Obama: Srebrenica, masakra më e rëndë në gjysmëshekulli/
Në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, nuk ka munguar reagimi i Bill Clinton, që në vitet e luftës ballkanike ishte President i Shteteve të Bashkuara.
“Ato që kam bërë si President i SHBA në Bosnjë dhe më pas në Kosovë kanë qenë nga vendimet e mia më të rëndësishme”, ka thënë Clinton, i pranishëm sot në Srebrenicë.
“Më vjen keq që u desh kaq shumë kohë për të arritur unitetin mes aleatëve dhe të vendosnim për përdorimin e forcës për të ndalur dhunën”, ka thënë ai.
Clinton ka falenderuar edhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç “që gjeti kurajon për të ardhur këtu” dhe se pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Presidenti Tomisllav Nikoliç.
Obama: Srebrenica, masakra më e rëndë në gjysmëshekulli
Presidenti amerikan Barack Obama e ka kujtuar gjenocidin e Srebrenicës, duke e cilësuar si masakrën më të madhe në Europë në gjysmëshekullin e fundit.
“Duhet ta përkujtojmë këtë tragjedi, por edhe të mësojmë prej saj”, ka deklaruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Vetëm me një ndërgjegjësim për të kaluarën, ka vlerësuar Obama, mund të arrijmë një paqe afatgjatë në të ardhmen.