• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI OBAMA URON JAHJAGEN

July 16, 2015 by dgreca

Presidenti Barak Obama uroi Presidenten Jahjaga me rastin e Festës së Bajramit./
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.
Në urim thuhet:
E nderuara Zonja Kryetare
Populli amerikan na bashkohet mua dhe Michelles në përcjelljen e dëshirave tona më të mira juve dhe popullit të vendit tuaj në festimin tuaj të Bajramit të madh.
Gjatë Ramazanit, muslimanët në mbarë botën – duke përfshirë edhe komunitetin e fortë dhe dinamik musliman të Amerikës – janë munduar që të jenë më afër me Zotin, nëpërmes ripërtritjes shpirtërore dhe veprave të besnikërisë fetare. Kjo ishte, po ashtu, një mundësi për të kaluar më shumë kohë me të dashurit tanë, të ndihmohen ata që kishin më pak fat dhe të mendojmë më thellë për mençurinë dhe paqen, të cilat rrjedhin nga besimi. Ishte po ashtu kohë që, gjatë ritualeve të agjërimit dhe lutjeve, të rikujtojmë vlerat të cilat të gjithë ne i ndajmë dhe njerëzimin tonë të përbashkët.
Urojmë që viti që vjen t’ju sjellë gëzim, prosperitet dhe mirëqenie.
Me fat Bajrami!

Sinqerisht,
Barak Obama

Filed Under: Kronike Tagged With: jahjagen, Obama uroj, per Festen e Bajramit

Kosova aplikon për UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor

July 16, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Korrik 2015/- Kosova aplikon për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor.
“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, bën të ditur zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, thekson ai.
“Është ky një hap që fuqimisht zgjëron interaksionin tonë global”, vlerëson kreu i qeverisë së Kosovës.
“Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, është paralajmërimi i kryediplomatit kosovar, Thaçi.
Ndërsa, më pas kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se sot ishte njoftovar nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO.
“Përgëzoj ministrin e Jashtëm, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një punë të madhe dhe me përkushtim”, është shprehur ai.
“Në takime me liderë evropianë dhe botërorë kam marrë zotime se Kosova do të përkrahet fuqishëm në këtë proces. Jemi zotuar, po ashtu , se edhe ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ky është një zhvillim i rëndësishëm diplomatik për Kosovën”, thekson Mustafa.
Kosova, shteti më i ri evropian, me pavarësinë e shpallur para shtatë vitësh, në 17 shkurtin historik 2008, deri tash është njohur nga mëse 110 vende anëtare të OKB-së.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, UNESCO

Vlera të vyera tradite dhe bardh e zi në psikën e sotme Citime nga Sami Repishti

July 16, 2015 by dgreca

Pergatiti: Anton CEFA/
“Gjatë shekujve, Shqipëria ka dhanë shembuj të naltë vlerash morale, të cilat janë të mundshme vetem në nji popull që kultivon këto vlera.
* “Thelbi i rezistencës kundër të huejit ka qenë tradita shqiptare për liri dhe mbrojtje të tokës-nanë – si pronë private dhe si atdhe- qoftë edhe me çmimin e jetës.”
* “Kemi sot nji boshllek të madh shpirtënor e moral që duhet mbushë dhe sa ma shpejt me vlera morale të trashëgueme si nderi, besa, burrënia, mikpritja, solidariteti kolektiv i fshatit dhe qytetit, e natyrisht dashunia për nji liri të vërtetë, jo të egër e primitive.”
* “Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipëri, nandor 1944, diçka themelore, boshti i trashëgimisë shqiptare, tradita e jonë kombëtare, u thye në mënyrë të pareparueshme!”
* “Shpesh kam pershtypjen se gjatë atyne ditëve nji epokë e re filloi në vendin tonë – epoka e anti-traditës kombëtare shqiptare,- epoka që jo vetem e perbuzi atë, por ngulmoi me eliminue nevojën dhe me zhdukë sensitivitetin popullor per atë, e punoi sistematikisht me e vra. Ato ditë, u pa qartë ndryshimi i madh që erdhi në vendin tonë, dhe në marrëdhanjet e mia me botën shqiptare që njihsha që në vitet e para të rinisë shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i merguem” në vendin tim…e ma vonë, i urryem!”
* “Në Shqipërinë komuniste u pushkatue ai që nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai që ruejti nderin ma shumë se jetën, u torturue egersisht ai dhe ajo që burrënisht nuk pranuen me shpifë per shokun ose të panjohunin; u internue shqiptari që mbajti besën e dhanun, ose bashkëshorti- grueja sidomos- që nuk tradhëtoi burrin . . .”
*“Në vitin 1991, kur pushteti komunist u çthur pa shpëtim, ish të persekutuemit demokratë e të shpronësuemit me dhunë nuk perqafuen urrejtjen e ngritun në shkencë nga komunistët, por faljen e fajit dhe frymën e pajtimit, tue shpresue në drejtësine ligjore-që i zhgënjeu randë! Ky akt fisnikërie supreme do të provonte persëri forcën e traditës shqiptare të trashëgueme nga e kaluemja e jonë, e që nuk ishte shue plotësisht.
*“Dalja në skenë e kaosit të frikshëm, në vitin 1991, ngjau në nji Shqipëri të çveshun nga vlerat morale të traditës kombëtare të trashëgueme ma parë dhe të atyne të fitueme ma vonë gjatë viteve të kontaktit me Europën e Perëndimit. Çdonjeni kerkonte plotësimin e nevojëve dhe të dëshirave, dhe menjiherë. ‘Këtu dhe Tani!’, nga nji autoritet i papergatitun e me mjete të kufizueme. Respekti per ligjin kishte zbritë poshtë si rrjedhim i arbitraritetit 45 vjeçar komunist. ‘Shteti’ shikohej si anmiku kryesor, e jo si mbrojtës i qytetarëve. U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma të paligjëshme. E para shterroi “trunin” dhe energjinë e vendit, dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin që vashdon i pa frenuem.”
*“Ajo që duhej ba që në ditët e para të demokracisë së re- vlerësimi i së kaluemes, dënimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji ‘shtet’ e ‘shoqëni’ të re që do të paraqitej si anti-tezë e plotë e sistemit komunist nuk ngjau. Në vitin 1991, Shqipëria humbi shansin e madh me rihye në histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.”

Filed Under: Komente Tagged With: Anton Cefa, bardhe e zi, psiken e sotme, Sami repishti, vlera te vyera

Condolences of VATRA for the two Chzech tourists killed in Albania

July 16, 2015 by dgreca

July 13, 2015/

H. E. Petr Gandalovič,/
Ambassador of the Czech Republic/
Washongton, DC/

Your Excellency /
Ambassador Gandalovič,/
On behalf of the The Pan-Albanian Federation  of  America VATRA (The Hearth),   I would like to extend our /deepest condolences to you and to the families of Michael Svatos and Anna Kosinova, the two Czech citizens who were fatally shot in Albania on July 3, 2015.
  The Albanian community feels extremely sad for the tragic event that happened in our country, however I strongly assure you and your government that the Albanians, wherever they live, are with the families of the victims in these difficult moments, and pray for their comfort and for the spirits of the victims to rest in peace.
 
I avail myself of this opportunity to renew to your government and to the Czech people , our most sincere friendship.
 
In the highest esteem,
 
Dr. Gjon Buçaj,
President
 
*The Pan-Albanian American Federation VATRA (THE HEARTH), founded on 1912,  is the oldest Albanian umbrella organization with a large and diverse membership. Today VATRA proudly remains the most active and the largest organization with branches in the US and Canada. Its activities include meetings with the US Presidents,  Members of the Congress, other high ranking officials and representatives of other countries, addressing issues conerning the Albanian natiom.

Filed Under: Vatra Tagged With: Condolences of VATRA for the two Chzech tourists, killed in Albania

JAHJAGA NE LONDER:KOSOVA BESON NË PARIMIN E DREJTËSISË PËR TË GJITHË

July 16, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Korrik 2015 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Londër me sekretarin e jashtëm britanik, Philip Hammond, me të cilin bisedoi për sfidat e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, përballjen me kërcënimet ekstremiste, rrugën evropiane të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të saj, përmes tërheqjes së investitorëve të huaj.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që e ka ndihmuar Kosovën në procesin e ndërtimit të paqes dhe të shtetësisë së saj. Ajo tha se Kosova është e përkushtuar që të ndërtojë një shoqëri demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Ajo tha se sundimi i ligjit dhe rendit dhe ndërtimi i një shtetit të së drejtës janë përparësi të shoqërisë në vend.
Presidentja Jahjaga tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj besojnë në parimin e drejtësisë për të gjithë dhe se shpreson se institucionet e vendit do të gjejnë së shpejti mundësinë për të përmbushur obligimet ndërkombëtare duke votuar për krijimin e Gjykatës Speciale, që do të adresojë akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës, duke shmangur një hap që do të mund të ndërmerrej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Duke folur për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit janë të përkushtuara për dialogun, por ritheksojnë rëndësinë e zbatimit të plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzimit të rrugës evropiane të Serbisë me zbatimin e tyre. Ajo tha se Serbia po vazhdon të mbështesë strukturat ilegale të sigurisë në Kosovë, të cilat sipas marrëveshjeve do të duhej të shpërbëheshin.
JAHJAGA: PROCESIN E DIALOGUT DUHET PASUR KUJDES QË TË MOS LEJOHET NDARJA NE VIJA ETNIKE, QË TË MOS KRIJOHET NJË PUSHTET I TRETË OSE NJË SHTRIRJE E INSTITUCIONEVE TË SERBISË NË KOSOVË
Ajo tha se në procesin e dialogut duhet pasur kujdes që të mos lejohet ndarja ne vija etnike, që të mos krijohet një pushtet i tretë në vend ose një shtrirje e institucioneve të Serbisë në Kosovë. Ajo tha se dialogu duhet të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve dhe të relaksojë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, që do të lehtësojë edhe jetën e qytetarëve por do të hap rrugën edhe të integrimeve evropiane për të dyja vendet.
Presidentja Jahjaga theksoi se rruga evropiane e Kosovës, sikundër edhe i gjithë rajonit të Ballkanit, duhet të jetë e qartë dhe e sigurt, për të mos lejuar ndikime të tjera të jashtme dhe theksoi se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe njëlloj me shtetet e tjera të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane.
BRITANIA E MADHE MBËSHTET DIALOGUN NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË DHE GJITHASHTU EDHE PROCESET INTEGRUESE NË BE TË GJITHË RAJONIT TË BALLKANIT
Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, shprehu mbështetjen e qeverisë së Britanisë së Madhe për Kosovën në ndërtimin e një shteti demokratik e gjithëpërfshirës dhe një shteti të së drejtës, me përkushtimin për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai tha Kosova duhet të bëjë çmos për të përmbushur obligimet e saj ndërkombëtare dhe të themelojë Gjykatën Speciale, për të shmangur proceset në organizata të tjera ndërkombëtare. Sekretari Hammond tha se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe proceset integruese në BE të gjithë rajonit të Ballkanit, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca Kosovare.
MINISTRJA E SHTETIT NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME TË MBRETËRISË SË BASHKUAR, BARONESHA JOYCE ANELAY VIZITON KOSOVËN
Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të MB dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Anelay do të vizitojw Kosovën më datën 20 deri më 22 Korrik. Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Baronesha do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur sot Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë në njoftimin e sapodërgua

Filed Under: Rajon Tagged With: Drejtesi per te gjithe, Jahjaga ne Londer

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3709
  • 3710
  • 3711
  • 3712
  • 3713
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT