofrojnë mbrojtje e strehim të përkohshëm. Pra, është rritur ndjeshëm numri i grave që kanë kërkuar strehim në atë drejtim. Natyrisht që kjo gjë ka ardhur si pasojë e mungesës së aktiviteteve shoqërore, sportive etj. Gjithashtu, në Gjermani është praktikuar edhe puna me orar të shkurtuar dhe në këtë mënyrë, natyrisht, njerëzit janë përballur me njëri-tjetrin. Kanë dalë ndoshta shumë probleme që më përpara nuk i kanë pasur nëpër familje dhe kjo ka rritur agresivitetin. Kësaj i shtohet edhe pasiguria sociale, sepse kur individi punon më pak, lind frika e humbjes së vendit të punës dhe e pakësimit të të ardhurave. Këta faktorë kanë qenë shtysat që dhuna në familje është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe me shifra të dukshme, e natyrisht është rritur edhe depresioni. 

NDARJET E SHOQËRISË GJERMANE: LINDJA (ISH-KOMUNISTE) PROTESTON DHE PSE NUK E BESON COVID-IN?

Do të thosha që kjo pyetje është shumë interesante, pasi ka një lloj lidhjeje e ngjashmërie edhe me popullin tonë. Ka pasur shumë demonstrata në pjesën lindore të Gjermanisë, ku ka qenë vërtet shumë e lartë pjesëmarrja e njerëzve që nuk besojnë në Covid, e që protestojnë kundër masave të marra nga qeveria. Në ditët e fundit kam lexuar një shkrim interesant, në të cilin thuhej se, Covid-i në pjesën Lindore nuk ka gjetur viktima, por ka gjetur kundërshtarë. Kjo do të thotë se ka diçka që të bën të mendohesh, pasi tregohet qartë edhe ndarja e dy Gjermanive nga mënyra se si njerëzit mendojnë. Në pjesën lindore të Gjermanisë, njerëzit janë shumë skeptikë pasi ata kanë pasur një regjim komunist, njësoj si dhe tek ne. Gjithçka që vjen nga lart, ata e shikojnë më mosbesim dhe mundohen që tu dalin gjërave para dhe thonë: mund të jetë ë vërtetë, por mund edhe të mos jetë. Kam shumë miq personalë në Gjermaninë lindore që janë akademikë, mjekë, inxhinierë e që filluan të me pyesin mua nëse kam pasur në spital njerëz konkretë me Covid. Kjo do të thotë që as ata nuk i besonin ato që lexonin e që dëgjonin. Kurse në pjesën perëndimore të Gjermanisë, popullsia thjesht i zbaton rregullat që qeveria vendos dhe nuk ngrenë shumë pyetje; shumë pak mund të jenë ata që vënë në dyshim ekzistencën e Covid-it. Masat e ndërmarra parandaluese për virusin funksionojnë në mënyrë shembullore, kurse pjesa Lindore ka shumë probleme. Ditët e fundit, shtypi tregon se është rritur ndjeshëm  numri i të infektuarve në pjesën Lindore, ngaqë njerëzit nuk besojnë dhe nuk mbrohen si në pjesën Perëndimore. Ka të bëjë me ideologjinë dhe me mënyrën e jetesës që ata kanë pasur për vite me radhë. Eshtë diçka që nuk ikën menjëherë, e cila do një punë bindëse më të thellë ndoshta, mendoj unë, dhe një punë sqaruese më afër njerëzve. Megjithëse ne edhe kancelaren Angela Merkel e kemi të ardhur nga Lindja, përsëri as ky fakt nuk i qetësuaka masat. Mund të them se ka një lloj polarizimi, një lloj krisjeje të shoqërisë gjermane në këtë drejtim dhe kjo mungesë uniteti shoqëror, vjen pikërisht nga sa përmenda më sipër: ka lidhje me formimin dhe eksperiencën e ndryshme të popullsisë gjermane.

CILAT JANË PROBLEMET E SHËNDETIT MENDOR, ME TË CILAT PO PËRBALLET SHOQËRIA NË GJERMANI AKTUALISHT, TË CILAT NDIKOHEN NGA COVID-19?

Do të thosha se problemi më i madh me të cilin po përballet aktualisht shoqëria gjermane, është aktualisht mungesa e sigurisë. Gjermania është një vend social dhe ka garantuar gjithmonë sigurisë sociale. Tani, me prezencën e Covid-it, njerëzit kanë filluar që të kenë frikë, pasi frikë pasi firmat e mëdha kanë nisur që të shkurtojnë njerëz nga puna. Kompanitë e vogla ose restorantet që kanë punuar falë turizmit tani kanë humbje të mëdha dhe është diçka që ndihet në shoqëri. Janë rritur depresionet. Është shtuar ankthi për humbjen e vendeve të punës ose ankthi lidhur me situatat që ndodhin në familje. Por, nuk ka akoma studime konkrete që të mund të jepja shifra të sakta përqindjeje dhe po flas nga përvoja personale që kam në spital, ku vihet re se janë rritur shifrat e të prekurve nga depresioni. Agresiviteti në familje është bërë alarmues.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E “DIELLIT” DHE PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË SHBA

Covid-i është një mundësi për të ndryshuar pozitivisht. Historia ka treguar se kohët më të vështira me të cilat është përballur njerëzimi, kanë çelur mundësi të reja për përmirësim, për forcimin e familjeve ose edhe për forcimin e komuniteteve. Shikojeni situatën e këtij virusi, si një mundësi për të qenë më pranë familjeve tuaja, si një mundësi për të bërë më shumë për komunitetin tuaj, për jetën tuaj dhe qëndroni të shëndetshëm e gjithmonë pozitivë.

Falënderoj “Diellin” për mundësinë e kësaj interviste që më mundësoi shkëmbimin e disa mendimeve me bashkatdhetarët e mi kudo që ndodhen! Në këto kohë kërcënimesh globale, si ai i Covid-it, edhe solidariteti duhet të jetë i tillë. Mendoj se publikimet tuaja i shërbejnë pikërisht këtij solidariteti mes shqiptarësh e më gjerë. 

Filed Under: Politike Tagged With: Pellai Ruopp, Psikologjia e ndryshuar, Tubingen Gjermani

FITUESIT E ÇMIMIT NOBEL

October 12, 2020 by dgreca

–Dy amerikanë fitues të çmimit Nobel për ekonomi-

Stokholm, 12 tetor 2020 – Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Fituesit u shpallën të hënën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.Çmimi përmbyll procesin e ndarjes së çmimeve Nobel në kohën kur pjesa më e madhe e botës po përjeton recesionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.Çmimi për ekonomi filloi të ndahet me 1969.

Çmimi i vitit të kaluar iu nda dy studiuesve nga Instituti Teknologjik i Masaçusetsit dhe një studiuesi nga Universiteti i Harvardit, për hulumtimet e tyre në përpjekjet për të ulur varfërinë në borë.

Pak ekonomistë mund të kishin parashikuar vjeshtën e kaluar që bota do të vihen në një bllokade disa muajshe, pasi që qeveritë mbyllën kufijtë e tyre, vendosën kufizime dhe urdhëruan masa të tjera për të penguar përhapjen e COVID-19, duke shkaktuar një rënie të fortë të veprimtarive të biznesit në të gjithë botën.

Çmimi prestigjioz përfshinë një medalje të artë dhe një shpërblim prej 10 milion koronash, afërsisht 1.1 milion dollarë amerikanë.

Po cilet ishin fituesit e tjere te Çmimit Nobel?

***

Dy amerikanë dhe një britanik fitues të çmimit Nobel në mjekësi

Stolholm, 5 tetor 2020 – Çmimi Nobel për Mjekësi i vitit 2020 iu dha shkencëtarëve Harvey J. Alter dhe Charles M. Rice nga Shtetet e Bashkuara dhe Michael Houghton të Britanisë për “zbulimet e tyre thelbësore” në identifikimin e virusit të Hepatitit C.

Të tre shkencëtarët “kanë dhënë një kontribut themelor në luftën kundër hepatitit të transmetuar nga gjaku, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cerozën dhe kancerin e mëlçisë”, u shpreh komisioni Nobel në një deklaratë.

Përparimet shkencore në sajë të tyre, kanë ndihmuar për gjetjen e mënyrave të reja të trajtimit dhe shërimit të Hepatitit C.

“Zbulimi i virusit që shkakton Hepatin C bëri të mundur identifikimin e rasteve të mbetura të hepatitit kronik” pas zbulimit të viruseve të Hepatitit A dhe B, “çka solli si rezultat analizat e gjakut dhe ilaçe të reja që kanë shpëtuar miliona jetë”, thuhet në deklaratë.

I lindur në vitin 1935 në New York, Harvey Alter u diplomua në fakultetin e mjekësisë të Universitetit Rochester. Dr. Alter punoi për një kohë të gjatë në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara.

Michael Houghton lindi në Britani në vitet 1950. Ai mori doktoraturën në virologji në Kolegjin King të Londrës. Dr. Houghton aktualisht është Kreu i Virologjisë në Universitetin e Albertës, midis titujve dhe vlerësimeve të tjera.

Lindur në 1952 në Sakramento të Kalifornisë, Charles Rice mori doktoraturën në 1981 nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Ai gjithashtu ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit si studiues dhe profesor. Ai u bë profesor në Universitetin Rockefeller në Nju Jork dhe nga 2001 në 2018 ishte drejtori shkencor dhe ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Hepatitit C. Dr. Rajs vazhdon të kontribuojë në këtë universitet.

Çmimi Nobel i këtij viti në Mjekësi është i 111-ti në këtë kategori, që është dhënë që nga viti 1901.

Fituesit do të ndajnë në mënyrë të barabartë shpërblimin prej 1,1 milionë dollarësh.

***

Një franceze dhe një amerikane e ndajnë çmimin Nobel për kimi

Stokholm, 7 tetor 2020 – Shkencëtarja franceze Emmanuelle Charpentier dhe ajo amerikane, Jennifer A. Doudna, janë fituese të çmimit Nobel në fushën e kimisë, për krijimin e metodës së “korrigjimit të gjenomeve” CRISPR-Cas9, e njohur si “gërshëra molekulare”, që shton shpresat për shërimin e sëmundjeve gjenetike.

Fitueset u shpallën të mërkurën në Stokholm nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Ka një fuqi të madhe në këtë mjet gjenetik, i cili na prek të gjithëve”, tha Claes Gustafsson, kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë. “Ai jo vetëm që ka revolucionarizuar shkencën bazë… por do të çojë në trajtime të reja mjekësore”, tha ai, duke nënvizuar se tani çdo gjenom mund të korrigjohet “për të riparuar dëmtimet gjenetike”.

Zoti Gusfafsson paralajmëroi se “fuqia e madhe e kësaj teknologjie nënkupton që ne duhet ta përdorim atë me shumë kujdes” por se “është po aq e qartë se kjo është një teknologji, një metodë që do t’i sigurojë njerëzimit mundësi të mëdha”.

Çmimi prestigjioz përfshin një medalje të artë dhe një çmim prej 10 milion koronash (më shumë se 1,1 milion dollarë), në nderim të kujtimit të themeluesit të çmimit, shpikësit suedez Alfred Nobel, më shumë se një shekull më parë.

***

Poetja amerikane Louise Glück fiton çmimin Nobel për Letërsi

Stokholm, 8 tetor 2020 – Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsi.Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti “zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale”.Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.Çmimi Nobel i letërsisë është vetëm njëri në grupin e çmimeve të dhëna këtë javë. Secili shoqërohet me një shumë prej 1.1 milion dollarësh.

***

Programi Botëror i Ushqimit, fitues i çmimit Nobel për Paqe

Stokholm, 9 tetor 2020 – Programi Botëror i Ushqimit u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimit në botë.

Komiteti i Nobelit tha se pandemia e koronavirusit ka thelluar urinë me të cilën përballen miliona njerëz në botë dhe u bëri thirrje qeverive të garantojnë që Programi Botëror i Ushqimit dhe organizata të tjera humanitare të marrin mbështetjen e nevojshme financiare për t’i ndihmuar

Kryesuesja e komitetit Berit Reiss-Andersen, tha të premten në Oslo se “me çmimin e këtij viti, komiteti dëshiron të përqëndrojë vëmendjen e botës te miliona njerëz që vuajnë ose përballen me kërcënimin e urisë. Programi Botëror i Ushqimit luan një rol kryesor në bashkëpunimin shumëpalësh për ta bërë sigurinë ushqimore një instrument të paqes”, tha ajo.

Në listën e kandidaturave për këtë çmim sivjet ishin 211 individë dhe 107 organizata.

Çmimi përfshin afërsisht 1,1 milion dollarë dhe një medalje të artë që do të jepet në një ceremoni në Oslo, Norvegji, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel. Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet me pjesëmarrje të vogël për shkak të pandemisë.

***

Dy amerikanë fitues të çmimit Nobel për ekonomi

Stokholm, 12 tetor 2020 – Amerikanët Paul R. Milgrom dhe Robert B. Wilson u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi për “përmirësimet në teorinë e ankandit dhe shpikje të formateve të reja të ankandit”.

Fituesit u shpallën të hënën në Stokholm nga Goran Hansson, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Çmimi përmbyll procesin e ndarjes së çmimeve Nobel në kohën kur pjesa më e madhe e botës po përjeton recesionin më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Çmimi për ekonomi filloi të ndahet me 1969.

Çmimi i vitit të kaluar iu nda dy studiuesve nga Instituti Teknologjik i Masaçusetsit dhe një studiuesi nga Universiteti i Harvardit, për hulumtimet e tyre në përpjekjet për të ulur varfërinë në borë.

Pak ekonomistë mund të kishin parashikuar vjeshtën e kaluar që bota do të vihen në një bllokade disa muajshe, pasi që qeveritë mbyllën kufijtë e tyre, vendosën kufizime dhe urdhëruan masa të tjera për të penguar përhapjen e COVID-19, duke shkaktuar një rënie të fortë të veprimtarive të biznesit në të gjithë botën.

Çmimi prestigjioz përfshinë një medalje të artë dhe një shpërblim prej 10 milion koronash, afërsisht 1.1 milion dollarë amerikanë.Kortezi: Zëri i Amerikës-

Filed Under: Featured Tagged With: FITUESIT E ÇMIMIT NOBEL, Letersi, Mjeksi, Nobel për ekonomi-Kimi

World Food Programme

October 12, 2020 by dgreca

-Awarded Nobel Peace Prize-

Statement by WFP Executive Director David Beasley/
The awarding of the Nobel Peace Prize to the United Nations World Food Programme (WFP) is a humbling, moving recognition of the work of UN World Food Programme staff who lay their lives on the line every day to bring food and assistance to close to 100 million hungry children, women and men across the world. People whose lives are often brutally torn apart by instability, insecurity and conflict.
Every one of the 690 million hungry people in the world today has the right to live peacefully and without hunger. The Norwegian Nobel Committee has turned the global spotlight on them and on the devastating consequences of conflict. Climate shocks and economic pressures have further compounded their plight. And now, a global pandemic with its brutal impact on economies and communities, is pushing millions more to the brink of starvation.
The Nobel Peace Prize is not the UN World Food Programme’s alone.  We work closely with governments, organizations and private sector partners whose passion for helping hungry and vulnerable people equals ours. We could not possibly help anyone without them. We are an operational agency and the daily work of our staff each day is driven by our core values of integrity, humanity and inclusion.
Where there is conflict, there is hunger. And where there is hunger, there is often conflict. Today is a reminder that food security, peace and stability go together. Without peace, we cannot achieve our global goal of zero hunger; and while there is hunger, we will never have a peaceful world.

This year’s recipient of the Nobel Peace Prize was the United Nations World Food Program for its efforts to fight hunger and prevent the use of starvation as a weapon of war. The United Nations World Food Programme is the world’s largest humanitarian organization, saving lives in emergencies, building prosperity and supporting a sustainable future for people recovering from conflict, disasters and the impact of climate change.

Filed Under: Kronike Tagged With: Awarded Nobel Peace Prize, World Food Program

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 347
  • 348
  • 349
  • 350
  • 351
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT