• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

30 VJET, NË DORË SHARKI ZEMRËN NË KOSOVË, VET NË SHQIPNI

April 13, 2015 by dgreca

Në kujtim të rapsodit DEVISH SHAQJA/
Shkruan: Bajram Gashi/ Durrës*/
Burra të mençur, folkloristë, akademikë, shkencëtarë, politikanë, muzikantë, intelektualë, puntorë, bujq e blegtorë e njohën Dervish Shaqen, këtë legjendë të këngës dhe folklorit shqiptar, mes tyre jam edhe unë, që po e risjell në kujtesë pas 30 vjetësh të ndarë nga jeta.
Është privilegj e fat të kesh njohur atë figurë të spikatur të këngëve patriotike shqiptare, njëherazi aq më shumë përgjegjsi të shkruash për të. Marr shkas për të nderuar at’ burrë, duke marrë përsipër përgjegjësinë time qytetare, se për çfar shkruaj, deshmitë janë kokforta, aq sa nuk ka shteg për mëdyshje.
E njoha baca Dervishin për një kohë të gjatë, që kur isha fëmijë në vitin 1957, e deri sa e përcollëm në banesën e fundit më 13 prill 1985. Qëndrova pranë tij në raste festash e tubimesh, në kuvende, koncerte e dasma në familjet e kosovarëve në fshtrat Shenavlash, Rrashbull, Qerret, Fllakë e gjetkë. Ai u bë shkas që më afroi dhe më mësoi çiftelinë dhe këngët e trimave. Fillova edhe unë të këndoj së bashku me të rinj të tjerë. Shpesh na lavdëronte e na bënte qejfin, Dervishi dhe shoku i tij i fëmijërisë Demush Neziri. Me kalimin e viteve grupi kosovar ishte zmadhuar e plotësuar më së miri. Dervishi ishte në krye. Ai ishte ikona e grupit. E admironim për atë paraqitje burnore kudo që ndodhej. I shkonin këngët e trimërisë, besës dhe atdhetarisë, por i kishin hije edhe këngët e dashurisë. Ishte rapsod i lindur.
Jetoi shumë vite në Shënavlash e më pas në Rrashbull, ku i kishin dhënë një truall dhe i kishin bërë një shtëpi të vogël sa për të futur kokën. Në atë shtëpi çka binte jashtë pikonte brenda. Kaq ishte e vërtetë saqë, shpesh i duhej ta lëvizte krevatin nga një qosh i dhomës në qoshin tjetër për të mos u lagur. Gjërat, për kohën duhen thënë ashtu siç janë, pa zbukurime e inate. Ishte talenti, vullneti dhe pasioni i tij të këndonte në skenat e Shqipërisë, që nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Kukës, nga Shijaku në Pukë, nga Elbasani e Gramshi, në Lezhë e Korçë. Vishu e zhvishu me kostumin kombëtar, e ngjitu me qindra herë në skenat shqiptare. E këngët e Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit, së bashku me grupin, jehonin e dëgjoheshin në gjithë hapsirën mbarë shqiptare, duhet thënë edhe më larg, përtej oqeaneve.
Alia i vogël, djali i tij, të cilin kur qe larguar nga Lluga, (fshat i vendlindjes në Kosovë), e kish lan 6- muajsh në djep, asht rrit në moshë e shtat. Kur i kish ba 14-15-vjeç, netëve të dimrit merrte shkallët e gjata, hipte mbi çati edhe më lart akoma në bagrena (akacje), drejtonte antenëën e radios dhe dëgjonte zërin e ambël të babës së vet, të cilin s’e njihte fare, e që s’arriti ta shohë e njohë për sëgjalli. Nana Zoje, shpesh dilte jashtë, vështronte të birin, e ruante se mos binte në tokë dhe e mbronte se mos zbulohej nga ndonjë hafije, tek dëgjonte këngët e babait të vet nëpërmjet valëve të “Radio Kuksit”.
Kjo ndodhte në Kosovë, ndërsa në tokën amë, në Shqipëri punët shkonin ndryshe nga ç`dukeshin. Figura e Dervish Shaqes u përdor nga sistemi i shkuar për të mbuluar veprimet e shëmtuara ndaj të rinjëve Kosovar që aratiseshin nga dhuna që ushtronin serbët, dhe që u degdisën si të dyshimtë, për vite me rradhe nëpër kampet e punës në kënetën e Tërbufit e gjetkë. Ata deri në vtin 1990, edhe në popull quheshi “emigrantë kosovarë”. Ndaj duhen lexuar së mbari, vargjet e këngës aq të njohur:
“Kur ta kthyem Kosov’ shpinën,
e lam borën e gjetëm dimën”
Në vitet 80-të, filloi të zbehej figura e Dervish Shaqes, sepse Flamur Këlmendi, djali i gruas tij, tentoi të kalonte kufirin për një jetë ma të mirë dhe u dënua me 18 vjet burg për “Tradhëti ndaj atdheut”. Ndaj dhe ceremonia e varrimit, më 13 prill 1985, kaloi me mospërfillje nga pushtetarët e kohës. Forma veprimi të njohura për kohën, që zbatoheshin për të gjithë ata kishin njollë në biogarfi, apo që nuk u duheshin më. Limoni i shtrydhun nuk vlente, ndaj duhesh hedhur.
“Mollë sherri” ishte ba kanga, “Djep trimnie asht Kosova” e krijuar dhe kënduar në vitet 80-ta, mbas demostratave të studentave në Kosovë. Sigurimi shqiptar, si përherë vigjilent kur bëhej fjalë për serbinë, kërkonte ndryshim në vargjet e kësaj kange. Duheshin hequr disa, mbasi tingëllonin si ndërhyrje në punët e brendëshme të shtetit Jugosllav, e medemek do na zemëroheshin. Vargjet ishin këto:
“Rrjedh’ e shpejt’ valja e Drinit.
Gjall’ Isa i Boletinit.
N’kamb Idrizi e Sylejmani
Shkamb’ i gjall Bac Bajrami.
……………………………..
Ushton gryka e Rrugovës
Kush s’ja njeh zemrën Kosovës,
Rrisin shqipe nëpër djepa “…….
Pikërisht këto vargje u hoqën, dhe më pas autori i këngës, shkrimtari e poeti durrsak Matish Gjeluci, shpëtoi për birë të gjylpanës. Kështu m`i rrëfen sot ato ngjarje, rapsodi i njohur Halil Berisha, ish pjestar i grupit kosovar për shumë vite.
Një ngjarje sa për të qeshur e mënshumë për të qarë, tregohet shpesh në biseda miqsh e shokësh, kur bie fjala për Dervish Shaqen. Sulejman Hasani një nga rapsodët ma të spikatur të grupit kosovar, bashkë me Nazim Gryken, e tregojnë me dhimbje këtë ndodhi: “Do të jepej një koncert nga “Ggrupi kosovar” në Durrës, me kërkesë të disa bashkëatdhetarëve të ardhur nga Europa dhe Amerika. Ndër të tjera u këndua dhe kënga: “Kur ta kthyem Kosovë shpinën”. Shpërthyen duartrokitje e brohoritje të papërmbajtura, lot gëzimi e mallëngjmi, pse jo edhe lot hidhërimi. Ndërpritet shfaqja. Alarmohet sigurimi i shtetit dhe vërshojnë “Specialistët” nga Ministria e Brendëshme. Dervish Shaqa me shoke ishin bërë sa një grusht. Pyetje pas pyetjesh :
– Na thoni, ç’kishit me ta?! – Pa marrë përgjigje, vazhdonte tjetra:
– Ç’marrdhanie farefisnie keni me ta?
Mërgimtarët kosovar të ardhur nga ana e anës, u kishin dhuruar rapsodëve tanë disa dhurata simbolike për kujtim, më së shumti ora dore. Por pyetjet vazhdonin lumë:
– Pse i pranuat dhuratat?!
– Jep llogari! Ne dyshojmë se je agjent i CIA-s.
Dervish Shaqa përgjigjej tërë habi, i tronditur dhe me frikë, pasi e dinte se ç`e priste po të hynte në ingranazhet e sigurimit shqiptar.
– Po s’e njoh more burrë CIA-n. Ma bjer këtu e më ballafaqo me të, ta shoh, ndryshe s’po kuptoj ç’ka m’thue, – u thoshte Dervishi!. Ndërsa Merushe Badolli, këngëtare dhe valltare e talentuar e grupit, mori vërejtje të randë nga partia, mbasi ishte edhe antare e saj. Kjo ndodhi që s`është e vetme, besoj se mjafton të kuptojmë e besojmë se sa nderoheshin, e si trajtoheshin kosovarët nga pushteti i kohës. Mbase kësaj situate i shkojnë përshtat vargjet e kënduara:
“Votrat tona i kemi lan,
Por n’shqipni kemi një nanë”……
E për ta pirë të plotë kupën, vazhdojnë, sepse realiteti ishte ndryshe dhe i hidhur : ……..
“Vatrat tona i kemi ndjek
Se ne Shqipni kemi një njerk”
Jeta e baca Dervishit erdhi e shkoi si tallazet e detit, me ulje e ngritje të mëdha. Vetëm ata që e kanë njohur nga afër ia dinë hallet, dertet dhe mallin e tij për Kosovën, që s`e hiqte nga mendja e zemra, nga kuvendi e kënga. Shkoi me një brengë të madhe se nuk e pa Kosovën e lire. Ëndëra e tij e shprehur në qindra këngë me çifteli e sharki, u realizua. Kosova është e pavarur dhe shqiptarët e saj janë të lirë.
* Shkrimi iu dergua redaksise nga bashkepunetori i Dielli ne Durres, Kadri Tarelli

Filed Under: ESSE Tagged With: Dervish Shaqja, Shkruan: Bajram Gashi/ Durrës

I përbuz këta vasalë antishqiptar të Kishës time

April 13, 2015 by dgreca

Shkruan: Sotir Mano/
Njё mёsues nё moshёn e Hirёsisё Janullatos jam dhe iu drejtova Kryepeshkopit tim me njё letёr ku i bashkёbisedoja disa shqetёsime tё mijat si besimtar qё edhe kur njerёzit antife na i prishёn kishat i qёndrova besnik besimit ortodoks. Zotёrinjtё Aleksandёr Sallabanda, Robert Andoni e më pas Miron Çako shkruan në gazeta shumë gjatë pёr Kryepeshkopin ku lavdёrimet kapnin majat mё tё larta tё mburrjes. Numёronin tё gjitha ato qё ka bёrё nё 23 vjet si Kryepeshkop. Ndёrkohё qё kanё lёnё nё harresё ato gjёrat shumё tё rёndёsishme qё me qëllim Hirёsia Janullatos nuk ka dashur që të bёjё.
Nё replikёn e tyre konstatova me shumë keqardhje se djallëzisht më kanё veçuar dhe injoruar duke iu drejtuar vetëm artikujve të dy autorëve që për nga emrat (Bedri Islami e Skёnder Gjoni) ata i denigrojnё si shqiptarё myslymanë, megjithëse nё shkrimet tona, si ata myslymanë edhe unë ortodoksë, trajtojmë të njëjtin shqetësim shoqëror. Me këtë ndarje qёllim keqe zotёrinjtё Sallabanda dhe Andoni u fryjnёi erërave të veçimit, të prishjes së asaj fryme harmonie fetare që tinëzisht hiqen sikur e duan, ju dhёmb dhe shtiren sikur e mbrojnё.
Mirë Hirësia që nuk më përfilli me një përgjigje, gjë që më pikoi në zemër, po pёrse edhe ju autorët ortodoksë shqiptarë mё shpёrfillёt mua mësuesin e historisë duke dëshmuar vërtetësinë e shprehjes popullore shqiptare: “I yti ti nxjerr sytë”. Po pse o të bekuar të Perëndisë e ulni nivelin e gjykimit tuaj në shërbim të Hirësisë Janullatos deri në atë nivel sa të përçmoni “shenjtërinë e Mësuesisë” !!
Nё jetёn time tё gjatё si mёsues kam fituar njё mёsim tё pa harruar. Sa mё i aftё mёsuesi aq mё pak nё shkrime gazetareske pёrdor para emrit tё tij titujt profesor, doktor, etj. Kjo bёhet akoma mё e panevojshme dhe tё ruan nga turpi kur shikon qё me kёta tituj ka edhe profesora e doktora kunguj me bollёk nё institucionet ku japin e marrin pёrditё zotёrinjtё Sallabanda dhe Andoni. Të më falni mua mësuesin në pension pa tituj e pa ofiqe para emrit por nuk rri dot pa ua thënë se, kur nuk keni argumenta bindëse për temën që trajtoni mos e gënjeni veten me mendimin që me vendosjen e titujve të lartё përpara emrit do të bëheni më bindës. Pastaj çne tё ankoheni kundёr gazetёs dhe jo t’i drejtoheni autorёve tё shkrimeve? Gazetat pёr atё punё janё, qё tё pёrcjellin opinionet e dobishme tё qytetarёve. Si besimtar ortodoksë unë e kuptoj se për ju zoti Aleksandёr Sallabanda, për ju zoti Robert Andoni dhe pёr ju zoti Miron Çako egziston një histori krejt ndryshe nga ajo që unë dhe breza të tërë mësuesish u kemi mësuar nxënësve në shkolla për Papa Kristo Negovanin, për Fan Nolin, At Stath Melanin, për Faik Konicën që shkruante artikullin “Ju tregoj grekërit”, etj.. Nga ana tjetër ju nuk merrni mundimin që të na shpjegoni se ku janë të pavërtetat dhe referimet e gabuara për Papa Kriston. Ndoshta mos jeni duke përgatitur ndonjë artikull tjetër ku të na e përshkruani Papa Kristo Negovanin me tufë lulesh në duar duke pritur ardhjen e andartëve grekë në Korçë? Këto i kërkoja unë në letër që të më shpjegonte Hirësia Janullatos. Në replikën tuaj u jeni referuar disa shifrave si kundërpërgjigje shifrave që jepja unë në letrën time, po mua as denjoni të më referoheni me emër. Ju lutem zotërinj profesora të më thoni se nga këta 160 klerikë shqiptarë që paska përgatitur Hirësia Janullatos nuk paska ndonjë të prokopipsur që të vihet në krye të Kishës Autoqefale shqiptare? Apo Hirësia përgatitë klerikë shqiptarë nё shёrbim tё Greqisё, të stampës “buono per Albania”?. Prandaj ju lutem bëhuni më të urtë në gjykim dhe kur merrni penën bëni mirë të shkruani të vërteta, jo arsyetime që i miratoni në studion e Hirësisë Janullatos. Si mësues i vjetër në moshë, u ripërsëris atë që ju e dini por që e harroni, kur e vini veten në shërbim të një misioni që ua gërryen ndërgjegjen: Gjithmonë mos rreshtni që të respektoni veten në radhë të parë. Ky raport respekti me veten ju bën dinjitoz, edhe të nderuar ashtu si edhe besimtarë apo laikë të respektuar nga ne që u lexojmë.
Në fund të replikës thoni se ndiheni krenarë dhe në emër të mijëra ortodoksëve falënderoni Perëndinë që në emër të kishës sonë qëndron në krye Hirësia Janullatos. Unë nuk jam një nga këta. Ju lurem zotërinj, mos mëkatoni në mënyrë kaq hapur. Mos merrni rol propagandues në favor të njëanshëm. Më vjen në mend këshilla që u jepte Fan Noli atyre që e rrethonin: “ Mos i vishni vetes qyrkun e përgjegjësisë që të flisni në emër të të gjithë besimtarëve. Çdo berr varet në këmbët e veta. Pёrpara Altarit jeni tё vetёm pёrpara Zotit

Njё shkrim shumё, shumё lavdёrues pёr Hirёsinё Janullatos botoi Z. Miron Çako. Unё nuk besoj se Kryepeshkopi i ka lexuar mё pёrpara shkrimet me lavdёrime tё pa kufij. Megjithёse mendoj se duhej t’i kishte lexuar sepse, si njeri me kulturё tё jashtёzakonshme do e pikaste menjёherё se kaq shumё ёshtё tepruar me lavdёrimet sa me siguri qё nuk do i kishte lejuar tё botoheshin. Hirёsia Janullatos e di mirё se çdo tejkalim mase nё mburrjet çon nё efektin e kundёrt, tё pёrbuzjes. Me gjithё konsideratёn e lartё qё kam pёr Hirёsinё Janullatos si njeri prapё se prapё mё duket qё e kanё mburrur kaq shumё sa tё duket sikur ёshtё fjala pёr Atin grek tё engjёjve, njeriun mё perfekt e ideal, tё cilit edhe pse ёshtё njeri mbi kёtё tokё nuk ke se ku t’i gjesh njё mangёsi. E pa një mangësi apo huq asnjë qёnie njerёzore nuk egziston mbi tokë. Do ju pёrmend njё fjalё tё urtё greke: “Topolito qirielejso to variete qeotheos”, Duke pёrsёritur lavdi Zotit mёrzitet edhe vet Zoti. (mё falni pёr ndonjё gabim tё moshёs) E keni gabim o tё bekuarit e Perёndisё. Nuk ndryshon opinioni pёr njeriun e fesё me artikuj lavdёrues pa masё e pa kufij, Veprimet flasin vet me zё mё tё lartё sesa fjalёt. Pёrndryshe kjo e shton deziluzionin dhe dyshimin nё portretin e tij fetar. Njё budallallёk mё shumё shprehu autori Miron Çako i cili donte tё na mbushte mendjen se spitalet dhe kishat e ndёrtuara me kontributin e Hirёsisё Janullatos nuk kanё rrota. Argumenta pёr naivёt. Dale pak more i bekuar. Mbas tёrё atyre padrejtёsive historike qё Greqia ka mёkatuar ndaj Shqipёrisё edhe me rrota tё ishin kishat dhe spitalet me siguri qё shteti grek do ua kishte hequr pёr t’i lёnё tё ngulura siç po ngul varret pa eshtra tё ushtarёve grekё. Mos harroni se efekti ideologjik qё ato prodhojnё dhe injektojne nё mendjet e besimtarёve e tё popullit tё thjeshtё ёshtё me efekt admirues shumё tё shpejtё.Prandaj Hirësia Janullatos nxiton tё bёj kёto dhe jo tё dёnojё ligjin e luftёs apo doktrinёn famёkeqe tё vorioepirit. Dy njolla historike që cënojnë rëndë dinjitetin moral të shqiptarëve. Dihet se shtetet mendojnё pёr 50-100 vjet perspektivё. Asgjё s’bёhet kotё.
Burime financiare misterioze qё nuk u deklaruan asnjёherё janё ato me tё cilat u ndёrtuan kёto kisha e spitale. Mua si besimtar shqiptar mё duhet e vёrteta qё do më sjell paqe nё mendjen e besimtarit, e vёrteta qё largon hijet e dyshimit dhe tё Djallit.
Nuk jam njohёs specialist i kritereve ligjore mbi bazёn e tё cilave mund t’i japёsh nёnshtёtёsinё shqiptare njё shtetasi grek. Por nuk kam asnjё fije dyshimi se nё radhё tё parё kriteri mё kryesor nё dhёnien e nёnshtetёsisё shqiptare duhet tё jetё Dashuria e vёrtetё ndaj popullit dhe shtetit shqiptar. Po tё ishte dashamirёs nё kёto 23 vjet si Kryepeshkop, Hirёsia Janullatos ka pasur nё dispozicion kohёn e mjaftueshme qё nёn frymёn kristiane tё paqes tё bёnte tё paktёn njё herё njё thirrje apo njё meshё tё madhe ku tё lutej e tё lutej me zё tё lartё pёr heqjen e Ligjit tё luftёs me Greqinё. Kryepeshkopi Janullatos me kombësi greke nëse realisht e do dhe punon për popullin shqiptar ka rastin më ideal që të shfrytëzojë autoritetin e tij kishëtar që t’a bëj një lutje të tillë dhe të imponohet për heqjen e këtij ligji fyes. Për fat të keq nuk do që t’a bëj. Dihet gjithashtu se janё qarqe ekstreme fetare e politike greke ato qё ndezin orekset e Vorioepirit. Me kёtё frymё paqeje kristiane tё bёntё njё lutje vёllazёrore pёr qetёsimin e erёrave agresive greke ndaj tё ashtuquajturit Vorioepir. Kёtё dashamirёsi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar Hirёsia Janullatos pёr kёto dy nyje gordiane nё raportet greko-shqiptare jo vetёm qё nuk e ka shprehur por si besimtar unё ia konsideroj Kryepeshkopit tё kishёs sime si njё mёkat qё vazhdon tё bёj ndaj popullit shqiptar. Gjëra për të cilat Kryepeshkop Noli do lutej e do punonte natë e ditë.
Qёnia e njё Kryepeshkopi nё drejtim tё Kishёs aktuale “Autoqefale” shqiptare merr njё domethёnie shumё pёrcaktuese nё kontekstin historik shqiptaro-grek. Shqipёria ёshtё pushtuar dy herё nga Italia. Por sjellja e pushtuesve italianё nuk ka arritur asnjёherё mizoritё e masakrave qё grekёrit kanё bёrё nё disa breza ndaj shqiptarёve. Rasti i dhënies së nënshtetësisë shqiptare trainierit Biasi të Kombëtares shqiptare të futbollit dëshmon sesa rol të madh luan ngarkesa e raporteve të zymta historike me Greqinë. Nё njё kohё qё egziston Ligji I Luftёs dhe ekstremet Vorioepiriote ti japёsh nёnshtetёsinё shqiptare njё personaliteti shumё tё lartё grek i cili mund tё bёj shumё, tё luaj rol determinues pёr tё larguar kёtё mjegull lufte midis shqiptarёve e grekёrve ёshtё njёlloj si ti japёsh nёshtetёsinё amerikane njё personaliteti tё ISIS.

Shqiptarёt nuk kanё vrarё kurrё grekё qё prej Rilindjes e nё vazhdim. Masakrat greke ndaj popullsisё shqiptare nuk mund tё krahasohen fare me sjelljen prej pushtuesi tё ushtrisё italiane. Shqiptarёt me shumicё myslymane pёr shkak tё kёsaj sjelljeje ushqejnё shumё mё pak urrejtje ndaj italianёve pushtues tё fesё katolike krahasuar me urrejtjen ndaj grekёve masakrues e pёrvetёsues territoresh.
Vetёm njё moment tё kujtojmё, masakrat ndaj komunitetit çam. Hapjen e barkut me thikё tё grave shtatzёna. Aq tё tёrbuar e kishin arsyen e zhdukjes sё kёtyre refugjatёvё çam sa kur mernin shenjё nё turmat e refugjatёve çam shёnonin dhe qёllonin mbi djepet e fёmijёve qё mbanin nёnat çame nё shpinё. Tё mjerat nёna ecnin me orё tё tёra pa e ditur se mbanin nё djep njё fёmijёn e tyre tё vdekur tё mbytur nё gjak. Nuk janё shqiptarёt qё kanё pёrvetёsuar toka greke, e kundёrta ka ndodhur dhe synohet prej grekёrve pёrvetёsues tokash shqiptare edhe sot. Madje rasti i fundit ёshtё ai i pёrvetёsimit tё detit.

Ngjarjet e fundit nё Greqi dhe artikujt e fundit pёr kryepeshkopin Janullatos nё Shqipёri na zbuluan diçka me shumё rёndёsi. Hirёsia Janullatos jashtёzakonisht i ditur, me shumё diploma dhe kulturё tё jashtёzakonёshme si rrallё kudo, u konsiderua si njeri i vyer pёr momentet e vёshtira politike qё po kalon populli dhe shteti grek. Pra na u zbulua nuanca politike e Kryepeshkopit Janullatos pro, nё interes tё atij qё donte t’a vinte president tё shtetit grek.
Kaq i ditur sa ёshtё Hirёsia Janullatos sigurisht qё kontributi i tij do tё ishte me shumё vlerё pёr vendin e tij atje në Greqi. Grekёt po bёjnё njё sakrificё duke e imponuar Hirёsinё Janullatos qё t’ia falё disa dhjetёvjeçarё nga jeta e tij Shqipёrisё. Falmё o Zot po nuk mё hiqet nga mendja se ky njeri qёndron me urdhёr. Dhe nuk lёshon asnjё fije nga ato qё ka vendosur tё bёj. Rasti i Hirёsisё qё qёndron me urdhёr mё bёn tё mendojё njё analogji. Dihet nga historia se njёlloj si Perandoria osmane edhe Kisha greke u pёrpoqёn me tё gjitha mjetet qё t’a ndalonin dhe e mallkuan gjuhёn “e mallkuar” shqipe. Nё kёto rrethana historike pyesim se, kё do tё angazhonte shteti shqiptar pёr t’ju kundёvёnё kёsaj doktrine famёkeqe antigjuhё shqipe?
Sigurisht qё do tё ishte njё veprim shumё i mençur i shtetit shqiptar qё tё dёrgonte si kryesues tё njё institucioni albanologjik nё Athinё mё tё shquarin gjuhёtar shqiptar, Eqerem Çabej. Pra mё tё zotin e gjuhёtarёve do e sakrifikonte duke e imponuar qё tё qёndronte atje ku kundёrvёnia ndaj keqinterpretimeve, atje ku interesi i kulturёs gjuhёsore shqiptare do tё ishte mё i madh. (Kush mё mirё sesa njё njeri shumё i ditur grek mund tё prishё themelet e Autoqefalisё shqiptare?) Shqiptarёt mburren me Eposin e Veriut dhe grekёt me Homerin, por tё mos harrojmё se Kali i Trojёs ёshtё shpikje e grekёrve.
Në rolin e mësuesit më vjen turp nga vetja kur e imagjinoj veten përpara gjyqit moral që më bën Fan Noli dhe Faik Konica. Njëlloj ne shqiptarët si atëhere kur s’kishim akoma shtet edhe tani që shtetin formalisht e kemi prej 100 vjetësh. Nuk e quaj armik Hirësinë Janullatos, siç aludon autori Çako. Ama nuk e quaj dot mik, sepse jo vetëm që nuk ka bërë gjërat më kardinale për mua is besimtar shqiptar, por edhe sepse si e thotë një proverb anglez “Miku permanent nuk është asnjëherë i mirëseardhur”. Në Bibël e kam lexuar: “Për të ndërtuar një banesë nevojiten duar, por vetëm zemra mund të ndërtojë një shtëpi të Zotit”. Hirësia Janullatos nuk ka ndërtuar në Shqipëri shtëpi të Zotit. Me duar ka ndërtuar shtëpi të interesave greke.

Filed Under: Opinion Tagged With: I përbuz, këta vasalë antishqiptar, Sotir Mano, të Kishës time

Reagim i Asllan Dibranit kundër Kastriot Myftarajt për ballistin

April 13, 2015 by dgreca

Ne foto: Pamje e flamurit autokton mbi Beograd nga Smail Morin Ballisti i akuzuar nga gazetari Kastriot Myftaraj!?./
Nga Asllan Dibrani/*
Morina, tifozi i famshëm i “Kombëtarës Shqiptare”, i cili akuzohet nga serbët si autor i mundshëm i lëshimit të Dronit me flamurin e “Shqipërisë Etnike” mbi qiellin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri,u bë alarm i madh nga qarqet e Beogradit që dridhi edhe raportet politike.Kjo ngjarje pati përplasje të shpeshta ndërshtetërore me akuza të ndërsjella. Ballisti ishte një përformancë artistike moderne me logjikë të kujtesës së një krijuesi artistik,që vërtet tronditi shpirtat ,ashtu siç duhet ta bëjë një vepër artistike!Tronditi serbet,që shprehen primitizmin e vet me reagime të llojllojshëm deri të djegiet e shtëpive dhe dyqaneve të shqiptarëve në Serbi. Një serb një i ri tregon videon e babës së tij që goditi televizorin me karrige nga zemërimi që ka pa valëvitjen e flamurit tonë mbi Beograd.!Ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët duke filluar në Tiranë,Prishtinë e qytete tjera në përkrahjen e Ballistit.!Tronditi edhe Platinin se mos është bombe,tronditi mediat e botës edhe akoma jehona e kësaj kryevepre artistike vazhdon…Pastaj ata që duan me i dhanë ngjyrë tjetër siç është rasti i këtyre ditëve nga gazetari Kastriot Myftarajt kundër Ballistit (Ismail Morinës) që e përshkallëzoj situatën me alarm qyqari me ngritjen e akuzës me kallëzim penal mesa vijon reagoj kundër tij dhe citoj tekstin e tij si më poshtë: Kallëzimi penal konsiston në këto vepra penale sipas parashikimit të imagjinatës së cektë , të çuditeshe me plot intriga,shpifje madje edhe denigruese. Një padi e drejtuar nga një njeri kokorizgji i interesave të Serbisë, është një skandal në vete që nuk duhet ta marrim shumë për shqetësim pasi kombi ynë dhe populli ynë gjithnjë pati njerëz qe i hanë bukën kombit tonë ,flasin shqip por varrin ja mihin për çdo ditë. Një gjë e tillë po ndodh edhe me çoroditësin e gazetarisë shqiptare Kastriot Miftarajn, pak njohës i historisë shqiptare e aq ma pak historisë së Kosovën qe më frazimet e tij fëlliq simbolin tonë kombëtar , shtrembëron historinë,merret me fjalët e çarshisë!!!???… Ai masë miri e dinë se(kush e ndërsen, nga kush është i paguar dhe çka fiton me këtë)?.
Ky gazetaruc, përpiqet ta mbroj Shqipërinë nga veprimtaria “armiqësore e Serbisë në bashkëpunim me tifozin shqiptar Ballistin e ngritjes së Dronit mbi Beograd”, me çka ja ka gjet edhe kodin se ku e paska cenuar Shqipërinë sipas,nenit 230 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,që vepra e Ballistit, nga Kastriotit u vlerësuar si terroriste dhe armiqesore”!
Zoti Myftaraj harron se Beogradi zyrtar theu kodet ndërkombëtare duke i ndaluar tifozët e skuadrës shqiptare që ta përcjellin ndeshjen Shqipëri -Serbi.
-Ky paska harruar thirrjet ofenduese dhe poshtëruese me doza e urrejtjes raciste të përsëritura me mijëra herë nga spektatorët serb në stadiumin e Beogradit.Shteti serb ishte bashkë me ta si huliganë, primitiv dhe barbar!. Gjestet e serbëve janë nga pozita shtetërore.Dallimi është i qarte, por thuaj se ata janë mjeshtra të vete-viktimizimit dhe të nxjerrjes dhjamë edhe nga pleshti si rasti i Martinoviqit në Gjilan para 20 vjetësh e futi shishen në zorrën e trashë duke i akuzuar shqiptarët se e dhunuan,por të Droni është diçka tjetër.
Historia e tyre është e mbushur me pabesi ,akuza fallso ,diversion mashtrues ,armiqësi shekullore kundër shqiptarëve.Ajo u pa botërisht duke kërkuar “vdekjen e shqiptarëve,Kosova është e jona t’i vrasim shqiptarët”etj,por për çudi zoti Kastrioti s’ka qene në gatishmëri t’i thotë dy fjalë ndërsa për Ballistin thotë se ishim në rrezik me ndez luten me Serbinë!?. Kah i erdhi kjo ide aq brutale Kastritot Myftarajt?

Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale, jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.

Ndërsa gjesti i Ballistit është individual,e ke të qartë?Lind pyetja si nuk e the edhe një fjalë të vetme për terrorin primitiv qe u bë atë ditë kundër lojtarëve tanë edhe ndaj zyrtarëve të Shqipërisë. Ballistit bravos i qoftë që shfryu dufin e tij, por edhe bëri të ndihen mire mijëra tifozë sporti dhe shqiptarët në tërësi. Ai ia hodhi shtetit barbar Serbisë dhe i ka ngritur mendjen gjithë botës rreth Shqipërisë.Një diversion po u bëka edhe me logjike dhe zgjuarsi e jo vetëm me raketat balistike,dhe luftë frontale!.Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.
Autori i Dronit është një patriot shqiptar dhe hero pa diskutim e jo si Kastriot Myftaraj që turpëron emrin qe e ka .Ai, jo qe është në gjendje ta kishte bëre një vepër të këtillë për interesin shqiptar ,por saboton etiketon dhe njollos nga frika dhe simpatia për Serbinë.

Atë që beri Ballist Morina, kishim shekuj që e prisnim!

-Ky “analist shkon edhe ma tutje dhe thekson së me ngritjen e flamurit etnik mbi Beograd ,Ballisti paska bëre provokim të luftës”, e parashikuar nga neni 211 e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Zoti Kastriot Myftaraj, është një turp, për ju, që aq shumë jeni i cekët në fushën politike. A s’është mjaft që ne shqiptarët po rrimë si macja nën sofër nga armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre?. A ta ulim kokën akoma pran një grushti Serbie ta heshtim akoma vrazhdësinë e tyre hegjemonist duke mos shprehur gatishmëri shqiptarët sa duhet për toka e veta?. A thua sa kohë, ne shqiptaret pritem të shihet një flamur i përbashkët në arenën ndërkombëtare?. Atë që beri Ballist Morina, kishim shekuj që e prisnim, kishim shekuj që e kërkonim, një shenje, për t’i zgjuar shqiptarët dhe turpëruar serbët dhe kjo ndodhi në mes të Beogradit, jo me shantazhiume e intriga si Kastriot Myftaraj ,por me vepër.

Zoti Myftaraj vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë. Gjestin dhe veprimin që e bëri Ballist Morina është dashur ta kryejnë parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës.!

Ju kërkoni rrudhje të tokave shqiptare duke mos i njohur shkëputjet e pjesëve të veta Kosovës. Zoti Myftaraj vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë!.Gjesti i Ballist Morinës, tregoi se (shqiptarët janë një dhe duhet të jenë një për të gjithë dhe te gjithë për një). Gjestin dhe veprimin që e bëri Ballist Morina është dashur ta kryejnë parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ballisti me një fjalë bëri punë ma të madhe sa dy qeveritë aktuale për “Atdheun”, pastaj ti duhesh te turpërohesh dhe të përgjigjesh vet penalisht tek populli shqiptar se ke cenuar vlerat e tij pikërisht ata që sakrifikojnë për te.
-Ju ma jeni të prirë nga qëndrime jo shqiptare të qosh pluhur si kurse Fatos Lubonja rreth qenies tonë të lavdishme shqiptare, duke njollos. Ju nuk është hera e pare që dilni me prononcime antikombëtare ,antishqiptare siç ishte rasti e vizitës se Edi Rama që ishte në Paris (për aktin terrorist që e kryen forcat islamike kundër gazetarëve dhe karikaturistëve francez) me eskortën e përfaqësuesve fetare të Shqipërisë.Ju dolët dhe e qortuat zotin Rama se është dashur me marr edhe grekun Anastas Janullatos si përfaqësues të ortodoksëve shqiptarë” kur dihet botërisht se ai është njeriu ma i përbetuar kundër shqiptarëve edhe se dihet që ka prejardhje çame!.

Ti e fyen njeriun e kontributit të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan!?

Pastaj ju zoti Kastriot shkuat edhe ma lart kur njollosni edhe flamurin shqiptar duke u përpjekur që t’i akuzosh shqiptarët ne vijën e çështjes shqiptare, vet bien në gracka me vetëdije. apo pa të, ti e din!?.
Me shprehjet tua si ma poshtë nuk lëne përshtypje që i dinë gjërat si duhet andaj bien në lajthitje me vetveten tuaj kur shpreheni për ngritjen e flamurit mbi Beograd “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” duke e cilësuar Ballistin si bashkëpunëtor të Serbisë i hamendur,pa pasur argumente edhe vet del i pa çart para disa ditësh në opinion.
Lajmin tuaj e pritem pa durim!Isha shumë i lumtur se zoti Kastriot Myftaraj zbuloj një tradhtar përmes deklaratave të forta sa që ne publikut,na ndave kohë orësh në publikimin e dokumenteve rreth zbulimit të spiunit të Serbisë kuptohet për Ballistin. Ai që del me tema kombëtare,qoftë edhe zbulim,apo hetim të njerëzve të dyshimtë që veprojnë kundër shtetit tonë dhe popullit tonë duhet të quhet atdhetar , dhe dashamir i popullit ,ashtu te kosiderova edhe ty. Ti ishe i tillë për disa orë zoti Kastriot i dashur,patriot dhe atdhetar për mua,ndërsa Ballistin e sajova si armik terrorist dhe spiun të Serbisë,gjithnjë duke e pritur në media zbulimin edhe të një spiuni serb siç ishte i akuzuari dhe i zbuluari i yt (Isamil Morina Ballisti). Ishe patriot dhe sakrifikues për çështjen e Kombit!.Ai qëndrim i imi për ju zoti Kastriot Miftaraj,nuk zgjati ma shumë se kur dole me një deklaratë qesharake me hamendje, supozime,akuza kokorizje pa krip me plotë gënjeshtra. Për disa orë ti ishe i dashur i përkëdheluri,por shpifjet tua të pa kurrfarë argumenti që nuk afrove në dritë u shndërrove në një njeri të dyshimtë dhe abuzues për njeriun që dha një kontribut të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan.Ballisti foli në të gjitha gjuhët e botës dhe mbeti ai qe është ,por ju zoti Kastriot pajtohu se ai është në epërsi dhe siç duket ja keni përgatitur të keqen vetes tuaj që ju i keni dhënë rast Ballistit të padis për shpifje dhe fyerje personale. Kisha të këshilloj që t’i kërkosh kodet ligjore se me cilat do të përballesh m ligjet e shtetit shqiptar. Ju nuk keni arritur ma lart se ta bindeni një program televiziv të Arian Canit për një debat televiziv.Për debat televiziv dhe debate mediale,këtu jam kur të duash dalim dhe bëjmë debat lidhur me këtë çështje.Sot Ballisti njihet në tëre botën me kryeveprën që beri,ndersa ju?.
Ju zoti Kastriot theksoni,(duket qartë se autoritetet serbe duan ta përdorin emrin e Morinajt, si autor të dërgimit të Dronit, por jo të kenë të bëjnë drejtpërdrejt me Morinajn. Merret vesh, Ismail Morina është bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe)?
-Nga teksti i lartshënuar shihet se je tip gazetari i varur nga dikush që të ndërsen të hapë debate pikërisht pa baza.Mbetet përshtypja se sikur ju e pritni me kënaqësi pa durim dhe me gëzim arrestimin e tij,apo edhe ngritjen e ndonjë padije ndjekëse nga Interpoli!. Kjo shihet se e paskeni bërë një zbulim epokal që organet e Serbisë nuk paskan mundur ta zbulojnë ndërsa Kasrtion Myftaraj e paska zbuluar kryesin e këtij akti,ngritjen e flamurit në atë formë që u ekzekutuar. More, zotëri ti ke mbetur akoma në analiza mesjetare,bota po manovron edhe në planetët tjera e ti e thua është e mundur kështu e ashtu me shpifje.
Vazhdojmë edhe ma tutje mbi akuzat qe i ngrit kundër Ballistitit, Kastriot Myftaraj thotë: Ka edhe diçka tjetër më të thellë që fshihet të flamuri: “Autori i bannerit i kishte vendosur dy Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe Isa Boletinin, si dhe stemën e Republikës së Shqipërisë,shqiponjën e zezë në fushë të kuqe, brenda një fushe të zezë. Ky nuk ishte thjesht një poshtërim. Praktikisht me këtë banneri kishte kombinuar flamurin kombëtar shqiptar me flamurin e zi të Shtetit Islamik.
-Një tjetër simbol islamik në banner ishte harta, e ashtuquajtur nga Ismail Morinaj,si e Shqipërisë Etnike. Nëse e shikoni me vëmendje hartën do të vini re se në këtë hartë, brenda territorit të “Shqipërisë Etnike” përfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku nuk ka qenë kurrë një treve e pretenduar si pjesë e Shqipërisë Etnike që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe deri më sot. Shumicën e popullsisë e përbëjnë boshnjako-muslimanët (54.5%) Serbët përbëjnë 33.9% të popullsisë dhe malazezët 7.25% të popullsisë. Vetëm 1.04% e popullsisë së përgjithshme të Sanxhakut, ose 4062 persona janë deklaruar shqiptarë”.

Struktura e popullsisë së Toplicës 1877-1978

Zoti K.Myftaraj ju jeni plotësisht në lajthitje i pa informuar pastaj mos dil me gjëra të tilla të gënjesh publikun!Ti e turpëron etiken e gazetarisë sonë!?.Ti je një naiv,apo injorant!Unë të sjell fakte e dëshmi të atyre territoreve të shpërngulura me dhunë,zjarre dhe terror. Akoma plagët tona janë të hapura. Shpërngulja e tyre u përqendruan në Kosove,Shqipëri si në fshatin Qerret në Durrës , në Tiranë, në Fier ,Shkodër,Elbasan e gjetiu ,por pjesa dërmuese iku për Turqi me marrëveshje të Serbisë dhe Turqisë. Po të sjell dëshmi pa e përfshirë Sanxhakun ve qe po ta them se asnjë bëshnjak nuk ka aty. Të gjithë janë shqiptar te asimiluar. Ndersa sa i përket Toplicen që ka në vitin 1877-1878 ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë, rrethi i Kosanices ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 shqiptarë dhe afro 800 çerkez. Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar dhe pak serb. Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe. Kjo është një statistike që tregon mase miri historikun e atyre rajoneve. Gjysma e popullatës së Kosovës kanë mbiemrat nga ai rajon me toponimet që akoma janë në hartat gjeografike ,hyni dhe e vërtetoni lexues te dashur .Mbiemrat që kanë sot shqiptarët e Kosovës dhe i përdorin në bazë të toponimeve në regjionin e Toplices janë mesa vijojnë si ma poshtë: Kastrati,Muhaxheri,Vllasa,Kapit,Bajçinca,Bellanica,Breznica,Batusha,Byqmeti,Jashanica,Reçica,Merovci,Rafuna,Retkoceri,Visoka,Tupalla,Stublla,Sllamniku,Pllana,Rakovica,Ramabaja,Rashica,Konjfca,Maqastena,Zhegrova,Terpeza,Shahiqi,Qyqalla,Maqedonci,Koprani etj. Janë toponime që sot shqiptarët e Kosovës i ruajnë, këta mbiemra në baze të toponimeve që i kanë pas si vendbanime. Po me të mjetit mbiemra sot i gjene edhe shqiptaret e Turqisë prandaj ju shihet se nuk keni kurrfarë lidhje me territoret tona se ku i kemi de ku i kemi pasur.Ju nuk keni prova dhe potencial ta akuzonishqiptaret , aq ma pak Ballistin që shumë në formë precize i ka fut ato territore në kornizat e kufijve të Shqipërisë së bashkuar .Ne nuk do të pyesim se a keni mbetur si viktimë e komunizmit në Shqipëri dhe nuk i ke mësuar në histori këto të dhëna, apo ti je një injorant dhe nuk i din gjerat?. Ne i konsiderojmë si toka tonat. Kemi lënë tapitë tona atje një ditë duhet edhe t’i kërkojmë dhe të kthehemi në tokat tona.Është koha që të tregohet një kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë për atë kohë. Nëse është për denoncim dhe kallëzim penal është Serbia e jo shqiptaret zoti Kastriot!?.Ti njollos flamurin tonë me simbolin ma të çmueshëm shqiponjën me flamurin e kalifatit gjë,qe ne shqiptarët as që kemi gjë të përbashkët me ta. Sa i përket vendosjes së dy figurave kombëtare, normal se ato janë që duhet të vendosen. Edhe ngjyra është ajo ma e mire në të parë estetik po aq edhe
artistike. Këtu ka të bëjë me ngjyrën kuq e zi e jo siç mendon ti me imagjinatën tuaj të fëlliqet vendi me mbeturinat aziatike që për fat të keq kanë zënë rrënjë edhe në trojet tona!?.
*Autori i reagimit është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.

Filed Under: Opinion Tagged With: i Asllan Dibranit, kundër Kastriot Myftarajt, për ballistin, reagim

Historia e shtremberuar nuk eshte mesuese e mire e jetes….

April 13, 2015 by dgreca

Disa thenje nga Sadik Elshani/
– Ne qiellin e lavdise se kombit tone ka hapesire per shume yje. Secili te shkelqeje me driten qe rrezaton – nuk duhet ta zbehim, ta shuajme njerin qe te shkelqeje tjetri.
– Yjet – trupat qiellore, kur shuhen e humbin shkelqimin e tyre. Yjet ne toke, edhe kur shuhen, vazhdojne te shkelqejne ne perjetesi.
– Edhe yjet e shuar mbahen ne mend per shkelqimin e tyre te dikurshem.
– Sikur te kishim aftesine per t’i pare gabimet, te metat e tona – te gjithe do te ishim njerez te perkryer.
– Miku i mire nuk te ve ne pozite te veshtire.
– Dhimbja eshte metafore e dashurise.
– Bashkimi arrihet me mirekuptim e vullnet te mire, duke ia zgjatur doren njeri – tjetrit dhe jo duke ia treguar grushtin njeri – tjetrit.
– Te mbjellim sot qe te korrim neser.
– Heshtja eshte ar kur nuk duhet te flasesh. Por kur duhet te flasesh e nuk flet, atehere heshtja eshte e papranueshme.
– Ne kopshtin e jetes sone jane hedhur farat e veseve e te virtyteve. Do te korrim ate per te cilen do te kujdesemi me teper – le te lulezojne virtytet.
– Njeriu pa miq e shoke eshte si lulja pa ere, si zogu pa krahe, si burimi pa uje.
– Ngrohtesia e dashurise se nenes eshte me e ngrohet se rrezet e diellit.
– Historia e shtremberuar nuk eshte mesuese e mire e jetes.
– Deshtimi gjithmone nuk eshte humbje, por shpeshhere eshte nje hap me afer arritjes se qellimit.
Sadik Elshani, Philadelphia, 11 prill, 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: Sadik Elshani, thenie

Kë e pengon lashtësia shqiptare?

April 13, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Në kodrinat e Rodopeve të cilat e rrethojnë fushëgropen e Preshevës ka gjurmë të pesë lokaliteteve arkeologjike. Të gjith i takojne tipit te vendbanimeve të fortifikuara. Në bazë të gjurmimeve të realizuara nga Enti Arkeologjik i Nishit është konstatuar se shumica e këtyre fortifikatave datojnë nga koha e bronzit. Po i shenoj të gjitha: Kështjella e Preshevës, Opidumi Dardan- Kacipupi tek fshati Rahovicë, Kështjella e Bushtranit, Kështjella e Gerajve- Dragushnica dhe Kështjella e Berçevcit. Dukuria e përbashkët e këtyre mbetjeve është forma e rrumbullakët e tyre…! (Sami Agushi )
Por qytetarëve , kur iu humbet ideali dhe rëndojnë vetëm pas të mirave materiale, sepse ashtu iu dikton pushteti në mënyrë jo te drejtpërdrejt , atëherë i humbin të gjitha cilësitë,për të cilat ishin krenar dhe të cilat i mbanin të pa tretur. Dhe , pasojat janë të rënda për kombin . Fqinjët dhe ata pak më largë se fqinjët duke e pasur një ideal më të fuqishë se ai i yni, ata po e “pushtojnë” popullin shumë më të qytetruar dhe po krijojnë një qytetrim të ri të tyre me ata që ne i përmbysim.
Kë e pengon lashtësia shqiptare? Po shihet qartazi . Nuk ka nevojë për udhërrëfyes : neve .
Në Serbinë e sotme në tokat joaq largë Kosovës po zbulohet e zbulohet pa nda. Po nëntoka e mëshef historinë tonë , gjithandej në tokat e Dardanisë .Dardani i thonin edhe asaj pjese që sot për fatin tonë historik është ndër Serbi. Mua më interesojnë fakte historike , arkeologjike të lashtësisë shqiptare , për ato po flas. Zërat kundështues janë shumë të mëdhenj ,
Nëse them që gjurmët pellazgjike janë gjetur edhe në murin kinez, atëherë vijnë “pismiletat” në vend që të ndihmojnë së paku moralisht me fjalë inkurajuese , ata shkojnë e na e shkurtojnë historinë ë 600 vjetët e fundit.

Por unë kam lajme edhe më të vjetra se kjo” U selu Poljne kod Trstenika hleb pekli pre 6000 godina (Autor:Rade Stanković )
Në një fshat afër Tërstenikut ( Serbi ) janë gjetë gjurmët që vërtetojnë që në këto anë buka është pjeku që para 6 000 vjete. Një civilizim i lartë e i herësëm. Kë po e pengon lashtësia shqiptare ? Vet neve.
Në fshatin Polnja ku janë gjetur gjurmët e kësaj lashtësia të madhe jetojnë 20 familje të ardhura , si psh. Vasiqët , Trnjakët , Bradiqët , Daciqët ( ardhacak të Toplicës ) . Shoshiqët .Një zot e di , se nga i kanë rrënjëtkëto familje .( http://www.poreklo.rs/2012/12/03/poreklo-prezimena-selo-poljna-trstenik/ )
Në lokalitetin Blagotin , aty ku janë gjurmuar vetëm 2,5 % të lokalitetit arkeologjik janë gjetur materiale të kohës së neolitit të cilat dokumentojnë që këtu ishte një qender e urbanizuar ,me plan urbanistik dhe ku piqej buka që para 6 ooo vjete.
_ Unë dua të tregoj që në Serbinë qendrore në kohën e Neolitit ishte një pasuri e madhe… Dikur mendohej që buka së pari është pjekur në Linjen e Afërme ., kurse fakrtet e tregojnë tjetrën që drith\rat jan\ kultivuar më herët në këto anë – e spjego Jelena Vikqeviq nga Muzeu i Tërstenikut (Serbi ) Për mohuesit pe e japi jë pjesëz të shkrimit edhe në serbisht (Hoćemo da pokažemo centralnu Srbiju iz doba neolitskog perioda, da se zna kakvo je bogatstvo ovde bilo. Sigurna sam da će naučni skup arheologa doći do nekih novih zaključaka, jer Poljna pomera granice saznanja. Ranije se, na primer, mislilo da je najstariji urbanistički plan negde na Bliskom istoku i da je star 5.000 godina ili 4.000, a ovde, u Poljni, stariji je za 2.000 godina! Ranije se mislilo da su prvi hlebovi pravljeni takođe na Bliskom istoku, a mi imamo dokaze da su se u Poljni gajile hlebne žitarice i pekli hlebovi i to pre 6.000 godina. To su važna naučna otkrića. Radovi dr Svetozara Stankovića, koji je doktorirao na temi o lokalitetu Blagotin, svedoče o neoborivim činjenicama, da je ovde postojalo tako važno naselje u doba neolita, a sada imamo i grupu mladih arheologa koji nastavljaju njegovo delo. Najznačajnija među njima je doktorand arheoloških nauka Ana Đuričić. Ona će u doktorskoj disertaciji koju sprema detaljno opisati arheološki eksperiment koji namerava da izvede. Uradiće i rekonstrukciju peći za hleb – objašnjava Jelena Vukčević, upravnica Muzeja Trstenik.)
Kë po e pengon lashtësia shqiptare ? më në zor jame bashkëkpmbasit e mi se me të huajt, që më lehtë iu binden fakteve .
Fahri Xharra, 12.04.15 Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Kë e pengon, lashtësia shqiptare?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3943
  • 3944
  • 3945
  • 3946
  • 3947
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT