• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SREBRENICA NDODHTE EDHE NË KOSOVË

July 11, 2015 by dgreca

-Raportimi i para 17 viteve: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica.Përkujtohen masakrat/
Ne Foto:Ticë-Rahovec-civilë të masakruar nga forcat serbe- 25 mars 1999/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Korrik 2015-Masakra e Srebrenicës e para 20 viteve përkujtohet edhe në Kosovë, ku po ashtu bënë masakra, spastrim etnik e gjenocid forcat serbe të Slobodan Milosheviçit, i cili pas ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, të para mëse 16 viteve, në zhvillimet e mëtejme në rajon ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.
“Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, ka raportuar korrespondenti i ATSH-së para 17 vitesh, në korrik të vitit 1998.
Zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do udhëtonte për në komemoracionet në Srebrenicë, por nuk është lejuar. “Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, në momentet e fundit nuk u lejova të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë me arsyetimin se jam person i padëshirueshëm nga Republika Srpska”, shprehet ai.
Kosova dhe populli i saj, vijon Thaçi, me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllëzërit, bijt e humbur në këtë tmerr.
“Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë”, thekson ai.
“Populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin”, është mesazhi i kryediplomatit kosovar Thaçi.
Në 9 korrik 2015, në seancën e Kuvendit të Kosovës kryetari Kadri Veseli, që në hapje, përkujtoi se, “20 vite më parë në verën përvluese të vitit 1995 në qytetin Srebrenica të Bosnjës u bë krimi më i madh në Evropë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”.
Ai tha se në masakrën e Srebrenicës, të gjenocidit e spastrimit etnik, që tronditi botën, mbi 800 burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve serbë të Milosheviçit dhe se e njëjta barbari e forcave serbe u shfaq pastaj në fshatrat e qytetet e Kosovës.
“20 vite pas krimit në Srebrenicë, e 16 vite pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë, Gjakovë e vende tjera të Kosovës drejtësia nuk është përmbushur akoma. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend, sepse krimet e padënuara ndjellin vetëm kobe të reja”, u shpreh kryeparlamentari kosovar, Veseli.
“Duke iu bashkuar përkujtimit global që po i bëhet Masakrës së Srebrenicës në 20 vjetorin e saj, në nderim të viktimave ju ftoj për një minutë heshtje”, përmbylli fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, në fillimin e seancës plenare.
Deputeti i partisë boshnjake të Kosovës VAKAT, Qerim Bajrami nga Grupi parlamentar Gjashtë Plus, i komuniteteve pakicë, po ashtu përkujtoi masakrën e Srebrenicës, duke u shprehur se ishte dita më e zezë në historinë e popullit boshnjak në Ballkan. “Nuk ka pajtim në Ballkan pa gjykimin e drejtë të krimit”, theksoi ai, ndërsa njoftoi se në qytetin e Prizrenit për 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës është organizuar një marsh nga dy organizata joqeveritare të boshnjakëve përkrahur edhe nga komuna e qytetit më të madh jugor të Kosovës.
Në Kosovë, si në shumë fshatra e qytete, edhe në qytetin e Rahovecit ndodhën masakra të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë. Para 17 viteve, në 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur. Edhe në Tehqen e Sheh Myhedinit janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.
Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua. Gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.
Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u rrëmbyen e u zhdukën shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit okupues serb në Prizren, më 22 korrik 1998, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe groposën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.
Në raportimet për situatën në Rahovec para 17 viteve, në 23 korrik ATSH nga korrepondenti në Kosovë, në raportin me titull “Shqiptarët e vrarë janë varrosur në dy varreza masive” bënte të ditur se, “forcat serbe kanë hapur, të mërkuren, me eskavator dy varre të perbashketa dhe kanë groposur kufomat e mbledhura nëpër rrugët e qytetit të Rahovecit, afro një orë para
ardhjes në qytet të gazetarëve dhe diplomatëve të huaj. Sipas KMLDNJ (Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) forcat serbe kanë vrarë mbi 50 shqiptarë, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende shumë të vrarë e të masakruar, që kanë mbetur nëpër rrugë, shtëpi, bodrume dhe fusha.
Burime të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) në Rahovec besojneë se janë qindra civilë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të plagosur. Shtypi i Kosovës dhe burime të tjera masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec e krahasojnë me Srebrenicën.”
Ndërsa, në 24 korrik, po para 17 viteve, korrespondenti i ATSH raportonte që në titull se “Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën”. “’Në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rrezikshme, çdo ditë ka sulme të policisë dhe ushtrisë serbe. Ky është një spastrim i egër etnik, që ka filluar në Kosovë’, tha të premten para gazetarëve në Prishtinë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Kerkojmë ‘mbrojtje ndërkombetare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon’, theksoi Rugova.
‘Policia serbe nuk po lejon varrosjen e të vrarëve pas masakrave në Rahovec dhe as ardhjen e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë. Me mijëra shqiptarë janë larguar nga
qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij’, tha Rugova, duke shtuar se edhe në rajone të tjera të Kosovës ka patur bombardime dhe të vrarë, ndërkohë që vazhdon represioni i policisë serbe.
‘Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë’, u shpreh Rugova, në pergjigje të pyetjes së gazetareve.
Rugova përseriti qendrimin se ‘zgjidhja më e mirë për Kosovën është Kosova e pavarur me të gjitha garancitë për serbët lokalë dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimatare’”, raportonte në korrik 1998 korrepondenti atëherë dhe i tashëm i ATSH në Kosovë.
Në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan rreth 12 mijë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur.
“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocide të forcave serbe kundër shqiptarëve”, ka deklaruar në një bisedë për ATSH eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda.
Ai ka folur mes mijëra e mijëra dëshmive të mbledhura gjatë viteve të okupimit e të luftës, të cilat i shpalosnim nga arkivat e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë.
“Janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare në përgjithësi, të drejtës ndërkombëtare të luftës, të drejtës humanitare…”, ka thënë Gruda.
Profesori i të drejtës ndërkombëtare vazhdonte të flasë:
“Argumente ka sa të duash. Është një numër i madh i personave, të cilët kanë pësuar, e sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare është dashur të gëzojnë mbrojtje, të jenë të përjashtuar nga veprimet luftarake, dhe këta janë pjesa më e madhe e viktimave. Këtu është para së gjithash ai grupi që llogaritet si popullsi civile, në të cilin hyjnë fëmijtë, pleqtë, femrat, e kategori tjera që gëzojnë mbrojtje sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Këtu është personali mjekësor, personeli i shoqatave ndërkombëtare humanitare për ndihmë viktimave të luftës, personeli fetar, janë të sëmurët, të plagosurit, që nuk duhet të jenë në asnjë rast objekt i veprimeve luftarake…
Në Kosova ka ndodhur, edhe është fatkeqësi e madhe, që pjesa më e madhe e viktimave u takojnë këtyre grupeve që është dashtë të jenë të mbrojtura, të përjashtuara nga veprimet luftarake. Këta janë me qinda e me mijëra e atyre që i takojnë popullsisë civile, janë pleqtë, gratë, edhe gra shtatzëna, janë fëmijë, madje edhe fëmijë nën moshën shtatëvjeçare… Vetëm në familjen Jashari në Prekaz janë nëntë fëmijë … Në asnjë rast nuk kanë guxuar të jenë objekt i sulmeve, ose objekt i vrasjeve, në asnjë moment.
Këto janë ato kategoritë, këto janë ato shkeljet e madha që bëjnë përjashtim nga rregullat e të drejtës ndërkombëtare të luftës, të cilat i ndalojnë këto veprime. Kemi pasë të vrarë edhe mjekë, edhe misionarë të organiztave humanitare, që janë marrë me ndihmë viktimave të luftës, edhe klerikë ose persona fetarë…Kemi pasë të vrarë ndër civilë edhe percona të smurë, me të meta të rënda, të verbër, të shurdhër, të paralizuar, të sëmurë mentalë. Kanë qenë objekt i sulmeve, çka është shkelje e jashtëzakonshme…”
“Edhe dhunimet, të cilat kanë ndodhur, gjithashtu janë të ndaluara me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare. Është një prej atyre shkeljeve të rrënda”, ka thënë Gruda.
Ai ka theksuar se gjithashtu janë të dënueshme veprimet për t’i zhdukur gjurmët e krimeve, dërgimi dhe groposja e trupave të tyre në varreza masive në Serbi.
“Janë mijëra të zhdukur, për të cilët nuk ka kurrëfarë të dhëne çka ka nodhur me ta, që kanë përfunduar diku në përpjekje për t’i zhdukur gjurmët e krimeve”, ka thënë profesor Gruda.
Sipas të dhënave të asociacioneve familjare të të zhdukurve të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së para 16 viteve mbërrinte afër 6.000 veta, mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, ne Kosove, Srbenica ndodhte

KAMPIONET E BOTES, FESTA NE NJU JORK

July 11, 2015 by dgreca

Njujorkezët festuan Kupën e Botës në paradën “Champs We are Nation!-Kampionet! Ne jemi Kombi!”/
E Premtja e 10 Korrikut ishte një ditë e përkryer verës për New York Cityn, për të nderuar kampionët e Kupës së Botës për femra, me këtë paradë të parë ndonjëherë për ekipin sportive të femrave të SH.B.A./
Beqir SINA New York City/
DISTRICTI FINANCIARE – MANHATAN NYC :- Qindra mijëra njerëz u mblodhën sot në mesdrek në dy anët e sheshit qëndror “Bulevardit Broadway” në pjesën e poshtme të qytetit Manhattan në Nju Jork, aty ku ndodhet zona e famshme financiare të prsinin si e kan zakonë njujorkezët ekipin e femrave në futboll kampionin e Botës 2015.
Turmat e pafund të njerëzve entusiastë – brohorisnin dhe thërrisnin “USA USA USA! –SHBA!SHAB!SHBA!” – “We are Nation!- Ne jemi Kombi!”, kur një autobus dykatësh i zbuluar, parakalojë para tyre me yjet e futbollit përfshirë kapitenen e skuadrës amerikane Abby Wambach, dhe 21 lojtaret të tjerë në ekipin kombëtar të femrave amerikane, dhe stafin e tyre drejtues ne kupen e botes .
Parakalimi i tyre, u bë në rrugën ku njujrkezët organizojnë paradat e kampioneve e cila quhet “- Canyon of Hero – Kanjoni i heronjve”, të premten për të festuar fitoren e fundit të Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Kanada.
Pas paradës, ekipi u bashkua me kryetarin Bill de Blasio në sheshin para ndërtesës së bashkië në City Hall, ku trajneria Jill Ellis, Wambach dhe Carli Lloyd, folën për fitoren dhe u organizua nje ceremoni festive.
Kjo ishte një ditë e përkryer verës për New York Cityn, për të nderuar kampionët e Kupës së Botës për femra, me këtë paradë të parë ndonjëherë për ekipin sportive të femrave të SH.B.A. shkrunate shtypi njujorkez sot pasdite duke iu referuar parades madhështore në qytet.
Pas paradës, kryetari i bashkis së qytetit zoti Bill de Blasio përshëndeti ekipin e SHBA – kampionët e Kupës së Botës për femra, në sallën e bashkisë në City Hall dhe nderojë ekipin me Çelësin e Artë të qytetit.
Ai i tha para turmës së 3500 njerëzve në këtë ceremoni, para sheshit të bashkisë se: “Ju mund të shihni këtu dashurinë njujorkeze, që njerëzit e këtij qyteti dhe populli i këtij vendi kanë për këtë ekip, dhe se çfarë do të thotë për të gjithë ne, të jesh kampion bote. Ju mund të shihni atë krenarinë amerikane në fytyrat e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, njujorkeze, sot në këtë parade madhështore. Dhe, kjo ishte vetëm ndjenjë e pastër e thellë e admirimit dhe krenarisë tone për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zemrat tona janë me këtë ekip, ! thirri forte kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut zoti De Blasio.
Dhe, shtypi njujorkez shkruante sot se kur ato u shpallën kampione e Botës, dhe sollën në shtëpinë tone këtë trofe ato gjithashtu sollën një mesazh në lidhje me fuqinë e grave në botë; në lidhje me fuqinë e grave; dhe për nevojën për të krijuar një shoqëri më të barabartë për të gjithë. Gratë e reja nga e gjithë bota treguan se loja e futbollit po rritet dhe ato do të tregojnë , tek vajzat e tyre dhe te bijve të tyre në lidhje me atë çfarë ato i dhruan botës sportive- Kupën e Botës 2015 –Të gjitha ekipit të kampionatit bënë historinë. Kjo është ajo që me të vërtetë do të thotë se “Çdo të jetë një komb – një ekip.”
Parada e sotme për ekipin sportiv të grave ishte e para në historinë e qytetit, dhe nisi në Battery Park në oren 11:00 am paradite, për të festuar “ Champs” fitoren magjike 5-2 mbi Japoninë në finale e Kupës së Botës 2015 në Kanada.
Kudo në dy anët e sheshit të distriktit financiar shifje vajzat e reja me fytyra të lyera me ngjyrat e flamurit amerikan dhe të veshur bluzat e ekipit të femrave të futbollit amerikan dhe këndonin këngët “We are Champions dhe Stars and Stripes.”
Margaret Fasano, 43 vjeçe , u tha gazetarve se kishte udhëtuar nga larg mga Babilonia, New York, për të u treguar bijave të saj, mbesave e saj dhe miqtë – shumica e të cilëve luajnë futboll – se çfarë krenarie kan njerëzit për lojtaret.e futbollit te fermrave. “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Është hera e parë që gratë kanë qenë kaq lart për të na nderuar si kjo. Dhe vajzat e mia, unë mbesta dhe miqtë e mijë mund të shohim këtë, lloj krenarie amerikane” shtoi Fasiano.
Michelle Duff e cila kishte sjell vajzën e saj dhe shokët e shoqet e saj nga Mançester, Blue Storm NJ për të treguar atyre se si njerëzit mund të kenë sukses duke ndjekur pasionin e tyre. “Ne e duam këtë lloj sporti – futbollin e femrave, sepse vajzat tona kanë një grup të futbolisteve që tani i frymëzojnë ato,” tha për një gazetë lokale Duff.
Të gjitha gradacielet përgjatë rrugës së paradës nga Battery Park deri Broadway në bashkinë e qytetit në pjesën e poshtme të qytetit ishin zbukuruar si asnjherë me flamujë amerikan dhe të gjitha ngjyrat e simboleve kombëtare dhe ngjyrat festive.

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, festa ne Nju Jork, Kampionet e Botes

Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane bere faktor juridik

July 11, 2015 by dgreca

Leter e hapur intelektualeve shqiptare ne Maqedoni/
Nga Iliaz KADRIU-Illinois*/
Te nderuar Intelektuale Shqiptare,
Duke mos pasur faktor te sigurte dhe te shendoshe politikisht, vendosa ne menyre te pavarur tu shkruaj juve, intelektualeve shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Dhe kete e bej pa asnje prapavije, pa asnje porosi dhe pa asnje te keqe. Sic duket , ju do te jeni forca e fundit konstruktive e cila duhet ti marri frejte ne dore dhe gjerat te fillojne te ecin mbare.
Sic e dini edhe ju, 25 vite me pare, teoria e komunizmit dhe stalinizmit deshtoi qe nga momenti i rrezimit ter Murit te Berlinit. Edhe pse disa shtete zgjodhen format me te ashpra te ndarjes, prap se prap, pas lufterave te pergjakshme dhe me pasoja te paparashikueshme, gjer me tani u arrit nje ” paqe e imponuar” e cila nuk eshte e mrekullueshme, por, eshte me e mire se lufta.
Fillimisht u mendua se , pas luftes se Kosoves, Maqedonia do te kalonte nga diktatura jugoslavo-komuniste ne demokraci pa me te voglin incident. Mirepo, nuk ndoshi ashtu. Gjersa PPD-ja si pjese e levizjes gjithepopullore filloi ti konsolidoje rradhet e veta per te cuar perpara proceset demokratike, ” trimat ” e UCK-se filluan ” luften ” per te drejtat e njeriut ne nje nga shume pjese shqiptare te Maqedonise. Se si u be kjo lufte, ju qe keni qene aty e dini me mire se une, prandaj kete pjese do t’jua leje juve.
Ajo per cka desha tu shkruaj une personalisht, pa e perzier faktorin Komunitet Shqiptaro-Amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte kjo:
Politikeberesit dhe lideret politike shqiptare, jane shendrruar ne sejmene te Grujevskit.”Kjo politike kuislingesh te korruptuar duhet te fundoset.Ka ardhur koha per nje mobilizim te madh te shqiptareve nga Kumanova ne Struge” (Enver Robelli, Koha, 8/7/15), via Shkup, Tetove, Gostivar, Kercove, Struge, Manastir, Prilep….
Eshte dashur te kalojne 25 vite me rradhe qe shqiptaret ( edhe pas asaj ” lufte “) ta kuptojne se Maqedonia ka zgjedhur rrugen me te rrezkshme – rrugen e diktatures , ne vend te rruges se demokracise.Kjo , lere me qe i morri ne qafe maqedonet dhe te tjeret qe kane hyre ne kete qorrsokak, por ne kete shtet te brshte jetojne nje shumice e madhe shqiptaresh te cilet ne nje regjistrim te ndershem dhe te monitoruar nga bashkesia nderkombetare, do te dilte ndoshta ne vendin e pare.
Pastaj, per 25 vitet e fundit, shqiptaret mezi kane krijuar disa institucione te cilat i kane lare me gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh univerzitet, duhet te derdhish gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh flamurin tend, duhet te derdhish gjak ose te shkosh me vite ne burg. Te kerkosh perdorimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni, duhet te burgosesh.Te kerkosh investime ne pjesen perendimore te Maqedonise nuk mundet se eshte shqiptare. Te kerkosh ndarje te buxhetit per capita ne cdo fushe, nuk mundet sepse shqiptaret dalin shume. Te kerkosh shperndarjen e mjeteve te barabarta neper univerzitete, nuk mundet.
Me nje fjale, ne Maqedonine e shekullit 21, mu ne mes te Evropes, shqiptaret duhet te luftojne me mish e me shpirte qe te mbeten shqiptare. Kjo gje nuk di a mund te ndodhi sot ne Afrike neper fiset e ndryshme Zulu apo te tjera.
Nuk dua te shkruaj me shume per kete cka ka ndodhur. Dua te fokusohem ne ate se si mund te dalim nga kjo situate ne t’ardhmen, duke permiresuar dukshem situaten tone shqiptare , pa lenduar te tjeret qe jetojne bashkarisht ne kete shtet te pashtet.
Shqiptaret ne Ballkan u bene faktor politik. Pjeserisht edhe faktor juridik. U pavaresua Kosova.
Shqiptaret ne Maqedoni akoma nuk jane bere faktor juridik. Ata vriten, burgosen, keqtrajtohen, gjykohen vend e pavend. Prokuroria, hetuesia dhe gjyqesia jane ne duar te Grujevskit apo te Grujevskave. Me nje fjale, shqiptaret kane pranuar te jene shtetas te kesaj krijese artificiale, dhe kjo krijese i trajton artificialisht. Gjer kur , asnje nuk e di. Por, nje gje eshte e sigurte: cdo fillim ka edhe fundin e vet. Sic duket kete me se miri e din Grujevski, bashke me protogonistat e korruptuar dhe injorante , te cileve u pelqejne me shume kulltuqet se sa burgu.Dhe , ne kete drejtim kane te drejte.
Lideret politike shqiptare ne pozite dhe opozite kane dalldisur me deklaratat e tyre per anetaresim ne BE dhe ne NATO. Kjo eshte pune e mire dhe duhet te realizohet kur Maqedonia ti permbushe standardet evropiane dhe standardet ushtarake per ne NATO. Por, cka lidhje anetaresimi ne NATO dhe ne BE me realizimin e te drejtave te shqiptareve ?
A ju kujtohet se edhe Spanja edhe Greqia jane anetare edhe ne BE edhe ne NATO, por, basket akoma jane ne kerkim te te drejtave te tyre ? Greqia edhe ajo si anetare e NATO-s dhe e BE i zhduku fare shqiptaret came? A nuk e dine kete lideret tane ?
Cka duhet te bejne intelektualet shqiptare ne kete situate :
Duke e pare kete situate te rende dhe te rrezikshme me pasoja te medha sidomos per ne shqiptaret,ma merr mendja se te qenit intelektual i vetedishem dhe kombetar obligimisht te detyron mos rrish duarkryq.
Prandaj, formimi i nje subjekti te ri masiv politik me celula te reja intelektualesh me seli ne Shkup, e pastaj duke e perforcuar ate me celula nga Kumanova gjer ne Manastir, nje kryesi e shendoshe me profesore te shkencave te ndryshme , me diploma te shendosha jo te kalbura, me guxim dhe trimeri te pashoqe, pasi qe ky eshte momenti edhe i rreziqeve te medha eshte imperativ te cilin e kerkon koha dhe momenti para se te jet vone.
Pasi qe politika eshte art i se mundshmes, atehere kete gje mund ta bejne vetem ata qe dine, qe duan dhe qe munden. Keta kushte jane sine contitio qua non.
Po te ndermmerret ndonje akcion i tille politik prej intelektualesh, te cilet nje here u paraqiten si fshefurazi me disa nenshkrime dhe kjo pune meti ne asgje.Sikur kjo te realizohet me seriozitetin me te madh dhe me pergjegjesi te madhe, une personalisht ju garantoj se do t’i ve ne levizje tere aktivistet e mocem te ceshtjes se Kosoves, te cilet do t’ju sigurojme qasje ne Kongres, Senat dhe ne Stejt Department, ku do gjeni perkrahjen e papare nga zyrtaret amerikane. Dhe kete e them me pergjegjesine me te madhe personale timen. Ata qe me njohin i besojne kesaj, kurse ata qe nuk me dine le ta provojne.
Si ish kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne dy mandate,si bashkepunetor i ngushte i dr. Rugoves qe nga vitet 1975, ne kohen e krizave me te medha, kemi krijuar rrjetin e aktivisteve dhe lobisteve te cilet per here te pare gjate historise mundem llobin serb. Maqedonia per ne eshte PIECE OF CAKE. Por, na mungon subjekt i shendoshe ku mundemi te mbeshtetemi per te kerkuar pergjegjesi. Celsin e hapjes se kancelarive ne institucionet amerikane e kemi ne. Juve ju duhet pune dhe pergjegjesi serioze.
Shqiptaret ne Maqedoni kane dy rruge: ose ti rregullojne punet e tyre ne menyre konstruktive, ose tia lejne Grujevskit dhe injoranteve tane te na bejne perralle.

*Ilaz Kadriu, ish-kryetar i komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois dhe bashkepunetor i ngushte i presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves.

Filed Under: Komunitet Tagged With: faktor juridik, Iliaz Kadriu, nuk jane, shqiptaret ne Maqedoni

Skulptori Salah Hammad: Qyteti i Korçës i qetë dhe i bukur, por me njerëz të ndrydhur

July 10, 2015 by dgreca

Nga Vepror Hasani/
“Korça është një qytet i qetë dhe i bukur, por me njerëz të ndrydhur”. Kjo ishte përgjigjja që na dha skulptori egjiptian Salah Hammad, kur e pyetëm se çfarë mbresash i kishte lënë qyteti i Korçës. Ishte herë e parë që dëgjonim një vlerësim të tillë nga një i huaj. Zakonisht, para ikjes, të gjithë përpiqen të thonë ndonjë fjalë të mirë edhe kur ajo nuk është e vërtetë, ndoshta ngaqë edhe ata vetë dëshirojnë të mbahen mend për mirë, por Hammad nuk e kishte këtë kompleks. Preferonte të ishte i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë, pa asnjë droje. Nga Korça i kishin mbetur në mendje njerëzit e ndrydhur. Ndoshta këtë gjë e kishte vërejtur sapo kishte hyrë në këtë qytet, ndoshta në një çast tjetër, pak rëndësi ka, Hammad kishte mundur të zbulonte një nga të fshehat e këtij qyteti, që jo të gjithë e shohin, sepse ajo qëndron e heshtur, e kamufluar nën përpjekjet e shumta për ta paraqitur Korçën si një nga qytetet më evropiane të vendit. Fillimisht m’u desh ta kalojë edhe një herë nëpër mend atë që kisha dëgjuar: “Korça qytet me njerëz të ndrydhur”. Po,- mendova,- kjo është e vërtetë”. Ju keni të drejtë z. Hammada,- iu përgjigja. Megjithatë Hammad fliste me dashuri për njerëzit e Korçs për mikpritjen dhe miqësinë që të ofronin. Megjithate Hammad do të na zbkojë edhe çudi të tjera të qytetit të Korcëcs.

Njerëzit e ndrydhur

Salah Hammad është një nga skulptorët pjesëmarrës në simpozimin “Skulpturat e parkut” në qytetin e Korçës. Ndoshta me të mbërritur në Korçë atij iu desh të gjente një ide, që të ishte “korçare”, t’i ngjasonte asaj, që kur njerëzit tashihnin të thoshin: “po si fytyrë e njohur na duket”, dhe ajo që i mbeti në mendje Salah Hammad-it kishte qenë ndrydhja e këtij qyteti. Ndaj edhe kur u gjend para copës së shkëmbit të mermertë, edhe kur nisi t’i hiqte pjesët e tepërta e saj, pas çdo prerje që bënte, guri po i shndërrohej në një dryn. Në një dryn të madh e të rëndë. Mbrëmjeve, kureshtarët e vështronin me çudi, i silleshin rreth e qark me përpjekjen për t’i gjetur domethënien. Sigurisht, të gjithë e shihnin që ishte një dryn i madh, por përse vallë skulptori egjiptian Salah Hammad kishte përzgjedhur një send të tillë për qytetin e Korçës? Pas kësaj shkonin edhe te skulpturat e tjera që po merrnin jetë nga skulptori Liu Yang (nga Kina), François Ëeil dhe Patrice Belin (nga Franca) dhe nga shqiptarja Fiona Mali. Që të gjitha ishin të bukura, të mpiksura nga realja dhe abstraktja, ofronin pamje të magjishme. Çkodifikimi i mesazheve ngjasonte më një lojë mes kureshtarëve dhe skulpturave. Nëse dikush do t’u thoshte që dryni shpreh ndrydhjen, atëherë gjithkush do të thoshte: “Po kjo është një e vërtetë e madhe për Korçën”

Salah Hamad

Nuk kishte asnjë mundësi që skulptori egjiptian të ishte gabuar në zbulimin e të fshehtave të Korçës, të ndrydhjes së saj. Gjatë gjithë jetës së tij kishte vizituar shumë qytete të botës e kishte njohur nga afër shumë njerëz të këtij planeti. Skulptori Gentjan Tavanxhiu, ideatori i simpoziumeve “Skulptura e parkut” në Korçë, njëherazi edhe përkthyesi i bisedës tonë, na tregon se me Hammad ishte njohur në Kinë në vitin 2011. Aty, por edhe më pas, kishte mësuar se Hammad kishte marrë pjesë në 40 sipoziume që do të thotë në 40 vende të ndryshme: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Francë, në Itali, në Turqi, në Kinë, në Vietnam e gjetkë. Numri i vendeve të vizitura prej Hammad-it është i madh, pasi ka qenë edhe pjesëmarrës në bienalet e vendeve të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe bienalen e Venecias. Ka një përvojë 30-vjeçare si artist dhe njihet si një nga skulptorët më të rëndësishëm të Egjiptit,- na thotë Tavanxhiu. Në vitin 1993 shkoi në itali për të studiuar, ku mori çmimin e parë, ashtu sikurse edhe në vitin 2000 fitoi sërish çmim të parë të qeverisë për mbrojtjen e punës së tij. Është një skulptor me vlera të mëdha, theksoi Genti Tavanxhiu.

Çuditë e Korçës

Sigurisht, duket se edhe ne nuk ishim gabuar në intuitën tonë. “Dryni” i Hammad-it na tërhoqi vëmendjen që në fillim. Dukej qartazi se diçka kishte për t’ia transmetuar Korçës. Tashmë mesazhin e kësaj vepre e morëm nga vet skulptori. Banorët e Korçës do ta gjejnë të zbërthyer në faqet e gazetës “Telegraf”. Në bisedën me Salah Hammad, patëm rastin që këtij skulptori të madh t’i bëjmë edhe një pyetje tjetër: “Ku vendosen zakonisht vepra të tilla dhe a mund të vendosen ato në rrugë siç ka ndodhur në Korçë?” Përgjigjja e tij na la sërish të befasuar. “Këtë gjë nuk e kam parë në asnjë vend tjetër të botës-tha ai. Skulpturat vendosen nëpër parqe, sheshe, lulishte, ku njerëzit shkojnë për t’u çlodhur, atje gjejnë edhe mundësinë e soditjes, por kurrsesi në rrugë, pasi ato në vende të tilla humbasin vlerat e tyre. Një vepër arti, siç është skulptura në rastin tonë, ka nevojë për hapësirë. Nëse mendohet të vihen në rrugë apo trotuar, atëherë duhet menduar edhe për hapësirën e nevojshme që kërkojnë ato. Gjithsesi, vendosjen e skulpturave në trotuar po e e shoh vetëm në Korçë”. Shpjegimi i Ahmmadit ishte i drejtë. Nëse “dryni” i tij do të vendosej në grumbullin e skulpturave të tjera mbi trotuar, atëherë ashtu si gjithë skulpturat e vendosura aty, edhe dryni i Hammad-it do të humbiste vlerat reale. Madje Kjo vepër i bën mirë Korçës ta vendosë në një shesh të madh

Dëmtimi i skulpturave

Skulptori egjiptian, Salah Hammad gjatë bisedës tonë u ndal edhe te dëmtimi i skulpturave nga vetë banorët e Korçës. Ai ndjente keqardhje ndaj akteve të tilla barbare. Nuk mund ta kuptonte dot një gjë të tillë. Në një vend normal ka vlerësim dhe nderim për artin dhe njerëzit e artit. Dhe e vërteta kështu është. Deri më sot ndodhi të tilla kanë mbetur të pashpjegueshme. Autorët ende nuk dihet cilët janë. Ata sërish do të dalin të thyejnë skulptura, por tashmë duket se e kemi një përgjigje: a nuk është ndrydhja e njerëzve të këtij qyteti, ajo që i nxit ata të hakmerren me skulpturat, siç bënin dikur njerëzit me makinat? A nuk vërehet çdo ditë padrejtësia në punësim, ku njerëzit në këtë qytet janë të ndarë në të nënës dhe të njerkës? Ndoshta është e çuditshmë, por do të mbetet përjetësisht e vërtetë: skulptorit egjiptian ndrydhja e qytetit i kishte rënë në sy që në çastin e parë, dhe ndrydhejn e këtij qyteti ai e shndërroi në një monument të madh e të rëndë, në një dryn. Në përfundim të bisdës, skulptori Hammad, falenderoi Genti Tavanxhiun për ftesën që i kishte drejtuar për të marrë pjesë në “Skulptura e parkut” 2015. “Tavanxhiu është një artist i zoti”- tha, Salah Hammad. Ishte kjo ftese që bëri të mundur zbulimin e të fshehtave të Korçës nëpërmjet syrit të një artisti

Filed Under: Kulture Tagged With: flet skulptori Egjiptian, Korca, Salah Hammad, Vepror Hasani

Albania awarded Euro 2016 qualifying win against Serbia by CAS

July 10, 2015 by dgreca

Albania has been awarded a victory over Serbia by the top sports court on Friday in a reversal of a UEFA sanction over a soccer game that was abandoned when a drone with a political banner flew into the stadium.
The Court of Arbitration for Sport decided that Albania had not refused to play on in a hostile atmosphere in Belgrade in October as European football’s governing body had initially ruled.
CAS ruled that Serbia was responsible for the European Championship qualifier not being completed and had to forfeit the match. Serbia had been awarded a default 3-0 victory by UEFA but then deducted three points and ordered to play its next two qualifiers in an empty stadium.
Serbia has still been deducted three points but now Albania has been awarded the 3-0 win in the Euro 2016 qualifying group.Based on the CAS ruling, Albania will now be level on 10 points with second-place Denmark in Group I, which is led by Portugal. Serbia will now be last, with minus two points.
CAS did, however, confirm UEFA’s ruling that Albania was responsible for the drone carrying an Albanian nationalist banner hovering above the field in the Serbian capital. UEFA’s decision to fine both federations 100,000 euros ($112,000) was also upheld by CAS as Serbia’s appeal was completely dismissed.
Tensions between the countries were fueled by Kosovo – an ethnic Albanian-dominated province – declaring independence from Serbia in 2008.
Albanian Prime Minister Edi Rama wrote on Facebook. ”That is European justice! 3 points for the Red-and-Black National Team in Belgrade!!!”
The Oct. 14 match was stopped before halftime when the drone appeared in Belgrade, prompting clashes among players and Serbian fans attacking Albania team members.CAS said it was unable to confirm that the referee issued a ”clear, direct and unconditional order to the players to resume the match on the basis of a definite decision that safety had been assured.”
”The panel found that the match stoppage and the eventual abandonment of the match were caused by security lapses of the organizers and acts of violence exerted on the Albanian players by the Serbian fans and at least one security steward,” CAS said.
The Balkan countries are scheduled for a return match in Albania on Oct. 8.
”Justice is in its place,” Albania coach Giovanni de Biasi said. ”I am very happy, of course because when justice triumphs everybody is happy.

Filed Under: Sport Tagged With: Albania waard Euro16, qualifying against Serbia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3729
  • 3730
  • 3731
  • 3732
  • 3733
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT