Nga Ilir Ikonomi/
Syrja bej Vlora (1860 – 1940), djathtas, fotografuar në Vjenë me një diplomat tjetër. Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane. Mendoj se ai e përdori këtë ndikim në të mirë të Shqipërisë. Publiku është njohur më shumë me këtë figurë karizmatike këto 10-15 vitet e fundit. Para ca kohësh u botuan në shqip kujtimet e Syrja beut. Në turqisht ato ishin botuar në vitin 2009.
Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë. Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
——————————-
Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:
SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.
GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?
SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë europiane.
GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…
SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.
GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?
SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria, garantojnë se i gjithë bregdeti adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.
GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?
SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë europiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës.… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia europiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.
Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.
Kosova mbledh stilistët më të mirë shqiptarë dhe botërorë
Nga Almarina Gegvataj/
Për të shtatin vit me radhë, Prishtina është mikëpritëse e dizenjuesve më të mirë shqiptarë dhe atyre botërorë që do të prezantohen në kuadër të javës së modës në Kosova International Fashion Week 2015.
Në këtë javë mode, e cila do të zhvillohet në datat 25 dhe 26 prill, janë angazhuar një numër i madh profesionistesh nga vende të ndryshme të rajonit të cilët janë përkujdesur për çdo detaj të këtij projekti.
Fotograf zyrtar i Javës së Modës, do të jetë Avni Selmani, i cili edhe ka filluar setet e ndryshme fotografike në kuadër të KIFW’15 dhe shumë shpejt do të dalin edhe fotot e para me veshjet e dizenjuesve që do të marrin pjesë.
Koreograf i Javës së Modës pritet të jetë Asil Çagil, i cili është edhe koreograf ndërkombëtarë i Javës së Modës në Stamboll dhe Ahmet Günes, DJ zyrtar i Javës së Modës në Stamboll.
Listës së pjesëmarrësve në Javën e Modës në Kosovë i është shtuar edhe Isagus Extroversions, një brend që ka marrë pjesë në shumë javë të modës në aspektin ndërkombëtarë dhe është vlerësuar si një prej dizenjuesve më interesante për veshjet ekstreme.
E veçanta e këtyre kreacioneve është se të gjitha janë punime ekstreme me ide të shfrenuara të dizenjueses, e cila frymëzohet nga gjërat ekstreme për të realizuar këto veshje.
Në këtë sfilatë pritet që të marrin pjesë edhe emra të tjerë të botës së modës që do të jenë pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në rajon
Veza e kuqe e Pashkës
Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe, një veçori tipike e kremtimit te kësaj feste. Dhe ne te vërtetëm veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Ngjyra e kuqe e paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.
Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.
Të krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur ‘Krishti u Ngjall’! Përgjigja është: ‘Vërtet u Ngjall’!
Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën që del nga varri i Krishtit. Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambadave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditët. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet në kisha të vendeve të ndryshme. Padyshim që pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rë e Petrit, Zbulesa 5:6).
Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndejta “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”.
“PORTA E ARTE”- URA BRILANTE NE SAN FRANCISCO
*SHBA: Ura “Porta e Artë” në Kaliforni – një veprat më brilante të inxhinierisë së ndërtimit të urave/
* Ura është shpallur nga Shoqata e inxhinierëve amerikanë si një nga Mrekulllitë e botës modern/
*Njëmbëdhjetë njerëzë thuhet mbetën të vrarë nga rënia gjatë ndërtimit, dhe dhjetë të tjerë u vranë kur ura ishte afër përfundimit.Ndërsa, me vdekjen e Jack Balestreri në prill 2012, të gjithë inxhinierët të përfshirë në ndërtimin origjinalë të Urës Porta e Artë – “Golden Gate Bridge” tani janë të vdekur…/
Nga Beqir SINA, New York/
SAN FRANCISKO CA- Ura Porta e Artë u ndërtua në pjesë më të ngushtë të dy brigjeve të ujit që rrjedh në mes të gadishullit, bregut San Franciskos dhe West Marin, që lidhen mes tyre me ujrat e lumenjëve Ice Age dhe nga ujërat e lumenjëve Sacramento dhe San Joaquin që kalojnë nëpër një kanal të thellë përmes shkëmbinjeve në rrugën e tyre për në oqean. Kjo ngushticë është rreth tre milje e gjatë nga një milje të gjerë, e njohur edhe për thellësinë e saj, mes baticës dhe zbaticës së rrymave të fuqishme, të Oqeanit Paqësor duke filluar nga 4,5-dhe 7,5 nyje.
E rrethuar shpesh pothuajse gjatë gjithë vitit nga mjegulla, ngushtica ishte çuditërisht e “pakapshëme” për eksploruesit e hershme të shekullit të 16 -të, europianëve, Juan Rodriguez Cabrillo dhe Sir Francis Drake, të cilët ngritën kampin e tyre dhe ishin të parët që nisën eksplorimin e dy brigjeve; Drenushë e Artë dhe West Marin në qershor 1577. Vëzhgimi i parë, për ndërtimin e urës që do të lidhte dy brigjet thuhet se ndodhi gati 200 vjet më vonë.
Deri në vitet 1840, ngushtica u quajt “Boca del Puerto de San Francisco,” (Goja e Portit të San Franciskos).
Më 1 korrik 1846, dy vjet para zbulimit të arit në Kaliforni kapiteni i ushtrisë amerikane John C. Fremont duke bërë një eksplorim në ngushticën e ngushtë që ndan gjirin me Oqeanin Paqësor, tha se “ajo është një portë e artë për të bër tregtinë me Orientin. “Emri i parë, i kësaj ure u shfaq në biografin e saj gjeografike, dhe paraqitet në Senatin amerikan më 5 Qershor 1948, kur ai shkroi,” për këtë Portë duke dhën emrin e “Chrysopylae” ose “Golden Gate”, për të njëjtat arsye që porta e Bizanti quhej Chrysoceras, apo Golden Horn “.
Në mbrëmjen e diel, 27 Maj 2012, ditën kur në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po festohej Dita e Përkujtimit të, të Rënëve – Memorial Day, në San Francisko – Kaliforni me një masiv fishekzjarresh dhe një shfaqje spektakolare u shënua 75-vjetori i Urës Golden Gate Bridge – Ura Porta e Artë. Sipas gazetës më të madhe në San Francisko “SFGate” dhjetra mijëra njerëz ishin mbledhur në dy anët e brigjeve të gjirit, për të shikuar këtë ngjarje etuziaste, e cila u shoqërua, duke përfshirë koncerte me muzikë live, stenda të artit, parada me varkë, dhe anijet luftarake dhe parakalimin e formacioneve të forcave policore, zjarrëfiksve si dhe një demostrim me aeroplan dhe parshutistë nga qielli.
Tre vjet më parë në një kontrast të fortë me mijëra njerëz që ishin mbledhur të festonin, anëtarët e grupit Fondacioni Hekurudhor Ura – Bridge Rail Foundation,, një organizatë e përkushtuar për të ndalur hedhjet vetëvrasëse nga ura, në një shfaqje përkujtimi në bregun lindor të saj ekspozuan 1.558 palë këpucë, që përfaqëson numrin e njerëzve që vdiqën që nga hapja e saj – 75 vjetë më parë. Mbasi kjo “Është, parë si një simbol i së keqes së kësaj ure, sa i thellë dhe serioz ky problem ka qenë, prej nga dita e inagurimit të saj” tha Paul Muller, një zëdhënës për grupin Bridge Rail Foundation duke shtuar se:”Ne jemi ende duke humbur 30 deri në 35 njërëz në vit brenda dhe jashtë urës,” tha ai.
Festimet për këtë urë janë për çdo vit të bukura dhe interesante, ato mbledhin rreth saj mijëra amerikan dhe turistë të huaj që vinë posaçërisht në San Francisco, në festimet të përvjetorit çdo përvjetori të Golden Gate Bridge.
Autoritetet e San Franciskos thonë se kur vjen maji, në dy brigjet që lidh ura mbahen një seri e gjatë festivalesh, eventesh e turesh që e gjallërojnë zonën afër urës në këtë datë që shënon ndërtimin e saj. Mbasi sipas tyre Ura Porta e Artë – Golden Gate Bridge është simboli i San Franciskos dhe është një nga urat më të bukura e më të fotografuara në botë. Ajo është 2,71 kilometra e gjatë. Kur përfundoi në 1937, ajo ishte ura më e madhe dhe më e gjatë në botë, ndërkohë që tani ajo renditet në vend të nëntë.
Ura ka ngjyrë të kuqe në portokalli, e cila u zgjodh bazuar në propozimin e arkitektit Irving Morrow sipas të cilët kjo ngjyrë do ta bënte më të dukshme në kohe me mjegull. Lyerja e plotë e saj u bë në vitin 1937 menjëherë pasi përfundoi, ndërkohë që në 1965 boja origjinale u zëvendësua me një bojë më rezistente. Golden Gate Bridge konsiderohet si një veprat më brilante të inxhinierisë së ndërtimit të urave. Ajo është shpallur nga Shoqata e inxhinierëve amerikanë si një nga Mrekulllitë e botës moderne.
Golden Gate Bridge është urë që përfshin lidhjen e dy brigjeve në gjirin e San Franciskos në Oqeanin Paqësor. Si pjesë e dy autostradave US Route 101 dhe California State Route 1,është infrastruktura që lidh qytetin e San Franciskos, me majën veriore të Gadishullit të San Franciskos, në Marin County. Ura Golden Gate Bridge është një nga simbolet më të njohura ndërkombëtare të San Franciskos, Kalifornisë, dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo është shpallur një nga mrekullitë Botës moderne nga Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civile. Ajo është konsideruara për nga vetë emri i saj – si Ura Porta e Artë “ndoshta nga më të bukurat në botë, dhe sigurisht nga që është një nga më të fotografuarat, urë në botë”.
Golden Gate Bridge – Ura Porta e Artë
Ka 6 korsi (tre vajtje dhe tre ardhje) është urë e llojit Amerikan do me thënë e përdorshme, për automjete, këmbësorë dhe biçikleta. Ura “Golden Gate Bridge”, e San Franciskos mirëmbahet nga Autoriteti i autostradës dhe Qarkut të Transportit
Ura “Golden Gate Bridge”, është desinjuar nga Joseph Strauss, Irving Morrow, dhe Charles Ellis Materiali i ndërtimit të Urës është me bazë çelikun
Gjatësia e urës, nga bregu në bregë është rreth 1.7 milje ose 2.7 km. Gjerësia 90 ft – këmbë ose 27.4 m.Lartësia që nga baza e saj në ujë 746 ft – këmbë ose 227,4 m,
Ndërtimi i Urës “Golden Gate Bridge”, fillojë 5 janar, 1933 dhe i dha fund ndërtimit më 19 prill 1937 Ndërsa u hap për automjetet dhe publikun më 25 Maj 1937, pra 75 vjet më parë . Kalimi i Urës “Golden Gate Bridge”, për automjetet bëhet vetëm me pagesë; 6,00 $ (cash), dhe 5,00 $ për abonentët ( me Ez-pas)
Ura “Golden Gate Bridge” dhe Qarku Highway, kan qenë të autorizuar nga një akt i Legjislaturës së California, i cili është themeluar në vitin 1928 si entitet zyrtar për projektimin, ndërtimin, dhe financat e Urës që u quajt më vonë Ura “Golden Gate Bridge” – Porta e Artë. Megjithatë, pas rënjes të Wall Street në vitin 1929, Qarku nuk ishte në gjendje për të rritur fondet e ndërtimit, kështu që thuhet se ai ka lobuar për të siguruar një masë prej 30 milionë dollarë të obligacioneve. Këto bono janë miratuar në nëntor të vitit 1930, nga vota në qarqet e prekura nga ura. Buxheti i ndërtimit në kohën e miratimit të saj ishte 27 milion dollarë. Megjithatë, Banka e Qarkut nuk ishte në gjendje për të shitur bono deri në vitin 1932, kur Amadeo Xhanini, themelues i Bankës San Francisco – bazuar në atë Amerikës, kishte rënë dakord në emër të bankës së tij për të blerë këtë çështje të gjithë në mënyrë që të ndihmojë ekonominë lokale.
Dhe kështu mbasi u sigurua buxheti financiar filloi ndërtimi i urës “Golden Gate Bridge”, më 5 janar, 1933. Kostoja e projektit ishte atëhere më shumë se 35 milion dollar amerikan. Ura që quhet “Golden Gate Bridge” dhe në shqip thirret Ura Porta e Artë për ndërtimin e projektit të saj u realizua nga kompania ndërtimore McClintic Marshall Co, një degë e Betlehem Steel Corporation, e themeluar nga Howard H. McClintic dhe Charles D. Marshall, të dy inxhinier nga Universiteti i Lehigh
Strauss ishte kryedrejtuesi i projektit, në mbikëqyrjen e saj ditë-për-ditë, në ndërtimin e urës dhe duket se ai ka bërë disa kontribute të përurimit. Kryedrejtuesi Strauss me origjinë gjermane ka qenë një inxhinier i diplomuar nga Universiteti i Cincinnati. Njëmbëdhjetë njerëzë thuhet mbetën të vrarë nga rënia gjatë ndërtimit, dhe dhjetë të tjerë u vranë kur ura ishte afër përfundimit.
Ndërsa, me vdekjen e Jack Balestreri në prill 2012, të gjithë inxhinierët të përfshirë në ndërtimin origjinalë të Urës Porta e Artë – “Golden Gate Bridge” tani janë të vdekur…
BASHKIMI ME KOSOVEN?- RETORIKE E RAMES
Raporti i inteligjencës amerikane për Edi Ramën/
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin me Kosovën, Statfor, agjencia e njohur amerikane e inteligjencës ka përgatitur një raport të detajuar.
Që në fillim të raportit theksohet se “Fërkimet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë, por pretendimet e Shqipërisë mbi Kosovën do mbeten vetëm retorikë dhe nuk ka gjasa për një përshkallëzim serioz”.
“Por pavarësisht tensioneve të përhershme, kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk ka gjasa që të ndryshojnë në një kohë të afërt. Për shumicën e shqiptarëve, ideja e Shqipërisë së Madhe ka kuptim simbolik. Shumica e qeverive shqiptare kanë përdorur idenë e Shqipërisë së Madhe për arsye politike, por pak veprime konkrete kanë rezultuar nga kjo retorikë”.
“Më e rëndësishme, aleatët kryesorë të Tiranës kundërshtojnë çdo pretendim territorial.
Rasti i Serbisë është i ngjashëm. Për arsye politike, Beogradi nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Por qeveria e di që nuk do e rimarrë këtë territor në një kohë të afërt,” thuhet në raport.
Statfor megjithatë sheh disa probleme të mundshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Megjithatë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën mund të gjenerojnë probleme në të ardhmen. Edhe pse Shqipëria njihet për destabilitetin politik, nuk ka tensione etnike. Por situata e lëkundshme në Kosovë përbën rrezik për Shqipërinë për disa arsye. Së pari, konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë mund të krijojë çarje mes Tiranës dhe të tjerëve aktorëve rajonalë, veçanërisht me Serbinë. Së dyti, varfëria në Kosovë do të detyrojë Shqipërinë të thithë një numër kosovarësh të papunë për një kohë të gjatë. Sipas Bankës Botërore, mbi 14 përqind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, duke krijuar kushte potenciale për trazira sociale”.
Por pse e përdor Edi Rama këtë kartë?
“Qeveria shqiptare po e përdor idenë e bashkimit me Kosovën si presion ndaj BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.
Megjithatë Serbia dhe Shqipëria nuk duket se do anëtarësohen brenda kësaj dekade.