• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gaz lotsjellës, topa uji dhe gurë në qendër të Prishtinës

January 27, 2015 by dgreca

Qendra e Prishtinës u shndërrua të martën në zonë përplasjesh të rrepta ndërmjet njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe protestuesve.
Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, kurse protestuesit janë parë duke hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policisë.
Njësitet speciale të policisë kanë qenë të vendosura në pothuajse të gjitha rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka njoftuar se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 30.
Numri i të ndaluarve nga autoritetet e rendit thuhet të jetë gjithashtu rreth 30.
Në mesin e tyre mediat vendore raportojnë se është edhe Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila ka organizuar protestën e sotme.
Në një komunikatë të mëhershme për opinion, policia e Kosovës ka njoftuar se “rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët, duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme”.
Policia e Kosovës u ka bërë “thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”.
Protesta kishte nisur në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik “Trepça” si ndërmarrje e veçantë publike.
Përreth qeverisë ishin vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkonin që në fillim të nisjes së protestës heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thanë, të drejtën për të protestuar.
“Sheshi është i yni, jo i qeverisë”, “Trepça është e jona”, “Jabllanoviq jashtë”, “Hiqni barrikadat”, “Poshtë Qeveria”, ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve.
Ndryshe, Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.
Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një “ultimatum” dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.
Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gaz Lotsjelles, ndaj demonstruesve, Prishtine

Perballja me stuhine e bores

January 27, 2015 by dgreca

NJU JORK, 27 Janar/ Situata e motit ne ShBA vazhdon te jete e rende. Një stuhi dëbore është duke goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar një kaos total për thuajse 60 milionë njerëz.
Stuhia, e cila krahasohet me uraganin “Sandy” që goditi rajonin në vitin 2012, ka detyruar 6 shtete amerikane të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se mbi 6,500 fluturime janë anuluar, kurse të gjitha shkollat dhe bizneset janë mbyllur.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Como ka deklaruar se pas orës 11 të natës do të ketë ndalim qarkullimi dhe askush nuk do të kalojë në rrugë përveçse mjetet e emergjencës.
Stuhia e fuqishme e dëborës e nisur që prej orës 23 me orën lokale në Nju Jork ka paralizuar një pjesë të mirë të Amerikës verilindore.
Për të evituar në maksimun rreziqet dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia e borës që është duke ndodhur gjatë këtyre orëve në të gjithë verilindjen e SHBA-ve, është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve.
Të ndaluar për të qarkulluar janë edhe mjetet publike, si dhe janë mbyllur të gjithë komunikimet nga Nju Jersey, George Uashington Bridge deri në fund të lumit Hudson.
Sot shkollat jane te mbyllura.

Filed Under: Featured Tagged With: ne Amerike, Stuhi bore

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në skenën e Stambollit

January 27, 2015 by dgreca

Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, dramatizuar nga Jeton Neziraj, kishte premierën dje në Teatrin “Instanbul Büyükşehir Belediyesi Şehir Tiyatroları” në Stamboll, Turqi.
Në një njoftim për media qendra Multimedia, informon se dramatizimi i “Gjeneralit…” [Ölü Ordunun Generali] i përkthyer në turqisht nga Bilge Emin, është vënë në skenë në teatrin kryesor të qytetit të Stambollit, nga regjisori i mirënjohur turk M. Nurullah Tunxher.
Në njoftim thuhet se shfaqjen e interpretojnë një kast prej 20 aktorësh, kurse në realizimin skenik të saj janë angazhuar një numër i madh bashkëpunëtorësh. Mësohet se “Gjenerali…” do të jetë shfaqja qendrore në repertorin e këtij teatri gjatë këtij sezoni.
“Kjo është vepra e parë e një autori nga Shqipëria që vihet në skenë nga një teatër në Turqi, kurse drama e tretë e autorit nga Kosova, Jeton Nezirajt në teatrot turke. Vitin e kaluar janë inskenuar dhe dy dramat e tij “Yue Madeleine Yue” dhe “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, e dyta në Teatrin Kombëtar të Turqisë, ku vazhdon të shfaqet me sukses”, njoftojnë mediumet turke.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në skenën e Stambollit

Holokausti, ambasada amerikane: Ja si familja shqiptare i shpëtoi hebrenjtë

January 27, 2015 by dgreca

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe ne do ta përkujtojmë duke ndarë me ju disa nga fototdhe historitë e Norman Gershman, të cilat tregojnë për familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë, ende sot, histori të fuqishme të mirësisë njerëzore dhe një dëshmi e vërtetë të traditës unike shqiptare të besës”.
Me këto fjalë, ambasada amerikane në Tiranë, përkujton ditën e njohur kundër krimeve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Historia e Ali dhe Nadia Kazazi: “Gjyshi ynë strehoi refugjatë nga lufta në Jugosllavinë e viteve 1913. Babai ynë ishte analfabet, dhe shumë zemërmirë. Ai ishte bukëpjekës.
Lagjia në Tiranë ku kemi jetuar dhe ku strehuam familjen Solomon ishte një lagje shumë miqësore dhe të gjithë, përfshirë edhe fëmijët, e dinin që ne strehonim një familje hebreje. Ne i patëmvënë familjes emra myslimanë. Matilda dhe Memo luanin me ne në oborrin e brendshëm.Babai dhe nëna kishin shumë frikë, por kur bëheshin kontrolle, mysafirët tanë hebrenj ishin në gjendje të fshiheshin duke ikur në shtëpitë e tjera nëpërmjet dyerve të përbashkëta. Ato ishin kohë të rrezikshme.
Për gjashtë muaj në vitin 1943, ne strehuam familjen Solomon – David dhe Esther Solomon dhe fëmijët e tyre, Matilda dhe Memo. Tani e dimë që emri i vërtetë i Memos ishte Mori Amarilio Solomon. Esther ishte rrobaqepëse. Ajo qepi flori në fustanin e saj, si një burim i mundshëm mbijetese. Memo u bë mësues muzike në Beersheba, Izrael. Ai tani jeton në Jeruzalem. Matilda është një biznesmene në Izrael.
Prindërit tanë nuk kanë qenë shumë fetarë, por ata besonin në Kuran dhe në Besë. Pa Kuran nuk ka Besë. Pa Besë nuk ka Kuran. Për zemrën, lëkura nuk ka ngjyrë. Asnjë burrë apo grua nuk mund të harrojë Perëndinë”, thuhet në kët dëshmi.

Filed Under: Histori

Ambasadori Mal Berisha: Shqipëria, i vetmi vend që mbrojti hebrenjtë nga nazistët

January 27, 2015 by dgreca

Në Ditën Ndërkombëtare të kujtesës së viktimave të holokaustit, është shfaqur në Londër filmi “BESA – The Promise”, kushtuar heroizmit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë kohës së Holokaustit.
Në aktivitetin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë Camden Town, i Londrës, Lazzaro Pietragnoli, ishin të ftuar dhe merrnin pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lirim Greiçevci.
Filmi u shfaq në një nga qendrat më të mëdha hebraike të njohur si Jewish Center 3. Në këtë mbrëmje u nënshkrua një deklaratë për mardhëniet ndërfetare në kushtet e sotme.
Ambasadori Mal Berisha mbajti një fjalim në të cilin dha një pamje të shkurtër të mënyrës se si shqiptarët i mbrojtën hebrejtë në atë kohë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
BESA – The Promise, është vetëm një nga shembujt e shumtë të fisnikërisë dhe virtytit shqiptar të cilët rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jo vetëm hebrejtë e Shqipërisë por edhe qindra tjerë të cilët e gjetën Shqipërinë si një vend që i mbrojti, i strehoi, i ushqeu dhe i përcolli siç e kërkon Kodi i Besës dhe Mikëpritjes Shqiptare.
“Shqipëria, – tha Ambasadori Berisha, – nuk është vendi që kishte më shumë hebrenj në Europe, por është i vetmi vend që nuk lejoi të binin në dorën e nazistëve asnjë hebre, qoftë vendas, qoftë i strehuar”.

Filed Under: Histori Tagged With: hebrenjtë nga nazistët, i vetmi vend që mbrojti, Mal Berisha, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4141
  • 4142
  • 4143
  • 4144
  • 4145
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT