• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vushtrria edhe me Shtatoren e Sheshin Kolonel Ahmet Krasniqi

September 22, 2020 by dgreca

-Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri: Përjetësisë së Kalasë mijëravjeqare të Vushtrrisë, Urës së vjetër të Gurit, krenarisë së qytetit tonë nga sot e përjetë i shtohet kjo shtatore e bukur e kolonel Ahmet Krasniqi, e cila bashkë me shtatoret Adem Jasharit, Hasan Prishtinës dhe së shpejti edhe me shtatoren e Ibrahim Rugovës, ja rrisin vlerat kulturore e qytetare Vushtrrisë, Vicianës sonë të dashur/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari*

VUSHTRRI, 21 Shtator 2020/ Drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, kanë marrë pjesë sot në përurimin e Shtatores së Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Sheshit me emrin e tij në qytetin e Vushtrrisë.

Në fjalën e hapje të ceremonisë zyrtare, ku merrte pjesë edhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se Koloneli Ahmet Krasniqi ishte ideator e simbol i përpjekjeve për forcim të institucioneve të shtetit të Kosovës e për bashkim të të gjitha forcave në luftën çlirimtare. “Vepra e tij tejkalon ngjyrimet partiake, është më e madhe se që mund të përshkruhet me disa fjali. Koloneli ishte ideator e simbol i përpjekjeve për forcim të institucioneve të shtetit të Kosovës e për bashkim të të gjitha forcave në luftën çlirimtare”, ka thënë Tahiri.

“Kalasë mijëravjeçare të Vushtrrisë, Urës së vjetër të Gurit, krenarisë së qytetit tonë, nga sot i shtohet kjo shtatore e bukur e kolonel Ahmet Krasniqi, e cila bashkë me shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, e së shpejti edhe me shtatoren e Ibrahim Rugovës, do të ja rrisin vlerat kulturore e qytetare Vushtrrisë, Vicianës sonë të dashur”, theksoi kryetari Tahiri.

Ndërsa Vjosa Osmani kryetare e Parlamentit të Kosovës, pikërisht sot në 22 vjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit, ka bërë thirrje që të bëhet zbulimi i autorëve dhe urdhërdhënësve të vrasjes së tij.

Zbulimin e kësaj shtatoreje në Vushtrri, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka vlerësuar ringjallje shpirtërore të Kolonel Ahmet Krasniqit. “Dita e sotme për të gjithë ne, për të gjithë ata që ja duan të mirën Kosovës shënon rikthimin e Kolenel Ahmet Krasniqit në vendlindje, shënon rilindjen shpirtërore të Kolonel Ahmet Krasniqit”, ka theksuar kryeministri Hoti.

Ndërsa Anton Quni, ministër i Mbrojtjes që Qeverinë e Kosovës tha se vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit erdhi në momentin kur Brigadat e para operative dhe batalionet e veçanta goditën fuqishëm forcat serbe. “Plumbat e shkrepur në natën e 21 shtatorit mbi trupin e kolonelit ishin plumba kundër lirisë”, ka thënë ministri Quni.

Për veprimtarinë atdhetare dhe ushtarake të Ahmet Krasniqit ka folur edhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, njofton komuna e Vushtrrisë.

Shtatorja dhe Sheshi Ahmet Krasniqi në Vushtrri u përuruan në 22-vjetorin e vrasjes së tij që ndodhi në Tiranë në 21 Shtator 1998, e cila ende nuk është zbardhur.

***

Edhe në këtë raportim si korrespondent në Kosovë i Gazetës DIELLI – organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA përkujtoj: NË shkollën në vendlindjen e Ahmet Krasniqit – fshatin  Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë isha nxënës nga klasa e parë deri në të katërten, udhëtoja nga fshati im i lindjes Strofc, që ishtë afër-fqinj. Për herë të fundit jemi takuar në Prishtinë tek po nisej në udhëtimin drejt misionit të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

MIRË SE VJEN KOLONEL AHMET KRASNIQI NË VUSHTRRI, VICIANËN ANTIKE!

Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri:

Madhështia e një qyteti nuk matet me territorin që ka, por matet me trashigiminë kulturore, arsimore e patriotike që krijon ndër breza, e Vushtrria, Viciana antike ndoshta nuk është qyteti më i madh për nga territori, por pa dyshim përgjatë historisë së lavdishme të popullit shqiptar, ky truall së pari i dha Rilindjes Kombëtare Shqiptare ideologun e saj më të madh, Heroin e Kombit Hasan Prishtina, e më pas i dha Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Kolonelin e saj, Heroin e Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi, bashkë me të gjithë dëshmorët e rënë për liri.

Fjalimi i plotë!

E nderuara Kryetare e Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani,
I nderuar Kryeministër i Republikës se Kosovës, z. Avdullah Hoti,
E nderuara familje e Kolonel Ahmet Krasniqi,
Të nderuar Nënkryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Të nderuar Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Të nderuar Ministra,
I nderuar Gjeneral i FSK-së z. Rrahman Rama,
I nderuar Guvernator i Kosovës z. Fehmi Mehmeti,
Të nderuar Kryetarë të Komunave,
Të nderuara familje të dëshmorëve të UÇK-së,
Të respektuar veteranë e invalid të luftës së UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta,
Të nderuar përfaqësues të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë,

Mirë se vini në Vushtrri, Vicianën antike, qytetin e Hasan Prishtinës dhe Kolonel Ahmet Krasniqi.

Madhështia e një qyteti nuk matet me territorin që ka, por matet me trashigiminë kulturore, arsimore e patriotike që krijon ndër breza, e Vushtrria, Viciana antike ndoshta nuk është qyteti më i madh për nga territori, por pa dyshim përgjatë historisë së lavdishme të popullit shqiptar, ky truall së pari I dha Rilindjes Kombëtare Shqiptare ideologun e saj më të madh, Heroin e Kombit Hasan Prishtina, e më pas i dha Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Kolonelin e saj, Heroin e Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi, bashkë me të gjithë dëshmorët e rënë për liri.

Jam shumë i privilegjuar që sot zbulojmë bashkë me ju miq të respektuar e bashkë me qytetarët e Vushtrrisë shtatoren e Kolonel Ahmet Krasniqi dhe inagugurojmë sheshin e Kolonelit. Falënderoj të gjithë spektrin politik në Vushtrri që përkrahën me votë në Kuvend të Komunës ngritjen e shtatores dhe sheshit të Kolonelit.

Të nderuara zonja e zotrinjë,

Ahmet Krasniqi, u lind më 15 janar 1948 në Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë.
Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur dhe rritur në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin në fshatin Hade dhe në Prishtinë. Gjatë viteve të shkollimit dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi.

Ahmet Krasniqi, ishte ministri i luftës i emëruar nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në krye të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Koloneli i UÇK-së, me përgatitjen e tij ushtarake e patriotike ishte tmerri i armikut. Ai u vra në mënyrë tinëzare më 21 shtator 1998 në Tiranë. Pas vdekjes atij iu dha urdhëri Hero i Kosovës.

Koloneli ishte ideator e simbol i përpjekjeve për forcim të institucioneve të shtetit të Kosovës e për bashkim të të gjitha forcave në luftën Çlirimitare. Vepra e tij tejkalon ngjyrimet partiake, është më e madhe se që mund të përkshkruhet në disa fjali.
Vendi që kemi zgjedhur për shtatoren e Kolonelit, pranë institucionit të Komunës së Vushtrrisë, është testament për besnikërinë e Kolonelit ndaj institucionit, ndaj Republikës, sespe ai në të vërtet ishte Ministri i luftës i emëruar nga Presidenti Historik I Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe u vra nga dora armike sepse punoi fortë për bashkim e çlirim.
Qytetëarë të dashur të Vushtrrisë,
Përjetësisë së Kalasë mijëravjeqare të Vushtrrisë, Urës së vjetër të Gurit, krenarisë së qytetit tonë nga sot e përjetë i shtohet kjo shtatore e bukur e kolonel Ahmet Krasniqi, e cila bashkë me shtatoret Adem Jasharit, Hasan Prishtinës dhe së shpejti edhe me shtatoren e Ibrahim Rugovës, ja rrisin vlerat kulturore e qytetare Vushtrrisë, Vicianës sonë të dashur.

Urime! Lavdi dëshmorëve të rënë për liri! Lavdi Kolonel Ahmet Krasniqi, Zoti e bekoftë Vushtrrinë e Kosovën.

