• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë, Kuvendi në seancën e parë të sesionit vjeshtor informohet për 4 marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel

September 13, 2015 by dgreca

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare mblidhen të hënën për përgatitjet e seancës plenare dhe shqyrtimin e propozimeve e kërkesave/

Kuvend-Kosove-seance-foto-ATSH-Behlul-JashariPRISHTINË, 13 Shtator /ATSH-B.Jashari/ -Kuvendi i Kosovës javën e ardhshme nis sesionin vjeshtor. Sezoni nis me mbledhjen e parë të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare nesër dhe me seancën e parë plenare, datën dhe axhendën e së cilës do të përcaktohet. Ndërkohë që tre komisione parlamentare – për integrimet evropiane,  për punët e Jashtme dhe për legjislacion kanë zhvilluar këtë javë mbledhjet e para pas pushimeve të verës.

Përgatitjet për seancë plenare dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave, janë dy pikat e axehndës së të hënës të Kryesisë dhe të kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, të premtën Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të informuar deputetët lidhur me marrëveshjet e arritura në 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar Kuvendin që në seancën e parë të tij për këto marrëveshje është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të gjitha marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, shpreh gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si edhe për proceset tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Pas kësaj kërkese të Kryeministrisë kosovare, seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor e Kuvendit të Kosovës pritet të ketë në axhendë informatën e paralajmëruar edhe më parë nga qeveria kosovare për katër marrëveshjet, të cilat, në 25 gusht, janë arritur në Bruksel në raundin e 28-të të dialogut me Serbinë në nivel të lartë kryeministror.

Isa-Mustafa-dhe-Edita-Tahiri “Në seancën e parë të sesionit vjeshtor do ta informojmë Kuvendin për katër marrëveshjet, të cilat, më 25 gusht, i arritëm në Bruksel”, ka paralajmëruar kryeministri Isa Mustafa, pasi ka nënshkruar marrëveshjet.

“Presim që, në rrugë institucionale, të kemi informatat e plota zyrtare mbi procesin dhe përmbajtjet e këtyre marrëveshjeve”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Para pushimeve të verës, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror me seancën e jashtëzakonshme të nisur pak para mesnatës së 3 gushtit, që ishte e treta brenda ditës për ndryshimet kushtetuese dhe ligjet drejt krijimit të Gjykatës Speciale.

Derisa qeveria ka vazhduar me punë edhe gjatë verës, pas kthimit nga Brukseli, kryeministri Mustafa ka njoftuar në mbledhje të qeverisë dhe në konferencë shtypi se, “paketa e katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 përfshinë: marrëveshjen për kodin telefonik, marrëveshjen lidhur me heqjen e pengesave të Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, parimet themelore për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe poashtu marrëveshjen lidhur me heqjen e barrikadave nga ura e Mitrovicës”.

“Marrëveshjet janë arritur dhe janë nënshkruar nga kryeministrat e të dy vendeve, nga unë dhe kryeministri i Serbisë, dhe poashtu nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka theksuar se, këto marrëveshje sikurse edhe dialogu në Bruksel, janë arritur në bazë të bashkëpunimit të ngushtë për një periudhë të gjatë kohore me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të një studimi të thellë që i është bërë të gjitha këtyre dokumenteve, të konsulencës dhe ekspertizës profesionale që e kemi zhvilluar këtu.

“Këto marrëveshje janë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim të plotë me ligjet e Kosovës, ndërsa kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve tona që ne i kemi krijuar me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, e aprovuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2013”, është shprehur ai.

Ne, ka vijuar Mustafa, konsiderojmë se këto marrëveshje kontribuojnë për paqe, për fqinjësi të mirë, për stabilitet rajonal dhe i japin fund ndërhyrjeve të Serbisë në punët e Kosovës, përmes shuarjes së strukturat paralele në veri të vendit, përmes heqjes së pengesave për integrimin e serbëve në sistemin shtetëror të Kosovës, në ekonominë e Kosovës dhe në institucionet sociale të Kosovës dhe janë në dobi politike, ekonomike dhe të sigurisë së qytetarëve tanë.

Marrëveshja për Asociacionin, në harmoni me dokumentin gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit dhe pranim faktik i këtij dokumenti nga Serbia

CNRikyXVAAAN_ls“Të gjitha parimet themelore që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit janë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim të plotë me ligjet e vendit. Mund të them poashtu se kjo marrëveshje është në harmoni me Dokumentin Gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit dhe është pranim faktik i këtij dokumenti nga Serbia, më datën 25 gusht. Serbia nuk e ka pranuar këtë dokument, por përmes pranimit të kësaj, do të thotë ka pranuar elementet qenësore të këtij dokumenti”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Kryeministri kosovar ka shtuar se, kjo marrëveshje në gjithë rrjedhën e saj i adresohet ligjeve të Kosovës.

“Po ashtu, marrëveshja parasheh që me aktin për themelimin e asociacionit, dhe me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Statutit për asociacionin, të jepet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjë që prapë argumenton se pala serbe i ka pranuar ligjet e Kosovës, dhe e ka pranuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, sepse ka nënshkruar një marrëveshje të tillë”, ka shtuar Mustafa.

Ai ka thënë se, Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e Kosovës, poashtu nuk mund të ofroj shërbime për qytetarët, por vetëm ofron shërbime për komunat anëtare të këtij asociacioni.

“Është një strukturë e përbërë nga komunat me shumicë serbe, që veprojnë në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të ndihmojë këto komuna në realizimin e çështjeve lokale dhe në rritjen e efiçiencës së punës së tyre. Marrëveshja mundëson integrimin e serbëve në  institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Ligjet e Kosovës, ka vijuar ai, lejojnë krijimin e më shumë asociacioneve për komunat, prandaj edhe themelimi i këtij asociacioni është në harmoni të plotë me këto ligje, dhe në harmoni të plotë me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

“Përmes themelimit të këtij asociacioni, Kosova e forcon sovranitetin dhe unitaritetin e vet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përkufizon sistemin politik të Kosovës me dy nivele, atij qendror dhe lokal, dhe nuk prodhohet asnjë pushtet tjetër jashtë këtyre dy pushteteve.

Asociacioni nuk do të jetë organizatë buxhetore. Ajo mund të përfitoj nga financimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe nga anëtarësia e komunave, ashtu siç përfitojnë edhe asociacionet tjera.

Asociacioni i nënshtrohet ligjeve të Kosovës, në procedurat e auditimit dhe në procedurat e prokurimit të Republikës së Kosovës dhe çdo financim i këtij Asociacioni, pa marrë parasysh a bëhet nga brenda apo nga jashtë, duhet të bëhet në suaza të dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka shtuar se, Asociacioni poashtu nuk ka karakter njëetnik, siç po paraqitet, sepse përbërja e këtyre komunave nuk është përbërje krejtësisht njëetnike, nga arsyeja se 15 % nga pjesëtarë të komunitetit shumicë, pra shqiptarë, jetojnë në këto komuna. “Karakteri shumetnik i këtyre komunave do të reflektojë edhe në strukturat e Asociacionit”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka përkujtuar se, është përmend këto ditë se Asociacioni ka organet e veta, ka kryetarin e asociacionit, dikush i thotë kryetar dikush president, ka Kuvendin e asociacionit, ka Këshillin Drejtues, ka administratën, dhe këto janë organe të cilat i kanë të gjitha asociacionet tjera.

“Unë kam qenë nënkryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe ne kemi vepruar përmes këtyre organeve. Kemi pasur Statutin tonë, kemi pasur Kuvendin tonë të Asociacionit, kemi pasur Këshillin Drejtues, kemi dhe është administrata e Asociacionit”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se, objektivat e Asociacionit janë të nivelit lokal, kryesisht të përkufizuara në rritjen e demokracisë lokale, të përkufizuara në sigurimin e një pamje të plotë të Asociacionit në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë, në fushën e zhvillimit ekonomik, në fushën e zhvillimit urban dhe rural.

“Dhe kjo nuk duhet ta frikësojë dhe nuk duhet ta shqetësojë asnjërin, sepse është një e drejtë e cila është shumë normale që këto komuna dhe asociacioni i tyre të kujdesen për mbarëvajtjen e tyre. Mirëpo, Asociacioni asnjëherë nuk do të marrë vendim për komunat, por komunat i marrin vendimet vet. Dhe asnjë vendim i Asociacionit nuk është vendim i obliguar dhe nuk do të detyrojë komunat që të veprojnë sipas tyre”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, është paraparë poashtu që Asociacioni mund të ketë pasuritë e saj të tundshme dhe të patundshme dhe mund të jetë bashkëpronar i kompanive që kryejnë shërbime lokale.

“Po e theksoj, kompanive që kryejnë shërbime lokale. Kjo nënkupton se mund të jetë bashkëpronar i kompanive që merren me pastrimin e qyteteve, fshatrave, me mbarëvajtjen e varrezave, me gjelbërim ose hortikulturë, me tregje të qytetit që ofrojnë shërbime për qytetarë, por nuk do të jetë pronare e kompanive publike e as e pasurive natyrore. Pasuritë e tundshme dhe të patundshme që i referohen këtyre parimeve kanë të bëjnë me ndërtesat administrative ose me zyrat administrative të cilat mund t’i ketë Asociacioni dhe ato mund të jenë pronë e Asociacionit, me infrastrukturën teknologjike që mund ta shfrytëzojë, por asgjë më shumë”, është shprehur Mustafa.

Ai ka vijuar se, me Ligjin mbi ndërmarrjet publike në Kosovë është paraparë që ndërmarrjet të cilat kryejnë shërbime në më shumë se tre komuna, te ato Asociacioni ka të drejtë të jap propozimin për një anëtar të bordeve, që nënkupton se edhe Asociacioni ekzistues i komunave të Republikës së Kosovës kryen përgjegjësinë e qeverisjes koorporative të ndërmarrjeve publike lokale, që nënkupton se kryen përgjegjësinë e bashkëpronësisë të ndërmarrjeve publike lokale, sepse nuk mund të kesh të drejtë në qeverisjen e tyre në qoftë se nuk e ke të drejtën e bashkëpronësisë së tyre.

Kosova me kodin telefonik shtetëror 00383

Më tej, kryeministri kosovar ka bërë të ditur se, sa i përket telekomunikacionit, Kosova me marrëveshje e ka marrë kodin telefonik shtetëror 00383 nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit.

“Austria do të aplikojë në emër të Kosovës për të kërkuar në ITU dhe kodi që ne e marrim do të jetë pronë e Republikës së Kosovës. Dhe me këtë do të arrihet që të gjitha kodet ekzistuese që deri më tani i kemi përdorur në Kosovë, 381, 377, 386 do të kalojnë në kodin 00383 dhe do të shlyhen të gjitha kodet tjera të cilat do të jenë të pavlefshme në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se, kemi përfitime të drejtpërdrejta nga kjo marrëveshje, sepse sipas të dhënave që ne i kemi marrë këto ditë, arritja e kësaj marrëveshje do të ndihmojë në kursimet e mjeteve financiare vjetore ndërmjet shtatë dhe tetë milionë euro, që janë kosto direkte e përdorimit të kodeve të huaja shtetërore, ku janë përfshirë edhe kostot e numeracionit dhe trafikut ndërkombëtar.

“Sipas vlerësimeve tona dhe vlerësimeve të auditimit, nga viti 2000 deri në vitin 2014 operatorët tanë, veçmas Vala, ka paguar shpenzime dhe ka regjistruar kosto operative në lartësi prej rreth 200 milionë euro. Ne i kemi shpenzuar këto kosto për përdorimin e kodeve të huaja shtetërore dhe më nuk do t’i kemi këto shpenzime në të ardhmen”, ka theksuar Mustafa.

Kufi  energjetik mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri kosovar ka shtuar se, sa i përket marrëveshjes për energjinë, që ka të bëjë me heqjen e pengesave të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së energjisë, vlerësojmë se kjo marrëveshje rikonfirmon kufirin  energjetik të Kosovës me Serbinë dhe është kufi ky i përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit për energjinë.

“Marrëveshja i jep fund çfarëdo ndërhyrje apo pretendimi të Serbisë ndaj sistemin energjetik të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa ka pasqyruar edhe cilat janë tani përfitimete Kosovës nga kjo marrëveshje për energjinë.

“Sipas llogarive të përafërta që janë bërë nga ekspertët që mbulojnë këtë fushë,  përfitimet e drejtpërdrejta do të jenë 25 milionë euro në vitin e parë pasi të implementohet marrëveshja në tërësi dhe në vitet në vijim do të kemi çdo vit nga 5 milionë euro përfitim të drejtpërdrejtë si rezultat i zbatimit të kësaj marrëveshje. Përfitimet e tërthorta do të jenë 20 milionë euro për vitin e parë dhe rreth 8 milionë euro për çdo vit në vazhdim, që për kushtet tona flitet për mjete shumë të rëndësishme financiare, që ne, përpos pjesës politike, i kemi arritur me këto marrëveshje”, ka thënë ai.

 Heqja e barrikadave mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se, marrëveshje është bërë edhe për heqjen e barrikadave mbi urën e lumit Ibër që ndan Mitrovicën Jugore prej asaj Veriore.

“Me marrëveshje jemi përcaktuar që me datën 15 tetor të fillojë lirimi i urës dhe ura të shndërrohet në kantier, në mënyrë që të rikonstruohet me dy rrethrrotullime, njëri në pjesën jugore, tjetri në pjesën veriore, me staza për këmbësorë dhe për biçiklistë, dhe me pjesën në të cilën do të qarkullojnë automjetet e lehta dhe të rënda. E gjithë kjo do të zgjasë deri në fund të qershorit 2016 kur parashihet që në mënyrë komplete të lëshohet në qarkullim ura mbi Ibër dhe me këtë do ta kemi lidhjen e pjesës jugore dhe pjesës veriore të Mitrovicës”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, ka vijuar ai, poashtu do të arrihen edhe marrëveshjet e domosdoshme ndërmjet dy kuvendeve komunale të Mitrovicës, ndërmjet dy kryetarëve të komunave, lidhur me kufirin që ndan këto dy komuna, sepse ajo është e lidhur edhe me ndërtimet infrastrukturore dhe ndërtimet tjera që do të bëhen në atë pjesë të vendit.

“I vlerësoi shumë të dobishme këto marrëveshje për Kosovën. Edhe njëherë po e nënvizoj se të gjitha këto marrëveshje janë në harmoni me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës, dhe s’ka arsye asnjëri të shqetësohet”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Opozita kosovare është shprehur kritike e kundër të katër marrëveshjeve, veçmas asaj për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke organizuar edhe “aksone simbolike” e paralajmëruar edhe protesta. Fjalori i ashpërsuar i opozitës dhe pozitës në “replikat” në distancë pritet edhe seancën e Kuvendit të Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, informim, kater marrveshjet, Kuvendi, seanca e pare

Kosova e përfundon në nëntor “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë

September 13, 2015 by dgreca

-Në Kosovë është realizuar mbi 80% projekti i linjës 400 kV drejt Shqipërisë/ Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 13 Shtator 2015/ Në Kosovë, fundi i nëntorit 2015 do të shënojë përfundimin e projektit të “autostradës” energjetike drejt Shqipërisë, është bërë e ditur pas një vizite inspektuese punimeve, gjatë javës. Kështu, finalizimi i projektit pritet para afatit, ndërkohë që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri, ditëve të fundit ka shkyqje në disa linja lokale në rajonin e Gjakovës, në perëndim të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë.Dy ministra të qeverisë kosovare, Blerand Stavileci – i Zhvillimit Ekonomik dhe Ferid Agani – i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, si dhe anëtaren e Bordit të Drejtorëve të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Ingrid Hengster, zhvilluan një vizitë inspektuese të punimeve që po zhvillohen në linjën 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, Naim Bejtullahu, ka njofuar se në pjesën kosovare interkoneksioni 400 kV Kosovë-Shqipëri deri më tani është zbatuar më shumë se 80% e projektit. Janë montuar 215 shtylla elektrike të tipit Y, janë shtruar mbi 50 km përçues elektrik, ndërsa procesi i shpronësimeve ka përfunduar për të tre segmentet.

Para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një  linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5  km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, ka thënë kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur në konferencën e fundit për shtyp në muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.

“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.Në 21 dhjetor të vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes së Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

*Foto: Shtrirja e përçuesve elektrik në shtyllat nr 1 dhe 2 në linjën 400 kV në Kosovë drejt Shqipërisë

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Autostrada elektrike, Behlul Jashari, kosova, shqiperia

…Vdiq Naimi, vdiq Samiu , vdiq Abdyli…

September 13, 2015 by dgreca

Vaje dhe turp kombëtar/

Nga Fahri Xharra/

Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqiperi! Mendjelarti, zemertrimi, vjershetori si ai!
“Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit vetëm e tillë nuk mund të quhet më. Nga një objekt historik dhe kulturor, jo vetëm për Përmetin por për gjithë Rilindjen Kombëtare, sot është kthyer në vend që përdoret si magazinë. Librat janë të hedhur për tokë dhe një nga dhomat përdoret për të tharë bimët nga banorët e fshatit. “
Ku na solli historia !?
Vdiq Naimi, po vajtoni shqipetarka, shqipetare! Naimne kur ta kujtoni, mos pushoni duke qare! “Pasi kanë zhbërë historinë, në dhomën ku lindi Abdyli, kanë filluar tharjen e gjetheve të hashashit.Ndërkohë edhe biblioteka e këtij muzeu është shkatërruar komplet.”
Vdiq Naimi, qe kendoi trimerine, Skenderbene, vdiq Naimi, qe levdoi dhe nderoi memedhene!

“Turp, turp, turp e skandal në shtëpinë-muze të vëllezërve Frashëri, në Frashër të Përmetit. Biblioteka e vëllezërve Naim,  Abdyl dhe Sami Frashri është e gjitha përtokë, brenda shtëpisë mund të thashë çdolloj luleje apo të fotografosh edhe m….”, është shprehur gazetari, Aran Xhani.”
Vdiq Naimi, po c’te gjeti, o moj Shqiperi e mjere! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka te tjeve. “Tre vëllezërit Avdyli, Naimi, Samiu përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Por duket se për njerëzit e Frashërit, por edhe për institucionet shqiptare shtëpia-muze e tyre nuk ka këtë domethënie”
Lajme te frikshme vine nga Frashri, fshati legjendar i tharmit te Rilindjes se vërtete shqiptare. Shtëpia muze ku linden korifenjte e iluminizmit Abdyli, Naimi dhe Samiu tashme i ngjan një nevojtoreje publike. Pasi kane zhbëre historinë, ne dhomën ku lindi Abdyli kane filluar tharjen e gjetheve te hashashit. Ndërkohe edhe biblioteka e këtij  muzeumi eshte shkatërruar komplet. Kjo shtëpi muze eshte pjese e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe duket se as pushteti lokal e as ministria e kultures nuk kane kohe e as nge te merren me riparimin e këtij turpi nacional.
Vaje dhe turp kombëtar

Fahri Xharra,12.09.15 Gjakovë

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, vdiq Abdyli, Vdiq Naimi, vdiq Samiu

DIANA MUCO, NJE HISTORI SUKSESI NE GREQI

September 13, 2015 by dgreca

Aktiviteti  Patriotik, Human, Social dhe profesional ne Greqi i inxhinieres  DIANA MUÇO  ne  Greqi. Krijuesja e nje  shoqerie ndertimesh – STUDIM- PROJEKTIM- KONSTRUKTIM , me bashkepunime Shqiptaro- Greke./

Interviste e Liliana Pere me Diana Muço/Histori Suksesi/

Profili i Diana Mucos/

Inxhinieria e  Ndertimit Diana Muco lindi ne nje familje intelektuale me prinder mesues. Prejardhja familjare e Dianes ishte nga familje patriote e pushkes dhe penes, familje qe krijuan dhe investuan pasurine e tyre duke ngritur shkolla shqipe ne krahinat e tyre. Nga keto familje dolen shume personalitete te ndryshme shqiptare, ku nga me te spikaturit ishin: Njazi Cela-deshmor, Hasan Muco- patriot,  Shahin Musai- patriot, Riza Musai- mesues patriot ( ish student i kolegjit Harry Fultz i viteve 30), Xhemal Llalla-politikan (ish student i kolegjit Harry Fultz i viteve 30 Tirane), etj.

-Diana mori pjese ne levizjen demokratike,e Tirane), Ne mars te 1991, per aresye te njohura si  per shume shqiptare  

-Diana ka qene aktiviste dinamike  humane dhe e kudogjendur me organizaten e ‘’Kryqit te Kuq’’ i pati nismat e tij pas vitit 2002 kur Diana u vendos ne qytetin e Janines, dhe pati per qellim ndihmen e komunitetit shqiptar ne kete qytet. Kjo ndihme u perqendrua ne  tre sektore:

-Ne sektorin e shendetesise – Mos njohja e gjuhes greke, veshtiresonte komunikimin dhe per pasoje dhe kurimin e pacienteve shqiptare. Perparesi ju dha reparteve pediatrike te spitaleve sepse atje kishte nje numer te konsiderueshem femijesh qe kuroheshin.

Nje falenderim shkon per drejtuesen e Kryqit te Kuq, zj. Maria Emanuilidi si dhe mjeken pediadre – pergjegjse e katedres se pediatrise ne Fakultetin e Mjeksise- Janine, zj Elena Lluci, per ndihmen e pa kursyer qe i dhane emigranteve shqiptare qe banonin ne qytetin e Janines, dhe ne gjithe zonat perreth.

-Ne  kryerjen  e procedurave te pajisjes me leje qendrimi, ku kerkoheshin sistemimi dhe perkthimi i dokumentacionit perkates, dhe orientimi i vazhdueshem i emigranteve.

-Ne sektorin e arsimit – kopshte dhe shkolla,si dhe ndihma ne mesime,  do ishte per Dianen drejtimi i trete, ne te cilin perqendroi vemendjen dhe kontributin e saj..

-Diana ndermori shume bashkepunime shqiptaro- greke, si ne fushen e tregetise, ashtu edhe ne krijimin e linjave prodhuese, ne menyre qe te sillte kapitalin ne Shqiperi, e te punesonte sa me shume shqiptare.

-Konkretisht krijoi nje ndermarje artistike ne Elbasan, ku punesoi 60 persona, prodhimet e te ciles i hidhte ne tregun grek. Paralel me kete biznes,

-Ne vitin 2004, krijuan me bashkeshortin e saj arkitekt nje shoqeri ndertimesh – STUDIM- PROJEKTIM- KONSTRUKTIM  objektesh civile, ne qytetin e Gjirokastres. Pra banonte ne qytetin e Janines, dhe per te mbikqyrur dy bizneset qe kishte ne Shqiperi, ndodhej gjithmone ne aksin Elbasan- Gjirokaster- Janine- Athine.

Bashkebisedimi vazhdon….

-Pyetje:  E dashur Diana ju rridhni nga nje familje pateriotike  dhe keni marre nje formim te shkelqyer edukativ dhe human, te cilin e keni shfaqur gjate qendrimit tuaj ne emigracion. Ju lutem sillni ne vemendjen e publikut , Dianen femije, familjen, arsimimin tuaj dhe  dhe  c’fare kujtoni tjeter nga femijeria ?

-Pergjigje: Vitet e femijerise se vogelushes Diana ishin shume te veshtira, per problemet qe krijoheshin nga Sistemi Totalitar . Prinderit e saj mesues punonin ne zona te thella malore, dhe takoheshin me femijet e tyre vetem  ne periudhat e pushimeve shkollore, me rritjen, edukimin dhe kulturimin e vogelushes u mor familja e nenes, e cila skaliti karakterin e saj  virtytet me te cmuara. Diana filloi mesimin e gjuheve te huaja, veglave muzikore, dhe natyrisht me nje gjyshe tradicionale  artin e gatimit, dhe te qendisjes.

– Pyetje: Prejardhja juaj me dy prinder mesues skaliten  karakterin e saj  virtytet, me te cmuara si: respektin, mirenjohjen, sinqeritetin, thjeshtesine deshiren per t’u arsimuar,kush ishin endrrat dhe pasionet e Dianes adoleshente?

-Pergjigje: Kreu shkollen e mesme ne gjimnazin Dhaskal Todri ne Elbasan. Ne keto vite spikaten pasioni i saj per letersine, muziken, gjuhet e huaja. Epiqendra e jetes se saj u bene librat e ” verdhe” te letersise shqiptare dhe asaj boterore, muzika e huaj (italiane, franceze, angleze), programet televizive te RAI 1.

-Pyetje: Sa e impenjuar ka qene Diana ne aspiratat e saj per t’u bere nje Inxiniere e afte, me nje profesion te bukur , Na pershkruani vitet studentore te Dianes, dhe fillimet ne profesionin e inxhinieres?…

-Pergjigje: Vitet studentore ishin te mbushura me impenjimin me serioz qe te behej nje specialiste e afte e shkences inxhinierike ndertimore. U diplomua ne qershor te vitit 1988 – ” Inxhiniere Ndertimesh Industriale e Civile”.U emerua ne sektorin e investimeve ndertimore ne bujqesi ne rrethin e Elbasanit, filloi rrugen e gjate e te mundimshme te profesionit te saj. U pregatit dy vjet te mbronte gjuhen frenge, nje nga kushtet baze per te ngjitur shkallet e karrieres.

-Pyetje: Sa e veshtire ka qene per Dianen te fillonte jeten nga e para dhe te behej nje grua e njohur, aktiviste e shkelqyer  e kudogjendur per te ndihmuar shqiptaret ,  kur emigroi ne Greqi, dhe si ishte vazhdimi i profesionit te saj?

– Pergjigje: Ne vitin  1990 u martua me Filip Camin, arkitekt.Mori pjese ne levizjen demokratike, dhe ne mars te 1991, emigroi ne Greqi. Filloi pune ne shoqerine e ndertimeve greke” Mekanika”  me bashkeshortin e saj, ne kantierin e zones se Artes- Epir, deri ne lindjen e femijes se pare.  Nderpreu punen  disa vjet per t’ju kushtuar rritjes, edukimit dhe kulturimit te femijeve.

 

– Pyetje: Familja tek ju edukoi korrektesen, kembenguljen, edukoi tek ajo ndjenjen e atdhedashurise, krenarise kombetare, patriotizmin, qe sherbyen si shtyse per tu aktivizuar me organizaten e Kryqit te Kuq dhe ne shume drejtime te tjera. Cilat ishin lidhjet e Dianes me organizaten e Kryqit te Kuq, dhe kujt i sherbenin keto lidhje?

 

-Pergjigje: Bashkepunimi me organizaten e Kryqit te Kuq i pati nismat e tij pas vitit 2002 kur Diana u vendos ne qytetin e Janines, dhe pati per qellim ndihmen e komunitetit shqiptar ne kete qytet. Kjo ndihme u perqendrua ne  tre sektore:

 

1- Ne sektorin e shendetesise

2- Ne sektorin juridik

3 – Ne sektorin e arsimit

– Pyetje- Na spjego pak dhe shkurt ku kosiston obligimi dhe ndihma juaj ne ne shume sektore delikate ku kemi te bejme me problem sociale, ligjore, ekonomike . Kush eshte profile I Dianes si biznesmene, per te fuqizuar  ekonomine e familjes dhe te vendit te vet Shqiperise ? 

 

– Pergjigje: Diana ndermori shume bashkepunime shqiptaro- greke, si ne fushen e tregetise, ashtu edhe ne krijimin e linjave prodhuese, ne menyre qe te sillte kapitalin ne Shqiperi, e te punesonte sa me shume shqiptare. Konkretisht krijoi nje ndermarje artistike ne Elbasan, ku punesoi 60 persona, prodhimet e te ciles i hidhte ne tregun grek. Paralel me kete biznes, ne vitin 2004, krijuan me bashkeshortin e saj arkitekt nje shoqeri ndertimesh – STUDIM- PROJEKTIM- KONSTRUKTIM  objektesh civile, ne qytetin e Gjirokastres. Pra banonte ne qytetin e Janines, dhe per te mbikqyrur dy bizneset qe kishte ne Shqiperi, ndodhej gjithmone ne aksin Elbasan- Gjirokaster- Janine- Athine.

 

-Pyetje: Cfare mesazhi doni ti kaloni gjithe grave  shqiptare  ne mbare boten? 

– Pergjigje: Mesazhi qe dua ti kaloj gjithe shqiptareve ne mbare boten, e sidomos nenave shqiptare, qe jane baza e familjes dhe e kombit eshte: Te ruajme gjuhen tone, kulturen, qyteterimin,  zakonet, traditat. Ti trashegojme ato tek brezat e ardhshem. Te jemi krenar qe jemi shqiptare, jemi nje popull me histori te lashte, jemi pasardhesit e Ilireve! Te kontribojme sa me shume e me te gjitha mundesite per nje Shqiperi te begate, te kulturuar dhe te qyteteruar, te niveleve te larta politike, ekonomike e sociale.

 

FALENDERIME

Zonjes Liliana Pere, presidente e organizatesG.SH.B dua ti dergoj nje falenderim special, pergezime e mirenjohje te pafundme per vepren e saj, sa te veshtire, aq dhe fisnike dhe patriotike. I uroj nga zemra suksese te metejshme! Do kete gjithe mbeshtetjen dhe respektin tim!.

 

Ju faleminderit e dashur Diana.

Bashkebisedimi me ju ishte nje promocion I fuqishem duke u gjendur ne balle te sektoreve me te veshtire te jetes, ne ndihme te bashkeatdhetareve ne vend te huaj si Greqia me probleme ekonomike. Me punen dhe dinamizmin tuaj ju jeni nje sfide e krizes qe ka perfshire  Greqine, punuat dhe ndertuat nje shoqeri me bashkepunim Grek duke menduar per familjen dhe vendin tuaj.

Te pergezoj shume per kete aktivitet kaq dinamik, professional te palodhur dhe te pasur ne Greqi.Eshte nje sukses I ndertuar me shume profesionalizem atdhedashuri,djerse e pune.

 

Me respect

Presidentja e organizimit Internacional

Gruaja Shqiptare ne Bote

Liliana Pere

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Diana Muco, Liliane Pere, nje histori suksesi

KUR KENI NGERRÇ… MOS SHKRUENI PER GERÇË !

September 13, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

1911-■Tkurrja e menjëhershme e një muskuli ose e një grupi muskujsh shoqnue me dhimbje të forta quhet ngerrç… Asht shumë i perhapun nder “historianë” dhe “letrarë” antigegë!..

Asht i njohun që në kohen e osmanllijve, dhe asht shfaqë ma shumë nder Male të Veriut, kryesisht në Hot e Grudë aty nga viti 1911… Kur zehej me gojë Deçiqi, kishte turqë që iu shtremnonte fëtyra nga ngerrçi i muskujve të surratit… E vazhdoi ajo gjendje perçudnimi edhe me ngerrçin e Gerçës, e besa, disave edhe sot kur zehet me gojë Luigj Gurakuqi në Vlonë ose Bajram Curri në Dragobi… Gjuhtarët e shkrimtarët janë me ngerrç që në 1972. Të mos largohemi nga tema e Kuvendit e Memorandumit të Gerçës 10 – 23 Qershor 1911.

■Ma parë e ma dalë…Merrni harten e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça! Jeni mundue me fshijë Bratilen, Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Skenderbeut”… E tashti, si per tjerat po punohet me fshij nga faqet e Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”…

E pra, ky Memorandum 104 vjet perpara asht thirrë “Libri i Kuq” nga kopertinat.

■Ishte data 10 Qershor 1911, pra dy muej mbas 6 Prillit 1911 në Bratilen e Dedë Gjo’ Lulit,

kur At Mati Prennushi, hapi në dy kapakë dyertë e çeles së Tij në Gerçë, për miqtë e vet

të shtrenjtë e besnikë me të cilët e lidhte përjetsisht Formula “Atdhé e Fé”, per të cilen

ishin gati me ba vdekjen si me lé! Nana Drande e At Matisë ishte në kambë me ua gatue

buken dhe me ua shtrue sofrat Burrave të Malësisë që ishin tek Frati si në shtëpinë vet!

Armët Ata i kishin të varuna tek Dera e çelës, ashtu ishte rregulli i Kuvendit të Burrave.

Klerikët dhe miqtë ishin në krye të vendit, mandej rreshtoheshin Burrat e Malësisë së

Veriut ashtu si kishin rregullat e veta simbas Kanunit. Memorandumi i Gerçës (ose Libri

i Kuq) asht nënshkrue me datën 23 Qershor 1911, dhe në Hymje ka këte tekst në dy

gjuhë, Shqip e Frengjisht: “MEMORANDUM mbi vendimet e dhanuna prej Kuvendit të

pergjithëshem të Krenëvet Shqyptarë në Gerçë me 10/23 të Qershorit 1911, si përgjigjëje

të reklamacjonit të Shekjet Turgut Pashës.” Firmojnë: Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo

Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi

(Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet

Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak

Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

■Ky dokument u asht paraqitë Kuvendit të Krenëve të kryengritjes i shkruem me një

gjuhë të përbashket Gegënisht dhe Toskënisht nga Luigj Gurakuqi, i cili ishte nder të

paktit letrarë Shqiptarë që dinte me i shkrue dhe me i folë pa vështirësi. Qellimi ishte që

këte Memorandum shumë shpejtë ta përkrahte edhe Shqipnia e Jugut, ashtu si ngjau.

■Të pranishem aty ishin edhe Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga

i zoti i shtëpisë At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun

Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit.

Aprovimi ishte marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. Ishin aty të

pranishem Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M.

Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc

Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi.

■Memorandumi pat jehonë në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.

■Memorandumi ju dorzue perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta

Perfaqesues të Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod  Preçi (Kastrat),

Prekë Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj

Bumçit kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin,

Sadredin Beu e pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat

e “Librit të Kuq”? – I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i ishte

pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq  i dona ma parë për vedi, e mandej, për

Shqipninë  mbarë!..” E fjala mori dheun…

■Gazeta e parë që botoi Memorandumin ishte ajo Austriake  “Neue Freie Presse” e

Vjenës, që ka shkrue  12 kerkesat që me 25 qershor 1911, vetëm dy ditë  mbas perfundimit

të Kuvendit në Gerçë.

■Gazeta e dytë  që i bani jehonë Memorandumit me 12 kerkesat e Shqiptarëve të Veriut,

ishte ajo franceze “Le Moniteur Oriental” me daten 26 qershor 1911.

■Me 6 korrik 1911, Gazeta e Shkupit “Vardar” boton të plotë Memorandumin e Gerçës..

■Gazeta “Corriere d’ Italia” njofton per Memorandumin e  Gerçes  me 12 korrik 1911, se:

“Memorandumi asht një program politik që shkëputë Shqipninë nga Turqia…”

■Kuvendi i Gerçës nuk kishte mbetë jashtë vemendjes së komuniteteve Shqiptare në

Bullgari, që botojnë “Librin e Kuq” në gazetën e tyne “Liri e Shqipërisë” në Sofje, me

datat 7 e 20 korrik 1911. Gjithashtu Arbëreshët e Italisë e botojnë italisht në Gazeten e

tyne “La  Nazione Albanese” Memorandumin e plotë, që plotsohej edhe me komente

shumë shpejtë nder shumë gazeta italiane…

■Nuk vonojnë Vlona, Gjinokastra e shumë qytete të tjera të Trojeve Shqiptare, me botue

dhe me publikue “Memorandumet” e veta per Pavarsinë e plotë të Shtetit Shqiptar.

Krasniqe e Tepelena me Malësitë e Gjakovës edhe Durrësi, rrokin armët e Lirisë…

Çohet në kambë Mirdita e Don Nikoll Kaçorrit, e mbas Tij Shqipnia e Mesme… Nuk rri

pa u pergatitë as Gjin P. Pervizi e as Isa Boletini, as Hasan Prishtina e as Bajram Curri…

■Memorandumi i Gerçës i paraprinë Pavarsisë së gjithë Shqipnisë, në Vlonen Heroike të

ditës së 28 Nandorit 1912! Shqipnia u shpall Shtet i Pavarun nga Turqia!

***

■Këta Emna Shqiptarësh të Nderuem, shumica nuk janë fare në Historinë e Shqipnisë!

Si rrjedhim, ajo “Histori” e shkrueme pa ngjarjet e Maleve tona të vitit 1911, mund të jetë

e anadollakëve të paraviteve 1912, e esadistëve ase trashigimtarëve të Bristolit, pasuesve

vrasës të Haxhi Qamilit… Mbas vitit 1944, disa anadollakë per me ua ba qejfin fqinjëve

sllavokomunistë që na rrethojnë, kanë fallsifikue Historinë, e kanë shtremnue si e kanë

kerkue ata, e as sot mbas 25 vjetësh “shpresa demokracije” nuk po ndigjojnë me e

rishkrue ashtu si asht e verteta. Edhe “vëllezërit e gjakut me turq”…po i sherbejnë atyne!

■Asht “ngerrçi” që vazhdon sot me tkurrë muskujt e “dr. prof. e akademikëve” tanë…

Melbourne, Shtator 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Memorandumi i Gerces

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3551
  • 3552
  • 3553
  • 3554
  • 3555
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT