• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E drejta e pakufizuar e mafies dhe liria e dhunuar e qytetarit

June 4, 2015 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/
Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i mafies. Kjo është një e dhënë, të cilën na e ka komunikuar me kohë sekretari i Shtetit Amerikan, Xhon Kerry, që do të thotë se nuk është një fenonem i panjohur. Por ajo që shohim në praktikë duhet të na bëjë të mendojmë thellë e të nxjerrim mësime.
Kur një vend e sundon mafia (Me vullnetin “e lirë: të qytetarëve), atëherë ajo krijon strukturat e veta legale, me të cilat shkruan ligje e regulla, të cilat nuk mbrojnë qytetarin, por mbrojnë mafien. Në këto struktura shkrihen të gjitha mjetet e kontrollit. Të kontrollit të politikës që nuk është inkuadruar në grupet mafioze. Të kontrollit të biznesit që nuk bashkëpunon me mafien. Të kontrollit të statistikave që nuk përputhen me shplarjen e trurit të qytetarëve. Të kontrollit të mediave dhe uzurpimit të saj, madje deri te emërimet e stafit të drejtimit dhe menaxhimit mediatik. Me kontrollin e rrjeteve sociale dhe ngritjen e ushtrisë së anonimëve për komente, gazeta online, me qëllim lënien në minorancë të papërfillshmetë medies investigative e kritike. Të kontrollit të mendimit dhe të supervizionit. Pra, mafia në pushtet është gjithçka, bën edhe biznesmenin, edhe aksionerin, edhe arkën e shtetit, edhe arkën e biznesit, edhe policin, edhe prokurorin, edhe gjykatësin, edhe politikanin, edhe kriminelin e vrasësin, edhe opinionbërësin, edhe komentatorin, edhe të diturin, edhe budallain, bën atë që nuk mund ta bëjnë në këso forme as diktatorët më të zëshëm të njerëzimit.
Nëse monitorojmë vetëm një ditë atë që ndodh në këtë vend, ose në Maqedoni, Kosovë e vende të tjera të rajonit tonë, përfshirë Greqinë e Turqinë, atëherë nuk e ka askush të vështirë të kuptojë dhe qëmtojë se mafia e sundon jetën tonë të përditshme. Ajo kujdeset sa cm3 ajër duhet të thithim, sa gram bukë duhet të konsumojmë, sa mililitra ujë duhet të pijmë, sa km rrugë duhet të bëjmë më këmbë e sa me automjet, sa me transport urban e sa me transport ptivat, sa me tren e sa me autobuzë. Me çfarë duhet të udhëtojë qytetari, me autobus apo me furgonë, më këmbë apo në biçikletë. Mafia vendos për çmimet e mallrave, të cilat i blejmë në treg. Psh sa do të paguajmë për bukën, për energjinë elektrike, për karburantin, sa do jetë akciza e sa taksat e tjera. Dhe mafia kurrë nuk na llogarit ne që paguajmë, jemi apo nuk jemi në gjendje ta mbyllim muajin, mafia të fut në burg nëse nuk paguan një faturë të vetme, të shkarkon nga puna, ta nxin jetën, të bën të flasësh në rrugë me veten tënde, të bën të ulësh kokën para fëmijëve të tu. Madje nganjëherë edhe me çmimin e marrjes përsipër të fajit, me arsyetimin absurd “pse unë jam kaq i paaftë. Se mafia e ka këtë zotësi, i ka këto mekanizma, të të rrahë, të të dhunojë e të të mos lejë të qash.
Nëse biznesi i mafies ka ndër mend të zbatojë ndonjë projekt autobuzësh, atëherë mafia i ndalon qytetarët të udhëtojnë me furgonë dhe e kundërta. Nëse duhet ndërruar monopli i kontrollit të kazinove, atëherë shpik një aksion të tipit “Çmenduria” dhe bën kalimin nga një mafioz te mafiozi tjetër, ndoshta të tipit Zdakashvili. Nëse një i ndershëm bashkëpunon rastësisht me njerëz si Zdakashvili, atëherë mediat do ta denigrojnë me ditë, me javë e me vite, ndoshta do ta shtyjnë drejt vetëvrasjes. Nëse do të bashkëpunojë një ministër mafioz, apo gruaja e tij, atëherë mafia në pushtet i shtrëngon dhëmbet kujtdo që mund të fjalsë, ose blen heshtjen me parimin se kjo harrohet shpejt. Nëse një i ndershëm ndërton një vilë, mafia në pushtet do ta denoncojë papra, para buke e mbas buke, në mëngjes, në drekë e në drakë. Fotografia e kësaj vile do ta shetit botën. Nëse mafia në pushtet ndërton vila me paratë e krimit, korrupsionit dhe gjakut, atëherë ajo ia mbyll gojën çdo televizioni e radioje, çdo gazete e reviste, gjithkujt që ka mision shoqërinë e lirë prej mafias e diktaturës. Nëse mafien e shqetëson ngjyra e pallatit përballë, urdhëron menjëhere ndryshimin e fasadës. Nëse përballë shtëpisë së tij ia prishin imazhin e pamjes disa hije njerëzish që punojnë, ose sillen në hallet e tyre, atëherë ai urdhëron policinë që këta njerëz të “vizitojnë: dhomat e paraburgimit.
Mafia në pushtet punon me pseudonime, njësoj si edhe spiunët. Me pseudonime i kalojnë mafiozët pushtetarë aksionet nga një kompani te tjetra. Po me pseudonime udhëtojnë drejt metropoleve europiane e më gjerë, ku kanë ndërtuar rrjeti n e trafikut. Kur mbërrijnë në këto metropole nuk e fshehin fytyrën, sepse nuk kanë as mundësi ta bëjnë këtë, se ata janë njerëz që i njeh gjithkush, kryeministra, kryetarë parlamenti, ministra, deputetë, zëdhënës, drejtorë kabinetesh, këshilltarë. Pa patur frikë bëjnë pazaret në restorantet e mafiozëve trafikantë, ku ata ushqehen apo hotelet ku qëndrojnë dhe po aty ndajnë fitimet. Pastaj mafia në pushtet kujdeset që mafiozët e vegjël të stacionohen kudo në rrjetin e veprimtarisë mafioze, në banka, përmes të cilave pastrohen paratë, në zyrat e tenderimit, ku favorizohen gjithashtu mafiozët, në sportelet e shërbimit, nga ku duhet të kalojnë paratë e bizneset e pista.
Në rajonin tonë “kopsht “ mafiozësh, bizneset e mafias në pushtet këmbehen midis shtetarëve mafiozë. Edhe “paqja” e përkohshme që duket se përjeton rajoni, ka në themel bashkëpunimin e mafies së pushtetit në shpërndarjen dhe këmbimin e biznesit. Një bos i mafies politike të Tiranës ka partner bosin e mafies politike të Prishtinës, Shkupit a Beogradit. Dhe anasjelltas kjo formulë vlen për të gjithë bosët rajonalë të mafies politike e shtetbërëse. Për këtë arsye mafia politike shtetërore e rajonit i koordinon punët e veta, madje aq mirë sa qytetarëve t’u duket se këta janë si Feniksi që kanë zbritur nga qielli. Por sa duket se merren vesh për të bërë paqen, kurdisin incidente, kriza dhe ngjarje, si ajo e Kumanovës. Në atë ngjarje kanë gisht të katër kupolat e mafies ballkanike e përtej saj, ajo e Beogradit, e Shkupit, e Prishtinës dhe e Tiranës.
Se mafia politike, sidomos kur vjen në pushtet, nga njëra anë punon që të ruajë standardin e varfërisë te qytetarët, nga ana tjetër sajon ngjarje, incidente dhe konflikte të vogla, me të cilat tërheq vëmendjen nga problemet e varfërisë, kjo mund të provohet çdo ditë. Se mafia në pushtet e rajonit tonë punon me skenarë për ruajtjen e pozitave të saj, këtë mund ta vemë re lehtë nga spekullimet me reklamat dhe çoroditjet që krijon me idenë nacionaliste. Ndërkohë mafies në pushtet i duhet varfëria, sepse ndryshe nuk ka sesi tua blejë votën varfanjakëve. Varfëria i duhet mafies në pushtet ose në politikë, sepse ndryshe nuk mundet të tërheqë bashkëpunëtorë në trafiqe. Me anën e varfërisë ajo sundon më lehtë, manipulon më lehtë, mashtron më lehtë. Nuk asnjë vështirësi ta mashtrosh të uriturin.
Mafia është mashtrim, është manipulim, është vetë djalli. E djalli gjithmonë ka aftësinë ta mundë engjëllin, ta fundosë atë e ta zhdukë nga faqja e dheut. Madje mafia në pushtet ka aftësinë që engjëllin ta shesë te njerëzit për djall dhe anasjelltas, djallin për engjëll. Mafia të blen, mafia të shet, ajo të jep lëmoshë, por edhe të vret. Si lëmosha, si frika nga vrasja e likuidimi e bëjnë shoqërinë civile, median, të heshtin, si mali “që s’bëzanë”. Mafia bën presion edhe kur i bën karshillëk fukarait me dasma në kështjella me paratë e shtetit, të taksapaguesve. Mafia nuk jep llogari, mafia sundon plebejtë e vet.
Mafia në pushtet nuk ka parime, nuk i përmbahet ligjit të traditës e as ligjit të respektit për njerëzit, nuk pyet për ligjet e shtetit, edhe pse vetë i harton dhe miraton, nuk njeh familjen, nuk njeh e nuk nderon as fëmijën, madje as fëmijët, pjellën e vet. Mafia vret ditën për diell, sidomos kur vrasësi mafioz mbrohet nga uniformat e shtetit mafioz. Vret kryesisht ata që nuk i qëndrojnë paktit të ndarjes së pasurive e të parave, por vret dhe ata që ndodhen në vendin dhe kohën e gabuar. Vret me papunësi e varfëri, më shumë se me plumba e tritol. Dhe nuk trembet nga askush. Madje as nga ndërkombëtarët, sepse është e lidhur me segmente mafioze të institucioneve ndërkombëtare. Si e tillë ajo financon gjithçka e gjithkënd që i shërben asaj. Financon psh njerëz të tipit Stefan Fyle, a ku e di unë se kë tjetër. Financon komisione e komisionerë të shumtë, financon artikuj në gazetat dhe revistat prestigjioze, të cilat në të shumtën e rasteve nuk e kanë idenë se me kë kanë të bëjnë. Mafia financon komisionerë e kryekomisionerë zgjedhjesh, financon kundërshtarët politikë, madje udhëheq trafikun e politikanëve deputetë, kryetarë bashkish, pastaj blen miell, e ua jep varfanjakëve për një votë. Për vota shpërndan xhinse, orë, aifonë e aipadë, laptopë e bluza. Gjithçka që i tërheq sidomos të rinjtë.
Në fakt rreziku më i madh është rekrutimi I të rinjve dhe të rejave, me të cilët mafia në pushtet, manipulon aq lehtë. Mjafton sponsorizimi i një mbrëmjeje në një pab ose disko dhe me kaq fiton simpatinë e tyre. Mjafton një uikend të këndshëm në një pikë turistike dhe rekrutimi del i sukseshëm. Një premtim për punë në këmbim të 100 votave dhe me kaq ushtria e mashtruarve naivë shtohet në progresion gjeometrik. Mafia shqiptare në veçanti di t’i bëjë këto më mirë sesa mafia në Kosovë e në Maqedoni, sepse asnjë prej vendeve të rajonit nuk e ka eksperiencën e saj të trashëguar nga përvoja e sigurimit të shtetit. Mafia blen sondazhe, edhe kur bëhen përmes “kompanive ndërkombëtare”. Dhe i blen sondazhet për të bërë trysni ndaj votuesve, në dhunim të votës së lirë. Liria dhe mafia janë të papajtueshme. Liria e mafies në pushtet nuk ndalon te liria e individit. Mafia, kur drejton shtetin është e lirë vetëm të seleksionojë qytetarët që qeveris, në të vetët e në të huaj. Ata të rrethit mafioz mund të ndërtojnë hotele në breg të detit, madje brenda në det, të huajt nëse ndërtojnë një kasolle ose hangar përfundojnë në burgje. Me arrogancën e vet ndaj shumicës, mafia kërkon të mbulojë aktivitetin kriminal të vetin e të fshehë imoarlitetin e saj.
Sigurimi i shtetit është burimi i të gjithë veprimtarisë mafioze në këto 25 vite në Shqipëri, por me një ndikim e ndërlidhje të hershme edhe me mafien politike të Kosovës e Maqedonisë. Eshtë e tmerrshme që rrënjët ë së keqes thellohen vazhdimisht në këtë vend. Dhe do të thellohen sa kohë që imoraliteti na shitet për moral, hajdutëria na shitet për zotësi, korrupsioni na serviret si e mirë e shoqërisë, ndërtimet me para të pista na shiten si përparim, sa kohë që pragmatizmi sundon mbi idealizmin dhe etja për pushtet e pasuri bëhet motiv iI vetëm i qeverisjes.
Jemi ne, qytetarët e këtij vendi, të cilët duhet ta ndryshojmë këtë situatë! NATO, BE, SHBA na ndihëmojnë, por nuk janë ato që mund të na çlirojnë nga sundimi i mafies! Nëse Maqedoninë po e ndihëmojnë europianët dhe amerikanët të çlirohet nga mafia në pushtet, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera zor se do të marrin gjithë atë investim ndërkombëtar për këtë. Vota është instrumenti kryesor, me të cilën ne mund të çlirohemi nga modeli autoritar i qeverisjes, sepse modeli I qeverisjes mafioze është arbirtrariteti dhe arroganca, pasi vetëm ky lloj modeli e merr atë në mbrotjje dhe I jep jetë pushtetit të mafies.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhunimi i qytetarit, E drejta e Mafies, Enver Bytyci

Alia dhe Menduhi, letrat higjienike të Gruevskit dhe Mihalkovit

June 4, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)/
Asnjë i dobët nuk bëhet i fortë nëpërmjet mizorisë. Plehrat që përmenda dhe kolegët e tyre të BDI-PDSH-ВМРО-ДПМНЕ janë keqbërësit e tmerrshëm dhe vrasësit mistik të Kombit tim. Këta kriminelë me nostalgji ia kujtojnë njëri-tjetrit krimet që ia kanë bërë dhe janë duke ua bërë shqiptarëve. Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes 14 kolegët e mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës: Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit…gjithçka kishte me përjashtim të: urrejtjes.
***
BDI&PDSH janë parti kriminelësh, gënjeshtarësh, manipulues, mashtrues, kuisling.
Kuisling: mbështetës i perceptimeve, ose i lëvizjeve apo partive të okupatorit; ai që bashkohet me armiqtë e vendit të tij, tradhtar kombëtar.
***
Më brengos shumë fakti se shqiptarët e FYROM-it janë aq të dhënë pas rrenave, mashtrimeve dhe premtimeve të legenëve: Alijës dhe Menduhit, gjë që kur i ndodhë një njeriu normal që nuk fle, themi se fletë përçart, apo se është budalla që vetëm i mungojnë brirët. Bashkëkombësit e mi quhen të denjë për urrejtje sepse u janë besnik këtyre ndyrësirave, të cilët, nga ana e tyre, janë përbetuar se deri në vdekje do ta kultivojnë-rruajnë dashurinë dhe besnikërinë ndaj dylberëve të tyre sllavo-ortodoks, Gruevski dhe MIhalkov.
O populli im! Çfarë nuk është në rregull me ju? Këta dy pederast shqipfolës assesi nuk ikin vullnetarisht. Pse nuk i largoni me forcë? Pse lejoni që 20 vjet të luajnë k… me ju?!
Unë, pasi kam lindur dhe jetoj larg atdheut të gjyshërve të mi, nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për ngjarjet dramatike në FYROM, por mund të formuloj skenarin e tyre, dhe aq. Pastaj mund të krahasoj rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve me ato hipotetike. Këto hipoteza të mia për rastin nuk kanë aq shumë vlerë shkencore, por janë me dobi praktike të konsiderueshme. Ato krijojnë një pikënisje për të arritur në vendime realiste. Nuk jam në gjendje të parashikoj rrjedhën e ngjarjeve në pajtim me përgjithësimet me vlerë universale, por mund të përvijoj një kuadër të përgjithshëm, që më ndihmon t`u paraprijë objektivave të mija e të bëjë ndreqjet e duhura në praktikë e sipër…
Atdhetari-intelektuali duhet të bëjë çmos të shtojë zellin ngazëllues të elementeve zanafillorë. Këtë e bën me zjarr, përpjekje dhe zemërgjerësi.
Mbi bazën e njohurive të mija dhe përvojës vetjake në luftën kundër kopilëve në të gjithë rruzullin tokësor, dua të shtroj problemin, me shpresën se mund të nxis të tjerë që të kryejnë kërkime…
***
Shoqëria shqiptare e FYROM-it do të minojë vetë ekzistencën e saj nëse edhe më tej do të prodhon anëtarë që vuajnë prej skizofrenisë së mprehtë si të djemve të plehrave: Ali Ahmetit, Menduh Thaçit, Abdilaqim Ademit etj.
Skizofreni kronik Ali Ahmeti, me regjim të plotë karakterizohet nga fakti se ka këputur çdo marrëdhënie me botën e jashtme. Ky legen është tërhequr në botën e tij vetjake, sëmundja e tij gjykohet e rëndë mbi të gjitha për shkak të një motivimi shoqëror: nuk mund të kujdeset siç duhet për vetveten. Në një mënyrë apo në tjetrën ka nevojë për ndihmën e të afërmve, shqiptarëve budallenj, të cilët në vend që këtij psikopati t`i mëshojnë me shkop bythëve, lejojnë që t`i fundosi tërësisht në greminën e fantazive të tij skizofrenike:
“Shqiptarët janë shtet-formues në Maqedoni, me 100% të drejta të barabarta me maqedonët”, – lehën ky qen i pangopur me gjakun e viktimave shqiptare.
Tek Alia dhe Menduhi gjendet ajo flashkësi fizike dhe mendore që ri-gjendet shpesh te “djemtë e plehrave”, dhe që ata përpiqen ta “kapërcejnë “duke ushtruar forcën e tyre të vullnetit, por mbi të gjitha me këmbëngulje dhe me humbje të karakterit njerëzor. Kontrolli dhe pashpirtsia janë bërë për ta zëvendësuesit e forcës, por kjo orvatje kompensimi pas dy dekada tradhtie është e parathënë të dështoj, ngaqë asnjë i dobët nuk bëhet i fortë nëpërmjet mizorisë, por veç përkohësisht fsheh dobësinë e tij prej vetvetes dhe të tjerëve, derisa kanë pushtetin për t`i pasur nën kontroll ata.
O ju plehra të brezit të errët, pemë të deformuar të rënë nga drunjtë e gjymtuar! Ju jeni duke ndotur qiellin, tokën, ujin, ajrin deri në atë pikë sa është e ligjshme të pyetet se a do të jetë e mundshme që dikush, pas njëqind vjetësh, ta kapërcej nivelin e fëlliqësisë gjenetike të juaj. Ju e njihni të vërtetën edhe për masakrën e Kumanovës; por me gjithë kundërshtimet e shumta të Kombit tim, vazhdoni të shkoni pas “progresit” teknik që kryekrimineli sllavo-folës Gruevski ka përcaktuar për ju, të gatshëm të sakrifikoni jetën mbi altarin e idhullit të juaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Alia dhe Menduhi, Aurel Dasareti

Yrysh Hasan

June 4, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
Turqia, ajo perandorake që edhe kontribuam duke e ndërtuar. Na ka lënë dhe emrin e shenjtë Hasan. Që tani na u bë Hasanizim. E që nesër mund edhe të na bëhet Hasanoviq.
Çudi? Aspak! Absurde? Asesi! Sapo e deklaroi babai i absurdit, Edi Rama. Nga sheshi i demokracisë, Kavajë. Si përkrah i madhi, përkrah atij Roshit të vogël. Ky kandidati opozitar nuk di gjë tjetër, veç, të ndërrojë partitë. Rama nuk e ka bërë këtë, edhe pse e ka me dokumentë. Si tha tjetër, e thanë Kavajën për një pikë uji. Kush vallë?
Po do ta sqarojmë më poshtë. Tani për tani le të shohim. Të kujtojmë e të rikujtojmë. Koha jonë përbëhet nga e shkuara, e tashmja dhe Hasanizmi. Le të përfytyrojmë sindromën dashuri e urrejtje. Hasanizimin, që tashmë i ra për pjesë Kukësit. Bash vendit kërthizë të shqiptarisë.
1)Kandidati për kryetar. Kryetari aktual i Bashkisë së Kukësit. Me origjinë blu, i suportuar nga bluja. I sindromuar në të kuq, e së fundi në të kuq e rozë. Mu aty në shtëpinë e të djathtëve. Vetëm për të qënë kryetar. Nuk ka rëndësi se cila forcë e kandidon. Të bëhet kryetar. Përjetësisht ai. Pa të gjithave u gjendet shpjegimi. Edhe Hasanizimit që shpiu Blushi duke i rënë më qafë pa drejtësisht Hasanit real. E kemi thënë me kohë; tri ditë zgjat. Një gotë verë nga pas dhe aq.
Por fatkeqësisht kalimi sa majtas, djathtas apo në mes. Nuk është lëvizje politike Hasan. Eshtë hasanizim. Pra manovër. Që po bëhet legjitime. Dhe që ty të ra për pjesë për shkak edhe të gjenisë së shkrimtarit. Një lëvizje, që për një arsye a për një tjetër, për të treguar atë demodenë, jashtëkohësinë. Dhe metodat e vjetra të Perandorisë Otomane. Përça e sundo. Vrit, blej, shit… Dhe, sundo. Frymë veprimi që i përket llojit perandorak. Më jep të jap. Eshtë Hasanizim.
Deri sa është mes Edi Ramës, Metës, Gjicit, Bashës, Mediut etj. Loja e parisë së pashallëkut me stilin e Portës së Lartë, është Hasanizim.
E ç’bëri një radhe Shkodra, fqinja jote. I tha Portës së Lartë të asaj kohe, nuk ka Hasanizim këtu. Dhe nxorri për të parë një emër nga partitë e vogla. (Bahri Boriçi 1996)
Kukësi do dali në tris përfundim. Ose ta pengojë Hasanizimin. Ashtu si Shkodra. Ose të mbetet i djathtë. Ose do Hasanizohet.
Sikur asnjëra mos të ndodhi. Prapë Hasan. Hasanizmi zor se mund t’i hiqet mendsh shqiptarëve.
2)Hasanizni numër dy, Elvis Roshi. Një nga intervistat e tia më të fundit. Ajo e së martës në mbrëmje, 2 qershor. Në Ora News, me Ylli Rakipin. Eshtë më e klikuara për momentin në youtube. Më e qarkulluara. Një pjesë show, që po konkuron Al Pazarin .
Prezantimi apo i riprezantimi i kandidatit aktual. Si tha Kryeministri, e thanë Kavajën për një pikë ujë. Edhe pse ka dy vjet në pushtet. Të zgjidhet uji i Kavajës duhen edhe 4 vjetë të tjerë. Në Kavaja ka qysh sa mbaj mend, ujë, ujë, ujë. Madje për herë të parë në jetën time. Kam pirë ujë me lekë, pikërisht në Kavajë. 2 lekë gota, jo shaka.
Ky Hasani i Kavajës. Edhe deklaroi me të madhe aty se, ishte demokrat i orëve të para. E sot socialist. Një socialist Hasan, kryetar i aktual prej aq kaq vitesh, që nuk dinte se sa është aktualisht popullsia e Kavajës?! Se sa ishte numri i të papunëve?!
Që kishte ndriçuar qytetin, por që nuk e dinte se sa kishte paguar. Që do ndërtonte një stadium po me lekët e qeverisë shqiptare. Modern sigurisht. Që kishte biznes si brenda dhe jashtë vendit. Ndërtimtari dhe tregti. Megjithëse për këtë të dytën nuk ishte i sigurt? Që njihte vetëm një grua. Edhe pse në mbrëmjen e vitit 2011, zbriti në Kavajë gjithë Byronë e Ramës me pak Parti Socialiste brenda. Qershor ishte dhe atëhere, fillimi fare i muajit. Po në Shqipëri Hasan, nuk e kanë problem pse dikush lartohet dhe dikush varroset. Rroftë ai që ngrihet në detyrë.
Edhe pse përpara Zotit jetët e njeriut kanë të njëjtën vlerë. Në Shqipëri nuk është kështu.
Zoti i shqiptarëve është Hasanizimi.
Një kryetar që ishte diplomuar në ekonomi agrare dhe nuk ishte i sigurt me saktësi se, qe viti 2005 a 2006. Dhe shyqyr zotit që edhe intervistuesi nuk u tregua aq finok sa ta pyeste për emrin e ndonjë pedagogu, a lënde. Me siguri, që ai do të thoshte kush i mban mend tani. I lumtur që nuk i mban mend. Edhe pse mësuesi i fillores, ata të shkollës së mesme, pedagogët. Kushdo nxënës, gjimnazist a student, që një natë para provimit ka bërë gjum të trazuar, kurrë nuk i harron. Ai me siguri që është i lumtur, që nuk mban mend. Nuk ka se përpara kujt t’i skuqet faqa. Ai për referendum njihte vetëm Këshillin Bashkiak. Edhe pse pretendonte se kishte kulturë perëndimore.
Megjithatë, ai fluturoi Hasan, nga demostratat, nga dhjetorist, në kryetar. Përmes Hasanizmit, Hasan. Kështu që mos u druaj, nuk je i vetmi.
Por keqardhja ime vjen për atë popull aty. Kavajën. Vallë a fjetën atë natë me pas studios ku lulëzoi kryetari i tyre?!. Vërtet e kanë…, vërtet do i japin edhe një mandat tjetër?
Faqje e zezë për ta, Hasan. Hasanizimi vazhdon.
3)Ai i Lezhës Hasan. Viktori. E mban mend. Kryetari dhe babai i absurdit dhe rekordmeni i bojkotit, Edi Rama. U tha lezhianëve se Viktori do e bënte Lezhën më të bukur se pikturat e Pashk Përvathit. Dhe Lezha nuk ia besoi veten mjeshtrit. Edhe pse krenohet me mjeshtrin. Lezha u magjeps. I tha mjeshtrit rri aty. Na zbukuro ëndrrat në pëlhurë. Ne jemi për Hasanizimin, Hasan. Ndaj dhe Viktori u ngrys socialist, u gdhi Lësëist, rifitoi si demokrat, e kthye prapë atje ku ishte. Hasanizëm Hasan? Hasanizëm, jo socialist. Lezha e di se ku e gjeti. Lezha e di, se, kur do ia zbardhi faqen.
Megjithëse di dhe tjetrën që, bota e njeh Lezhën me kuvendin e Besëlidhjes. Me pikturat e Pashk Përvathit. Por prapë Hasanizimi është magjik në jetën e shqiptarëve. Aventurë e nevrastenikëve. Potpuri e ngjyrave që, veç ngjyra s’janë. Ndaj yrysh, përpara, vërsulu Hasan!

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, yrysh Hasan

Mesazh i devollinjëve në Brooklyn

June 4, 2015 by dgreca

Puna dhe zbatimi i ligjit, të bën qytetar të nderuar këtu në SHBA,Mesazh i devollinjëve në Brooklin/
Nga Shefqet Kërcelli-Brooklyn-New York/
Cdo vizitë në SHBA i jep mbresa dhe emocione të vecanta kujtdo që e viziton tokën e premtuar. Për ne shqiptarët ka shumë arësye që të mrekullohemi nga kontakti me tokën dhe bukuritë e këtij supershteti, sepse për vite me radhë kemi ëndërruar ta shohim, pse jo dhe të jetojmë këtu. Ka qenë një dëshirë e kahershme e shqiptarëve kjo, për t’ju bashkuar emigrantëve të tjerë nga Evropa, por kryesisht nga Greqia e Italia, me të cilët na bashkon fqinjësia. Vlen të theksojmë se me këta dy popuj, kemi dhe histori të tjera vec konflikteve e luftërave mes njëri-tjetrit, pasi hallet dhe problemet e përbashkëta kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugën së bashku me grekë dhe italianë, duke qëndruar në bodrumin e një anije, një avullore apo trageti, duke pasur kështu të njëjtin fat. Ashtu si fqinjët e tyre, kushtet e jetës, pushtimet e herëpashershme, dëshira për të ndërtuar një jetë të re, ka bërë që shqiptarët të emigrojnë herë pas here në shekuj e vende të ndryshme, në shumicën e rasteve pa e ditur se cfarë i priste. Patjetër ka histori të shumta se si grekë, shqiptarë e italianë, kanë provuar së bashku peripeci të shumta deri sa kanë mbritur drejt yllit të shpresës, statujës së Lirisë. Tendencat e studjuesve e historianvë të tre vendeve për ti parë gjerët bardhe e zi, e kanë zbehur trajtimin e kësaj teme. Ashtu si fqinjët e tyre dhe gjeografia e emigrimit të shqiptarëve përfshin thuajse gjithë globin në periudhën e mijëvjecarit të dytë. Por në këtë histori të përcjellë nga qindra botime e dokumenta spikat emigrimi i fillim shekullit të kaluar drejt shtetit më të ri e të fuqishëm në botë, SHBA. Ky emigrim ka karakteristikat, specifikat dhe vlerat e tij të vecanta, të cilat meritojnë të studjohen me kujdes nga historianët dhe analistët tanë. Në këtë emigrim u përfshinë të gjithë trevat shqiptare, ku pjesa jugore për arësye të ndryshme zinte shumicën. Në këtë mes dhe mjaft banorë të zonës së Devollit, që nga Dardha e deri në rrjedhjen e poshme të lumit Devoll, u bënë pionierë të kësaj lëvizje drejtim kontinentit amerikan, por dhe Australisë. Afërsia me rrugët që të conin drejt portit të Selanikut ja ka lehtësuar lëvizjen drejt këtyre drejtimeve të reja të emigracionit. Kështu nga shekulli i kaluar e deri sot në SHBA kanë emigruar disa gjenerata devollinjsh, me grafik herë në ngritje e herë në ulje, ku spikasin ato rreth viteve 1910, 1920, periudha e mbretit Zog, 1940-1946, dhe mbas vitit 1990. Ëndra e rizgjuar e Amerikës mbas viteve ’90, përfshiu mjaft banorë të kësaj treve, që me mënyra e mjete të ndryshme rigjetën lidhjet e vjetra, por krijuan e lidhje të reja. Mundësia e afruar nga shteti amerikan nëpërmjet Green Cardit, krijoi lehtësi në lëvizjen e brezit të katërt të emigrantëve në shekullit e XX-të. Kështu qindra devollinj u bënë pjesë e këtij procesi, që solli si rezultat krijimin e komuniteteve të rinj në të gjithë shtetet e SHBA, ku bashkësia e New York-ut është më e madhe. Sigurisht, të vizitosh SHBA, pa parë metropolin NYC dhe simbolin e tij kryesor, statujën e lirisë, krijon një boshllëk në vetvehte, një brengë që shoqëron secilin kur kthehet në vendin e nisjes. Natyrisht jo se ajo është mesia, por kordinatat e staujës së lirisë janë pikë referimi për këtë fjalë të madhe, me emrin LIRI, të cilën po përpiqemi ta kuptojmë dhe ne shqiptarët. Këto mendime më shoqëronin gjatë udhëtimit tim me autobus nga Pittsburghu në NYC, bashkë me të dhe ato për devollinjtë e mi. Fushat dhe pyjet e pafund në dy anët e autostradës, qendrat industriale, parkingjet, fermat e sistemuara dhe të begata, patjetër të shtonin dëshirën për punën, të cilën devollinjtë e kanë në gjak, por do frymëzonin cdo poet që sapo ka nisur rrugën e krijimtarisë për të ngjyer penën e tij në atë gjelbërim pa fund. I madhi Dritëro ndoshta do na kishte dhuruar një nga poezitë e tij më të bukura për këto vende. Por ai nuk e pati mundësinë të vizitonte SHBA, si mijëra devollinj, dhe tani sëmundja dhe mosha po bëjnë të vetën. Mbasi shijova këto bukuri të natyrës, të kombinuara aq harmonishëm me dorën e njeriut, sapo hymë në periferinë e NYC, ndjeva erën e këtij qyteti të magjishëm që josh miliona vizitorë anë e kënd globit. Nga dritarja e autobuzit pashë portin gjigand, molet e tij të mbushura me anije të tonazheve të ndryshme. Kam parë dhe porte në vende të tjera. Por këtu koha, transporti, lëvizja, janë një Tre “D” kompakte, thashë me vehte, e pakrahësueshme me asnjë vend tjetër. Trakët, kamionat e mëdhenj tipikë, që nuk rreshtnin në autostrada tregonin qartë se gjithë amerika është në lëvizje, shprehje e lulëzimit ekonomik, por lëvizjet në metropolin amerikan, NYC, ishin më mbresëlënset, pasi në portën hyrëse të qytetit, jeta ecën më shpejt se mëndja e njeriut. Ishte fat që stacioni i fundit i autobuzit ishte afër Time Square. Më priste miku dhe kolegu im i vjetër Bashkim Gjiza, bashkë me vajzën Elonën. Bashkimi ka rreth 15 vjet që ka emigruar në Amerikë. Ka punuar shumë si familje për të ndërtuar jetën këtu. Fillimisht kam punuar dhe 16 orë në ditë, thotë ai. Vajza ishte në shkollë, kështu që ne me gruan bëmë punë të vështira. Elona, vajza e tij e vogël, njihet në Durrës, pasi që në shkollën 8-vjecare ka botuar dy vëllime me poezi, me një stil dhe kompozim të vecantë, të mirëpritur nga moshatarët e saj. Por në NYC, ajo studjoi në City University of NY për jurispudencë dhe menaxhim, kështuqë pa dashur ju largua letërsisë. Mbase një eksperience disavjecare, Elona tashmë punon asistente e CEO, tek American International Group. (AIG). Ndërsa miku im i vjetër Bashkimi, mbas viteve vështirësish punon administrator i një qendre tregëtare. E prita atë deri afër mesnatës sa la punën. U gëzova që kishte një punë më të lehtë për moshën. Ndërkohë tek shëtisja para godinës së kësaj qëndre tregëtare disa metra larg Time Square, gjithandej shihja fytyra të njohura. Më dukej vetja sikur isha në Durrës ose Tiranë. Kështu është më sqaron miku im, ka shumë shqiptarë NYC, natyrisht dhe shumë devollinj, të cilët kanë erdhur në SHBA, mbas ’90. Mjaft prej tyre kanë tërhequr njëri-tjetrin. Ndërsa po më spjegonte për këtë fenomen duke udhëtuar me trenin e orës 24.30 drejt Brooklinit, shihje plot shqiptarë që ktheheshin nga punë, në këtë orë të vonë. Vetëm në vagonin tonë mund të ishin nja 13 vetë, të cilët Bashkimi i njihte të gjithë. Mbas një gjumi të thellë në mëngjes ju drejtuam kafes së devollinjve në Brooklin. Pamvarësisht se ishte në pronësi të një shkodrani, ajo frekuentohej nga devollinjtë dhe gëzon po këtë emër. Mblidheshin këtu jo vetëm për fundjavë, por dhe ditë të tjera pushimi, ose kur s’kishin punë. Ishte befasi për mua takimi me zotin Dervish Xhaho, mik i familjes sonë nga Mirasi. Dervishi bashkë me gruan Tatjanën janë modeli i një familje me traditë devolliu. Ata kanë pritur dhe përcjellë qindra nënpunës dhe intelektualë nga gjithë vendi, të cilët kanë punuar e shërbyer në Miras, ndaj janë të nderuar dhe respektuar kudo. Por familja e tij është e nderuar dhe respektuar dhe këtu në Amerikë. Ai gëzon autoritet dhe respekt jo vetëm nga banorët e Mirasit, por nga gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan atje. Janë mbi 25 familje nga Mirasi, shumica kushurinj e të afërm të Dervishit. Në klubin e tyre shihje një ambient të mirëfilltë shqiptar. Tavolina të bashkuara, kafe dhe raki, biseda të ciltëra, herë me zë të lartë. Cmalleshin, qanin hallet, kur kishin mundësi ndihmonin njëri-tjetrin, duke rekomanduar nonjë punë mbi bazën e njohjes. Emigracioni nuk është i lehtë thotë Nesheti, ose Kristo, si i thonë me shaka miqtë e tij. Dy vitet e para janë të vështira për cilindo. Pa kaluar nga lopata, nuk mund ta ndërtosh jetën këtu. Mjaft prej nesh si Foti, Fazlliu, Agimi, Iliri, Arjani, Shpëtimi, e kanë provuar emigracionin dhe në Itali e Greqi. Pra, në njëfarë mënyre janë të parapregatitur për sfidat, por pamvarësisht se ambienti këtu është miqësor, integrimi ka vështirësitë e veta. Duhet zanat, duhet gjuha, një lloj vetëkualifikimi, se Amerika ka të tjera standarte. Shqiptarët duhet ti përballojnë vështirësitë e fillimit vetë, me miq e shoqëri, pa asnjë lloj ndihme nga shteti. Ndryshe ndodh me komunitetet e tjera, hebrenj, grekë, kinezë, rusë, ku shteti i ndihmon në akomodimin e tyre sapo shkelin tokën amerikane, psh që para se të vijnë e kanë gati punën dhe strehimin. Pra, ka shtete që kanë emigracion të organizuar, pavarësisht asaj cka të afron shteti amerikan. Dikush i ka tejkaluar këto vështirësi e problem sociale, dikush tjetër vazhdon përballjen me to. Dihet që amerika është vendi i shanseve e mundësive të mëdha, por këto shqiptarët i arrijnë me mundim e sakrifica individuale. Shumica e miqve që takova punonin në ndërtim. Me këtë zanat ata përmbushnin nevojat e tyre për jetesë, shkollim, strehim, etj. Jetonin në shtëpi me qera, por disa kishin arritur ti blinin dhe falë zanatit ti rikonstruktonin mrekullisht, me kopështe e bace. Ndërkohë kujdesi i tyre për arësimimin e fëmijëve ishte në maksimum. Bënin gjithëshka. Gëzoheshe pa masë kur tregonin për nivelin e arësimimit të fëmijëve. Robert Metolli, një ishushtarak ka aritur të mbarojë universitetin dhe të bëhet pjesë e sistemit arësimor në komunitet. Ai flet me respekt për përkushtimin e nxënësve shqiptarë në realizimin e programit. Njëkohësisht ata me sa munden kujdesen që fëmijët, nipërit e mbesat të mësojnë gjuhën shqipe, por dhe traditat e tyre, sidomos vallen devollice. Me zor pres nonjë dasmë devolliu, thotë Nesheti. Vërtet e kam valvitur flamurin shqiptar më lart se të tjerët në parakalimin e shqiptarëve, por vallja devollice më jep kënaqësi të vecantë, e lezeton dasmën. Në kafen e tyre, diku në qendër të Brooklinit, respektohet mosha, dëgjohet fjala nga më të rinjtë, por dhe shërbehet me mirësjellje. Bisedohet për lidhjet me shqipërinë, me njerzit atje, fati i pronave të tyre, mundësitë e investimit, risku, si mund të përmirësohen gjërat, zbatimi i ligjit, niveli i demokracisë, etj. Këtu i kanë mundësitë të gjithë, vecanërisht ata që dështojnë e nuk respektohen në vendin e tyre, ec e mere vesh këtë, thotë Luani. E si mund te dëgjohemi ne në shqipëri kur nuk kemi mundësi të votojmë, ndërhyn Iliri. Pamvarësisht se përpiqeshin ti shmangeshin politikës, prapë biseda nuk i shmangej kësaj teme. Për një moment Nesheti me humorin e tij të hollë i ve kapak kësaj teme duke u shprehur, “politikanët tanë nuk dihet se ku i presin thonjtë”. Shprehje më të goditur nuk e gjen. Këtyre njerzve të thjeshtë, u ka hije fjala, kafja dhe rakia. Ndjehen të lirshëm, të respektuar në ambientin ku punojnë e jetojnë. Secili përpiqet ti zgjidhë hallet e punët e veta, pa zhurmë e bujë, por ndihmojnë dhe njëri-tjetrin për cdo rast. Është një komunitet që ritet cdo ditë, integrohet me shoqërinë e jetën këtu në Amerikë, në sajë të punës, djersës e zbatimit të ligjit, larg syrit e veshit të medias, zhurmës e bujës. E gëzojne thellë në qënien e tyre jetesën e shanset që të jep amerika. Të paktën nga ata dhjetra devollinj që takova, nuk dëgjova për njërin që të kishte problem me ligjin. Ky fakt më gëzoi më shumë se gjithëshka. Ata e konsideronin Amerikën atdheun e dytë, dhe ishin të gatshëm të bënin cdo gjë që kërkonte ligji amerikan. Disa djem nga ky komunitet i ishin bashkuar radhëve të ushtrisë amerikanë, dikush shërbente dhe në polici. Diskutonin për punën dhe shëndetin. Është fat i madh për mua tregon Dervishi, që gruaja ime ka një vit e gjysëm kurohet këtu në amerikë. Nuk di si tj’a shpërblej personelit të “Rehabilition and Nursing Center, në Queens, Nassau, që gjithë këtë kohë me humanizëm, përkushtim e profesionalizëm i shërbejnë bashkëshortes sime që po kalon një sëmundje të rëndë. Një njeri i panjohur, vjen këtu në amerikë gjen strehë, mikpritje, ndjenja miqësore pa nonjë interes. Nuk e shpjegoj dot, thotë Dervishi. Një humanizëm, një kulturë, një ngrohtësi që më ka befasuar. Më përqafojnë infermieret si bijat e mija. Mos u mërzit, më thonë, do e kalojmë së bashku. Kam një vit e gjysmë që e kaloj kohën më të madhe në këtë spital, por atë humanizëm, atë sjellje nuk di si ta shpreh? Këtë edukatë personeli i qendrës e ka marrë që fëmijë, s’ka se si. Pjesë e këtij shërbimi tepër njerzor është dhe infermjerja Fitore Xhelili nga Pogradeci. Kështu u bë puna jonë, derdhëm kontribute shëndetsore në shqipëri, kur na vjen halli gjejmë ngrohtësi e mbështetje financiare në SHBA, thekson zoti Dervish Xhaho. Kjo është amerika për shqiptarët, atdhe e kaluar atdheut! Në grumbullimet e tyre nuk shihje shenja lokalizmi, pasi pjesë e shoqërisë së tyre kishte dhe dibranë, skraparllinj, mallakastriotë, beratatas, etj. Bashkë me ta ishte Agim Blloshmi nga Librazhdi, topograf Miradash Myrtezaj nga Dibra, Përparimi, ishushtarak nga Berati, Arbër Bermuca nga Romanati, Ramadani nga Durrësi, etj. Të cilet ishin pjesë e cdo gëzimi e feste të përbashkët. Brooklini ka shumë shqiptarë, ne themi se do ta bëjmë gjuhë të dytë shqipen këtu, më thotë me shaka Myrtezai.Kështu devollinjtë cdo ditë, javë e muaj, integrohen me mënyrën e jetën këtu në amerikë. Nuk ka gjë të përsosur, por ata bëjnë përpjekje për të jëtuar e punuar me djersë e zbatim ligji, nën shembullin e emigrantëve të parë që shkelën tokën e premtuar një shekull më parë. Në këtë mënyrë ata kanë fituar dhe respektin e qytetarëve amerikanë në punë ose komshinj. Jeni një popull me vlera të vecanta, më thotë komshiu amerikan i Bashkimit, Hater Fisher. Faleminderit, i thashë. Këtë më tha dhe një komshi i miqve të mi në Konektikat, Majkëll Manka, madje ai po më shpjegonte dhe origjinën e tij të hershme shqiptare. Që para katër brezash jam shqiptar, thotë me një farë mburje. Ne mbase nuk i njohim vlerat tona, por kur këto ti thonë qytetarë amerikanë, na vjen mirë. Ndërkohë komuniteti devolli po bën përpjekje të krijojë një shoqatë solide, që të përfaqsojë me dinjitet traditën, vlerat dhe arritjet e këtij komuniteti mbi shekullor këtu në SHBA. Në drejtimin e kësaj shoqate po zgjidhe djem të rinj, me personalitet e aftësi menaxhuese, për të bërë më të mirën në kushtet aktuale. Gjithashtu objektiv i shoqatës është dhe integrimi me shoqatat e tjera mbarëshqiptare në SHBA. Në pak ditë mora dhjetra mesazhe nga devollinjtë e Brooklinit, por ai kryesori ishte, jeto duke punuar e zbatuar ligjin! Kështu integrohesh e bëhesh qytetar amerikan. Ishte një reportazh i vonuar për këta njerëz që me shembullin e tyre në punë e në jetë, nderojnë veten, por dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. U ndava me premtimin se do vazhdoj të shkruaj për devollinjtë tanë këtu në SHBA dhe në të ardhmen.

Filed Under: Featured Tagged With: Mesazh i devollinjeve, Shefqet Kercelli

Replike me fakte Agron Gjekmarkaj…

June 4, 2015 by dgreca

Vangjel Dule me paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jeros Loxos 2012/
Nga Arben LLALLA/
Në një gazette të përditëshme në Tiranë pedagogu Agron Gjekmarkaj botoj një shkrim me titull: “Moda për të Sulmuar Vangjel Dulen”. Këtë reagim të Gjekmarkaj e lexova me vëmendje dhe nuk po arrij ende të kuptoj përse ky pedagog po luan rolin e avokatit të Vangjel Dules? Megjithatë unë në shkrimet e mia ja kam përplasur në fytyrë Vangjel Dules aktivitetin e tij që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Këtë herë për ti rifreskuar pak kujtesën Agron Gjekmarkaj po ribotoj fotot e Dules me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, por edhe disa të dhëna të reja ku shihen takimet e Vangjelit të Gjekmarkajve me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012 si dhe me kryetarin e organizatës fashiste SFEVA.
Disa herë Vangjel Dule gjatë viteve 2012-2014 ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat e minoritetit grek në Athinë dhe Larisë me temë për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit. Vangjel Dule e ka ditur mirë se ku ka shkuar sepse në ftesën që i është bërë shkruan qartë se bëhet fjalë për promovimin e Autonomisë.
Vangjel Dule është fotografuar me atë palo flamur i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë, as ndonjë ekip futbolli, as ndonjë bashki, por qartë tregon se është flamuri i qeverisë së Autonomisë së Vorio Epirit i kryesuar nga Gjeorgjio Zografos dhe adartët e tjerë të ardhur nga Athina në vitin 1914.
Fotoja e re që po publikojmë denoncojmë takimet e Vangjel Dules me drejtuesin e organizatës SFEVA, Filotheo Kemenzhezhidhis, si dhe me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012. Takimi është bërë në Korçë, Tetor 2012. Vangjel Dule vuri një kurorë me lule në emër të Jeros Loxos 2012, në kryqin e madhe që gjendet Boboshticë të Korçës. Këtë kurorë e kishin sjellë anëtarët e Jeros Loxos 2012 dhe SFEVA për Vangjel Dulen nga Greqia.
Paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jero Loxos 2012, financohen nga kisha greke dhe qendrën e kanë në Mitropolinë e Konicës ashtu si dhe SFEVA,
Në përfundim dua ti them Agron Gjekmarkaj se në shkrimin e tij ai u bë avokati i Djallit që punon prej kaq vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Është mirë që nëse nuk i dini gjërat më mirë heshtni z.Gjekmarkaj sepse një fjalë e shprehur gabim vret më shumë se plumbi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agron Gjekmarkaj, Jeros Loxos, Paraushtraket, Vangjel Dule

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3834
  • 3835
  • 3836
  • 3837
  • 3838
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT