Nga Anila Struga/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas zgjedhjeve, e konsideroi fitoren e së majtës më 21 qershor ‘të pandershme dhe të damkosur nga vjedhjet e manipulimet”.
Basha parashtroi një sërë arsyesh, që sipas tij, i bëjnë zgjedhjet vendore të jenë jashtë standardeve demokratike.
Blerja e votës në këto zgjedhje, theksoi ai, është problemi më madhor që ka sot vendi dhe se opozita ka detyrë të dorës së parë nxjerrjen në dritë të së vërtetës së këtyre zgjedhjeve, për të konceptuar një reformë zgjedhore që do garantojë procesin nga blerjet dhe pabarazia.
Kreu i PD-së theksoi se kjo është jetike për demokracinë dhe për Shqipërinë, se nuk mund të kemi një demokraci fallco, as shtet ligjor e qeverisje legjitime pa zgjedhje të lira e të ndershme.
Në fjalën e tij Lulzim Basha tha se rezultati i zgjedhjeve do të analizohet me përgjegjësi nga baza në qendër dhe se vota e qytetarëve për PD-në më 21 qershor do të jetë baza e ringritjes së demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë dhe gjithë drejtuesit e PD-së nga baza në qendër kemi përgjegjësinë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve e për të parë më shumë nga vetja jonë që të pranojmë difektet e të metat tona. Vota e atyre që na besuan do të jetë baza e ringritjes sonë për të qënë në lartësinë e këtij besimi e që të forcohemi për betejën e radhës”, u shpreh Basha para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.
Orteg korruptiv me vepra Penale
Nga FLAMUR HARRI, ish i përndjekur politik/
Ne lufte u linda, ne lufte u rrita, ne lufte do te vdes. As kam patur, as kam as do te kem frike nga vdekja, sido qe te jete. Me kane konfiskuar djepen kur kam qene 18 muajsh. U rrita dhe u kalita ne kudhren e luftes se klasave . Njoh mire markizem – leninizem.Kur isha ne vitin e 3-te te gjimnazit mesuesi im i M-L nje stalinist. Me ngrinte ne mesim, une pergjigjesha shume mire. Ai si nje derr i terbuar me thoshte ulu ne vend 3 (tresh). Isha adoleshent. Per kete ekstremiste, ish nxenes i babai tim ne normale,per nje bire “reaksionari” vleresimi ishte i “dobet” se Partia kishte vene disa kritere. Kush kishte note 3 (tre) ne Markizem – leninizem nuk mund te vazhdonte studimet e larta. Me gjithe kete lufte te t”merrshme qe eshte zhvilluar ndaj meje dhe vellezerve te mije, une mbijetova pa rene ne kthetrat dhe kuthet e shumta te strukturave kriminale te regjimit Komuniste. Mjafton te bie nje shembull: ne hapat e para te demokratizimit te Shqiperise, te diktuara nga e kaluara dhe une mbeshteta proceset e demokratizimit te Shqiperise. Nje eksponent i sigurimit shqiptar i revoltuar nga qendrimi im me thote: Si na paske shpetuar ti Flamur Harri pa te futur “telen e qenit”. Pas 1991 kam mesuar se kam qene i survejuar nga 4+1 b.p . Sic e kam thene dhe me pare jam perfshire ne nje “ lufte te ashper ne mbrojtje te interesave morale, politike dhe pronesore te familjes Harri. Pas nje lufte mbi 10 vjecare me tre kryeministra shqiptare fitova pronen qe na kishte lene babai ne Tirane. Kam mbi 20 (njezet) vjet qe luftoj me horrat dhe morrat e Elbasanit per ti kthyer legjimitetin prones se Elbasanit te konfiskuar me vendim te gjykates Ushtarake, te armikut te popullit Sul Harri me akuzen absurde te “Krimeve kunder Shtetit” !! Me thoni nje vend ne bote ku nje mesues model i shkolluar ne Austri te denohet me kete akuze absurde. C”fare krimi beri Sulejmani, se shkolloi per 25 vjet rinine Shqiptare, se qe kundershtare i pushtimit fashist dhe atij komuniste. Se te dy regjimet e denuan me pushkatim, dhe se ne te dy kohet, rastesia dhe dashamiresia e nxenesit e ka shpetuar nga vdekja. E me gjithe ate 10 vjet burg Burreli i beri duke qene shembull qendrimi heroik e frymezues ne burgun famekeq, ne “Burrel ku hyne e nuk del” . Te ndalemi tek problemi i pazgjidhur i prones ne Elbasan. Sic kam theksuar ne artikullin: As kuqen as kane frike? Botuar ne gazeten “Dielli”, te Uashingtonit ne U.S.A per funksionimin e zinxhirit korruptive qe shtrihet nga gjykata e faktit Elbasan, vazhdoi ne Apelin e Durresit e ne gjykaten e larte, nuk mund te paragjykoja Gjykaten Kushtetuese . Si s”me ra pika kur me 23 a 24 Qershor 2015 me vjen pergjigja nga Gjykata Kushtetuese ku tre gjyqtare nuk pranojne gjykim?! Pra “peshku” sic thote populli yne: qenka qelbur nga “bishti deri tek koka”. Tmerr, fatkeqesi, per kete vend, per kete popull . Nje sistem pa drejtesi qe po “cmend” nje popull, po shkaterron nje shtet. Eshte momenti te falenderoj me gjithe shpirt e zemer per qendrimin qe po mbane ndaj gjyqtareve , prokuroreve e avokateve te korruptuar nga ambasadori Donald Lu dhe organizmave te Europes qe operojne ne vendin tone. Eshte koha optimale qe Amerika dhe Europa ne nje emerues te perbashket te godasin metastazat e se keqes ne Shqiperi. Ju dhe vetem ju mund ta shpetoni popullin dhe shtetin Shqiptare nga e “keqa e vogel” qe s”jell dem te madh per vendin. Me mire te godasim fort 500 apo 1000 bandite se sa te lejme te vuajne 3 miljone shqiptare. Vite me pare, duke analizuar s’terzgjatjen e zgjidhje se problemit te prones ne Elbasan pata arritur ne konkluzionin se trekendeshi “revolucionare” A.R.K.K.P.P . Elbasan Z.V.R.P.P. Elbasan dhe Gjyqtari Zihmi Shahu ishin “Muri I madh kinez” qe une duhet te kaloja. Denoncimi publik, qe une i bera kryetar Qazimit ne gazeten Telegraf te dates 14. Prill 2014 i pari qytetar Elbasanas qe e ben kete publikishte, sikur i tronditi disi stafin e I.N.U. te Bashkise Elbasan. Aq e vertete eshte kjo sa kryetar Leli me thote: Mos u merzit se atje tek ti me fadrome do ti shembim ndertimet pa leje, jo me tritol. Nje dite te bukur te 11 Qershorit 2015 me vjen nje vendim nga Prokuroria Elbasan. Ku une njoftohem se prokurori i ceshtjes Bledar Mustafaraj kishte vendosur pushimin e procedimit penal Nr.2902 te dates 24.11.2014 ndaj aluiznit. Me ra pika si ka mundesi qe:
Qytetari guxon, denoncon.
Dosjen e prones qe ne shkurt 2014 ne zyre drejtor Nallbatit ja dorezon. Per shume kohe s”ndihet, dosjen arkivon. Pas 14 muajsh prokurori ceshtjen pushon. Korrupsioni “shpeton” kush fiton?!
Kam hapur proces gjyqsore per kete vendim. Me kerkese te avokatit tim, kerkova dosjen hetimore. Me dhane 100flete. Pashe se mungonin shume shkresa dhe harta qe une kam depozituar ne ate institucion. Flete per flete me vemendje studioj. C”te shoh: Masaker korruptive penale te A.R.K.K.P.P. Elbasan, Z.R.R.P.P.E. Elbasan Aluizni dhe gjyqtari Zihni Shahu ne sinkron me njeri tjetrin kane bere ate qe kane bere. Por zbulimi me i madh eshte Z.QAZIM. Tutori ose “engjelli” mbrojtes i se keqes. Ky njeri s”dua ta ofendoj, ne postin qe ka e ka detyrim ligjor trajtimin e familjeve te masakruara nga regjimi komuniste. Ky palo pushtetare ben te kunderten konfiskon per se dyti pronen tone dhe ja shet F. G. kusheriri i pare i djalit te tezes se Qazimit. Ky njeri ka bere shume zullume ne Elbasan. Njerezit flasin nen ze. Une e kam bere luften me kete njeri balle per balle. Ky njeri ka ca aftesi “mbinjerezore” ben zap stafin e tij disa prej te cileve jane shume arrogante dhe bixhoscinj. Aftesia me spektakolare e Qazimit eshte menyra se si ai merret vesh me eproret ka shume zera nen ze qe e vertetojne kete aftesi:
Tani do rendis emrat e mekatareve, kunder nesh:
1. Emin Haxhiademi ish-kryetar I bashkise i perndjekur politik
2. Fatmire Dine Te P.D
3. Henrieta kungulli
Z.R.K.K.P.P. Elbasan
1. Zylfi Zylfollari
2. Rudina Plaka Te P.D
3. Klevis Kosova
Aluizni
1. Mimoza Trimi e L.S.I. me “4 trima”, njeri, Ibrahim Dulja, eshte larguar nga Shqiperia mbas denoncimit tim ne Gazeten “Telegraf”14 Prill 2014 . Eksperti topograf , sekseri i Z.Shahut qe me kerkoi 30 milione leke qe une te merrja pronen. Por mbi te gjitha me cudisin shkresat e firmosura nga Q.Sejdini i P.S qe pronen e familjes Harri e cileson si prone informale e kthen ne parcele ndertimi nga e cila perfitojne njerezit e aferm te Qazimit dhe trafikante. Te gjithe keto qe permenda kane mbrojtjen e deputeteve, ish deputeteve e zyrtare te rrangjeve te larta, disa prej tyre jane pezulluar nga puna. Vazhdoj te perballem per dite me vite te tera. “O tempora o mores” Jane keto raporte korruptive te lidhjeve te fuqishme qe keto njerez qofte ne Gjykaten e Apelit Durres, ne Gjykaten e Larte e se fundi kjo Gjykata Kushtetuese, qe nuk pranojne ankimimin.
Dhe une duroj sic duron mali me bore. Ne durojme, dhe populli i qete i bute i urte i Elbasanit duron, …… deri kur?
Tek kapricot e Francesko Gojes me kujtohet dicitura: Gomari i ka hypur hallexhijve ne kurris. Ne vesh i peshperit.
Ti qe per gje tjeter i zoti s’je. Mbame ne kurris se mire e ke.
Bemat dhe gjemat e Qazimit ne Elbasan shtohen dita dites, por a nuk e di ky mjeran se: sa ka pare, si kane qene, e ku jane shume ma shume trima e te fuqishem se ky. Koha do te beje te veten, t’a leme ne rrjedhen e saj. Populli yne thote: kur te del frika ke afer qederin.
Nje falenderim te vecante per ish drejtorin e prokurorise Elbasan Z. Gentjan Osmani i cili kishte nisur nje hetim serioz ndaj Aluiznit Elbasan. E transferuan Eugen Beci me vartesin e tij mbyllin hetimin. Turp, turp, turp.
Ne Shqiperi ska drejtesi, ska gjykim, ka paragjykim. E keqja ka hyre thelle.
Ujku, ujkun nuk e shqyen.
Familjariteti, oportunizmi dhe interesat politiko- ekonomike jane kundershtare e armiq te drejtesise te Shqiptareve.
Zoti shpetofte hallexhijte.
A ka zot qe te ndeshkoje mekataret.
Se fundi nje kerkese kam. Kerkoj hetim nderkombetare per zgjidhjen e problemit te prones se Familjes Harri. Me kete rast dua te falenderoj gazeten “Dielli” qe me jep mundesine e lirise se shkrimit te cilin nuk e gjej ne vendin tim.
Postmortem
Nga Alfons Grishaj/
Autori i rreth pesëdhjetë librave , gazetari Henry Louis Mencken thoshte:
“Democracy is a pathetic belief in the collective wisdom of individual ignorance…!”
Mendoj se , politika shiptare është si një fole grenzash që nuk lejon bletët për të prodhuar mjaltë dhe si e tillë krijon një demokraci patetike dhe inerte…
Pas këtyre zgjedhjeve shohim triumfatorë që dëmtuan imazhin e tyre (!), dhe humbës që nuk ditën dhe nuk dinë të analizojnë gabimin e humbjes !!!
Në një grupim , përgjegjësitë vijnë kolektive dhe ndahen në individuale.
Analiza nuk është produkt i pasionit apo anshmërisë, por arsyes së prekshme kritike , shifrave dhe zgjidhjes kohore të problemit.
Ditët e fundit ,lexoj e ç’nuk lexoj…Dikush mburret me torbën bosh , dhe tjetri apo tjetra dhe pse shoku i vet mburret , ia heq dhe atë palo torbë që ai mendon ta mbushë në të ardhmen! Opinionisti shan… e analisti Sanço Panço jep receta pas pilafit…Dikush shkruan për Dylqinjen e Topozës e një tjetër fryhet si lopa kur han jonxhë…!
Tragji-komedia e analizës është e mjerueshme si vetë politika shqiptare…
Konflikti i “romancës” është i njohur fort mirë, por ne asnjëherë nuk guxojmë të themi të vërtetën, pikërisht prej interesave meskine dhe hipokrizisë. Shkaku dhe pasoja…! A ka klasë politike Shqipëria apo udhëhiqet prej një lukunie nallbanësh të profesioneve të ndryshme , që nuk kanë lexuar një libër politik në jetën e tyre , por që vijnë të uritur me thasë në dorë vetëm për të bërë plaçkë?! A mund të ketë shpirt dhe të bëjë politikë një klasë e tillë ?!
Unë them jo! Po e ilustroj këtë duke ja filluar nga Ne…!
Dikur në një mbledhje të PD-së, propozova që të gjithë deputetët të hiqnin nga rrogat e tyre nga njëqind mijë lekë të vjetra që t’i vinin në ndihmë familjeve në nevojë…Një deputet i nderuar (shok i imi që nuk jeton më) brofi në këmbë dhe m’u drejtua , “ Jepja prej xhepit tan se ke pare boll!” deputetët e tjerë heshtën ,por të pranishmit në sallë e aprovuan .Nga deputetët vetëm Jozefina (Coba) Topalli e aprovoi me kokë propozimin… Megjithëse miku im e dinte mirë kontributin tim financiar e politik që ishte kudo , porsa fola për një sakrificë simbolike kërceu…Echo! Unë e propozova këtë , duke pasur parasysh dhe raportin e pagave të tyre që ishte dramatike në krahasim me pagat e popullsisë , dhe nuk e quajta për asgjë që ata t’a hiqnin nga rrogat e tyre një shumë të tillë. Nga ajo ditë e sot , mësova se, politikë nuk mund të bëjnë delitantët shpirtvegjël. Ata mund të bëjnë politikë minderesh, por jo politikë partiake ,se për politikë kombëtare as që nuk bëhet fjalë…Sa të tillë ka Shqipëria nga të dy krahët?!
Sa të tillë ka , që i kanë bërë paratë në mënyra të ndryshme (!!!) dhe nuk kanë asnjë organizatë bamirëse, por vetëm grabitëse?
Sa prej tyre bëjnë studime për të punësuar popullsinë dhe për të lehtësuar plagën e skamjes?
Sa prej tyre rrahin dyert e botës për të thithur investimet e huaja (pa interes personal) dhe për të bërë ndërmarrje prodhimi , që pa to , Shqipëria do të mbetet në kolibe artizane dhe papunësi dramatike ? Përveç vilave dhe apartamenteve të tyre të biznesit në bregdetin shqiptar (të cilat janë kundër ligjit urbanistik, pa infrastrukturë dhe kanalizime të ujërave të zeza e të bardha ) dhe vilave të tyre ndër bjeshkë , ku është strategjia e turizmit malor dhe e porteve të jahteve që mund të sillte një turizëm marramëndës kualitativ dhe miliarda dollarë , a kanë menduar seriozisht ndonjëherë për këto burime natyrore ? Me dhimbje mund të them Jo . Përveç ligjeve komuniste për zhvillimin e turizmit bregdetar , ndalimit të lundrimit dhe amendamente të tjera që bien ndesh njëra me tjetrën , nuk shoh ndonjë progres…Shikoni vetëm ligjin banditesk të pronësive , sa herë ka ndryshuar brenda këtyre viteve kundër çdo lloj ligji ndërkombëtar ? Bëma të tilla ka pa mbarim… ku me plot gojë , një mendimtar do ta quante , çorganizim i organizuar!
Partia Demokratike lindi si parti e shpresës dhe si e tillë përfshiu të gjitha klasat ,duke futur në gjirin e vet dhe element demokratë që kishin shërbyer dhe milituar në Partinë Komuniste.Disa nga këto, nuk e shikuan si privilegj pranimin e tyre ,por si transkendecë dhe aspak si përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare për zhvillim …Mendoj ,kjo është një nga pasojat që përjetojmë sot…
Kam pyetur disa shokë të mi me influencë në Shqipëri , nëse PD –ja i kishte thirrur për ndihmë apo kërkuar mendim për zgjedhjet.Të gjithë ishin në një përgjigje: “As nuk i ka ra ndërmend për ne!” Sa herë është fyer elektorati i djathtë me aleanca me erë të keqe ? Sa herë janë fyer antarët e PD-së ,që kanë kontribuar duke shpenzuar dhe paratë e bukës që vetëm të fitonte PD-ja, dhe askush nuk u interesua më për ta për ti punësuar apo zgjidhur problemet? Sa herë janë fyer nacionalistët ?
Nganjëherë të zgjedhurit e PD-së , arrinin ti thonin me përçmim disa militantëve të vjetër, “ Hajt more se një votë ke , e çoje ku të duash se nuk na prish punë!” Bukëshkalë dhe injorantë të tillë e çuan PD në këtë gradë . Nëse dikush kërkon t’ia veshë humbjen një njeriu e ka gabim … Kjo humbje nuk është e Lulzim Bashës apo e stafit tij të ri , por e të gjithëve ne , po e përfshij dhe veten time megjithëse jam 15 vite larg Shqipërisë . Fodullëku i vetëkënaqësisë , anashkalimi dhe injorimi i militantëve të PD-së, keqpërdorimi i pushteteve dhe ligjeve anti-qytetare e jo- juridike , nepotizmi pa fre, injorimi dhe keqtrajtimi i opozitës duke i trajtuar si anti-shqiptarë dhe jo si opozitarë, ballafaqimi aspak dinjitoz në disa përfaqësi diplomatike në botë e tjera…solli rezultatin e pritur që gëzojmë sot.
Stafi i ri i Bashës , duhet të nxjerrë mësime nga e kaluara për të treguar aftësi për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga papërgjegjshmëria…
PD dhe zyrtarët e saj duhet ti braktisin zyrat dhe makinat luksoze… Ata duhet të bëhen një më hallexhinjtë dhe demokratët e harruar , por duke mos përbuzur dhe zërat kritikë brënda që kanë kontribuar në PD në vite .Të respektohet pozita dhe të lejohet të qeverisë dhe të bashkpunohet ndershmërisht për pikat jetësore kombëtare..PD duhet të rrijë zgjuar për të gjitha gabimet që bën pozita dhe ti kthejë ato në pikë për ti shërbyer fitores në të ardhmen .
Senatori Amerikan ,Gary Peters ,miku i disa shqiptarëve dhe imi gjithashtu, në fushatën e tij kishte një reklamë me një këpucë të shqyer …! Megjithëse kundërshtarja e tij shpenzoi miliona dollarë më tepër në fushatë , dhe me një spot negativ të pregaditur nga vetë shqiptarët e këqinj … Peters doli triumfues, pikërisht prej prekjes së problemeve jetike dhe prej thjeshtësisë së komunikimit me elektoratin …
Dikur , Unë më shokët e mi , Kolec Ndoja ,Shenasi Rama,Pjetër Arbnori,Azem Hajdari ,Blerim Cela , Ali Spahia, Mond Bushati,Tefalin Malshyti, Arben Broci, Eduard Perjaku ,Xhemal Uruçi, Zhani Sekuj,Ferid Hafizi, Dashamir Peko , Fran Gjergji, Nikolin Thana , Syrri Dizdari, Arben Lika ,Fatmir Bërdica , Arben Ibro, Agustin Shqalsi,Eduard Grishaj,Menduh Dërguti,Pjetër Pepa,Dodë Kaçaj , Skënder Lohja ,Brahim Bilali,Nikolin Narkaj etj… falë shpirtit demokrat dhe antikomunist te Shkodrës dhe punës tonë , i dhamë një të tretën e Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri , në vitin 91…Ky rezultat nuk qe i thjeshtë , pasi shqiptarët kishin përjetuar një nga diktaturat më të egra dhe më barbare në Lindje. Për 47 vjet ,shqiptari u detyrua me dhunë të vishej herë si Jugosllav, herë si Rus, herë si Kinez,por kurrë si shqiptar .Sakrifica jonë për ndryshim përballej në momentet më të vështira të terrorit , të kërcënimeve për jetën … Na është dashur ditë e natë të ruajmë votën e demokratëve të sapo formuar .Komunistët në atë kohë ishin si bishat e plagosura , kërkonin gjak , kërkonin të votonin nga dy e tre herë vetëm e vetëm të fitonin Shkodrën “Reaksionare”. Megjithatë , ne , e mbrojtëm votën . Për themelimin e seksioneve , për të krijuar bazat tona dhe për të hapur fjalën e lirë ecëm ditë e natë në këmbë , jo si sot me mercedezë… Kundërshtarët tanë bënin anti-mitingje dhe na kërcënonin me jetë , por ne , asnjëherë nuk u dorëzuam , asnjëherëëëë !!! Gjatë kësaj rruge disa shokë na u vranë për ta vulosur lirinë me gjakun tyre ,siç qenë Martirët e 2 Prillit . Atë ditë u vra shoku jonë i paharruar Arben Broci. Endrra e tij u ndal për ta vazhduar ne … Departamenti i Shtetit Amerikan dënoi ashpër masakrën e 2 Prillit.
Amerika ishte dhe është krah nesh , dikur na ikurajonte me “Zërin e Amerikës”, sot na ndihmon dhe inkurajon me politikat e zhvillimit dhe të konsolidimit të vlerave të demokracisë, pra nuk jemi vetëm…
Falë gjakut të martirëve , klasës punëtore , studentëve e intiligjencës kemi një Shqipëri pluraliste. Disa që flasin sot , nuk kanë djersitur as rrezikuar , i kanë gjetur gati dhe nuk e njohin atë kohë ,biles shkojnë deri në çmenduri kur thonë se PD e krijuan ata …Ne i respektojmë për kontributin e vonë, por ata dhe ato duhet ti ruajnë ato vlera për të cilat ne luftuam dhe që dhanë jetën Azem Hajdari , Arben Boci etj…Nëse kanë nevojë , jemi gati ti ndihmojmë, por boll i kemi dëgjuar tek grinden me njëri-tjetrin. Demokracia e brishtë shqiptare nuk ka nevojë për leksione boshe , zënka fëminore e zona influence , por për hapësirë filozofike kombëtare, mirkuptim, tolerancë dhe strategji zhvillimi, punë dhe mirëqënie jetike…
Partia Demokratike ka nevojë për vizion , udhëheqje të zgjuar e largpamësi , kurse Shqipëria ka nevojë për paqe!
Ne Foto: 2 Prill 1993- Presidenti Sali Berisha nga e majta ne te djathte ,Alfons Grishaj duke folur, Kryetari i Parlamentit Pjeter Arbnori ./
URA E SHKOPETIT…
NGA AHMET ZANI/
SHKOPET-Nuk mund të besohet por është e vërtetë. Edhe të vdekurit e fshatit Shkopet transportohen me mjete rrethanore nga njëra anë e lumit Mat në tjetrën. Ndërkohë fëmijë, burra, gra e të moshuar lëvizin mbi fuqtë e përgatitura në formë varke duke vënë në rrezik jetën e tyre. Prej 20 vitesh 80 familjet e mbetura në fshat kanë ndjerë dëmtimin e rëndë të urës, ndërkohë pesë vitet e fundit vuajnë mungesën totale të saj. Një grua e moshuar shprehet se hapja e digave të hidrocentralit të Shkopetit shkaktoi dëmtimin e plotë të urës, duke izoluar fshatin e komunës Milot. “Nga digat e hidrocentralit u derdhën sasi të mëdha uji. Prurjet përmbytën gjithçka, tokat, shtëpitë dhe rrëzuan edhe urën e cila megjithëse e vjetëruar na shërbente për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrën. Prej atëherë askush nuk mendoi për të ngritur një urë të re”-shprehet Prena, një gjyshe që mban sytë nga lumi sa herë nipërit e mbesat shkojnë në shkollën e fshatit. Ajo rrëfen se disa nga banorët që kanë patur mundësi financiare e kanë lënë fshatin dhe janë sistemuar me qira në Laç, Lezhë e gjetkë, për të mundësuar shkollimin e fëmijëve. “Fshati, thotë banorja 75 vjeçare e Shkopetit, po braktiset, megjithëse këtu ka toka pjellore dhe është vend i begatë për blektori e bimë medicinale. Kush ka lekë dhe i dhimbset jeta e fëmijëve është larguar. Ne të shkretët çdo ditë e shohim vdekjen me sy. Sa herë fëmijët e fëmijëve nisen për në shkollës rri e vështoj a dalin në anën tjetër të bregur. Rri me zemër të ngrirë. Një muaj më parë fëmijën e një fqinji e shpëtuan banorët e fshatit. Trapin e ndërtuar me fuqitë e hekurit e mori lumi afro 300 metra. Shyqyr djali 11 vjeçar shpëtoi”-tregon banorja e Shkopetit të izoluar plotësisht. Mungesa e një ure e cila do të mundësonte kalimin e mjeteve bujqësore drejt fshatit Shkopet të Kurbinit, ka detyruar banorët e saj t`i rikthehen punimit të tokave me parmendë. Nuk bëhet fjalë që në këtë fshat të mbërrijë makina apo mjetet bujqësore. Këtu banohet si në mesjetë. Mirëpo ajo që të habit është diçka tjetër, mjaft e rëndë. Edhe të vdekurit apo të sëmurët transportohen me këtë mjet arkaik, primitiv. Nuk kanë asnjë mundësi tjetër banorët e Shkopetit për të lëvizur mbi lumin e rrëmbyeshëm të Matit. Banorët kanë montuar tri fuqi hekuri dhe mbi to kanë vendosur disa dërrasa. Çdo ditë me këtë “mjet” udhëtojnë nxënësit e shkollës 9 vjeçare Shkopet, jeta e të cilëve është në fije të perit.
Dhe këta pak banorë që ende nuk kanë mundur të largohen nga pjesa tjetër e fshatit tashmë të izoluar për punimet e stinës përdorin parmendë në punimin e tokave. A thua nuk janë të harruar nga shteti këta banorë të Shkopetit në Kurbin?