*Me shume foto gjeni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Ahmet Krasniqi, Behlul Jashari, Shtatorja ne Vushtri

QEVERISJE

September 22, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Astrit Lulushi-Në lashtësi, shumica e filozofëve ishin ose në favor të demokracisë ose nuk kishin ndonjë mendim për të. Disa, si Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, thuhet se ishin kundërshtarë të demokracisë. Por sa i saktë është ky perceptim?
Shumë pak dihet për atë që Sokrati mendonte për demokracinë. Gjithçka që dimë për Sokratin vjen nga shkrimet e dy studentëve të tij, Platonit dhe Ksenofonit. Platoni në veçanti duket se ka përdorur karakterin e Sokratit si një lloj “bordi” për ide dhe mendime të ndryshme, kështu që, në shumicën e rasteve, kur Platoni i atribuon një ide Sokratit, është shumë e vështirë të thuash nëse është me të vërtetë një nga idetë e Sokratit, një nga ato të Platonit, një kombinim i tyre, ose thjesht një ide me të cilën Platoni po eksperimentonte.
Platoni thotë në Republikën e tij se nuk i pëlqen shumë forma e demokracisë që u krijua në qytetin e tij të lindjes, Athinë. Ai argumenton se qeveria ideale, e përsosur, duhet të drejtohet nga një “mbret-filozof”, një njeri shumë i mençur, inteligjent dhe racional dhe që i merr të gjitha vendimet në dobi të të gjithëve.
Platoni ndoshta do të kishte shumë admirim për qeveritë e shumicës së vendeve moderne demokratike, të cilat veprojnë në një formë shumë të ndryshme nga ajo që ekzistonte në Athinë gjatë kohës së Platonit. Athina në shekullin IV pes ishte një demokraci e drejtpërdrejtë, që do të thotë se qytetarët votonin drejtpërdrejt për të gjitha çështjet. Kjo krijonte problem, sepse shumica e njerëzve nuk i kuptonin çështjet dhe nuk ishin në gjendje të merrnin vendime të informuara për to.
Aristoteli ndonjëherë është portretizuar si armiqësor ndaj demokracisë, por, në fakt, ky është një keqkuptim i teorisë së tij komplekse dhe erudite. Në Politikën e tij, Aristoteli shpjegon se ekzistojnë tre forma kryesore të qeverisjes ideale: Monarki, të cilën ai e përcakton si një qeveri të sunduar nga një njeri (ide e ngjashme me atë të “mbretit filozof” të Platonit), jashtëzakonisht i kualifikuar, i cili sundon për të mirën e të gjithëve; Aristokraci, të cilën ai e përcakton si një grup i vogël i njerëzve më të mirë dhe më të kualifikuar, që sundon për përmirësimin e të gjithëve;
Qeveri kushtetuese, të cilën ai e përcakton si një qeveri të drejtuar nga të gjithë qytetarët e lirë për përmirësimin e të gjithëve.
Aristoteli shprehet se, nga tre format ideale, monarkia është më e mira sepse është më e efektshmja, por ai pohon se të tre format e qeverisjes ndryshojnë dhe korruptohen me kalimin e kohës. Ai shpjegon se një monarki rrëshqet në tirani, dmth., në qeveri e drejtuar nga një njeri vetëm për përfitimet e tij. Një aristokraci kalon në oligarki, që është qeveri e drejtuar nga disa njerëz vetëm për përfitimet e tyre. Më qeveria kushtetuese rrëshqet në demokraci, ose në qeveri e drejtuar nga shumica vetëm për përfitimet e tyre.
Aristoteli arsyeton se nga këto tre forma qeverisjeje, demokracia është e keqja më e vogël, sepse rezulton në numrin më të madh të njerëzve të lumtur; ndërsa tirania është forma më e keqe e qeverisjes sepse rezulton që vetëm një njeri (tirani) të jetë i lumtur. Pra, Aristoteli ishte në favor të demokracisë, jo sepse i pëlqente domosdoshmërisht, por më tepër sepse ishte forma më pak e tmerrshme e qeverisjes që mund të mendonte.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Qeverisje

THAÇI I AKORDON MEDALJE PRESIDENCIALE RICHARD GRENELL

September 22, 2020 by dgreca

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi të hënën mbrëma me Medaljen Presidenciale të Meritave, ambasadorin Richard Grenell, në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara për dakordimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do sjellë paqe, stabiliteti ekonomik dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, tha presidenti Thaçi.

Ai falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump, për angazhimin në arritjen e marrëveshjes ndërsa nënvizoi se “kjo marrëveshje u bë e mundshme në Shtëpinë e Bardhë dhe ne besojmë fuqishëm se përsëri SHBA-të mund të arrijë marrëveshjen finale politike për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Filed Under: Featured Tagged With: medaljen Presidenciale, per Grenell, Thaçi

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me grup punues për marrëveshjen e Uashingtonit

September 22, 2020 by dgreca

–Grenell: Marrëveshja do të krijojë vende të reja pune–

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, të martën u mbajt takimi i përfaqësuesve të odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë me delegacionin të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara.

Në takim kanë marrë pjesë drejtori i Korporatës, Adam Boelher, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell , ambasadori Godfrey, përfaqësuesit e odave të Kosovës dhe Serbisë, Berat Rukiqi, përkatësisht Marko Çadezh si dhe kryetari i Odës amerikane në Serbi, Zoran Petroviq.

Boehler: Normalizimi ekonomik do të thotë investim

Kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, tha se Kosova dhe Serbia me marrëveshjen për normalizim ekonomik, kanë “të mirën e popullit dhe jo politikës”.

“Dua të shpreh mirënjohjen për Prishtinë dhe Beogradin që kanë vendosur në të mirën e popullit dhe jo politikë sepse në fund të fundit, normalizimi ekonomik do të thotë investim. Kjo nuk është një situatë kur një vend humb e një tjetër fiton”, tha Boehler.

Pas takimit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se marrëveshja e arritur në Uashington më 4 shtator për normalizim ekonomik, është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë si dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Temat politike nuk kanë dhënë investime dhe hapje të vendeve të reja të punës. Ajo që do të bëjmë ne është të fokusohemi në prioritetet e projekteve të ekonomisë dhe shumë të tjera”, tha Rukiqi.

Ndërkaq, kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh tha se do të dëshmohet se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, ka sjellë stabilitet në rajon.

“Tash kemi një ekip të përbashkët për të mbështetur projektet dhe për të dhënë ekspertizë qeverive tona që të zbatojnë projektet”, tha Çadezh.

Grenell: Marrëveshja do të krijojë vende të reja pune

Ndërkaq, i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi në rend të parë çështjet ekonomike, sa i përket Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishte presidenti Donald Trump, i cili besoi se mund të bëhej diçka ndryshe dhe që beson se ekonomika duhet të jetë në rend të parë”, tha Grenell duke shtuar se shteti nuk krijon vende pune, por sektori privat.

“Ajo që kemi bërë në Uashington është e mrekullueshme, por nuk është e gjitha, ne duam që ju të na mbani përgjegjës dhe ajo që është në letër duhet të kthehet në punë”, shtoi Grenell.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, e përshkroi vizitën e delegacionit amerikan si një sinjal të fuqisë së marrëveshjes së Uashingtonit, duke shtuar se ata tani kanë arritur një marrëveshje të re që “do të përmirësojë tregtinë, komunikimet dhe përmirësojë standardet e jetesës së njerëzve në rajon”.

Delegacioni amerikan ka arritur në Beograd në orët e vona të së hënës.

Presidenca serbe ka paralajmëruar se Boelher dhe Grenell do të takohen me presidentin dhe kryeministren serbe, për të nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Një dokument të tillë, zyrtarët amerikanë kanë nënshkruar të hënën edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Marrëveshja që kemi nënshkruar sot (21 shtator) ka qenë zotim për të përshpejtuar investimet në Kosovë. Ne kemi qenë duke punuar në përgatitjet për mundësitë e asaj që ndodhi disa javë më parë. Kemi punuar me ambasadën tonë, me ambasadorin tonë dhe kemi projekte në vlerë deri në 1 miliard dollar. Aty përfshihet Autostrada e Paqes, hekurudha, gazi i lëngshëm natyror. Kemi biseduar edhe për mundësinë e investimit në një resort të skijimit. Po ashtu do të ofrojmë mbështetje direkte për bizneset e vogla dhe të mesme”, ka thënë Boehler në Prishtinë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosove, Odat ekonomike, Serbi

Ping-pong me top futbolli

September 22, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari-

“Bojkoti i kampionati është i panegociueshëm. Në Shqipëri nuk do të ketë futboll deri në momentin që përfaqësuesit e Ligës Profesioniste dhe Kryeministri Rama të ulen në një tryezë. Nga Presidentët që përfaqësojnë Ligën do të ketë, heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin Rama”, janë këto vendimet e dala nga mbledhja e e Ligës Profesioniste ditën e hënë. Në takim me Presidentët e Ligës Profesioniste ishte edhe deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga Kryeministri Rama, si negociator midis Ligës dhe qeverisë. Por palët nuk kanë rënë arritur asnjë marëveshje. Sipas deputetit F.Ylli :” Liga nuk mund të negociojë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin”. Ping pongu me fatet e futbollit vazhdon. Liga ja përcjell topin e futbollit qeverisë, qeveria FSHF dhe FSHF Ligës që e pason sërisht tek qeveria. 

Po çfarë kërkohet.

Sipas profesor Artan Shytit:”Bëhet fjalë që sporti të marrë 20-30 milionë euro në vit në formë sponsorizimi. Për këtë kërkohet që të kopjohet ligji i sponsorizimit që funksionion në Kosovë për sportin. Shteti Shqiptar merr sot 100% të tatimit mbi fitimin, që  shkon në total gati 400 milionë euro në vit. Nëse 30% të kësoj shume do ti kalonin sportit,  një shumë prej 120 milion lekesh, atëherë futbolli do të kërkonte që një shumë prej 30 milionë lekësh, të rimbusonte lojën e top këmbës”. Por në kërkesat e tyre, Presidentët e Ligës, nuk kanë marrë parasysh se cfarë kërojnë edhe se si  mund të regullohet Ligji edhe për sportet e tjerë duke përfshirë këtu edhe Kategorinë e Parë edhe Kategorinë e Dytë në futboll. 

Konflikti i parë.

Në Shqipëri kampionatin e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, moshave etij organizohet nga FSHF dhe jo nga Liga Profesioniste. Në fakt duhet të ndodhte e kundërta. Në Itali, Spanjë etj është Liga ajo që organizon dhe është përgjegjese për organizimin e ligave të futbollit dhe federatat përkatëse merren vetëm me ekipet përfaqësuese. Në rregulloren e saj FSHF e ndalon bojkotin e kampionatit dhe skudrat që bojkojtojnë dënohen duke zbritur një kategori më poshtë. Deri në këtë moment FSHF ka mbështetur nëprmjet President Duka, ka mbështetur kërkesat e Ligës, duke thyer rregulloren e saj. Në Shqipëri Liga, nuk ka as buxhet, dhe nuk merr përsipër organizmin e kampionateve prespektive. Liga Profesioniste është e përbërë nga 10 Presidentë, të cilët drejtojnë ekipet e Kategorisë Superiore, por qe nuk janë pronarë të këtyre klubeve. 

Konflikti i dytë. 

Sipas të dhënave Qeveria Shqiptare i jep sportit 10-15 milion lekë në vit. Të gjitha klubet në Shqipëri duke përjashtuar Partizanin janë pjesë e Bashkive, të cilat paguajnë klubet e futbollit por edhe sportet e tjera nga taksat që mblidhen apo edhe buxheti i pushtetit lokal. Presidentët kërkojnë që përqindjen e tatimit ta marrin klubet, ndërkohë që qeveria thotë që tatimin e merr shteti dhe ja jep sportit nga buxheti i vet. Në një prononcim për P.Sport profesor Artan Shyti shprehet:”Edhe sot që flasim, nja 10- 15 milionë euro sporti i merr nga shteti, por nëpërmjet bashkive. Në këto kushte, në të gjitha rastet, sportit nuk i intereson të bëjë sherr me shtetin. E them këtë, sepse qeveria mund të të hapë një rubinet, por të mbyll një tjetër dhe kjo merr në qafë edhe klubet që nuk kanë për të përfituar dot nga ligji për sponsorizimin. Kjo përplasje që kanë nisur me shtetin është me shumë rrezik dhe pasoja, nëse shteti bën si këta. Pra, thotë: “OK ju bëni kokëfortin, kështu po bëj edhe unë e të shohim më pas kush fiton”. 

Fidel Ylli:”Nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin”.

Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojktin.

NJOFTIM

Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me anëtarët e saj, ku u diskutua për vijimin e bojktotit të kampionatit dhe katër kërkesat e drejtuara qeverisë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Ligës, Edvin Libohova.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 10 përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore. Në këtë takim të programuar, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, mbledhjes iu bashkua edhe deputeti i PS-së, Fidel Ylli, i cili është caktuar nga Kryeministri si negociator mes klubeve dhe qeverisë.

Pas diskutimeve dhe debateve që patën palët në tryezë, deputeti Ylli i kërkoi që Ligës Profesioniste të Futbollit që të përgatisë një relacion shpjegues, ku të argumentojë një për një në detaje të katërta kërkesat e klubeve dhe propozimet se si duhet të bëhen ndryshimet ligjore.

Ai garantoi që ky relacion do t’i dërgohet zyrës së Kryeministrit në mënyrë që të shqyrtohet sa me shpejt dhe që kërkesat të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ai premtoi se kjo i hap rrugë takimit të përfaqësuesve të Ligës me Kryeministrin.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit dolën me këto vendime:

1. Bojkoti i kampionatit është i panegociueshëm.

2. Përgatitja dhe dërgimi sa më shpejt i relacionit të detajuar për 4 kërkesat e klubeve drejtuar qeverisë (sot).

3. Heshtje shtypi, deri në mbledhjen e ardhshme, duke pritur takimin me Kryeministrin.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, me top futbolli, Ping-pong

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 371
  • 372
  • 373
  • 374
  • 375
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT